Vetëposhtërimi

9 Dhjetor 2015, 21:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një njeri që ka diktuar historinë e një vendi për 25 vite nuk është mëkat të dekorohet. Në çfarëdo mënyre, historia do merret me të, pasi Ai, është marrë me historinë e këtij vendi, në përpjekje për të diktuar gjithçka.

Në fillim iu imponua Partisë Demokratike të sapothemeluar dhe mori frenat aty duke spostuar Azem Hajdarin dhe duke e lënë jashtë saj, derisa e përcolli në varreza.

Më pas diktoi historinë e Shqipërisë, nga një vend me shanse maksimale nga gjithë vendet e lindjes ish komuniste, duke pasur mbështetje pa kufi nga SHBA dhe BE, deri në krijimin e koalicionit më të madh ndërkombëtar, kundër një udhëheqësi politik të një vendi të vogël në vitin 1997, kur u desh të dorëzonim nga Prilli në Korrik, sovranitetin tonë, në duart e një trupe shumkombëshe ndërkombëtare që vuri vendin nën kontroll, pasi e kishte nxjerr nga binarët.

Në historinë moderne të Evropës, vetëm Sali Berisha ka bërë gjithë botën bashkë të ndërhyjë me ushtri në një vend për ta larguar atë nga pushteti.

Më pas diktoi opozitën e ashpër dhe radikale, që synonte mbijetesën e tij politike, duke sakrifikuar në këtë luftë të paprinciptë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe duke eleminuar kundërshtarë seriozë, disa duke i dërguar dhe në botën tjetër si Azem Hajdari.

Kur pa që nuk ia doli dot me mjetet e rrugës, iu afrua për paqe Fatos Nanos dhe e la të qetë atë deri në vitin 2005, kur ia doli ta rrëzonte nga pushteti, falë dhe aleancave me ish-aleatët e tij. Për tetë vite rradhazi qeverisi si pakicë me paterica dhe e mbajti pushtetin duke iu kundërvënë dhunshëm gjithë institucioneve të shtetit shqiptar, presidencës, SHISH, Prokurorisë, Gjykatave dhe ndërkombëtarëve, vetëm se familja e tij u zhyt në llumin e krimit dhe korrupsionit dhe ai i trembej veprimit të ligjit mbi ta.

Më 21 Janar vrau katër qytetarë, të pafajshëm, të pambrojtur, të parrezikshëm dhe të paarmatosur në mes të bulevardit, me duar në xhepa, dhe bëri gjithçka të mos dëshmonte për këtë krim, duke zhdukur prova dhe duke mbrojtur vrasës me banditët e tij në gjykata e prokurori. Në vitin 2013, doli në opozitë dhe i la vendin formal në krye të PD, dikujt që i beson ende vajza e tij dhe njerëzit e Familjes, me shpresë se do t’i ruajë së paku kockat në fund.

Në gjithë këtë histori 25-vjeçare, ai është personazhi, që ka mobilizuar më shumë se kushdo tjetër energjitë e shqiptarëve, duke i shpërdoruar ato në beteja pa qëllime dhe duke i konsumuar ato për ambicjet e tij për pushtet.

Por mund të kishte bërë dhe ka bërë dhe gjëra të mira. Rruga e gjatë e pushtetit dhe opozitës të diktojnë të bësh dhe një histori tjetër, veç energjive negative që ke në funksion të pushtetit. Por shanset i ka pas të bënte histori. Shanset i ka pas të ishte lideri i admiruar i Evropës lindore pas përmbysjes së komunizmit, që mund t’i hapte Shqipërisë rrugën drejt Evropës, dhe të ishim anëtare të saj, shumë përpara Rumanisë e Bullgarisë, që në fillim të viteve ‘90 ishin më keq se ne.

Shanset i ka pas të linte pas Kroacinë dhe Slloveninë që ishin ende nën hijet e luftës së ish-Jugosllavisë, deri në vitin 1997. Shanset i ka pas të bënte një vend më të mirë, më normal, më pak të varfër dhe me më shumë shpresë pa vrarë mendjen tek historia.

Por nuk i përdori për Shqipërinë shanset që pati, por tentoi të përdorte gjithçka për pushtetin e tij, për Familjen e tij, për t’u pasuruar, si një i babëzitur, që ka rrjepur çdo shqiptar për llogari të pasurimit të fëmijëve të tij.

Dhe mund të thuhet se pas 25 vitesh, ka bërë gjithçka çfarë ka dashur. Ka ikur e ka ardhur nga pushteti, ka vrarë dhe ka plaçkitur si ka dashur, s’ka shkuar kurrë para drejtësisë, për asnjë vrasje që ka marrë vetë përsipër, është shpallur “Armik botëror i lirisë së shtypit” dhe i ka kthyer viktimat e tij në shtyp në vasalë, dhe në fund, po ikën nga skena politike, pa lënë asnjë tekst 1 faqe të shkruar, që mund të quhet si vlerë e tij intelektuale.

Gjithë jetën ka nxjerrë nga goja një diarre që ndot gjithkënd që përmend, dhe ka një raport makthi me historinë. Tani në perëndim të jetës së tij, kur njeriu ka betejën më të pafuqishme të mundëshme me kohën dhe historinë, ai ndjehet aq i pafuqishëm dhe i braktisur, sa është detyruar të bëj një gjest, i cili e fyen atë vet më shumë se sa na fyen ne të tjerëve.

Të gjithë ata që janë revoltuar pse Bujar Nishani ka dekoruar Sali Berishën, duhet të pushojnë një çast, duhet të vënë veten e tyre në vend të Sali Berishës, duhet të dinë se çfarë përçmimi ka vetë Sali Berisha për Bujar Nishanin, duhet të mendojnë një moment se është njeriu që ai e përzgjodhi, për t’u tallur dhe për të na poshtëruar ne, dhe në fund u detyrua ti kërkoj atij një dekoratë, që të duket se dhe ai është pjesë e kësaj historie.

Besomëni! Dënim më të madh për atë njeri nuk ka. E besoj vetposhtërimin që ka ndjerë, kur Nishani i është afruar për t’ia vënë në gjoks dekoratën, dhe ai vetëtimthi ka bërë bilancin e tij 25 vjeçar.Për 25 vite nuk i mbeti asgjë për t’u dekoruar dhe askush për ta futur në histori. Historia e la në dorë të atij që e zgjodhi për të na tallur ne.

56 komente në “Vetëposhtërimi”

  1. Mona says:

    Dekorimi i djeshem i Berishes nga Nishani, ka te njejten shije ashtu si zgjedhja e Berishes president ne Mars 1997, kur Shqiperise i vuri zjarrin.

    1. ANTHONY says:

      Mona ke te drejte plotesisht

    2. Endri says:

      Nese nga keto qe thua jane te gjitha te verteta ne 80% te tyre ti ke qene ndihmesi i tij.

      1. Eri says:

        Ne emisionin DeJavu te Mustafa Nanos te para 2 viteve kur ishte i ftuar Mero Baze fotoja e fundit qe i doli per komentim ishte ajo e Fatos Nanos.
        Komenti i Meros ishte brilant “te gjitheve ne na genjeu Berisha ne moshe te re, ndersa ky eshte i vetmi qe Saliu e genjeu ne moshe madhore”.

      2. 1 meleon qelbesira says:

        po mire more mero djali, po ke lene dicka pa na treguar.
        na trego se si berisha po ndikon ne varferine e vendit, kur po gjeverrisin sucialistat.
        ti vec na thuaj, se ne e besojme. ne fund te fundit ,ca jemi ne ?
        po qelbesira jemi ne.

      3. doktori says:

        Te vertetat bemat e Berishes me mire se mero Baze dhe Izet Haxhiu nuk i di askush tjeter!Mjafton qe prokuroria te grumbulloj artikujt e ketyre dy personave,te bej nje dosje me krime sa nje mal,ta rras Berishen ne biruce dhe ta vere ti perseris ai vet me sugjerime te tjera dhe ti jepet denimi jo nga gjykata por nga populli shqiptar me referendum,sepse bemat e tij nuk ka gjykate qe i gjykon dhe nuk ka denim qe mjafton!

      4. Bureto says:

        Mero! Nuk po diskutoj rreth te gjithave atyre qe ke shkruar. Sepse jane thene dhe sterthene. Ajo qe ne analizen tende nuk me mbush mendjen eshte besimi qe shpreh se Berisha me nje performance politike me ndryshe do ta kishte futur Shqiperine ne BE para Sllovenise (sidomos kesaj) dhe pastaj Rumanise, Bllgarise dhe ne fund Kroacise. Per inteligjencen qe ke nuk duhej te te kishte shpetuar kjo gafe. Mendon vertet se futja ne BE e Shqiperise varet nga ne? Mendon vertet se shperndarja e shqiptareve ne kater shtete te Ballkanit Perendimor, do t’i veconin shtetet e tjera qe bejne pjese ne kete pjese te Ballkanit nga antaresimi, dhe do te preferonin me pare Shqiprine? Mendon vertet se faktori besim fetar edhe pse lakohet si i parendesishem, eshte po kaq i tille edhe ne Europen Perendomore? Beson ti se Shqiperia ka ndonje rol ne rivalitetin e Rusise me BE ne Ballkan, sidomos me Serbine? Po te ishte ky rrezik nga ne per ta, nuk do te mbreteronte Enveri per 50 vjet. Shqiperia apo shqiptaret me shume u dhimbsen europianeve sesa i duan ne BEme prioritet. Po Shqiperia ka patur nje vlere te madhe per ta, sidomos per SHBA, (sa erdhi dhe nje president i saj ketu, rast i paimagjinueshem)dhe kjo per NATO-n. Po si pozicion gjeografik ne kemi shume rendesi per Perendimin, perfshire edhe rivalitetin apo rrezikun rus. Dhe sigurisht qe kjo na ben mire. Por kjo s’ka lidhje me vlerat tona per te qene te denje per BE. Me apo pa Berishen, Shqiperia do te futej ne BE kur te zgjidhet perfundimisht problemi i shqiptareve ne Ballkanin Perendimor, kryesisht e atyre ne Kosove dhe Maqedoni dhe qe ne kete rast te dy keto arsye kane lidhje te madhe me Serbine. Pa u pjekur kushtet qe me se pari te futet Serbia ne BE, ose njeherazi me te tjerat, Shqiperia nuk mund te futet, pavaresisht retorikave te zyrtareve te BE apo demagogjise qe perdor politika shqiptare per konsum te brendshem ketu. Shqiperia do te kaloje udhen e vet per te rritur standartet (perjashtuar meshiren, qe nuk ka gjasa)te cilat jane ne piken me te ulte jo vetem per shkak te Berishes. Berisha ka shfrytezuar, fale dhe karakterit te tij,pikerisht ato qe demonstrojme ne si popull, ashti sic kane bere Nano, Meta dhe tani Rama. Po te ishte ndryshe sido te mbreterojne duke vjedhur, korruptuar, te mos ndeshkohen per mega vjedhje dhe krime etj, etj? Po kjo nuk mund te ndodhe nese ne nuk cfaqim karakteristika dhe vlera qytetare te tjera. Dhe per keto duhet kohe, pavaresisht deshirave te gjithkujt. Edhe te mijave. Po per mua, e theksoj, prevalon faktori nderkombetar, i kondicioniar edhe ky nga historia e Ballkanit, kryesisht e Serbise.

    3. Grida Suma says:

      Dy sakate, njeri bel e lart dhe tjetri bel e poshte nuk kane asnje vlere per ne Shqiptaret. Problemi eshte se keta jane edhe injorante, njeri i diplomuar per mjeksi dhe qe sherbente si infermier ne bllok, e tjetri i diplomuar si ushtarak e punonte kamarier te Komuna e Parisit. Shkurt, dy KARA.

    4. patriot says:

      Ky monster “historik” meriton jo nji,por disa dekorata. Tre dekorata,me se paku i meriton t’i shpalose;

      E para dekorate,per merita te vecanta ne BORDELLIZIMIN e politikes.
      E dyta dekorate,per merita te vecanta ne RRUGACIZIMIN e shtetit.
      E treta dekorate,per merita te vecanta ne RURALIZIMIN(ndotjen) e leksikut te gjuhes shqipe…..

    5. Bushi says:

      Te lumte zoti Mero Baze.Je nje nga gazetaret e medhenj.Ke shkruar ne kete artikull gjera te verteta,dhe qe ke prekur zemrat e njerzeve te drejte e te ndershem.Te jam mirenjohes.Sali Berisha ka bere nje histori per vehten e tij dhe jo per kombin.Do te mbahet mend per te keq nga i gjithe populli i ndershem shqipetar.Krimet e tija monstruoze,nuk mund te shlyhen nga mendja e njerzeve.Eshte DRAKULA shqipetare.

  2. FLAMUR_VLORE says:

    SALIU JA KA DHENE JETEN TE GJATE ZOTI PER TI DAL SHPIRTI NGA HUNDET DHE PER TE VUAJTUR SAAA ME SHUME DUKE I DALE TE PALARAT DHE DUKE U DENUAR ZOTI DASHTE NJE DITE PER TRADHTI KUNDER ATDHEUR BASHK ME LULIN!!

  3. mimoza tufa says:

    sakati dekoroi kriminelin ehajdutin po me kete rast perse krimineli nuk dekoroj saktin ”

  4. mimoza tufa says:

    sakati dekoroi kriminelin ehajdutin po me kete rast perse krimineli nuk dekoroj sakatin ””’

  5. Merooooo komunistet nuk lene kala pa marre. A e pe si nxinte kur digje bunkeri, e mori dhe kete kala dhe po ate mbremje mori dhe dekoraten .

  6. Ermira says:

    Ne PD u bene 2 zaezavate: Tritan Shehu PRASI dhe LULI. KASTRAVECI. Haaa vet e tha

  7. Baxhanakun snjof tthem un tyja says:

    Shuko t’them un tyjaa t’tdridhen leqet t’bej une tyje. Shuko ta sjell Fazllicin ktu e do ta solla mos mthuj mueee jo po rri aty ti se t’bej si kpuca.

    or ti si mbejn mue kta president dhe me dokorat t’flamurit, jo ati tKuksit atij tNishanit or ti shuko shoku Gerdecin… shuko tbej ma tzi se kpuca mo mthuj mueee ti Gerdecin nuk jam un si tyja qe t’ka rraf gruja jo po rri aty ti se ti thash ca tjera mos mbej muee me ttithen un ato tyjaa.

    “Yp XhiXHI”

    Partija e Idealve tDhjetorit (PIDH)

  8. Lm says:

    Mero, si gjithmone perfekt, por a mendon se gjithkush ne kete vend ka pjesen e tij te fajit qe e ka lejuar kete poshtersire qe te qeverise e shkaterroje shpresat e shqiptareve per 25 vite me rradhe….?. A ndjeheni edhe Ju sadopak fajtor, spese per disa vite i keni qendruar afer dhe keni heshtur ndaj veprimeve te çmendura te kesaj monstre, vite ne te cilat ai vetem e ka “perdhunuar” kete vend e kete popull….?. Ju si intelektual, nuk mendoni se duhej te ishit pararoje e shoqerise, me qellim qe sot te kishim realizuar ato qe Ju me te drejte shkruani ne kete editorial…?. Epo tani eshte shume vone Z.Mero, e keqja eshte rrenjosur kaq thelle, sa do duhen dekada per tu shkulur dhe “MONSTRA” sebashku me shpuren e tij, do te permendet ne historine e ketij populli te shumevuajtur si “KANCERI” qe e shkaterroi, dogji e perdhunoi kete vend e kete popull. Por vetem kaq. Gjths Ju falenderoj.

    1. andi says:

      Nuk eshte aq kollaj te ndikoj nje popull ne zgjedhjen e nje lideri apo udheheqesi. Sali Berisha pati rastin te dergohej tek Studentet nga udheheqesja e kohes, por qe nuk dinin se ai ishte nje njeri i shume ngjyrave e shume sahanave qe lepinte. Sali Berisha fatkeqesine e pare per Popullin e per vete e pati se ishte agjent i UDB. Me te pa UDB ja rrolin qe ju caktu atij nga Ramiz Alija dergoi njerezit dhe e udhezoi e urdheroi te futej ne rradhet e levizjes Studentore e me ndihmen e njerezve qe UDB i kishte me bollek ne Shqiperi e jashte ai u ndihmu e doli ne krye. Ne ditet e para qe ala nuk ishte ne krye agjente te UDB u dynden nga SHBA e nga shume vende te tjera direkt tek Vjehrra e tij, tek ai vete e tek njerez te tjere qe ta nxirrnin ne krye, dhe ja arriten asaj edhe me ndihmen e SHBA-ve ku ndikimin me te madh e jepte UDB-ja. Sapo u zgjodh drejtues i PD, nga Beogradi i erdhi makinadirekt per te. Te gjithe ish diversantet shqiptare qe ishin fute ne Shqiperi gjate viteve u futen legalisht e organizuan njerezit e tyre te hynin ne PD e te merrnin poste drejtuse nga baza deri ne kupole duke u drejtu direkt nga njerez te UDB qe ndiqnin gjithecka e urdheronin per gjithecka ne Shqiperi. Nuk ishte vetem etja per pushtet e Sali Berishes qe digjte e shkaterronte, por ishte edhe interesi i Serbise e Millosheviqit qe Shqiperija te ishte e shkaterruar e destabilizuar per shume aresye qe Serbis i interesonte e ne vecanti per Kosoven. Pra Sali Berisha zbatonte porosite qe i jepnin padronet e UDB-se. Gjithe keto sa thashe jane te vertetume katerciperisht ne jeten e perditeshme te veprimeve e puneve qe Sala bente ne Shqiperi.

  9. gjyshja says:

    Mero shkrimi eshte i sakte,por mos harro se Berisha vjen nga nje zone ku dielli qendron vetem 2-3 ore ne dite dhe ku njerzit mezi mbijetojne.Shikoje Berishen ne kohen e PPSh, i pari ne mesime,i pari ne parti,i pari ne pune,,pra me mire dil i pari atje ku je se te kthehej ne Vicidol ku e priste (njelloj si sot) bagetia dhe druvaret.Kutohet se kjo mangesi gjeografike i jep shpirtit nje karakter egersie te papare.Berisha nuk puth dot,ai te ha me dhembe,Berisha nuk vjedh dot ,ai grabit me gjithe cfare ke,Berisha nuk flet dot,ai bertet qe ta degjoje Vicidoli,Berisha nuk njeh edukaten,ai vetem drurin njeh,Berisha nuk e njeh burrerine,ai te vret mbas shpine, e plot karaktere qe ai shkel me kembe.Si i tille Berisha nuk e duron dot humbjen,duhet i pari te marri dekoraten e turpit.Tamam si Hoxha qe ja jepte Shehut dekoratat,ose anasjellta.Leka zogun e perzuri nga shqiperia ne 1992, ai qendroi vetem 1 dite,e shau Zogun me liber shtepie,pastaj me vone Nano dhenderi e pruri leken ne Tirane.Berisha menjehere i menjehere i mohoi te gjitha dhe solli dhe eshtrat me shpenzimet e shtetit,Pse?Sepse tek Zogu Ai shikon vehten,hajdut dhe vrases,biles desh te reabilitonte edhe Esat Toptanin te cilet Serbet edhe sot e nderojne,por nuk i beri mire hesapet.Barisha nuk e duron dot humbjen dhe ate e vret duke i qendruar dhe jo i. ikur si Nano karagjozi.Llamarina qe mori nga nje njeri pa asnje vlere vetem e ka turperuar me shume duke e futur akoma me shume shtetin ne llum.Tamamsi Zogu dhe Esat Toptani.

    1. paradoxal says:

      Shume e drejte dhe e vertete ajo qe shkruan! I ke bere “anatomine” perfekte personalitetit te Berishes me mire se shume te tjere. Me pak fjale, te te mbeshtes ate qe thua, dua te te kujtoj fjalet e Frojdit qe thoshte “se 5 (pese) vitet e para te jetes jane kryesoret e me te rendesishmet ne formimin e personalitetit te individit”.
      Berishes fatkeqesisht “i mungojne” keto vite prandaj eshte ky qe eshte. E deri ne fund ai Vicidolasi i vogel do mbetet. Fatkeqesisht!

  10. Maryland says:

    @ Z. Mero Baze,

    Jam nje admirues i fuqishem i cdo analize te juaj.

    Ne cdo analize, cdo fjali ne te ,me duket dhe e ndjej si konkluzion,
    si sinteze te mendimit. Dhe cdo fjale ne cdo fjali me duket dhe e ndjej si gure themeli te problemit qe trajtohet.

    Per mendimin tim, per momentin, nuk ka nje te dyte si Ju.

    Do te ishte shume e nevojshme, mendoj une, nje analize se si shoqeria shqiptare do te dale nga kjo situate .
    Kam parasysh idene e nje levizje te re dhe te besueshme politike per shqiptaret. A eshte e mundur qe te jete e besueshme nje levizje e re ?
    A ndjeni ju personalisht se dicka e besueshme po leviz?

    Do te ishte shume e mirese-ardhur nje analize e juaj.

  11. historiani says:

    pleha historike Salije e mbylli me nje dekorate llamarine – ato qe ka tenderuar vete – per ate ishte keq – lapanjozi historik i Vicidollit!!!

    1. Idrizi says:

      Bravo mero.
      Analize e sakte,pa komplimente je i madh.
      Kete e di do ma botoni.

  12. Koli says:

    Ashtu vertete zoti Baze, po ne gjithe keto te zeza qe shkruan per Salin ti i ke qendruar ne krah deri ne 2008. Si i bie tani!? Ky eshte “sekreti” i sundimit te kriminelit Sali, se te gjithe ata qe e shajne i jane ulur ne preher te pakten nje here.

  13. hasan says:

    Po ti Mero i bere temena per pothuaj 20 vjet nga keto 25 vjet. Dilje neper televizione dhe e mbroje Saliun si ta kishe baba. Apo mos ti quajme keto? Jeni bere te gjithe bureca, se burrat vdiqen me Skenderbeun.

  14. Miri says:

    Nuk kemi pse te revoltohemi pasi nje ishe antar ipartis komuniste dekoron ishe sekretarin e partis se tije

  15. Bedri Hima says:

    E vetmja arsye Mero qe ne flasim e ti shkruan ende per Sali Berishen, eshte paaftesia dhe paqartesia e Edi Rames. Nese Rama do te ishte i qarte dhe i afte sot Berisha do ishte nje karikature.

  16. Gazetare says:

    Aman o Mero, cfare fuqie paska Sali Berisha. Ka 3 vjet qe ka ikur nga pushteti dhe ti s’u lodhe duke bere hartime per te. Ai do t’i ngeli historise o i zi, po ti kujt do t’i ngelesh?

  17. Mentari says:

    Nuk shahet e shpifet kunder te madhit Berisha se te vret edhe zoti.Berisha eshte i vetmi Hero i ketij vendi dhe ashtu do te mbetet dhe me siguri i dyti mbas Skenderbeut.

  18. Eni says:

    Presidenti ish oficer duhej dekororuar sepse kundershtoi horat e Saliut ne dhjetor,kjo do të ishte më burrërore.Ndërsa dekorimi i Saliut ka vetem një ngjashmëri:dekorimin e A.Zogut. Turp e tallje nga presidenti,që paguhet si kont nga shqipetarët…….E neveritshme dhe e pa skrupullt….

  19. aleko says:

    Nuk eshte vetem faji i Berishes per gjendjen si e katandisi shqiperin.Faj kane dhe mbeshtetes te tij,ncites te tij qe dhe ata nuk qendrojne me poshte tij per nga karskteri.Faj ka inteligjenca shqipetare qe po thuaj humbi krejt ne keto vite,faj kemi te gjithe si popull qe nuk i thame ndal!..,Nje popull intrresaxhi pa principe ,dhe individualist si yni do te mbijne e lulezojne me domosdo mostra te tilla..E meritojme Sali Bershen..

  20. Tani.deutschland says:

    Mero si lodhe me Saline
    Nate e dite i nxorre zine
    Jo se duhet ta harrosh
    Por kur flet shume te del dhe bosh

    Jeni ndare andeje nga ju
    Ca te tanet ca te tuajt
    Dhe se fundmi gje s’qullosni
    Punet ja u bejne te huajt

    Shiko mik pak qeverrine
    Lupen verja ca me prane
    Se po thyhet shprese e fundit
    Ere po bie dhe kjo ane

  21. tomorri says:

    SI GJITHNJE O TRIMI MERO. SESHTE HERA E PARE QE KETI KRIMINELI JA NUMURON JENET DHE FENET. SA KAME LEXUAR NE SHTUPIN E SHKRUAR JANE BERE MBI 100 AKUZA TE NDRYSHME, JO VETEM EKONOMIKE, PER FAMILJARET E TIJE DHE MIQTE E JENICERET QE E SUVENSJONOJNE, PORE SIC SHKRUANI EDHE JU ESHTE AKUZUAR EDHE PER VRASJE. KY MOSTER E FELLIQUR NE VEND QE TE DERGJEJ NE BURG, JETON I LIRE DHE KA DY MUAJ QE BEN THIRJE PER RREVOLUCJON E PERDORIM TE DHUNES. DREJETESIA HESHT. BUJAR NISHANI SI MVARTES I TIJE, NE VEND TI KERKOI LLOGARI DREJTESISE,SI KRYETAR I KLSH, PER MOSEVEPRIM, I JEPE DEKORATE KETI KRIMINELI. TURP E FAQE E ZEZE. MJERE SHQIPERIA.

  22. eklipsi says:

    I detyrohej ja kish detyrim moral saliut se gjith karjeren e ti politike e ka nga ai kshu qe i erdhi momenti qe ta dekoronte prisin shpirteror …

  23. alt says:

    Mero, ju keni shkruar nje liber per ngjarjet e 97 dhe ku Berisha pershkruhet krejt tjeter nga ai i ketij editoriali (per 97 e kam fjalen). Kur shkruhet historia, ashtu sic ju metoni te beni ne kete ediotorial, njerezit i referehon rrefimimeve te deshmitareve te ngjarjeve. Ju jeni nje i tille me librin tuaj, keshtu qe besojini vetes ne ato qe thoni, ne menyre qe t’ju besojne edhe te tjeret.Dekorimi i Berishes te le vertet nje shije te hidhur, por kurseni urrejtjen ne shkrimet tuaja, se do nderoni inteligjencen qe nuk ju mungon. Te krijohet pershtypja se keni nje urrejtje personale me Berishen… aq sa te ben te mendosh se edhe urrejtja ndaj Rames dikur ka qene po aq personale. Ajo qe mund ta shpjegoje pastaj eshte thjesht sherbimi qe i ofrohet nje pale kunder tjetres, rast ne te cilin kompromentohet drejtesia per te cilen duket se luftoni

  24. Kosovari i revoltuar says:

    Hahaha ike o plaku Mere ike, me gjithe tespie e Tosum Baç..!
    Te lumte pena o shkencetar i gazetarise. Analiza qe ben Baze eshte shkence ..!

  25. g.karagjozi says:

    Zt.Mero ja ke thene pothuajse te gjitha krye kriminelit Berisha. Te cudit fakti si nuk reagon ky Popull,kjo Qeveri.Shqiperia ka vetem nje problem madhor ELIMINIMI I KRIMINELIT BERISHA

  26. lalzi says:

    MERO E KE GABIM. AI NUK LARGOHET NGA KJO JETE PA I NXJERREUJT E ZI KETIJ VENDI. AI ESHTE MOSTRA ME DIABOLIKE NE HISTORINE E NJEREZIMIT. QOFSHA I GABUAR, POR KY VEND DO TE BRAKTISET NGA SHQIPTARET PER SHKAK TE TIJ. NE NUK KEMI NJI FIGURE POLITIKE QE TA MPOSHTE ATE. EDI RAMA ESHTE NAIV PARA TIJ.

  27. Pali says:

    PD mos e ndiqni me kete njer.
    Hiqeni popull na Mori ne qafe
    Eshte i zi ne shpirt
    Hakmarres
    Poshterues
    Ka ne gjak poshtersine
    Shaiperise e mbare shqiptarve ju ka sjelle dem te math
    Edhe grupi risto lulo strazo palo bogda bylyku muli babes kane te njejtin gjak terbimi
    Koto figura e mbajne larg popullin e ndrydhin e ropen
    Saliu kush eshte? Nuk e njihni ?
    Demokracia ska nevoje per mbeturina te hurit dhe litarit
    A kemi familje, a jemi evropjane?
    Si eshte I cthurur si e durojme
    Si e ndiqni democrate te ndershem
    Po pse vetem keta kini
    Vetem keta pasurohen
    Na vinte turp kur pysnin kush eshte president
    Historia e sales qe ne te ri eshte e zeze aqe sa edhe diktatoret

    Populli ka ne dore fatin e tij Shqipetare me rruge demokratike do clirohen nga kthetrat e bishave te rrezikshme

    Faqebardhe populli im

  28. Pali says:

    Sqiperia
    Falje
    Si doktor ka qene I mire

  29. nardi.L says:

    Berisha = kanceri I Shqiperise.Kanceri ne te shumten e rasteve nuk sherohet por Po te shporret ky perbindesh ndoshta Shqiperia ka shprese.

  30. tradita says:

    Sa te jete gjalle rreziku i kthimit te enveristeve Sali Berisha do te jete ketu. Mbidhni te gjithe funderrinat e botes suaj, te gjithe kriminelet e te gjitha ngjyrave, te pabeset e te pabesve., doktor Berishes nuk i vini as deri tek thembra. Ai do te qendroj si sfinks per Shqiperine, per kete vend ne roje te hijeneve si puna e Bazes, Bolinoos, Balles, Nanos , Stefanit dhe shume mjerave te tjere qe vetem neveri te ngjallin.

  31. kastraveci 137mm says:

    Po tallet gjithë Shqipëria me Sali Berishë. Fund i turpshëm. Jepini ilaqin….

  32. veterani says:

    FATKEQSI KOMBETARE-SALISERB BERISHA.

  33. capia dhia says:

    Une nje gje nuk e “kuptoj”. Si u be dhe eshte e mundur qe ata qindra apo mijera demokrate qe i’a dolen te permbysin aq te egren diktature te puntoreve dhe fshtareve, nuk ia dolen dhe nuk po ia dalin te largojne nga skena politike, ekonomike, sociale Sali Berishen, manipulatoret e demokracise?!.
    Ka dicka ketu qe nuk shkon me te kaluaren, dhe me te tashmen!
    Mos valle ata qindra dhe mijera puntore, fshatare, intelektuale qe shemben eterit e tyre, jane kthyer gjate 25 viteve te fundit, ne diktatore te rinj te mases te puntoreve, fshatareve, intelektualeve qe heshten, pane, degjuann, vegjetuan, mbijetuan me stoicizem dhe pjekuri mendore ne vitet 1990, mbijetojne ende sot!
    Ku ishim? Cfare arritem? Ku jemi?
    Nje vrime ne uje, ose, nje vrime ne zemren e Shqiperise.
    Bij kurvash – i quan ata, antishqiptaret, Faik Konica.

  34. Kameleoni says:

    Mero, dua të vërrej diçka: Sali Berisha, nga na intelektuale e kulturore, është më poshtë se Bujar Nishani, kështu që nuk e vuri President “për t’u tallur”, por thjesht për ta patur “nën sqetull”…(?!) Kur shoh dhe dëgjoj Sali Berishën, mua më vjen turp që linda dhe jetoj në këtë vënd…!

  35. koli says:

    Imagjinoni Imerin (Meron)komunist-demokrat-socialist,ku eshte ndryshe nga Berisha.

  36. Agimi says:

    Sakte fare Mero!I ka bere shume te keqija ketij vendi, por e keqja me e madhe eshte se ka mbjellur faren e keqe shkaterruese , te cilen do ta vuajme perjetesisht.

  37. Beba says:

    Respect per ju Z.Mero!! Admiroj ju dhe stafin tuaj per vertetesine dhe transparencen e lajmeve dhe analizave te ngjarjeve ne vend dhe ne Bote!!
    Thank you.

  38. Gazetare says:

    Ej, BLENDI FEVZIU godet serish! Ka 2 menyra per te ardhur ne pushtet! haha

    http://opinion.al/a-e-ben-dot-kete-opozita/

    Hahaha

  39. noah says:

    Si nuk u ngope duke sharë Saliun, o Mero! Po ti dhe Rakipi ishit nga këshilltarët e parë të Saliut dhe tani flisni sikur të jeni të larë nga gjynahet e Saliut! Lere Saliun dhe merru tani me një Sali më të keq nga i pari. Zgjidh midis dy të këqijave atë më të mirën. A ka Saliu faje? Ka dhe ka shumë, po ti dhe të tjerë leriani këtë drejtësisë dhe boll u morrët me fjalë koti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje