Ta lexosh shtypin britanik si politikan shqiptar

17 Janar 2016, 20:28Editorial TEMA
Ta lexosh shtypin britanik si politikan shqiptar

Nga Mero Baze

 

Qeveria dhe opozita janë përfshirë në një debat hipokrit, për rregullat e botimit të një fashikulli special për promovimin e Shqipërisë në gazetën e njohur britanike “The Economist”. Botimi është i 10-ti që “The Economist” bën për Shqipërinë qysh nga viti 1994 dhe e bën rregullisht jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend të botës që kërkon të promovojë mundësitë e veta për investime dhe imazhin pozitiv. E vërteta është që prej vitit 1994, jo vetëm në këtë gazette, por dhe gazeta të tjera perëndimore, sidomos gjermane, qeveritë shqiptare kanë bërë promovime të tilla, dhe mirë kanë bërë. Qeveria Berisha është padiskutim më kampionia në këtë pikë, jo vetëm për këto lloj promovimesh, por dhe për pagesa të shtrenjta lobistësh, që financonin dhe shkrime kundër opozitës.

Por, debati i sotëm si për ditë të diele, ishte hipoktit, pasi të dy palët që e kanë bërë dhe e bëjnë këtë procedurë prej vitesh, bënin sikur ishte hera e parë që ndodhte dhe thonë gjëra të pavërteta.

Qeveria pa pikën e nevojës shkon e shpjegon se ky botim është i gazetës “The Economist”, dhe jo i tyre. Kjo është gjysëm e vërtetë, pasi është një botim i “The Economist”, sipas asaj çfarë i ka ofruar qeveria shqiptare për promocion. Dhe me sa pashë, mirë e kishte bërë, ja vlente të paguaje për të promovuar mundësitë që ka Shqipëria për investime. Por, në çdo gazetë perëndimore, jo si në Shqipëri, shkrimet promocionale ndahen qartësisht nga produktet publicistike të gazetës dhe kjo e “The Economist”, nuk bën përjashtim nga ky rregull.

Edhe më qesharak mbetej reagimi i Berishës, i cili është klienti më i rregullt jo vetëm i kësaj gazette, por dhe i “Finacial Times” apo disa gazetave gjermane e amerikane, për promovim me pagesë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe mbulim me pagesë të halleve të tij politike, përmes lobimit

Debati është hipokrit, pasi botimi i një fashikulli promocional për Shqipërinë në një media të huaj, është thjesht promovim për Shqipërinë. Ai nuk është as përfitim elektoral, apo politik, dhe as promovim personal, pasi ata që lexojnë “The Economist” nuk votojnë në Shqipëri dhe as duan të vijnë të votojnë.

Por, debati vjen nga mendësia se si politika shqiptare paguan median shqiptare dhe i barazon ato me mediat ndërkombëtare. Meqë këtu të gjithë e dimë si mbijetojnë TV e gazetat, se si njëra palë në qeveri e tjetra në opozitë e paguajnë shtrenjtë promovimin e tyre politik përmes shtypit, koshienca i ka çuar dhe tek shtypi ndërkombëtar. Biles nga mënyra dhe ngazëllimi që kishte Berisha, i cili paskësh lexuar rregulloren etike të “The Economist”, dukej sikur donte të thoshte që ky pronari i “The Economist” nuk është si Sandri.

Nuk është si Sandri, Sali, jo! Ndaj dhe nuk ka debat për atë çështje. Promovimi i Shqipërisë në median ndërkombëtare përmes shkrimeve promocionale dhe shumë profesional brenda llojit të tyre, që bëjnë vet gazetarët e atyre gazetave, duke të vënë dhe faqet e gazetës në dispozicion, janë një kulturë tjetër e ndarjes së promocionit nga gazetaria. Por, pikërisht për këtë arsye ato artikuj promocional lexohen me endje dhe shumë të huaj nisen prej tyre për të provuar të investojnë në Shqipëri, apo të bëjnë diçka rreth vendit tonë.

Sot mund të ribotoj tek “TemA” të gjithë artikujt promocional të “The Economist” apo “Financial Times”, që janë bërë në këtë formë për Shqipërinë nga qeveria Berisha, por askush nuk është ankuar. Biles as për spotet idiote të Ylli Pangos, ku më shumë paguhej studioja e Sandrit, se sa reklama në CNN, nuk është ankuar njeri.

Ankesa reale ndaj politikës shqiptare, është keqpërdorimi që i ka bërë shtypit shqiptar nga financimet e fshehta, ku nuk kuptohet cili shkrim është reklamë e cila publicistikë, cili i porositur e cili spontan, cili me emër real dhe cili me pseudonim, edhe pse ka gjithnjë një emër që e njohim. Është kjo kulturë e të bërit të shtypit shqiptar përmes parave e reklamve, që Berisha për hir të së vërtetes e ngriti në art, ajo që turbullon pa arsye politikanët shqiptarë për një botim rutinë, për të cilin të gjithë e dinë si bëhet. Dhe mirë që bëhet.

Por frika se mos “The Economist” bëhet si Sandri, ekziston vetëm në mendjen e Berishës, ndërsa dëshira për ta paraqitur pak si Sandri, ekziston vetëm në dëshirën e Ramës për t’u lavdëruar në gjuhë të huaj.

Por e vërteta është se debat nuk përbën shkrimi promocional në një gazetë prestigjoze angleze, por fakti që politikanët tanë, duan ta lexojën shtypin britanik, siç lexojnë gazetat shqiptare.

14 komente në “Ta lexosh shtypin britanik si politikan shqiptar”

  1. neda says:

    Po ne gjendjen reale te vendit tone e dime, pse u dashkan paguar para per te paguar shtypin e huaj qe te genjeje,te mashtroje opinionin boteror, bolle te paguash dhe ai shkruan cfare ti thuash. Kjo forme duhet te jete e denueshme,sepse praktikisht eshte mashtrim. Imagjino psh. te paguash 5 miljon dollar dhe gazeta ne fjale e fillon me titullin per shqiperine si vendi me i begat ne bote, jo si vendi dyte pas gjermanise por perpara saj.E cfare dele nga kjo vec mashtrimit? vec shperdorimit dhe papergjegjshmerise per harxhimin e fondeve publike nga njera ane e nga ana tjeter befesh bashkfajtor per mashtrim,Kesaj i thone te besh qejfin vetes, megjithese kushdo e di se ne cfare gjendje eshte shqiperia,te genjesh opinionin dhe lexuesit e kesaj gazete,

    1. FN says:

      Nqs ka reklamë më poshtruese në Londër për dipllomacinë,shtetin dhe kombin shqiptar
      është gafa kriminale e elezbiberistit Mol Berisha,që është zorra e trashë e Saliut sot
      dhe nje ish fuks sigurimi kur ishte drejtor I SH.K Lac..Kurbin para 90’
      Eshtë i pafaleshem qëndrimi frikacak I Rames qe duhet te gjente menyrat
      ta shkarkonte menjeherë këtë karaduz Tropoje.

      KETA KAFSHE TE TROPOJES BEJNE TERMET PER NJE QIME TE RAMES..
      NDERKOHE QE RAMA HESHT PER TRARET E SALIQENIT , MOLEVE & BOLEVE TE TIJ

      Londer 22 Nendor 2013

      Kryeministri shqiptar nuk ka qenë i shoqëruar nga forcat e sigurisë së vendit mikpritës, Mbretërisë së Bashkuar.
      Ky fakt ka rënë në sy të punonjësve shqiptarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH).
      Në fakt, shoqërimi i kryeministrit nga forcat e sigurisë ose policia e vendit përkatës është një procedurë rutinë, që duhet të kërkohet nga Ambasada e Shqipërisë në vendin që viziton kryeministri.

      Në këtë rast, i takonte ambasadorit Mal Berisha që të kujdesej që më parë për këto detaje të vizitës së kryeministrit Rama në Londër, por duket se këto masa nuk janë marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, me paramendim
      Arsyeja mund të jetë vetë ambasadori Berisha, një nga njerëzit që, përveç mbiemrit të njejtë me ish-kryeministrin, ndan me të edhe një besnikëri dhe miqësi të ngushtë.

      Mal Berisha është nga të paktët ambasadorë të Shqipërisë, që janë shprehur në mënyre agersive në media kundër Edi Ramës në kulmin e fushatës së fundit zgjedhore parlamentare.

      Kush eshte Mol Berisha ky fuks dhe karaduz kartoni realisht:.
      Per fat ky eshte nje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

      Le te kujtojme profecine e Nolit

      Ate duhen sharlatane
      Qe lepihen ne cdo sahane
      Qe te percajne vatane
      Ke sa te duash tropojane

  2. ILIRET says:

    Berisha kritikon shkrimin ne The Ekonomist, por promovon dhe i ben jehone shkrimit ne The Mirror.
    Pse? Sepse e para lavderon Shqiperine dhe e dyta e kritikon.
    Pra Berisha vdes te beje punen qe i kane ngarkuar serbet. Shkaterrimi i Shqiperise.

  3. kanibali yne says:

    Këto reklama sido që te jete puna,botimi i tyre ne keto gazeta apo revista nuk prishin puna.
    Por nje Bishe Tropoje me emrin Sali ka bere artikuj kriminale qe dashje pa dashje
    e demaskon veten si Kanibal qe ka ngrene nga mbrapa tropjanet e vet.

    Ja dy shembuj si kanibali viqidolit ha bijte e vet

    NR 1
    sala i futi “hajdarin” azemit nga mbrapa dhe i ngriti lapidarin
    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT
    « Azem Hajdari mbetet
    një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.
    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë si terrorist për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.
    Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

    ……………………………………………..

    NR 2 ( IZET HAXHIJA PER BEDELIN E SALES AFERIM KRASNIQI
    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.
    Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave.
    Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
    -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit ( autori dikush tjeter SB), ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.

  4. ana says:

    te lumte pena o Mero! E paske qare kete! Ishalla vjen dita kur te jesh fare i pavarur nga keta horrat politike… Atehere do te shkelqeje intelekti dhe talenti yt edhe me shume. Ky artikull eshte i shkelqyer, pikerisht se eshte i kesaj natyre

  5. adi says:

    te gjitha jane muhabete qe secili mundohet te mbroje pundhenesin e tij.

    vetem se nje pyetje eshte thelbesore dhe nuk kujtohet kush ta beje?????????

    more po me gjithe keto reklama kaq vjet qe nga saliu deri te ramiu.

    sa investitore te huaj kane ardhur dhe sa ka fituar shqiperia nga keto reklama????????
    ta them une 0000000000000000000

    kjo eshte nje loje ordinere qe qeveritaret bejne jo per te mare investiore te huaj ,se nje i tille nuk ka nevoje te lexoje reklama idiote po do te investoje po thjesht ben nje tel te ministria e tij e jashtme, kjo eshte menyre per te genjyer popullin truthare se shiko se sa te mire sa te medhenj jemi ne sa edhe te huajt cuditen me aritjet tona.

    dhe te tille popull ne shqiperi ka plot.por jo mjaftushem sa per te te mbajtur ne pushtet, rasti i saliut tregoi se sa me shume reklama aq me shume e di se njerezia te urren.
    duket se edhe rama po noton ne ujrat e saliut.

  6. AiBurri says:

    Ata qe lexojne The Economist Z. Baze num votojne ne Shqiperi, por lajmi i botimit te nje lajmi pozitiv ne The Economist mund te perdoret shume mire per te bere propagande ne Shqiperi. Dhe pikerisht kjo u tentua te behej. Per investitoret e huaj, Rama dhe Ahmetaj as se vene ujin ne zjarr fare. U bene 2 vjet e gjys qeverisje dhe ska ende nje emer te madh te kete shkelur ne Shqiperi. Nderkohe qeveria lavdron veten me taksat tona. Turp.

  7. qipidhasi says:

    Po kur promovonte Berisha per turizmin ne CNN na çate trapin ju kuqalashet kokpalar , ndersa tani qenka ok se paguan palloshi!!!?

  8. Vladimir says:

    Shkrim shume i qarte.
    Nuk ka nevoje per debate e mjegullnaja. Shqiperia ka nevoje te padiskutueshme te promovohet ne menyre profesionale ne shtypin dhe ne mediat nderkombetare, mjafton te jemi korekt dhe transparent. Se pari te deklarohet financimi i bere dhe shumat e paguara, se dyti te promovohet Shqiperia dhe resurset tona e jo partia siç bente qoftelargu, ca me teper te mos cenohet ne asnje rast opozita ne misionin e saj permes ketyre shkrimeve, se treti nuk ka vend as te lavderohet qeveria dhe as te shaj opozita per keto shkrime. Dhe se fundi, ne se kemi specialista “me te ndenjura”, qeveria dhe opozita bashke (nga çfare lexojme duket se asnjeri nuk do te ulet e te nxjerre nga duart nje pune per te qene), le t’ ju japin materiale te kuruara me kujdes e te bollshme ketyre mediave, qe pastaj ata te bejne punen e tyre e te kene çfare te zgjedhin.

  9. Uarda says:

    Edhe keto punet e gazetave angleze ti Mero do ti rregullosh?! Po paske qene i papare o Mero!! Po ku i mesove gjithe keto gjera mo Mero, ne malet e Tepelenes?!

  10. bejeni 21 janarin feste kombetare me Lu Bashen says:

    Po të jete për reklama Tropoje si thote nje komentues me lart,kemi kete colonel Brecani.
    zv/drejtor policie tjetri me trajnime nderkombetare ben thirrje per dhune azemhajdarce.

    Erzen Brecani: Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama

    TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
    Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.
    “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Breqani

  11. Rxh says:

    Ty more Mero duket qe Berisha te del edhe ne ender (si gogol) dhe mundohesh (duke u paguar madje) te na trembesh edhe ne me (gogolin) Saliun. Je bere bajat sa edhe vete shprehja se ” Fajin e ka Saliu” Meru me ndonje tjeter (nqs ke aq tru) qe mundet te ndryshoje ndonje gje per popullin dhe jo me gogolet qe te trembin ty.

    1. bravo Rxh says:

      KOMPLIMENTE KOMENTUESI ….Rxh
      Nuk dua te rris mendjen po dukesh qe ke ide te shkelqyera

      Nuk ka pse merren me Berishen..ai I ka kryer te gjithe krimet qe permban KODI PENAL..biles krimet e BIN LADENIT jane lule para ketij PERBINDESHIT TE TROPOJES..qe ju ka dale nga kontrolli dhe atyre MIQVE TANE SOT qe e prune me porosi te 2M (millosheviq-Micotaqiis) ne 1991.

      por meros nuk ja mban me prandaj ka vetem 10 komente qe I merrte per dy minuta ne kohen kur fliste per 21 janarin..por e ka harruar dhe merret me keto REKLAMAT E LONDRES PER SPORT

      edhe miku I Meros kishte nje artikull “bombastic” nga amerika dhe shante reforme ??

      REFORMA ESHTE NJE DICKA ABSTRAKTE…PRA PSE GODET PELLUMBI JONE ABSTRAKTEN DHE JO NJERZIT QE I KANE BERE PRA ME EMRA KONKRETE:

      SI DUHET TE THOTE PELLUMB KULLA OPSIONET E TIJ NESE ESHTE TE PAKTEN 1% ATDHEDASHES:

      TE DHJEFSHA REFORMEN DONALD LU…EDI RAMA…DHE FITUESVE TE 23 QERSHORIT….KUR ESHTE JASHTE DYERVWE TE BURGUT SALI MONSTRA QE KA BERE KETO KRIME KUNDER NJERZIMIT

      KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:

      1-vrau ne 21 janar 2011
      2-dogji ne gerdec 26 veta
      3-tradhetoi qe shiti detin
      4-tradhetoi te varrezat e grekut
      5-sabotoi uck
      6-furnizoi miloshevicin
      7-beri genocid ndaj haklajve
      8-zhduku remzi hoxhen
      9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
      10-dogji vendin e ne 1997
      Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
      SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
      PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

      RESPEKTE PER KOMENTUESIN INTELIGJENT ………Rxh

      1. Rxh says:

        Mos ta ka gje fajin Saliu ty more comentues per gjithe kete “begati” qe po perjetojme nga rilindja? Po per korupsionin, krimin, papunesine, mjekesine “falas” etj. Me inteligjencen tende shpresoj te mar nje pergjigje per keto. Megjithate kam bindjen se per ty vec Saliun ta varin pa ti ha edhe bar (pej andej te vin edhe mencuria duket) z. prokuror, gjykates, polic, politikan, komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje