Frika se reforma mund të ndryshojë lidershipin e opozitës!

18 Dhjetor 2015, 19:20Editorial TEMA
Frika se reforma mund të ndryshojë lidershipin e opozitës!

Nga Mero Baze

 

Komisioni i Venecias ka miratuar në parim draftin e reformës për drejtësi në Shqipëri, duke u lënë kohë ekspertëve të diskutojnë çështje të mbetura hapur deri në janar. Vendimi i hap rrugën përfundimtare kalimit të kësaj reforme në Kuvendin e Shqipërisë dhe një ndryshimi rrënjësor të sistemit, i cili ka një pritshmëri të madhe, sidomos në betejën kundër politikanëve të korruptuar dhe kufizimin e pandëshkueshmërisë që vihet re në Shqipëri.

Për aq debat sa është bërë deri tani, filimisht palët kanë qenë dakord në parim për reformën, nëse do të sillej në Kuvend pas konsultimit me Komisionin e Venecias, por më vonë, nën presionin e Berishës, Basha duket se u tërhoq nga ky premtim.

Siç është gjendja sot, duket se shumica ka rreth 88 vota pro reformës në drejtësi, ku përfshihen vota të PS, LSI dhe PDIU, por nuk ka votat e opozitës parlamentare.

Edhe pse dy ambasadorët kryesorë të Perëndimit në Shqipëri, kanë paralajmëruar ndëshkime të forta për politikën shqiptare nëse reforma dështon, deri në futjen në listën e zezë për disa politikanë që nuk do të dalin më nga Shqipëria, sërisht opozita duket e vendosur të mos e miratojë reformën.

Dhe tani është vërtet momenti të diskutojmë mbi llojin e opozitës atipike që ka Shqipëria dhe që flet për mos reformimin e saj.

Në çdo vend të botës, ata që kërkojnë reforma kundër korrupsionit apo kriminalizimit të politikës në tërësi, janë opozitarët. Është opozita ajo që kërkon institucione të forta kundër politikanëve të korruptuar. Është opozita ajo që kërkon rritjen e ndëshkueshmërisë dhe veprimin e ligjit. Është opozita ajo që kërkon një prokuror aktiv dhe gjykata të ndershme e të pavarura. Është opozita ajo që kërkon që politikanët të vihen para përgjegjësisë.

Në Shqipëri po ndodh e kundërta. Qeveria, ndaj së cilës nuk është lënë gjë pa thënë si e korruptuar dhe e kriminalizuar, votoi pa asnjë mëdyshje ligjin e dekriminalizimit, i cili për hir të së vërtetës hidhet në kosh të plehrave jo vetëm nga Venecia, por dhe çdo Gjykatë Kushtetuese e rëndomtë, si një ligj represiv dhe i padrejtë, ndaj të drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Është po qeveria që po këmbëngul të votojë një reformë në drejtësi, e cila i çon prokurorin në derë çdo politikani të dyshuar për korrupsion, apo që tenton t’i shmanget drejtësisë. Edhe sikur bllof të jetë, ajo është duke bërë një akt të guximshëm dhe shumë kurajoz për një vend problematik si Shqipëria, i cili duhet të testohet nga opozita sa real është, duke e votuar. Për më tepër, shumica po tregon dhe durim e maturi me procesin, duke e kolauduar atë me institucionet ndërkombëtare dhe duke ja lënë në dorë përmbajtjen SHBA dhe Bashkimit Evropian, si dhe ekspertizën ligjore Komisionit të Venecias.

Opozita në vend që të ishte në krye të këtij procesi dhe ta shpejtonte atë, është përballë këtij procesi dhe po e bllokon atë.

Kjo është jo vetëm një shenjë se opozita ndjehet e inkriminuar dhe e pandëshkuar nga drejtësia, por dhe e frikësuar se reforma do të reformojë përmbajtjen e saj dhe do të nxjerrë në krye të saj emra të rinj.

Është pikërisht ndikimi politik që mund të ketë reforma tek lidershipi i opozitës, pasojat që mund të ketë klani i Berishës për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe mungesa e guximit të atyre që u ka ngel në dorë partia për ta bërë këtë betejë historike, ajo që po prodhon ngurimin e opozitës për të votuar një reformë, që e kërkon çdo opozitë në botë, përveç asaj shqiptare.

Të jesh në opozitë dhe të kesh një ofertë të tillë politike, do të thotë të kesh shansin që me duart e të tjerëve, të bësh betejë kundër pushtetit, por dhe të pastrosh veten, duke u bërë i besueshëm. Ngurimi i opozitës përmes lidershipit të saj, tregon se Basha është emëruar në krye të PD, si një garanci e korrupsionit të ish- pushtetit të PD dhe jo si një lider i ri, që duhet ta ndryshojë atë. Ai është aty si njeriu që duhet të përdorë PD si një garanci ligjore për ata që kanë qeverisur dhe jo si një shpresë për demokratët në të ardhmen. Vetëm ky shpjegim e bën atë një lider të pranueshëm për ata që konsiderojnë reformën në drejtësi, si fatkeqësi e opozitës, ndërkohë që është realisht fati i saj. Një fat që ka trokitur në derën e gabuar. Në derën e “fatzinjve”

19 komente në “Frika se reforma mund të ndryshojë lidershipin e opozitës!”

  1. O Mero Mavria shume vone e kuptove se Sali Berisha eshte burre i keq po perseritet historia qe te mos e mesosh vone se drafti eshte i pavlere pra i keq po te shkruaj se populli do ta vuaj .

    1. DR ELEZI says:

      Zoti Mero keto perralla me venecia,dhe ambasdore ti don lu apo ai helmuti gjermanise jane tallje makabre.

      krimberisha nuk eshte problem shqiptar por euro-amerikan.

      habitem si nuk po del nje burre ne shqiperi ti thote gjerat hapur:

      qe ai vend ka vdekur…

      pra jane keto ‘VENECJANET” amerikanet dhe europjanet qe duhet te japin llogari

      PSE TE NDERUAR MIQ I NGULET THIKEN PAS SHPINE SHQIPERISE ME BERISHEN TUAJ

      MONSTRA E VICIDOLIT NUK MUND TE MBULOHET AS ME FANTAZMEN E ENVERIT,AS ME KOLOQITHET E ELEZ BIBERIT DHE AS ME KAR NAVALET E VENECIAS.

      NDIQNI CA SEKUENCA BIZARRE QE TE KUPTONI KUSH E VRAU ATE KOMB….

      ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’
      Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Aianglisht, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre. Kam folur me shumë zyrtarë amerikanë në atë kohë dhe ata më thonë: Çfarë pret nga një vend që del nga diktatura? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot”, shprehet Abrahams për “Huffington Post”.

      ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
      0

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

      ”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’

      00

      zoti Lu ….ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi kriminal shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
      000
      ”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’
      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

      ”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
      00000
      Berisha, Ramës:Tregoju shqiptarëve, pse Kongresmeni më i fuqishem ne Amerikë kërkon hetim ndaj teje
      Korcë 19/06/2013
      Këmbana që PS i ka dërguar herë pas here gjatë fushatës elektorale se e ka braktisur bota, duket se e ka shtyrë Kryeministrin të kalojë në sulm, duke i kërkuar kreut të socialistëve të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, për fotografinë me Presidentin Obama. Duke i qartësuar se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, Berisha tha se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën që shtynë Kongresmenin e njohur të kërkojë hetim për pastrim parash.
      “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri.
      ”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’
      0000000
      GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
      FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

      « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
      një shërbëtor i Ramiz Alisë
      . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit,2 prillit 1991, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

      1. Bushi says:

        Shume shume interesante.Sa gjera paska qe ne si popull nuk i dim.Ja pra kush eshte sali Berisha.Paska mbeshtetjen e agjentures nderkombetare.Prandaj Berisha sote e hedhe shurren perpjet,se u mbrojka nga agjetura amaerikane dhe ajo serbe.Por kame bindjen se Saliu eshte kthyer ne nje kal germuq,gati i ngordhur,ata qe e kane mbeshtetur,kane per ti dhen duaret drejt gremines.Ai nuk eshte me i nevojshem per ta.

      2. neda says:

        Keto reforma nuk mund t’i cojne perpara ata qe e shkaterruan dhe po e shkaterrojne kete vend. Keta politikan, qe nga vitet 90 e deri tani duhet te jene ne dispozicion te drejtesise. Nje qeveri teknike e formuar nga intelektual te fushave te ndryshme, te cilet nuk duhet te kene qene asnjehere antar te asnje partie, duke filluar qe nga Partia komuniste e ne vazhdim, mund t’i cojne reformat deri ne fund e fajtoret para drejtesise.

  2. Nardi says:

    Basha theret: cou gege e toske e ta zhdukim kete qeveri te korruptuar ( se po u miratua reforma e drejtesise te paret qe biem ne burg jam une e saliu). Cou popull se kemi nje qeveri plot me kriminele….( e kjo qeveri vrau njerezit ne bulevard me 21 janar…kjo qeveri shiti detin…vodhi 220 miljon euro tek rruga e kombit…cohet dikush nga kamza dhe e pyet bashen: more po me duket se i keni bere ju te gjitha keto!!!jo jo si kam ba une po i ka ba shpellari e mue mka vu me mbrojt me pd. Pra un jam ne krye te pd vetem e vetem qe te mbroj zullumet e vicidolit. Pd eshte tufe mitingashe qe nevojitet vetem per te protestuar kur na thote vicidoli. Pd eshte cerdhja e te gjithe hajnave…bastardeve….( pasuri kombetare)hahahahahah. Po u miratua reforma e drejtesise nuk besoj se mbetet ndonje nga pd pa dale para drejtesise. Me i varfri prej tyre nuk besoj se ka me shume se 1 miljon euro. Te na rroje pd mojjjjjj se pa pd vdic demokracia. Te na rroje lideri historik shpellari vicidol se mos te kishim ate do ishim me keq se Norvegjia sot.
    Te na rroje teveqeli paloka, ristani pijaneci qe e beri kryetar bashkie bashen lul ( sa per dijeni LUL ne Holandisht do te thote “penis”. Po si nuk e gjen nje ne ate parti qe te te krijoje respekt. Kush e gjen nje…vetem nje, qe te jete intelektual dhe me integritet.

  3. altin. says:

    O Mero me saq duket mbi 40% e kokave t shqupit osht per burg.Shprese e vetme osht veqse fitorja e grupit te majlinda bregut ,ose ardhja ne kry te pedes e bojagjiut.

    1. Erlind says:

      Asnje opozite normale nuk pranon nje draft qe zevendeson Presidentin me Maks Haxhine dhe Tan Hajdarin. Ky draft e kthen sistemin e drejtesise ne nje derivat te politikes. Patjeter qe duhet reforme por ajo duhet ti jape pavaresi dhe llogaridhenie gjyqesorit dhe jo ta ktheje ate ne vegel politike sic ben ky draft.

  4. newsforyou says:

    Nuk eshte mungesa e ligjeve arsyeja per mos ndeshkimin e politikaneve ne Shqiperi por eshte mungesa e ko.eve. Sidomos socialistet nuk kane pike guximi apo deshire te perballen me klanin Berisha.

  5. xha Bakiu says:

    E po c,e gjeti PD e shkrete
    Me Duarte e veta eshte vene ne Siklet
    Te gjithe Ustallaret,per Bythen e vet
    Perpjekje te medha,per ta penguar kete Kjamet

    Luli vet e ka mare me Tur!
    nga qe e di se ne Reforem nuk ka Procedure
    Sidoqofte eshte Njeri me Fat
    Se kudo qe ti cojne,vazhdimisht do te jene Bashke.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha,jashte Parlamentit,e ka “shpartalluar” maxhorancen,kurse çudia ndodhe brenda tij,maxhoranca ka shtuar votat !!

  7. Zigur Qarri says:

    Ashtu eshte,ke plotesisht te drejte kur thua,që “Në çdo vend të botës,ata që kërkojnë reforma kundër korrupsionit apo kriminalizimit të politikes në tërësi,janë opozitarët”.(Kjo vlen vetem per vendet me Demokraci jo solide).
    Por duhet te dish,që në çdo vend të botës,media dhe artistet e vertete,
    janë ne teresi ne pozicionin opozitar,e kunderta e asaj qe ndodh ne Shqiperi.(Kjo vlen jo vetem per vendet me Demokraci jo solide,por edhe per vendet me Demokraci te perparuar).Po Ilir Meten dhe LSI-n,e llogarit pozite apo opozite?

  8. Mentari says:

    Eshte krimi i madh kunder ketij populli po qe se PD voton apo pranon kete Reforme drejtesia qe Kryehajduti Ilir Ali Baba me 400 hajdute qendron ne pushtet.Largimi i Ilir Metes nga Parlamenti dhe dhenia e tij per hetim e gjykim nga Gjykata ben Reformen e vertet te drejtsise ne shqiperi.Pa u larguar Bashkepunetori i Palloshit te gjat nga qeverisja nuk ka Reforme,eshte e kot te humbesh kohekot si koti.eshte qesharake,e padobishme dhe krimineale te besh Reforme ne Drejtesi kur Sabotatori Ilir Meta eshte ne krye te parlamentit.Pd ben krim ndaj shqiptarve po qe se voton Reformen pa u larguar Ilir Hajduti

  9. dajti says:

    po si je kaq i pashpres more mero baze, kaq i paftyr, kaq legen, trap, i ke te gjitha te keqijat, si more te beri saliu boss , me lek , nga nuk shkova mrapa bythes se saliut de tani e shan, vetem se doje te beje nje media me te madhe se topi, po ti je kokrra legenit, ti je nje hic, nje qe te ka len gruja si pler, si mut,,qen bir qeni, bir komunisti, e ke len babin tennd te vetmuar ti ulen breket neper rrug, se mban dot as babin tend ne shpi a e di pse? vetem se je ne hic, njeri pa asnje vler, njeri pis, legen, i paftyr ,le kokkrren e namit le, ske muhabet tjeter salui saliu saliu, po ai pra saliu qe vodhe ti ashk me te, te beri ty boss mor cop muuti, mor qen bir qeni,turp te vij, legen burr

    1. Aron says:

      Ky po qe eshte koment me permbajtje te thelle. Ja te tille komente i duhen shoqerise tone per ti cuar punet perpara. Sa fisnik dhe i edukuar duket autori i komentit, model i edukates njerezore. Me te tille engjej ky vend e ka te sigurt rrugen per ne Sharre.

  10. tr says:

    Bejne sikur bejne reforme . Veprojne dy forca ,nje shtytese dhe nje terheqese . Teriqe mos e keput !!!

  11. ropize says:

    nuk mbulohet dielli me shoshe djali mero.dikriminalizimin e kerkoi p.d. djali mero jo rumpalla.gjysma e deputeteve te parlamentit duhen te largohen qofte nga p.d. qofte nga lidja e qelbesirave si ty.shteti nuk behet me spiuna si puna jote eshume kalemxhinje te tjere.pra kjo reforme te kapi edhe disa nga ju kalemxhinje,qe shkruani sipas urdherit te te madhit,atehere shqiperia mund te ece perpara.ti mero djali nuk ke te drejte morale te shkruash sepse je njeri me 25 fytyra.gazetaret ne pergjithesi jane ne opozite me qeverite aktuale qe te nxjerin lajme dhe te shitet gazeta e tyre.po ku eshte lajmi ne kete shkrim qe ke bere ,asgjekundi,prandaj dhe fletushka jote nuk shitet me djali mero.je nje femije iriur por pa tru,tamam si rumpalla qe ti favorizon.n.q.s. ke deshire mund te depatojme kur te dush dhe si te dush.kam nje rafte te madhe me fletushkat e tua qe nga hapat e para si femije ivogel. te lutem postoje kete koment dhe me kthe pergjigje.

  12. bra,ho,ho says:

    Nje pyetje Mero,po u be reforma ne drejtesi si do t’ja bejme me Ilir Meten ?

  13. nini says:

    Mazhoranca me veprimin e sotem iu jep pergjigje opozites qe nuk di cfar kerkon , me gojen e Byltkbashit qe I duket vetja si njohesi me I mire I problemeve te jurisprudences dhe te drejtes kushtetuese . Ky eshte nje kokerrt injopranti dhe abuzuesi te paskrupullt . Kujtoni mohimin qe I beri kerkeses se drejte te opozites se asaj kohe per hapjen e kutive te votimit ne zgjedhjet e 2009 , ku ky bazhibozuk bashke me burgaxhiun Ristani kishin marre pjeser ne vjedhjern e zgjedhjeve , dhe ishte po ky mopstert qe ne zgjedhjet e 2013 beri ceshte e mundur qe kutiat te hapeshin . E kuptoni se kush eshte e ardhmja e PD , qe mendojne te perfaqesohen me njerez ortdiner , qe ne kryer te komisionit per dekriminalizimit kerkon test droge dhe nuk kerkon dhe testin e alkoolit , gjera qe nuk ka legjislacion ne bote ti keto kerkesa . Marrja e postyit te deputetes se rradhes nuk oi shkon pert shtat Saliut , se kerkom qe mazhoranca te kete sa me pak kartona ne dore per te votuar ligje qe ai si don dhe fut kastraveca si puna Bylykbashit . Asaj vajze I uroj te zbatoje kushtetuten dhe ta perdor fjalen dhe voten er saj per te miren e vendit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje