Politikanët shqiptarë ka shanse të hezitojnë të votojnë reformën në drejtësi, për shkak të frymës rajonale që po përhapet, ku integrimi i një vendi në Perëndim, po shikohet si shans për ndëshkueshmërinë e politikanëve të korruptuar. Rasti i fundit që tremb Tiranën, është Serbia, e cila arrestoi 79 zyrtarë të lartë, mes të cilëve dhe ministra, për çështje që lidhen me korrupsionin prej vitit 2004. Operacioni, i cili duket se ka një prapavijë politike për të demonstruar vullnet në betejën kundër korrupsionit, bëhet menjeherë pasi Serbia mori dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe është në rrugë për të plotësuar standartet e anëtarësimit. Vendi i cili u ndëshkua 16 vite më parë me bombardime nga Perëndimi, për shkak të shqiptarëve, sot është në rrugë drejt Perëndimit përpara shqiptarëve, duke i pritur ata me gjasa në Bruksel, për t’u mbyllur derën.
E gjithë historia u përmbys për shkak të korrupsionit.
Shqiptarët, e çliruar me bombat e Perëndimit nga Serbia në emër të lirive njerëzore dhe të drejtave themelore për t’u vetëqeverisur, prej 16 vitesh kanë ndërtuar një shtet të korruptuar, me probleme serioze sa i përket hapësirave demokratike dhe me dyshime mbi institucionet që kanë ngritur.
Shqipëria, e cila ndryshe nga Kosova, ka bërë prej vitit 1993 përpjekjet e para për t’u asociuar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ka bërë disa herë “prapa kthehu”, për shkak të standarteve të prishura të demokracisë, siç ishte vitit 1996- 1997, dhe mandej për shkak të korrupsionit. Shqipëria mori e fundit liberalizimin e vizave, e fundit ftesën për t’u bërë kandidate për anëtare e Bashkimit Evropian dhe e fundit ka gjasa të marrë dhe hapjen e negociatave. Shkak ngelet sërish korrupsioni.
E gjykuar në kohë dhe hapësirë, ajo çfarë korrupsioni po i bën Shqipërisë dhe Kosovës, mbetet të jetë armiku ynë më i madh kombëtar i pas viteve ‘90-të, që ka dëmtuar më shumë se çdo gjë tjetër shpresat e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Evropian.
Por, modelet që po afrohen “si shkop dhe karrotë” për t’u fituar kjo betejë, mund të rrisin dëshirën e politikanëve shqiptarë për ta sabotuar këtë proces. Modeli rumun, bullgar, kroat dhe tani ai serb, ku Evropa të afron drejt saj, kur jep shembuj të ndëshkueshëmrisë së politikanëve të lartë, për Shqipërinë po kthehet pak nga pak në një stres, për shkak të mos qarkullimit të elitave politike, dhe frikës nga ndëshkueshmëria. Shqipëria është i vetmi vend ish- komunist, që prej 25 vjetësh ka të njëjtët politikanë në krye të saj, duke u udhëhequr nga emra dhe personalitete që kanë qenë të tillë dhe në vitin 1990. Kjo nuk është më e mundur në asnjë vend të Ballkanit apo ish- lindjes komuniste, përveç Bjellorusisë dhe disa republikave kazake, ku sundojnë gjysëm diktatorë.
Duke e qenë e tillë, elita politike shqiptare po bindet përditë e më shumë, se ata, në përpjekje për t’u dukur luajalë me rrugën evropiane të Shqipërisë, janë duke hapurr varrin e karrierës së tyre politike, dhe kjo mund t’i bëjë ata të gjejnë plot mënyra për ta sabotuar këtë rrugëtim.
Nëse e përkthen në Tiranë atë që ka ndodhur dy ditë më parë në Beograd, i bie të arrestohet gjithë Këshilli Kombëtar i PD dhe Kryesia e saj, që kanë qenë ministra, zëvendësministra dhe drejtorë të Agjencive të mëdha shtetërore prej vitit 2005 në Shqipëri. Por kjo frikë nuk mbetet vetëm tek PD. Edhe zyrtarët e sotëm socialistë, që kanë zhytur duart në buxhetin e shtetit, ndjejnë të njëjtën frikë për të ardhmen e tyre.
Në Kosovë, për ironi të fatit, opozita në vend të bëjë kal betej korrupsionin dhe ta mundë Serbiën në rrugën e saj drejt Evropës, bën kal beteje Serbinë e vjetër të mundur më 1999, dhe e lë Kosovën në moçalin e korrupsionit, banditizmit dhe apatisë së qeverisë. Edhe aty vendi po qeveriset ende nga ata që ishin 16 vite më parë kur e mundën Serbinë si vend obskurantist, ndërsa ajo po i mund tani si vend proevropian.
Shqipëria, duke qenë vendi me pandëshkueshmërinë më të madhe të politikanve, tani ka arsye më shmë për t’iu trembur kësaj fryme rajonale që po imponohet, e cila po i ofrohet përmes reformës në drejtësi dhe prokurorit special.
Për këtë arsye ka shumë shanse që që reforma në drejtësi të mos marrë votat e një shumice kushtetuese në Kuvend, pikërisht për shkak të frymës rajonale që po përhapet si model për t’u anëtarësuar në BE. Politikanët në Shqipëri po binden se rruga për në BE, kalon përmes “prangave” të tyre, dhe kjo ka për t’i mbajtur ata larg reformës në drejtësi. Disa ligje të miratuara, si ai dekriminalizimit, i cili shquhet për frymën jakobine, forcimi i Inspektoriatit të Kontrollit të Pasurisë, apo Byroja e mundshme e Hetimit, janë shenjat e para që rrethimi po ngushtohet dhe se një reformë në drejtësi dhe një prokuror antikorrupsion, mund të jetë fundi i pandëshkueshmërisë në vend.
Por, ajo që po ndodh në Serbi dhe që ka ndodhur më parë në Kroaci e Rumani, nuk janë shembuj që e inkurajojnë politikën shqiptare të ecë përpara në këtë drejtim. Këto reforma dhe kjo frymë tregon më shumë se çfarë i pret politikanët shqiptarë, dhe jo çfarë pret Shqipërinë. Dhe mes tyre dhe Shqipërisë, politikanët tanë zgjedhin gjithmonë veten e tyre.
RRUGA PER NE EUROPE NUK MUND TE KALOJE DUKE PSHURRUR MBI GJAKUN E 21 JANARIT
$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
.Je shume larg te se vertetes I nderuar artikullshkrues.
Keshtu the pikerisht ne 1-vjetorin e 21 janarit kur erdhe ekspertizat e FBI…ERDHEN PRANGAT E BERISHES………………………..E HENGRI KRIMINELI BERISHE………………
Fakti qe ai fshiu bythen me “FBI” duhet te mendojme se:
1-OSE KRMINEL BERISHA E MUNDI AMERIKEN
2-OSE vrasesi BERISHA ESHTE ‘made in usa”.
21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.
Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?
Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.
Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
04 mars 2011 17:13
Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.
TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES
Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.
Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.
Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe
Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
$$$$$$$$$$$$$$$$$$
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
$$$$$$$$$$$$$$$$$
Mund te jem I vetem ose mund te jene 1-2-3 miljon shqiptare qe mendojne si une..por keto reformat e “Venecias” jane nje duet I felliqur I Luse dhe Vlahutines per te mbrojtur Sali kriminelin..do jete nje medalje madheshtore qe keto po I japin enverhoxhes..ne kete vend te tradhetuar dhe perdhosur nga “venecianet”
Reforma në sistemin e drejtësisë, krijimi i Prokurorisë Speciale apo Byrosë së Hetimit, ashtu sikurse Dekriminalizimi i sapomiratuar, janë një farsë euro-atlantike, një çfaqje karnavalesh me regjisorë ambasadorialë dhe me aktorë-kukulla politikanët shqiptarë, një “puppet showplace theater”, nën dritat e komisionit fantazëm të Venecias, për publikun shqiptar të raskapitur nga tranzicioni i stërzgjatur 25 vjeçar korruptiv postkomunist.
Kjo është çfaqja e rradhës, reforma e rradhës, në vargun e reformave të njëpasnjëshme, të asistuara dhe të duartrokitura nga ndërkombëtarët, që kanë pretenduar vendosjen e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe vendosjen e një demokracie funksionale në Shqipëri.
Gjithçka ka qënë një fiasko, një tullumbace që ka plasur nën brohoritjet gazmore të oligarkëve të pushtetit, të monopoleve dhe të konçensioneve.
Përse duhet të supozohet se, një Prokuror Special i dalë nga reforma, do të jetë ndryshe nga Llalla apo para ardhësit e tij apo se, Egzekutivi i rradhës, do t’i lërë atij duart e lira për të ndëshkuar korrupsionin?
Përse vallë? Duhet të jesh naiv që të besosh se dikushi, i veshur me pushtetin e Prokurorit Special të Reformës, do ketë vullnetin dhe kurajon të veprojë.
A thua vallë ti kenë munguar “Llallëve” tanë kompetencat dhe fuqitë për të vepruar?
A thua vallë reforma e re do tu presë duart atyre që kanë paralizuar deri më tani “Llallët” apo do tu mbyllin llogaritë atyre që kanë blerë Gjin Gjonët, atyre që kanë krijuar Korporatën e Krimit të togave të zeza?
Askush nuk i beson këto përralla, edhe kur ato vijnë dhe tregohen apo pompohen në formën e editorialeve të paguara, që i nxjerr si simite guzhina e TemA-s.
Shqiptarët e ndjejnë mirëfilli kotësinë dhe talljen e rradhës me Reformën.
Shqiptarët e dinë mirëfilli se pandëshkueshmëria në Shqipëri, edhe ajo në format më mostrueze dhe shtet-shformuese, është një produkt i ndërkombëtarëve, është një monedhë e zezë për të paguar kolaborocionistët e rinj shqiptarë në shërbim të axhendave gjeopolitike, edhe kur këto axhenda nëpërkëmbin interesat themelore të vëndit.
Dhe kjo është identikisht e njëjtë, në Shqipëri, po aq sa edhe në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Tiranës, është simotra e Gjykatës Speciale të Prishtinës.
Ashtu sikurse, Zajednica e sotme, e imponuar ndërkombëtarisht në Kosovën e rrethuar, si dikur Ulqini nën topat e fuqive detare ndërkombëtare për t’ju dorëzuar Sërbisë, ka simotrën e vet, Janullatnicën e Vorio Epirit në Shqipërinë e Jugut, e imponuar nga lobet greke në Bruksel dhe në Washington.
Dhe, kalimthi duhet thënë, për zotin Baze, se detyra e parë e një opozite, para luftës së çdo lloj korrupsioni, është denoncimi i tradhëtive kombëtare, ështe pengimi me çdo mjet dhe formë, i atyre akteve që dizintegrojnë vëndin, është egzekutimi politik i kolaboracionistëve që firmosin këto akte dhe, deri në izolimin dhe neutralizimin fizik të tyre.
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se, dekriminalizimi i miratuar dhe Reforma në drejtësi që po përgatitet për miratim, këtë rradhë kanë disa elementë të rinj në themelet shtetformuese shqiptare, qe prekin kushtetutën e vëndit dhe që, po ti heqim dhe lëmë mënjanë retorikat antikorrupsion dhe tezat bajate të pengesave që na sillka korrupsioni për në Bashkimin Europian, përbëjnë hapa shumë shqetësuese prapa, sjellin deformimin e një demokracie që në themel të saj ka të drejtat civile dhe njerëzore, janë preçedentë që duhet të shqetësojnë shoqërinë civile shqiptare dhe, sidomos, median që duhet të jetë në rojë të këtyre të drejtave.
Megjithse nuk surprizohem, prapseprapë, shpreh keqardhje që zoti Baze, jo vetëm që është shumë larg këtyre shqetësimeve, por përkundrazi, është në anën tjetër të barrikadës.
Asnjë maskë e luftëtarit antikorrupsion, nuk mund të fshehë dhe të çfajsojë këtë pozicion që, zakonisht, e kanë dhe e shprehin medjat ekstreme dhe reaksionare të një vëndi.
A është korrupsioni një kancer vdekjeprurës tek ne? Po, pa asnjë dyshim!
A duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore mbartësit, ushqyesit dhe përfituesit nga korrupsioni, të çdo kahu dhe ngjyre politike? Po, pa asnjë dyshim!
A është e kompletuar kushtetuta aktuale dhe sistemi i ligjeve aktuale bazuar tek ajo, për ta luftuar dhe çrrënjosur korrupsionin? Pa asnjë dyshim, që po!
Çfarë duhet për këtë? Vullneti politik, dora e hekurt e zbatimit të ligjeve egzistuese dhe mospengesa nga ndërkombëtarët, edhe nëse nga kjo dorë e ligjit, preken kanakarët e tyre, ata që janë dizenjuar të marrin pushtetet në rotacionin e rradhës, nëse ata janë të krimbur nga krimi dhe korrupsioni.
Dhe së fundi, si një qershizë gazmore mbi këtë tortën time të hidhur, një vërejtje për korrektorin teknik të këtij shkrimi të zotit Mero Baze.
Në drejtëshkrimin e shqipes është: Europa, dhe jo Evropa!
Europiane, dhe jo evropiane!
Përndryshe, ndryshoni titullin e editorialit në: “Bejte folklorike editoriale për rrugën evropiane të Shqipërisë”.
Pershendetje Centauri.alb! Analize e persosur por jam kunder verejtejeve tuaja gramatikore. Ne fjalorin me te fundit te gjuhes se sotme Shqipe (Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhes dhe Letersise Shqipe) thuhet “Evropian” dhe jo “Europian”, “Shfajesoj” dhe jo “Cfaqesoj”
Flm Falcon, edhe për vlerësimin e komentit, edhe për vërejtjen drejtshkrimore, Evropë/Evropiane vs Europë/Eropiane, shfajsoj vs çfajsoj.
Kam kohë pa ju kthyer drejtshkrimit dhe e di se bëj gabime me tonelata.
Duke e ditur këtë, nuk para bëj vërejtje për drejtshkrimin, por u gabova nga që rëndom, ne hasim përdorime si, aleanca euroatlantike, monedha euro e të tjera të ngjashme dhe sidomos sepse, mua më tingëllon më shqiptarçe përdorimi Europë/Europian, sikurse edhe shumë të tjerëve si unë.
Duke kërkuar në internet, mësova se dy gjuhëtarë e kanë propozuar këtë drejtshkrim me disa argumanta, por nuk ka asnjë ndryshim në variantin zyrtar drejtshkrimor.
Me këtë rast, më duhet t’i kërkoj ndjesë redaktorit teknik të Meros, për vërejtjen e gabuar drejtshkrimore që i kam bërë në komentin tim.
Së paku, po ngushullohem me thënjen e “cipëplasurve”, që gabojnë shpesh dhe e pranojnë gabimin pa problem e pa gajle:
-Pas atij që nuk gabon, merita i takon atij që e pranon gabimin!
Mbeç me shëndet i dashur Falcon dhe Gëzuar Vitin e Ri 2016, familjarisht!
(Apo, nuk jam i sigurtë, prapë gabova: Mos duhet familiarisht?) LOL!
Moderator, ju mungon replika ime e paçfaqur që të bëhen 20 komente. LOL!
Tashme,nuk ka dileme qe,rruga per ne Europe do te kaloje permes prangave.
Keshtu ka ndodhur me te gjitha vendet e rajonit,ato qe jane antaresuar ne BE,por edhe me Serbine e Vucicit,e cila,duhet ta pranojme,eshte disa hapa para Shqiperise se Rames.
Kur edhe vete Serbia krenare,kokeforta dhe e pabindura e perhershme ndaj Europes i nenshtrohet kushtit te saj te prangave per te korruptuarit,eshte e pashmangshme qe kjo te mos ndodhe edhe me Shqiperine.
Pa u denuar korrupsioni ne nivele te larta,nuk ka integrim ne Bashkimin Europian.
E megjithate,nje hap i rendesishem eshte bere ne kete drejtim:ligji i dekriminalizimit,qe u arrit me iniciativen,kembenguljen e Partise Demokratike,dhe me mbeshtetjen e fuqishme euroatlantike.
Mbetet edhe reforma ne drejtesi,qe do te behet se s’ben e,natyrisht,jo ashtu sic do te donin te korruptuarit dhe inkriminuarit ne pushtet.
Komisioni i Venecias ua mbylli ate shteg.Tani,Rama,ka hyre me pahir ne shtegun qe i tregoi komisioni,shteg qe kishte kohe qe e kishte zene opozita.
Paniku ne radhet e maxhorances se inkriminuar dhe korruptuar eshte i jashtezakonshem.Takimet e shpeshta,te ngutshme te ketyre diteve Rama-Meta,jane deshmi e qarte e tmerrit qe po perjetojne te korruptuarit.
Tani,ajo qe mbetet per tu sqaruar,eshte se kush do te kene te paret “privilegjin” te behen kurbane te hapjes se rruges se integrimit ne BE.
Ne e dime se kush jane.Te gjithe e dine se kush jane.E pikerisht pse e dime dhe e dine,te inkriminuarit dhe korruptuarit ne pushtet,kane angazhuar te gjithe potencialin e tyre propagandistik,per te mjegulluar faktet,per te coroditur opinionin publik,per te mbajtur bashke kopene e trushpelareve te tyre,nga e marrin forcen,duke u perpjekur te tregojne me gisht nga opozita!
C’mjerim!
Kesaj propagande te ethshme,gjitheperbaltese,te aradhave te bashibozukeve te pushtetit,ne ua mbyllim gojen me shume lehtesi.
Ne fakt,ate hale ua ka mbyllur vete BE-ja dhe ShBA-ja me ane te OSBE-se,e cila,ne vigjilje te fushates perendimore antikorrupsion ne Shqiperi,i dorezoi shtypit nje material,kinse,sekret qe,vetem nje budalla nuk e kupton,se eshte nje lloj harte e rruges qe duhet ndjekur per t’iu bashkuar familjes europiane.
Ne kete raport te OSBE-se,ShBA-ja dhe BE-ja,akuzonin drejtuesit e larte politike ne Shqiperi,per korrupsion dhe inkriminim te tmerrshem.
Me emer dhe mbiemer:Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeparlamantarin Ilir Meta.Dyshen qe drejton maxorancen.Dyshen ne pushtet.
Tre(3)jane lideret kryesore politike,sot,ne Shqiperi:dyshja ne pushtet Rama-Meta,njeri kryetar i PS,tjetri i LSI-se dhe kryetari i PD-se,lideri i opozites,Lulzim Basha.
Ne raportin sekret te BE-se dhe ShBA-se,qe e publikuan nepermjet OSBE-se,akuzoheshin drejtperdrejt vetem dy nga tre lideret.Akuzoheshin Edi Rama dhe Ilir Meta.
Por,asnje akuze per liderin e opozites,Lulzim Basha.Asnje akuze,asnje thashethem,asnje fjale te vetme.Heshtje per te.
Pra,partneret perendimore,ne raportin e tyre,te bere enkas per ta bere publik,akuzojne vetem Edi Ramen dhe Ilir Meten,nder tre lideret kryesore politike.
Por,cfare akuzash kishte ne ate raport per Ramen dhe Meten?!
I pari,Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,akuzohej,per habine e mbare opinionit publik shqiptare,ose te pakten te shumices derrmuese te tij,per korrupsion te llahtarshem,ne shumen e plot 200 milione eurove.Madje,jepeshin edhe hollesi se si i kishte bere,se ku e mbante e si e ruante kete shume kolosale parashe.
I dyti,Kryetari i Parlamentit te Shqiperise,Ilir Meta,akuzohej per aferat e shumta korruptive,dhe per habine e te gjitheve poashtu,akuzohej edhe si i implikuar ne dy vrasje(jo rasti i pandodhur Doshi-Fufi).
Asnje akuze per liderin e opozites.Asnje akuze per Lulzim Bashen.Asnje akuze.Asnje thashethem.Asnje fjale.Asnje fjalez.Hic.Ncuk.
Sic e thame edhe me lart,raporti i OSBE-se,ne fakt eshte raporti i BE-se dhe ShBA-se.Jo me kot,menjehere pas reagimit te Metes dhe Rames dhe bashibozukerise se tyre,ambasadori i ShBA-se prane OSBE-se,doli dhe e mbrojti publikisht,ne menyre demostrative.
Fill,pas raportit te famshem,ku BE dhe ShBA,akuzonin Ramen dhe Meten me akuzat me te renda te mundshmet,per korrupsion dhe krim,nisi edhe fushata perendimore antikorrupsion ne Shqiperi.
Apo,me sakte,vete raporti i OSBE-se(BE-se dhe ShBA-se) ishte fillimi i kesaj fushate.
Keshtu,te nderuar shqiptare,kur ambasadori amerikan flet per pranga,per deputete e kryebashkiake te inkriminuar,per ministra te korruptuar,per prokurore e gjykates te korruptuar,ai,ne radhe te pare e mbi te gjitha,e ka fjalen per Edi Ramen.
E ka fjalen per kryeministrin e korruptuar,per te kryetekorruptuarin Edi Rama,te cilin vete shteti i tij,ShBA-ja e ka akuzuar per korrupsion ne shumen llaftari te 200 milione eurove.
Asnje kryeminister nga keto vendet qe e kane kaluar furtunen e prangave,si domosdoshmeri per antaresim ne BE,nuk eshte akuzuar kaq drejtperdrejte,kaq qarte,kaq sakte ne shumen e korruptimit,sa c’eshte akuzuar Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama.
Kryeminister me 200 milione euro pasuri nga korrupsioni!
Asnje kryeminister,madje as minister apo zyrtar tjeter i larte,ne rajon,nuk eshte akuzuar per nje shume te tille te llahtarshme.
Perkundrazi,kryeministra,ministra e zyrtar te tjere ne rajon,kane perfunduar ne pranga per ndoca mijera euro korrupsion…
Kurse,Kryeministri i Shqiperise akuzohet per 200 milione ejj!
Ja,pra,kjo eshte harta e rruges qe do te duhet te ndjeke Shqiperia dhe shqiptaret,nese duan te hyjne ne familjen europiane.
Ajo eshte e thjeshte dhe e qarte.Keshtu,te thjeshte dhe te qarte,na e kane bere partneret tane euroatlantike,ShBA-ja dhe BE-ja.
Shkurt e me pak fjale,rruga per ne Europe,kalon permes prangave ne duart e Kryeministrit te Shqiperise,Edi Rama.
super Like !!21 janari ….
beni nje ligj qe Familja Berisha,Meta nuk preken me status shteteror dhe do shihni qe menjhere reforma do te miratohet.Gjithe puna eshte tek ne ne pushtetetaret zihen :une vodha 100 ,ti vodhe 1000,pra une jam me i ndershem se vodha me pak.Zor se gjen njeri ne shqiperi qe nuk e ngjyer gishtin ne taven e korrupsionit.Edhe Xhafa qe eshte kryetar i kesaj reforme i ka ca pallate ne Pogradec,si pjese e pronave te gruas,ne fakt i mori kur ishe deputet ne Pogradec ne qeverine Nano,.pra edhe ky mashtrues ,por me i vogel krahasuar me Berishen dhe Meten.ndoshta na bien ndonje superhajdut nga importi.
beni nje ligj qe Familja Berisha,Meta nuk preken me status shteteror dhe do shihni qe menjhere reforma do te miratohet.Gjithe puna eshte tek ne ne pushtetetaret zihen :une vodha 100 ,ti vodhe 1000,pra une jam me i ndershem se vodha me pak.Zor se gjen njeri ne shqiperi qe nuk e ngjyer gishtin ne taven e korrupsionit.Edhe Xhafa qe eshte kryetar i kesaj reforme i ka ca pallate ne Pogradec,si pjese e pronave te gruas,ne fakt i mori kur ishe deputet ne Pogradec ne qeverine Nano,.pra edhe ky mashtrues ,por me i vogel krahasuar me Berishen dhe Meten.ndoshta na bien ndonje superhajdut nga importi.
Ka nje zyrtar ne PD qe quhet Dorian Teliti , ka firmosur si kryetar i 6 koncensioneve dhene nga qeveria . Ka vjedhur me thase, ka 3 ceshtje ne prokurori per vjedhje ordinere korrupsioni e qe po i mbyll me para me prokuroret. Ky eshte tipiku i zyrtarit qe po promovohet ne PD , nga ata qe sot flasin per dekriminaluzim dhe drejtesi. E ku qendron problemi ketu?????
une deri me sot nuk kam pare ndonje qe ti hap varrin vetes
popopo
Ju zoti baze jeni fajtor per kete situate si shume te tjere sepse i keni krehur bishtin politikes nepermjet mediumeve tuaja. Nuk e keni luftuar makuterine, zvetenimin e tyre.
Shembulli i Serbise nuk qendron Mero. Ne Serbi ashtu si ne Shqiperi politikanet e kohes se Milloshevicit vazhdojne te kene pushtetin. Kryeminister eshte Vucic qe tha ” Per cdo serb te vrare do te vrasim 100 boshnjake myslimane”. Zv kryeminister dhe minister i jashtem esht Dacic i quajtur ndryshe Milloshevici i vogel.
Gazetaret shqiptar jane te trembur te permendin emra.Kur shtypi s’ka force ti thote problemet me emra konkret dhe prokuroria fle mbi fakte mos prisni drejtesi
Shume mire Baze.
Shume mire Baze
Po kujt ti vihen me pare prangat o Mero, se ketu jane te gjithe per pranga????? Ta nisim me qeverine, Meten??? Pastaj te kalojme te opozita???
Po pse Rama mos eshte ndonje burre i mire o Mero????? Rama eshte e keqja me e vogel e ketij vendi, sa te dale nje kandidature e re, optimiste dhe e besueshme. Kete po shmang Rama o Mero, se me Salen e Lulushin kundershtare, Rama qeveris 40 vjet.
Nuk jane te trembur por jane te tredhur mire e mire nga xhaxha Sali Protopapa more te uruare.
Ate qe ka frike ta thote Z. Baze, e thote shume qarte e thjeshte Z. Skypoin.
Lexojeni Skypion.
“Skypion”……!
Ore, po ne Serbi a u be valle me pare ajo Reforma ne Drejtesi ?