Çdo të thotë të flasësh në PD?

26 Nëntor 2015, 21:03Editorial TEMA
Çdo të thotë të flasësh në PD?

Nga Mero Baze

 

Eduard Selami po kryqëzohet nga mbështetësit e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike dhe shtypin rrotull saj, për shkak të një interviste tek “Zëri i Amerikës”, ku ai akuzon lidershipin e PD se ka zhgënjyer mbështetësit e vet. Në sulmin ndaj Selamit, rreshtohet si problem fakti që Selami nuk ka qenë aktiv këto dy vite në Kuvend, që ka gjuhë të moderuar, që flet shqipen me theks anglisht etj.

Fare papritur, ish- kryetari i Partisë Demokratike, që me zbimin e tij në vitin 1995, shënoi tatëpjetën demokratike të partisë së parë antikomuniste në Shqipëri, po gjendet para armiqësisë politike, për shkak të një deklarate, edhe pse akuzohet se nuk ka folur deri më sot. Ai po akuzohet ditën që ka folur jo përse nuk ka folur, por përse flet kështu.

E vërteta është se këto dy vjet në palament, kanë folur katër – pesë deputetë të opozitës, dhe një kryedeputet që ka thyer çdo rekord fjalimesh. Ndër deputetët e shquar që nuk kanë lënë rast pa folur, janë Flamur Noka, Edi Paloka, Arben Ristani, një grua e shëndoshë dhe e lyer që ndërron emrin vazhdimisht, por është i njëjti tip, dhe Sali Berisha. Këta meritojnë flamurin e luftës opozitare në Kuvend.

Gjërat që kanë thënë këta në parlament, janë të padëgjuara askund, të paimagjinueshme, të pabesueshme dhe të pagëlltitshme nga një qytetar normal i këtij vendi. Ata nuk kanë lënë njeri pa përgojuar, të njohur e të panjohur, nuk kanë lënë epitet pa përdorur, nuk kanë lënë gjë pa bërë të ngjallin urrejtje për kundërshtarin dhe mbi të gjitha nuk kanë lënë gjë pa bërë të duken të fortë.

Po qe se ka një rezultat të tillë katastrofik opozita në zgjedhjet e vitit 2015, e ka pasi është përfaqësuar “denjësisht” në Kuvend nga këta që përmenda. Është pikërisht imazhi që këta idiotë i kanë dhënë opozitës, duke e paraqitur atë si një shpellë nga ku buron urrejtje dhe llum, dhe që gjithçka bëhet që ai burri që bërtet më shumë, të mos ndjehet i rrezikuar. Duke ulëritur, sharë, fyer dhe kërcënuar, ai vetësugjestionohet se është i fortë dhe nuk e prek njeri.

Ndërsa imazhi i opozitës është dërrmuar, shumica, jo pa hile, u ka dhënë hapësirë më shumë se sa lejohet, vetëm për t’i ekspozuar si të tillë.

Tani akuza ndaj Selamit është që ka folur vetëm një herë dhe ka qenë i moderuar. Unë e mbaj mend kur ka folur, mos gaboj ka qenë analiza e buxhetit të vitit të kaluar, ku ai bëri disa vërejtje dhe kërkoi transparencë për disa parametra. E parë në raport me këta 5 muskutjerët që dominojnë në emër të opozitës Kuvendin, në fakt Selami duket anormal, por duhet të biem dakord, që standarti normal i opozitës janë këta që përfaqësojnë diarenë e saj në Kuvend. Nëse Flamuri, Ristani, Paloka, Berisha dhe gratë që flasin aty, quhen normale, atëhere Selami është vërtet anormal. Por, problemi është se elektorati nuk është zhgënjyer nga fjalimi i Selamit, por nga fjalimet e përditshme të këtyre që kanë uzurpuar opozitën dhe tenojnë ta përdorin si bunkier për abuzimet e tyre. Si të tillë, ata i kanë dhënë fund shanseve që kjo opozitë të ngjallë shpresë në Kuvend.

Në këtë aspect, pritej që opozita të ngjallte shpresë me vizionin politik të Bashës. Ky i fundit, për hir të së vërtetës, pasi u emërua kryetar, tentoi të bënte ca veprime që të mbronte postin e tij në PD me struktura të sajuara, por publikisht vazhdonte të artikulohej normalisht. Dy vjet e ca më pas, në vend që ai të forconte identitetin e tij, ai ka filluar flet si Berisha dhe imiton Flamurin, Palokën apo Ristanin, në banalitetin e tyre. Kështu që, kur flitet për humbje shprese në PD, nuk kihet paraysh kush nuk ka folur, apo kush nuk ka vepruar, por ata që kanë uzurpuar opozitën dhe flasin në emër të saj. Është ky produkt që ka shkaktuar zhgënjimin dhe jo heshtja solemne e të tjerëve që nuk gëlltisin këtë gjuhë dhe këto akte politike të opozitës.

Dhe për t’i vënë pikën këtij debati, për akuzat rreth Selamit dhe racës së tij të fisme, që nuk kanë folur, kemi shembullin e djeshëm. Selami foli. Dhe i mjaftoi vetëm një e folur, që t’u prishte gjakun të gjithë lllomotitësve dyvjeçar të PD-së, dhe t’i bënte të merreshin me të. Ky është ilustrimi më i mirë i defiçencës së atyre që e akuzojnë Selamin pse nuk ka folur. Të flasësh në PD me zërin tënd, do të thotë të linçohesh dhe të të bëjnë dhe biografinë e gjyshes. Eduard Selami tha vetëm një fjali dhe i janë turrur sipër gjithë delirantët dhe eunukët e Sali Berishës, që nuk e kuptojnë se si njeri flet pa leje dhe thotë gjëra që nuk i thotë Ai. Dhe kjo tregon se çfarë nënkuptojnë ata kur thonë Selami nuk ka folur dy vjet. Janë duke thënë që Selami nuk ka recituar dy vjet si ne. Se për të folur ja ku foli, por nuk është askush i lumtur. Sidomos ata që ankohen, që Selami nuk ka folur.

21 komente në “Çdo të thotë të flasësh në PD?”

  1. Gent Balliu says:

    Eduart Selami eshte i vetmi ze serioz ne partine demokratike. Gjithashtu eshte edhe e vetmja shprese per rikthimin ne pushtet te demokrateve, jo thjesht per te miren e PD , por per te gjithe shqiptaret.
    Selami dhe Ristani jane te dy bashkevuajtes: Selami i debuar ne amerike per qendrimet e tij parimore per Referendumin dhe Ristani i burgosur nga Berisha per korrupsion.
    Ky eshte paradoksi ne PD; horrat dhe hajnat bejne politiken e demokrateve ndersa zotninjte dhe fisniket sulmohen nga ordineret.

  2. --- says:

    Cdo te thot te flasesh ne PD..???….eleminim direkt..jo nga partia POR NGA JETA.

  3. Astrit says:

    Shqiptaret duhet te kuptojne nje gje, Ed Selami nuk eshte kthyer ne shqiperi vec me mendjen e tij. E ka sjelle Amerika.
    Ishalla kete here shqiptaret do e gjejne rrugen qe po ju tregon Perendimi nepermjet Zerit te Amerikes.

    1. eklipsi says:

      Ke shum te drejte eshte e vetmja shprese per tu larguar nga politika e rrugacerise dhe mllefit per to futur ne nje demokraci reale tolerante dhe e pergjegjshme per fatet e vendit esbte e pa pranushme deri tani eshte nje cerdhe kacakesh ipokritesh qe vetem shpifin dhe ulurine…

  4. hektor says:

    Fjala ne PD eshte si Uji i komanduar me Rubinete.
    Kur e leshone rrjedh dhe anasjelltas.
    Z.Mero cilesone pese deputete te PD si pese Gezhoja te Djegura,
    te cilet jane bere bajat kur thone te njejten gje.
    AQta te gjithe nuk e kuptojne se Opozita eshte Sherbim i Urgjences!
    Por kur jane te Dehur behen te papergjegjshem,pa llogaritur
    ketu edhe nga ata te tjetersuar dhe sebashku bejne Tellallin.
    Me kete qendrim ata rendojne Veten.Ata shperthejne me bubullima por asnjehere me Rreshje Shiu!Ata jane bere Gallata e Skenes.
    Vijne nga i njejti Lloji: Nga ai i Brejtesave.Askund si ne Shqiperi
    nuk e dinese cdo te thote Qeveri Brejtesash.Ata e kane brejtur gjer ne rrenje cdo Dege te Ekonomise.Dhe Sot jane po keta qe berrtasin:
    Jetojme ne Varferi!Ironi e spikatur.Tani jo se Selami eshte me i mire,
    edhe Ai brejtes eshte vecse nga ato qe ajrosin “Token” ky eshtendryshimi.z.Baze: Kjo Opozite me nje preardhje banale nuk
    mund te justifikoje detyren si Sherbim i Urgjences!
    Sa i shikon te shkaktojne Makth! Te shikojne nga Duart,Keshtu ju kambetur.e kane nga Konvikti i Berishizmit.Nuk mund te harrojne Zakonin.

    1. Skypion says:

      Socialistat,te majtet ne pergjithesi,dhe gjithe aradha e mbeshtetesve te tyre,politike dhe mediatike,jane te deshperuar nga turpi me i madh i Partise Socialiste:kriminelet dhe vrasesit ne nivelet e saj me te larta.
      Partia Socialiste eshte e vetmja parti ne Shqiperi,Ballkan dhe Europe qe,ne nivelet e saj me te larta,ne grupin e saj parlamentar,ka kriminele te regjur.
      Nuk eshte fjala per kriminele ne kultimin figurativ,ne ate kuptim qe e perdorin rendom kundershtaret politike ndaj njeri-tjetrit,por ne kuptim e pare te fjales.
      Domethene,trafikante droge,trafikante prostitucioni,grabites ,pengmarres,vrases,qe Edi Rama i ka bere deputete te Partise Socialiste.
      Kategori te tilla kriminelesh nuk ka ne partite e tjera.As te majta as te djathta.Vetem ne Partine Socialiste.
      Imagjinoni tani se ne c’bordell kriminal,politik,moral eshte shnderruar Partia Socialiste!
      Akuzat qe i jane bere Rames,nga vete socialistet,per menyren autoritare te te drejtuarit te PS-se,per menjanimin e figurave te njohura te saj,per kthimin e PS-se nje parti vetjake me mbeshtetes besnik,qe vetem me PS-ne s’kane lidhje e te tjera si keto,nuk kane me vlere.Madje,mund te themi se keto akuza,jane lule me ate,qe as vete kritizeret e tij,nuk kane guximin ta permendin:shnderrimin e Partise Socialiste ne parti trafikantesh droge,trafikantesh prostitutash,pengmarres,grabites,vrases.
      Nje menxyre te tille nuk mund t’i gjendet asnjelloj kunderpeshe.
      Prandaj,edhe tentativa e analistit tone dhe shume te tjereve si ai,per ta kunderpeshuar me “kryqezimet” ne PArtine Demokratike eshte,jo vetem qesharake,por edhe e mjere,shume e mjere.Eshte e gjynafte.
      Te mundohesh te mbulosh turpin e madh ne Partine Socialiste,si partia e trafikanteve,perdhunuesve dhe vrasesve,me diversione mjerane te debateve dhe polemikave ne PD,eshte vetediskretituese.Eshte po aq diskretituese,sa c’jane vete trafikantet dhe vrasesit ne PS.
      Sepse,kujtdo qe lexon keto diversione qesharake,i shkon vetvetiu ne mendje pyejta,se c’behet ne kampin kundershtar,se c’behet ne Partine Socialiste!
      Ja,ne Partine Demokratike,na paska debate,madje dhe polemike.Paska figura si zoti Selami qe bejne kritika etj etj.Por,keto jane normale.Keso kritikash ka patur perhere e do te kete.Gjeja me normale ne cdo parti politike.
      Por,ne Partine Socialiste,nuk behet me fjale kritika,as polemika.Edhe pse mundohen te kapen pas tyre,mesa te munden(Blushin e mbajne akoma atje,pikerisht per te dhene kete perceptim).
      Per Partine Socialiste,ka nje debat tjeter.Nje debat te paprecedente,si per te,ashtu edhe per cdo parti tjeter,ne Shqiperi,BAllkan dhe Europe.
      Per Partine Socialiste,tashme,behet debat vetem per trafikantet e droges,per trafikantet e prostitutave,per grabites,per pengmarresit,per vrasesit.Eshte nje debat qe nuk behet ne PS,por e bejne te tjeret per te.
      A mund te barazpeshohen keto dy lloj debatesh,dmth,ai i zakonshmi qe behet ne PD si ne cdo parti tjeter politike,me kete te pazakonshmin qe behet per PS-ne,si per organizate kriminale,si per nje bande trafikantesh,pengmarresish e vrasesish?!
      Natyrisht,qe jo.E megjithate,mediat e Partise Socialiste me mercenaro-analistet e saj kane paturpesine te barazojne zhvillimet ne dy partite respektive.
      Por,pse kjo paturpesi?!Pse bejne turpe te tilla,te cilat i neverit edhe nje mendje me logjike minimale?!
      Arsyen e kesaj dhune qe i behet logjikes elementare,e kemi thene disa here.Pa u lodhur,do ta themi perseri:eshte ushqimi i domosdoshem,eshte buka e perditshme per trushkulurit,trushpelaret,per idiotet e dobishem,per turmen e sklleverve te verber,tek mbeshtetja dhe vota e te cileve,gjendet forca e Partise Socialiste.
      Trushkulurit e verber socialiste,sidoqofte,nuk shohin e as duan te shohin asnje te keqe ne partine e tyre.
      E megjithate,aq i madh eshte turpi i partise se tyre,sa rojtesit e kopese,i ka kapur frika se mos edhe te verberit po e shohin kete turp,se mos edhe trushkulurit e kuptojne se c’po ndodh.
      Keshtu,ata mundohen t’i orientojne pernga kundershtari,duke i dendur si perhere me drogen e mllefit dhe urrejtjes ndaj tyre.
      Per kete qellim,te gjithe mediat e majta me aradhat e tyre te mercenareve,perhere kur e keqja e tmerrshme ne Partine Socialiste kapet nga drita e fuqishme e prozhektoreve te akuzave,ndezin prozhektoret e tyre mashtrues,per ta devijuar vemendjen e turmes,tek e keqja e kundershtarit.
      Keshtu,ne cdo rast kur kemi nje akuze te re,qe i kemi te perditshme e here-here edhe te perorshme,mediat e majta japin lajme e botojne shkarrashkrime,qe ne fakt i kane dhene e botuar sa e sa here,per kundershtaret politike.
      E megjithate,shume socialiste,me veten e tyre,bejne pyetjen: po c’dreqin i futen ne Partine Socialiste trafikantet dhe vrasesit se na nxoren bojen e zeze?!
      Kete pyetje,te nderuar trushkulur,bejeni me ze te larte,dhe bejani Edi Rames.

      1. jeta says:

        O skypion, qe rri pas gardhit! Mua me vjen mire qe socialistet jane te regjur se te pakten mbrohen nga kriminelet qe te vrasin naten e te qajne dite. Pse ti skypion je njeri i paster?! Nuk ma mohon dot se dhe barkun dhe koken i ke te mbushur me te njejten lende: mut.

  5. Ermira says:

    Shume veta thone po e mori PD Edi selami do votojne PD

  6. Mirdash Agolli says:

    Kam respekt per zotin Selami.
    Ju duhet ti kerkoni ndjese per menyren si jeni sjelle me zotin Selami. Qendrimi i tij fisnik, ka bere qe te jete ikone e demokratit te paster.

  7. cubi says:

    I shkreti Selam atje ku e lam,njelloj si Zef Brozi,mbaheshin rende,vishnin pardesy te bardha dhe pastaj nje rrahje vence nga Vicidoli.Per asgje nuk mbahet mend ky Sojhorrsh,desh te behej K/minister duke tundur 2 gishtat te cilat pastaj ia fyten nga mbrapa.Asnje ndryshim nuk ndermjet Selamit pa atdhe dhe Bashes pa atdhe.Te dy kane dynenshtetesine,te dy jane emruar dhe jo votuar,te dy jane te perkedhelur dhe pa asnje lloj merite.por Basha gjithsesi eshte me i kerkuar sepse vete ka care ne jete si ne shqiperi si jashte saj,kurse Selami shkrete nga Librazhdi i Balles ishte askushi ne Tirane,me dy gishtat u be dikushi,nje rrahje nga Bbaba saliu dhe u arratis ne amerike,divorc pa pune dhe i pa afte per pune.NJe lepirje e bythes se Gjysh Berishes Njelloj si Imami ose Ristani,kthim mbrapa gjen nje cope grua dhe rimartohet ,njelloj si Rama ,Selami Rilind,merr nj page,ka nje banese,vendos dhembe te rinj(i kishte me Nikel)si te thuash,dhenderush.I mjeri Selam Alekum,kujton se me nje interviste do ta zgjedhin Kryetar?Selami nga Librazhdi te behet gati per tu kthyer prapa ne Amerike ose do te pesoje nje te rrahur vence dhe do ngelet prap pa dhembe.Mos e shkel Gjysh Saliun tek djali i adoptuar se Gazidede aty rrotull eshte.

  8. Gopisti i Madh says:

    Po ke harruar edhe Strazon o Mero? Apo ai eshte budalla dhe nuk merret ne hesap. Ke harruar edhe Halimin, apo ai eshte bythec dhe nuk vlen? Po ke harrue edhe Jozin, apo edhe ajo eshte bordelliste dhe nuk ja vlen me e citue? Eh mo Mero, ka plot si keta, jane shume e shume muter rreth e rrotull

  9. loni says:

    Sa per meshire qenke bere. Edhe ne dhome te gjumit po ta fjeshe palacon kryeminister te lumte palla do ti thuash. Mjeran.

  10. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mero shumices se shqiptareve te ndershem qe votojne majtas nuk ju plas shume ka.i per zenkat brenda pedes. Eshte kjo parti e ish spiuneve te sigurimit qe e coi shqiperine ne zgrip ,ose ne prag falimentimi.E verteta eshte se tek kjo parti nuk ka pasur dhe nuk ka per te pasur asnje grimce atdhedashurie ose deshire per te permiresuar jeten e shqiptareve te ndershem.Ata kane treguar per 25 vite se i vetmi qellim i tyre eshte shkaterrimi i shtetit ,tritoli ,perkrahja e tokes se xanun dhe hajduterise dhe korrupsionit te cdo lloji.Selami ,lulushi ,sala jane e njejta gje me pamje te ndryshme.Frika e tyre me e madhe eshte vota e lire dhe gjykimi i drejte i shqiptareve te ndershem.

  11. altin says:

    Heu bre dull efendi.Je kah harron se qe bash sali efendiu i pedes tende qe na anetaresoi ne konferencen islamike,bashke me jevgjit e arabise.Paske kene krejt budall or taj dull.

  12. Spartaku says:

    Zoti Mero! Me la pershtypje nje fjal,apo nje percaktim i yti”eunuket e Sali Berishes”.Kame qeshur.Vertete si eunuket e sulltanit jane bere keta te pd-ke.Edhe Nastradini desh e pesoi njehere nga Sulltani Turqis,i cili donte ta bente kryetar te eunukeve(homoseksualeve),por menjehere sa e mesoi,iku fshehurazi dhe shpetoi.

  13. . says:

    … sikur flet para nje Cete-Verioresh injorante, dhembe thyer,

    koke-xhel, floke-palare, koke-mushka … etj. etj.

  14. vito says:

    Nuk aresye te flas per ligjet e lukunise se hienave te PD,por kur prononciohet skipioni” me perzihen zorret e barkut.

  15. tradita says:

    basha qe i sakte, nuk kam asnje sekond kohe te merrem me keto budallaliqe. o sa i sakte.

  16. xhateli says:

    Nuk e kuptoj pwrse kriminelw quhen vetwm ata tw majtws.
    Po a ka burrw tw m’i numwrojw krimet e panumwrta qw ka kryer kwta 25 vjet krimineli namber uan Sali Berisha? Pwr mungesw vendi nuk i rendis dot kwtu.

    A nuk wshtw kriminel njw minister transporti si Lulzim Basha, qw wshtw vwrtetuar katwrcipwrisht e shqiptarisht se ka vjedhur 230 milionw euro nga fondet e Rrugws sw Kombit dhe qw iu shmang drejtwsisw duke u fshehur si i swmurw pas raporteve tw dyshimta mjekwsore?

    A nuk wshtw kriminel njw ministwr i brendshwm si Lul Basha qw ekzekuton nw mes ditws nw bulevard, pa gjyq, katwr qytetarw me duar nw xhepa dhe nuk wshtw paraqitur asnjwherw nw zyrat e organeve tw drejtwsisw?

    A nuk quhet i inkriminuar Arben Ristani qw edhe ka bwrw burg,pwr tw mos renditur kwtu krimet qw ka kryer nw krye tw KQZ duke vjedhur votat nw favor tw shefit tw tij Lul Bashws e duke djegur fletet e vtimit etj. etj.?

    A nuk wshtw kriminel thuthuqi Paloka, qw i thyen dhwmbwt me telefonin celular gjeneralit tw partisw sw tij, Imamit, kur ky ishte nw opozitw?

    A nuk janw kriminelw ata shumw deputetw dhe eksponentw tw PD, si Zhelefina qw deklaroi nw TV publikisht se Berisha duhet t’u kishte dhwnw plumbin ballit Gjinushit e tw tjerwve? Apo s’quhet kriminele, se nuk wshtw denuar? Po Ilir Hoxhwn kwta kriminelw tw PD e dwnuan pwr njw intervistw, ku nuk pwrmendte as fjalwn hakmarrje e jo mw fjalwn plumb? A nuk wshtw krim tw dwnosh njw tw pafajshwm dhe tw mbrosh dhe tw mbash nw parlament kwtw palogrua, qw pasi ua plotwsonte qejfet sigurimsave tw dikurshwm, tani wshtw kthyer nw monstrwn mw tw shpifur tw politikanes femwr?

    A mund tw mbahet nw radhwt e klaswws politike dhe nw parlament njw Mesile Debile Dodashenko, qw kwrkon si njw naziskine qw dikushwt tw varen te palma?
    As Hitleri nuk e aplikoi njw tw tillw lloj ekzekutimi. Ajo duhet kapur pwr zhelesh, se zhelane wshtw, e duhet nxjerrw jashtw politikws njw orw e mw parw.

    A nuk wshtw kriminel Fatmir Mediu, jo vetwm se wshtw dwnuar nw Itali, por edhe se shkaktoi Gerdecin, ku vrau 26 burra, gra e fwmijw, si Xhaferr Deva dje?

    Kriminelw tw tillw ka e djathta sa tw duash, ata mbollwn krimin. Shikoni, edhe ata qw ajo i quan tani kriminelw tw sw majtws, Frrokwt e Ndokwt, etj. gjenezwn e kanw te PD-ja, ajo i ka pasur nw radhwt e saj, ajo i ka ushqyer dhe i ka vwnw nw poste ku tw vjedhin e tw vrasin. PD-ja dhe e djathta krimin e kanw nw gjak, ato e sjellin nw parlament cdo tw enjte, me kryekriminelin e tyre, sali Berisha, me pijanecwt si ristani e supwllupws si Paloka, dhe me pykat e tjera si strazibiri e tw tjerw, qw e kanw kthyer foltoren e Kuvendit nw njw gjiriz, qw kutwrbon nga jashtwqitjet qw nxjerrin gojwt e kwtyre kriminelwve.

    Doni dekriminalizim? Coni nw bankwn e tw akuzuarve Berishwn, Bashwn, Mediun, Topallin, qw i bwri paratw e popullit rrush e kumbulla se i mbeti bytha nw avion, dhe do ta shihni qw ky vend do tw bjerw rehat, do tw gjejw qetwsinw.

    Fshesa e dekriminalizimit duhet tw fshijw tw inkriminuar tw tw gjithw klasws politike. Krimineli nuk ka ngjyrw blu apo mavi.

    Fillojeni nga vetja o kriminele Salw dhe Lul, qw si thikw nw shpinwn e Shqipwrisw i jeni ngul! Lwreni mandatin dhe tregojani policit sahatin (dorws), vendosni byzylykun e shkoni atje ku e keni vendin, nw shtwpinw pa qira duke twrhequr kwmbwt zvarrw qw edhe tw tjerw si ju, pas jush do tw na zhduken nga skena politike.

    E bwni dot? Po nuk e bwtw vetw, o ujqwr “tw butw”, atwherw do ta bwjw njw ditw, ky popull, kur t’i dalw droga me tw cilwn ju keni 25 vjet qw ia drogoni trutw.

  17. Samil says:

    Selami boni gabim tue fol pa u marr vesht me udheheqsin tone te modh Sali Berisha. Sepse Berisha rrezoj per toke komunizmin ne shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje