Mesazhet çoroditëse për reformën në drejtësi

27 Nëntor 2015, 20:50Editorial TEMA
Mesazhet çoroditëse për reformën në drejtësi

Nga Mero Baze

 

Në daljen e saj ditore, opozita denoncoi sot një letër të Saimir Tahirit të vitit 2014, që i ka dërguar presidentit Nishani, ku i kërkon masa ndëshkuese për një sërë gjyqtarësh që kanë dhënë vendime haptazi të padrejta. Strazimiri e merr letrën, e konsideron që e ka dërguar një ditë më parë Saimir Tahiri, dhe numëron disa gjyqtarë “që mungojnë” në letër, e që gjatë këtyre muajve kanë bërë gjëma të reja.

Gjithë shtypi u mor me gafën që “si nuk e dinte Strazimiri, që kjo letër ishte dërguar para më shumë se një viti”. Por në fakt ajo nuk ka shumë rëndësi. Ajo më së paku e nxjerr Strazimirin një budalla, që shkon në mëngjes tek zyra e partisë, i vënë një copë letër para dhe e lexon. Ky nuk është ndonjë problem, pasi të qënit budalla në atë podium është thjesht statistikë.

Problemi është tek mesazhi çoroditës që vet opozita kërkon të japë për qëndrimin e saj konfuz, lidhur me reformën në drejtësi. Qëllimi i daljes së Strazimirit, duke llogaritur dhe budallallëkun e tij brenda, ishte të tregonte se qeveria e kërkon reformën në drejtësi për të hequr disa gjyqtarë dhe për të mbajtur disa gjyqtarë, pamvarësisht se këtë e ilustroi me një gjë që nuk vlente. Qëllimi ishte të thoshte arsyen pse opozita do t’i qendrojë larg kësaj reforme.

Dhe arsyeja, sipas tij, ishte selektiviteti që ka shumica për disa gjyqtarë, që përkthehet në dashuri që ka PD për ata.

Një javë më pare, të njëjtin mesazh publik i nisi Sali Berisha ambasadorit amerikan. Ndërsa ky i fundit fliste për gjyqtarë të korruptuar dhe politikanë kriminelë “që nuk duan të votojnë reformën”, Berisha ju turr Saimir Tahirit për Gjin Gjonin, më keq se sa xhindoset kur i përmend Shkëlzenin. Mesazhi që donte të jepte ishte, se ai dhe partia e tij, nuk do ta lëshojnë kurrë Gjinin, “pavarësisht se ju doni të bëni një reformë që ai të iki”.

Edhe mesazhi i sotëm i Strazimirit ishte pikërisht ky. Pamvarësisht se ju referua një dokumenti të gabuar, për shkak të budallallëkut të tij, ose pamundësisë për t’iu referuar diçkaje tjetër, qëllimi i daljes së tij në publik, ishte të vazhdonte të ilustronte mesazhin e Berishës, se PD nuk do të lëshojë kurrë pe tek një listë gjyqtarësh, që dikush i quan të korruptuar. Ata pak nga pak po kthehen në heronj politik të saj, dhe në një arsye për të refuzuar reformën në drejtësi.

E vërteta është se lista që Tahiri i ka çuar Nishanit para më shumë se një viti, ka emra gjyqtarësh ndaj të cilëve Nishani jo veëm që nuk ka marrë masa, por i ka marrë në mbrojtje pas asaj letre. Pra, ai e ka bërë fakt të kryer kthimin e tyre në heronj politik të PD.

Pas pozicionimit të Berishës pro Gjin Gjonit, si një mënyrë për t’i treguar “vendin” ambasadorit amerikan dhe ndonjë diplomati tjetër perëndimor, që e kërkon me emër kokën e tij, Strazimiri doli sot për të mbrojtur listën e PD dhe për të denoncuar një “listë armike”, që sipas tij shumica e mbron. Pra, ai doli për të thënë se gjyqtarët janë të ndarë në dy parcela dhe secili do mbrojë parcelën e tij.

Ky mesazh çoroditës për reformën në drejtësi, kërkon t’i forcojë radhët e PD rreth mbrojtjes së një liste gjyqtarësh të korruptuar dhe për ta kthyer atë në kusht për të votuar reformën në drejtësi.

E gjithë mënyra se si Berisha po bën opozitë, se si po injoron iniciativën e ambasadorit amerikan për ta kaluar reformën në drejtësi dhe si po vazhdon çdo ditë të gjejë arsye për të përsëritur mesazhin e tij përmes figurinave që nuk mendojnë, por vetëm lexojnë para mikrofonit, është një sinjal i qart se PD, po e shikon reformën në drejtësi si çështje emrash që kanë luftuar për kauzën e tyre.

Ky mesazh çoroditës për shumicën e drejtuesve të PD, të cilët do të duhet të mbrojnë tashmë emra dhe jo parime për reformën në drejtësi, është sinjali i parë që po tenton të degradojë dhe debatin mbi reformën në drejtësi, duke e kthyer në çështje vendesh pune dhe njerëzish konkretë, që kanë shërbyer, duke e degraduar tërësisht atë. Dhe po e bëjnë për t’u treguar perëndimorëve se nuk është çështje reforme, por çështje emrash, duke nxjerrë nga një UFO çdo ditë që lexon dokumenta me afat të skaduar. T’u marrë të keqen videomesazheve të Gridës! Të paktën ajo qan hallet e saj me fansat!

9 komente në “Mesazhet çoroditëse për reformën në drejtësi”

  1. Mentari says:

    Nuk kareforma ne drejtesi perderisa ne krye te Kuvendit te shqiperise qendron IUlir Meta.Nuk ka si te ket drejtesi kur kyehajduti Ali Baba eshte kryetar Kuvendi.Sido qe te sorollatet Debati,deshira etj ne drejtesine shqiptare kurre nuk do te ket Reforma dhe kurre nui duhet te ket drejtesi.Celesi kryesor i Reformes eshte qe Kiminelet dhe Hajdutet duhet te largohen radhen e pare pastaj ka Hapsire per Reforme.Ka Byth Edi Rama dhe PS q te largoj Meten? po qe se nuk ka harrojeni Reformen.Nuk behet Reforma me Hajdutet e Kriminelet ne Parlament

    1. dr melek shneta says:

      dear Mentar
      Na ke coroditur me keto gabime te renda ortografike se hapa fjalorin e gjuhes shqipe dhe nuk e gjeta fjalen ‘kareforma” dhe nje fjale tjeter me poshte “nui” dhe je i lutur te na i spjegosh.Te vije turp dhe nga zoti Donald Lu qe shkruan shqipen pa gabime biles dhe kur flet per ato kiminelat e tu.
      Per iUlir Meten qe thua ti zoteri dhe une jam dakord por ai ka kryer kundravajtje kurse SALI BABA ka kryer gjithe spektrin qe permban kodi penal i krimeve te renda si vrasje ne bashkpunim ose tradheti kombetare.
      Ky sALI BABA yt qe une zakonisht e quaj MONSTER…. per ty dhe lexuesit e Temes po te nenvizoj ca fakte te pabesueshme..psh kur donte te mbronte monstra berishe Ilir meten arrti deri sa te terrorizoje dhe
      prokurorine si ndonje bandit tip Al Kapone

      TIRANE 10 JANAR 2012
      “Boshti”, Berisha-Meta-Basha, kafe te Rogneri

      Sali Berisha, kreu i Bashkisë Lulzim Basha dhe kreu i LSI-së Ilir Meta janë takuar pak pas mesdite në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë. Kjo vetëm dy ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin përfundimtar për kreun e LSI-së, Ilir Meta për çështjen e video përgjimit me Dritan Priftin.Takimi mes tre politikaneve zgjati rreth dy orë dhe më pas ata janë larguar pa dhënë asnjë koment. Të parët që kanë dalë kanë qenë Berisha dhe Basha, ndërkohë që kryeministri ka përshëndetur nga xhami i makinës gazetarët që prisnin jashtë ambienteve të Rognerit. Pak më vonë ka dalë dhe kreu i LSI, Ilir Meta.
      ——————————————————-

      Berisha hyn në bllok,vizitë te shtëpia e Metës. Mesazh kërcënues për drejtësinë
      January 12, 2012
      Eskorta e kryeministrit Sali Berisha gjendet e parkuar para shtëpisë së Ilir Metës në bllok. Për rreth dhjetë minuta makinat e eskortës së kryeministrit Berisha gjenden para pallatit të Ilir Metës në krah të ish- restorant Berlinit, ku ai ka ndërtuar tri kate pa leje.Berisha, i cili e ka mbrojtur dje publikisht Metën, ka kërcënuar gati si bandit prokurorinë dhe ka inkurajuar Gjykatën e Lartë t’i japë pafajësi me premtimin se do ta kthejë në qeveri. Vajtja për vizitë në shtëpi është gjest i fortë i lidhjes së pandashme që Berisha dhe Meta kanë në betejën tyre përballë drejtësisë për t’i shpëtuar ndëshkimit.Per ironi Berisha pohoi se vera e kuqe e Monikes ishte e shijeshme…
      ————————————————————–
      “”””””””
      O mentar qe nuk di me komentuar shqip se ose je analfabet..ose ke serbishten gjuhen e “nones”
      Artisti qe e ka bere kete poeme per kuriozitet eshte nga fshati I dr prof Elez Biberajt qe eshte ne te njejte kohe dhe miku I shtepise se berishes dhe fazllicit

      Rapsodi tropojane per Sali Bishen
      1.
      Ku e ke djalin nene Jovanka ?
      Ne Tirane, tek Sllobodanka,
      Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
      Tash do te dalim n’selamet.
      Dobro doshli, daj Fazllici !
      E uron Shkelzen-o-vici
      Zdravo unuka Argite !
      Te gezojme qe erdh kjo dite !.
      Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
      Pare t’pista, prona, tendera,
      Me rrite normen e fitimit,
      Jem bashkue me boten e krimit.
      2.
      Babe Salihi jep udhezimet,
      Si me i shtue superfitimet:
      “Gjithsecili ne klanin tone,
      T’angazhohet ne korrupsion !”
      Ne mandat te pare si president,
      Jam tregu koqe, pa mend,
      Me duket vetja anormal,
      Pse nuk vuna kapital !
      Eshte momenti te fitojme sot,
      Vitet qe na iken kot,
      Due me u ba pasanik,
      Me jetue si sheik!!
      Objektiv i madh per mu:
      Keto milionat me i fitu
      Si ti fusim ne xhepin tone,
      Ka metoda ti pastrojme.
      Arme, droge e kontrabande,
      Jane per burrat: pune e rande,
      Ketu , Argite mos i fut hundet,
      Kem Shkelzenin per kesi punesh.
      More Shkelzen, t’ka baba trim,
      Je i lind per demontim,
      Ti Argita, bija ime,
      Fokusou n’ privatizime.
      Sokoleshe, ti moj malesore,
      Na e hap studion ligjore,
      Gjithe projektet qe ka shteti,
      Do i perlajme t’ tana per vedi.
      C’fare ka prona ky milet,
      Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
      Turru pra, ti moj azgane,
      Me i kalu n’llogarine tane.
      Thuri planet me ngadale,
      Futju bregdetit me radhe,
      Nga Ksamili ne Velipoje
      S’leme parcele te na shpetoje !
      Ty Jamarber t’kam si djale
      T’i zaptosh tokat ne Jale
      Per Zenin kam tjeter plan
      Jane dy mije hektare ne Seman
      Nuk na vjen me fati ne dere,
      Ta shfrytezojme per te fundit here,
      Te mos mbese aset pa shit,
      Te mos leme prone pa grabit.
      Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
      Do ta shtyj ne maksimum.
      Po te na bajne neve anetar,
      S’mund te vjedhim si me pare.
      Do veme kapital pa mase,
      Do fitojme para me thase,
      Me i pastrue sipas ligjit,
      Kemi firmat e Fazllicit.
      Shkina ime, moj Argite,
      Mire i “qan” keto “sukses fite”
      Cdo projekt qe konsulton,
      Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
      Nga qe pronat ke synim,
      Po te jap mendimin tim:
      Toke me çmim “badiava”
      Veç n’ Porto Romano ka.
      Jane pronare ca katundare,
      I genjejme me pak dollare.
      Bejme nje Vendim historik:
      E kthejme n’ Park Energjetik.
      Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
      Rritet çmimi 300 here !!
      Sa firmos nje V.K.M.
      Pare te madhe fitojme ne !!
      Shkelzeno, qepju Gerdecit,
      Eshte mbreti i biznesit.
      Gjithe mafjozat ma t’nderu
      N’trafik armesh jane perqendru.
      Eshte biznes fantastik !
      Demontim dhe trafik.
      Do ta bejme ne menyra te fshehta,
      T’ mos leme gjurme ne evidenca.
      Trafikojme edhe raketa,
      Sa te doje Al-Qaida.
      Ne rruge sekrete permes Cadit,
      I cojme arme edhe Xhihadit.
      Nuk na duhen ne uzinat,
      Fillo, e ngre llamarinat.
      Perdor mjetet e ushtrise,
      Ke dhe ciken e Farise.
      Kam mendu per proceduren,
      Gati ke infrastrukturen.
      Alibe e Aldo Bumce,
      I ke vartes n’ grupin e punes.
      Mos humb kohen me licencat,
      Ti jep baba kompetencat.
      Qeveria, perfshi mua,
      Do te jete nen urdherat tua !!
      Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
      Veç me mbush thaset me dollare,
      Non-stop, n’supervizion,
      Baxhanakut i takon.
      Per fitimin maksimal,
      Nuk njoh ligj, as moral,
      Puna del me leverdi
      Kur shfrytezohen gra e femi.
      Keto jane pune qe leverdisin,
      Pasunohemi me tane fisin,
      Fitim te tille nuk ka pare bota,
      Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
      3.
      Kam kerkese nga njerzt e grues:
      T’u jap serbve akses n’Durres.
      Kam mendue qe per Serbine
      Te baj aksin Lac-Morine!!
      Kosovaret nuk i due hiç,
      Sepse jane anti-Fazlliç.
      Cmendurisht une kam dashni,
      N’dajallaret e femijve t’mi.
      Rruga qe i sherben vatanit,
      Do kalonte grykes Komanit.
      Ky opsion nuk me pelqen:
      Me demton si biznesmen.
      Une nuk jam aq rrote budalli
      Me e ndertu nga thote Topalli.
      Rruga bregut lumit Drin,
      Le pa pune tragetin tim.
      Jam i lute prej Erdoganit,
      T’kaloje rruga bregut Fanit.
      Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
      Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
      Pra, Kosova eshte sebepi,
      Perfitues jane turku e serbi.
      Do ta haje buxheti i shtetit,
      Edhe xhepat e miletit.
      Nga miliardat qe do hedh,
      Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
      Jemi te “ndershem” ne publik,
      Eshte projekt patriotik !!
      Do ta nisim me nxitim,
      Pa projekt e preventiv,
      Keshtu nuk kapet abuzimi,
      N’xhepat tane shtohet fitimi.
      Gropes se zeze te korrupsionit,
      I veme emrin “Rruga e Kombit”
      Se ky popull eshte i trashe,
      E ha sapun per djathe.
      Keshtu, per dite vjedhim miliona,
      Me parullen :“ rrofte Kosova”.
      Plan biznesi me te mire s’ ka,
      Miliardere ka me na ba!!
      Eshte projekt qe suporton,
      Cdo lloj vjedhje e korrupsion.
      Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
      I mashtrojme dhe per fushate.
      Une jam Sale talebani,
      Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
      Me sebep te inagurimit,
      Dy dite para votimit !!
      (Dasem te madhe do te banim,
      Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
      Po u ba ndonje padi,
      E dergojme Sollakun n’shpi.
      Me mbrojt fort korrupsionin,
      Kemi gati “lustracionin”.
      Kemi eksperience nga bota,
      Sic vepronte Penelopa.
      Keshtu do bajme me tunelin,
      E ndertojme pastaj e shembim.
      Sic na meson arithmetika,
      Kete e thote edhe Argita:
      Qe te fitohet sa me shume,
      Duhet rrit puna n’volum.
      Sukses-fija eshte derivat,
      Punet e vogla japin pak.
      Po kur shifra eshte me billiona.
      Cahen brinjesh llogarite tona !!
      4.
      Nga Argita due’ i projekt:
      Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
      T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
      Se ua dhame amerikaneve.
      Nga Teksasi, nje firme hiçi,
      Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
      Koperture n’afera krimi,
      Rezart Taçi esht me kopili.
      Thirre Taçin me urgjence !
      Fillo, jepi konsulence !
      Te startoje, me korrupsion,
      T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
      Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
      Fonde sjell nga Azerbaijani.
      Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
      Mire se te vijne nga mafia ruse !
      Vlere fiktive veme n’ offerte,
      Me u “pague” per 5-6 vjet,
      Po u zbuluem nga konkurentat,
      I nderron Ruli dokumentat.
      Nuk e ban ai per shoqni,
      Ai ka ketu pjesen e tij,
      “Druri i arres” qe nje nxitim,
      Sot e kam ortakun tim.
      Per “OK”-n ne parlament,
      Duhet ba nje marifet:
      Vec te kete emerin “garanci”
      Boshe e fallco, s’ka rendesi.
      Grupi im parlamentar,
      Jane ca koqe, e ca gomare,
      S’jane te zot as “per nje pune”,
      Miratojne ç’far u tham une.
      Pse jane arti, politika ?!
      I blejme ca nga opozita,
      Kur ta mbyllim kete pazar,
      U çojme ftesat per iftar.
      Per parate, s’kemi siklet,
      ARMO-n e marrim pa leke,
      Po t’na pyese ndonje gazete,
      “Jane pague”, por jo n’buxhet.
      Po e teproi ndonje gazetar,
      Do ta shpalle une tradhetar,
      Do ia djeg gjithe pasurine,
      Me shtypshkronje, e me makine.
      Per transferta kriminale,
      Kemi banken personale,
      Me Tan Santo e Elvane,
      Kryebandit Adrian Fullane.
      I bajme ligjet si t’i dona,
      Qe ARMO t’jete e jona.
      Ky qe plani, me startuu,
      Eshte sukses i garantuu !!
      ESHTE PROJEKTI I FITORES !
      JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
      5.
      Merakoset nene Jovanka:
      Motra ime, Sllobodanka !
      Mos ma lini n’balte Fasllicin,
      Pse e kemi Kryeministrin?!
      Sal Berisha mban fjalimin:
      Mos ma ngucni “gospodinin”
      Mbyllni gojen deputete !
      Se ua sjell ketu n’ parlament.
      Nis veprimet paranoja:
      O Damir, o “srdce moja” !
      Merre çarterin per Tirane
      Je ne bes’time n’ TV Klan.
      Ne aeroport shtrohet tapeti,
      Me urdher te nalte nga shteti,
      Zbret me nderet e nje princi,
      Dora vete: druzhe Fasllici.
      Angazhohet i gjithe shteti,
      Policia e prefekti,
      Shantazhojne Sala e Liria:
      Te rrije urte prokuroria !!.
      Se eshte koke, per koke te mikut,
      Eshte koka e trafikut,
      Kontrabanda e Ballkanit,
      Kontrollohet prej “viganit”.
      6.
      Fakte te reja kan dale ne drite:
      Kush e nxori Azemin ne prite,
      Kush e shfrytezoi arkivolin,
      Me ba 14 shtatorin !.
      S’e harrove o Sale, traditen,
      Keshtu e vrave edhe Trebicken,
      E verteta po del ne pah,
      Kush e çoi Kosten “per gjah”.
      Po te zbardhet prej fillimit,
      Tragjedia e 2 Prillit:
      Dora qe gjakosi Shkodren,
      Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
      Kur Kosova ngrinte krye,
      Behej shqipja “lesh e li”,
      Luks i madh per Serbine,
      Kur shtie n’kaos Shqiperine.
      Hej Sali, miku i Fazlliçit,
      Ia kalove Karaxhiçit,
      Karburant i dhe Serbise,
      Me vra djemte e Dardanise!!
      U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
      Kundra trimave te Kosoves
      I gjithe populli u çudit
      Kur i shpallet “terroriste” !!
      Trimat, ne lufte me dushmanin,
      Ti, biznes me Arkanin.
      Dosja jote ne Beograd,
      Filloi te jape rezultat.
      Kur Kosoves po i vinte fati,
      Direktiven jep lugati.
      Me urdher te UDB-se
      I the “jo”, Rambuje-se.
      Ti ke ba nje mal me krime,
      Vrave popullin ne lufte civile,
      Mbolle ngjarjen me vrastare
      “Hiroshimen” gerdecare.
      Tym e helm mbushe kete vend:
      Bloze qymyri, nafte e cement,
      Ke dhe plane me mizore,
      Me centralet berthamore !!
      Si familje, je ba llum
      Ju ka vene mafia perfund:
      Delijorgji, Medi dobiçi
      Rezart Taçi e Fazlliçi.
      Qe ta themi hapur fare,
      Eshte gjithe mafia nderkombetare,
      Kriminelet ke ortak,
      Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
      7.
      Jam Sali, Sali “qendresa”
      Vrava, vodha gjithe sa desha
      Per pushtet, une djeg Shqipnine,
      Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
      Madje jam shume i vendose,
      Per nje tjeter katastrofe !
      Me barut u ba shume buje,
      Kete here do jete me uje !!
      Shkodren do ta bej det ,
      Ta mbaje mend perjete !
      Tragjedi qe s’e ka pase,
      Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
      Vi nga kulla e Vicitolit.
      Jam nga shpella e Mit Sokolit,
      Qe ju turr topit per ment’ krese,
      Tu mendue se eshte n’sigurese !
      As kurkujt nuk ia kam friken,
      E kam “tredh” une opoziten
      N’ unison me Edi Ramen,
      Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
      Le t’vazhdoje me batuta,
      Tu tregue perralla me flutura
      Nuk me tremb mue Johni II-te,
      Une nuk pyes per Amerike !!
      Derisa t’permbyset globi,
      Me rruen trapin “Silvia Konti”,
      Se ia marr erzin n’publik,
      Ia kam ba nje vidioklip !
      Me gjyqsorin skam problem
      Aty kam une klanin tem ,
      Bamirit ia kam ba bene ,
      Do t’ia marr dhe KLD-ne.
      Me i vu krimit kapak,
      Mua m’ duhet edhe nje mandat
      Kam nje plan te sterholluu,
      Me lane popullin pa votue.
      Kur te vije dita per votim,
      Jam usta n’manipulim.
      E ujdis dhe me Europen,
      N’qeveri me kokelopen.
      8.
      Mire ia ban more faqezi,
      Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
      Se çdo popull ne planet
      Nuk do te sillte me ne pushtet.
      Per faturen dhjetra mijera
      Brenga, plage edhe viktima,
      Per gjithe krimet ndaj vatanit,
      Do ta benin si Sadamit.
      9.
      Hapi blloqet moj Argite :
      A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
      Nga vemendja si na doli ?
      INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
      Duhet te kesh n’vemendjen tate,
      Dhe repartet ushtarake.
      C’fare ka: toke e ndertim,
      Ta kthejme ne perfitim!!”.
      Te punojme ma me kujdes,
      Po na dalin letrat n’shesh.
      “Bomba” e pare qe faksi djalit,
      Tash, e-mailat e Ansarit !
      Ne publik erzin na muaren,
      S’na paguan as faturen,
      Me aferatt qe t’zbuloi Tema
      Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
      Per cdo gje, rrofte kapari,
      Se ta fusin si arabi
      Ta kesh rregull n’punen tane:
      Leket merren paradhanie !
      Mos u ban more babe zevzek,
      I thote t’jatit çika e vet:
      “Vec me tenderat qe kam n’proces,
      Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
      Asetet qe ti permende,
      I kam te shkrume n’listen teme.
      Une i bej punet me grafik,
      I kam ne plan per kete vit.
      Nuk pajtohem me kritikat,
      Mos mi humb baboo meritat.
      M’ gjej nje tjeter ne Planet,
      Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
      Per cdo prone qe eshte kthy,
      Une e Zeni kem nderhy.
      Ne cdo projekt e investim,
      Aty eshte dhe emri im !!
      Koncesione e tenderime,
      Kane kalue ne doren time.
      S’jam mjaftue si konsultare,
      me perqindje, jam pronare !!
      A e ke pa si po hedh shtat,
      QTU-ja e re ne Farke ?
      Veper qe se ka Shqipnia,
      Ashte tu u ba me leket e mija !
      Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
      I kam une nen kontroll !
      Po s’pagoi taksen tek une,
      S’fiton asnje konsorcium !!
      Fantazia ime s’ndalet,
      Kam fillue te zaptoj dhe malet:
      Dajt, Terbun e Velecik,
      Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
      Me ndihmen e dajes Fazllic,
      Kem ba lek e fitue miq:
      Mishkovicin e Arkanit,
      Dhe djalin e Sllobodanit !!
      Kam arrite me menaxhu,
      Procesin me te korruptu.
      I rashe vize VITOL gjigandit,
      Ia dhashe ARMOn Tacit mamit.
      Edhe pse jam billionare
      Ne shume projekte, aksionare,
      Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
      Vete e deshen borgjezine !
      Pra c’ka lidhje me terrenin,
      E godisim bashke me Zenin,
      Ti kujdesu vec per vedi:
      Mos me ra nga pushteti
      Qe t’i gezojme na pasunite,
      Mos prano me i hap kutite.
      Se po i hape, fiton Rama,
      E na i konfiskon te tana !!
      Po erdhi ai n’pushtet,
      E sigurte: burgu na pret.
      Krimet tona sa nje mal,
      Nuk mjafton kodi penal.
      Qe te shpetojme duhet me ik,
      Ne azil politik,
      Nese duem nje vend tamam,
      Shkojme drejt e n’Teheran.
      ***
      Zonje e madhe Jozefin,
      Ke merita n’sigurim,
      Qe kur re ne banane,
      Ti je ba pulitikane.
      Nga besimi europiane,
      Ne politike je talebane,
      Per te tjerat je hibride,
      Nuk e flet as gjuhen shqipe.
      Si kryetare je e dhunshme,
      Nga fjalori: e paturpshme !
      Histerike si nje vrasese !!
      I njeh mire dhe lendet plasese !!
      ***
      Kush e solli kete cunam ?
      Kryeministri sharlatan !
      “Hena blu” as “dielli gri”,
      Dora vete shoku Sali !
      Hapi syte o milet,
      Pse fajtore jemi vete:
      Se cdo vote per ate lubi,
      Eshte burim per tragjedi !!
      Moj malesia e Gjakoves,
      Ke pas qene e pararojes,
      Ti ke pase burra model,
      Turp, qe nxore ate kriminel !
      Do t’mbuloje Sale turpi i zi
      Per afera e per tradheti,
      Do te mbetet brez pas brezit:
      “Kryeministri i Gerdecit”.
      Para teje ne tradheti,
      Jane zhyt Zogu e daja i tij.
      Por s’kane bere te tilla pazare!!,
      Me ujrat territoriale .
      Kjo do te thote se n’ qeveri
      Esat Pasha na eshte kthy.
      Problemi qe ka sot vendi:
      A do vi dhe Avni Rustemi ?!
      Jeni nje tufe me kusare,
      Me Ballinje e Selmanllare,
      Delijorgje dhe Fazllicё,
      Taç e mac e berishiçe.
      Kjo eshte klike qeveritare,
      Eshte nje bande kriminale,
      Ruli, Basha dhe Mediu,
      Kapobanda eshte Saliu.
      Sa krimet i keni ba,
      Me lekure keni me e la.
      Do ta zbojme ne korrupsionin,
      Bashke me Gerdec-kualicionin.
      ***
      O mentor o biri i “nanes”,*
      Paske qene ti “piçka e s’ames”.

    2. tetanozi says:

      Mbaroni me kete drejtesine sa me shpejt se jane terbuar fare. Sa me shume ndjejne eren e ndryshimit aq me te pangopur jane bere me zarfet qe marin.
      Mos u cudisni po degjuat lirime te shumta te krimineleve. Eshte korrja e fundit per ta.

    3. shqipe says:

      ,Prandaj behet me pare reforma or zotni.do zgjidhen te zotet ne fillil.Keta, do ua shkulin kembet Metes,Salehit,kujtdo tjeter,qofte edhe vet Rames.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per Strazimirin,rendesi ka mbeshtetja politike per Berishen,apo nuk e tregoi edhe per eshtrat e Remzi Hoxhes,qe i krasahoi me ato te pushkatuarve te rregjimit komunist?!!!!
    Nga podiumi i PD-s,jane larguar femrat e bukura,jane zevendesuar me “qeroze” !

  3. 2 says:

    nuk besoj se do seleksiononi komentet si heren e kaluar.

    irritohem kur thote Mero shprehimisht :

    BERISHA PO INJORON INISIATIVEN E AMBASADORIT AMERIKAN…

    qe na kujton nendorin 2013 kur Lul Basha i shkeli vizen e kuqe arvizuse per LHL.

    Sinqerisht zoti mero mendoni se berisha eshte aq i fuqishem sa te “injoroje” dipllomatin e superfuqise sot ?

    tani ketu ka dy gjera;

    ose berisha eshte supermen qe ja ka bo tete me dy amerikes

    ose ambasadori amerikan me dipllomatet qe merren me shqiperine (wisner-biberaj)bashke dhe me Meron po tallen me ate popull aq keq sa nuk guxoi as otomanizmi as zogizmi,fashizmi as komunizmi

    Ky koment i adresohet personalisht ambasdorit Donald Lu QE PO E INJOROKA GJASME BERISHA SIPAS MEROS per dy aresye; qe te ushtrohet ne mesimin e gjuhes shqipe..dhe e dyta ne ate vend nuk mban me uje pilafi..ose e pushtoni ose e shurroni sepse te vriten njerez dhe te talleni me to nuk ka ndodhur as ne fashizm por vetem ne talebanet e afganistanit dhe salebanet e tropojes qe i kemi peshqesh nga ju

    Në masakren e Gërdecit pervec vrasjes se njerëzve,demeve material etj ..pati dhe një pasoje tragjike.Humbja e besimit te shqiptarve te ndershem ne sinqeritetin e administrates amerikane posacerisht te atyre qe jane ngarkuar te merren me shqiperine..Pra gerdeci me teper eshte nje ‘TRAGJEDI AMERIKANE e ndodhur ne token shqiptare.Ku ka gabuar admistrata amerikane ne ceshtjen e GERDEC-GATE:

    1- Te gjithe u befasuan kur nje 22-23 vjecar me origjine cifute merr nga shteti amerikan nje tender rreth 300 miljon dollare per armatime fishekesh ,qe tregon hapur se eshte dikush tjeter politikan-biznesmen ne Washington emri i te cilet merret me mend por nuk thuhet ne te tilla raste por sakrifikohet bedeli.Nje gje dihet e sigurte se eshte “mik” i Berishes.
    2-Egzekutimi i Kosta Trebickes qe denoncoi “kafshet e dala nga kontrolli =berisha dhe djali i tij” ishte nje eleminim mafjoz nga Gestapo berishes.Sjellja e ekspertit nga Virxhinia (usa) per te vertetuar se egzekutimi ishte “aksident” duhet te preokupoje shtepine e bardhe se mafja shqiptare e berishes ka dhe metastazat e saj ne Washington dhe duhet te filloje investigimet sa nuk eshte vone dhe te nderpresin leksionet qe vijne nga amerika per korrupsionin ne shqiperi
    3-Guximi i Berishes per te quajtur legjenden NY-TIMES leter higjenike tregon se edhe ne Amerike paraja jo vetem mund demokracine dhe fjalen e lire por arrin sa nje kriminel si mender Berisha fshin bythen me ikonen amerikane..
    4-Ne ambasaden amerikane ne rastin Doshi po tregohet nje hipokrizi e pabesueshme dhe la ta argumentojne.
    Sapo disa “skenariste te panjohur” vune ne skene serialin Toma dhe shoket e tij ku ne ballafaqimin RAMA-DOSHI ambasada amerikane si kurre me pare u pergjigj “flake per flake” pro Edi Rames.
    Ne fillim nuk e morem vesh por sot po kundermon ere te keqe te paduruesheme ky serial televiziv qe eshte prodhuar vetem per te shpetuar Berishen dhe djemte e tij nga masakrat e tij pa fund ku me kryesoret jane 21 janari dhe gerdeci.
    5-Nje nga kriminelet e pagjykuar te Gerdecit eshte mafjozi internacjonal Fatmir Mediu qe nuk merret vesh pse akoma eshte akoma i perkedhelur i perjetshem i ambasades amerikane, i Zerit te amerikes dhe i disa baballarve te devirolit ne amerike.Eshte turp dhe ofendim per shqiptaret qe ky kriminel eshte ne grupin e miqesise shqiperi-amerike.

    6-Por me skandalozja eshte dueli Luan Hoxha me karaduzin Shkerdhen Berisha i cili e kercenoi me jete kete gjeneral qe nuk ka ndodhur as ne Meksike,as ne Kolumbi biles as terroristet e Boko Harramit
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi për përfitimin e azilit në SHBA është konfirmuar nga vetë avokati i Hoxhës, Brahim Lahi. “Interpoli mund ta ketë në kërkim, klienti im, Luan Hoxha e ka marrë statusin e azilantit politik në SHBA, çka do të thotë që edhe ata kur i kanë dhënë këtë status, kanë gjykuar për mënyrën e procedimit dhe dënimit të tij”, tha Lahi.
    Largimi 2 vite më parë i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare u komentua gjatë në shtyp, por prokuroria dhe gjykata u shprehën se nuk kishin vendosur ndonjë masë ndalimi për daljen nga Shqipëria të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Gjatë gjithë seancave gjyqësore, i përfaqësuar nga avokati i tij, Luan Hoxha u deklarua i pafajshëm, duke mos pranuar asnjë nga akuzat e ngritura, që e përfshinin në ngjarjen e Gërdecit. Deri në momentin që po gjykohej, Prokuroria apo Gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë. Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit ndaj largimi u krye së bashku me familjen. “Luan Hoxha nuk është njoftuar asnjëherë për t’u paraqitur në gjyq. Këtë ankim e kam paraqitur në Gjykatën e Apelit, e cila nuk e ka trajtuar fare këtë pjesë të ankimit. Po ashtu edhe në Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, -tha avokat Lahi.
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare është një nga të paktët ushtarakë të lartë të dënuar për tragjedinë e Gërdecit. Vetëm pak kohë përpara shpalljes së vendimit nga Gjykata u zbulua një kabllogram i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila përcillte në Uashington informacionin që Shefi i Shtabit Luan Hoxha jepte për demontimin e predhave në Gërdec. Në kabllogram citohej se Luan Hoxha kishte raportuar përfshirjen e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha në biznesin e demontimit të predhave.
    7-Kabllogrami i plotë për Gërdecin
    Titulli: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër
    Datë 20 qershor 2009
    Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
    Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
    Klasifikuar si Material konfidencial/ deklasifikohet më 18 qershor 2018
    “Këmbëngulja dhe entuziazmi i ngjarjeve të fundit politike nga ndryshimet e diskutueshme kushtetuese në mes të prillit tek emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë në mes të qershorit nuk kanë shumë peshë…
    Në klimën e nxehtë politike, ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar shkarkimin e tij pak kohë më parë, bashkëpunimin e tij me prokurorinë dhe këndvështrimin për atë që ndodhi në Gërdec.
    Në një takimin e 17 qershorit, Shefi i sapo shkarkuar i Shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit. Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.
    Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Hoxha thotë se kur ka vizituar Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte ndonjë problem. Ai shpjegon se gjatë gjysmës së dytë të projektit, e cila filloi në dhjetor 2007, ai u drejtua nga Mediu që ti shkruante kryeministrit Berisha (të njëjtin material ta kopjonte për Topallin dhe Mediun) ku të shprehte shqetësimet e tij dhe presionet direkte me telefon nga “një djalë i ri”, i cili më vonë u konfirmua se ishte Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit. Ai i kishte bërë presion që të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec dhe këtë gjë ta kryente pa vonesa.
    I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO. Ai i kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrës së prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se nuk ishte i sigurt të fliste se isha i kërcenuar me jetë…
    E fundit …per ambasadorin e nderuar Donald Lu
    I nderuar nqs do vazhdoni te beni seleksionim kriminelesh ju po i beni nje dem te madh jo vetem Shqiperise por dhe vete Amerikes.
    Supozojme qe eshte e vertete ai trilli qe e mbeshtesni dhe ju qe Meta kishte ndermend te vriste Doshin(qe eshte ne fakt skenar sherbimesh inteligjente)…Pra deri tani kemi vetem trullosje kombetare qe behet te mbulohen krimet e berishajve dhe per te nxjerre bashen fitues te madh.
    Lindin keto pyetje;
    Perse ambasada amerikane hesht per 4 deshmite e Izet Haxhise per te cilen ka fakte kokfortesisht te vertetuara per berishen si Terrorist dhe Kanibal me kollare ?
    Perse ambasada amerikane nuk klasifikon Shkerdhen Saleh Berishajn si terrorist I cili ne dokumentet tuaja figuron e tille ?
    Pra zoti DONALD LU (dhe ato qe jane pas jush) pse po e konsideroni Shqiperine si ferme kafshesh te Orwellit ku te gjithe kriminelet ne shqiperi jane te barabarte.. por kriminelet ujqer te PD jane me te ndershem se kriminelet keca te PS..?

  4. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    Mero ke tall gencin egersisht sot

  5. 1 meleon qelbesira says:

    po mire, po sikur strazimiri nuk do te fliste sot, kush e pengoi reformen dje??
    apo mazhoranca rri e prit se ca do te thote opozita e kapet mbas fjaleve te saj e i paracet si pengesa ??

    pse duhet te kete debat per “reformen” ne drejtesi.
    drejtesia nuk po reformohet, reformim nenkupton dryshimin e ligjeve te berjes drejtesi.
    ketu drejtesia po pastrohet nga elementi i korruptuar.
    gjyctaret dhe prokuroret ose jane te korruptuar ose jo, nuk ka pak ose vetem pak te korruptuar.

    atehere pse duhet te kete debat per te larguar te korruptuarit??
    ato thjesht kane shkelur ligjin dhe ja kane bere debatin vetes. te identifikohet dhe thjesht te largohen e ndicen penalisht.

    po sic duket mazhoranca ,ce i ka votat te beje ndryshimin ,ka frike se te rinjte qe do vijne ne sistemin e drejtesise do u hapin telashe pushtetarve te sotem dhe te djeshem, prandaj ky ping-pong.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje