Nga Mero Baze
Ka një përpjekje të Sali Berishës për t’u vetësugjestionuar për një “mrekulli” që mund të ndodhë nga dhuna më 8 Dhjetor, për të rrëzuar qeverinë. Postimet e tij aluçinante, fjalori i tij patetik, të mosndjerit rehat me veten dhe kur shfaqet në ekran, të gjitha tregojnë se ai do të krijojë idenë, se diçka e madhe do të ndodhë më 8 Dhjetor. Biles për këtë nuk ka kursyer as kërcënimet fizike për Edi Ramën dhe shantazhet verbale për dhunë ndaj tij.
E gjitha është një shpresë e vakët e tij, për mos dështimin e mitingut dhe për të treguar se rruga e forcës është më shpresdhënëse për opozitën, se beteja politike.
Nuk është hera e parë që e bën këtë. Dhjetra herë në karrierën e tij, kur mbetet i izoluar, i defaktorizuar dhe i pashpresë për pushtet, i drejtohet rrugës dhe shantazheve verbale për dhunë, por ajo që i ndodh më pas, e zhyt më keq. Dhuna ëshët mjet mbijetese në politikë, por jo mjet triumfi. Berisha po e kthen PD pikërisht tek llogoret e mbijetesës.
Mbaj mend në vitin 2004, kur nisi një fushatë me tre protesta të mëdha nën sloganin “Nano ik”. Tek mitingu i parë paralajmëroi përmbysje, largim të Fatos Nanos nga zyra, dhunë mbi Kryeministrinë, tërheqje zvarrë etj. Broçkulla të kësaj natyre që lëshon sot, që të dukej që kishte mbështetje. Mitingu i parë ishte i mirë. Pastaj erdhi i dyti dhe u përgjysmua, ndërsa te i treti mbetën një grusht njerëzish.
-Çfarë ndodhi avokat, ju drejtua Ngjelës, përse njerëzit nuk erdhën më në miting?
-Ty të ka gjetur si mua me gjyshen, i tha Ngjela. Kur isha student, merrja një shoqen time në dhomë, dhe sa herë futesha brenda, gjyshja rrinte tek dera dhe më porosiste “aman se mos i bësh gjë çupës së botës”. Ma tha disa herë dhe më mërziti.
-Dakord moj gjyshe, i thashë, nuk i bëj gjë, por puna është që nuk vjen më pastaj.
Dhe ty kështu të ka gjetur, i tha. U the hajde se do ta përmbysim, do ta vrasim, do ta tërheqim zvarrë, erdhën, shetitën, ikën, nuk bënë gjë d.m.th…Nuk të vijnë më!
Prandaj gjithë ata që janë tensionuar nga thirrjet aluçinante të plakut të vjetër të PD, duhet ta marrin më me humor këtë gjë. Nuk ka për të ndodhur gjë, dhe ato turma që ndillen për dhunë në sheshe, vetëm sa largojnë qytetarët. Unë besoj se PD është më e mençur se Berisha dhe nëse do sa më shumë qytetarë në shesh, duhet t’i ftojë ata për protestë.
Për dhunë janë gati shumë pak vetë. Dhe nëse i karikon me idenë se më 8 dhjetor do përmbysin pushtetin me dhunë, jo vetëm që është duke i tallur, por është dhe duke i larguar nga trupa e protestuesve, ata që mund të mbështesin protestat ndaj qeverisë për një kohë të gjatë.
8 Dhjetori i 1990 është një histori e madhe për shqiptarët, e cila nëse tenton të imitohet, bën qesharak ata që duan ta imitojnë. Historia që tenton të përsëritet herën e dytë është gjithnjë komike.
Kështu duhet marrë dhe përpjekja e Berishës për t’u dukur si i fortë më 8 Dhjetor të 2015. Është thjeshtë një plak i hedhur në mes të rrugëve nga historia, që e ka luftën me kohën dhe pamjaftueshmërinë e saj për t’u rikthyer dhe një herë. Dhe një makth i tillë e bën ashtu siç duket, i çmendur.
Por merreni me humor dhe dilni në shesh pa frikë. Dilni protestoni ndaj qeverisë dhe ndaj gjithë pakënaqësive që keni për të. Dilni mes të tjerash dhe për ta shpëtuar opozitën nga spiralja e dhunës ku e ëndërron plaku i saj, i cili ka frikë se betejat politike serioze, e lënë në harresë.
Merreni qetë, se është rrugë e gjatë dhe duhet të ridilni përsëri.
Nuk keni pse zhgënjeheni pse nuk i doli fjala një të marri. Ai nuk ka hallet tuaja, nuk ka mungesat tuaja në shtëpi, nuk ka moralin tuaj. Problemi më i madh që ka familja e tij, është sherri mes ish- nuses së djalit dhe të dashurës së re për macet, kalin dhe qenin, dhe xhelozia e të birit që babai çmon më shumë dhëndrin se atë për politikë. Ata nuk kanë problem parash, kanë problem ku t’i prishin ato. Nuk kanë probleme taksash, se kanë qenë gjithë jetën sekserë, kanë problem pse nuk marrin më taksa.
Ju që do dilni nesër në shesh, dilni për veten tuaj, për hallet tuaja, dhe mbi të gjitha për të mos e dorëzuar fatin tuaj në aspiratat aluçinante të një plaku të rrjedhur. Merreni me humor si një babagjysh të Vitit të Ri, por kujdes, se tani dhe babagjyshët vjedhin! Ai do t’u vjedhë protestën tuaj!
Shkrim brilant! Kujdes, se ai ( Berisha) ” do tju vjedh edhe protesten!”
Me kete historine e qefliut avokat Tak Ngjela duket qe ka bere namin me goca te reja.Pra enverhoxha nuk ka gabuar me keto plehra.Mesa thone shoket e tj ky ka qene Don Zhuani bllokut
Jo vetem me historine e gjyshes Ngjeles por dhe me historine e gjyshit te Dasares ai diktori i dashur dhe nevojshem per ate kohe paska qene absolutisht dhe i domosdoshem.
KUR SHIKOJ QE KRY KRIMINELI BERISHE NE VEND TE ISHTE NE BURG ME KERKESEN E USA-BE..PO NDODH E KUNDERTA.
KETO DONALD LUTE…HELMUTI I GJERMANISE DHE KJO VLAHUTINJA E BE KANE DALE JASHTE KONTROLLIT
PO PSE NUK I VENE PRANGAT BERISHES ?! KUSH ESHTE SEKRETI..
Sekreti i Berishës ambasadorofag
Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe (edhe pse kriminale) në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
ME FOL BURRASH
ESHTE TURP PER KONGESIN AMERIKAN DHE BASHKIMIN EUROPJAN
ESHTE TURP PER OBAMEN DHE MERKELIN QE NE NJE VEND TE NATOS ..NJE ISH K/M PASI VRET 4 PROTESTUES PO URINON VIKTIMAT DHE JETIMET E TYRE
AJO QE BEN TROIKA AMBASDOREVE NE TIRANE QE SHPIK DEKRINALIZIMIN PER TE MBROJTUR SALI BISHEN…ESHTE POSHTRIM KOMBETAR QE NUK E ARRITI AS NJE PUSHTUES GJATE GJITHE HISTORISE
Nje KOMENT PERFEKT !!!
Bravo 21 janari 2011 !!!
Ke shume te drejte more bir por i zoti duhet me e nxjerre gomarin nga balta.
PO U NGRITEN VETE SHQIPTARET EDHE KETA BIRBOT E BOTES NUK DO SILLEN ME KESHTU.
U ngrit Albini ne Kosove por ne themi larg bythes sime dhe mire qeveria shqiptare nuk e mebshtet se ja di lakeu ja shijen pronarit, por nuk e mebshteti as populLi shqiptar TURP.
kESHTU TE PERCARE DO NA HANE ME KOLLAJ.
“Nano ik”? Iku Nano…e suksesshme doli ajo levizje… gjej ndonje shembull tjeter Mero
KRIMINELI Sali Berisha po na kercenon perseri,ky PLAK DIMRAK i pjerdhun nga trute ne fakt duhet te ishte prej kohesh ne Burg per TRAGJEDITE qe i ka kriju Shqiperise,si lufta civile ne 97 dhe vrasjet ne mes te bulevardit me 21 Janarit 2011.Trego ku jan eshtrat e Remzi Hoxhes more i pabese pastaj udhe te mbare ne FERR.
Shume shkrim i arritur….
Le te dalin e ta mbeshtesin plakun e rrjedhur, po ka per te ik ndonje per lesh si dikur ne Prillin e Shkodres. Ky bir bushtre te vret prapa kraheve.
Le te dalin e ta mbeshtesin plakun e rrjedhur, po ka per te ik ndonje per lesh si dikur ne Prillin e Shkodres. Ky bir bushtre te vret prapa kraheve e te ben deshmor te kombit.
Po vjen dimri me shkop n’dor gjethe bar i ka prish,
i thot vedit me za pak struku struku o Sal Berish
Une sapo lexova Fevzo putanen dhe do te shkoj nga ana lindore e tiranes,sepse sipas pikes 2 germa “k” te Fevzos i bie qe opozita te jete nga lindja sse andej lind dhe dielli .
Jam i qete sepse edhe Fevzo do te vije i veshur me blu i gjithi tama BIO OPOZITE.Do marr dhe Kacin ne telefon se nuk i dihet mos ka shkuar ne aeroport me Topallin.
Sa here e je treguar kete histori Mero?!
Shume here.E megjithate eshte prap shume e bukur.
Po asnje lajm fare ne faqen e pare per vdekjen e Imzot Rrok Mirdites o Mero?
Nje i rrjedhur nga trute qe hedh nje gure ne lum,nuk ka shanse qe mund te gjenden 100-ndra budallenj ta nxjerrin nga lumi,sikur se nuk ka shqiptar ti shkoje me nga prapa nje te marri,qe ky i fundit te vije ne pushtet.
Ky intigant , ky hipokrit , ky vrastar i pa bese i pa din e iman , kerkon te provokoje trazira me vresje te paguara nga ana e ketij banditi me shpellaret e krimit mercenare te paguar , ky gjarper hedh gurin e kerkon te fshehe doren , kjo date duhet te jete fundi i mashtrimit te shqiptareve dhe varri i ketij Sahli Qenit me Zarbahanat qe i shkojne pas .
Njeriu që ika bërë më shum se kush do tjetër dëm shqipërisë dhe shqipëtarëve.figura dhestërmbullari i të gjitha ngjarjeve më të shëmtuara që kanëndodhur këta 25 vjetë në shqipëri.shkatërruesi i substancës iedukatës kulturës i genit dhe deri gati në në zhdukien e plotë e të qënit shqipëtarë.ai është dirigjenti skenaristi dhe regjizori itë gjitha prapësirave që ka ndodhur këza 25 vjet në shqipëri. Duhet gjykuar me domosdo që shqipëria të filloi zë shkoi në drejtimin e duhur.
Askush prej atyre qe e ndien veten shqiptare te mos dale ne protesten e thirrur prej Krye tradhtareve Sali Berisha-Lulzim Basha! Po, mos bene diçka (keta) per Shqiperine dhe per shqiptaret qe i japin vetes te drejte t’i therrasin per proteste? Keta dy “trima” po therrasin e po çirren per lufte ndershqiptare, per lufte vellavrasese, siç po ju fishkëllojne ne vesh shkine Sllobodanka (Lirie Berisha) dhe shkiet “shqiptare” te Prishtines!…
Shqiptare, mos dilni ne asnje proteste “shqiptare” qe therrasin tradhtaret!
DRENICA E KUQE
Berisha nuk ka lene gje te poshter pa i bere ketij vendi. Ai vetem nje gje nuk ka bere akoma. Vetem qe te pjelle si grua…
Sali do te krijoje amulli per te mbuluar vjedhjet qe ka bere Dhe per te shtyre sa me shume te jete e mundur, reformen me drejtesi. Njerezit nuk kerkojne te perseritet nje 97-te e dyte.
Shkrim i goditur Mero.
I madh Mero çdo gje na vodhi 8 dhjetorin PD RD na vodhi demokracin shpresën begatin na vodhi naften kromin telekomin bankat hec tec ARMO çdo gjë tjetër e bëri magazin shumice por jo të gjitha na i mori na la ca gjërana la Edi Ramën Koço Kokdhimën Fatmir Xhafën na la gjithë atë alamet LSI je me gjithë Monikën brenda na le Shullazin Ben Qimen pa ekstraduar
Cdo perpjekje po’ behet per te minuar reformen ne drejtesi. Jane shume te interesuarit qe sduan ta shesin lekuren lire. Nuk eshte kaq e thjeshte sa mendohet!?
po edi rama cfar deklarata bente nje nate perpara 21 janarit ap[o i keni bere vete ato gjera e prandaj druheni
Te lumte dora more djale ! Mero ky njeri me emrin SaliMilloshi iu eshte
burri nenes shqiptareve ! Perse shteti nuk e con ne manikomio kete plak
te rrjedur me halucinacionet e Bankos ! Ky kryekriminel mafioz, ne vend
qe te jape,ose me mire, te jepte llogari para drejtesise per krimet e tij
kercenon, shantazhon,provokon,ore e cast shtetin qeverine,kuvendin duke
anashkaluar ”Drejtesine” sepse kete te fundit sebashku me nje president
jo vetem sakat e ulok por edhe nje ushtar servil i Berishovit,qe ne kete
8 dhjetor duan me cdo mjet e rruge gangsteresh te ‘!pernpmbysin ” qeverine
me dhume’. Por ky mjeran harron se tash jemi ne vitin 2015 dhe jo ne 1991-
1997…!!!
Shenim: Doni te dini kush e vodhi banken keto dite ? Iua them une Sali
MIlloshevici sebashku me banden e tij. Duhet paguar mitingashet, ndryshe
ata nuk i vinin ne proteste . Rriheni Salulushin me kopan dhe ata do ju thone ku i kane parate ….!!!!
Une mendoi se qytetaret e Tiranes dhe gjithe Shqiperise,jane me te mencur dhe me te ekuilibruar se Berisha dhe gjithe udheheqja e PD-se.
Berisha perpiqet qe tu shpetoi krimeve qe ka bere,pjesa tjeter kerkoin karriket per vete,ndersa qytetaret kerkoin nje jete me te mire.
Mero ka te drejte: sikur ta marrin vesh njerezit qe
Sali Berisha nuk vjen ne Proteste, do ta mbushin Sheshin dhe Shetitoren plote…
Por…
Ramen e pengon babai dhe Qeveria e Nipave dhe Mbesave te Bllokut
Krimi i radhes, Reforma per pronat ose kompensimin e tyre, nuk ka per te ndodhur,
sado qe bijte e nipat e Bllokut kerkojne ta cojne thiken deri ne eshter….
“Kriminelle jeni…”, mire ua tha Lu Amerikani.
Thoni qe fajin e kane qeverite e 25 vjeteve te fundit, pra jo shoku Enver, dhe pronaret qe u ndeshkuan nga komunizmi, perseri ata te paguajne cmimin!
Pse nuk akuzoni tere shtresen politike qe ka qene ne pushtet ju,
pse nuk i pyesni: si i bene tere keto pasuri qe kane me vjedhje?
Po, edhe Sali Berishen, te parin ate, nese jane te verteta akuzat tuaja per te.
Nese jo, ai ka te drejte kur thote se Qeveria e Rames eshte e Nipave dhe Mbesave te Bllokut:
Sonila Qato qe degjuam te Ora News ishte vajza e Llambi Gegpriftit, psh. Nuk i dridhej fare qerpiku:barazonte ata te partise me ata te burgjeve!
Turp, ju ndeshkofte Zoti, ju dhe femijet tuaj…
Me 6 Dhjetor jeni te mbrojtur nga…Sali berisha, por me pas
me pas si do t’ja beni?
o mero po si nuk ke turp qe deri dje na shaje ne qe ekundershtonim berishen kurse sot ti zgjohesh dhe flene duke shar berishen hajde gazetar hajde
O mero …mos e ndyni 8 dhjetorin e 90!as sale katnari..por ad ti ske te drejte qofte edhe ta permendesh!!!nqs keni ate pozicion shoqeror edhe ekonomik sidomos…na detyroheni ne nje fare mase…ne dhjetoristeve…shumica e te cileve…bene nje levizje me ideale…por si i thone ..REVOLUCIONIN E FILLOJNE TE NDERSHMIT..E VAZHDOJNE AVENTURIERET…DHE E FITOJNE MASKARENJTE…E JU JENI MASKARENJ
Bravo Mero!! Respect ngahera!!
Sali Berisha ka vjedhur protesten e studenteve ne 1990 me vone vodhi dhe vrau shqiptaret ne 1997, me vone per 8 vjet rjesht vodhi pasurite kombetare dhe vrau 4 vete me 21 Janar, Vrau ne GERDEC. Kete radhe deshiron te vrasi veten, mesa duket!
Nje shkrim perfekt dhe analize perfekte. Bravo Mero
Shkrimit nuk mund ti shtosh dhe heqesh asnje presje…i thote te gjitha ato qe duhet te mendoj nje tru i shendoshe e i ftohur nga pasionet…Ftoj rinine shqiptare te mos behet pre e deshirave perverse te Sali Berishes, i cili per ti realizuar ato ne funksion te karrieres se tij, i perdor si mish per top!!! As qe e ha meraku Saliun se populli nuk ka buke te haje…Ai kerkon me çdo kusht te kthehet ne pushtet per tu pire me shume gjakun siç ka bere ne te kaluaren!!!
Mero dole bllof me kete shkrim, po ju iken situata prej duarsh.
@ 21 janari
Dielli mbi korab
A thu jeta ka fillu
Ne 21 janar?
Po krimet e KOmunizmit
Kufomat pa varr
Gropat kolektive
Skelete me pranga ne duar
Kafka te ndara ne mes
Shqiptare te pushkatuar pa gjyq
Nena motra GRA qe qajne te afermit pa varr.
Ju te dy keni te drejte
Ju shani veten tuaj
Ju te gjithe jeni te majte
Qe nga saliu e deri te ju te dy.
Komunizmi 75 vjecar po e mban peng kete vend deri sa Zoti te na shpetoje.
PER FIERAKUN NGA GS
JE BERE SI ATO USHTARET JAPONEZE TE HARRUAR NE FILIPINE QE VAZHDONIN LUFTEN E DYTE BOTERORE DHE NE VITET 70′
SA HERE HUMBET PUSHTETIN PUSHTI BERISHE DILNI JU MERGATQYQARET E FERRASIT DHE HAPNI KUFOMAT E SHEKULIT KALUAR
PROBLEMI NE SHQIPERI ESHTE VETEM 1….ENVERHOXHA I PERZURI SERBET NE 1948 DHE NE 1992 NA I PRURI SALISERBI ME LOBIN JUGOSERB NE AMERIKE.
DHE SOT QE KOSOVA KA PROBLEME MBIJETESE…DALIN SERBET E FERRASIT ME ZJARR DHE HEKUR…
KUSH E PRURI SALISERBIN ??
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
“Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.
Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.
Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serboboshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.
Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliçin) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.
LERENI KOMUNIZMIN E VDEKUR….DHE SHIKONI SALI ELEZBIBERIZMIN…QE FILLOI TE DJEGE VENDIN PER HERE TE TRETE….ME NJE HESHTJE TE PAPRANUESHME NGA USA-BE
*******************************************************************
Ky “REVOLUCION” nuk pefaqeson “POPULLIN” por …
shpellare veriore, qe si ne 98-ten dogjen dhe bene nje “grusht shteti”.
Ceta-PD jane vetem 40 deputete,
kurse NE “POPULLI vertete” jemi 3-4 here me shume, me te qete dhe kulture …
Ky eshte nje nje “PLAN ORGURZI” Veriore me Kosovare !
E mjera SHQIPERI me
keta veriore qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.
***********************************************************************