“Kërcënimi” ndaj ambasadorëve që mbrojnë reformën

11 Janar 2016, 19:39Editorial TEMA
“Kërcënimi” ndaj ambasadorëve që mbrojnë

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të rëndë, e cila synon të kompromentojë ndërmjetësit ndërkombëtarë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Pasi përdori dy ekspertë partiakë për të futur në spiralen e dështimit të reformës dy diplomatët perëndimorë, Sali Berisha po përdor në mënyrë brutale një kamikaz të vet në zyrën e presidentit të Shqipërisë, për të hedhur hije dyshimi tek ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Evropian, se po mbështesin një projekt, i cili do të miratohet me vota të blera nga opozita. Edhe Nishani, sikundër Alibeaj, po përdoret t’u thotë ambasadorëve, atë që nuk ua thotë dot në sy Berisha.

Deklarata është e rëndë, pikësëpari se nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë në thelb, nuk është e vërtetë në formë, dhe nuk është e vërtetë as në ndonjë detaj, qoftë dhe elementar, që ta dëshmojë këtë. Angazhimi i dy diplomatëve perëndimorë, që përfaqësojnë BE dhe SHBA në këtë proces, ka qenë nga fillimi në fund, një element besimi, që reforma nuk do të jetë e njërës palë dhe jo një proces korruptimi. Siç është raportuar dhe nga shtypi, ambasadori i SHBA ka bërë një skanim para disa kohësh të faktorëve që po ndihmojnë dhe pengojnë reformën dhe ai ka ka shprehur besimin që liderët e opozitës dhe pozitës, kanë një lloj konsesusi për ta miratuar reformën. SHBA dhe BE kanë bërë të qartë se qëndrojnë pas projektit dhe përmbajtjes së tij dhe po negociojnë me durim, pengesat që PD po shpik përditë për ta dështuar reformën.

Është e qartë se shumica ka mbi 85 vota, por nuk ka mbi 93 vota, që të bëjë ndryshimet kushtetuese, dhe nëse Partia Demokratike nuk merr një vendim politik të jetë pro reformës, ajo natyrisht nuk do të miratohet.

I vetmi kujdes që kanë bërë të dy diplomatët perëndimorë, ka qenë të mos krijohet pikërisht kjo ide që artikuloi Bujar Nishani, pra të krijohet ideja që do të blihen vota për reformën.

Këto vota nuk i ka kërkuar askush. Edi Rama nuk është marrë fare, as me përmbajtjen e reformës, Ilir Meta ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë për të futur në thelb të ndryshimeve kushtetuese, disa koncepte që stabilizojnë raportet mes institucioneve, ndërsa PD po sillet rrotull një neni, i cili është qesharak, nëse krahasohet me mënyrën se si është sot. Për ata që nuk e dinë, sot është, që një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me 71 vota në Kuvend, ndërsa shumica do ta bëjë me 84 vota, pra me tre të pestat. PD për të mos miratuar reformën, po shkon në ekstrem dhe thotë e dua me 94 vota. Pra, i bie që Bujar Nishanin ta zgjedhim me 71 vota, kurse Gjin Gjonin me 94.

Kjo është thjesht një tekë për të mos votuar reformën, biles më keq akoma, për ta bërë atë qesharake. Dhe argumenti i vetëm që kanë, është pse populli shqiptar i ka dhënë kësaj shumice, mbi 84 vota. Kur i dha Berishës 69, ishte në rregul të zgjidheshin me 71 vota, tani që shumica ka 85 vota, duhet të zgjidhen me 94.

Ky është një banalitet nga Basha dhe Berisha, të cilët për të zhurmuar procesin e dështimit, duan të njollosin dhe ndërkombëtarët, duke i akuzuar si përgjegjës për blerje të mundshme të votave nga deputetë të PD.

E vërteta është se askush nuk do vota të veçanta nga PD për reformën. Reforma ose votohet si vullnet politik, ose nuk votohet. Nëse Berisha dhe Basha nuk votojnë draftin e ardhur nga Komisioni i Venecias si përfundimtar, pas plotësimit të rekomandimeve, shumica nuk ka asnjë interes të veçantë të investohet në blerje deputetësh të veçantë.

Nga pikëpamja politike, për aq kohë sa në PD nuk ka ndonjë fraksion apo mendim ndryshe nga ai i dy bashkëkryetarëve, atij real dhe formal, për këtë çështje, që do t’i dilte zot kësaj reforme, nuk ke as me kë të diksutosh për këtë çështje brenda PD.

Në kushtet aktuale, kemi plot deputetë që nuk pajtohen me Berishën dhe Bashën dhe shtrëngojnë dhëmbët kur i dëgjojnë, por nuk kanë ndonjë preferencë për reformën në drejtësi, dhe nuk e kanë kauzë të tyre këtë çështje.

Kështu që Berisha nuk ka pse trembet, se nuk ka kush t’i iki nga rreshti për reformën. Mund t’i ikin nga listat që bën djali apo vajza, nga klientët që fusin e nxjerrin në PD, si kamikazë mbrojtës të pasurive të tyre, por nuk shikoj të ketë ndonjëri kauzë reformën në drejtësi. Ata do të ikin një nga një pas dy vitesh, kur të bëhen zgjedhjet e reja, por deri atëhere do t’u duket vetja në ëndërr, sikur ujku nuk po ha ata, po dikë tjetër.

E vetmja gjë që mund të bëjnë dy ambasadorët e Perëndimit, kundër atyre që nuk do të votojnë për reformën në drejtësi, është ajo që ata kanë në dorë të bëjnë. Dhe ata nuk i zgjidhin punët, duke nxjerrë lekët nga xhepi, por duke nxjerr lapsin e kuq nga xhepi, dhe duke u hequr të drejtën e lëvizjes në Perëndim atyre politikanëve që do të tentojnë të bllokojnë këtë reformë jetike për Shqipërinë, duke i izoluar në shpellat e korrupsionit që kanë ngritur këtu, dhe duke i përballur me shqiptarët, që po ashtu do të vuajnë për shkak të tyre, izolimin ndërkombëtar, mos futjen në Bashkimin Evropian dhe ndoshta dhe ngrirjen e anëtarësimit në NATO.

Jo çdokush i zgjidh punët e votave në Kuvend, me lekë si Berisha. Ka dhe zgjidhje të tjera që bëjnë pa vlerë milionat që ka në emër të familjes tij, nga Tirana në vende e Gjirit.

18 komente në ““Kërcënimi” ndaj ambasadorëve që mbrojnë reformën”

  1. Iliria says:

    O Mero, po paguani ndonje redaktor mer burre, se e masakruat fare ate gjuhen shqipe, ça beni keshtu!

    1. Spartaku says:

      Bravo zoti Mero! Analiza qe ben ti eshte shume e drejte.Mos degjo disa sharlatan qe komentojne si pas qejfit te bythes se tyre,se ata jane me Berishen kete kriminel qe po pret populli nje sahat e me pare te shkoi pas hekurave.

  2. rustaj says:

    Ne radhe te pare complimente per faqet e reja te Site Web te gazetes suaj dhe e dyta ik kriminel (jo ik zoti kriminel)Berisha

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur i perkedhelin,tekat e opozites,jane si te femijve !
    Duan me 94 vota, te tregojne se doti “bunkerizojne” !
    Vetem ne Shqiperi,degjohet shprehja:”Te lutem o kriminel” !

    1. 21 JANARI 2011-FESTA E RAMES & LU-LIT says:

      Per sqarim:

      Fakti qe vazhdoj te komentoj ne gazeten Tema,nuk dote thote se jam dakort me ato qe thote Mero,te pakten qe kur ka nisur nje DIRTY JOB me te ashtuquajturen “reforme ne drejtesi ”.
      ***
      Eshte jo vetem utopi por dhe kriminale te marresh flamurin e kesaj reforme kur cdo njeri me intelekt mesatar e di qe…

      1-Ose do deshtoje me turp kjo palo reforme..
      2..Ose po perdoret per te mbuluar super krimet e dinastise Berishajve.

      ***
      Por le te marrim nje fraze “te cuditeshme” qe thote Mero me poshte qe tingellon si shakate e kripura te Duces:
      “””DUKE I NXJERR LAPS TE KUQ POLITIKANEVE QE BLLOKOJNE REFORMEN ..DUKE MOS I DHENE VIZA..DHE IZOLUAR.
      ***
      Kjo me kujton fatkeqin Arvizu ne nendor 2013 kur kreshniku I haleve Lul Bash Gjeto Muji I shkeli vizen e kuqe ketij ambasdori dhe zoti Mero tha e hengri Basha..por ne fakt e hengri Arvizu qe lepiu ate qe peshtyri.

      Kjo me kujton dhe ardhjen e ekspertizave “profesionale” te FBI fiks para 4 vjetesh dhe Mero tha atehere ne delir..qe erdhen prangat per berishen…por ai fshiu prapanicen me to.
      ***
      Pra kemi te drejte te pyesim zoti Mero:
      Me te vertete nuk e kupton kete DIRTY JOB te ketyre ambasdoreve dhe parise Tiranes apo je pjese e ketij mashtrimi cerekshekullor.
      Dhe 10 dite eshte 5 vjetori I masakres se 21 janarit qe per mendimit tim fajtore kryesore jane dipllomatet e USA-BE qe toleruan kete krim fashist te Berishes..biles ne rradhen e atyre qe duhet te shkonin ne burg duhet te ishin Arvizu si njeru me I pushteteshen ne shqiperi..dhe Edi Rama per tradhetine pas 23 qershorit.

      ***
      Edwin kristaq aneta rama (E.K.A.R) sipas dhe nje artikulli te lavderueshen te Meros ne 2013..hapin e pare ne shtator 2013 qe duhet te bente ishte Reforma ne Drejtesi,Cmontimi I kupoles kriminale berishiste dhe ndeshkimi I 21 janarit,gerdecit..etj.
      Por kjo nuk ndodhi se E.K.A.R-I pasi shkaterroi ne menyre perfekte PS kreu tre akte te ndyra:

      -u be jelek antiplumbi per salikriminelin
      -u be nje kanibal me enver hoxhen & luften n-cl
      -po pshurr bashke me xhambasdoret mbi jetimet e 21 janarit

      ***
      Pikerisht sivjet Donald Luja I rradhes ka nisur kete mjegullnaje me keto fishekzjarre ku me 21 Janar 2016 shikoni se cfare do bejne ne finale;
      Vi tin qe kaloi bene nje tjeter DIRTY JOB qe e beri zv/guvernori ( e kam fjalen per gjermanin HELMUT) miqte e te cilit kapen si terrorist ERMAL ILIR ENVER HOXHEN..dhe e paraqiten si PABLO ESKOBARIN e europes..kur sipas burimeve te sakta ai eshte ndoshta dore e trete qe nuk ka asnje prove ta beje fajtor dhe mbahet ilegalisht I burgosur.
      Nga ana tjeter devili I djallit Berishe (SHKERDHEN BERISHA) ka dhjetra fakte qe duhet arrestohet qe sot bashke me famijen e tij per krime si Gerdeci dhe shperndarje droge me makinen e presidences 1996-1997…Pse nuk arrestohet ky monster por ftohet ne ballo nga presidenca….me whoret e tij.

      *****************************************************
      I nderuar Mero:

      Mos u bej pale ne kete DIRTY JOB ne reformen e dreqesise..
      Mos u bej pale ne kete DIRTY JOB ne reformen e dreqesise qe po e bejne ca xhambasdore me E.K.A.R-in e tyre te tredhur jo vetem per te mbuluar krimin fashist te 21 janarit etj etj..por dhe po urinojne mbi gjakun e tyre dhe po perdhosin jetimet

      ……po kercenon sala, ameriken….dhe don luja do ti vere lapsin e kuq…thote me seriozitet Mero…
      qe tingellon si shakate e kripura te duces..

  4. Psw says:

    Nuk kemi pare asgje akoma. Po presim me padurim finalen e “bidait” te drejtesise….. Do martohet prape Gjin Gjoni…..

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E bukur kjo…

  5. liqeni says:

    edhe sa kohe do sorrollaten ambasadoret?

  6. Bedri says:

    O mero po mire rama po edhe ti na i shete ramen si papa

  7. Beniku says:

    Sa të ketë një parti me emrin PD ,një Lulush kryetar fallco e një Sali katran nuk ka preokopi ky vend.

  8. petrit zela says:

    Demokracia nuk nje ngjyrat e krimit,se me to meren ligjet,neqoftese ajo do mundet ti ndertoi..

  9. ti biem drejt. says:

    ne qofte se don me kontribu ne kete drejtim fol hapur.per te bere drejtesi duhet te hetohen :president e ish president,kryeministri,e ish-kryeministrat pa perjashim,kryetaret e partive(ketu fillon korrupsioni),kryetaret e bashkive,ministrat, kryeprokuroret kryegjykatesit.keto jane peshqit e medhenj.mos tju duken shume,eshte e thjesht ti verifikohet pasuria.sa kushtojn vilat,makinat etj.kush te kete shkel ligjin te marre cfare i takon.kush ka punuar drejt(ka plot qe kane punuar mire)te marrin meritat qe i takojn e te mos te mbajne turpin e te tjereve.keto politikane nuk kane interres per drejtesi.diten e hene kane vizitu prokurorine disa ministra arsyeja! ne mbremje ne emisionin opinion ne tv klan mesuam per nji afere te 2010 qe do rihetohet.ka fillu ti dali era

  10. capia dhia says:

    Pasurite e Berishes shtrihen nga Tirana ne Gjrin … – shkruan Mero.
    Po demokracia nga ku, deri ku shtrihet?
    Ju vajti dem, per lesh, “1991” – aq shume i enderruar , padashje.

  11. shqiptare e them me dhimbje por shqiperia eshte veshtire te behet me shqiptaret.por duhet te jemi ne dhe vetem ne shqiptaret qe duhet te gjejme gjuhen e perbashket,te bashkohemi per interesa te larta per gjithe shqiperine dhe shqiptaret dhe te bejme nje shqiperi ku te na kene zili te gjithe. por nuk eshte e lehte ne na mesuan se!ne nuk dote bejme asgje gjithcka dota beje bota per ne.:ceku i bardhe tha Berisha. por si cek paska qene per familjen e tij dhe jo per sshqiptaret. tani seicili per krimet e tij duhet te paguaj. kushdo qofte ai…..

  12. Artan says:

    Plak shkerdhat dhe kriminel me gjith grigjerine e vet.

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    O babe ike per lesh
    Lesh o baba lesh(ISO)
    Vajtim qe behet nga anet e meros.

  14. Altini says:

    editorial teper i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje