Letër e hapur naçuve të ISIS-it: Ja 13 arsye pse nuk duhet ta sulmoni Shqipërinë

6 Dhjetor 2015, 18:05Editorial TEMA
Letër e hapur naçuve të ISIS-it: Ja 13 arsye pse nuk duhet ta

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Marshalla per badjava o vella qe je per kete popull fukara. Te dergoj selam nga Arnautistani dhe si fillim me ler te te perulem per rezistencen qe po ben e per panikun qe po shkakton ketej nga Evropa plake. Po te shkruaj ne numrin njejes duke menduar se pas teje jane rreshtuar me mijera te tjere per kauzen tende fisnike dhe kur flas per dy pale veshë degjojne me mijera te tjere aty ku jeni fshehur ne Siri e Irak. Qe te te mos te mbetet qejfi po te them qe mua me ka mbetur qejfi nga ty. Si sternip i Haxhi Qamilit nuk mund ta pranoj qe ti pranove ushtare nga Albanistani disa prej zgjebarkave me te shemtuar nga djemte tane te fshatrave te Librazhdit apo Pogradecit. Si evropian i shartuar qe jam po te toleroj. Dhe nese nuk po fluturojne mbi koken tende avionet rusë bombardues, gjej pak kohe e më lexo. Nuk dua ta sulmoni vendin tim sepse misionin e permbushim vete ne ndaj mos harxhoni as ushtare e as tritol. Ju nuk duhet ta mesyni Albanistanin per keto arsye esenciale:

1-Ne e realizojme vete 100% numrin e vrasjeve dhe aksidenteve. Cdo jave vrasim dhe masakrojme njeri-tjetrin pa nderhyrje nga jashte!

2-Deri tani jane regjistruar 21 xhami jashte kontrollit te Komunitetit Musliman dhe shifra eshte gjithmone ne rritje.

3-Kengetari Stine, ky kaur i qelbur sapo u arrestua nga policia e Tahirit. Dje ky malukat qelloi me shishen e birres nje nga kengetaret me te spikatur te muzikes orientale autoktone.

4-Futuni ne youtube dhe shikoni me syte tuaj sesi kenga me e klikuar dhe me e pelqyer shqiptare eshte,mbetet dhe do te mbetet tallavaja ordinere “Te ka lali shpirt, te ka lali xhan” me 160 milione shikime. Pra ne kemi shkerdhyer lice, shkolla, universitete arti apo pseudoartistet tane Mentor Xhemali, Vace Zela, Inva Mula, Parashqevi Simaku, Aurela Gace dhe qindra te tjere sepse na pervelon gjeneza e shpirtit per pak tingull mysybeti.

5-Shqiptaret nuk kane nevoje tu pritet koka nga Isis-i sepse u pritet ymri nga spitalet dhe shendetesia mizerje e Ilir Beqes.

6-Socialistet u zbythen perseri nga Komisari kaur Koco Kokedhima dhe kongresi i tyre u shty per ne pranvere.

7-Rusia u akuzon juve sikur beni kontrabande nafte me Turqine por ne kemi 15 vjet qe shesim kontrabande naften virgine te paperpunuar te Ballshit dhe ndotim jo vetem atdheun por edhe shpirtrat dhe xhepat tane.

8-Astrit Patozi e pranoi qe shkemben mesazhe me kundershtarin Edi Rama dhe vleresoi si ministren me te suksesshme krutanen deputete te lushnjes suniten Tina Gjermeni.

9-Muslimania Bleona Qerreti pavaresisht se ka pasaporte amerikane nuk i rri bytha po u gricur me arnautet e ketushem dhe pasi djali i Haxhiut Arjan Cani ia preku bythen me duart e tij na konfirmoi se pa te drejte ia kemi paragjykuar ate bythe.

10-Shkelqimi, suniti tjeter dibran i financave,Shkelqim Cani e zbuti ligjin qe penalizon tregetaret e vegjel dhe tani e tutje neper “pizzerite hallall” ne çdo lagje cunat tuaj do vazhdojne te punojne e te predikojne te lire pa ulur qepenat.

11-Baba Mondi, kryegjyshi boteror bektashi po vazhdon ta shkaterroje edhe ai me indiferencen kanonike Malin e shenjte te Tomorit e bashke me 30 firma qe germojne per gurre ne ate mal,shume shpejt do ta shfarrosin duke rrafshuar edhe kontributin historik te rilindasve.

12-Ne qofte se teatri i Butrintit 2000 e kusur vjet me pare kur u themelua nga trojanet e larguar kishte dhe mbushej rrafsh me 2500 spektatore, ministrja sunite e kultures Mirela Kumbaro menaxhon nje teater kombetar me 300 vende po kurresesi nuk mbushet plot as kete dekade te dyte te ketij mijevjeçari te ri.

13-Opozita e hollandezit te Xhelalit, opozita mjerane e Lul Bashes me ne fund u kujtua per nje proteste por kam frike se zëri i liderit do e tradhetoje kauzen e do behen qesharake porsi 30 muajt e fundit.

Ejvalla qe me lexoni dhe marshalla qe nuk do na sulmoni!

Me respekt vellai juaj plangprishes Bledi Ahmet Aishe Mane, lindur gabimisht ne Frasherin e iluministeve permetare ne pranveren e 1973-shit.

28 komente në “Letër e hapur naçuve të ISIS-it: Ja 13 arsye pse nuk duhet ta sulmoni Shqipërinë”

  1. gjyshja says:

    Qe ke lindur gabimisht O Mane edhe ti e di,sepse gabimi korregjohet por faji ndeshkohet.Shkrimi qendron plotesisht por here tjeter perdor pseudonim si ne kohe te luftes kunder vellezerve Italiane e Gjermane.

    1. ISISALI SHIIT BERISHA says:

      KUSH ESHTE NDRYSHIMI I SALIUT ME ISISIN :…IS THE SHAME SHIIT..
      Një letërkëmbim të ish-Presidentit Sali Berisha me Abdul Latif Saleh në tetor të vitit 1992, një person që erdhi në Shqipëri nën petkun e një ‘bamirësi’ islamik dhe që u dëbua disa vite më vonë si terrorist. Në pamje të parë duket si një letërkëmbim i zakonshëm midis miqsh. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një miqësi të hershme midis tyre. Saleh na del se e shtynte si të thuash ‘derën me këmbë’ të Presidentit të Shqipërisë të asaj kohe. Nga letra e Saleh-ut drejtuar Berishës del qartë se ai kishte një besueshmëri te kryetari i shtetit shqiptar, pasi Berisha jo vetëm i përgjigjet pa mbushur 24 orë letrës së tij, duke e ftuar menjëherë në Shqipëri sheikun e rekomanduar (bashkë me dy persona të tjerë shoqërues të tij) por edhe duke i krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme, për t’u takuar me Kryeministrin e vendit dhe shumë ministra.

      Abdul Latif Saleh u shpall në vitin 2005 nga qeveria amerikane si një nyje e rëndësishme e infrastrukturës së biznesit të Al-Kaedës, ai njihej si doktor në profesion, por operonte në biznes, mbante tre pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta jordaneze. Në vitin 2011, ai u shkëput nga lista e personave të skeduar si anëtarë të Al-KAedës, por disa nga bizneset që ai menaxhoi ose mbështeti, në disa shtete, kanë qenë në pronësi të disa krerëve të Al-Kaedës dhe mbeten sot e kësaj dite asete të sekuestruara. Më poshtë letërkëmbimi mes dy doktorëve në vitin 1992.
      Abdula Latif Saleh i shkruan Berishës:
      Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha
      Lënda: Vizita e Sheikut Andulrahman El-Essa në Shqipëri
      Zotëri,
      Në vazhdim të vizitës suaj të shkëlqyer në Kuvajt dhe për t’i bërë marrëdhëniet më konkrete, unë po ju drejtohem më këtë faks me dëshirën që Zoti Abdulrahman El-Essa të vizitojë Shqipërinë me qëllim që të shohë për mundësinë e investimit në Shqipëri. Zoti El Essa është një investues i njohur në Kuvajt dhe ai është shumë i interesuar të shikojë mundësinë e investimeve në Shqipëri në fusha të ndryshme. (Ai do të jetë i shoqëruar me dy persona të tjerë). Unë mendoj së është shumë mirë që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t’ju takoj ju dhe unë do të isha shumë i lumtur nëse qeveria mund t’i dërgojë një ftesë atij për t’i dhënë vizitës së tij pamjen e një vizite të programuar. Ai është gati të vijë javën e ardhshme dhe të qëndrojë disa ditë. Me këtë rast, unë do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj për projektin tim në fushën e mjekësisë, ndërkohë që jemi duke shqyrtuar një projekt shumë të madh në këtë drejtim në Shqipëri.

      Sinqerisht i Juaji,
      Abdul Latif Saleh
      Mbikëqyrësi për Shëndetësinë
      Organizata Ndërkombëtare Islamike e Ndihmave
      Tiranë – Shqipëri
      22 tetor 1992

      Përgjigja e Berishës për Sheikun El-Essa:
      Republika e Shqipërisë
      Presidenti
      Tiranë, më 23.10.1992
      I nderuar Sheik El-Essa
      Pata mirësinë të informohem nga Dr. Abdul Latif Saleh, Mbikëqyrësi për Shëndetësinë në Organizatën Ndërkombëtare Islamike të Ndihmave , për dëshirën tuaj për të vizituar vendin tim, me qëllim për të parë mundësinë e investimeve këtu.
      Që nga ardhja në pushtet, kabineti im dhe unë kemi marrë përsipër një program për ringjalljen dhe ndryshimet në këtë vend, i cili përballet me detyra monumentale në vitet që vijnë. Do të ishte një nder i madh për mua t’ju prisja ju këtu dhe të diskutonim për nevojat e popullit tonë dhe mundësitë për zhvillim dhe investime. Gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri ju do të kini shansin të bisedoni në detaje me Kryeministrin dhe shumë ministra për projektet konkrete.
      Duke shpresuar të takohem me ju shumë shpejt, mbetem
      Sinqerisht i Juaji,
      ISISSali Berisha

      =====================================

      ***
      Biseda mes Berishës dhe Mero Bazes për Abdul Latif Saleh
      Dëshmia në librin e Mero Bazes për marrëdhëniet e ngushta të Berishës, Gazidedes dhe Tritan Shehun me veprimtarin e Al-Kaedës në vitet 90-të dhe një episod me disa gazetarë amerikanë në Tiranë
      Nga Mero Baze
      Një figurë misterioze për të cilën ai pati probleme ishte Abdyl Latif Salehu. M’u kujtuan bisedat e gjata të Berishës për të, si dhe fakti që asnjëherë nuk përtonte për të dhënë sqarime rreth tij.
      – Çfarë problemesh ke me këta islamikët, që të sulmojnë amerikanët? – i thashë papritur, më vonë, kur Berisha ishte vënë në qendër,të sulmeve si njeri që kishte ndihmuar veprimtarët më të rrezikshëm të Al Kaedës për të krijuar bazat e tyre në Shqipëri.
      -Janë shpifje, – më tha. – Më akuzojnë për “Doktorin”.
      -Ç’është ky?
      – Dr. Abdul Latif Salehi, që është një njeri i tyre, – këtu kishte parasysh amerikanët, – por që duan të ma rrasin mua tani. Nuk e njeh ti, s’di si të ta shpjegoj. Janë ca punë shërbimesh, që nuk i thua dot as në opinionin publik. Shiko, po ta them ty këtu, por mos e shkruaj, se është me zarar. Ai ishte spiun i tyre. Shërbimi ynë u premtoi se do ta përdorte për të identifikuar të gjithë tipat e rrezikshëm që vinin nga Lindja e Mesme këtu dhe që mund të iknin në Evropë. Pra, ai bashkëpunoi me ne. I dhashë edhe shtetësinë shqiptare. Janë të pandershëm, se ua kam çuar emrin përmes shërbimit në ambasadë dhe kanë dhënë miratimin.
      -Ka shkresë për këtë? – e pyeta. Nuk e di se si m’u ngjall instinkti i gazetarit për ta parë deri në fund këtë histori.
      -Po ku di unë a ka shkresa…. Unë nuk merrem me shërbimet, jam president i vendit. Shërbimi im më tha që e verifikoi dhe ishte në rregull, ndaj dhe mund t’i jepej shtetësia.
      M’u duk bindës në shpjegimin për pafajësi në këtë pikë.
      Në vjeshtën e vitit 2001, në Tiranë erdhën dy gazetarë amerikanë, që ndiqnin gjyqin e të akuzuarve për veprimtari terroriste bazuar në marrëdhëniet me Al Qaedën. Ata kërkuan takim me Sali Berishën dhe celulën e SHIK-ut që merrej me terrorizmin. Berisha i takoi me tre ish-oficerë, në atë kohë të papunë, që u shpjeguan atyre të njëjtën histori: që dr. Salehu ishte agjent i dyfishtë. Por Berisha nuk pranoi të citohej për këtë.
      -E di ambasada, – u tha atyre, – pyesni në ambasadë. Gazetarët ikën, por ishin skeptikë për atë që u tha Berisha. Nga mënyra se si fliste Berisha, m’u krijua ideja se dr. Salehu mund ta kishte marrë shtetësinë diku nga viti 1994 ose 1995. Pasi i hodha një sy të shpejtë listës së shtetësive, pashë që ai e kishte marrë atë në vitin 1992, pra sapo Berisha kishte ardhur në pushtet. Ishte pak e dyshimtë që ai të kishte pasur aq kohë sa të ishte që atëherë agjent i dyfishtë dhe të verifikohej edhe nga amerikanët. Për më tepër, ai kishte marrë dy herë pasaportë shqiptare, në vitin 1993 dhe pastaj në vitin 1995.
      Më pas, kur vendosa të gërmoj për të, mësova se ai kishte ardhur në Shqipëri qysh në vitin 1991, si këshilltar për probleme mjekësore. Kishte punuar disa vite në Spitalin Ushtarak dhe shumë mjekë të atij spitali e njohin shumë mirë. Fjalimet e tij për xhihadin e nevojshëm edhe në Shqipëri, mjekët tanë, shumica ateistë, i kanë pas marrë me të qeshur. Por Salehu ishte serioz në projektet e tij. Në mes të fushatës elektorale të vitit 1996, Sali Berisha e kishte atë në krah, kur filluan punimet për një spital në Sauk, që do të ndërtohej nga fonde të rrjetit të tyre bamirës, por që nuk u ndërtua kurrë.
      Berishës iu kthye në kompleks ky njeri dhe mbaj mend se shpenzonte shumë kohë që ta hiqte nga vetja përgjegjësinë pse ai kishte marrë shtetësinë dhe pse amerikanët dyshonin se ishte lidhja e Berishës me klanet e errëta të botës arabe. “Doktori”, siç njihej gjerësisht prej Berishës dhe Gazidedes, dukej se ishte bërë njeriu kyç në investimet e nëntokës së botës arabe në Tiranë. Ai ishte pjesë e investimit në dy kullat binjake në qendër të Tiranës, zanafilla e ndërtimit të të cilave nis me pushtetin e Berishës dhe kompensimin e disa figurave të larta të pushtetit në atë kohë, përfshi edhe Tritan Shehun. Gazetarët amerikanë që erdhën në Tiranë, i dhanë gazetës Albania edhe disa përkthime të gjyqit që u zhvillua ndaj njerëzve të arrestuar në Tiranë. Aty shihet se “doktor” Salehi kishte mundësuar futjen në Shqipëri të Ahmed Ibrahim Al Nagarit, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua si pjesëmarrës në atentatin e dështuar ndaj ish-kryeministrit të Egjiptit në vitin 1995. Në dëshminë e vet në gjyq, Ahmed Ibrahim Al Nagari thotë se, pas atentatit ndaj kryeministrit të Egjiptit, ai u fsheh disa kohë në Siri dhe pastaj u dërgua në Shqipëri. Në mënyrë banale, korrupsioni i doganierëve shqiptarë ka dështuar për futjen e tij në Rinas. Doganieri ynë i ka kërkuar një bakshish dhe Ahmed Ibrahim Al Nagari nuk ia ka dhënë. Kaq i ka mjaftuar që të kthehet mbrapsht në Stamboll. Pas një peripecie disa javore, ai kaloi në Damask, ku siguroi një biletë tjetër dhe u përcoll në doganën shqiptare nga Abdyl Latifi.

      ISHTE FATKEQESI KOMBETARE NE ATO VITE QE BERISHEN E KOMANDNTE NJE KRIPTO ISLAMIK SI ELEZ BIBERAJ QE ARRITI SA TE COJE BEJKERIN NE 1991 TE XHAMIA TIRANES DHE URDHEROI BERISHEN TE HYNTE ILEGALISHT NE LIDHJEN ISLAMIKE

  2. miti pau says:

    Edhe ku qendron problemi? ?????

    1. une-ti-ai/ajone-ju-ata/ato says:

      Problemi qendron tek fakti se demi qe i kane bere ketij vendi keta kriminela me Berishen e ELEZ BIthBERI jane katastrofale dhe ne vazhdimesi;pse kaq miop je ti zotri?!

  3. SY PESHKAQENI says:

    O BLEND KALLANXHIU

    RROGEN E MERR NGA EDI RAMA DHE PO I BEN NDER SALIQENIT.

    ”””””””””””””””’

    MOS NGATERRO KEKUN ME BUREKUN

    ISISI NUK VJEN NE SHQIPRI SE I KA BAZAT QE NGA KOHA E BERISHQENIT PARE

    15 TERRORISTET NE SHQIPERI, MBROJTJE U GARANTONTE SALI BERISHA.

    Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rifreskuar informacionet dhe listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të organizatës terroriste Al-Qaida. Në total janë 180 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen dhe sigurinë në botë.

    Mes tyre, 15 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.

    Yasin Abdullah Ezzedine Qadi Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.

    Abdul Latif Saleh
    Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.

    Grupi me 9 terroristë
    Adb Al Wahab Abd Al Hafiz; Abderrahmane Kifane; Ali El-Heit; Fethi Ben Hassen Ben Salem Al-Haddad; Farid Aider; Abdelhadi Ben Debka; Moustafa Abbes; Othman Deramchi; Yacine Ahmed Nacer si edhe Youcef Abbes janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.

    Safet Ekrem Durguti
    Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

    Al-Haramain Islamic Foundation
    Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

    o I nderur zoti Zaimi
    Dhe une ju falenderoj per vemendjen.
    Keto gabime “milimetrike” qe paska bere mender Berisha me ngrene nervat kur ai ka bere tonelata krime dhe tradheti.Po shikojme se ne prag te 70 vjetorit antishqiptare te te gjitha niveleve po krijojne nje fortune antikomuniste si terror mediatik alla elezbiberce.Dhe veglat e Rames si ajo mirela kurmbarja jane ne kete linje.Dhe vizita papes me 40 shenjtoret (disa profashiste) me la shije te hidhur.Po mbulohen krimet e fresketa te berishizmiit dhe po hapen “defteret e enverit para 60-70 vjetesh.
    Ne respekt te sinqeritetit tuaj po te jap nje liste te martireve te otrantos qe i kane ngrene peshqit e adriatikut
    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    Te nderuar shqiptare
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.
    A ka ngelur ndonje njeri me ndenja njerzore ne planetin e tokes se per “demokrate” e morem vesh se jane te gjithe.
    Turp dhe neveri per ate popull,per ate klase politike dhe per ato intelektuale qe pertypin kashte dhe jonxhe ne ate vend te frikeshem me emrin Shqiperi

    PRA ISIS-I EDHE NESE VJEN NE SHQIPERI E KA PUNEN TE KRYER NGA SALI SERBI….

    1. 8 dhjetori says:

      Nëse ka diçka që vërtet ka ndryshuar me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ajo është rilindja e një lloji të ri grabitjeje, atij përmes koncesioneve. Pak ditë më parë, me një shkrim të detajuar dhe tejet profesional, revista Monitor, (Lexo Lajme, Lapsi.al) kishte hartuar një ekspoze të plotë të asaj që ka bërë dhe po planifikon të bëjë qeveria socialiste.

      Shifrat janë të frikshme.

      Jo vetëm sepse një parti e majtë po dorëzon shtetin tek privatët.

      Jo vetëm sepse planifikohen të jepen rreth 70 koncesione (në rrugë, transporte, dogana, shëdetësi, shërbime të tjera publike).

      Jo vetëm sepse ministria e shëndetësisë ka ka hapur një thes të madh, 200 milionë euro në vit, për miqtë dhe klientët e Ramës, duke dhënë me koncesion, check -upin, hemodializën, sterilizimin dhe mbetjet spitalore.

      Të gjitha këto janë njolla më vete. Një çmenduri financiare dhe një fushë e pamatë për abuzim.

      Por njëkohësisht me shifrat, me dhënien e milionave pa garë, me “dhuratat” për miqtë dhe me riblerjen e ish klientëve të qeverisë Berisha, kjo strategji shkatërrimtare ka hapur edhe probleme të tjera të mëdha:

      Së pari, ajo po e dorëzon shtetin tek një oligarki e dyshimtë duke ngritur një pikpyetje të madhe: përse ka vlerë që paskësaj shqiptarët të vazhdojnë të votojnë për përfaqësuesit e tyre politikë, kur edhe doganat edhe financat, edhe pullat fiskale edhe ngjyrimi i naftës edhe analizat mjeksore edhe rrugët edhe transporti i kontrollohen nga njerëz që nuk i nënshtrohen kësaj vote?

      Së dyti, ajo po shndërron në tallje dilemën për ndryshimin apo jo të pushtetit, sepse të gjitha këto koncesione po jepen me periudha të mëdha afatgjata (10 vjet dhe më tepër) që e kalojnë më shumë se dyfishin e një mandati qeveritar.

      Së treti ato e rëndojnë disa here xhepin e qytetarëve shqiptarë. Sepse duke dhënë me koncesion përpos veprave të mëdha (psh rruga e kombit për “dhurimin” e së cilës flitet se po bëhen pazare të paimagjinueshme) e njëjta mënyrë po përdoret edhe për shërbimet. Dhe kështu njerzit detyrohen të paguajnë edhe administratën publike që nuk është ulur aspak në numer edhe privatët që prezumohet tu shërbejnë.

      Dhe në fund ato po rrezultojnë jo efikase. Ngjyrosja e naftës nuk funksionon. Rapiskani i bënte tregtarët të paguanin dy herë dhe faktet treguan se droga u kalon nën mustaqe. Crrown Agent megjithëse morri plot 8.5 milion euro, bëri një gropë të madhe në dogana. Kolegë gazetarë kanë raportuar se disponojnë fatura të rreme sikur një fshat i tëre e ka bërë në mënyrë fallco check upin mjeksor. Kudo duken shenjat e vjedhjes dhe shpërdorimit.

      Por pyetja që lind pas kësaj është: a nuk i di kryeministri Rama këto? A nuk e kupton administrata e tij se ka hyrë në një spirale të çmendur shpërdorimesh?

      Natyrisht që do ishte naive të kishe dilema për këto pikëpyetje.

      Ato më parë se zbulimi i një strategjie të re për shtetin e vogël, janë aplikimi i një mënyre të re për të vjedhur. Fiks ashtu sikurse deklamoi një deputet socialist në prag të fushatës elektorale: “ne do të vjedhim ndryshe”.

      Rama dhe ekipi i tij kanë vendosur të vjedhin ndryshe dhe të sigurtë.

      Sepse në fakt, rrugën e koncesioneve abuzive nuk e nisën ata, por qeveria paraardhëse e Berishës. Socialistët atë kohë në opozitë, deklaruan me forcë se do ti anullonin pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve në dëm të shqipëtarëve.

      Për hir të vërtetës tentuan dhe dështuan. Sepse mekanizmat e shtetit ligjor dhe gjykatat ndërkombëtare, nuk janë të gatshme ti anullojnë vendimet e një shteti, sado qeveri e keqe që ti ketë marrë përsipër ato.

      Dhe me sa duket, ky dështim, jo vetëm nuk i mërziti socialistët rishtarë në pushtet, për mosmbajtjen e zotimeve elektorale, por në të kundërt i mësoi atyre një rrugë të re: se me anë të koncesioneve mund të vidhet në mënyrë të qetë dhe të patjetërsueshme.

      Dhe zagarët u lëshuan nga zinxhirët.

      Të sigurtë se kishin rilindur një mënyrë të re grabitjeje.

      Mjafton të lexosh raportin e detajuar të “Monitor” (shiko poshtë ) për ta kuptuar këtë. Ai vërteton se të paktën rilindasit një premtim e kanë mbajtur. Ata për të grabitur tjetërlloj

      1. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

        Të falënderohem për shkrimin.

    2. arbereshi says:

      BRAVO OR CUN po sa per Bledin leje te boj muhabet me Meron

    3. tani says:

      Kush i shpetoi te mbijetuarit e Katerit te Rades? Mos valle marina shqiptare? Kush i shpetoi qindra shqiptare te tjere qe hidheshin nga skafistet, shpesh pikerisht per arsyen qe forcat italiane te mos ndiqnin gomonet, por te merreshin me njerezit e hedhur ne det?
      Nese Italia do te donte t’i vriste, nuk i nxirrte nga deti, as shqiptaret dhe as mijera emigrante te tjere qe zgjodhen te njejten rruge si shqiptaret.

  4. Zoti Sorge says:

    Eh more lapangjoz, ti qenke ai Tfgs-i domethene?

    1. tfgs1 says:

      hahahahaha,reeeeeeeee ouuuuussssttttttt vrromoarapi……………..

  5. the trap says:

    Jo kendojme Marsejezen,jemi patriote.

  6. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Kapni zenin edhe ramyn dhe zbuloni cdo aktivitet terrorrist ne shqiperi

  7. tori says:

    isis jan shqipfolsit turq qe gjoja quhen shqiptar .t jesh musliman nuk je shqiptar ne jemi ilire.

    1. .... says:

      iliret ishin para eres sone,dmth nuk ishin as krishter,sepse feja mbiu para 2 mij vjetesh nga disa njerez te zgjuar qe skllaveruan nje bote te tere per te jetuar bytha e tyre qe shpiken fene,me pak fjale tallen karin me ju besimtaret,nga cdo besim,palla karesh jeni te gjithe.

      1. Fiks.. says:

        hAHAHA…ME PELQEN MENDIMIN YT ..EDHE SI ATEIST JAM PLOTESISHT DAKORT!

  8. Jimi says:

    Kembanat bien per ata qe kane vesh!
    Bledi si gjithmon brilant!

  9. Arber says:

    Blendi mane nuk ngaterron kekun me byrekun po dollarin me karin….

  10. pastruesi says:

    Bledi je i madh!

  11. shvejk says:

    Eshte i madh si trashesi ,apo si gjatesi ??

  12. bra,ho,ho says:

    Shkrim fantastik.Kryeveper.

  13. deti adriatik says:

    ISIS KOSOVA eshte shume i rrezkshem
    fat i keq i yni qe kemi nje shtet fqinje kaq islamik dhe ata futen e dalin si ne shtepine e tyre per vetem faktin e thjeshte qe kane mesuar shqip dhe shteti yne ben sehir ju jep dhe nenshtetsi shqiptare dhe sot kta qe kane ardhur nga kosova islamik dhe numri eshte gjigand me mijra dhe jane futur kudo deri ne shtet pune me nenshtesi shqiptare qe ne fakt ata jane nga shteti fqinje kosova nen preteksin nje shtet nje komb fshihen ardhjet e mbetjet turke.NE JEMI KOSOVARE VLLAZNIT TUAJ kuptojine vet t tjerat ju shqiptaret.

  14. leoni says:

    Shume mendim te keq paske per kosovaret o “deti adriatik”! Paske paragjykime per kosovaret. Nuk jane krejt populli isisa, jane disa hajna e kopila, disa varfanjak e te mashtruar qe numrohen ne gishta, andaj mos ofendo kaq keq, ngase ne jemi nje komb dhe s’ka kush qe na ndane, edhe pse armiqte tane mundohen cdohere te na ndajne e percajne sic na kane ndare e percare gjithmone gjate shekujve. Prandaj, mjerisht ne Shqiperi ekziston nje propagande kunder kosovareve, por ato i lanson armiku yne. Nderroje mendjen o “deti adriatik”, vizitoje Kosoven se nuk po dishe gje per shqiptaret e Kosoves, po me duket ti po mendojshe se ‘kosovaret’ jane komb tjeter, atehere ky eshte mjerim edhe me i madh.

  15. noah says:

    13-ta ters, o Mane! Kujt ia ndjell tersin PS-LSI-së apo të gjithë atyre që i votuan? Më mirë tersin t’ua ndjellësh ISIS-it dhe shpëton bota nga fondamentalizmi islamik.Gjetja për shkrimin ishte e mirë…Megjithëse nuk të pëlqej fare ndonjëherë.

  16. €€€ says:

    ISIS nuk mund te sulmojne Shqiperine sepse 70% e shqiptareve jane rraca e tyre. Jane dobicat qe la Turku per 500 vjete qe sote quhen ( Shqiptare) nje lufte e trete boterore do pastroje EU nga sunitet trecereksh

  17. sami baholli says:

    po ketu s’ka nevoje te vije isisi. ne e kemi nje isis ketu “te paligjshmit, kriminelet qe bejne rremuje ne cdo rast te mundshem”

  18. varfanjaku i mashtruar 100 here says:

    @@ Hallaaalllll…Halllaaaa..Bledi…po na Degjo..pas ketij Shkrimi keputi ndonje Gote Dhalle…si Dhalle do me thuac???Jok..jok…Ayran kame pire….safi Turkisha….Aferim te Qofte Bledi…Aferim….
    vetem se ti..si dhe Une..duket se nuk je bere Synet ?? Apo e kame Kabim..Tobestafkullla…Njangllesh….Haj Siktire…ore Une nuk e ditkame qe ja “Shkrep” EDHE Turqishtes????SA PER KETA TE is-sit,@Bledi mbase Synet ,nuk te bejne dote…por le te ta Rruajne se pak..ty…dhe mua….Jakshemllere..Bledi..Gyrushyz….qija Nenen u bere Terxhuman I tURQISHTES:::

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje