Ambasadori Lu si “Nun” i reformës

14 Dhjetor 2015, 21:47Editorial TEMA
Ambasadori Lu si “Nun” i reformës

 

Nga Mero Baze

 

Ambasadori Lu po kthehet pa asnjë mëdyshje në një lloj “xhelati” për njerëzit e drejtësisë në Shqipëri, me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundër korupsionit, por në fakt këtë po e bën, pasi ka marrë përsipër të jetë “Nun” i reformës në drejtësi. Sot e përsëriti për të disatën herë, atë që ka thënë në takimet e tjera.

Por, gjëja më e rëndësishme e fjalimit të tij nuk ishin kërcënimet për gjyqtarët e korruptuar apo për politikanët që duan të kapin gjyqësorin, por për ata që po shpikin arsye për të mos votuar reformën në drejtësi. Gjëja më e rëndësishme që ambasadori i SHBA tha para gjyqtarëve, ishte fakti që ai mori përsipër përmbajtjen e reformës në drejtësi që po bëhet në Shqipëri në emër të SHBA dhe Bashkimit Europian, duke u bërë “Nun” i saj. Ambasadori tha qartë: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”

Kjo fjali ka një rëndësi të veçantë, pasi i jep fund spekulimit të Partisë Demokratike dhe presidentit Nishani, kundër përmbajtes së reformës, nën pretekstin se “ajo është e diktuar nga Partia Socialiste”. Fakti që ambasadori i SHBA, në prani të ambasadores së Bashkimit Europian dhe krerëve kryesorë të institucioneve të drejtësisë në vend, thotë se jemi hartues aktivë të reformës dhe çdo hapi të saj, i jep fund këtij spekulimi dhe përball kundërshtarët e reformës, jo më me arsye politike, siç maskohen, por me arsye kriminale, ose me objektiva antiperëndimore.

Duke marrë autorësinë mbi përmbajtjen e reformës, SHBA dhe Bashkimi Europian, janë duke skanuar arsyet përse një grup politikanësh shqiptarë refuzojnë ta votojnë atë.

Deri më sot, kundërshtarë publik të saj janë Bujar Nishani, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pretendimet e tyre janë politike dhe jo parimore, dhe kanë të bëjnë gjoja me ndërhyrje politike në përmbajtjen e reformës. Tani që SHBA dhe BE e marrin përsipër përmbajtjen si vepër të tyre, kundërshtarët e reformës në drejtësi, ose duhet të modifikojnë arsyet përse nuk e votojnë, ose duhet të shpjegojnë kundërshtimin me pasojat që mund të kenë prej saj.

Fjalimi i sotëm i ambasadorit Lu, duket sikur ka trembur gjyqtarë apo prokurorë të veshur firmato, me “Cartier” dhe makina luksoze, por në fakt më shumë ka tronditur kata që po nxisin kundërshtimin e reformës nga selia e PD me arsyet e shpikura për përmbajtjen e saj, që u hodhën poshtë.

Tani e vetmja rrugë u ka mbetur tensionimi i klimës politike me protesta fallco, të cilat duan të bëjnë fakt të kryer mungesën e konsesusit për ta votuar reformën, bllokimi i palamentit me protestues që të mos votohet reforma, dhe gjeste të tjera radikale, që kanë të bëjnë më shumë me hallet e tyre, se sa me hallet e popllit.

Për këtë shkak fjala e ambasadorit, atyre u ka dhembur dje më shumë se disa hajdutëve që e kanë dëgjuar në atë sallë. Prej sot ata e kanë më të vështirë të thonë që këtë reformë nuk e votojmë, pasi është reformë e SHBA dhe BE. Në fakt kjo është e vetmja gjë që kanë në mendje, por që po e fshehin pas arsyeve fallco.

Tani dhe mund ta thonë, dhe kjo do t’i bëjë nder shqoërisë shqiptare, pasi kështu së paku mund t’u drejtohemi shqiptarëve për të zgjedhur mes një rekomandimi perëndimor për drejtësinë, dhe modelit të Berishës dhe pasanikëve të tij në drejtësi, që ishin sot të trembur në sallë.

44 komente në “Ambasadori Lu si “Nun” i reformës”

    1. Populli says:

      Mero, këtë artikull mund ta kesh shkruar mirë sepse nuk e lexova por desha te shkruaj këtu dy rreshta per gazetën tema në përgjithësi…

      Para disa vitesh u bëra rastësisht lexues i rregullt i gazetës tema, për te vetmen arsye sepse përmbajtja ishte e pavarur dhe kritike ndaj qeverisë që keqqeveriste popullin,
      Gjë e cila eshte e drejte dhe duhet bërë gjithmonë,
      Populli ka nevojë për zërin ti dëgjohet, dhe kjo ndodh nëpërmjet jush. Faleminderit.

      U bënë muaj që lexoj ne shumicën e artikujve një qasje servilizmi ndaj qeverisë,
      Këtu shkruhet tani gjithmonë kundër opozitës,
      Mjaft i re me shkelm kalit të ngordhur, nuk tregon as trimëri as fisnikëri, vetëm ndjell keqardhje.
      Qeveria eshte qeveri dhe duhet ta dënojë opozitën nqse e meriton.
      Shtypi i pavarur duhet të shkruaj edhe raportoj i pavarur, jo të anoj nga ajo anë ku ka interes ndoshta.
      Për momentin unë nuk do ta lexoj më shpesh gazetën tuaj, derisa të lexoj këtu të vertetën e plotë, jo vetëm një pjesë…
      Respekte , ish lexuesi, dhe me dëshirë lexuesi i ardhshëm

      1. Ledio says:

        Mos u habit. E ka blere Meta me gjithe leckat e palara

        1. Bushi says:

          POPULLI!Une jam nje lexues i rregullt i gazetes TEMA,dhe me pelqen shume per realitetin qe shkruan.Ai nuk mban dhe nuk i bene qejfin as te majtes as te djathtes,por ve ne dukje probleme shume te rendesishme,per te sqaruar popullin me ato te verteta qe e kercenojne ate.Zoti MERO ne kete shkrim nuk tha as gje me shume sa ka thene ambasadori amerikan.Dhe kjo eshte e vertet qe,reformen ne dejtesi e ka marre ne dore AMERIKA DHE EUROPA,e do behet pa tjeter.Nje gje tjeter te vertet qe tha zoti Mero,eshte se opozita,Sali Berisha nuk e duan kete reforme ne drejtesi dhe prandaj po ngren simpatizantet e tyre ne protesta,te krijojne trazira.Jo se u vjen keq per popullin.Kete kushdo duhet ta kuptoi ashtu si eshte ne te vertet.E sigurt eshte,se opozita nuk e voton kete reforme,e di ajo qa ka pasoja per udheheqesite e saj te koruptuar.

      2. cfare statusi keni ju zoti Lu ?? says:

        MBRETI I PASHPALLUR I SHQIPERISE DONALD LU ………….. SI “NUN ILEGAL” I REFORMES

        Nuk e di ku e gjeti te drejten I nderuari .Donald Lu (D.L) te behet gjykates,hetues,shef kuadri dhe deri GOVERNOR I PLOTFUQISHEM qe as Enver Hoxha apo Ahmet Zogu
        NUK KANE PATUR NJE FUQI TE TIILE.

        Te kuptohemi:

        Jam shume dakort qe zoti DL le te behet I tille…deri PERANDOR I shqiptareve por kjo le te behet me kushtetute dhe te miratohet ne Washington dhe Tirane..por jot e behet shkelesi me I madh I ligjeve shqiptare.
        Zoti DL po kryen kete “balet ne akull me drejtesine” ne nje kohe qe besimi I shqiptareve te ambasada amerikane ka nivelin me te ulet ne te gjitha kohrat

        I perkas atij grupi shoqeror qe kemi dhene nje kontribut te vyer per nderrimin e sistemit shume kohe para 1991 dhe jam larguar I lemerisur kur kam pare se 99 perqind e tyre ishin sit e thuash qe djemte po luftonin baballaret dhekishte nje pjese tjeter spiunesh te brendshem dhe te jashtem qe tashme dihen por pak flitet per ta.
        Qofsha I gabuar por levizja e dhjetorit ishte nje abuzim criminal ne dem te studenteve midis atyre qe po linin pushtetin me ato qe do ta merrnin.Vlen per tu theksuar se ne 2 prill 1991 u fut ne loje hapur fare dhe udb jugosllave me lobin serbo-kosovaro-malezez ne amerike qe dhe keto dihen kush jane.

        Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
        Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..

        Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:

        …………….Pajtim kombetar
        ……………Per ndonje plan Marshall
        por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
        Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

        Por si mund te rregullohet ai vend

        se pari:
        SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
        se dyti

        Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.

        Pra I nderuar DL
        qe ketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL me zotin Mero Baze (MB) te hapni keto letra

        se treti
        ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
        ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.

        se katerti
        pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.

        Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
        Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….

        se pesti
        Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
        Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
        1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        3-ktheu k/m ne spital fushor
        4-refuzoi dorzimin e gardisteve
        5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        6-perdhosi k/prokuroren di lavire
        7-ofendoi k/shikasin si pucist
        8-kercenoi ramen me egzekutim
        9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        9-u fshine filmimet
        10-u ndrruan tytat e armeve
        11-u dekorua burri shtetit
        12-u dekorua ylli ne ngjitje
        13-u menderosen ekpertizat e FBI
        14-u zevendesua presidenti
        15-u zevendesua k/prokurri
        16-u zevendesua k/bashkiaku
        17-u zevendesua k/shiku
        18-u terrorizuan gazetare
        19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        21-demshperbleu te gjithe vrasesit
        22-poshtroi Arvizune e Obames
        23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
        24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
        ………………..
        se gjashti
        doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
        ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
        Cfare duhet beje sot SHBA me DL qe ta quajme GUXIM ??..eshte teper e thjeshte
        -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
        -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
        -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN

        tre fjale per Meron.

        -edhe me budallai e kupton qe kjo “furtune ne nje gote uji” e Donald Lulit eshte absolutisht per te mbuluar krimet e Lul Berishes…vetem vjedhja ne rrugen e kombit mbi 300 miljon dollaresh e Lulit eshte mijra here me e madhe se zbulimi i luse per oret e gjin gjoneve

        -zoti mero mos u bej me amerikan se amerikanet se jo vetem po i prish pune shqiperise por dhe vete amerikes qe paska caktuar ca nenpunes dipllomate por jo ambasadore

        -moralisht kjo admistrate amerikane e ka humbur shqiperine perderisa ujku berishe dhe kelyshet e tij nuk denohen nga vete Donald Lu-te e washingtonit

        NE SHQIPERI SOT KA VETEM NJE AKSIOME:

        PRANGAT BERISHES NJE ORE E ME PARE..TE TJERAT JANE KINEZERIRA…

        1. Bushi says:

          Bravo! Shume bukur i ke nxier keto probleme,qe ne fakt jane te verteta.Edhe pse jane te verteta,perseri Sali Berisha nuk arrestohet.Pershendetje.

      3. Kaktusi says:

        Më vjen keq në këtë artikull nuk po mbrohet qeveria, por reforma në drejtësi që më shumë se çdo kush jemi të interesuar të gjithë ne. Me këtë artikull unë kuptoj përse kundërshton qeveria dhe Presidenti. Po Merua ka haruar të nënvizoj përse nuk është dakort siç thuhet dhe LSI. Kuptohet këtu Merua mbron Ilir Metëm, që sa do ta mbrojë, ai në këtë rast duhet të jetë kapur mat nga CIA, me sa duket kanë fakte për të gjithë hajdutët politikan, fakte të tilla që nga kontrabanda e deri të llogaritë që kanë në bankat jashtë Shqipërisë. Nëse Berisha, Luli, Meta apo dhe Rama nuk e pranojnë mendoj se do tua nxjerrin me fakte Amerikanë. Por le të shohum çdo të ndodh

      4. Drita Avdulu says:

        Si shpjegohet qe Petrit Çomo i shkolles se plepave pikerisht dje u emerua Anetar IKLD???!!!

        Si mund te besojme ne reforme e Re te drejtesise???!!!

        1. Bushi says:

          Epo per kete duhet reforma ne drejtesi o Kaktues.Nuk ka asnje arsye te emrohet ne KLD, nje injorant i plepave. Kete e bene Bujar Nishani me urdher te Saliut.Kjo dihet se presidenti yne nuk ka aftesi per president.

      5. bleta says:

        Po pse e vertetea eshte ajo qe thua ti “populli”?! Mero ka kusuret e tij , por kritiken qe ben e ben me vend se kritika nuk behet gjithmone kunder qeverise, por kunder te keqes dhe e keqja sot eshte opozita inegzistente, deshperuese dhe pa asnje vizion per te mbeshtetur njerezit e saj, ndersa qeveria kerkon e lufton te beje diçka per vendosjen e shtetit ligjor. Kjo eshte alfa e demokracise dhe barazise njerzeve para ligjit. Te gjithe flasim qe ne Shqiperi s’ka drejtesi, mos valle e beri qeveria apo opozita e sotme e mazhoranca e djeshme? E, pra, qe te flase ambasadori amerikan qe orat e prokuroreve dhe gjykatesve jane me te shtrenjta se makina ime, kjo eshte nje absurd qe paska ne Shqiperi akoma njerez qe opozites ja paskan me hile! Po te jete opozite, te shkoje ne parlament, te votoje ndryshimet kushtetuese, te votoje reformen ne drejtesi dhe te zhduken nje here e mire ata me ore te florinjta e bizhuteri qe i kane vendosur me gjakun e shqiptareve dhe jo vetem kaq: te treten ne burg qe te zene mend te tjeret qe dhe aty te ndihet se ka shtet demokratik, ligjor. Ambasadori po e pohon me goje qe eshte nje reforme e bere nga SHBA dhe BE, ç’ngelet me per te dyshuar?! Mos valle kesaj opozite kaq kriminale ne vitet e pushtetit te saj, duhet ti biem njerez nga Marsi apo Jupiteri qe te besoje se kete reforme e kane miratuar me te medhenjte e botes? Megjithate, pavaresisht deklarimit te ambasadorit, une nuk besoj shume se dhe me kete reforme drejtesia do te veje ne vend. Si eshte bere ne Shqiperi, drejtesine e çon vetem plumbi.

      6. andi says:

        Mos o “Popull” se na mbushe mendjen! ti je nje vegel a budigard i Sali kriminelit e kujton se po mundesh ne nje fare menyre te tretesh vemendje. je gabim, e zoti te dhashte shendet e kyvet per Sali e kompani, nuk shkon viti e do shkosh ta shohesh mbas hekurash. e pac koleg qelije edhe ti.

      7. mali says:

        Populli , je vertet zeri i popullit, i imi i familjes sime qe nuk kane me deshire te lexojne gazeten Tema.
        Tani e hap si per inerci dhe me shume nuk lexoj se e lexoj pikerishte per ato qe jane shkruar ne komentin tuaj.

        Koment PERFEKT,

        Respekt

  1. refresh says:

    Kjo ka per te qene kocke e veshtire per disa. Kercen prifti nga belaja, thoshin dikur.

  2. analize says:

    ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    para dy ditesh kishit shkrimin aleksander meksi takimi fundit me salen kujt i intereson c beri ky me salen ne na intereson si u pasuria ky dhe jo historit e ktyre mes tyre private.
    .do ishte bukur nje shkrim aleksander meksi miliardier nga nje dhome e guzhine e jetonte si qen miliarder ku i gjeti leket e pasurine miliardire.
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga nga fondet publike po kta tanet ?merruni me te korruptuarit e soten me kte kancer pa fund .
    qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje e korrupsion e mban piramiden si sudja mes tiranes akoma vjedhin arken e shtetit t gjith .eshte ndertuar i piramind gjigande qe asnjii nuk flet n mes tiranes e fuksionon me i skem perfekte
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad kan fare pak pse s beni nje administrad me te voglen ne bote me 200 330 veta por me 360 mije veta sa e kemi ne ?se vendi me i vogel jemi 2 milion kujt i duhen gjith kta nepunes etj .
    .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni drejtori etj.qe si kan as vende me mbi 250 milion banore si rusia etj .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,polici bashkiake polici inuk e njejta gje e plot drejtori t tjera deputet pa fund ,gjykatsa prokurore qe punojne dhe privat e shtet bejne dy pune kur ligji e thot qarte po pate nje pune tjeter s punon ne shtet,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte miqte etj e ber ndere .keta kan ber ministri paralele e drejtori e zyra pa fund paralele duke shperdoruar miliarda leke te qytetarve kot kjo eshte PIRAMINDA GJIGANDE e ngritur mes tiranes t tjerat jane kot per ti heq vemendjen njerzve nga kjo skem gjigande abuzive me arkent gjith vjerdhin arken me kte lloj skeme ne tirane.
    administrada e tejngopur E 20 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,deoutet parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror t gjith pushim e marrin rrogen kot karburant , blerje pa fund per zyra riparime fasada kopjutra pa fund cdo muaj shpenzime gjigande etj tetj etj lista eshte e pafundme
    t mbyllet urgjent . dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjerae zyra t tjera duke rrit korrupsionin e ber ndere me arken e shtetit prap. se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .kaq shume leke kemi ne?po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku kta parazit administrade qe kan zen qoshe e nuk shkojne fare ne pune dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..qe tallin bythen vetem pushim.duhet shembur kjo piramd mashtruse e gjigande kjo super makineri qe vjedh lekun e arken e shtetit nen emrin SHTET.

  3. Maryland says:

    “Dhe, Reforma ne Drejtesia do te nise se shpejti.”…me duket se
    eshte shprehur am ambasadori Lu.

  4. Berishes po i dridhen leqet e kembeve says:

    Ky eshte “8 Dhjetor” i vertete !
    Po Birisha,pse nuk ka dale per ta pershendetur?!
    Ne f.b nuk ka asnje “koment apo foto” !

  5. Mihallaq Furxhi says:

    Sipas mendimit tim,kjo eshte guri i proves per te bere nje hap shume te rendesishem ne luften kundra korrupsionit duke perfshire nivelet me te larta te tij.Ne mos qofsha i gabuar eshte pothuajse e pamundur te miratohet ne parlament,detyrimisht duhet te hidhet nepermjet nje referendumi mbarepopullor.Megjithate uroj qe te miratohet ne parlament.

  6. Donald Lu says:

    Cfare paftyrsie!!!!!

  7. pullaliuu says:

    te gjitha bashke bejne sa feneri ndricues i Luse, kujdes kur te hapni portabagzhin jane Fondet e mireeee menaxhuara te makines

  8. mrbig says:

    Nder kundershtaret e reformes ne drejtesi ke harruar te fusesh Ilir Meten zoti Baze.

  9. sherifi says:

    Nuk besoi se Berisha do pranoi te votoi reformen,ai tani po ndryshon taktike,duke u kthyer ne genin e tij,ate te rruges,biles po mendon se si mund te vras ndonje protestues dhe tja hedhi fajin policise,per tu marre me te dhe te shtyje votimin per reformen.
    A ka ndonje hapesire qe edhe reforma e shume pritur te behet me referendum,ku keta bandite te marin shuplaken e radhes.

  10. Banda e drejtesise, eshte kanceri i Shqiprise.

  11. qinan tafili says:

    do moderrnizohet hajnija.
    nuk do vjedhin me ashiqare por me karar.

    vidhni po me karar
    qini,por me kar!
    e jo te vidhni
    gjithandej pa mas
    se qihet pidhi
    me kar,jo me llap!
    prandaj stervisni
    vec Karin
    dhe mos e ndrroni
    me dollarin!

  12. Mentari says:

    Mero Baze a ka mundesi te behen Refoma ne drejtesi kur ne krye te Kuvendit eshte kryehajduti Ali Baba (Ilir Meta).Kjo i mbyll tegjitha debatet per Reforme ne Drejtesi.Nuk mund te ket Reform kur Sabatatori i Rerformes qendron ne krye te Parlamentit shqiptar.Ikja e Metes i hap rrugen Reformes.A ka byth PS te Largoj Meten? po pati qysh neser behet Reforma.Humbje kohe kot per te shperndare fajin ,jo e ka Berisha,Jo Basha e Jo Presidenti,eshte qesharake te besh diversion politik.

    1. Kaktusi says:

      Po po të largoj Ilir hajdutin PS me çfarë votash do kaloj reforma në parlament:

  13. Besoj says:

    Shume e vertete. Bravo USA

  14. pesimisti says:

    Perfytyroni Edi Ramen duke kqyrur oren, garderoben dhe shtepine e tij dhe vetetimthi t’i shkoje ne mendje rroga me te cilen eshte paguar si kryebashkiak apo kryeminister i vendit, dhe me pas t’i beje pyetjen vetes: mos valle ambasadori amerikan ta kete pasur me mua…Kam frike se “testin e ores”, shume pak politikane mund ta kalojne dhe ato duhet te jene pa ndonje peshe ne vendimmarrje ne te dy krahet e politikes. Nuk ka reforme qe e cliron sistemin, te beje sa te doje sikur nuk e kupton Meroja, perderisa e keqja ka zene vend ne zemrat e njerezeve,me pare se kudo tjeter…

  15. pokeristi says:

    Per shumekush,pa u menduar,qe ne momentin e ardhjes ne pushtet te socialisteve do thoshte me bindje: Hapi i pare qe duhet te beje kjo qeveri eshte reforma radikale ne sistemin e drejtesise.Ashtu ishte dhe s’ishte!Po te mendoheshe sado pak,ne ate moment shteti u morr i asfiksuar,pothuajse i paralizuar,i shpartalluar.3/4 e shtetit atehere e deri me sot i ka dragoi Berisha. Reformen radikale ne drejtesi mund t’a beje nje njeri i drejte, kompetent,vetmohues.Te tre keto kondita me mire se kushdo i ploteson Spartak Ngjela.Te gjithe mund t’a kene ditur aq me shume z.RAMA.Por realisht,kjo ishte e parealizushme. Pushteti u morr ne saje te aleances PS + LSI. Personi i dyte qe duhej goditur ishte Ilir Meta.Pra ai duke qene njera kembe e aleances nuk e dorezoi ministrine e drejtesise.Sic duken bathet e vetmja zgjidhje ishte dhe mbetet referendumi mbare popullor.

  16. Beba says:

    Uroj te behet sa me pare reforma ne drejtesi qe te fillojne negociatat me BE, filluan dje negociatat Serbia me BE dhe vendi jone akoma jo… Vec Respect per Z.Mero!!

  17. dritani says:

    shtet hajdut dhe vjedh leket e qytetarve mijra prokurore nje ushtri mafiozesh duhet ti fshish t gjith kta plera n shpi t gjith e pastaj se kuptoj pse i paguan shteti t gjith kta t gjenden forma t tjera e kush ben dy pune se kta gjykates prokuror punojne dhe shtet dhe kane studio private mos tju lejohet dhe kush shkel ligjin me kriminelet pronat e cdo problem t mbajne pergjithsi ligjore si e ka gjith europa se jane keta plera qe e kan katandis shqiperine ne kte gjendje qe vjedhin t gjith se nuk i denon njeri e kan kthyer kte vend ne rrumpall ku cdo pilitikan sa hyp karrike duhet t vjedhi pa tjeter se rroga eshte kot
    ptuuuuuuuuuuuuu pleraaaaaaaaaaaa e popuu dele akoma injorant popull qe se kupton si i vjedhin perdite.ivestime zero pensione zero.ato leke i marrin kta miliardieret qe punojne shtet.

  18. Akili says:

    Kjo qe ka thene ambasadori american,dhe po habiten te gjithe,eshte gjeja me e thjeshte dhe e vertete per te njohur korrupsionistet.Faji eshte i te gjithes klases politike dhe i te gjithe te ashtuquajturve gazetare,analiste etj.Si nuk pame nje investigim per nje politikan,se ku i gjeti parate,qe jeton si mbret.Ku i gjeti parate,Ruli,Berisha,Meta,Fullani,Rama e shume te tjere.Shefa policie,gjyqtare,prokurore,avokate,notere,mjeke ku i gjejne parate,te gjithe me femijet jashte neper shkolla,me shume apartamente,vila,makina te shtrenjta etj.Me e forta eshte se thone marrim kredi,po si shlyet,
    kredia nuk llogaritet.Nuk besoj se do kete sukses kjo reforme,perderisa nuk investigohet,p.sh Ilir Meta,i cili ka vila,apartamente,etj etj,vetem me rroge shteti.E pate qe ngeli si mut,kur e pyet Zeri Amerikes per pasurine.Si nuk e ndjek ndonje gazetar,prokuror kete hajdut me çizme?.Prandaj rrini te qete se e gjithe kjo eshte fllucke sapuni.Jemi shoqeri super e kalbur.

  19. LORA says:

    Mero vellai,mendoj te mos nxitohemi per te gjetur “nunin” e nje reforme,permbajtjen e se ciles ende nuk e njohim ne shqiptaret,thellesisht te shqetesuar per dreqesine e korporates kriminale “gjin gjoni”,,,ne shqiptaret, seriozisht te interesuar per qilizmen fundamentale te drejtesise,,,,,per ndertimin nga themeli te shtetit te se drejtes.
    TUNG.

  20. Bekim Sala says:

    Bekim
    Reforma ne drejtesi eshte jetesore per demokracine shqiptare. Ambasadori LU duket se e ka mare seriozisht dhe per kete i jemi shume mirenjohes. Por reforma duhet te jete gjithperfshirese, jo qe te behet sic do Edi Rama, por as sic e do Sali Berisha. Secila pale duhet te jape versionin e saj ne komision, i cili, me pa anshmeri, te shkrije te dy versionet ne nje version te pranueshem, jo si mesatare arthmetike, apo edhe llogjike, por si mesatare qe kenaq kerkesat per nje drejtesi te paaneshme per mos uzurpim te pushtetit gjygjesor nga pala qe eshte a po qe vjen ne pushtet. Te dy palet flasin per drejtesi,por deri tani, secila eshte perpjekur ta fuse nen sqetullen e saj sistemin e drejtesise.Perendimi ka vene standarte per drejtesi te pa aneshme, prandaj te meren keto eksperienca e te implementohen jo mekanikisht ne ligjin e ri, por ne perputhje me kushtet e vendit tone ku anesia te perjashtohet perfundimisht. Secili gjygjtar e prokuror duhet kontrollur nga vjen dhe cfare banese e pasurie diponon duke e vleresuar e percaktuar se ku e kane burimin te ardhurat per te patur ate pasuri. Vleresimi i pasurise dhe kontrolli i burimeve te saj te kontrollohen me grupe ekspertesh kontabel. Po nuk u be kjo duke i lene deklarimet ashtu sic i kane deklaruar gjygjtaret e prokuroret, nuk shkojme askund. Ky verifikom duhet bere edhe per ish pushtetaret ,dhe per ata te sotmit.

  21. mirjam says:

    Faleminderit z.Lu. Eshte e thjeshte, tani, krymiqte tane e kane seriozisht. Njerezit duhet te shohin tek cdo objekt luksi i nje gjyqtari, prokurori, plitikani e bznesnmeni qe me pare ka qene politikan a drejtor, hajdutin e jetes se tij dhe femijve te tij.

  22. Koli says:

    Mero eshte e qarte prej kohesh qe ti merr donacione nga SHBA prandaj dhe “Politika” jote pro tyre eshte e justikuar plotesisht. Por do te ishte ne nderin tend si shqiptare qe te shqetesoheshe edhe per urdherat qe ambasadori amerikan jep pa teklif dhe sa here i teket shtetit shqiptare. Jam shume i interesuar per Reformen ne Drejtesi edhe pse prej saj nuk pres te shoh ne burg Sali Kermen me femijet e tij hajdute dhe as Ilir Floririn me Monen. Ketu eshte semurur rende rinia jone dhe kjo eshte garancia qe politikanet tane do vazhdojne te vjedhin dhe Lu-ja yt do vazhdoje te urdheroje.

  23. E kemi thene dhe po e perserisim prape: Pa largur Ilir Floririn nga politika asnje reforme nuk realizohet. Hiqeni ate mendje. Madje duhet te presim ndonje hakmarrje te Mets ndaj Rames, duke i bllokuar te gjitha reformat. Rama eshte krejtesisht e bllokuar. Duhet referendum popullor me patjeter.

  24. lume e det says:

    Ajo vryma e cules, eshte bere sa vryma e ws, nga te qelluarit e shumte……….!!!

  25. noah says:

    Korrupsioni i gjyqsorit ( i ishëve në pension dhe i këtyre të tanishmëve) nuk zhduket vetëm duke i futur në burg. Duhet nisur nga regjistrimi i pasurive të tyre kudo që i kanë, te cilët i kanë regjistruar, si i kanë regjistruar, bankat ku i kanë depozituar, trojet, vilat, kullotat, pyjet, lagunat, arat, kreditë që kanë marrë dhe ku i kanë investuar, makinat etj. Të regjistrohen edhe pasuritë e të afërmve dhe miqve të tyre kudo që janë. Orët e shtrenjta ata do t’i heqin, po arat nuk do t’i luajnë dot nga vendi. Pas kësaj gjyq, sekuestrim të pasurive dhe burg…

  26. Tani says:

    Mezi po e presim kete reforme ne drejtesi.Nuk ka shqiptar qe ose ne familjen e tij ose ne rrethin e aferm familjar te mos kete vuajtur nga bemat dhe gjemat e prokuroreve dhe gjykatesve.
    Edi Rama ka me reformen ne drejtesi sproven me te madhe te qeverisjes se tij.Me kete mbeshtetje kaq te hapur dhe kaq te madhe te nderkombetareve,ai i ka te gjithe mundesite qe ta miratoje reformen ashtu sic e kane bere amerikanet pa asnje ndryshim.Nese nuk do te duan Luljeta Berisha dhe Ilir Monika,e ka rrugen hapur ta hedhe ne referendum.Mbi 80% te votave merr kjo reforme ne popull.
    Gjithcka varet prej kryeministrit.Nje revolucion ne drejtesi i ben njerezit te harrojne dhe ti falin plot gjynahe te tjera te qeverisjes.Ne te kundert,nje reforme gjysmake sa per sy e faqe do ta fundose Ramen perfundimisht ne syte e shqiptareve,vecanerisht pjeses qytetare te tyre.

  27. Sokol says:

    Cuditem nga komentet entuziaste deri ne ekstaze te atyre qe besojne vertet ne reformen ne drejtesi.Sa naive kemi ngelur edhe pse keto 25 vjet ku njerezit i kane provuar te gjitha ne kurrizin e tyre do te ishin nje eksperience e mjaftueshme qe shqiptaret te mos budallallepsen kolektivisht.
    Po cila eshte ajo qeveri shqiptare,sidomos keto te viteve te fundit,te zhytura deri te gryke ne abuzim dhe korrupsion me pushtetin, qe del mbi vete dhe ben reforme per te pastruar drejtesine!!! Perse do ta bejne,qe neser te bien vete pas hekurave per gjithe cfare ju kane bere shqiptareve.Qe te kalben ne burg dhe tu sekuestrohen pasurite? E kush ben nje vetevrasje te tille?
    Presioni dhe insistimi i ambasadoreve dhe institucioneve nderkombetare per drejtesine do te shkoje i gjithi kot.Ketu do te jemi e do ta shohim.Nese nga 700-800 prokurore e gjyqtare qe ka Shqiperia jane jo me shume se 15-20 te afte e te ndershem qe e meritojne te vazhdojne ne detyre,e kunderta do te ndodhe.Do ndershkohen nja 15-20 plepista gjingjonista dhe gjithe te tjeret do ja hedhin shendoshe e mire reformes me gjithe miliardat dhe pasurite qe kane vene.Te rinjte qe do zevendesojne te larguarit do vazhdojne ne rrugen mafioze dhe metodat e ustallareve te palevizshem qe do gjejne ne prokurori dhe gjykata.
    Nuk do bejne reforme ne drejtesi politikanet shqiptare,Basha e Meta jo e jo, por as Rama nuk e do kete reforme ashtu sic e synojne Europa dhe Amerika.

  28. sonar says:

    Nje fjale nuk e thote Baze per Meten. As qe behet fjale ti bjere ndesh ndonjehere. Pse thua?

  29. ,,,,kush eshte gjenerali ushtrise vdekur i vuthajve.. says:

    SERVILIZMIN ndaj amerikes e paskeni ne gen zoti mero…ose paguheni per kete.
    eshte koha qe ti themi dipllomateve tip DONALD LU qe po gabojne shume rende..dhe jo ti krehim bishtin.

    Me kujtohet kue ne 21 janar 2012 prune ekspertizat e FBI per 21 janarin…pra pikerisht ne 1 vjetorin e masakres.
    Mero Baze kaloi ne ekstaze dhe tha qe erdhen prangat e berishes….por ne fakt berisha fshiu bythen me to.

    lind pyetja ne kete rast :
    a eshte berisha supermen dhe ja ka mbledhur tete me dy amerikes….apo keto dipllomate amerikane qe merren me shqiperine po tallen bashke e edi ramen dhe donaldin e radhes me ate popull te tradhetuar barbarisht ?!

    Nuk e kuptoj pse merreni me keto “kinkalerina TE REFORMES NE DREJTESI ” kur TRADHETIA & KRIMET E berishajve nuk kane shembull ne bote per egersine e tyre qe vetem nga ndonje MONSTER NGA KOZMOSI mund ti bente.
    Nje pyetje per ju zoti MERO ?

    KUJTO SHKRIMIN TUAJ
    GRANOFF I FUNDMI I BERISHES NE WASHINGTON

    A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe ju i atribuoni si “nentoka serbe”
    A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.
    A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
    Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.
    Por le te kalojme ne VITIN 93′
    Cfare ndodhte ne ate kohe prapa teatrit me Nexhmijen?
    Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.
    Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
    Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.
    Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.

    Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
    Pra i nderuar MERO

    MOS E ULNI NIVELIN TUAJ KAQ POSHTE:
    objekivi juaj duhet te jete kusha jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:

    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj PER DREJTESI DHE DEKRIMINALIZIM por ti drejtoheni
    SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:

    PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ?? DHE PO TALLNI LESHT ME KETO REFORMA FANTAZME

  30. sonja says:

    i nderuarMero, ta kuptoj hallin kur nuk shkruan ate qe te thote zemra por ate qe te dikton dora. Per hir te se vertetes, kundershtare te reformes ne drejtesi jane si PD dhe LSI. Keto dy parti kane paraqitur amendamente kunder permbajtjes se kesaj reforme te ciles i doli per zot vete LU-ja, aq sa ata te venecias i futen amendimet ne nje thes pra si te OPOZITES. Keshtu qe si nje gazetar me 5 yje i ketij vendi, tregohu realist ne komentin tend per te mos ja hequr yjet vetvetes.

  31. METEH says:

    Z.Mero,ju lumt per komentin.Me ne fund SHBA+BE po kuitohen ti bien ne koke QELBESIRAVE qe kundershtojne reformen ne drejtesi,por ju harruat LSI qe e ka zvarritur deri sot atë,duke derguar ne Venecia verejtjet,apo nuk u fillua me se pari me kete reforme.Pse? Se Likja eshte dora e SB+Nishanit…dhe se ka frik nga reforma si i korruptuar,ku gazetarja Amerikane e beri COPE me pyetje..! Sidoqofte,une nuk kam besim se reforma do votohet nga SB e CO,pasi po shofin fundin e tyre.Vrejtjet nga komentuesit per Ambasadoret RAJERSON E ARVIZU jane mese te drejta.SB eshte MOSTRA e tyre & UDB qe na e lan ne dere keto 25 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje