Përse Berisha shfaqi Mediun si postier të antireformës?

15 Janar 2016, 19:49Editorial TEMA
Përse Berisha shfaqi Mediun si postier të antireformës?

Nga Mero Baze

 

Fatmir Mediun mund ta kursente! Jo vetëm se ka halle familjare dhe një parti në shuarje, por mbi të gjitha se ka një histori politike dhe lidhje me nëntokën e shoqërisë sonë, që e mban në konflikt të përhershëm me drejtësinë.

Kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flasin për pandëshkueshmërinë në Shqipëri dhe mbrojtjen e politikanëve të lartë me imunitet, kanë si kryeshembull faktin që ish- ministri Fatmir Mehdiu, i cili favorizoi biznesin e djalit të kryeministrit në Gërdec, shmangu shkuarjen me gjykatë ku e priste një dëmim së paku 6 vite burg, përmes imunitetit. Ai arriti të zvarrisë procesin e hetimit deri në rimarrjen e imunitetit në zgjedhjet e reja të vitit 2009 dhe pas kësaj, gjykata pushoi çështjen, ndërsa prokuroria edhe pse kishte të gjitha kompetencat ta rihapte, nuk e rihapi. Pas tij, shembulli i dytë më i fortë është ai i Lulzim Bashës, i cili ishte nën akuzë penale nga prokuroria për 220 milion euro dhe mbylli procesin pa u gjykuar, duke interpretuar afatet e hetimit.

Në një periudhë të mëparshme të jetës së tij politike, Mediu ka pasur trazime të tjera nga drejtësia ndërkombëtare, pasi është dënuar nga dy gjykata italiane deri në katër vite burg dhe përjashtim nga jeta politike, për shkak të përpjekjes së tij për t’i dhënë një identitet fallco një personi në kërkim nga drejtësia italiane. Ai po ashtu është ndoshta i vetmi politikan shqiptar që ka fallsifikuar regjistrin e gjendjes civile të Shqipërisë, duke prodhuar një identitet të rremë për veten e tij ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar si i dënuar në Itali, duke udhëtuar me pasaportën me emër Fatmir Medihoxha, emër dhe identitet që nuk ekziston askund.

Por nuk mendoj se është fajtor për gjithçka çfarë i ka ndodhur, por është përgjegjës për ato që ka bërë me vetëdijen e një politikani shqiptar që paligjshmërinë dhe nderin ndaj fëmijëve të kryeministrave apo shokëve të tij, nuk e ndan dot në aspektin ligjor. Në shumicën e rasteve, është penalizuar për t’u bërë ndere të tjerëve, si pjesë e kulturës së tij politike e një njeriu, që priret nga dëshira për t’u rrethuar nga njerëz solidar me para dhe me pushtet.

Por nga ana tjetër, në historinë e politikës shqiptare, ai është ilustrimi më perfekt i asaj çfarë kërkon të bëjë reforma në drejtësi.

Shfaqja e tij në tryezën e kontestimit të reformës në emër të opozitës, është një guxim politik i opozitës dhe një demonstrim i hapur se deri ku duhet të shkojë steka e ndëshkimit për politikanët. E thënë më thjeshtë, ata duan një reformë që të mos prekë tipa si Mediu, apo si Basha, që kanë mbyllur gjyqet me procedurë.

Kjo pastaj shpjegon dhe këmbënguljen për konsesus dhe pazarin për çdo prirje të reformës për ndëshkim të politikanëve.

Unë jam gati të firmos për ndonjë peticion ku faje si ato të Fatmir Mediut në politikë të amnistohen, me kusht që të mos përsëriten, por ai në fakt është aty për t’u krenuar me “amnistimin” nga drejtësia dhe pandëshkueshmërinë. Fakti që ai shfaqet aty, në një tryezë të rëndësishme, që vendosi të dërgojë në Venecia një draft dhe dy opinione kundër tij, është një sinjal politik i pamëshirshëm kundër reformës dhe një stekë përtej së cilës, nuk mund të kalohet, sipas opozitës. E thënë më shkurt dhe qartë, kush vret deri më 26 vetë për të bërë para djali i kryeministrit, duhet të mos preket as në të ardhmen. Po ashtu, kush është nën akuzë për mbi 200 milio euro abuzime me fondet publike, por që mbyll gjyqin me procedure, nuk duhet të preket. Kjo është e vetmja ofertë publike për pazar që opozita bëri sot, para se të dërgonte shqetësimet e saj në Venecia. Në fakt nuk ja vlen të lexosh më zarfin e tyre. Besoj se mjafton dhe vetëm fotografia e postuesve: Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha.

33 komente në “Përse Berisha shfaqi Mediun si postier të antireformës?”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mediu . com te bind, se vetem naivet e besojne kete reforme !
    PS i ka hyre detit ne kembe,aleatia e saj LSI-ja, eshte me Mediun !

    1. Adriatik says:

      Camt jane te perfaqesuar denjesisht ne politiken shqiptare.

      Kane fate mediun camin, kan tim idrizin e doganave dhe hipotekave, dashin e havase skafistin.

      Po ju o turkoshqiptare merreni me Dulen dhe Anastas Janullatosin.

      1. bekimi says:

        Shko mor grekizi ne egje a Qipro..Pirdhuni ..po cfare ju duhet ju me ne shqiptaret ! Te pirdhen prej tokave shqiptare fondamentaliste ortodoksogreqis–islamiste ! Fondamentalistet kane nje ere….jane nje mut, cfardo emri,jonullatos etj!

    2. bejeni 21 janarin feste kombetare o kanibale says:

      Jam befasuar nga ky artikull I Meros..

      Vetem 5 dite nga pese vjetori I pushkatimit te 4 qytetareve te pafajshen nga dyshja xhaferrdeviste Basha-Berisha..zoti artikullshkrues nuk e permend fare nje rastesi ?!
      …………..Jo kjo eshte nje tradheti nga Rama, nje mos-sinqeritet I pa pranueshem I Meros dhe nje hipokrizi e pabesueshme e Donald Lu-se.

      Qe ne fillimet e kesaj reforme te drejtesise kam ngritur zerin kunder..eshte nje mashtrim qe pas ca kohesh shqiptaret do ta vleresojne si pushtim..po po pushtim I nje lloji te vecante.

      Eshte hera e trete qe dipllomatet e huaj po pregatisin me DIRTY JOB ardhjen ne pushtet te banditit Lul Berisha….
      —HERA E PARE ISHTE ME CEKUN E BARDHE NE 1991
      —HERA E DYTE ISHTE ME NANO IK
      —KURSE HERA E TRETE PO PERDORET KJO REFORME E MALLKUAR PER TE SHPERTHYER ME TELEKOMANDE DYSHEN RAMA-META PER TE VENE NE 2017 K/M XHAFERR DEVEN JUNIOR

      Pra thene me ndryshe nje shqiptar me intelekt nen mesatar ka nxjerre keto perfundime;
      1- Koha e Edi Rames ka mbaruar..pra ka kapitulluar apo tradhetuar quajeni si te doni.
      2- Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Europes per aresye qe ato I dine do ta mbrojne me cdo kusht dhe cdo cmim Berish-kriminelin.

      3-Ne kete situate duhet nje zgjidhje e re politike popullore atdhetare me te vetmin kusht prangat Sali kriminelit ( ose ti jape azil berishes USA & BE).

      Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??

      Sepse ka bere keto krime te perbindeshme:
      – 4000 mije te vrare ne 1997
      – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
      – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
      – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
      – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
      – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
      – sabotimi I UCK
      – furnizimi me nafte te Milloshevicit
      – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
      – fronezimi janullatosit
      – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
      – genocide ndaj haklajve
      – zhdukja e remzi hoxhes
      Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
      Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
      Nuk ka Obame,Merkel,kongres amerikan,bashkim europjan apo bruksel q eta mbroje kete perbindesh nga hakmarrja popullore..biles as zoti vete..
      Ketu duhet te jete beteja e zotit Mero me koleget e tij
      Pra PSE….PSE…PSE amerika dhe europa po mbrojne berishen duke poshtruar hapur fare dinjotetin e shqiptareve ??

      SEPSE…SEPSE..SEPSE… Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare
      Qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′
      ***

      KONGRESMENI FRANK WOLF
      Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”?

      A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias?

      Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën.
      Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

      VOA
      Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

      GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
      është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

      Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
      -Ne rrugen e kombi-Ne krematoriumin e Gerdecit -Albetrolin etj etj
      Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë.
      I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët.

      Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
      ***
      E vetmja zgjidhje eshte qe atdhetaret shqiptare ti drejtohen kongresit amerikan te investigoje ceshtjen SALIGATE qe do coje ne arrestimin e kupoles kriminale ku eshte dhe fatziu MEHDI HOXHA dhe disa fansa ate tij ne rrethinat e washingtonit
      Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumentuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi::

      Te nderuar amerikane..ju lutem shume na pushtoni zyrtarisht..jo indirect me kuislingun berishe dhe devilin Basha…se po vazhduat me kinezerite e Lu-se per Lulin…na shkon mendja te ai xhaxhi..qe nuk paska qene kaq I keq…
      Te pakten kur vriste nuk I shurronte viktimat si Sali Bisha juaj ne 21 janar 2011….biles famekeqi Arvizu e quajti burre shteti…dhe Don Luja po i plotson amanetin per yllin ne ngjitje duke i shtruar qe tani qylymin si K/M ne 2017….

      1. sefer says:

        Eshte vet Merua qe shkruan ato qe nuk i thote dot nga frika. Nenteksti i te gjithe shkrimit: enverist dhe hajdut!

        1. Gjakovari says:

          Nëse Enveri të ka burgosë pa bërë asgjë këta nuk të burgosin duke bërë krime ndër më të rëndat. Cili është më i “mirë” ?

      2. maloku says:

        Kete koment e sua artikull te plote ne ndonje nga te perditeshmet shqiptare qe t’ua kujtojme edhe njehere atyre qe ndoshta mendojne t’i hedhin edhe kesaje Here.

      3. E vertete says:

        Ia nisi ky psikopat me genjeshtrat e perseritura, kush e di sa here.Po ky Mero c’ka ore me ish Kryeministrin,a e dine ky ore sa eshte bere bajat me tema te perditshme,te njejta dhe pa asnje vlere mediatike.Si duket ky eshte infektuar me kanabisin e Lazaratit dhe nuk munde te largohet dot me.Ndoshta ka merak Mero…..kush e di.Me keto brockula po i humbe edhe imazhin, Gazetes me nam, Tema.

    3. Bureto says:

      Dakord me “Kendveshtrimin tjeter”! Problemi eshte sa delikat aq dhe i veshtire, sepse jane bere bllok te gjithe te inkriminuarit, brenda dhe jashte koalicionit qeveritar. Ka vetem dy menyra: qe nderkombetaret kesaj rradhe ta kene seriozisht dhe, sherbetoret e tyre ngaqe e kane trashur shume zullumin t’i flakin, duke qene te sinqerte me popullin shqiptar te shtypur e mashtruar, edhe me ndihmen e tyre, per mbi 70 vjet. Dhe e dyta ata qe kane disa gjera ne dore dhe nuk e kane mizen edhe vete ne kesule, ta cojne popullin ne referendum. Sofizmat e matrapazit Arben Ristani dje ne Komisionin Parlamentar nuk jane gje tjeter vecse panik. Edhe klithma e Bashes ne vijim se referendum do te thote zgjedhje po ashtu eshte panik. Vetem populli nuk eshte ne panik dhe sot me shume se kurre ka kuptuar lojrat e pista te politikaneve mafioze. Neni 177 do vetem 50.000 nenshkrime qytetaresh qe ay te kryhet. Kaq vota i mblodhi Sazan Guri, per “importin e plehrave”, apo per ndonje ceshtje tjeter te mjedisit dhe jo me per nje ceshtje kaq madhore. pastrimin e Shqiperise nga kjo klase politike dhe nga kjo drejtesi e kabur. S’ka shqiptar qe nuk do qe ta ndryshoje kete realitet dhe se pari duke filluar nga drejtesia e cila pastaj me rradhe do te merret me pjesen e inkriminuar, me ata te cilet i druhen si djalli nga themjani kesaj. Sa i perket asaj qe deklaroi Ristani se, nuk do harriet kuorrumi per miratimin e ndryshimeve kushtetuse qe kane te bejen me kete Reforme , le t’ia lere ate popullit ta vertetoje. nese ai/ ata nuk kane frike nga Referendumi le te vtojne per te edhe ne Parlament me 2/3 e tyre aq sa kerkohet ne nenin 150 te saj per kete qellim, pa nevojen e nenit 170. ne jua a mban le te dalin ne shesh dhe ta rrezojne draftin e Reformes ne Drejtesi dhe t’i gezojne ato qe kane perfituar nga pislleqet 25 vjecare ,ashtu dhe nga ndeshkimi per krimet, deri ne vrasjen e njerezve tepafajshem per t’i mbrojtur ato.

  2. leku says:

    Fatmir Mediu eshte tamam fytyra e shtetit shqiptar,hajdut,mashtrues,kompllot,vrasje dhe pastaj o popull.
    Kjo puna e reformes dihej qe pa filluar ,pse budalla eshte familja ,as nuk can koken per njeri,Mediu duhet per peshk ose thuaj jo,ose ik ne Burg.
    Hajduteria eshte ne themel te shtetit, per 25. vjet u ndertuan pa,leje dhe pronesi miliona shtepi,hotele,magazina,pallate etj shteti pa pike turpi e pranoi vjedhjen npm legalizimeve,pra legalizoje vjedhjen por tani te dokumentuar.Njelloj eshte,hajde ta fillojme drejtesine mbas Janarit 2016 ,kush ka vjedhur me perpara falet ,ama qe sot e tutje mos vidhni me.Ky eshte morali ne Shqiperi.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Topi eshte ne anen e opozites dhe LSI-se.. Partia Socialiste eshte gati te shkoj dhe ne referendum per te (pamvaresisht se “juristet” thone qe s’behet).. Po nuk e lejon mundersia, Kryeministri te japi doreheqje dhe te ndahet shapi nga sheqeri nje here e mire me Referendum Zgjedhor dhe te shohin qartazi kush fiton.. Po dalin “kokat” gradualisht kush eshte kundra dhe populli sheh kush e pengon per drejtesi.. Populli po ndergjegjesohet dhe do suprizoj te gjithe ata qe mendojne se u eshte rritur vota nga VOTUESIT “BIO”.. O behet kjo Reforme o s’keni investime e drejtesi ne Shqiperi.. Do treteni dhe do hani njeri-tjetrin gradualilsht..

  4. MONSTRAT E HAJDUTERISE DHE TE VRASTAREVE NE SKENEN E TEATRIT POLITIK BERISHIST PER TE PETMBYSUR ME THELLE DREJTESINE.

  5. SADIU says:

    Te lumte, po kush te degjon. Tek ne mbizotron rumpalla. Pse Likja po del ne mbeshtetje te Lulit, apo si kryetar i lulit, ka vjedhur dhe ai, bile i thot Salu Ilir floriri.

  6. Ali Ibreti says:

    Mero i dashur,ke bere edhe me pare analiza edhe me te gjera investigative per kete person dhe ate shefin fallco te SHQUP-it, dhe keta tipa prape i kemi ne krye te kendit!

  7. refree says:

    Tipa si Mediu e kane denuar kete vend te jete i sunduar nga kriminelet.

  8. Ledi says:

    Pse cfare halle familjare ka ky Mediu? Kot per muhabet

  9. Jugu says:

    Mediun nuk e kan amnistuar gjjykatat, por e ka amnistuar hajdutizmi dhe banditizmi I Ilir Metes. Per sa kohe te mbroni Meten o Mero, mos kerkoni drejtesi ne vend. Fol ndonje llaf per 21 Janarin dhe kokepalaret. Apo ato shkrime I ke arshivuar tashme, vetem kur ti nxjerr ndo nje gazet opozitare. Por amnistia me e madhe per gjithe keta horrat eshte pa-aftesia e kesaj qeverie per te bere shtet dhe per te krijuar vende pune. Me varferin e krijuar, njerezit mundet qe perseri te shkojne tek ata qe qeverisnin deri dje.

  10. x5 says:

    une jam gati te firmos ku politikane si mediu te amnistohen,
    me duket sikur editorialin e ka bere likja , postuar nga mero
    dirigjent sali berisha
    korrier lulzim basha e fatmir mediu

    spektatore populli
    hyrja falas

    asnjehere sme keni zhgenjyer qe jeni koqe 24 karatsh

  11. Gora says:

    Po normale MEro pse vetes do tja fusin ata? Te bejm konsesus tja futim popullit dhe ke te e di dhe bufi nates.

  12. tekniku says:

    NJe vend qe vazhdon te flase per drejtesi shoqerore dhe ligjore me ne krye cakenjte e poltikes se ndyre shqiptare nuk ka per tu bere kurre nje shtet ne kuptimin e plote te fjales,ai eshte i deshtuar perfundimisht.Mediu kur shkon para pasqyres nuk shikon shembellimin e tij por fytyren e Berishes me i poshtri nder te poshtrit qe ka nxjerre ajo toke ne gjithe historine e egzistences se saj.Ajo qe quhet demokraci ka lindur e vdekur ne 91 dhe reforma e drejtesise gjithashtu.

  13. emigranti says:

    O ZOT KY VEND NUK BEHET KURRE ME SHQIPTARE , JANE TE GJITHE NJESOJ. QEKUR BERI ALEANCE ME METEN EDI RAMES JU LIDHEN DUART TE BENTE SHTET !

  14. kolaq dangëllia says:

    Mero ti duhesh besuar kur flet për Fatmirin, sepse e njeh mirë, keni qënë shok në fak. gjeologji-miniera. Në Amerikë mora vesh që një nga ata që ta kish futur, kur të hoqën nga gazetar i VOA, ishte dhe ky Miri ( apo Fatmiri dhe ) me gjithë dikë që nuk është më në këtë botë.

  15. astrit says:

    Po Rstanin pse e shfaqi dje Berisha? Ky qe ka bere burg per korrupsion, dje kerkonte nje refoem ne drejtesi qe te luftonte korrupsionin!

  16. katunari suloves/2016 says:

    Asd

  17. Mentari says:

    Vetem naivet dhe mendje shkurtet e besojne reformen qe kerkon PS kur ne ate PSdhe LSI jane ne Parlament mbi 50% deputete me te shkuar e te tashme rkiminale,kur ne ate Paralament eshte Ilir Ali Baba me 40 hajdute.Nuk behen reforma kur Ilir Meta eshte bashkepunetori iEdi Rames,eshte qesharake jo serjoze,eshte ofendim per kushtetuen dhe popullin shqiptar te luash lojra se gjoja do te besh reforma.Reformat behet vetem kur te shkohet ne zgjedhje te reja.Persa I perket Mediut per akiuzat Italiane ata jane qesharake dhe te parendesishme sepse ne qeverine dhe pushgtetin Italian udheheqin Mafioze e Koza Nostres.Italia si shtet nuk duhet marre serjoz kur puna shkon te akuzat e tyre kunder shqiptarve sepse shumica e akuzave te tyre jane si ato te Musolinit perpara pushtimit te shqiperise.Mediu eshtenje asset I inteligjences shqiptare dhe duhet mbrojtur e respektua.Italia akuzoj edhe Edi Ramen me Erion Bracen si bashkepunetor te Aldo Bares (Alfred Shkurtit) por Mero nuk e permend.

  18. O tradheti QE e ke emrin Sali says:

    POSHTERSINE E RRADHES KETE HERE JA KAN BESUAR EDVIN RAMES, DHE AI PO E PLOTESON ME PERPIKMERI DETYRAT E DHENA NGA LU. KUPTONI AMERIKA NUK ESHTE KETU TE DENOJE BANDITETE E VET, POR TE SHFRYTESOJE SKLLEVERIT SHQIPTARE QE U KA VENE LAKUN NE GURMAZ. DHE UNE MENDOJ, MBASE JAM DHE GABIM, POR ESHTE PIKERISHTE AMERIKA DHE MARVESHJA DYLALESHE QE AJO KA BERE ME BERISHOVICET DHE ME BE QE SHQIPARIA TE MOS HYJE KURR NE EUROPE SE PRISHEN EKUILIBRET E TRUSTEVE EKONOMIKE DHE POLITIKE.

  19. Treviso says:

    Politikane tshqiptare nuk bejne reforme ne drejtesi. Pse? Politikane te paster jane ne minorance ne parlament.
    Do jete nje falimentin i SHBA dhe BE-se nese nuk e çojne derine fund kete aksion qe kan marre. Populli shqiptare eshtekalitur me vuajtie por, jo politikanet e korruptuar. Shqiperia duhet te vazhdoje e izoluarnga SHBA dhe BE derisa te dorzohen vete politikanet. Si munde te dorzohen kriminelet dhe hajdutet? Ato nuk dorzohen asnjehere, por dorzohen politikanet e ndershem dhe drejtimi itakon popullit.

  20. rip albania says:

    Pas ngjarjeve macabre te 21 Janarit & Gerdecit
    dhe pas mijra artikujve te fuqishem te Meros kunder krimineleve Bersh-Bash-Mediu (BBM)
    nuk e imagjinoja te shkruante sot kete fjali:

    “””””””MERO ESHTE GATI TE FIRMOSE NJE PETICJON KU TE FALEN FAJET ( duhet te thonte krimet) E T YRE (BBM)..NQS SE NUK PERSERITEN”””””””””…

    Fjali me te papershtateshme (lexo hipokrite) se kjo nuk kam lexuar ne gazeten TEMA.
    keto kriminele (BBM)..nuk kane lene krim pa kryer nga KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA..
    qe te vrasjet naziskine deri ne tradheti kombetare..

    atehere lind pyetja
    PSE TE MOS TE AMNISTOHET DHE KRIMET E ENVERIT …qe ne fund te fundit numri I diversanteve ,terroristeve,spiuneve te brendshem dhe te jashtem ETJ ETJ iste shume me I madhe se ato qe ai persekutoi…dhe ne fund te fund nuk kreu TRADHETI KOMBETARE,VRASJE CIVILE (SI 21 JANARI)..

    OSE ME NDRYSHE
    PSE ESHTE AMNISTUAR TRADHETARI AHMET ZOGU..ku dosja e tij kriminale qe nga genocidei ndaj katolikeve,varja dhe vrasja e dhjetra kundershtreve shitja e vendit Italise pas 1933 dhe tradhetia ne 1939….lexoni mikun e tij CATIN SARACI…dhe ambasdorin amerikan ne shqiperi para 40’ qe e quajne DEMON ,TRADHETAR & QELBESIRE ORIENTALE.
    pse dhe sot po behet nje TERRORIZEM MEDIATIK..nga trupi dipllomatik ,sherbime inteligjente te atashuara prane mediave dhe paria e Tiranes

    .Le te sjellim nje shembull super skandaloz:

    Para nje viti arrestohet ERMAL ILIR ENVERHOXHA me aq pompozitet dhe ulurima gazetaresh sa e quajten PABLO ESKOBARI I EUROPES.
    dhe “informacjoni” erdhi nga HELMUTI GJERMANISE dhe I PROKURORI I TJ ATJE..kishte perrgjuar Ermalin dhe e arrestuan me GESTAPON E BERISHES qe ben ligjin akoma edhe pse pushtetin e kashtes e ka enverofagu EDI RAMA.
    Krahesoni ERMALIN E ENVER HOXHES me MONSTREN SHKELZEN BERISHA qe ka dokumente te plota per trafik droge me makinen e ish Presidentit ne 1997 dhe qe njihet si njeru kryesor I gerdecit.

    Analizoni MIKROSKOPIN e Donald lu-lit..njeriu me powerfull ne shqiperi:
    Beri furtune per disa ora te shtrenjta te gjyqtareve DONALDI por beri syrin QORR per vilat disa MILION DOLLARESHE TE shkerdhen berishes dhe shkerdhatave si MEDIU….shkoni vlersoni vilen e ti qe ka ne themele gjakun dhe kockat e gerdecit
    Mos harroni:
    Shkoni te PULARIA LAPRAKES..eshte nje 100 vjecare..gjyshja e ERMAL ILIR ENVERHOXHES qe sundoi 50 vjet dhe nuk tradhetoi por as vodhi 1 qindarke..

    Keto te shohe Enverofagu EDI RAMA qe mori votat cudiberese ne 2013..dhe 2015..dhe ne menyren me te ndyre te mundeshme po I fal pushtetin kriminelave (BBM) nen orkestracjonin e marshit FUNEBER te reformes se drejtesise ku:

    Donald lu ……..……….. dirigjenti
    Gjermani Helmut……..muzika
    Kroatja Vlahutin………teksti
    Edi Rama……….. skenograf

    Kendon…….ylli ne ngjitje .LU BASHA….ison e mban Fate Mediu … ku
    mjeshter ndricimi eshte artikullshkruesi yne….

    R.I.P. ALBANIA

    1. qipidhasi says:

      Shko mer pall kari laj gojen para se te zesh ne goje Prof. Doc. Naltmadhnin e Tij Sali Berisha.

      1. maxhuni says:

        Malesoret tane, Tropojanet, jane te prekur ne karakterin e tyre te ndershem,bujar dhe miqesor me nje katundar si saliu,sepse e kane shume veshtire te pranojne sa intriga fsheh karakteri i tij c’do dite qe kalon,i pa ngopur per pushtet dhe kariere fallco.

        Malesoret tane per ndershmeri dhe drejtesi,kane dhene jeten,gjakun e tyre te paster,por nuk e kane ditur qe ky lloj saliu,ka gjak te helmatisur,virusal, sa vret ne mes te dites ne Kryeqytet,shqiptare te ndershem, vetem e vetem per fron personal dhe pasuri familjaro personale te zeze.

        Edhe ne vrimat e uritheve e minjve te tokes te futesh or sali,
        krimet e tua vjen ora dhe zbardhen,kjo sepse, s’mud te vrashesh gjithe ata shqiptare qe urejne makabritetet e tua.
        Sado mercenar te bindur te kesh,ai po kupton kush je ti,per pasoje nuk shkateron veten dhe familjen duke mbrojtur nje monster, jake bardhe,me kostume firmato dhe floke brellantine lyer. Ky intrigant i di dhe i desheron shqiptaret budallenj.

  21. Halli Meros says:

    Harove kryesoren,21 janarin Mero!!!eh cta ka zen Likja koken me dere?!!##po ta kishin nen kontroll prok. e pergj. Iliri me Saliun,ne ate kohe, tani do ishe ti ne burg o mero si pucist i 21-shit,sot ti ke frike tia permendesh Likes.Po videon meta-prifti pse e haron apo ate e quan gjyq te drejte???ter opinioni e nderkombetaret e cilsojne si turpin me te madh te drejtesise.

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ambasadorit LU !
    Mos humbisni kohe,vini ne jete planin B.

  23. qipidhasi says:

    Ça fiksimi e paske kete Berishen mer burr, java shtat e ti tete, u bo si ajo fjalia qeni lih e ujku pirdh. mos e boto .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje