Sali Berisha duket se po përpiqet të gjejë një shpjegim përse gjatë kohës që ishte në pushtet, mori vetë dy vendime në qeveri, të bënte dy parkingje nëntokësore dhe nuk i bëri dot. E vërteta është se ai ishte nismëtar i atyre dy koncesioneve, por në fund i bllokoi, jo vetëm për atë që e quan “besnik i partisë”, por dhe për një biznesmen tjetër, të cilin e njohin si “besnik të Familjes” të tij.
Po cila është e vërteta?
Në vitin 2005, Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e Partisë Demokratike dhe një grupi këshilltarësh pro Fatos Nanos, aprovuan legalizimin e një sipërfaqe toke, që ishte përdorur për punime nëntokësore gjatë ndërtimit të Kompleksit “Taiwan”.
Debati, i cili është i regjistruar dhe e kam pas transmetuar në emisionin televiziv “Faktor Plus”, tregon qartë se këshilltarët bashkiakë të PD, përveç Njazi Kosovrastit kanë votuar pro legalizimit të shitjes së tokës, ndërsa këshilltarët e Edi Ramës kundër. Bashkimi i votave të Berishës me Nanon, kundër Edi Ramës, bëri të mundur blerjen e tokës nga Kompleksi “Taiwan”. Edi Rama ishte kundër, pasi së bashku me lëvizjen “Mjaft”, që në atë kohë drejtohej nga Erion Veliaj, ishin kundër ndërtimit të kazinosë në qendër të qytetit, ndërsa Nano dhe Berisha ishin pro. Për Nanon ishte e kuptueshme, pasi ishte mik me grupin e biznesmenëve që kishin në pronësi kazinonë, ndërsa Berisha mori një shumë të majme për fushatën elektorale që po vinte, dhe urdhëroi grupin e këshilltarëve të votonte pro. I vetmi që nuk ju bind ishte Kosovrasti dhe e pagoi duke mos e bërë deputet, dhe e vetmja që shfrynte korridoreve të PD ishte Topalli, që fliste për miliona të marra pa u deklaruar “prej vajzës”.
Pas kësaj, në vitin 2008 – 2009, kur Rama e Berisha ishin në një lloj paqeje, Bashkia e Tiranës e hapi garën për të dhënë dy parkingje nëntokësore me koncesion, pra që ato të investoheshin nga privatët, në shifra që kalojnë 15 milion euro, dhe Bashkia të merrte dhjetë përqind të fitimit nga aktiviteti.
Dy koncesionet kaluan dhe në Qeveri dhe Berisha i dha dhjetë pikë në avancë kompanisë “Taiwan” për parkun “Rinia” dhe kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt për parkimin tek stadiumi “Qemal Stafa”.
Por çfarë ndodhi më tej?
Ai djali me çantë të zezë që dilte në mëngjes nga shtëpia e Sali Berishës, trokiti në dyert e të dy biznesmenëve, njërin prej të cilëve e kishte dhe thuajse mik shtëpie, për pjesën që i “takonte” Familjes. Kështu, meqë nuk u ra dakord, edhe pse Berisha e kishte miratuar vetë në qeveri koncesionin për Taiwanin, ai ja shtyu atë kompanisë dhe nuk e futi kurrë për leje ndërtimi, derisa ata t’i bindeshin atij djalit me çantë të zezë, që dilte çdo mëngjes mblidhte gjobat.
Por, dhe më keq i ndodhi biznesmenit tjetër, shumë të afërt me familjen Berisha, Bashkim Ulajt. Ai edhe pse u duk se po avanconte në procedurë, nuk arriti ta marrë dot lejen finale nga dyshja Zeni – Basha.
Çfarë ka ndodhur? Gjendja financiare e tij ka qenë shumë e mirë dhe projekti ka qenë shumë efiçent për zonën rreth stadiumit. Ai është një biznesmen që nuk para flet dhe është i tërhequr, për shkak të sulmeve politike tashmë dhe nga e majta, por e vërteta duket se është një përsëritje e historisë së Taiwanit.
Berisha, i cili u nis të merrte pjesën tek të dy parkingjet nëntokësore, duke e hapur vet procedurën, duke e miratuar në qeveri dhe duke e çuar deri tek leja e ndërtimit, në fund shikon se për shkak të babëzisë së tij dhe familjes së tij, e la Tiranën pa asnjë parkim nëntokësor. Tani që Bashkia pasardhëse miraton lejen e ndërtimit për një koncesion që e ka miratur qeveria e tij, ai vetëm sa ka zëvendësuar djalin me çantë të zezë me Olsin, që e ka formuar në kokë të vet, siç kishte fëmijët e tij që merrnin pjesë për çdo firmë të babait.
Dhe ka të drejtë. Ai e di pse nuk ja ka dhënë atë leje ndërtimi asaj kompanie, thjesht se nuk i dhanë pjesën. Dhe e di që ja kanë refuzuar haraçin një prej familjarëve të tij, ndaj për këtë shkak i duhet patjetër një familjar i Ramës, që t’i funksionojë skema.
Dhe tani e ka gjetur shpjegimin, pse nuk arriti të realizojë vendimet që ka marrë vet si kryeministër dhe përse nuk arriti të bëjë dot dy parkingjet për të cilat ka miratuar vendime qeverie dhe ka nominuar dy kompanitë në fjalë. Është e njëjta arsye përse në Shqipëri për tetë vite sa ishte ai, nuk u ndërtua dot asnjë hotel me pesë yje në bregdet. Është e njëjta arsye përse nuk përfundoi asnjë studim urbanistik i bregdetit. Palët nuk ishin gati të paguanin në “Familje”.
Nuk e bëri dot se donte pjesën dhe mendon që meqë tani po i bëjnë këta pas tij, me siguri kanë marrë pjesën. S’ka më keq se kur gjyqin për ndershmëri ta bën një familje që ka në mendje vetëm pjesën e saj në çdo firmë të babait kryeministër.
Hajduti me i madh,i gjithe shqiptareve eshte Sali Berisha,e kalon edhe hajdutin tjeter,qe quhet Ahmet zogolli.
shenim;
KY KOMENT I KUSHTOHET JETIMEVE TE 21 JANARIT QE PO I PSHURRIN PUBLIKISHT NGA EDI RAMA ,LUJA& VLAHUTINIA DHE AI HELMUTI GJERMANISE
zoti mero
dhe 17 dite eshte 5 vjetori i “festes” te masakres 21 janarit nga dashamiri i donald luse ,nga burri shtetit arvizuse dhe nga impotenti edi rama.
keto qe po tregon per parkingjet kane vleren e barcaletave dhe thjesht po ben biznes mediatik.
a nuk quhet veper kriminale e atij “djallit” me cante te zeze…
pra kush eshte me mashtrues ti apo donald lu-ja qe ti po e ben perendi..kurse nga ana tjeter ka ulur breket para saliserbit
per kete qellim po i jap nje leksion free te gjuhesh shqipe..mikut te sali kriminelit..honorable donald lu
IL PADRINO-THE GODFATHER
INTRODUZIONE
I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit
THE GODFATHER
dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore nekolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre;.Mbasi regjizoret e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:
Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
………..
PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet
-Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.
-Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)
-Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.
-Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.
-Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.
Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.
SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
-Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.
– ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.
– Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!
– Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
-Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
-Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.
-Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë.
Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
-Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.
TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind.
Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.
Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë
ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.
– Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.
– Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë. Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi.
Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
-Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.
=CONCLUSIONE
Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.
Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai te Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike See No Evil qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons
o 21 janari e festa e rumpalles…Bej akuze ore mik hidhi ne gjyq !! ketu ne forum eshte me kalu kohen….edhe se qeke prej tropoje ska gjo.po me qe the skishte shtet ne ate kohe….ne Tropoje ska me pas kurre shtet.(menimi im)!!! paraqitu ne prokurori.jane 100 denancime per xhen,Sal,Argita,Lulja.
le te behen 101.mos nji HU NJI TJETER DO TI HY NE BYTHE KETYNE..TE GJITHA LAHEN NE KETE BOTE.
Dy fjale per komentuesin Zgjohu SHqipo:
i nderuar paske shkuar per lesh se nuk e paske lexuar fare cfare thote ai zoteria lart.
Edhe nqs e ke lexuar tregon qe nuk te punon jo vetem truri i vogel por dhe ai i mesit.
Ai vend nuk rregullohet me hedhje ne gjyq,as me keto artikuj gazmore te Meros dhe as me xhambasdorin Donald Lu qe ka marre nje shpate kaucuku me luftue “karupsionin”
Ai vend rregullohet vetem nese shqiptaret caktojne nje Avni Rustem..biles nga Tropoja qe te vene ne vend nderin e tyre karshi Hasmit Berishe qe eshte ne gjak me to…
Ose sic bene amerikanet me Bin Ladenit,biles berisha ka vrare me shume se terroristi Saudit.
Floririn qe vodhi Zogu,ky e ka si bakshish.
BERISHA KA BLERE TERE LOBIZMIN AMERIKAN DHE ESHTE KOMANDANT I NATOS PER ISH SHQIPERINE.Mender ambasadoret amerikane jane vartes te Berishes nderkohe qe departamenti i shtetit amerikan Berishen e ka si Jakomoni ne kohen e zogollit.LIKE FLORIRI E KOMPANI DHJESIN GJAK NGA KRYEMAFJOZI BERISHA SE UA KA LETRAT NE KASAFORTE.
Nuk èshte bere i gjalle AVNI RUSTEMI se Esati dyte eshte gjallè per te shpartalluar Shqiperine.
Je I madhe Mero.
Me te vertete nje shkrim realist z.Baze. Keni thene shume te verteta, por kam pershtypjen se titulli do te ishte i pershtatshem nese do te nderronit vendet edhe ju me Berishen. Thjesht shumat e parave ju diferencojne.
Shume mire.
Qe Berisha dhe te tijet hajdutosen ne pushtet nuk ka nevoje te na e thote njeri, prandaj edhe rane nga pushteti.
Por qe edhe Rama me te tijet po vjedhin, edhe kete nuk ka nevoj ta mbroj Mero se duket sheshit.
Te japesh parkingun me koncesion 10% te fitimit eshte marrezi qe e ben vetem Rama ose eshte hajdutizem kolosal, pasi ne total kompania do deklaroj vetem humbje dhe keshtu asnje fitim paguar ne arken e bashkise??? Jepe me 10% te xhiros nese vertet do te besh ca leke per bashkine. Te ardhurat do shperndahen si rroga te larta per pronaret e Taiwanit dhe kompnia do deklaroj vetem humbje, njesoj si Bankers ne nafte.
Cfare thote Berisha per kete afere eshte mese e vertete edhe pse e thote ai qe nuk eshte I paster vet.
Mir ja ben atij qeni.
Ti Mero ke kohe qe shkruan per ate kreminel por tani ka ardhur koha qe ti jepet nje vendim,o me ne o kundra neshe ai borxheli i madhe i shqiptareve.
Ma perpara kam lexuar disa artikuj te shkruar nga nje tropojan qe ka krye shkollen per ag.emri nuk po me kujtohet ,por nga shkrimet e tij jam i sigurt ne mendjen time se ka shkrua te verteten por edhe sikur 1/perqind te jen te verteta edhe me ket shkrim qe po lexojm sot kam krijua pershtypjen se S.Beshte anti shqiptari me i madh i te gjitha kohrave,por per nje qe habitem si ka mundesi qe keta artikuj shkrues e ai ag.nuk benje nje denoncim e me vu para pergjegjsie kyt moster,edhe dicka tjeter deshta me u diftua miopve qe i shkojn mrapa Berishes se kuj i shkojn mrapa ,zgjohuni o te mjer sa nuk eshte vone kjo eshte thirrja e ime.
Sali Berish aktualisht del njeriu me i ndershem i vitit…. Dhe llafazanet ta mbyllin gojen…..se po te ishin te verteta ato sa shkruajne ne Media …do te kishte dhe reagim Ligjor nga Drejtesia….pra mbylleni gojen te gjithe me shpifjet ndaj Komandantit Trimit Heroit Legjendar Babait Sulltanit Enveristit ton te Dashur Stalinit heroit te Shqioerise