Perse Berisha sulmon ambasadoren Vlahutin?

24 Dhjetor 2015, 20:31Editorial TEMA
Perse Berisha sulmon ambasadoren Vlahutin?

Nga Mero Baze

Të gjithë liderët e inkriminuar të Ballkanit, kanë vetëm një formulë kur u ngushtohet laku dhe ajo është, të krijojnë idenë se Evropa dhe SHBA kanë mendime të ndryshme kudrejt problemit të tyre. Këtë ka bërë Sali Berisha në vitin 1996, kur u fut në krizë me SHBA, pas vjedhjes së votave dhe krizës me Greqinë, duke u përpjekur të bëhej “evropianist”, dhe të krijonte idenë se Evropa dhe SHBA janë të ndara në raport me fatin e tij.

Këtë bëri Frano Tugjman në Kroaci pas mbarimit të luftës për të justifikuar krimet e luftës dhe shtetin autoritar. Këtë bëri Sllobodan Miloshevici më 1999, kur u krijua koalicioni më i madh botëror që mbështeti bombardimin e Serbisë për lirinë e Kosovës. Këtë po ribën Sali Berisha përsëri në vitin 2015, kur shikon se vendosmëria e Perëndimit për reformën në drejtësi po krijon një uragan mbështetës në shoqërinë shqiptare.

Në përpjekjen e tij të fundit për të hedhur në erë procesin e reformës në drejtësi, Sali Berisha po lodhet siç di ai, të krijojë idenë, se ky është një draft i hartuar nga Bashkimi Evropian, biles vetëm nga ambasadorja Vlahutin dhe Edi Rama dhe jo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE, dhe si i tillë sipas leximit që i bën ai për qejf të vet, ky draft duhet zhbërë.

Për këtë po bën përpjekje për të relativizuar tri gjëra thelbësore në procesin e reformës në drejtësi. E para që të injorojë faktin se egziston një draft reforme e dalë nga një proces njëvjeçar, hartuar prej Komisionit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë. E dyta që përmbajtjen e saj e kanë marrë përsipër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian . E treta që nuk egziston një draft i Partisë Demokatike dhe as një prani zyrtare e as një partie, në Komisionin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, që kanë hartuar projektin, nën drejtimin e bashkëekspertëve të BE e SHBA.

Shmangia e këtyre tre të vërtetave për reformën në drejtësi, duket sikur po relativizon debatin duke krahasuar projekte që nuk egzistojnë, siç është ai që quhet projekt i shumicës, apo projekt i opozitës. Përpjekja për ta zhbërë projektin e vetëm pas të cilit qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që kishin bashkëdrejtuesit e tyre në komisionin e ekspertëve, është një përpjekje për ta zhbërë punën e deritanishme dhe për të hedhur në erë procesin, me qëllim mos votimin e reformës në pranverë.

Po ashtu po synohet që të ngrihet një “sistem gjykimi” për të “gjykuar” atë që ka thënë Komisioni i Venecias, duke e bërë çështjen shumë relative, të ndarë në dy projekte. Në Venecia është paraqitur një projekt dhe ai ka marrë miratimin duke bërë rekomandime për cështje të kontestueshme. Ky ishte dhe qëllimi i çuarjes në Komisionin e Venecias, i draftit të reformës. Thjeshtë rekomandimet e saj do të plotësohen dhe drafti do të përmirësohet për t’u votuar.

Në Venecia nuk ka një draft të Partisë Demokratike apo ndonjë partie tjetër, por ka vetëm një draft, i cili ka marrë një miratim dhe ka disa rekomandime. Partia Demokratike dhe bashkë me të, për shkak të së njëjtës komandë, Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjtishëm, kanë shmangur pjesëmarrjen me vetëdije në këtë Komision, për ta sabotuar reformën dhe tani po bëjnë, sikur janë të gëzuar nga rekomandimet dhe jo nga projekti. Kjo është e gjitha një taktikë dritëshkurtër, për ta zhbërë procesin dhe për ta shtyrë atë deri në harresë.

Fenomeni që po ndodh me “gjykimin” e gjykimit të Komisionit të Venecias, është një përpjekje qesharake e Sali Berishës dhe kasnecëve të tij, për të ndarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Evropian në këtë proces. Meqë Berisha ka pasion sulmin ndaj ambasadores Vlahutin, në mënyrë qesharake deri në banalitet, media që mbahen me honorare të djalit të tij, kanë shpallur ambasadoren Vlahutin, si bashkautore të reformës dhe ambasadorin Lu, si kundërshtar të saj.

Kjo përveçse është qesharake, tregon dhe një lloj paniku që Berisha ka nga përballja me ambasadorin Lu, frikën se mos hyn në listën e zezë të SHBA, por dhe një tendencë për të përçarë faktorin perëndimor në këtë proces. Sikur ta kishte parandjerë këtë manovër qesharake të Berishës, ambasadorja Vlahutin, është e vetmja që nuk ka folur fare për reformën, por ka qenë gjithnjë në krah të ambasadorit Lu për ta përkrahur atë.

Njeriu që i ka dalë zot reformës dhe që po u fut frikën dita-ditës gjyqtarëve prokurorëve dhe politikanëve që kanë probleme me ligjin, përmes reformës është Donald Lu. Ai është i vetmi që ka marrë përsipër publikisht përmbajtjen e reformës, disa herë në emër të shtetit të tij. Në një nga daljet e tij të fundit, ai tha se “ekspertët tanë u përfshinë aktivisht në forcimin e ndryshimeve kushtetuese”,  dhe shtoi se “ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe e mbështesim atë plotësisht’.

Pra nëse Berisha vërtet kërkon të ndezë fishekzjarre për dështimin e reformës, ai duhet ti hedhë ato mbi selinë e ambasadorit Lu, pasi ai formalisht ka folur dhe mbrojtur draftin. Por ngaqë Berisha e di, se drafti është vlerësuar dhe do ti duhet tani të ulet të plotësojë rekomandimet, shpresa e fundit i ka mbetur të gënjejë shqiptarët se drafti ka ndarë, jo vetëm PS me PD, por dhe SHBA me BE.

Për aq sa unë kam qenë në kontakt si gazetar me ambasadorin Lu dhe zonjën Vlahutin, në takimin e fundit me ta më 8 Dhjetor, ata jo vetëm që shprehën mbështetjen e plot për përmbajtjen e draftit, por paralajmëruan se Shqipëra do të ketë pasoja të hidhura nëse shmang miratimin e reformës, duke folur deri dhe për masa konkrete ndaj faktorëve pengues. Të dy ambasadorët, janë jo vetëm në një mendje, por dhe janë sjellur si bashkautorë të këtij drafti, duke e mbrojtur atë dhe duke qenë të gatshëm të punojnë për konsesusin.

Nëse Berisha mendon se u jep zemër disa fanatikëve të tij, duke u krijuar iluzionin se ka arritur të ndajë SHBA nga Evropa me politikën e tij, në fakt ai bën më mirë ti jap zemër vetes dhe të miratojë draftin Lu-Vlahutin dhe pastaj të shkojë atje ku e ka vendin, para drejtësisë.

Egërsia e tij e shtirur ndaj ambasadores Vlahutin, nuk lidhet me zonjën Vlahutin, as moshën e saj të re dhe as profilin e saj si diplomate. Berishës ajo i krijon një asosim frojdian, me atë që i ka ndodhur kolegut të tij Sanader në Kroaci, vendi nga ku vjen Vlahutini dhe modeli i Prokurorit special në reformën për drejtësi. Në fakt, mirë bën që trembet, se kjo që bën sikur gëzohet për reformën nuk i shkon fare.

28 komente në “Perse Berisha sulmon ambasadoren Vlahutin?”

  1. Juhjhuh says:

    Keta delet e PD-se qysh mund te thone seriozisht qe e kane fajin ata 5 ambasadore Amerikane qe us vune kurrizin Berishs dhe ambasadorja e BE-se? Sa idiot mund te jesh nuk e kuptoj.

    1. taksapagues amerikan says:

      Zoti Mero

      Me shume keto “perleshje” Sali-Vlahutin duken si nje skenar i shemtuar.

      Ka dokumente dhe fakte qe salisatanai ka sulmuar si terrorist kontigjentin gjerman ne 1997,planizoi sulm mbi ambasaden amerikane..dogji institucjonet e shtetit ne 1998 dhe kreu aktin fashist ne 21 janar 2011 dhe keto fare nderkombetaresh…kane akoma frike ??

      nuk e besoj..berisha nuk eshte me problem shqiptar..por euro-atllantik pra eshte turpi i USA-BE qe po tallen me komike si LU-VLAHUTIN-HELMUT

      Jam qytetar amerikan dhe me thene te drejten ky tolerim qe po i ben USA-BE perbindeshit berishe ka kaluar cdo kufi njerzor.

      Nje nga aresyet eshte se politika amerikane qe zbatohet ne shqiperi nuk ka oponence ketu ne Amerike..por eshte mbushur me servila te saj kryesisht antikomuniste te semure psiqikisht me gjak te helmuar serb apo grek.

      Ka adhur koha qe dikush nga shqiptaret fisnike qe jetojne ne amerike apo grup prej tyresh ti thone politikberesve amerikane;

      BOLL SE E KENI DHI PUNEN ME TOLERIMIN E SALISATANAIT DHE PO E HUMBNI MORALISHT SHQIPERINE

      Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..

      Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
      Pajtim kombetar
      Per ndonje plan Marshall
      por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
      Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

      Por si mund te rregullohet ai vend

      se pari:
      SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .

      se dyti
      Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
      Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL me zotin Mero Baze (MB) te hapni keto letra

      se treti
      ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
      ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
      se katerti
      pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
      Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
      Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….

      se pesti
      Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
      qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

      1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      3-ktheu k/m ne spital fushor
      4-refuzoi dorzimin e gardisteve
      5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      6-perdhosi k/prokuroren di lavire
      7-ofendoi k/shikasin si pucist
      8-kercenoi ramen me egzekutim
      9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      9-u fshine filmimet
      10-u ndrruan tytat e armeve
      11-u dekorua burri shtetit
      12-u dekorua ylli ne ngjitje
      13-u menderosen ekpertizat e FBI
      14-u zevendesua presidenti
      15-u zevendesua k/prokurri
      16-u zevendesua k/bashkiaku
      17-u zevendesua k/shiku
      18-u terrorizuan gazetare
      19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      21-demshperbleu te gjithe vrasesit
      22-poshtroi Arvizune e Obames
      23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
      24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
      ………………..
      se gjashti
      doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
      ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
      Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte
      -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
      -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
      -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN

      25 vjet nen pushtimin berishist zoti Mero jane shume..
      faji eshte i nderkombetareve dhe duhet ti tregojne vendin ne menyre shembellore perbindeshit berishe..ne te kunderten tolerimi i tij tregon se ai “xhaxhi” jo per fajin tone kishte te drejte qe i perzuri keta xhambasdore

      1. Skypion says:

        Urrejtja eshte e verber.Por,ne rastin e analistit tone,ajo eshte shume me shume qe kaq.
        Berisha nuk ka sulmuar ambasadoren Vlahutin.Nuk me rezulton askund te kete thene ndonje gje qe mund te merret si sulm ndaj saj.
        Urrejtja eshte e verber.Por,ne rastin e analistit tone,ajo eshte cmenduri.
        Nese do te mund te kishte vend per nje shpifje te tille,atehere kjo duhej bere ndaj Bashes,sepse Basha eshte kryetari i PArtise Demokratike,ose ndaj vete Partise Demokratike.
        Por,as kryetari i PD-se e as PD-ja,ne asnje rast,nuk rezulton te kene shprehur qofte edhe ndonje gje sado te vogel qe te te mund te bente te mendoje se po akuzojne ambasadoren Vlahutin.
        Ne pamundesi per te akuzuar kryetarin e PD-se dhe PD-ne apo edhe opoziten ne teresi,analisti yne,si gjithmone,sulmon Berishen…!
        Ndryshim rokambulesk i pozicioneve ndaj reformes ne drejtesi – ku Rama,qe deri pardje ishte nje lloj flamurtari e qe prej pardjehit e shikon flamurin te valevitet ne duart e Bashes,aq me shume kur kete flamur ia rrembeu Komisioni i Venecias nga duart per t’ia dhene Bashes – ka coroditur Ramen dhe bashibozuket e tij.
        Coroditja ishte aq e madhe sa,pas publikimit te verejtjeve te KV,qe u pasuan nga prsh e opozites ,ambasadorit amerikan dhe per plasjen e Rames,edhe te LSI-se dhe Metes,u desh te kalonte bajagi do kohe,qe ashtu me cehre te rene te reagonte i detyruar edhe perfaqesuesi i PS-se.
        Coroditja ishte aq e madhe sa,mediat dhe analistet e qeverise nuk dinin,e nuk po dine akoma sesi te reagojne,pro apo kunder,nese rekomandimet ishin gje e mire apo e keqe.
        Jane ne kurth.Te gjithe jane ne kurth.Jane ne kurthin qe ngriten vete,e qe e reklamuan per sa e sa kohe me potere te madhe.
        Ne kete kurth,qe mire t’i behet,ka rene edhe Vlahutin, e cila pat deklaruar,publikisht,me ze dhe figure,qe :reforma mund te behet edhe pa opoziten!
        Kjo deklarate e zonjes Vlahutin ishte e paprecedente,per nje perfaqesuese te larte te BE-se ne gjithe keto vite demokraci.
        Per here te pare ne historine e ketyre viteve,nje perfaqesues i larte i BE-se,perjashton opoziten,duke shkelur parimin kryesor politik te BE-se ne Shqiperi,parimin e gjithperfshirjes.
        Gjithperfshirje!Gjithperfshirje!Gjithperfshirje!-Kjo eshte fjala qe eshte thene me shpesh,qe eshte degjuar me shpesh nga nderkombetaret,kur behej fjale per ngerce politike.
        Gjithperfshirje dhe vetem gjithperfshirje per zgjidhjen e problemeve te medha politike.
        Eshte hera e pare qe,kjo,jo vetem nuk permendet por, behet bash e kunderta,perjashtohet deklarativisht opozita.
        Dhe,kete e ben zonja Vlahutin.
        Imagjinoni per nje cast,sikur Basha te ishte ne pushtet,te kishte kete mbeshtetje nga Vlahutin,e cila te shprehej me te njejten gjuhe perjashtuese ndaj opozites socialiste te Rames.
        A e merrni dot me mend,se me cbaterdi shkrimesh e shkarrashkrimesh do te kishin nxire faqet e shtypit gazetaret dhe opinioniste e majte?!
        A e merrni me mend,se si do te reagonte Bazja yne ne nje rast te ketille?! Do t’ia kishte nxjerre bojen zonjes Vlahutin,ashtu sic di ai;do ta kishte degjeneruar publikisht,ashtu sic di ai;do te bente thirrje publike per lincim dhe debim te saj nga Shqiperi,madje dhe duke treguar menyre sesi,prsh,duke e terhequr zvarre per flokesh…me gjuhen e tij karakteristike,qe vetem ai e perdor.
        Mirepo,per fat,nuk eshte Rama ne ate pozite,eshte Basha.Dhe,Basha nuk ka thene asgje kunder zonjes ne fjale,asnje germe madje,e jo me te bente ate qe dote kishin bere socialistat nese Rama do te ishte ne poziten e tij.
        E ky eshte nje ndryshim i madh.Ndyshim i thelle.Ndryshim i thelle kulturor mes Bashes dhe Rames.
        Kjo i sterkeq socialistat dhe mercenaret e tyre mediatike,e ngaqe nuk kane ku te kapen tek Basha,i hidhen Berishes duke shpresuar tek stimulimi i perceptimeve te kopese se majte per Berishen si “konfliktual” me ambasadoret!
        Mundohen te kapen pas ketij perceptimi te krijuas mese shumti nga propaganda e tyre.
        (Dyfishstandard:kur Kryeministri Berisha debatonte me ambasadore,konsiderohej si konfliktual,por,kur kete e ben Kryeministri Rama,konsiderohet si kryeministri i nje vendi sovran…)
        Imagjinoni perseri,sikur jemi nja tre a kater vite me pare,kur Berisha ishte ne pushtet,e kur ndonje ambasador i ndonje vendi te rendesishem,i terhiqte verejtje opozitarit te dhunshem Rama.Te gjithe mediat e majta asokohe,me gazetaret dhe opinionistet e saj,sulmonin pa qeder aksh ambasadorin,duke tradhetuar keshtu antiperendimorizmin e tyre te trasheguar qe nga koha e diktatures komuniste.Kush dilte ndonje nga perendimoret dhe bente ndonje deklarate,qe dukej sikur ishte prane qendrimeve te BErishes,te gjithe keta i suleshin ne kope me terbim.
        Ishte njelloj lincimi qe behej ne mediat e Rames.
        Por,me me terbim se te majtet,sulmonte “i djathti” Bazja yne,i cili nuk mund te linte t’i shpetonte nga duart rasti per te sulmuar Berishen…sepse te sulmosh dike qe te duket sikur po mban anen e Berishes eshte njesoj,per analistin tone,sikur po sulmon Berishen.Prandaj edhe fyerjet dhe ofendimet e tij,ne adrese te atij aksh diplomati,dukeshin kaq personale!!
        E megjithate,as Basha nuk eshte ne pushtet e as Berisha nuk eshte kryetar i PD-se.
        Keshtuqe,te akuzosh Berishen per dicka qe nuk e ka bere,e ta zgjedhesh pikerisht ate,ne nje kohe kur ske c’thua per Bashen sepse s’ka thene asgje ndaj zonjes vlahutin,eshte shprehje e nje coroditjeje te madhe,se ciles nuk i paska shpetuar as analisti yne.

        1. Tj says:

          Me cudit komentuesi “skypion”! Sa here komenton gjate dhe me sofizma! Ne e njohim Salen qe mbron ky, mercenar! Ne i njohim edhe spiunet e sigurimit,kandidatet per president! Te krahasosh Berishen prej vicidoli me Ramen, eshte idiotizem sharlatan prej perversi! Berisha, mund ta bente Shqiperine pak me te mire se Vicidoli,por jo me shume! Sala me kujton Lysien Leven,fshatarin, qe beri sukses ne Paris dhe pastaj e “dogjen” per ambiciet e tij, me karakter fshatarak! Berisha e mbaroi misionin e tij! Tani nuk largohet se ka frike shpagimin! Ka frike burgun! Mero Baze ka shume te drejte! Le te presim dhe t’i lutemi Zotit, qe drejtesia do te vihet per kete njeri dhe larot e tij! Kush te jete valle ky “skypion”?!

        2. skopion !

          te uroj gezuar krishtlindjet[neqoftese e pranon kete urim]dhe nji urim tjeter ;

          nji sherim sa me te shpejte ne vitin 2016 ,famekeq per ty dhe ata qe ti i avokaton !

          ….sa per ata qe ti djersin sot e nji jete te tere duke i vene ‘cadren’ tende te grisur….no coment !

    2. ngaVlora says:

      z.Mero: Me Rastin e Festave te ketj
      FundViti me lejoni tju uroj me gjithe Zemer
      Juve dhe nepermjet jush gjithe Stafin tuaj
      Energjik.Ta kaloni Gezuar dhe plote
      lumturi neper Familjet Tuaja. Gezuar!

    3. 1 meleon qelbesira says:

      ambasadori amerikan dhe ajo e eu kane ndihmuar ne formulimin e drafteve.
      draftet jane derguar ne komisionin e venecias per shqyrtim dhe miratim.
      komisioni i venecias pergjigjet me rekomandime per draftet.
      pd ,basha dhe berisha, dhe lsi ,jane deklaruar para ambasadorit amerikan dhe mediave ,se jane plotesisht dakord me rekomandimet e komisionit te venecias.
      e vetmja qe nuk eshte deklaruar pro ose kunder eshte e mjera ps.

      per cfar po derdellis gazetari ,vetem ai e di.

    4. beni says:

      Sepse berisha ashtu si dhe gjithe lideret e tjere tone i kane pire gjakun e vazdojne ti pijne akoma gjakun ketij populli dhe nuk fryhen, madje shfaqen si shpetimtare duke sulmuar ambasadore etj. te gjithe jane si ky shkrimi ketu http://tribune.al/2015/12/25/shkulesit-e-cibaneve/

  2. Albannnn says:

    Reforma per drejtesi dhe drejtesia kunder te verferve.
    Reforma per drejtesi eshte nje bashkesi ligjesh ne leter.?Po keto ligje ne leter i zbatojne njerezit.Dhe njerezit,te pakten ata ne pushtet sot jane shprehur s merem me te shkuaren:Pra reforma s godet as Saliun,as Meten e as Ramen?Tashme kane krijuar kapitalet me vjedhje dhe jane te prirur ti ligjerojne e shtojne brenda ligjit.Njesoj si nje perdhunues qe pasi korrupton gjyqtarin del i pafajshem dhe para mediave bertet :Te ndeshkohen rreptesisht perdhunuesit.

    Po c do beje reforma ne drejtesi ne te vertete?Nje vrime ne uje:Pasi te legjitimoje pasurite e hajduteve te vjeter do sherbeje ne vazhdim si guaske mbrojtese e klases se te pasurve hajdute.Kjo do te thote qe deklarohen te paster hajdutet e djeshem dhe vendosen barriera per hajdutet e sotem apo te neserm qe duan ti bashkengjiten grupit Rama-Berisha-Meta +Fullani :).

    A nuk ndodh gjithmone keshtu bile e ne kohet e lashta:Perdoret dhna ,forca per ta grabitur pronen dhe kur te lene forcat perdoret ligji per ta ruajtur pronen e statusin social nga te rinjte e etur per pushtet.

    Reforma seshte per popullin fukara.Prandaj popullit si duhet ajo reforme.Ti leme ujqerit te shqyejne njeri tjetrin.Reforma i mbron ata nga ujqerit e urritur per pushtet.Populli s ka pse genjehet .Rama nese do vertete ti sherbeje popullit te gjeje fakte te pa kundershtueshme ti publikoje ato dhe te te fute Berishen ne Burg.Ky do qe sinjali qe reforma eshte kunder hajduteve.C kuptim ka nje reforme DREJTESIE kur 6-7 milione$ te vjdhuta ne baken kombetare,300 milone $ te vjedhura ne rrugen e kombit,4 njerez te ekzekutuar nuk i kthehen popullit apo jane pa autor?A do i ktheje reforma 300 milionet e rruges se kombit?Po 500 mil e Cezit? Po 80 mil siguri per tenderin e Armos?Sigurisht qe jo .

    Po c reforme eshte kjo qe ne emer te drejtesise mbron padrejtesine?

  3. hirushja says:

    Tik-tak, tik-tak ….ne kraharorin tim
    Tik-tak, tik-tak…..zemra gjith gezim
    Qofshin trokitjet e gotave per vitin e ri fillimi I procesit te ngritjes se gotave.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha po e kruan shume,po te kishte dy pare mend,do ishte larguar me kohe nga politika !

  5. NENI 55 says:

    DREJTESI NE SHQIPERI NUK KA PER TU VEN NDONJEHERE….AJO ESHTE AQ E KALBUR SA VETE SHOQERIA JON.NE VET SI KOMB JEMI BERE SI AI I SEMURI QE VETEN ME SERUME RRON,DHE DREJTESIA ESHTE KAPILARI VENOZ QE SMBAN DOT AS AGEN E JO ME TE JAPI SHPRES.POR JU GAZETAR QE DUHET TE JENI ALFA E LAJMIT DHE KOMENTIT MBI LAJMIN SI NUK BET NJE SHKRIM KU TE GODITEJ RENDE KJO DREJTESI E KALBUR PER DJALIN NGA MBROSTARI I FIERIT QE VDIQ ME PRANGA NE KEMBE.NUK BESOJ SE KA KRIM ME MAKABER TE KESAJ DREJTESIE E TE KETIJ PRESIDENTI BUTAFORIK.SHKRUANI DHE PER JETEN NE MARS DHE KURR PER PROBLEMET QE JANE TE PREKSHME E TE NDJESHME.SDUHET TE JENI THJESHT RROGETAR POR DHE MISIONARE TE VERTETES….POR QE ESHTE SHUME E HIDHUR.MERO LERE BERISHEN NE VETMIN E DIMRIT TE MADH,POR MERRU ME ATA QE VRASIN NJEREZ PER ARSYEN E THJESHT SE JAN TE VARFER.

  6. Petrit Zela says:

    Z Mero.A nuk ju duket e tepert,te harxhoni kohen,me nje figure rrakitike-sic eshte e Berishes?/ Sa me shum te lakohet emri I ketij te
    semuri psiqik,aq me shum I shtohet urrejtia ndaj gjith shqiptaris..
    -Une perkufizoj prezencen e Djallit,me nje ngjashmeri si dy pika uji me Berishen..Z Mero??

  7. nostradamus says:

    Z. Mero ! Eshte lufte per jete a vdekje qe po ben kryekrimineli Berishovic,
    Nje dore qe nuk e kafshon dot duhet puthur ! Hipokrizia e ketij qafiri nuk
    ka limit ! Ai me sa duket ka arritur ne perfundimin se ”me mire nje fund i
    tmerrshem se sa nje tmerr pafund”. Po Ai nuk ka hallin e tij por ben per-
    pjekje te deshperuara:
    1- Te mbroje familjen e tij qe ka abuzuar pa limit me pasurine dhe gjakun e
    popullit dhe :-,
    2- Te mbroje me cdo kusht pasurine qe ka vene ne keto vite si gangster,
    vrases, hajn, mafioz..!
    3- Te mbroje kasnecet e tij per t’i perdorur si ‘killers” ndaj kundershtareve te tij politike….

  8. vezhguesi says:

    Mero je gazetari investigativ qe kam njohur deri tani.Oh sa poshte qendrojne gazetaret e tjere .Ne momente me delikate qe kalon vendi ti ben komentete fantastike dhe je shume me tepedo ti kntribuoje vendkit me teper se cdo televizor r patriot se shume te tjeter te vjeter dhe te rinj qe e heqin veten patriot.Te uroj megjithe zemer pune te mbare per Shqiperine e drobitur.Presim sa me ;pare hapjen ne mase te TV tema se do te jete je dritare qe do te thote te verteten dhe do ti japi nje kontribut te jashte zakonshem Shqiperise

  9. Hamshori Trojes says:

    Ca birbo gazetash po censurojne me ane te filtrave te gjitha komentet qe nuk i shkojne per shtat partise qe e sponzorizon.

    TemA, mos te kane detyruar dhe ty te besh roje ke semafori bashke me DITA-n?

  10. Tili says:

    I leverdis Berishës dhe ca të tjerve që më mirë të bëjnë ca burg si mjet shpëtimi për të shpëtuar lëkurën

  11. Bobo says:

    Kame pershtypjen se edhe Merua i Baze si posedues i dyshtetesise vihet nen sherbim per keto veprime dashakeqe ndaj nje vendi e nje populli qe lengon nen diktaturen demografike te miqeve e drejtuar nga “burrat e leshit” e “yjet ne shuarje” ne kete vend!Lu-Lu.te i nderuar Mero i Baze jane vartes te Sali Krim Berishes ,koha e bemave 25 vjeçare eshte e mjaftueshme per ta vertetuar kete deshmi.Sa here qe kercenohet Berishizmi ne faqet e gazetes tuaj vihet Enverizmi per opium!Ju i nderuar Mero keni nje shprehje te vjeter “BALO TE HENGERT TENJA E KE TE KEQEN BRENDA”!

    1. Tomorri says:

      Bo bo more doli perseri ai more ai si ja thone llagepin “Skypioni”
      Nuk e di akoma se kush do ta mbylle kete dere hale.

  12. Likja says:

    Mero,te pergezoj per kete analize “te ftohte” faktesh.Gazetari qe ndihmon publikun te orientohet drejt,te pakten per aq kohe sa te shporret nga politika,Ai qe na mbiu ne 92 dhe ende nuk shkulet..Iliri

  13. Spartaku says:

    Bravo zoti Mero! Je nje nga gazetaret me te mire,analist i mire,qe kap kaq mir dhe holl problemet.Keto qe shkruan jane te verteta dhe te besueshme.

  14. Spartaku says:

    Pse nuk shfaqen komentet e mija? Mos kame ndonje gabim ne adrese?

    1. Artemisa says:

      Syri vigjilent i partise dhe i popullit nuk i le komentet antiparti.
      KUJDES ! Ti, une dhe disa “armiq” mund te shkojme ne burg per Agjitacion dhe Propogande Antipopullore.

  15. shaban says:

    Me sa shoh dhe kuptoj Mero nuk flen rehat naten sepse i del Berisha ne enderr dhe ne mengjes per te mundur friken qe ka kaluar githe naten shkruan ndonje artikull duke e share Berishen.

  16. Artemisa says:

    Po mire more Mero, as nuk na thua : C’duhet bere kur nje ambasador ( i kujtdo shteti qofte) sillet si anetari me fanatik i njeres apo tjetres parti ?
    Akoma kujton ti se populli eshte aq i trashe sa te mendoje se “Keshtu ka thene bota”?
    Dhe dicka : Kur vit pas viti, muaj pas muaji, jave pas jave, dite pas dite dhe ore pas ore SULMON Berishen dhe vetem Berishen A NUK TREGON KJO se ty Mero Saliu te del edhe ne gjume dhe nuk e ben dot jeten rehat, a nuk do te thote kjo se ai eshte akoma i fuqishem dhe ti trembesh si femija nga gogoli?
    Po ne c’kusur kemi qe te perjetojme makthet dhe hallet e tua?

  17. Mersin says:

    Besoni se do te kete reforme ne drejtesi, e cila te mundesoje ndeshkimin e krimit politik dhe korrupsionin. Veshtire te ndodhe. Qe tani kane dale disa qe kerkojne te justfikojne milionini e pare te eurove. Le te shpresojme. Jam shume skeptik.

  18. VICIDOLI 11-WASHINGTONI 0 says:

    Këto duelet e Berishit me keto ambasadore kukulla dihet si do përfundojnë dhe me shume duket si radio loje.Berishi ne fakt ështe nje tiger prej letre por ato tutoret matane atllantikut.Eshte fakt qe Berishi i tyre ka mundur plot 11 ambasdore amerikane ku disa prej tyre i ka shkelur me kembe

    Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.

    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
    Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.

    Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
    e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
    dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
    E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
    E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
    E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
    E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
    I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
    Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos.

    Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha arushe EDHE PSE I KA LYER DYERT ME GJAK SHQIPTARESH është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti si PD në politikën shqiptare, përballë PS-së ..

    Eshte fatkeqesi qe dhe zoti Donald Lu me kete fushate “me fishezjarre” per reformen ne drejtesi me shume po krijon mjergull per te mbuluar krimet e juntes kuazi fashiste te berishes..si dikur me junten e koloneleve ne greqi ne vitet 70..

    Prandaj Berishi gjasme ai qe hodhi komunizmin e vdekur i ka te gjitha FITORE duelet me anbasdoret euroatllantike .
    ASNJE HUMBJE..ASNJE BARAZIM

  19. . says:

    ===========================================================

    SHQIPERIA vendi me “qesharrak” ne rajon dhe Bote …

    SHQIPERIA vendi ku 25 vjet krimineli-taleban, komunisti-psikopat Sali Bisha mbolli dhe c’edukoi nje popull te terre me sistemin “RRUMPALLE”.

    Z.Rama, po perpiqet, por nuk e le Berisha, Luli dhe Meta, per te ngritur Shtet te forte Ligjor, sepse keta i tremben bemave, prandaj jane bere bashke, qe t’e vonojne Reformen dhe t’a sajojne per te mbrojtur bythen e tyre …

    ===========================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje