Protestat “për të djegur” reformën në drejtësi

12 Dhjetor 2015, 20:45Editorial TEMA
Protestat “për të djegur” reformën në

Nga Mero Baze

 

Protestat periodike të opozitës, të paralajmëruara nga daljet e fundit të Lulzim Bashës, duket se kanë një prapavijë të qartë politike, që synojnë tensionimin e klimës politike për të shmangur konsesuesin për reformën në drejtësi. Pas protestës së 8 dhjetorit, që tentoi të kompesojë pjesmarrjen me flakët mbi një bunker, paralajmërimi i protestave periodike, është një skemë që synon të djegë çdo shans që PD të votojë reformën në drejtësi.

Ka disa detaje që e ilustrojnë qartë këtë skemë. Është e qartë se duke qenë periodike, protestat do të jenë të pakta në numër, dhe si të tilla ato shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë klimën e tensionit, me qëllim që të mos ketë klimë bisedimesh, por situatë lufte. Vetëm kjo klimë i jep alibi Lulzim Bashës të qëndrojë larg tryezës së konsesusit dhe të arsyetojë “prerjen në besë” që po u bën diplomatëve të rëndësishëm perëndimorë, të cilëve u ka premtuar votën për reformën.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që Basha ka prodhuar si kërkesë të tij specifike qeverinë teknike. Ti kërkosh një mazhorance me 88 vota qeveri teknike, pra pushtet në tavolinë, në një kohë që ajo testohet vazhdimisht si shumicë absolute në çdo votim, do të thotë të tallesh dhe të tregosh se kjo nuk është kërkesë, por pretekst. Qeveri teknike Berisha nuk bëri më 2013, pas 1 prillit, kur u largua LSI nga koalicioni, por bleu tre deputetët e PS dhe vazhdoi të qeverisë i vetëm. Kjo parti, pra që ka dhënë shembullin më flagrant të mos pranimit qeveri teknike dhe kur ka qenë qeveri minorance, tani i kërkon një qeverie që ka mazhorancë absolute, të dorëzojë pushtetin në tavolinë. Për çdo njeri që është marrë qoftë dhe një orë seriozisht me politikë në këtë vend, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me kërkesë, por me një prektest për të mos bashkëpunuar për reformën në drejtësi.

Në këtë udhë është dhe përpjekja e tyre për t’u bërë të padëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve në Tiranë, sidomos pas dhunës së dënueshme në mitingun e 8 dhjetorit. Së paku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian reaguan zyrtarisht kundër dhunës dhe i kërkuan ta bëjë këtë dhe lidershipi i PD, si dhe presidenti i Republikës. Asnjë nuk e bëri, me shumë vetëdije, dhe kjo detyroi ambasadorin e SHBA dhe atë të BE, të bojkotojnë darkën “Gala” të Nishanit, ndësa ambasadori gjerman u detyrua të bëjë shpjegime publike, se si i kishin keqpërdorur prezencën e tij atje.

Kjo klimë moskomunikimi me dy ambasadorët që kanë marrë përsipër reformën në drejtësi, është po ashtu e qëllimshme dhe i shërben krijimit të një klime kundër reformës.

Arsyet përse PD nuk e voton reformën nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërkesë specifike të saj, por me strategji politike për të mos e votuar. Hollësitë tenike të PD, nuk prekin gjëra thelbësore dhe frika se mund të realizohen, i bën ata të hidhen në luftë për të djegur procesin e miratimit të reformës.

Shumë njerëz në krye të PD natyrisht që kanë frikë nga prokurori antikorrupsion dhe Byroja e Hetimeve, e cila mund të presë shumë koka politikanësh të korruptuar në vend, dhe nuk e duan reformën. Por kjo nuk është arsye kryesore. PD nuk pranon t’i japë shumicës atributet e suksesit për këtë reformë, dhe duke e kombinuar me frikën që ka nga mundësia e funksionimit të saj, po krijon gjithë këtë lëvizje politike kundër reformës.

Kështu që këto javë deri në mars, do ketë përpjekje të përjavshme dhe ndoshta të përmuajshme, për të pasur nga një miting, jo vetëm për të djegur ndonjë bunker apo për të thyer ndonjë xham, por “për të djegur” shpresat që Partia Demokratike të jetë votuese e reformës në drejtësi. Në një farë mënyre, është rasti kur kupola politike e një partie, po manipulon me njerëzit të cilët kanë mijëra arsyet të dalin në protestë, për t’i përdorur për hallin e tyre për t’u mbrojtur nga drejtësia.

39 komente në “Protestat “për të djegur” reformën në drejtësi”

  1. Toni G-VL says:

    Po kaluan 5 vjet qe nga kryerja e nje vepre penale ajo parashkruhet dhe te gjithe shpetojne lekuren minimalisht.
    Por eshte edhe ceshtje prestigji dhe kryesisht vazhdimesie te te mbijetuarit politikisht.
    Ka shqiptar qe ben harakiri. Askush…
    Berisha eshte STRATEG dhe ne nje fare menyre ska kundershtar te denje per te hedhur nock-out.
    Mero jetojme vertete ne kohen e tij, ne menyre absolute, te padiskutueshme dhe ti è di me mire nga te gjithe kete fakt…

    1. E verteta says:

      Pse vazhdon te mos shkruash asnje rresht per tradhetine e Ilir Metes qe eshte ushtar i Berishes.
      Pse Meta nuk e denoi dhunen ne mitingun e PD?
      Pse Meta ka kerkuar qe PD te japi konsensus per reformen ne drejtesi?
      Pse Meta 24 ore pas dhunes se PD kerkoi reforme zgjedhore?
      Qe PD nuk e do dhe nuk do e votoje reformem ne drejtesi kete e dine dhe budallenjte.
      Problemi i reformes per drejtesi eshte Ilir Meta. Meta po e bllokon reformen qe nuk pranon ta votoje pa konsesusin e Berishes.
      Tani reforma ne drejtesi po bllokohet edhe nga Mero Baze qe po mbulon ttadhetine e rradhes se Ilir Metes. Socialistet u flaken ne rruge nga Rama, dhe tani po tallen nga analist qe mbrojne Meten.

      1. TJ says:

        Dihet se pas Berishes Meta eshte i dyti ne liste!

      2. aliu says:

        E verteta, pyetje si ne kohen e diktatures, me tradhetar e besnik te partise. Hajde albani hajde, me kete popull qe ke keshtu ke per te ngelur, bolshevike.

    2. berisha=madheshtia e enverhoxhes says:

      Ke 10 vjet I nderuar Mero qe merresh me banden kriminale 2B (berisha-basha) … dhe megjithese ato kane bere gjithe krimet qe permban kodi penal I krimeve te renda ne Shqiperi ,ato jane perseri ne skene shume me te forte se edhe ne 22 mars 1992.

      Ju gjithmone keni deshtuar sepse llogjikisht duhet te shtoni dhe ne “B” tjeter Biberaj (elez) qe ka qene eshte dhe do jete fytyra ,dora dhe truri I dyshes Bash-Berisha.
      Kam peshtypjen se kete person ju zoti Mero ose keni ndonje miqesi te vjeter ose keni frike ta ngacmoni se eshte I fuqishem dhe mund tju prese krahet dhe e keni lene te qete.
      Kane dale aq shume dokumente,filmime dhe deshmi orgjinale sa qe Elez Biberaj jo vetem qe duhet te kerkonte falje dhe te mos I shkelte kemba ne Shqiperi se eshte nje antishqiptar qe koha do ta vertetoi.
      Jo vetem qe nuk kerkon falje por ka dale hapur ne mbrojte te dyshes krimianle 2B duke bere barazimin midis gafave te Edi Rames me krimet e Bash-Berishes.

      Te kuptohemi
      Kam qene nje perkrahes I madh I Edi Rames ne 23 qershor 2013 por ai fatkeqesisht eshte treguar nje tradhetar & frikacak kozmik me 1 miljon votuesit dhe jetimet e 21 janarit & gerdecit dhe kjo eshte e frikeshme.
      Tradhetia apo deshtimi I turpshem I fitores se 23 qershorit 2013 eshte ndoshta ngjarja me e hidhur qe nga 1912 se u vra shpresa te drejtuesit tane por dhe u vra besimi I shqiptareve qe kane te Europa dhe Amerika qe ne menyren me te shemtuar kane toleruar aktet fashiste te berishizmit me perrallat e elezbiberizmit.
      ——————————————————————.
      Frika per te pare te verten me sy eshte ajo qe po vuajme sot.
      Me sakte eshte te themi se levizja studentore qe lindi 25 vjet me pare lindi I vdekur dhe kjo eshte aresyja qe ky popull po vuan sot.
      Kush e vdiq levizjen studentore dhe vendosjen e demokracise ?
      Per fat te keq njeriu shqipfoles me I fuqishem ne shqiperi ka qene dhe eshte ne keto moment Elez Biberaj dhe mbi te rendojne te gjitha deshtimet dhe krimet e ndoshura ne keto 25 vjet .
      Ky person ne vend qe te jape llogari per deshtimin tij vjen si burre I mire dhe jep leksione se shqiperia qenka ne udhekryq.
      Fakti qe rreth 90 perqind e komenteve (edhe pse ka qindar te censuruara) jane kundra Elez Biberajt biles nje pjese e mire dhe e mallkojne duhet te shikohet me kujdes dhe nga I nderuari Mero se kemi te bejme me nje Bash-Sali Elezbiberishen qe eshte vellezerit siameze.
      Ishte banda e tropojes me Saliberishen,azemhajdarin,mehmet elezin,besnikmustafen malberisha I kurbinit qe e shakteroi ate vend me teorine e Biberajt te vene ne zbatim nga” ideologu” Gramoz Pashko” per nivelin zero…ceku I bardhe..xhon megou…qe genjyen shqiptaret te prishin shtetin bashke me ideologjine.
      Pra zoti Mero jo vetem basha lindi I vdekur por dhe levizja juaj fisnike e dhejtorit u vra qe foshne ne 8 dhjetor 1990.
      shqiptaret nuk kane cfare te festoje ne 8 dhjetor ne kete 25 vjetor.
      Ju dhjetoristet (nqs ju ka ngelur pak gjak shqiptari ) duhet ti beni gjyqin atyre qe abuzuan me aspiratat tuaja dhe ne vend te sillnin pajtim kombetar dhe investime ne 1992 u moren si kanibale me sistemin e kaluar duke kaluar cdo kufi njerzor.
      Shkurt muhabeti
      Siamezi Sali Elezbiberisha dhe ato qe jane pas tij duhet te jape llogari ne kete 25 vjetor per
      1-abuzimin me studentet e dhjetorit
      2-shkaterrimin biblik te shtetit dhe perdhosjes kombetare
      dhe jo te na mbajne leksione burrokratesh baca Elez si dikur Foto Cami.
      ………………………………………………….
      protestat banale te 8 dhjetorit 2015 e ne vazhdim nuk kane te bejne fare me reformen ne drejtesi apo me dy komiket ambasdore
      Rizgjimi I fuqishem I Sali monsters muajt e fundit tregoi se 23 qershori 2013 ishte nje farse e ndyre e parise tiranes dhe e panelit te ambasoreve perendimore.
      Ky rizgjim I kesaj montre tregon se ato sekte antishqiptare qe mbeshtesin ate ne Amerike si
      Biberaj,
      Fazllic,
      Nikollaq Geixh
      jane POWERFULL dhe kane vendosur largimin e Edi Rames dhe kurorzimin e Lul Bashicit se shpejti duke perdhosur keshtu verdiktin e popullit qe nga 31 mars 1991 ku nje system komunist u zevendesua nga bande neo-nazistesh…thjesht nese ne vitet e fashizmit kishim nje xhaferr deva kriminel ai u zevendesua me gjakataret e 21 janarit 2011….nen zgerdhimje te ca nenpunseve kolonele qe gabimisht quhen ambasadore…

      1. Realiteti says:

        Sa me shume qe flitet me injorance kunder PD,aq me shume po ngritet nami i opozites shqiptare dhe i ish Kryeministrit Historik dhe me te dashur per shqiptaret etnik me gen te paster ilirik.Andaj,Mero vazhdo te shkruash keq e me keq per opoziten sepse heren tjeter do shofish ne protesta mbi nje milion shqiptare te paknaqur nga Qeveria mafioze.A e shifni ore injorant se e tere Shqiperia po zbrazet nga te rinjet,vendi po zvoglohet dhe po plaket.Papunesia eshte kanceri i vendit te zhytur ne skamje dhe mjerim nga (Partia e Punes),PS.dhe bythelepiresit e tyre.

        1. Mos e ironizo kaq keq opoziten se gjynah.

    3. daja says:

      Nuk eshte 5 vjet parashkrimi i nje vepre penale, por sipas kategorive. Ka vepra penale qe nuk parashkruhen.

    4. Erind says:

      Po shefi yt i ri , like floriri a do ta votoje valle reformen ne drejtesi ?

    5. Doris Fuck says:

      Eshte 10 vjet mik I dashur.

  2. Ilir2015 says:

    BRAVO Mero, mire qe ti i thua gjerat troc. Do me pelqente qe ky artikull te vazhdonte dhe te na jepte mendimin tend se cfar do te ndodhe nese PD nuk e voton reformen. Vetem nje budall beson se PD do votoje nje reforme qe do tu marre gjith pasurite shume milionshe ne euro mafiozeve te PD dhe do ti fuse ne burg. Cfar do behet ne kete rast Mero? Te lutem na jep ndonje mendim.

    1. Maverick says:

      Pershendetje Ilir2015!
      Po mundohem t’a jap une pergjijgen ne vend te Meros. Nqs PD-ja nuk voton reformen ne drejtesi, ajo vetediskretitohet kombtarisht dhe nderkombtarisht dhe per mendimin tim do t’a votoje edhe pse me shume shume dhimbje. Jam dakort me ty kur thua qe s’kane per te votuar burgosjen dhe humbjen e milionave te tyre, por ekziston edhe nje forme tjeter per ta kaluar kete reforme kaq te rendesishme qe eshte REFERENDUMI. Do pyetet populli i dashur.
      Gjithe te mirat.

    2. Ermal says:

      Nje zgjidhje eshte referendumi ku qytetaret vendosin vete per reformen dhe aty perseri PD-ja do jete e humbur se s’ka qytetar qe te mos besoje se kjo drejtesi vetem drejtesi nuk jep ne kete vend.
      Por perveç PD-se kam frike se dhe LSI-ja nuk do ta votoje reformen ne drejtesi dhe ketu qendron problemi madhor. A po perkrah LSI ne heshtje protestat e PD-se?
      Kam frike se po.

  3. 121120152003 says:

    Nuk besoj qe 2B te veproje kunder Donaldit & Helmutit,perkundrazi kjo eshte nje lloj ‘DANCING WITH STARS’.Kush e mban mend 15 nendorin 2013 kur Basha i shkeli vijen e kuqe arvizuse…me lejen e ketij te fundit ?E njejta situate dhe ne 8 dhjetor.

    Cdo lloj fushate dekriminalizimi me flamurtare Donaldin dhe Helmutin,por pa futur ne listen e krimineleve dyshen berish-basha eshte poshtrim kombetar me i rende se cdo lloj pushtimi nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që
    prej 22 vitesh.

    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
    Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
    Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
    e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
    dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
    E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
    I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
    Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së

    PRA PROTESTAT KRIMINALE TE PD JANE “DANCING WITH STARS” me donald lulzim bashen dhe helmutin e tj..

  4. dg says:

    Ata qe shkojne pas Saliut,nuk mund te jene te perdorur,ata jane vullnetare te se keqes.Gjejne nje jystifikim per cdo tradheti ,pabesi,vjedhje,vrasje e ku di une,qe ka bere Saliu me shoke.Me vjen keq qe dikur kam qene nje nga ata ,pa dashje,por kjo eshte e verteta.E keqja e Shqiperise jane keta militantet e pa tru dhe pa asnje krenari vetjake,qe jane bere prehri e streha e cdo antishqiptari..

  5. angjelini says:

    Zoti Mero eshte e qarte se partia fashiste e PDs nuk do ta votoje reformen ne drejtesi pasi vetem kaosi eshte oksigjeni I tyre. Por kjo nuk duhet te perdoret si alibi nga PS pasi reforma mund te miratohet edhe me referendum popullor. E mban mend monstren Berisha se cfare thonte para zgjedhjeve se do ti miratonte reformat me referendum? Epo sovrani eshte mbi nje grup hajdutesh, vrasesisish dhe komunistesh.

    1. andro-meda says:

      Ke të drejtë Angjelin por forca e së keqes – PD-ja-do të vepronte njëlloj për të sabotuar çdo lloj referendumi kundër interesave të saj. Vetëm riformatimi i PD pa Sali rrumpallën me dyzet hajdutët e tij mund ta mposhtë këtë të keqe të madhe kombëtare. Le të krijohet një pol i tretë i djathtë që të jetë në gjendje të tërheqë si magnet simpatizantët e PD aktuale që kjo pastaj të mbetet një partiçkë e vogël dhe pa rëndësi.

  6. Luli vocerr says:

    E dime o Mero e dime. E dime se ca rrace eshte Saliu.
    Ahhh more Sali, ca i ke bere jetij kombi. Po na detyron perseri te shkojme ne votime te votojme kete PS zhgenjyese. Ahh more demokrate ca po i beni vetes me ate njeri. Mbajeni fort, ai do tju fundosi gjithmone

    1. Fajin me te madh se ka Saliu por te gjithe nbeshtetesit e tij sidomos Mero Baze qe tani vone ka dale kundra. Mero pendesa jote ska vlere se po ben te njejetn gje trapo kriminelin antipopullor Rama. Sa per reformen ajo qe kane bere palo ekspertet eshte nje pamflet komunisto kooperatist qe shume budallejve ju duket si nje draft reforme jo zoterinj eshte hic ,nuk e eleminon aspak korrupsionin mos u mbytni ne nje gote uje per turp.

  7. petrit Zela says:

    A eshte e vertete qe ne vendin tone nuk egzistojn intelektual te pamvarur?? Neqoftese egzistojn; perse nuk behen te gjalle?? Cfar presin
    keta zoterinj,qe nuk ngrejne Zerin per te mbrojtur interest e popullit
    dhe t’atdheut,ku sot ndodhen ne nje gjendie kaaotike, persa I perket zgjidhieve te problemeve te -thella- social ekonomikee..Mendimi im
    personal eshte; Te krijohet sa me pare nje shoqate e fuqisshme intelektualesh te pamvarur nga partite kriminale,duke I treguar grushtin ketyre bastardeve politik,dhe ta ngrejne zerin ne kupe te qiellit ne mbeshtetie te ligjeve qe te burojn nga themelet e demokracise se vertete..Ku prej 25-vjetesh e
    kan rrenuar kete popull,por vazhdojn dhe sot,per ti hequr cdo drite shprese, te ardhmes se ketij populli mjeran,ku akoma lotet nuk u jane thare..

    1. befana says:

      Intelektualet shqipetare jane perzene nga shqiperia me forma te ndryshme.Nuk do njeri te zgjuarin ne krye.Intelektualet shqipetare lajne halete neper bote.Kane ngelur ata te ashtuquajturit intelektuale me diploma te blera.Jetojme kohen e injorances,shpenzohen para per kulte fetare e jo per kulture.

  8. nendetesja 104 says:

    Opozita e tanishme dhe reforma ne drejtesi kane nje te perbashket: te dyja jane te nevojshme por jane te gabuara nga menyra e ndertimit.
    Kemi shume nevoje per reformen kushtetuese ne drejtesi por, nese kalon ky variant ekzistues, do t’ia shihni hajrin shume shpejt.

  9. kastrioti says:

    O Mjero Ziu,mo mjero mashtruesi.
    Po protestat e PD jane paralajmeruar jo me von se dita e zgjedhjeve te 23 Qershorit,batehere kur nuk behej fjale per te diskutuar per reformen ne drejtesi. Dhe keto qe shkruan ti kenaqin instiktet patollogjike kunder P D te disa injoranteve qe nuk kane me se te meren…

  10. tomorri says:

    I dashur Mero, te falenderoi nga zemra per informacjoni e sakte qe na jep, si gjithje edhe sot ne kete editorjal. jam emigrant pre me shume se 20 vitesh, kame ditur disa krime te Sali Berishes, pore sote pashe qe Saliu Mban rrgord mbas Sllobodan Milloshevicit. Sllobodoni shkoi ne gjyqin e hages dhe atje edhe vdiq. Ky kriminel qendron i pa cenuar nga drejtesia qe ka emeruar vete ne te gjitha shkallet. Eshte kjo arsyja qe nen pretekse absurde shtyn rreformen ne drejtesi, sepse kerkon te mose denohet Saliu, femjiet e tije dhe disa ministra e pushtetare te ndryshem qe i kane pire gjakun ati populli me koncesjone e intriga koorrupsjoni nga me te ndryshmet.Tani shikojme qe bene thirje per rrevolucjon, duke perdorur edhe dhune, deri ne rrezimin e qeverise. Keto jane thirje fashiste qe kerkojne gjakderdhje. Qytetaret duhet te protestojne se perse akoma seshte hetuar dhe denuar per krimet e bera dhe per thirjet fashiste per rrevolucjon dhe marje te pushtetit me dhune.

  11. sikur te isha djale says:

    Une nuk e kuptoje ku eshte pengesa qe te behet referndum popullor per reformen ne drjtesi?
    Jam i bindur se shumica e atyre qe dine me shume nga ligjet eshte ne popull,jo ne parlament.
    Zvicera i perdor referendumet edhe per shtrimin e nje rruge,kurse ne per nje gje kaq madhore,i shtrijme doren akoma Sali buces.

  12. Kola says:

    Me nje fjale…beji mutin ketij vendi talibanesh. Tani qe dolen ne shesh edhe cetat fashiste te Azemit, u be qe t’i vesh flaken fund e krye.

  13. analize says:

    ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    para dy ditesh kishit shkrimin aleksander meksi takimi fundit me salen kujt i intereson c beri ky me salen ne na intereson si u pasuria ky dhe jo historit e ktyre mes tyre private.
    .do ishte bukur nje shkrim aleksander meksi miliardier nga nje dhome e guzhine e jetonte si qen miliarder ku i gjeti leket e pasurine miliardire.
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga nga fondet publike po kta tanet ?merruni me te korruptuarit e soten me kte kancer pa fund .
    qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje e korrupsion e mban piramiden si sudja mes tiranes akoma vjedhin arken e shtetit t gjith .eshte ndertuar i piramind gjigande qe asnjii nuk flet n mes tiranes e fuksionon me i skem perfekte
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad kan fare pak .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni drejtori etj.qe si kan as vende me mbi 200 milion banore .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,deputet pa fund ,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte e ber ndere .keta kan ber ministri paralele e drejtori e zyra pa fund paralele duke shperdoruar miliarda leke te qytetarve kot kjo eshte PIRAMINDA GJIGANDE t tjerat jane kot per ti heq vemendjen njerzve nga kjo skem gjigande abuzive me arkent gjith vjerdhin arken me kte lloj skeme ne tirane.
    administrada e tejngopur E 5 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,deoutet parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror t gjith pushim e marrin rrogen kot t mbyllet urgjent . etj etj dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjera se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .kaq shume leke kemi ne?po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku kta parazit administrade qe kan zen qoshe e nuk shkojne fare ne pune dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..
    ose t bejm e sjell kot si shembull referendium nga e keqja t jemi krahine e italis apo i shteti tjeter ta shikojne gjith kta parazit administrad etj qe tallin bythen vetem pushim

  14. vëzhguesi(por jo ai i vërteti) says:

    Më së fundi, pasi lexon dhe mendimet që ne japim, vendose të merresh me politikë, zoti Mero. Ky po që është shkrim me bukë. Problem mbetet kur do vijë momenti që të provohet besnikëria e Bashës ndaj Berishës. Ai që ka për ti futur ‘hurin’ Berishës ka për të qënë Basha. Berisha bëri gabim fatal që vuri Bashën kryetar të PD. Sepse ai është lehtësisht i kritikueshëm si bashkëpunëtor i Berishës, gjë që mban gjallë dhe në çdo moment i jep mazhorancës alibi për sulme. Duke sulmuar Bashën direkt çdo njeri nënkupton Berishën, pra sulmi duket sikur i drejtoht në fakt Berishës. Atëherë ne sugjeruam Eduard Selamin për kryetar të PD, jo se është Mesia, por është më i ndershmi dhe më besniku, që e ka provuar besnikërinë e tij ndaj Berishës dhe PD. Socialistët nuk kanë ku e kapin, nuk e lidhnin dotë me rrugën e kombit, 21 Janarin, detin, e ku di unë. Natyrisht ata do fillojnë ta shajnë por gjë konkrete ndaj tij nuk kanë. Do të ishte një zgjidhe ideale për PD vendosja e tij në krye të PD. Me ‘Dëshmitarët e Jehovajt’ që sulmoi bunkerin PD nuk shkon gjëkundi, këto duken më tepër si përpëlitje për të larguar sa të jetë e mundur më shumë aprovimin e reformës në drejtësi.

  15. Kulla says:

    I ke rene pikes Mero,Berisha,Basha,Bode,Ruli, me tarafet e tyre jane ndjere komod deri tani qe ne gjyqesor fjalen kryesore e kane gjin gjonat me ne krye me Nishanin.Te vetedijshem per krimet dhe abuzimet qe kane bere me parate publike ne moncesione dhe veprat si Gerdeci,jane aq te trembur nga kjo reforme,madje prej se ka filluar edhe mbeshtetja unanime e nderkombetareve sa jane ne gjendje neqoftese ju jepet mundesia te djegin tere Shqiperine edhe njehere si ne vitin 1997.Keta e dine se kane asnje mundesi ta rrexojne qeverine ne rrethanat aktuale ,por nga paniku i pavaresise se drejtesise keta neqoftese nuk demaskohen dhe nuk pengohen do te djegin Shqiperine sepse e dine se vendin e kane prapa hekurave per veprat qe kane bere .

  16. Zekthi says:

    Eshte e qarte qe opozita nuk do asnje lloj reforme ne drejtesi, por faji nuk eshte i saj ne keto dy vite. As maxhorances nuk i digjet bytha per reformen. Ua kerkojne nderkombetaret dhe TE GJITHE kane qellimin e vetem ti hedhin atyre hi syve. Ata fitojne kohe, kohe te cmuar… E ka fajin ky… e ka fajin ai … nderkohe qe brisku vazhdon te rruaje shqiptaret. Syte i kane vetem tek borxhet te cilat i pervetesojne me ane te tenderave dhe koncensioneve. Cdo buzeqeshje ne TV, cdo fjalim ( oratorite idiote te Rames qe do me u duk si Luterking – o zot sa kollaj genjehen njerezit) eshte vetem thike pas shpine per ata qe punojne, ngrene qepenin cdo mengjes me shpresen qe dita te shkoje me mire sot… dhe ne vend te klientit futen ne dere nja dy pallosha te tatim taksave qe kane ardhur te kontrollojne xhiron e dites…

  17. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mero,normal kte gje e kupton çdo Shqiptar i ndershem

  18. astronomi says:

    shikoni viktimen e radhes te OSHEE-se,var veten kryefamiljari se i kishin prere energjine prej 6 muajsh dhe ishte ne varferi te thelle..keto shikoni ju

  19. Reforma ne drejtesi nuk behet apo do te zgjase pa mmbarim per shkak se Sali Berisha dhe Like Floriri shikjne rrezikun e burgut. Nese nuk nderhyjne nderkombetaret, saktesisht SHBA per te vene veton ne miratimin e Reformes ne Drejtes, ky vend ka per fund GREMINEN.

  20. DAVID says:

    Zoti Mero me kenaqesi e lexova shkrimin tuaj dhe komentet e bashkeatdhetareve te cilet dalin ne konkluzion per “Referendum”kjo eshte nji fitore e madhe ,se populli ka arritur ate pjekuri politike dhe di te dalloje te verteten,per ti dhene pergjigjen qe meriton Sali Berishase nuk eshte “REVOLUCIONI”,por eshte “VERDIKTI”ai qe e ben revolucionin.

  21. noah says:

    Mero, të keqen e vendit kërkoje nga të gjitha anët: nga njëqind e ca parti politike, nga drejtuesit e tyre të përjetshëm, nga mungesat në kushtetutë, nga liderët arrogantë e pa edukatë. Kërkoje kudo vetëm jo në popull. Këta që janë sot në politikë dhe sidomos deputetët miliarderë, duhet të japin llogari se si e kanë venë pasurinë, sa pasuri kanë, ku e kanë etj. Nuk e ka fajin vetëm Saliu. Fajin e ka e gjithë klasa politike e këtyre 25 vjetëve. Duhet të investigosh, o Mero, duhet t’u tregosh ti me shokë këtyre palaçove politikanë se sa antishqiptarë janë, se sa e urrejnë popullin e thjeshtë, sa cinikë dhe shtinjakë janë, sa hipokritë e gënjeshtarë dhe jep emra pa frikë. Ka të korruptuar…këtë e di edhe një çoban mali. Emrat, faktet, sekuestrim i pasurisë dhe në fund sipas Ramës, burgun Po nuk u fut ndonjë peshkaqen a ish peshkaqen në burg, kështu do të jetë. Prapa lamë dallgë dhe përpara është thellë.

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne nuk kemi miratuar Kushtetuten,me konsensus,kerkojme reformen ne drejtesi !
    Kerkese shume e drejte,por e pamundur,per tu realizuar.
    Me vjedhjet gjigande,vetem nje diktator,mund te bej pune te ndershme,keta jane perlyer aq shume me njeri tjetrin,uji i detit nuk ju mjafton !
    Pikes i ke rene,ne kete vend,hajduteria ka kapur shtetin.
    Te jene aq budallenje,sa te ngrene kartonin,per t’ja futur vetes ?!

  23. ervin says:

    o Mero, po u merove mer rob zoti!
    Po pse mer, Basha e miratoi nenin qe shitja e CEZ te mos hetohet?
    Po jo mer dallkauk se eshte ky parlament, me ato parti qe kane shumicen qe ben ligjin, jo opozita!

  24. altin. says:

    O Mero ,vetem referendumi e zgjidh kete ceshtje.Nese populli do reforme ne drejtesi apo qin qonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje