Vërtet “për bunkerin” dolën?

10 Dhjetor 2015, 20:31Editorial TEMA
Vërtet “për bunkerin” dolën?

Nga Mero Baze

 

Nuk kam asnjë emocion për bunkerin e prishur tek Ministria e Brendshme nga demonstruesit e PD. Biles as për gurët në zyrat e Ministrisë së Transporteve nuk jam shumë i shqetësuar. Sendet nuk më shqetësojnë kurrë. Eshtë një gjë e shëmtuar shkatërrimi i tyre, por në fund të fundit, ne nuk mund të ndryshojmë Partinë Demokratike. Nga mënyra se si Berisha ka ushqyer populizmin në atë parti, për ta nuk është shumë e rëndësishme “çfarë fiton”, por vetëm “a lufton”. Dhe ata nuk mund të ikin dot në shtëpi, pa thyer ndonjë gjë.

Në këtë pikë, debatet rreth bunkerit dhe dhunës në protesta janë banale dhe pa asnjë peshë. Ajo që duhet të diskutohet është arsyeja përse u thirr protesta dhe sa u realizua qëllimi i saj. Diferenca e vetme nga protestat e tjera ku ka pasur dhunë në Shqipëri, është vetëm fakti që policia ka qëndruar korrekte dhe nuk ka cenuar jetën e qytetarëve, siç bëri Berisha e Basha më 21 Janar. Bunkeri dhe xhamat nuk janë institucione, por llaç e tulla. Institucion është qëndrimi i policisë dhe opozita. Ato kanë qëndruar secila në vendin e tyre, por me bilance të ndryshme. Policia ka dalë e nderuar nga protesta, kurse opozita ka harruar përse doli në protestë.

Kjo duket para së gjithash tek një lloj infatilizmi i Partisë Demokratike, që përqëndron debatin tek sulmi mbi bunkerin dhe e quan atë fitoren e madhe të protestës.

Kur bënin thirrje për protestë para 8 Dhjetorit, qoftë dhe atë spotin skandaloz, nuk pashë ndonjë thirrje për të rrëzuar bunkerin. Pashë spote që flisnin për korrupsionin, për taksat, për varfërinë, për arrogancën e qeverisë etj. Dhe mbi të gjitha, pashë një përbetim, që qeveria do rrëzohej me 8 Dhjetor.

Kur protesta përfundoi dhe protestuesit i hipën autobusëve për t’u kthyer nga i kishin sjellë, opozita duhet të bënte bilancin e aksionit të saj politik. Ajo duhet të mbronte arsyet përse thirri mitingun dhe jo të devijonte debatin me një banalitet, që ka të bëjë me një copë betoni të djegur. Kjo krijon idenë, sikur opozita kishte thirur miting për të prishur një bunker idiot, pa asnjë peshë, si për ata që e kanë bërë, ashtu dhe për ata që e kanë prishur.

Këtu kemi dy probleme. Nëse qëllimi ka qenë vërtet prishja e bunkerit, për ta etiketuar atë si simbol të komunizmit, siç thonë dhe komentatorët antikomunistë pro opozitës, opozita duhet ta kishte thënë hapur këtë para protestës, dhe nuk duhet të frikësohej nga ideja se njerëzit nuk i mblidhen në shesh për gjeste të tilla muzeale.

Nëse njerëzit i ka thirrur për të protestuar ndaj varfërisë, mjerimit, taksave, arrogancës, a ku di unë, dhe i ka çuar si delet tek një bunker, që e caktuan vetë si simbol të diktaturës, atëhere Partia Demokratike ka tradhtuar qëllimin përse thirri protestën.

Unë jam dakord me të dyja qëllimet, vetëm që duhen shpallur. Jam dakord që PD të provojë të bëjë një protestë në emër të antikomunizmit, por ta shpallë këtë dhe jo ta bëjë ilegalisht. Po ashtu, isha dakord po të bënte, siç lajmëroi, një protestë për arsye politike të keq-qeverisjes. Rëndësi ka ta thotë përse po proteston dhe ta testojë fuqinë e saj.

Problemi i dytë më i madh që krijon ky keqpërdorim i debatit, është fakti se duket sikur problem kryesor i opozitës është bunkeri. Nëse është kështu, është një luks i madh për Edi Ramën, pasi bien të gjitha arsyet e tjera politike që PD ngriti para protestës, siç ishin varfëria, papunësia, taksat e deri korrupsioni e arroganca. Po qe se problem ka ngelur vetëm bunkeri, kam frikë se opozita do bjerë në dorë të Edi Ramës, i cili mund t’i tërheqë pa fund në beteja të tilla donkishoteske, herë duke u sajuar një bunker, herë një vendstrehim, e po deshën dhe sallën e reanimacionit, ku i ka shërbyer Saliu, Hysniut, me fotografi e kartolina përkatëse.

Fakti që opozita kishte karikuar njerëzit, që do përmbyste qeverinë më 8 Dhjetor, bazohej tek modeli i Berishës, që pas provokimeve për “kalimin e perimetrit” tek Kryeministria, Edi Rama do fshihej pas xhamit të blinduar, siç u fsheh ai me Lulzim Bashën dhe do urdhëronte vrasjet. Në fakt nuk ndodhi asgjë e tillë, dhe protesta e opozitës u shfry si një projekt i dështuar për provokimin me dhunën. Dhe për të mos ikur pa asnjë trofe në shtëpi, kanë shpikur një sulm mbi bunkerin, i cili më së paku i ka kurseyer ca lekë INUV, që mund ta kishte plan ta prishte.

Opozita mund t’i gënjejë disa budallenj duke i eksituar me zjarrin brenda bunkerit dhe dhe me fjalorin prej alabaku lagjesh të Lulit e Palokës, por duhet të ketë fuqi të përballet me të vërtetën. Dhe e vërteta është se policia e nxorri jashtë loje aksionine e tyre të dhunës dhe i la të ngrohen në flakët e gomave të makinës, brenda bunkerit. Nëse kanë nevojë për bunkerë të tillë, Edi Rama mund të bëjë nga një për çdo protestë, por puna është se nuk duhet të harrojnë se përfaqësojnë popullin e opozitës dhe jo karrigen e pambërthyer mirë të Lulzim Bashës, që kërkon të diskutohet për gjithçka, përveç asaj për të cilin ai dështoi në protestën e 8 Dhjetorit.

42 komente në “Vërtet “për bunkerin” dolën?”

  1. mira says:

    bunkeri ishte simboli arrogances se qeverise se rilindjes,ra…
    pas kesaj radhen e kane hajdutet.
    Po si ne ukraine njeri pas tjetrit duke i mbledhur dhe hedhur neper kazane…si mbeturina

    1. niqifori says:

      Moj Mira!
      A i kishe veshur breket kur shkruajte kete koment erotik???
      Haaaaaaaaa!

      1. Maryland says:

        @ niqifori

        Sa bukur e ke thene,i madh je me kete koment .

        Komenti yt duket tamam si nje selfie ku dukesh qarte ,
        shume qarte se cfare torollaku qenke o niqifor…

        Ha..ha..haaaaaaa

        Qesh mire kush qesh i fundit….o niqifor.

        1. E verteta says:

          Ilir Meta akoma nuk ka thene asnje fjale kunder dhunes se protestuesve.
          Edhe pse dhunen e denuan te gjithe ambasadoret. Edhe pse dhunen e 21 janarit Meta e denoi me vrap, teksa morri ne mbrojtje vrasesit.
          Kurse tani qe dhunen e ben Pd , Meta nuk thote asnje fjale. Per me shume, Meta doli dje dhe kerkoi reforme zgjedhore, pa kaluar ende 24 ore nga kerkesa e Bashes per zgjedhje te parakohshme.
          Te tera keto tregojne qarte qe Meta eshte mish e thua me Pd. Qartazi Meta nuk eshte i majte, por ka qene gjithmone me Berishen.
          Por analistet e majte nuk thone asnje fjale per keto.
          Analistet e majte nuk thone asnje fjale pse Meta kerkon konsenusin e Berishes per reformen e drejtesise.
          Analistet e majte nuk thone pse nderkoh qe gjithe ambasadoret kerkojne reformen ne drejtesi, Meta shkruan letra per reformen zgjedhore.
          Analistet nuk shkruajne per Meten sepse tani hane dreka me Meten. Kurse socialistet akoma jane ne opozite. Ne krye te koalicionit jane dy kryetare , por asnje prej tyre nuk eshte socialist.
          Socialistet jane tradhtuar nga Rama, dhe me ta po tallet Meta dhe analistet e majte qe mbrojne Meten.
          Partia socialiste ka nevoje qe te largojw kete kryetar qe po i persekuton socialistet. Ky kryetar qe ja fali te gjitha Metes por sberi asgje per socialistet. Duhet nje kryeminister tjeter socialist perndryshe humnja eshte e sigurt.
          Pershendes zonjen Dade, zotin Pellumbi etj qe kane folur haptaz per lidershipin e gabuar te Rames. Edhe figurat e tjera socialiste duhet te ngrejne zerin kunder kesaj te keqeje. Perndryshe Rama do i flaki ne koshin e plerave, sic flaku socialistet.

          1. Bushi says:

            E VERTETA! Jo,jo nuk eshte ashtu siç thua ti.Edi Rama sote per sot eshte kryetari dhe kryeministri me i mire.Kete ide kame une.Edi Rama ka shume dallime nga Sali Berisha.E para se Rdi Rama nuk eshte kriminel,nuk ka vrar njeri,kurse Berisha me lulezim Bashen kane te lyera duaret me gjakun e shqipetarevete pafajshem.Edi Rama ka mare reforma te domosdoshme per vendi tone,qe qeveria e Berishe nuk i mori se kishte hallin e nje vjedhje galopante,ku ai ,familja e tij,ministrat,deputetet e pd-ke u bene miljarder.Edhe partine po e drejton mire.Nuk e di ku e bazon ti,por deri sote nuk ka patur ankesa dhe kritika nga partia e tij (perveç Blushit).Edi Rama si kryeminister perfaqeson popullin,kurse Berisha shtresat e pasura.Dhe neve qe perbejme 90% te popullsise,do votojme Ramen.

            1. daku says:

              A mund te me sqarosh cilin popull perfaqeson Rama?
              Ate gruan qe vdiq nga i ftohti sepse kishte 6 jave qe i ishin prere dritat? Nje shtet social, minimumi do ia falte debine, minimumi.
              Ata qe jane burgjeve se nuk kane paguar dritat dhe ata qe kane bere kontrata te cmendura per te paguar debine per 25 vjet ne KESH? Nje shtet social, minimumi do bente nje amnesti ku te faleshin borxhet, te themi pershembull para 2010, dhe me pas do vazhdonte te mblidhte detyrimet rregullisht.
              Apo perfaqeson ata berberet dhe ata biznesmene te vegjel qe nuk la dite pa i derguar kontrolle tatimore. Ti mund te thash qe kauza eshte e mire. Une te them qe eshte ne lufte te hapur me tatimpaguesit e vegjel. Asgje nuk po behet me tatimpaguesit e medhenj.
              Taksat po shtohen dhe po rriten vit pas viti. Por ti kete nuk e ve re sepse je i verbuar nga dashuria per liderin hyjnor. Ndersa une dua vetem ate qe rrit mirqenien e vendit dhe krijon lehtesira per popullin e tij. Dhe ne kete aspekt Rama me ka zhgenjyer!

            2. E verteta says:

              Te fala Kocos.

        2. 21 janari 2011 = krim terrorist shteteror i toleruar me turp nga miqte e huaj says:

          Në fakt Edi Rama e ka mbushur kupen per largimin si mashtrues ordiner.Asnje lloj krimi nga vrasjet deri te vjedhjet kozmike nuk eshte denocuar nga shteti shqiptar.

          Legjende do ngeli shfajsimi i ministres Kodheli kur e pyeten : pse nuk denoni berishen ?? ajo u pergjegj se dy here kishte shpetuar babain e saj nga zemra kardjallogu berishe

          Biles ca deputete PS-ISTA ne diten e pare te fitores te 23 qershorit u betuan se nqs nuk fusin berishen ne burg…ato do dorzonin mandatin e deputetit…..kurse sot jane strukua si ato delet para ujkut berishe

          Zgjedhjet e 1992 përmbysën një epokë, dhe kështu edhe ato të 2013 i dhanë fund epokës së atyre 8 viteve që ishin bërë të padurueshme. Por, zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të them se, kanë mbyllur përfundimisht epokën e diktaturës”. Po pse rrëzimi i Sali Berishës është më i rëndësishëm se rrëzimi i Ramiz Alisë?

          Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist (qe u konvertua ne nje elezbiberist makartist me simptoma kriminale) dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste pas përmbysjes së regjimit. Berisha ishte lojë e regjimit, por shumë shpejt u kthye në të keqen më të madhe të shqiptarëve.

          Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Millosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do t’i mbetet damkë turpi përjetësisht. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Millosheviçin ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidon çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë. Ndërkaq, ngritja e SHIK-ut famëkeq, si një strukturë terrori për kundërshtarët politikë, është një tjetër vepër e Sali Berishës. Po ashtu, ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjent i UDB jugosllave për vite me radhë dhe ka raportuat rregullisht. Kjo është vërtetuar me dokumente.

          Një tjetër arsye se pse rrëzimi i Berishës është më i rëndësishëm se ai i Ramiz Alisë, është edhe tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarakë në ’97. Ndërkaq, në mandatin e dytë qeverisës, ky njeri theu çdo rekord për vraje, korrupsion, përgjime, shantazhime, grabitje pronash, kapitullim institucionesh dhe shitje të territoreve ujore për përfitim politik. Berisha akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 Janar.
          Ai gjithashtu akuzohet për qindra afera financiare.
          Për shitjen e 300 km 2 det Greqisë në mënyrë të fshehtë.
          Për zhdukjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit të Gërdecit.
          Për vërtetimin e pronave, e parqeve, bregdetit, zonave të mbrojtura.

          Sali Berisha do të mbahet mend për shkatërrimin e pyjeve, lumenjve dhe bregdetit. Ai do të mbahet mend për degradimin e trashëgimisë kulturore, për degradimin e institucioneve, rrënimin e arsimit dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e ushtrisë dhe shkencës. Sali Berisha do të mbahet mend për kapitullin e institucioneve, rrënimin e bujqësisë dhe për spastrimet e famshme në administratë. Ai do të mbahet mend për linjën anti-perëndim, për sulmet ndaj SHBA dhe për ngritjen e marrëdhënieve me BE. Nga ana tjetër, Ramiz Alia, në vitin 1992, ishte thjeshtë një fantazmë e regjimit, ndaj dhe rrëzimi i tij nuk simbolizonte rrëzimin e regjimit. Ndërsa, Sali Berisha, edhe në orët e fundit të pushtetit, por përvetëson me vendime mafioze godinat shtetërore.

          Ja ndryshimi midis 23 qershorit dhe 22 marsit

          Ramiz Alia e dorëzoi shtetin me dosje të plota, me institucione të paprekura, me arkiva që në kohën e Turqisë dhe me një sistem uzinash, fabrikash, bujqësi moderne, hidrocentrale, spitale, shkolla, ushtri etj. Sali Berisha grabiti dhe po grabit në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve. Ditët e fundit treguan rrënimin që i bëri financave shqiptare nëpërmjet borxheve dhe grabitjeve të parave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse komunistët e Alisë ikën me turp, por lanë miliardat e pasurive të paprekura, Sali Berisha po ikën si i pafytyrë, si hajdut, si vrasës dhe mbi të gjitha si tradhëtar i kombit shqiptar në interes të grekëve dhe shërbimeve sekrete serbe.
          Ja arsyet se pse përmbysja e Berishës është më e rëndësishme se përmbysja e Ramiz Alisë?

          Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës

          Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
          Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
          Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
          Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
          Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
          Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

          Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
          Kabllogrami, Berisha afera me armët

          Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.

          Agjent i UDB
          Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
          Bombardimi i Vlorës
          Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
          SHIK-u famëkeq
          Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
          Zhdukja e Remzi Hoxhës
          Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
          Trafiku i armëve
          Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

          21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
          Vrasjet e Gërdecit
          Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
          Shitja e detit GreqisëMbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
          Skandali me rrugën Durrës-Kukës
          plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

          Grabitja e SHQUP-it
          Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
          Zhdukja e Kosta Trebickës
          13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
          Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

          5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
          Zhdukja e 1.3 miliard USD
          1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
          Përplasja me SHBA për SHISH
          Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
          Shkarkimi i kreut të SHISH
          Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
          Shkarkimi i Ina Ramës
          Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
          Spastrimet në Ushtri
          Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
          Masakra në drejtësi
          Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
          52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
          Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
          20 ligje klienteliste
          Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
          Shitja e Albtelekomit
          1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
          Fshesa në administratë
          Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
          Fahri Balliu
          15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
          Minierat
          29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
          Presioni ndaj Financial Times
          2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
          Spotet turistike
          8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
          Arben Sefgjini
          5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
          Largimi i FMN
          23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
          Lejet e ndërtimit
          26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
          Ligji i dosjeve
          16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
          Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
          29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD. etj etj

          Sali Bisha eshte kriminel shumedimensional por jo fajtor.

          -fajtori nr 1 jane dipllomatet tip donald lu dhe ai gjermani helmut te cilet nuk fusin ne listen e tyre ilegale te krimineleve te politikes shqiptre salibishen dhe Lul Bedelin

          -fajtori nr 2 jane elita politike e PS-LSI qe morren votat per te hapur bunkartit te Sali qenit dhe jo ato te enverhoxhes te shekullit kaluar

          -fajtori nr 3 jane te perndjekurit politike qe persekutorin e Hysen Shoshorit dhe vrasesin e Lirak Bejkos e prune ne pushtet ne 1991-2 dhe po e mbrojne sot me kavie eksperimentale tip besim ndregjoni.

          Ju lutem shume gjysem miq nderkombetare…
          Ju lutem shume dhjetoriste te dhjere te dhjetorit
          Ju lutem shume fitues te ndyre te 23 qershorit
          Ju lutem shume te perrmjerrur politike…….Mos na i beni enver hoxhen nje nga burrat me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi

          Kete nuk e them une por ju,,se SALI SATANAI pasi vrau ,dogji,vodhi dhe tradhetoi tani po tall lesht me nje popull te tere me bolet e Lulit dhe Xenin,qe per kete te fundit HOLLIWOOD-I po i ben nje film si vrau 26 skllever ne gerdec dhe u be miljarder duke u futur ky brek-salep te sutjenet e Mevlanit

          kush na e pruri kete demonkraci ” te ombel si hallva” ?!

      2. rebel says:

        Jo mos ja ver veshin ketyre.Kane 25 vjet qe na çajne veshet me zhurmen e tyre dhe thone degjoni muziken tone.Po çudia eshte se besojne dhe vete ne muziken e tyre.

      3. Endri says:

        Mero eshte editoriali i katert radhazi qe ben per protesten. E di qe te djeg por duroje pak mos e trego kaq sheshit.

        1. xheJ eN Bi says:

          Per …
          21 janari 2011 …,12 tetori 2015 ….dhe per ata qe mendojne si ju…

          Nuk besoje qe Rama te jete kaq naiv sa te beje nje veprim per ta çuar Bërishen (si e shqipton Jozefina ) ne gjykate.
          Sipas jush. Rama do beje denoncimin ,por LLalla eshte Prokurori dhe do ta shpjere ne Gjykate ,poeGjin Gjoni eshte gjyqtari qe do gjykoje çeshtjen dhe perfundimi do jete : I akuzuari Sali Ram Berisha ,i pafajshem.

          Te nesermen Berisha do ti dergoje nje MSM ,Rames me tekstin :ç’me bere , me rruajte bythen !!!
          Kjo eshte arsyeja qe Rama nuk e ngre kete çeshtje pa u bere Reforma ne Drejtesi.

          1. Geri says:

            Vërtetë, falë zotit i ka Shqipëria nja dy njerëz të zgjuar si ty. Analize e perkryer..

      4. 121020152003 says:

        Komentshkruesi pas gerdecit dhe 21 janarit nuk ka besim me te dipllomacia euroatllantike per ringjalljen e shtetit shqiptar..biles ky eshte faktori kryesor qe berisha @ devil sons nuk jane me pranga ne duar

        Po ashtu tradhetia kriminale e Edi Rames me 23 qershorin dhe 21 janarin eshte e pafaleshme dhe nuk ka nevoje per koment.

        Ne demonstraten monster te 8 dhjetorit vrasesit berishe dhe bashe shkelen me putrat e tyre mbi pllakezat e 4 te vrareve te 21 janarit.

        Keta vrases gjakftohte detyruan pordhacin edi rama ta lere bosh zyren e k/m…por dhe lejoi berishen te pshurre mbi jetimet e 21 janarit…dhe kjo eshte ndyresi e edi rames…pra ne kete drejtim banda kriminale e PD i tregoi Rames se fitorja e 23 qershorit ishte vetem per pak ” clodhje” per burrin e shtetit deri sa te gradoje ne 2017 si k/m Donald Lu Bashen

        I pandehuri Luqim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
        Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
        I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
        Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
        DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
        Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
        1. Shitja e detit, Greqisë
        Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
        2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
        Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
        3. 21 Janari
        21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
        4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
        19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
        Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.

        KONKLUZION
        Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”

        Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
        Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.

        Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!

        NQS SIKUR DO VININ JASHTOKSORET PER TE RREGUALLUAR SITUATEN NE SHQIPERI (SE TOKSORET E HUMBEN SHANSIN) DO TU SUGJEROJA QE TE SHPALLNIN FAJTORE DHE ARRESTININ DY ANALISTE SI MASHTRUES…MERO BAZEN DHE BEDRI ISLAMIN…SEPSE PER 8 VJET ME RRADHE I THANE BASH BERISHES KRININELE DHE PAS 23 QERSHORIT I QUAJNE KETA TRADHETARE..OPOZITARE….

        1. FLAMUR_VLORE says:

          SHQIPTARET ME GJAK SHQIPTARI ME SHPIR E MENDJE PERENDIMOR E DEMOKRAT MENDOJNE DHE ANALIZOJNE SI TY SI TY O I MADH!

    2. leo says:

      ke ik per lesh o ……., shko lepij kriminelin oj motre e Blerimit

    3. akjo mira dhjemokratia na cau trapin me keta kriminelat maloket e pd kurves

    4. afriim says:

      Mira,
      Po ju ishit ne pushtet per 8 vjet o Mira. Vodhet dhe bete mut dynjane. Ju dhe te vrisni qe te vidhni dhe te vrisni qe te mos denoheni.
      Dallimi me keta bythqiret qe kane dy vjete ne pushtet eshte qe kata duan te vjedhin por se rruajne per miletin. Nuk vrasin se skane bythe dhe jane pasuruar pse te vrasin.
      Keshtu qe nga te dyja palet ju qe ndenjet per 8 vjete jeni me mutet.
      Keshtu qe shut the fuck up qepeni mutin mos u ndjeni.

    5. loni says:

      pas kesaj rradhen e ka TUNELI,,,,,aty ku ruhen reliket e diktatorit Hoxha

    6. Doris Fuck says:

      Luli e ka bere emrin Mira? Kastravec apo kastravece eshte kjo?

    7. ilir says:

      Mira je apo Grida

  2. Ardi says:

    E ke qare kete shkrim o Mero…

  3. alphade says:

    Ore zoti ! Nderto ndonje bunker tjeter qe me protesten e radhes banda e
    pedeisteve, te leshohen si konet prapa gurit dhe te harronet ”kalamanet”
    pas ”lodrave” te bunkereve. Me te vertete : ”fali o zot se s’dine cka
    thone e cfare bejne”

  4. alphade says:

    Shtojce:fjala eshte per kryeministrin: ‘Ore zoti kryeminister…”

  5. xhelal says:

    Mero,ja ke fut kot, protesat behet qe te deshtoje reforma ne drejtese.

  6. sherifi says:

    Kjo proteste ishte si puna e asai shprehjes se fameshme;”u mbars mali dhe polli nje mi”.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te gjithe pjesmarresit partiak te PD-s,ne miting,ishin me fytyre nga Kryeministria dhe jo nga tribuna,prisnin qe “trimat” e Nokes te çanin gardhin e poicise dhe ti vinin flaken Kryeministrise !
    Basha ishte i fundit qe provoi thirjen per ti “hedhur ne sulm” protestuesit,por i pari qe provoi deshtimin ishte Berisha,kur verifikoi pjesmarrjen!
    Bunkeri ishte plani B,gomat e makinava per djegien e tij,flasin per nje organizim,te policise partiake te tipit Noka,qe u shfaqen jo rastesisht tek armatura e punimeve te firmes se ndertimit,prane ministrive.
    Berisha dhe Basha deshtimin nuk e pranojne,ate e quajne fitore !

  8. Tani,detschland says:

    Kish nur Shqiperia.
    Buke me djathe e ndonje qepe,
    pak raki me shoq e miq,
    dhe dita kalonte vete.

    Mbase ishim trushperlare
    thote dikush qe di me shume,
    por atehere ne kohen e pare,
    gjumin, e benim gjume.

    Erdhi koha e Coca Coles
    ngrihet bytha ja fut pordhes
    bere zengjine ca „dru me pre“
    hedhin shurren larte ne re.

    Kush qe trim ra ne lufte
    kush pat tru ia futi vrapit
    se Shqipes i rane pendet
    pak nga pak si lesh i arapit.

    Shpresa thone qe vdes e fundit
    ndaj dhe shume rrine dhe shpresojne
    por me mire t`ja fusin vrapit
    Salen e Edin mos besojne.

    Miq,
    jane corbe e gjelle ndyre
    nje canak, e nje batak
    jeten na e bene zgjyre
    dhe per dite na thithin gjak.

    Pse mor miq si hapni syte
    s`duket Edi – Sal i dyte ?!
    Shihini nga pardesyte
    nje qellim kane:
    Me na mbyte.

    Pardesyte ia dha Ramizi
    qe ti zbardhte keta kodoshe
    zemer z,i si minj gjirizi,
    Shqiperine e bene shoshe.

    …….

  9. berati says:

    Mero je brilant si gjithmone . Te lumte pena . Telendisi se jane vertete per tu vajtuar. E meritojne

  10. Jugu says:

    Opozita nuk ka qellim bunkerin po pushtetin. Dhe me sa duket me zgjedhje te rregullta, edhe pse pushteti eshte I teri I korruptuar, opozita nuk fiton kurre.
    Keto protesta jane vecse pregatitje per rremuj te metejshme. Mu duk e frikshme dalja e atij Korpusit te Hajdarit, muk duken si ato arganizatat terroriste ne Greqi e vende te tjera, dhe nese nuk jani tani do behen me vone.
    Opoziten nga rremujat dhe prishja e rregullit e ndalon vetem nje qeverisje e mire, por mesa duket me Meten ne pushtet asnjeher nuk do kete qeverisje te mire, dhe si pasoj opozita do kete sukses nje dite me protestat, fatkeqesishte per qytetaret e ndershem.

  11. Dispanceria says:

    Avash Mira se na mallengjeve na le pa fjale, skemi cte themi me, i the te tera ti, ah te kripsha mendjen. Edhe ne per demokrat e mbajme veten e jemi, po smarrim ment tuaja e te saliut me kelyshet e tije. Harrojeni se do vini ne pushtet me, iku ajo kohe kur ja futet popullit.

  12. Beni says:

    Nuk ka faj Luli. E beri babai i tij shpirteror si e donte vete drejtesine dhe tani ka te drejte te bilbiloset. Kulmi kur e permend ate miting si uragan. E temerrshme. Kam qene vete prezent dhe aty kane qene vetem te ardhurit fakire nga rrethet si dhe militantet e zakonshem. Kush e pa popullin e Tiranes ate dite do te me japi te drejte sepse ky popull po shijonte neper parqe, kafene te cilat ishin plote ate dite pushimi. Por kush te linte ta shijoje plotesisht? Ajo mase laramane nuk shkojne kurre me ate ambjent paqeje. Vetem per kete jam krenar qe jetoj ne Tirane si dhe PD po vazhdoi keshtu ne kete qytet do te thelloje akoma me shume diferencen negative qe ka ne Tirane.

  13. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    Mero nuk ja fut kot dhe e di qe kjo behet per karshi te reformes se drejtesise, dmth gjith ai popull qe doli eshte kunder qeverise etj, jam sh i sigurte qe shkrimi ne vijim i Meros do ta analizoje edhe ate punen e reformes

  14. Kris 1 says:

    nuk kishin cfare i benin gomarit dhe dogjen samarin

  15. fundi i botes says:

    nje opozite qe ska fuqi te pjerdhi dhe jo me te rrezoj qeverine.

  16. labi says:

    mero byth lepires injorant kush i blen gazeten meros eshte super injorant.e drejta per protest eshte demokraci kush nuk e do kete eshte diktator.

  17. ori says:

    ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    para dy ditesh kishit shkrimin aleksander meksi takimi fundit me salen kujt i intereson c beri ky me salen ne na intereson si u pasuria ky dhe jo historit e ktyre mes tyre private.
    .do ishte bukur nje shkrim aleksander meksi miliardier nga nje dhome e guzhine e jetonte si qen miliarder ku i gjeti leket e pasurine miliardire.
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga nga fondet publike po kta tanet ?merruni me te korruptuarit e soten me kte kancer pa fund .qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad skan fare pak .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni qe si kan as vende me mbi 200 milion banore .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl
    ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,deputet pa fund ,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte e ber ndere .
    administrada e tejngopur E 5 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror t gjith pushim e marrin rrogen kot t mbyllet urgjent . etj etj dhe kulmi
    ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjera se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .kaq shume leke kemi ne?po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..
    ose t bejm e sjell kot si shembull referendium nga e keqja t jemi krahine e italis apo i shteti tjeter ta shikojne gjith kta parazit administrad etj qe tallin bythen vetem pushim

  18. anton farli burrel says:

    dolen ky popull per tragull ku jon sindikatat pse o popull dele dilni pas te cmendurve si sala e shoke e s dilni pas sindikatave organizohune vet pa as i politikant gjith jane bashke politikant mafioza hajdut plumbin e kon tash pak po ku spo del i burr . Ky popull shkon pas ktyne ftyrave qi i kan q… n byth ket turme e prap urra thon eh mos popull dele bagtimir jua bojn gjithmon jua kan fut n byth.

  19. shqipe says:

    qeni qe te ha tines dhe mishi i dhise i demokracise shqiptare duhet tredhur, qenushi lulu nuk ka kokra

    1. Tartufi says:

      Dhe ketu ke mbritur o dhiar dermani!!. Nuk bejne dot shoqeri te lire te lidhurit me litar,, o i mbaruar kohe perpara.

  20. eli-tiv says:

    po bunkerin c’paten..??….aty e kishin para sysh edhe ne ato 8 vjet qe ishin ne pushtet..Apo atehere bunkeri ishte pd-ist ? Ti bejne derman bunkerit levizes saliut…

  21. kuli says:

    mero mor jau, kjo proteste u be qe saliu ti thote nderkombtarve se sbni dot reform ne drejtesi e sme fusni dot mrena pasi une ju djek vendin…
    Ha ha me kujton haxhi qamilin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje