Nga Mero Baze
Albin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës.
Mijëra shqiptarë në Kosovë e adhurojnë atë si politikan i pa korruptuar, i pa kapur nga oligarkët dhe nacionalkomunist modern. Këta që e adhurojnë si të tillë dhe që janë shumë, shpresojnë se Kosova bëhet një vend më i mirë me politikanë të tillë. Dhe unë besoj kështu. Një pjesë tjetër beson se duke mos qenë politikan i kapur, ai është më dinjitoz dhe i vështirë në negociatat kombëtare të ndarjes nga Serbia. Nëse besojmë dhe disa teori konspiracioni, që marrëveshjet janë nënshkruar nën presionin e Gjykatës Speciale, dhe kjo veti e tij vlen.
Por, të mos shkojmë më tej, duke krijuar një idoltari për gjëra që as Albini nuk i kërkon.
Shikoj shumë patetizëm për mënyrën si është ndaluar nga policia Albini. Siç e thashë, unë mendoj që ai duhet të jetë i lirë dhe jo në burg, por nëse do të duhej të arrestohej, nuk besoj se kishte mënyrë tjetër për dikë që i ka ikur policisë jo se e ka frikë, por se do të jetë në qendër të vëmendjes si hero. Nuk besoj se po ti dërgonin tre gra police me edukatë dhe me një tufë lule në dorë, për ti kërkuar ndjesë për prangat, do mund ta bënin atë. Policia e Shtetit të Kosovës është polici si kudo në botë dhe kur merr urdhër të arrestojë dikë që është në kërkim, s’di si mund të veprojë ndryshe. Uniformat, helmetat dhe prangat e policisë, i prodhon e njëjta fabrikë në botë. Biles dhe ngjyra është njësoj. Kjo nuk i jep ndonjë dramacitet arrestimit të tij.
Zemërimi buron nga fakti se qeveria e Kosovës konsiderohet e korruptuar, klienteliste dhe që ka lënë dhjetëra kriminelë rrugëve. Mes tyre, fëmijë deputetësh, politikanë hajdutë dhe të përfshirë në krime. Dhe për këtë shkak, ata irritohen kur shikojnë prangat mbi Altinin. Por ky nuk është rasti të urrehet policia, por politika. Policia ka bërë detyrën. Në këtë pikë edhe Albini nuk është i drejtë. As ai nuk hyn tek ata politikanë që nuk janë selektivë me drejtësinë. Edhe ai hyn tek ata politikanë për të cilët ka vrasje të mira dhe të dobishme pa gjyq, por me vetgjyqësi, që nuk hetohen kurrë. Nuk e kam dëgjuar kurrë të jetë i qartë dhe i drejtë në dënimin e vrasjeve të pasluftës. Së paku të disa figurave që kishin punë më shumë me letrat se me armët si Xhemajl Mustafa apo Enver Maloku. Kjo, sepse në botëkuptimin e tij nacionalkomunist ekziston një hapësirë për vrasje të drejta, dhe eleminim kundërshtarësh.
Nëse do kishim Albinin kryeministër dhe do të duhej të arrestonte dike, mos mendoni se do qe më elegant. Biles duke qenë më “krenar” për veprën e tij, ai do të jetë dhe më i egër. Do ta bënte atë në emër të kauzës kombëtare dhe të Gjykimit të Madh, si një vepër antipatriotike.
Nuk duhet ngatërruar profili nacionalist dhe populist i Albanit, me dimensionin demokratik të një kryeministri. Unë nuk besoj që Albini është një demokrat. As ai vetë se ka këtë pretendim. Dhe nuk duhet ta vajtojmë për këtë, se e fyejmë.
Ai pretendon të jetë i drejtë, por jo demokrat. Ai është një adhurues i autoritarizmit. Rrethi i tij është linçues ndaj mendimit ndryshe dhe përjashtues ndaj kujtdo që del nga vija. Është adhurues i liderve autoritarë dhe si i tillë ka një mbështetje të tek eneverizmi shqiptar, i cili ishte një nacionalkomunizëm klasik dhe izolacionist.
Ndaj kur gjykoni policinë që arreston Albinin, mos u shqetësoni më shumë se Albini. Ai nuk shqetësohet prej tyre, por thjesht që nuk i ka ai në dorë ata. Ai në fakt po e përdor policinë sot në opozitë më shumë se sa do të mund ta përdor nëse bëhet ndonjëherë kryeministër.
Ta duam Albinin për atë që na mungon, për politikanin e pa korruptuar, dhe të pakapur nga oligarkët, por mos kini iluzione demokratike duke vajtuar sot për atë që ai nuk do të donte. Është shumë më problematik një shtet autoritar i Albinit , shumë më e vështirë një shkelje syri e tendecave islamike dhe akoma më keq, një tendencë Enverizmi, në raport me mendimin ndryshe.
Për këtë arsye ai duhet i lirë dhe i pamitizuar si Profeti që po përndiqet në emër të një lirie që se premton askund.
Beteja e tij kundër estabilishmentit është e pabesueshme kur bashkohet me një ish- kryeministër dhe ish- zëvendëskryeministër, dhe beteja për më shumë dinjitet kombëtar bëhet e diskutueshme kur drejtohet kundër aleatëve tanë SHBA e BE, që në fakt janë ata që bënë këtë Kosovë që është. Çdo betejë kundër tyre nuk është betejë për Kosovën, por të shkuarën e saj, që nuk kishte të ardhme.
Ndaj Albini duhet i lire, i pa prangosur dhe i pakënaqur natyrisht. Secili meriton të jetë një opozitar i zakonshëm dhe jo siç tentohet, për të krijuar një mit, duke krijuar portretin e një misionari i cili të çon gjithnjë në një zhgënjim të ri. është ndaluar një lider opozite duke vënë në provë funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë. Eshtë mirë që pas kësaj Kosova të provojë se është shtet ligjor, duke dëshpëruar dhe ata që nuk duan dhe nuk ja kanë njohur lindjen dhe rritjen e saj që nga 1999, duke e parë gjithnjë si konspiracion dhe jo si realitet. Eshtë koha që Kosova dhe Albini të njohin njëri- tjetrin.
Kujt i plasi per Albinin. Nuk paska shkuar ne te semes.
Kam disa vite qe komentoj te gazeta Tema dhe shpesh pyes pasi lexoj disa editorial “me spec” si ky I sotmi pyes veten : Cfare profile ka me te vertete Mero Baze.
Nga trajektorja e tij e ndjekur keto 20 vite te quajtura gabimisht demokraci kam mendimin se eshte nje berishist por pa berishen.
Berishizmi vetine e pare e ka qe eshte si nje ishturbo- komunist dhe e luftoi enverizmin me shume se fashistet dhe zogistet..pastaj vine te tjera..pra ne kete pike bie ne dakort Baze me Berishen qe eshte dhe vija “luftarake” e doctrines Biberajt..u bene 3B…Bluarja e kockave te enverhoxhes dhe kur nuk eshte nevoja si ne rastin e Albin Kurtit
*****
Kalojme te Albini.
Edhe nje idiot ne politike por dhe ne shqiptarizem te pakten dy gjera kryesore ne kete mesele qe jane:
1-Arrestimi I tij pikerisht ne diten e shenjte te kombit
2-Marrja pjese e nje force policore teper te fuqishme qe pervec humorit shkaton dhe neveri.
Pra nuk eshte nevoja qe merobaze,andibushati,enverobelli,vetonsurroi dhe shume te tjere te marrin topuzin e gjergj alise per te goditur bajlozin hashim thacin dhe isa mustafen…
*****
Supriza me e madhe ne keteeditorial ishte vleresimi I Albinit si enverist me prirje dikatoriale dhe antidemocrat…deri dhe filo-islamik…
Te kuptohemi: Albin Kurtin nuk e kam pelqyer asnjehere por ne gjithe politikante e Kosoves dhe te Shqiperise ai ka dicka te vecante q nuke kane te tjeret:
Ai ka guximin dhe te kritikoje dhe miqte tane te medhenj (kryesisht Ameriken) dhe ndoshta per kete aryesye I thote Mero enverist.Te kritikosh mikun ,,shokun ,,kolegun kur ne kete rast nenkuptojme shtetet eshte pjese e demokracise…kurse ajo qe predikon Mero nje fare servilizmi ndaj te medhenjeve eshte e pa-pranushme ne demokraci
*****
Le te flasim me sakte:
Po krahesojme enverizmin me berishizmin.Kete te fundit Mero nuk e permend fare ndonse pas 1992 dhe ne vazhdim Sali Berisha eshte dora e zgjatur e Serbise ne Shqiperi dhe jane qindra dokumente dhe video qe e vertetojne kete ku me intersantja eshte takimi teper secret Milloshevic-Grigorov-Berishovic.
Sherrin e ketij takimi (te urdheruar nga miqte tane) e pa I ndjeri Remzi Hoxha qe e zhduken nga faqja e dheut.Pra: nuk eshte se Serbi po na “sulmonte “ne ate kohe..por ishin miqte tane qe na konsideronin si republike e shtate e jugosllavise (e trete e serbise me vone) per te cilen enver hoxha me zor shpetoi nga kjo gracke ..pra Serbet I perzume ne 1948 nga dera dhe erdhen nga oxhaku ne 1992..dhe kjo eshte me e rende se cdo lloj poshtrimi…Biles dhe sot Saliserbi eshte faktori Nr-1 qe Kosova po perpelite si ajo foshnj ne legenin e maternitetit..
Biles dhe Edi Rama pas farsave Merkeliane te deshtuara pati nje “rivendosje marrdhenie artificjale me Serbine) duke anashkaluar Kosoven..megjithese guxoi te artikuloi dicka ne ekranet e TV-ve kurse ne praktike ka deshtuar qofte me Kosoven qofte me Serbine……Pse duhet nje pajtim formal me Serbine kur Saliserbi ka 24 vjet qe punon per llogari te tyre….duke u justifikuar ashtu si dhe me Mero me lufte “heroike” me komunizmin e vdekur..pra qe bie ere kanibalizem..
*****
Prandaj do ti sugjeroja analistave te mediave shqiptare: Mos u gezoni kaq shume qe ju erdhi nje gjah I mire per te treguar “atdhetarine” tuaj. Dilni nga Lagunat Blu-Roze-Mavi-Black ….dilni nga kullat e fildishta dhe shikoni realitetin:
Kosova dhe Shqiperia jane kthyer nen nivelin e vilajeteve te kohes Turqise..pa ushtri..pa dipllomaci..pa ushtri..pa ekonomi..me borxhe skllaveruese….pra nje shprehje gjeografike me sakte.
Shqiptaret e Tiranes dhe Prishtines per numer popullsie pa ja kalojme dhe Sirise apo Irakut per numrin e azilkerkuesve…..ky eshte horror..eshte kolera e kesaj demonkracie qe thote Mero….
Prandaj ju lutem mos na I justifikoni me luften me fantazmen e enver hoxhes..dhe mos beni rolin e garipit me Albin Kurtin se kjo ngjarje eshte thjesht nje pjese e lojes se felliqur qe luhet ne Ballkan me po ato regjizore qe na prune burrin e shtetit dhe yllin ne ngjitje…
Jane po ato regjizore qe urdheruan ministrin vrases te 21 janarit 2011 qe pikerisht ne pervjetorine e Kosoves ne 17 shkurt 2012 hoqi pllaken e masakres se 4 shkurtit 1944 dhe vendoset perse dyti emri Rugoves te ketij fansi te Xhaferr Deves:
Pra vini re;
pikerisht Lul Bashici ,ministri vrases me origjine nga kosova qe vrau ne 21 janar si xhaferr deva ne 4 shkurt 1944..eshte ai qe heq tabelen dhe pikerisht ne diten e Pamvaresise se Kosoves<
Pra kush eshte ajo dore qe I kurdis keto akte antikombetare pikerisht ne Pamvarsite e Shqiperise me ISA MUSTAFEN apo te Kosoves me GJARPERIN SERB LUL BASHA??.
Ne kete rast po e marrim vesh qe albini eshte actor ne ket drame apo tradheti shqiptare..por kush eshte regjizori….
.Mos ishte clirimi I Kosoves nje denim per regjimin e Milloshevicit (qe I doli nga kontrolli miqve) se sa n je obligim per padrejtesite qe fuqite e medha kane bere me kombin shqiptar.??
Ose me sakte:
Kush urdheroi Saliserbin dhe druzhe Rugoven qe ne 1991-1993 qe te mos ngrihej ne lufte me serbin si kroatet ,boshnaket dhe sllovenet ??
Liria nuk dhurohet por fitohet me sakrifica…jo si rezervistat e UCK dhe druzhet e isa mustafes apo ibrahimovicit
Analize e sakte! Pastaj edhe nese eshte si thote Mero, populli yne do kishte preferuar tani me mire nje Komunist me prirje Enveriane me duar te pastra e te pa kapur nga oligarkia sesa nje te ashtequajtur demokraci hajdutesh mbeshtetur ne nje parlament kriminelesh. Sa per mungesen e mendimit ndyryshe per te cilen akuzon Mero, te me gjeje nje parti te vetme ne Shqiperi e Kosove qe lejon mendimin ndryshe. Meros i mungon koha e Saliut kur, sic e ka pranuar vete, Frangaj e merrte ne tel qe ti kerkonte takim me kryemistrin dhe vete Saliu e pyeste kujt ti japte token e Taivanit.
Na duhet Liria e Albinit
Sepse na duhet Mevehtesia e Kosoves!
Drejt e ke Baca i urtë, të peshoftë fjala kurdoherë, na duhet Liria e Albinit se na duhet Mëvehtësia e Kosovës (nga sërbët) dhe, do e vazhdoja unë atë, që me siguri e ke dhe ti në zëmër, na duhet Liria e Albinit, sepse na duhet bashkimi Shqipëri-Kosovë.
Cdokush i di këto të vërteta të thjeshta, i thotë apo nuk i thotë.
Vetëm tradhëtarët dhe të shiturit u dalin kundër.
Shikoni pak tre shkrime në Gazetën Tema: Editoriali i Meros, të Andi Bushatit dhe të Enver Robellit.
Që të tre, dridhen e spërdridhen me fjalë dhe me sofizma, fshehim këmbët si gjarpëri dhe pastaj çfryjnë më mllef, herë i drejtohen demokracisë dhe detyrës së policisë, herë p ëshpërijnë dhe përjargen se Albini ne na duhet i lirë.
Po pse na duhet Albini i Lirë?
Që të mos kthehet në hero, në mit, në legjendë.
Po pse jo? Që të mbytet kauza e tij, sepse është kauzë kombëtariste dhe sepse do që të bardhës t’i thuhet e bardhë, të zezës së zezë, tradhëtisë ti thuhet tradhëti dhe kapitullimit ti thuhet kapitallim.
Asnjëri nga treshja Mero-Bushati-Robelli nuk merret, në rastin konkret me zajednicën, çfarë është ajo, kush e dëshëron atë dhe çfarë pasojash ka për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Madje, që të tre, nxijnë të gjithë Kosovën, qeverinë e saj, liderët e saj, UÇK dhe komandantët e saj, fërkojnë barkun për Gjykatën speciale dhe dëshërojnë dënimin e luftëtarëve të UÇK dhe kalojnë në orgazem vetëm që të çfaqen spërkrah USA dhe BE, edhe kur qartazi duket se rruga ku e kanë futur tani Kosovën në negociatat me Sërbinë është kundër interesave bazë të Kosovës dhe të ardhmes së saj jashtë Sërbisë.
Në përpjekjen e ndyrë të të treve për të çmitizuar Albin Kurtin ata më ngjajnë shumë më Fatos Lubonjën dhe klanin e çmitizuesve të historisë dhe figurave bazë të kombformimit shqiptar.
Mero Baze, kinse e do Albin Kurtin të lirë, në fakt i ka përgatitur atij, kafazin e burgut, e ka pushkatuar atë politikisht dhe moralisht, e ka nxirë atë dhe duk supozuar se si do të jetë ai si kryeministër potencial, vetëm e vetëm që të pushkatojë dhe të varrosë kauzën e Albin Kurtit.
Sipas Meros, Albini është autoritarist, linçues, enverist, islamist, i pabesueshëm, anti-liri, prandaj ai duhet, për fasadë demokratike, të jetë jashtë burgut por si një hiç, si kurkushi, me duar të lidhura dhe pa kauzë.
Këtë kërkon Meroja për Albin Kurtin dhe këtë u sugjeron Meroja shtetit të Kosovës, dmth atyre të cilët vetë Meroja u ka kënduar këngën si hajdut, si vrasës e kriminelë, si të korruptuar.
Meroja e mbyll shkrimin me sentencën: Eshtë koha që Albini dhe Kosova të njohin njëri tjetrin.
Unë them që Albini dhe Kosova e njohin shumë mirë njëri tjetrin.
Dhe që kjo njohje të mos deformohet dhe të dëmtojë kombin shqiptar unë dua ta mbyll komentin tim me këshillën:
Eshtë koha që shqiptarët dhe “Merot” e ambasadave të njohin mirë njëri tjtrin.
I nderuar nese nuk ishte pasusi i fundit plotesisht do te pajtohesha me ju.Sejcili i ka mendimet e veta.Duke u nisur nga fakti, se e njoh shum mire ecurine e luftes edhe ne kroaci edhe ne bosnje(pa slovenine) te them sa vijon:
Merita e vetme e ibrahim rugoves eshte ajo se nuk nisi lufte ne kohen kur nisen kroatet e boshnjaket.Sikur ne ate kohe te kishim nisur konflikte me serbijen shqipetare nuk do te kishte ne kosove.Edhe serbet edhe kroatet do te radhiteshin krah per krah me serbet per te vrare shqipetare.Kete ta them me nje bindje te thelle.Edhe ne dit te sodit kroatet dhe boshnjaket me dhum i duan serbet se neve shqipetaret.Kupto ata jan vellezer te nje gjuhe.Ne jemi te huaj per ata
O lym, e keqja eshte se ka shume lyma si puna jote.
Z.Mero Baze;
Si Albin Kurti dhe shume te tjere si Ai ne Kosove dhe Shqiperi qe jane kunder PROJEKTEVE te Bashkimit Europian dhe SHBA per berjen e Shtetit-Ligjor, e meritojne burgun dhe dajakun. Ska me kohe per teka e per Pushtet pa vote ne diten e votimit, prandaj kush prek ecurine e gjerave drejte asaj qe kerkon Perendimi, aleatet tane te medhenj BE dhe SHBA, ska rruge tjeter pervec dajakut dhe burgut. Mjafte me me rrugacerira si ne sallen e Parlamentit dhe ne rruge me “gjoja” protesta demokratike, qe gjithmone kane qene te dhunshme. Shteti duhet te veproje me forcen e Ligjit si ne Kosove dhe Shqiperi per kedo qe ngre krye ndja Shtetit e Ligjeve te tij, sepse Ne shqiptaret e meritojme dajakun dhe burgun, pasi nuk duam akoma edhe sot viti 2015 Shtet Ligjor dhe Demokraci te vertete mbi baze Ligjesh. Ligji kryesor i Demokracise eshte respektimi i Votes se Lire nga te gjithe Pozite apo Opozite, dhe ardhja apo largimi nga Pushteti vetem me ane te votes se lire, e jo sic do Opozita ne Kosove dhe Opozita ne Shqiperi, me dhune e zjarr, me banda e shpifje. Jo keto nuk jane Opozita, keto jane antishqiptarizem, antidemokraci, antishtet, antieuropianizem, perdhunues te Votes se Lire, e banda hajdutesh e shpifsish.
DEMOKRACIA FUNKSIONON NEPERMJET VOTES SE LIRE DHE JO RRUGES, DHUNES, SHPIFJES, PER TE ARDHUR NE PUSHTET. (postulat fiilozofik Anglez)
Te dhjefsha juristin dhe pedagogun bashkë!
Me siguri je nga ata juristët e Plepave të Berishës dhe pedagogi Kristalit.
Ti je një kripto-fashist që kok mund të nuhasësh demokraci.
Nuk eshte aspak jurist dhe pedagog, por nje naziskin shqipfoles dhe pseudodemokraci-dashes…Ku jane ketu ne sjedhjet e qeverise Mustafa-Thaçi: dialogu, toleranca si dhe referendumi, kur behet fjale per te zgjidhur ardhmerine e fateve te Kosoves???
@@ Lymi!..nese ty nuk te “Plasi” PER Albin Kurtin,nuk do te thote se edhe shume te tjere Mendojne si ju….
Mero shkrimi eshte i Vleresushem..per Shqipetaret qe kuptojne Shqipe..per ata qe vetem “Lexojne” jo…lol
Kerkojme ndihme nga vellezrit dhe motrat nga Shqiperia qe te na ndihmojne per ta rrezuar tradhtarin Thaqi dhe Isa Musen per ta shpetuar kete territor nga mali i zi dhe serbia,ne fund te fundit Kosova ka qen territor i shqiperise dhe do ti kthehet prap asaj por per te arritur qe te ndodh nje gje e tille te gjithe shqiptaret duhet te angazhohen maksimalisht per ta cliruar kosoven nga tradhtaret flm per mirkuptim!
Zotri Baze si shqiptare i Kosoves qe lexova kete shkrim te them troq nuk mund te te jape te drejte sepse:
1. Albini nuk eshte kunder aleateve tane (ai kete e shpejgoi edhe te Opinioni i Fevzos)
2. Nuk eshte e vertete qe ai do ta perdorte policine kunder nje proteste sepse nuk ke prova qe do ta bente. Ne kete rast me shume se nje aludim ky eshte nje paragjykim nga ana juaj e ne e dijme qe paragjykimet anojne nga e gabuara.
3. Albini i duhet i lire Kosoves por jo per te mos krijuar mitin e profetit siq pretendoni ju por per te quar perpara kauzen kombetare duke krijuar nje shtet te forte Kosovare qe me pastaj te arrijme endrren shekullore shqiptare, bashkimi ne nje shtet te vetem, nje shtet te zhvillimit, edukimit qe do te ishte i afte te konkurronte me vendet e BE-se e jo nje shtet si keto 2 gjysme-shtetet qe i kemi tani me udheheqes te kriminalizuarme gjykata te varura direkt nga pushteti, gazetare bythelepires e milioner te piste.
Bravo ??
sakte!
Mmmmhhhhh…!Brilant!Si mendoni?
Mero baze Edhe me duket se kjo eshte pasqyra jote dhe jo e Albinit, ti si shume te tjere ne Shqiperi jeni te perfshire ne skema jashte kombetare
Mero baze me rob shpije more legen se kur nuk dijte me shkru nje shkrim si gazetar
bravo
shkurt , sakte e pa gabime . Albin Kurti e ka kollaj opoziten kur te vije ne pushtet do jete si gjithe ata qe jane sot . E keni vertetimin e supozimit ke kryeministri yne Lartegjatesia e tij
Na eshte c’na eshte ky Albin Kurti, nuk eshte as Jesus as Mesia, por nje kokpalare, pa tru dhe islamik qe nuk i bindet as shumices as ligjit. Kosova ka nevoje per njeres te urte dhe jo per gramafona vulgare dhe te pandreqshem. Arrestimi i tij eshte fundi i ketyre harbuterve dhe venia perpara drejtesise e ketyre horrave me kollare apo pa te eshte sfida e shtetit te ri te Kosoves.
Per hir te llahtares ndaj emrit te Enver Hoxhes,duhette pranojme nje politikan qe ben pazar me interesat e atdheut dhe te jete hajdut kalibri? Ky shkrim eshte i turpshem
Po besa, ke plotesisht te drejte. Ky shkrim eshte i turpshem edhe per faktin se kerkon te ngulise nder shqiptaret idene antishqiptare se midis nesh nuk mund te gjinden kurre njerez qe duan atdheun dhe te zote, se sipas kesaj teorije antishqiptare, te gjithe qe vijne ne pushtet jane njesoj te ligj dhe se Shqiperija kurre nuk nuk mund te behet nga ne shqiptaret.
“Gogoli” I Enver Hoxhes, qe nuk mungon te bihet edhe ketu ne kete shkrim te Mero Bazes, kerkon te trembe cdo shqiptar, sidomos ata te painformuarit, te korruptuarit, hajdutet dhe kriminele te rinj dhe te vjeter, me te shumtet pasardhes te atyre qe u goditen nga Enver Hoxha. Enver Hoxha kishte edhe gabimet dhe fajet e veta, por ai e mbrojti Republiken, nuk beri pazare per ta shitur me te huajt, ai dijti ti shfrytezoje konjukturat historike te cdo kohe. Per ata qe kerkojne te kercejne si gjela deti dhe me koke lart se te kallirit bosh, po u them se nuk jam per komunizmin, sepse ajo teori nuk mund te zbatohet nga njerez qe shohin xhepat e tyre, ajo eshte nje teori qe kerkon njerez qe te shohin vetem atdheun duke mohuar dhe veteveten. Njerez te tille nuk ka patur pak ne Shqiperi, por fatkeqesisht me te shumtet vertetuan se ishin karrieriste, matrapaze dhe horra te cdo ngjyre, deri dhe ne tradhetare jo vetem te sistemit politik dhe ideologjik te Komunizmit por edhe ne tradhetare te popullit dhe te atdheut. Prandaj sa kohe qe njeriu eshte me shume i prirur ndaj interest te tij vetjak, nuk mund te zbatohet ajo teori sociale ne praktike. Shqiptareve ne mbare hapsiren e tyre ne territorin etnik, i duhet te perqendrohen ne gjetjen e pikave ku te krijohet uniteti per bashkim kombetar, dhe kjo arrihet me ndertimin ne te dy shtetet shqiptare te nje demokracije jo vetem ne emer, por te nje demokracije funksionale, ku gjithkush te jete I barabarte perpara ligjit.
Te kerkosh te nxjerresh figuren e Enver Hoxhes si gogol dhe rrezik per sot, do te thote te jesh kunder realitetit historik dhe te punosh vetem per percarjen e kombit dhe sabotimin e bashkimit kombetar. “Vezen” e Enver Hoxhes nuk e bejne dot as klasa politike e sotme ne Shqiperi, as ajo ne Kosove dhe as ajo ne Maqedoni. Klasa politike mbare shqiptare eshte kunder bashkimit kombetar shqiptar, kunder dinjitetit kombetar dhe plotesisht ne sherbim te cdo te huaj qe i ndihmon te qendrojne ne karrike, pa pertuar qe per hire te qendrimit ne karrike te kalojne deri ne tradheti te hapura ashtu sic beri Berisha me dhenien e detit Greqise dhe sic po ben qeveria tradhetare Mustafa-Thaci-Veseli me Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Toptanet e kane marre dhe do ta marrin perseri shperblimin e popullit per tradhetite e tyre. Askush nuk i shpeton gjykimit dhe te drejtes se popullit dhe te atdheut, edhe sikur te futen ne brime te miut. Hakmarrja e populli mbase vonon por nuk harron.
Objektiviteti i mjegullar nga këndvështrimi sipërfaqësor i relacionit me të jashtmit.
Amerika, politika e administratës së një presidenti aktual nuk është kallup i administratave të hershme.
Evropa, ose BE, nuk është një materie njëbrumore. Rrymimet e brendshme reflektohen në forma të ndryshme – të favorshme, më pak të favorshme dhe të disfavorshme (për ne)- Kosovën.
Eshte koha qe Thaci te largohet bashke me suiten e oligarkeve te tij ,se i nxoren ujin e zi Kosoves .
nje nga artikujt me te dobet qe te kam lexuar. mesa duket te moren ne telefon nga ambasada amerikane dhe te urdheruan te shkruash keshtu, sepse na paska share ALEATET. Kaq? per kaq e futen be burg? apo mos vale e burgosen si politikan i pakorruptuar? shkrojte 3 faqe dhe nuk na the asgje per idete i ketij njeriu. Nese je kundra ideve fol per to dhe jo rromlla per tomlla. KOSOVA eshte e PUSHTUAR . THjesht nderroj ukupator. kete e verteton shifra marramendese e papunesise tek te rinjte qe arrin shifren 53 % ………. Turp per politikanet kosovare, por turp edhe per pushtuesit qe duatrokasin te tilla vendime. ALBINI eshte pjelle e realitetit dramatik kosovar. dhe nese burgoset nje albin, nje tjeter do dale gjetiu.
Si more te shahen aleatet, ata qe mezi i kemi. Po pa ata ku shkojme ne, kush do mbeshtese politikanet e korruptuar ne kembim te stabilitetit fallco ne ballkan, kush do na sjelle arme kimike per pastrim ne oborrin e shtepise, kush do marre me koncesion pasurite tona (si kromin hidrocentralet apo aeroportin) dhe te na e fuse sa krahu me cmimet. Kush do na e shese pastaj makinen e vjeter qe nxjerr bloze nga mbrapa, e do na kerkoje 100 letra qe ti shesim shalqinj. Kush do na shikoje venger e do na kontrolloje imtesisht ne kufi, por do jene shume te dashur kur i nxjerrim eurot per te paguar spitaleve dhe dyqaneve. Rrofte BE (edhe per sa vite do ekzistoje se ka marre tatepjeten) dhe SHBA (te shpresojme qe adminstrata e ardheshme do na e vare pak)
Mero, i ke bere Albin Kurtit rezonanse magnetike. Te lumte!
Une mendoj krejt ndryshe nga ju Zoteri.
A mos nuk eshte A.Kurti ai njeriu, politikani apo edhe ideologu i ngurte ne parimet e tij ose si ju e citoni “Enverist”,qe ka certifikaten te cilen duhet ta kishte cdo politikan ose dikasterist shqipetar ? Me duket se po, ju i permendet edhe vete. Ai nuk eshte korrupsionist, ai nuk eshte tipi qe pushtetin e shikon si mjet influence private financiare apo se paku perfitimi ne masa te padukshme. Pra “negativiteti” i tij eshte shume larg historise trishtuese 25/16 -vjecare te politikaneve te kesaj e asaj ane qe drejtuan/ojne shqipetaret. Ndoshta vogelsia e permasave gjeografike e ka bere shume me te dukshme pangopursine e njekohesisht mediokritetin e vulgarizmin e personelit drejtues te shqipetareve. Pra perpara se te mendoj per “paudhesite” dhe “brutalitetin” e Albinit + njerezve te tij, me mire do kisha dashur te kem nje figure te paster morale, qe me jep sigurine e moskeqtrajtimit ose me keq akoma te pervetsimit direkt ose indirekt te te mirave materiale qe disponojne shqipetaret ketej e andje kufirit. Saper partneritetin Amerikano-Europjanist di tju nenvizoj vetem nje Fjale. Interes reciprok. Te pakten ne 100-vitet e ardhshem kjo do te jete deviza.Sigurisht falenderues dhe mirnjohes duhet te jemi sa here na jepet rast. E ata jo vetem e dine por edhe e ndjejne kete. Ndaj “Diagnoza” e Albinit do te ishte shume me kurajuese per Kosoven sesa ajo e gati gjithe “Spitalit Kardiollogjik” te Parlamentit te saj.
Respekt I.T.
Ju, dikur pinjoll i Berishes, qe trazirat e 97-tes i quanit si te ndikuara nga Greqia dhe Richard Holbrooke e quanit pro-grek i cili kishte merita te jashtezakonshme per clirimin e Kosoves…keni mbet te analizoni Albinin.
Por, mbase deri diku edhe keni te drejt dhe keni FRIKE, sepse edhe JU ia keni friken te drejteve dhe te pakorruptuarve, sepse kuptohet gjithmone, se beni pjese ne krahun tjeter, te korruptuarve (moral po se po).
Po, mbi te gjitha, ju jeni edhe kunder Bashkimit Kombetar…dhe qe nga sot iu fshije nga portalet e lexuara qe edhe ashtu me lejimin e komenteve vetem lejoni ndarje fetare e kombetare.
Edhe kur nuk kishe nga t’ja mbaje dhe u detyrove te shkruaje rreth Albinit, por jo Kosoves, perdore dinakerine e atij qe i ke sherbyer deri ne 2005.
E tore leshin , e perdrodhe, e perdrodhe per t’i rokanisur lexuesit neper sokaqe qorre, ashtu si di ti.
Por Mero djali nuk jane te gjithe aq naive dhe idiote sa i mendon ti.
Ke dy vjet qe ta kane marre doren edhe ata me te padjallezuarit dhe trutallashet dhe jo me te tjeret.
Fole dhe fole po per ATA qe duhej te flisnje nuk fole fare. Nuk ke shkruar nje rrjesht per mareveshjen e qelbur te zajednices, as per faljen e turphme te teritorev Malit te Zi.
A ka kryer tradheti kombetare qeveria e Kosoves?
Kaq thuaje! apo nuk ke .. ta thuash
A po mban qeveria e tredhur e Shqiperise nje qendrim te turpshem duke u fshehur mbas “mos nderhyrjes ne punet e te tjereve ( te tjeret jane nje populli qe eshte andej nga oqeania a ku di une diku…!)
Mero kam shume te njohur qe me thone se na vjen per te vjelle dhe nuk duam ta hapim fare gazeten Tema. Une i kuptoj, por per inerci per te vertetuar edhe nje here sa sa ne sherbim te pushteteve je …e hap dhe ti them dy fjale.
Shpresoj shume qe Albini ta lexoje kete editorial dhe te reflektoje gjate meqe dhe kohen e ka me bollek ne qeli. Me pas le te lexoje dhe ate te Bushatit apo dhe te Robenit. Ndonje liber,nderkohe, per Mahatma Gandin nuk do ti bente dem besoj.
Lexim dhe reflektim te mbare dhe larg nga shoqeria e keqe e burgut.
Të fala Janullës!
O mero ke fol kot, ku i bazon gjithe keto emertime ti qe sa ndalove se puthuri doren e sales fillove te shkruaje kunder tij. E pra ne kohen qe ti flirtoje me Sali Berishen ai ishte pak a shume si Pinoceti, e ti ishe lajka e rradhes per kete popull. gjithsesi Albini duket qe svuan per pushtet, mos u tremb ti se nuk behet Albini Kryemnister e te fut ty ne burg. Shteti duhet te jete i drejte o jo demokrat, zgjedhjet duhet te jene demokrate O mero Demokracia.
Qeveria e Isërrahamanhashimit, e tërbuar nga rrjedha pozitive e protestës së sotme në Prishtinë, si bishat e pangopura, kërkuan gjak e lot, e rrethuan selinë e VV-së në Prishtinë, policia kriminale dhe xheparoshe,-si vet udhëheqësit e qeverisë “kosovare”, ushtruan dhunë mbi protestuesit.
Znj, dhe ztr, e demokracisë borgjeze reaksionare kanë harruar mësimin e madh të historisë që, shqiptarët nuk frikësohen nga dhuna e terrori, ata, ato nuk janë frikësuar nga krajlitë as nga mbretëritë e vjetra; janë burosur, syrgynosur e vrarë-për të mos u burgosur, syrgjynosur liria dhe barazia e brendshme dhe e jashtme e kombit dhe e shtetit shqiptar!
-Dhe, guximi do të mbijetojë gjer në fitoren e lirisë, barazisë, përparimit dhe ribashkimit të Atmëmëdheut.
-Prandaj, arrestimet e Burgomadhit, Albin Kurti nga regjimet serbe dhe kuislinge fashiste nuk e kanë mposhtur kurrë Albinin as idealistët e idealistet e lirisë së vërtetë të Kosovës së Shqipërisë,-pra, veprimtarët e VV-së dhe opozitarë e opozitare si, Donika Kadaj-Bujupi e të tjerë…
Ne, kemi bindjen e pathyeshme në drejtësinë tonë shqiptare, -e, sa për forcën,-mendojmë:janë të fortë dhe ftimtarë ata, ato që janë me drejtësinë,të vërtetën historike, me popullin,-kurdoherë të gatshëm për mbrojtjen e Armëmëdheut!
Rroftë heroizmi atdhetar dhe popullor pellazgo-iliro-shqiptar!
Më 28 Nëntor. 2015
Boll filozofove ooooo Mero djali!
Pikërisht për mite të till ka nevojë Kosova dhe shumë më teper Shqipëria e shqyer nga çakenjt e politikës.
Tung!
Sipas Meros
Njerezit e drejte dhe te pa koruptueshem, qenkerkan te pa pershtatshem per te drejtuar shtetin.
Shpresoj qe te jene te shumte ata qe s’mendojne si autori i editorialit.
Shkrim i peshuar, qitje e largët dhe e bukur, z.Mero.
Bravo! Nga nje lexues i padeklarueshem.
Ne emer te se vertetes: Po besa, ke plotesisht te drejte. Ky shkrim eshte i turpshem edhe per faktin se kerkon te ngulise nder shqiptaret idene antishqiptare se midis nesh nuk mund te gjinden kurre njerez qe duan atdheun dhe te zote, se sipas kesaj teorije antishqiptare, te gjithe qe vijne ne pushtet jane njesoj te ligj dhe se Shqiperija kurre nuk nuk mund te behet nga ne shqiptaret.
“Gogoli” I Enver Hoxhes, qe nuk mungon te bihet edhe ketu ne kete shkrim te Mero Bazes, kerkon te trembe cdo shqiptar, sidomos ata te painformuarit, te korruptuarit, hajdutet dhe kriminele te rinj dhe te vjeter, me te shumtet pasardhes te atyre qe u goditen nga Enver Hoxha. Enver Hoxha kishte edhe gabimet dhe fajet e veta, por ai e mbrojti Republiken, nuk beri pazare per ta shitur me te huajt, ai dijti ti shfrytezoje konjukturat historike te cdo kohe. Per ata qe kerkojne te kercejne si gjela deti dhe me koke lart se te kallirit bosh, po u them se nuk jam per komunizmin, sepse ajo teori nuk mund te zbatohet nga njerez qe shohin xhepat e tyre, ajo eshte nje teori qe kerkon njerez qe te shohin vetem atdheun duke mohuar dhe veteveten. Njerez te tille nuk ka patur pak ne Shqiperi, por fatkeqesisht me te shumtet vertetuan se ishin karrieriste, matrapaze dhe horra te cdo ngjyre, deri dhe ne tradhetare jo vetem te sistemit politik dhe ideologjik te Komunizmit por edhe ne tradhetare te popullit dhe te atdheut. Prandaj sa kohe qe njeriu eshte me shume i prirur ndaj interest te tij vetjak, nuk mund te zbatohet ajo teori sociale ne praktike. Shqiptareve ne mbare hapsiren e tyre ne territorin etnik, i duhet te perqendrohen ne gjetjen e pikave ku te krijohet uniteti per bashkim kombetar, dhe kjo arrihet me ndertimin ne te dy shtetet shqiptare te nje demokracije jo vetem ne emer, por te nje demokracije funksionale, ku gjithkush te jete I barabarte perpara ligjit.
Te kerkosh te nxjerresh figuren e Enver Hoxhes si gogol dhe rrezik per sot, do te thote te jesh kunder realitetit historik dhe te punosh vetem per percarjen e kombit dhe sabotimin e bashkimit kombetar. “Vezen” e Enver Hoxhes nuk e bejne dot as klasa politike e sotme ne Shqiperi, as ajo ne Kosove dhe as ajo ne Maqedoni. Klasa politike mbare shqiptare eshte kunder bashkimit kombetar shqiptar, kunder dinjitetit kombetar dhe plotesisht ne sherbim te cdo te huaj qe i ndihmon te qendrojne ne karrike, pa pertuar qe per hire te qendrimit ne karrike te kalojne deri ne tradheti te hapura ashtu sic beri Berisha me dhenien e detit Greqise dhe sic po ben qeveria tradhetare Mustafa-Thaci-Veseli me Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Toptanet e kane marre dhe do ta marrin perseri shperblimin e popullit per tradhetite e tyre. Askush nuk i shpeton gjykimit dhe te drejtes se popullit dhe te atdheut, edhe sikur te futen ne brime te miut. Hakmarrja e populli mbase vonon por nuk harron.
Sa cuditshem e spjegon?!!! Edhe KOMUNIST- ENVERIST (ATEIST) edhe ISLAMIST hahahaahahha
O Mero, zgjidbe njerin emer per “armikun” tend, se me te dy emrat po na e fyen logjiken.
Ti plaku Mere me mire mos e nxirr ate hunden tende me ne publik. Dihet qe ne se e dredh nje here, do vazhdosh ta dredhesh , se ai qe s’ka karakter, nuk ka ku ta gjeje, se karakteri nuk mund te blihet dhe as te dhurohet nga kryeministri.
Ky shkrim duhej ne rradhe te pare te analizonte Zajdenicen ,pasaojat qe do te kishte Kosova nga bosnjezimi i struktures shteterore,paaftesine e shtetit Kosovar per te vepruar ne veri pastaj te a shpjegonte se sa demokrat do te ishte apo nuk do te ishte Kurti si politikan ne pushtet.Arrestimi i Kurtit diten e flamurit pa deshiren e pushtetit e hyjnezon kauzen e tij , bashkimin kombetar e ben hero ate si i divid.Pushteti aktual zhytet automatikisht ne balten e antipatise popullore.
Terroristet e tipit Albin & co e kane vendin vetem ne qeli,po deshi te lexoje edhe vepren e Hitlerit si”revolucionar” qe eshte
Albini eshte nje Idiot
Labi2 & Elona, zamet e keni, po çojini të fala Janullës.
Dakort me shkrimin e Meros!Albini me sjelljen e tij I prish pune Kosoves.Nuk mjaftojne xhihadistet kosovare qe na nxoren namin kudo, tani filluan dhe politikanet te bejne pothuajse te njejten gje.Mos ta burgosin dakort,por ta perjashtojne nga parlamenti.
Albini, Altini, Albani…. duket qartazi qe Mero nuk e di se per ke po e shkruan ket artikull paragjykues.
Eshte i vetmi qe flet hapur e sakte per ceshtjen kombetare dhe eshte kunder asocionimit te Zaendices por Isate me shoke ndermoren nje nisme duke e arestuar me te pa te drejte duke idhene dhurate Serbise token tone brenda Kososves kjo nuk eshte e drejte, ajo qe ka mbetur eshte protesta te fuqishme ndryshe cdo gje shkon ne favor te Serbise
ME FALNI, POR JU JENI I RRJEDHUR E JAM SHUME I ZHGENJYER. KUSH KA VLERE SOT NJE DEMOKRAT APO NJE ATDHETAR ? SI KA MUNDESI SOT QE JU MBYLLEN SYT DHE TRURI QE VENDI APO ATDHEU ESHTE MBI TE GJITHA. SI KA MUNDESI TE HARONI VUAJTJET, VRASJET, SHKATERIMIN E ILIRVE VETEM SE NUK KA PATUR ATDHETARI DHE MENCURI. ATDHETARIA NUK ESHTE NACIONALIZME, AJO ESHTE RESPEKT PER TE GJITHE. SIPAS JUSH, THACI DHE MUSTAFA JANE DEMOKRATE SEPSE JANE TE ZGJEDHUR, SEPSE KANE TE DREJTEN LIGJORE TE QEVERISI PER 4-5 VJET DHE PASTAJ CFARE ? ATA PO SHESIN VENDIN, PO KRIJOJNE SHTET PARALEL DHE JU DONI QE PAS 4 VJETESH DEMOKTATET TE FLASIN NE KUVEND PA SHARJE DHE PA DHUNE ?????????? PO I BEJME VARRIN KOSOVES NE FILLIM E PASTAJ FLASIM SI DEOKRATE SE CMUND TE BEJME ?????????? A PO KUPTONI O I CMENDUR QE SOT DUHET NJE ATDHETAR PARA SE NJE DEMOKTRAT, TE MARTE DREQI DIPLOMEN.
Pèr ta njohur Kosovèn tamam, duhet tè jesh kosovar o Mero, neve nuk na intereson kauza e dikujt i cili bèn cirk gazi nè kuvend pèr ta kthyer njé pjesè tè humbur.Patriotizmi i tyre nuk èshtè gjè tjetèr, pèrveç gènjeshtèr.Asnjèherè Shqipèria dhe Kosova nuk mund tè jenè tè bashkuara nè njè shtet,se po ndodhi na piu e zeza tè gjithve.
Ja edhe teza greko-sërbe, e thënë ckoqur dhe pa doreza: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të jenë të bashkuara në një shtet, se po ndodhi na piu e zeza të gjithëve.
Zoti “ideali”, nëse bashkohet Shqipëria me Kosovën, e zeza do të bjerë për ju greko-sërbët dhe për ata shqiptarë të shitur që kanë bërë kauzë me ju.
Me shume me vend ishin shumica e komenteve se sa vete shkrimi i Meros.Merita e Meros eshte se veç hapi diskutim dhe nepermjet tij, shikojme dhe qendrimin e shqiptareve, komentuesve, ndaj çeshtjes demokraci, Kosove, Shqiperi. Bashkohem me mendimin e shumices dhe i vetmi falnderim per Meron qendron se i lejon komentete edhe kur jane kunder tij. Por duke e pare Meron dhe Albinin, pavaresisht nga mosha, jane shume larg. Me sa kam pare, nga larg, Albini eshte nje shqiptar i lindur i vendosur per çeshtjen shqiptare dhe shqiptarizmin, e ka ne gjak dhe e ka bere çeshtjen nje me veten, ndersa dorolingat e sotme demokratike nuk jane gje veç pushtet per te sunduar. Dhe diçka duhet ta kuptojne njerezit se nuk e beri Amerika se ju dhembs Kosova, pse nuk e beri dhe ne Bosnje, por kishte interesat e saj strategjike ashtu si ne Irak, Libi, Tunizi, Egjypt, sot ne Siri po s’po i ecen, Afganistan… Sa vjet ka ne Afganistan dhe nuk vendoset qetesia?! Nuk mundet apo nuk do? Prandaj dhe Kosova keshtu do ngelet si Afganistani sepse edhe Mero edhe shume te tjere e mbivleresojne ate qe beri Amerika.Dhe ambasadori amerikan me nje telefon, vendos presidentin ne demokraci.Ky eshte kuptimi qe ka Amerika per demokracine e te tjereve! Njerezit po nuk gjeten veten si Albini, gjithe jeten do te jene prehe e shtypjes. Demokracia e sotme eshte nje alibi per tu nenshtruar, sidomos popujt e vegjij Ato qe nuk arrihen me lufte, arrihen me “demokraci” te cilen po e shfrytezojne si te ardhur nga qielli i shtate. Njerezit e ndershem duan rregullin, ligjin, duan te shikojne punen e tyre, pa cenuar te tjetrit dhe shoqerise, por jo rregullin dhe ligjin qe behet kunder interesit te tyre si ndodh ne demokracine tone euroamerikane. Shikoni se çfare ndodh sot: kaos ne gjithe boten. Kush e shkakton? Ata qe kane interesa strategjike dhe e duan boten rremuje per ta sunduar. Albini eshte shembulli i nje qytetari tipik qe s’pajtohet kurre me te keqen. Keshtu e kam pare deri tani. Mero aludon se neser edhe ai po te jete ne pushte do beje si Mustafa apo Taçi! Kete s’e di. Nuk dua ti kthehem çeshtje qe Mero e quan enverist se ajo puna e Enverit trajtohet sipas interesave te grupime, bile dhe ca enverist, kur eshte puna, flasin nen gjuhe kunder Enverit se mos i shajne per Enveriste. Megjithate sa me shume ta shashe tjetrin, aq me larte e ngre. Nuk eshte keshtu me Sali Berishen?! Larte eshte ngritur dhe sado qe rrudhat i mbaruan dhe qafa i eshte fishkur, ai tere diten ben si i do qejfi dhe sherbetoret e tij qe sot jane ne pushtet shkojne naten e e pyesin se çfare do bejne te nesermen. Kur s’ke kohe shkruan shume, ka thene nje qe s’dua ti permend emrin, por edhe me Meron nje replike te vogel: Kur ti Mero bere aq shume per Sali Berishen sa i rregulloje dhe rrudhat e pantallonave kur ulej, pse nje dite pas marrjes se pushtetit nga ana e tij, u hodhe kundra me terbim? Dhe vazhdon te shkruash kaq shume per te e ai s’e prish terezine fare nga shkrimet e tua po dhe nga kjo demokraci ligjore qe pretendon ti dhe kushdo. Pra edhe Shqiperia do te ngelet nje Afganistan qe kur pjerdh Lu, si puna e asaj vjehrres me nusen qe e mori mbi vete pordhen, ju do thoni qe kete gje e tha vete ambasadori amerikan! Po ruani pak dinjite si njerez, mire si shqiptar! Njerezit nje jete kane dhe ate duhet te ja kushtojne vetes dhe shoqerise. Njerezit nje here vdesin dhe duhet te vdesin me nder, por fatkeqesia eshte se sot, sipas teologeve te demokracise, nderi dhe morali e pengojne demokracine te ec perpara! A duhet te behen te gjithe te pandershem e te pamoralshem?
Albini esht klysh i rrezikshem qe i sherben cdo ceshtje tjeter pervec asaj shqiptare. Shum shpejt do filloj dhe ne Shqiperi levizja ‘Vezëvendosja’, shum shpejt…
Lerojeni Albin Kurtin. Ju qe e arrestoni ate djale keni frike nga kauza e tij. Komenti juaj Mero eshte i dyfishte, dhe kaq…me dy fytyra…
Ndoshta ka ardhur koha e Albinit,i pakorruptuar,nacionalist,luftetar shqiptar ne shpirt dhe ne veprime,nuk pajtohet me qendrime kurverore te qeverise.Mua me duket Se Albini eshte tamam si Robiespieri,nje jakobin i vogel qe lufton dhe nuk,dorezohet.,nuk del lakuriq neper plazhe,nuk vjedh,nuk grabit ne emer UCK,nuk mban tefter me shenime per vjedhjet,nuk vret njeri..pra i ndershem ne krahun e tij.Kosoves por edhe Tiranes ne keto momente patjeter i duhen njerz te tille,korrupsioni dhe makuteria ka shkuar ne tavan,asnje nuk beson ne qeverite e tyre,levizjet politike te qeveritareve jane si ato te kalamajve,hipokrite dhe servila,pa dinjinjitet kombetar ndoshta dhe tradhetar.Franca erdhi ne terezi mbas revolucionit borgjez ku jakobinet hodhen poshte hajdutet dhe fajdexhinjt,gijotina punonte non stop,Robiespieri rrinte vehte dhe shihte kokat e prera,por nje dite edhe atij ja prene koken,prandaj ka dale shprehja “revolucioni ha bijte e vet” edhe Albinin do te hane hajdutet dhe qelbesirat e qeverise.
Po ta rrumbullaksojm mendimin e Bazes me pak fjale ,ai eshte i mendimit se me mir qenka te na udheheqin te korruptuarit e kriminelet,se sa nje i pa korruptuar e patriote.perse sepse ne kete menyre do te i lendonim ” miqt tane nderkombetare”?
Kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë
Albin Kurti
Në Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu, asnjë ministër a zëvendës-ministër në Qeverinë e Serbisë nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës shumica e deputetëve, për shkak të koalicionit PDK-LDK-Srpska, janë për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë! Pra, në Beograd politikanët serbë janë unikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Në Prishtinë, ne politikanët shqiptarë jemi të ndarë rreth Serbisë dhe apetiteve të saj! Skena politike në Kosovë nuk është e ndarë si opozitë-pozitë për pushtet në Kosovë, por është ndarë për e kundër ‘Zajednicës’ nga shteti i Serbisë. Pyka në politikën kosovare është serbe.
Fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është e keqja më e vogël që Serbia ia ka bërë Kosovës. Të këqijat e tjera që na i ka bërë e po na i bën Serbia janë më të mëdha e shumë më të mëdha se kaq, por ja që për ato asnjë fjalë asnjëherë nuk e thotë Qeveria. Mustafa e Thaçi heshtën edhe për bllokimin e librave shkollorë shqip në terminalin doganor në Preshevë. Ama bash asnjë fjalë s’e tha asnjëri prej tyre për nxënësit shqiptarë që mbetën pa librat shqip.
Veçse kjo heshtje e përgjithshme e Qeverisë së Kosovës gjithsesi e ka edhe një ambient të përshtatshëm në shoqëri e posaçërisht në medie. Disi edhe elitës kosovare vazhdimisht po duhet t’ua përkujtojë Serbia se kush është ajo. Elita kosovare është bërë porsi një kompjuter me RAM memorie pa hard disk. U kujtuan për Serbinë armike e keqbërëse, u kujtuan për ndërprerje ose ridimensionim të dialogut me Serbinë, vetëm pasi që Kosova nuk u pranua në UNESCO. Për elitën kosovare Serbia është e keqe vetëm nëse është vazhdimisht e keqe.
Jo rastësisht në thumb të kësaj elite prej opinionistësh ndodhet ‘dhuna opozitare’. Polarizimi aktual në Kosovë ka nxjerrë në pah diç shumë të rëndësishme: nëpër debatet televizive po demaskohen analistët! Në neutralitetin e tyre po shihet se kanë qenë bukur pranë qeverisë e mjaft larg opozitës. Shumica e këtyre opinionistëve neutralë doli se janë një hap larg qeverisë dhe pesë hapa larg opozitës! I këtillë na paska qenë neutraliteti i tyre. Ata kanë qenë të paanshëm në kuptimin që s’kanë qenë identikë me pozicionin as të qeverisë dhe as të opozitës së bashkuar, mirëpo fare nuk kanë qenë të baraslarguar në këtë ‘paanshmërinë’ e tyre.
Të gjithë opinionistët e paanshëm që flasin një herë për ‘dhunën’ e opozitës së bashkuar apo të Vetëvendosje-s do të duhej të flasin 10 herë për dhunën e plaçkitjes së dhomave të dëshmive në policinë e Kosovës ku u vodhën droga, ari dhe dosjet, apo jo? Por ja që këtë nuk e bëjnë pothuajse asnjëri prej tyre. Dhe, duhet kritikuar 20 herë ‘Zajednica’ e Serbisë dhe ‘Demarkacioni’ me Malin e Zi, 10 herë dhuna policore në rrugët e Prishtinës dhe nëpër stacione të policisë, e vetëm njëherë gazi e spreji lotsjellës në Kuvend si dhe gurët në duart e protestuesve të paarmatosur përballë policëve specialë të armatosur gjer në dhëmbë. Përndryshe, s’ka kuptim ky farë ‘opinioni neutral’.
Qeveria e Kosovës moti ia ka mbyllur me shul derën popullit të Kosovës andaj tash ai ia theu xhamat e dritareve asaj. Prona shtetërore e publike është uzurpuar nga kjo qeveri kuislinge e ‘Zajednicës’. Ne nuk po dëmtojmë diçka që është e popullit por diçka që i është marrur popullit, i është uzurpuar atij. Dëmet materiale nuk janë më dëmtime të pronës së popullit por dëmtime të qeverisë anti-popullore. Dhe, jo vetëm kaq. Të gjithë policët e lënduar në të kaluarën, të gjithë policët që mund të lëndohen në të ardhmen, duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë pse nuk po tërhiqet prej pazareve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi ku Kosova shitet më lirë se badihava.
Qeveritarët kosovarë me në krye Isa Mustafën duket se janë të obsesionuar me pronat private dhe indiferentë ndaj territorit të shtetit. Pra, ata sillen si biznesmenë meskinë e jo si përfaqësues dhe dalzotës të popullit. Njëmend ‘Zajednica’ është pasojë e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 para se të jetë e asaj të 25 gushtit 2015. Mirëpo, pa këtë marrëveshjen e Isës me Vuçiqin, ajo e Thaçit me Daçiqin nuk do të konkretizohej praktikisht. Sigurisht që strukturat shtetërore të Serbisë në Kosovë kanë mundur ta shpallin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, çështja që shtrohet këtu është pse këtë shpallje t’ia bëjë ‘Zajednicës’ vetë shteti i Kosovës përkatësisht qeveria Mustafa?! Kur ta thyejnë këmbën, më mirë është të mos e vësh në gjips fare sesa ta vësh gjipsin e një kallëpi të gabueshëm i cili mandej do të detyrojë ta thyesh sërish këmbën, por asaj radhe t’ia thyesh vetes këmbën!
Nuk mund të rrinë në Kosovë edhe Republika jonë edhe ‘Zajednica’ e Serbisë. Prandaj do të bijnë ose Qeveria ose ‘Zajednica’ ose të dyja këto. Mustafa e Thaçi po i konsiderojnë pazaret e tyre me Serbinë e Malin e Zi sikur të ishin libra të shenjtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por po e demonstron pushtetin e saj mbi opozitën. Këso nënshtrimi ndaj Serbisë moti s’ka pasur kush në Kosovë. ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë mund ta mbrosh ose nga gjendja e mazokistit ose nga pozita e serbofilit ose nga rrethana e të shantazhuarit.
—–
Gjenitë si Albini lindin rrallë. Është fat për shqiptarët që tashmë kanë një ikonë gjeniale si frymëzim për t’u përmbushur kombëtarisht. Njëkohësisht Albinët përjetohen si fatkeqësi nga armiqtë e shqiptarëve dhe servilët e tyre!
Kush ma perkthen shqip qa do me than establishment SE na qan bythen kto lesh gazetaresh
Per te vetmin politikan do shkoja ta votoja me qef. Sikur te ishte dhe ne Shqiperi.
Albini eshte produkt i fabrikes shteterore te Kosoves, thjesht si nje peshe nacionaliste ne politiken kosovare, sa per te bere pak hije te rende ne traktativat e gjata Kosove-Serbi per autonomine e te pares. Fakti qe nga ana intelektuale Albini eshte nje gjysem-gomar, i sherben ca per keq Kosoves dhe ca per mire Serbise. Me islamin ai nuk ka pune, por duket per peshe dhe per ta patur nen kontroll, ia kane veshur ca pakez nga kjo ngjyre fetare.
Analogjia e “pjatalarsit” është “sahanlepirësi”. Që je kokërr kodoshi dhe injorant i papërfillshëm, kjo shpërfaqet në zhgarravinën tuaj të turpshme. Me plot gojën mund të të them: Albini ta QN legen m.
shkrim shumë i qelluar dhe me një analiz të tillë kontribon në mesimin e mas¨s që idolat politik kanë vdekur. Kurti është shqiptar dhe si i tillë respektohet. Idet e tija për kundershtime dhe bllokime janë të njohura tani më…. Vetëvendosja ka në pushtet Prishtinën që pëfshin gjysmën e numërit të banorëve të Kosovës prezentë gjatë ditës dhe tregimi për histori të suksesit në ketë qytet do ndokonte ta merrte masen për veti. Po kur kryetari i Prishtinës ardhjen e tijë në Zvicër e konsideron politike dhe nuk tregon as një të arritur të vetme në Prishtinë, as një stand informues , as një broshurë, as një prezentim tregon fatëkeqesishtë qe kjo Parti është si gjithë partit tjera pos që pjellë jo siguri edhe me te madhe se nuk e din qfar do …
Ti nuk i dalloke ngjyrat fare, qenke daltonist. Vizitoje mjekun e syve!
Makiaveli, morra pak kohë për tu përgjigjur se isha te mjeku i syve e tani që lexova tekstin tendë po shofë qe ke nevojë për veterinar …