Nga Mero Baze
Kolegu im Lutfi Dervishi, një nga të apasionuarit e medias online, bëhet shpesh i bezdisshëm duke nxjerrë bllof portalet që kopjojnë fotografi apo ngjarje që i hanë si “karem”, dhe i shumëfishojnë si të vërteta. Nëse e keni vënë re, ai jep shpesh udhëzime, si të verifikohet origjina e një fotografie apo lajmi, që të mos bëhen portalet qesharakë. I njëjti udhëzues tani me sa duket vlen për opozitën shqiptare.
Vitin e kaluar, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, Ministria e Mbrojtjes akordoi një mijë medalje mirënjohje, për ish- partizanët e mbetur gjallë në vitin 2014. U bënë aq shumë ceremoni për këtë çështje, u botuan dhe ribotuan listat e veteranëve, u tha e stërtha që mori dhe Vito Kapo me Rita Markon dekoratë, dhe në ceremoninë e organizuar folën dhe dy veteranë, mos gaboj Prof. Arben Puto dhe gjenerali legjendar i maleve partizane dhe burgjeve komuniste, Rrahman Përllaku.
Pra, ishte diçka e fortë, e theksuar dhe e vëmendshme për ata që u nderuan.
Nuk reagoi opozita vitin e kaluar, përveçse një deklarate të Berishës, që nuk shan dot Vito Kapon, se i kujton që e ka pas shërbëtor për t’i hequr uturkaun e shurrës burrit në shtëpi, dhe shau ca të tjerë.
Sivjet ndodh çudia. Boton një portal një lajm që Kryeministria ka dekoruar ca ish- sigurimsa, (që shumë partizanë, u punësuan në Sigurim të Shtetit, nuk është ndonjë çudi) pastaj një gazetë riboton listën e plotë të dekorimeve të vitit të kaluar dhe shpërthen një histeri pa pikë kuptimi. Opozita, njësoj si ato portalet që marrin “copy- paste” lajmet e njëri- tjetrit, pa vrarë mendje çfarë janë, del në konferencë shtypi. Jozefina biles e çon punën deri tek kryengritja. Sikur të ndodhte ndonjë gjë e tillë, nuk do ishte qameti, por puna është mirë që nuk ndodh, por pse opozita dëshpëron përditë njerëzit e saj, duke u treguar që nuk e ka as mendjen tek puna.
Të reagosh kaq zyrtarisht dhe kaq ashpër për diçka që nuk ka ndodhur fare, dhe të shpikësh histori që nuk ekzistojnë, për të thënë atë fjalinë “duhet kryengritje”, është më shumë se sa të bëhesh qesharak.
Ata që luftuan deri më 28 Nëntor 1944, në tërësi, luftuan si antifashistë. Pati mes tyre dhe komunistë të qartë, që e dinin çfarë ishin duke kërkuar në male, ashtu siç pati mijëra njerëz që i zuri lufta derën dhe shkuan në mal. Tani, pas lufte dikush prej tyre përfundoi në burg, si Rrahman Përllaku, shumë komandantë brigadash dhe batalionesh i pushkatoi Enver Hoxha, “si tradhtarë”, disa që ishin më kurrizpërkulur dhe servilë të tij u bënë pjesë e Bllokut dhe bënë karrierë si sigurimsa dhe ushtarakë, të tjerë dhe ndoshta u harruan fare në varfërinë e tyre.
Të gjithë ata që duan të konkurrojnë Enver Hoxhën me ligësinë që ka treguar ndaj atyre që luftuan, e kanë betejën e humbur. Atë që u bëri ai komandantëve të brigadave dhe batalioneve dhe gjeneralëve të luftës, nuk do t’ua bënte as Hitleri, sikur ta kishte fituar luftën dhe të mbante qeverinë e tij në Shqipëri. Kështu që, as Paloka, as Jozefina dhe askush tjetër, nuk konkurrojnë dot në këtë pikë në përpjekje për t’i rifyer ata që kanë mbet gjallë nga partizanët, që i shpëtuan gjermanëve dhe Enver Hoxhës.
Tani problemi nuk shtrohet të diskutojmë qëndrimin e tyre politik apo historik, se kjo është rifyerje për ata që kanë bërë diçka për këtë vend, por vlen të diskutohet papërgjegjësia dhe banaliteti me të cilën tentohet të bëhet opozitë.
Një opozitë serioze, e strukturuar dhe e qartë politikisht, minimumi duhet të kuptojë, si një parti e madhe që është, se si duhet të sillet me historinë dhe si duhet të sillet me të sotmen. Shpikja e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur dhe bërja politikë me këtë shpikje, nuk është rasti i parë. Kohët e e fundit ka së paku katër- pesë raste, kur opozita shpik një ngjarje, pastaj e komenton dhe në fund bën thirrje për luftë, “për këtë të zezë”, që në fakt nuk ka ndodhur. Revolta se gruaja e Hysni Kapos është nderuar me një çertifikatë mirënjohje një vit më parë, pse ka marrë pjesë në luftë, është qesharake kur bëhet nga një parti, lideri historik i së cilës, ka qenë shërbëtor në këtë shtëpi, në Bllok, duke bërë dezhurn natën tek koka e Hysni Kapos. Por, dhe sikur ta harronim këtë, do t’ia vlente të bëhej ky debat, kur ngjarja ka ndodhur një vit më parë.
Por, me sa duket atëhere kishin me se merreshin. Tani meqë Basha i ka vënë në gjumë dhe i ka lënë mes katër rrugëve, opozitarët çohen në mëngjes, lexojnë Facebook-un, shikojnë ndonjë portal dhe dalin në konferencë për shtyp. Këtu vlen doemos një udhëzues se si të kuptojnë që ajo që po flasin nuk ka ndodhur, ose dikush është tallur me ta. Nevojitet doemos një udhëzues, pasi nuk është puna se i dëgjon Edi Rama dhe tallet, por i dëgjojnë dhe shikojnë edhe demokratët, dhe ata dëshpërohen kur e shikojnë kë kanë në krye.
Mero jane dekoruar apo nuk jane dekoruar ata ne liste vjet apo kete vit kjo pak rendesi ka.
Leri llafet e shumta se nuk jane vetem fukarallek por edhe hedhje hi syve te lexuesve. Ke shkruar nje editorial qe vetem manipulon duke anashkaluar te verteten. Lere Bashen ne mjerimin e tij, kjo eshte veper e kallpit 2 metrosh dhe vetem e tij.
E shof thote Xhozepinaqe eshte Mulli
me Ere,po Uji ku eshte? Keshtu jane te
gjithe te hutuarit e PD! ja u hoqi Trurin
Basha me Nina Nanat e tij.
E mendon pak ta lexonte At Zef Pellumbi kete editorial ? Shkrim I turpshem
Eshte interesante te veresh,sesi analisti yne mundohet te pergojoje kolegun e tij Lutfi Dervishi,porqe s’mundet dot.
Lutfi Dervishi eshte nder te rrallet opinioniste qe dallohet per qytetarine dhe kulturen e komunikimit.
Edukata dhe kultura e tij bejne kontrast te forte me rrugacerine e neveritshme te shume prej kolegeve te tij te majte dhe prane qeverise.
Analisti yne nuk eshte i majte.Por,nuk eshte as i djathte,megjithese don te jape pershtypjen si i tille.Eshte nje oportunist,qe gjithcka e shikon ne lidhje me interesin e tij te ngushte.
Lutfi Dervishi eshte pasqyra,ku “i djathti” Mero Baze,shikon veteveten te shperfytyruar,si nga zelli turperues me te cilin i sherbente dikur Berishes,ashtu edhe me avokatine e percudnshme qe i ben sot pushtetit socialist.
Ajo qe ka skandalizuar mbare opinionin publik,nuk ka te beje me njerez si Rrahman Parllaku,megjithese edhe ai bashibozuk i Enver Hoxhes ka qene,por me ish-hetues,ish-prokurore,ish-gjykates dhe ish-sigurmisa xhelate,qe kane persekutuar,internuar,burgosur,torturuar cnjerezish dhe vrare me qindra e mijera shqiptare.
Ata permenden me emra.Me emer dhe mbiemer.Ka shume deshmitare te torturave te ketyre xhelateve qe jane ende gjalle.
Edi Rama,Partia Socialiste,i dekoron keta kriminele.
Edi Rama,Paartia Socialiste,dekoron keta hetues,prokurore,gjykates te diktatures qe i kane zhytur duart ne gjakun e mijera shqiptareve.
Edi Rama u zgjat dekoratat,ata zgjasin duart e tyre te pergjakura per t’i marre.
E nuk kishte si te ndodhte ndryshe,kur Partia Socialiste,tashme,dominohet nga djemte dhe niperit e ketyre krimineleve.
Djemte dhe nipat e hetuesve,prokuroreve,gjykatesve kriminele te komunizmit,i dekorojne baballaret,xhaxhallaret dhe gjysherit e tyre.
Por,megjithese eshte shume cinike per ta thene,kjo nuk po ben pershtypje me.
Kriminelet e kuq ia kane arritur te anestizojne shqiptaret,duke banalizuar krimin komunist.Kjo anestezi filloi qe ne 1990 me shprehjen famekeqe:”te gjithe bashkevuajtes dhe bashkefajtore”.
Kjo nuk ben pershtypje edhe per nje asrye tjeter madhore.Krimet e socialisteve ne pushtet,dmth,krimet e bijve dhe nipave te barbareve komuniste,jane te tille sa po konkurojne me ato te baballareve te tyre.
Persekutori i At Zef Pllumit,i permendur me emer dhe mbiemer nga vete i ndjeri,eshte dekoruar nga Edi Rama!Eshte dekoruar nga po ai Edi Rame,qe here-here citon At Zef Pllumin…!!!C’paciperi!
Por,me i tmerrshem eshte reagimi i Dom Gjergjit,i cili me nje pehlivanllek te shemtuar,duke abuzuar me cilesine me sublime te krishterimit,sic eshte pervujtenia,e ka mendjen tek “perdorimi” qe po na i’u beka rastit ne fjale,e kur vjen fjala tek pergjegjesit,flet ne pergjithesi,duke ia lene ne dore…perendise!
Asnje fjale per Edi Ramen!As edhe nje.Asnje.
ASnje fjale per Edi Ramen,sepse,sic e kemi thene shpesh ketu,psikopati mashtrues,me “katolicizmin” e tij ka perkedhelur ne seder shume katolike.
Aq shume jane perkedhelur nga “katolicizmi” i Rames sa,shume syresh,jane bere mbeshtetes te zjarrte te tij.Nuk duan te besojne te degjojne dhe as te mendojne qe, ky pis, eshte thjeshte nje mashtrues,qe tallet me ndjeshmerine e tyre dhe e perdor ate per interes politik.
Kjo “perkedhelje” arriti kulmin kur Rama organizoi pritjen spektakolare te Papa Franceskut,vjet.
Nga lista e te dekoruarve,bien ne sy shume emra qe te kujtojne,s’di se pse,Koci Xoxen…!
Ate Koci Xoxe qe pat masakruar me qindra e qindra shqiptare,jo thjeshte e vetem se ishin nacionaliste antikomuniste,por se ishin thjeshte shqiptare.
Ka bere kerdine qeni ne Veri,sidomos ne Shkoder.
Nuk eshte e rastit qe mbeshtetesit me te medhenj te socialistave jane nga kjo fare e keqe,nga kjo jashteqitje e kombit.
Nuk eshte e rastit qe kjo liste kriminelesh te dekoruar nga Edi Rama dhe socialistat e tij,ka vec emra maqosh e taqosh,mucesh e kuqesh.
Kerdine ka bere ky soj gjate diktatures.
Duke dekoruar keta kriminele te egjer,Edi Rama,Partia Socialiste,socialistat ne pergjithesi,pervecse po bejne krimin per te cilin po flitet keto dite,por,po vazhdojne vepren percarese anti-shqiptare,anti-kombetare te baballareve te tyre,qe “armikut te brendshem” i kishin gjetur edhe krahinen nga vinte dhe gjuhen qe fliste.
Clausi,paguhesh gje overtime ti apo e ke per hobi?
Kjo eshte tema apo zeri popullit? (SHOKU) BAZE mos u mer vetem me opoziten por mere pak me qeverin qe blen jaguara dhe ska ambulanca videon e kane Gjithe gazetat italiane online.
Per kujtese, Komunistit te regjur, Kriminelit-Diktatorit “Demokrat”,Sali Berishes dhe te gjithe Berisheve te tjere:
I ndjeri,i shume nderuari,ish Kanzelari i Gjermanise Helmut Schmidt, i cili u largua nga jeta para dy javesh, ka qene ushtar i Hitlerit direkt ne front,dhe, jo ushtar i thjeshte, por i Grtaduar(Major-Komandant)!!!
Ky njeri, u percoll me nderimet me te madhaja nga te gjitha “Kokat” e politikes Boterore.
Keshtu mor Kriminel Sali Berisha dhe ju ndyresirat e tjere te PD-se, edhe Partizanet meritojne nderimet e tyre-
Ato paten nje Ideal(deri ne clirimin e Shqiperise),dhe luftuat per ate Ideal. Shume dhane jeten, disa jetuan.
Te gjithe meritojne nderim, per ATE KOHE!
Gjithe Bota i nderon Veteranet e luftes. Kurse Shqiptaret nderojne tradhetaret-Ballistet!Shqiptaret nderojne Kriminelet,Sali Berishet me shoke!!!
PD-ja, nje Hale qe po qelb Shqiperine per 25 vjet!
mor zoteri, nuk po thote njeri pse luftuan nazizmin, por pse luftuan njerezit qe donin lirine dhe demokracine pas lufte. vetem rama dhe putini dekorojn ish sigurimsa dhe njerez qe vrane burgosen apo internuan intelektualet dhe ata qe luftuan per demokracin e vendit te tyre.
Ne 29 Nentor zoti Mero,u clirua Shqiperia….mos bej kopy paste Sali Berishen per daten e clirimit.
Kjo qe thua ti Vizioner as qe diskutohet.
Nuk mund t’i shtosh komentit tend asnje fjale.Teper I sakte dhe real.
Te lumte.
VIZIONER, more vella te pershendes me shume respekt nga AMERIKA ku punoj dhe jetoj. LAVDI PER JETE ATYRE BIJEVE LEGJENDAR QE BENE HISORI ME NE KRYE LEGJENDARIN ENVER HOXHA VDEKJE TRADHETAREVE sali serb berisha e shokeve te tij
e thua kete nga amerika se ke lirine per tu shprehur mor bos, po te thoje lavdi amerikes ne kohen e xha dulles ta merrnin gjuhen dhe ta benin pasterma keta ish sigurimsat e dekoruar.
…nuk mohon reagimin ee pd-se.
Mero provon se berisha deri ne 8 dhjetor do gjej dukumente te tjere, me te rrezkkshem…dhe enveri do mbetet Hero Populli!
Veteranat jane te tille dhe duhen nderuar kudo dhe kurdo.
Problemet jane dy:
= pergojimi i tyre si nga gjumi letargjik
= se sa te vertete jane ato, me gjithe ate liste sigurimsash dhe prokuroresh.
Luto gjithnje kam çeshtje interesante nga cepa interesante. Mero ben mire qe e pranon kete te vertete.
PD ka ngecur me nje date 28 dhe dicka ndryshe ia ngaterron akrepat e logjikes.
Çeshtja eshte se a duhen apo nderuar veteranet.
Poooor, kur be te gjithe boten ata nderohen dhe ne Shqiperi kane nbetur aq pak dhe ne ca kohe kr po bjerren te gjitha vlerat dhe traditat, mire bejne te nderohen.
Shume mire bejne t’i kujtojne veteranet dhe ate pako lufte qe kane bere, ashtu si e kane bere.
Kjo sepse u kthyem ne popull nihilist, duke kaluar nga njeri skaj ne tjetrin, nga nje shperlarje truri in extremis ne nje mohim te gjithçkaje dhe te gjithkujt. U kthyem ne nje popull pa te shkuar dhe pa te tashme, dhe per rrjedhoje, edhe me nje te ardhme te dyshimte e te paqarte.
Ne te vertete lufta ndaj se shkuares dhe kujtimeve eshte nder luftrat me tinzare, sepse duke harruar nga vijme, nuk dime të vleresojme se ku jemi dhe as te programojme se ku duam te shkojme.
Kete deshen te benin me ne edhe rilindasit (jo keto palaçot e tanishem) dhe i ndjeri Sami me kryevepren e tij. Por keta neo-sahanlepiresist e tanishem po bejne çorap me kuç e me maç.
Si kofini pas te vjeit edhe keta te PD. Pirdh te pjerdhim. Mos gjetshin rast pa ia kercitur nga nje mufke, me vend e pa vend. Pse nuk u kujtuan vjet? Apo vjet nuk e kishin ne plan akoma kryengritjen popullore, u dolli gjatë vjeshtes. hajde gomere hajde
Apropo portalet. Ne se do te kishim te pakten nje portal te vetem te pavarur lajmesh, qe do te pasqyronte pa njeanshmeri aktualitetin, shume prej lexuesve te “portalit” tend TemA do te te thonin neser “Goodbye Mero”.
Copy & Paste eshte praktike pune per gati te gjitha gazetat shqiptare, perfshi ketu dhe gazeten tende. Kur te njejtat foto i bashkangjiten te njejtit artikuj, qofte ky dhe me gabime trashanike drejtshkrimore, kjo nuk ka se si te justifikohet me asnje lloj shpjegimi. Shume prej ketyre portaleve mire qe i perdorin keto artikuj sikur t’i kishin te tyret, por nuk citojne te pakten as burimin e informacionit. Keshtu qe dhe Lutfiu ka nje fare te drejte kur jep udhezime.
Lulzim Basha eshte karte e djegur, e tille do te mbetet opozita perderisa te dalin ngaskena politike ata qe e vodhen dhe e masakruan kete popull.
Drejt kesaj rrugetimi po shkon dhe skerhelli Partise.
Shume mire festa.
Shume me mire te kujtohet e kaluara, paçka se ka deformime dhe te paverteta.
Luti eshte gazetar i mire dhe nje çike njohje dhe jehone nuk i ben dem sepse eshte i ekuilibruar.
Nga ana tjeter, PD e ka humbur pusullen si Xhaferri simiten dhe deri sa te kthjellohet, me keto do të merret
Skypjon & shoket e tij ti marrin te keqen Mero Bazes,pasi ai eshte i paanshem,ka goditur e godit Saliun ne çdo kohe,por dhe qeverin aktuale per çdo rast qe gabon.Shkrimi eshte i drejte.PD kerkon gjelperen ne KASHTE.Nuk mundet te vije ne pushtet me sajesa,shpifje,shtremberim te realitetit.Ajo-PD perkrah te gjithe ata qe thyejne ligjin,edhe ata qe URINOJNE NE LUMIN E LANES,turp per te.
Bravo Bravooooo Z . Mero Baze. Je gazetari me i pavarur ne kte Shqiperi te mjere. Un se kuptoj si ka mundesi kryeministri nuk ju mer oer keshilltar Ju? Apo nuk doni ti largoheni gazetarise?
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Po …
BASHAR-ri Cetes-PD nje hajdut, nje gjakderdhes i 21 Janarit,
i korruptuar dhe nje burre-grua,
te mendoj si do beje me “BURGUN’ qe e pret …
dhe t’i lere revolucionet e Sali Bishes qe dhe ate e pret “BURGU” !
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Ju z. Mero keni te drejte por ky skypioni qe kerkon te ngaterroje me Lutfiun eshte njeri nga ata analistat perkrah Lutos ne rastet qe i shkon pershtat.Persa i perket veteraneve ,ata mbeten nje brez i lavdishem i kombit tone ndersa jashteqitja e kombit ngelen bashibozuket ,bashkepunetoret e nazifashizmit dhe dojsorollopet qe flasin si skypioni i cili pa diskutim eshte pjella e tyre.Te gjitha komentet e tij anti interpretim i se vertetes ,vetem intriga dhe baltosje por ne te vertete je balta dhe bajga se bashku,neveringa te gjithe.
Kjo Banda e Shqupit me Kermen Sahli, ka ngelur si nje ish Gjeneral pa ushtare , prandaj kjo Mergata e Shqupit , ky kor i Korbave po kerkojne e bejne thirje ku jane e ku sjane te hurit e te litarit te vihen ne rrjesht e njesh kollone te shkojne , ne lufte e shenjte te kerkuar edhe Mish per top , qe te mare fronin , ky karrike thyeri qe ka leshuar Lulin perpara qe te mbledhe “luftetare” qe i duhen kesaj bande me K / Banditin e tyre i cili te mare kalane me studentet ne ” 8 Dhjetor” ?! Shih keta Kermat e Shqupit jane specializuar per kesi lloj provokime trazirash , e nxjerjet geshtenjat me trazira , jo ne rruget e kerkuara , te dale e mare pushtetin me rruge demokratike e voten e lire te popullit.
Shum interesante o ju komentues koperativista te jete clirimi i shqiperise ne te njejten date me te ish jugosllavise kete e keni mesuar nga mugosha ideatori i enver legenit