Përdorimi dhe keqpërdorimi i "Raportit të Venecias"

23 Dhjetor 2015, 19:08Editorial TEMA
Përdorimi dhe keqpërdorimi i "Raportit të Venecias"

Nga Mero Baze

 

Udhëheqësi kryesor i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i saj Lulzim Basha, bënë sot një kthesë të papritur formale në qëndrimin e tyre ndaj reformës kushtetuese, duke mbështetur rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe duke i interpretuar ato si kërkesa të opozitës dhe si një shtrat mbi të cilët duhet të vendoset bashkëpunimi për miratimin e reformës në drejtësi.

Por, në të vërtetë deklaratat e tyre ngjajnë si një diell dhjetori, që shndrit, por nuk ngroh. Nëse lexon me kujdes deklaratën e gjatë të Sali Berishës, pas takimit me ambasadorin Lu, kupton se më shumë se sa për të mbështetur reformën, ai po e përdor vendimin e Komisionit të Venecias për të mos e votuar reformën.

Përveç spekulimit, se rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në shtratin e rekomandimeve të opozitës, Berisha është kapur tek një element anësor i debateve në seancë, duke cituar “këshillën e urtë” të kryetarit të Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi politikën e ndjekur për miratimin e ligjit të dekriminalizimit. Me këtë rekomandim nuk ka askush asgjë kundër, vetëm se palët janë në pozicione të ndryshme.

Ligjin për dekriminalizimin e propozoi për arsye politike opozita dhe shumica në pushtet ishte ajo që dha konsesusin dhe pranoi çdo propozim të bërë nga opozita. Ajo dhe mund ta hidhte poshtë me lehtësi, nëse ndjehej e kapur nga krimi, por dëshmoi se ishte e lirë. Por shumcia i hapi rrugë miratimit të ligjit, edhe pse ai është një ligj jo fort solid sa i përket standarteve kushtetuese dhe ndikimit që ka mbi klasën aktuale politike.

Por, Berisha me sa duket kërkon që të imponojë tek reforma në drejtësi, votën e tij si konsesuale. Reforma në drejtësi, ndryshe nga ligji për dekriminalizimin, është një iniciativë e përbashkët e shumicës, me mbështetje të plotë të SHBA dhe Bashkimit Evropian, dhe deri më sot ka pasur kundërshtare vetëm Partinë Demokratike, dhe ekzaktësisht Sali Berishën.

Nëse ky thotë se duhet ndjekur shtrati i miratimit të ligjit për dekriminalizimin, atëhere ai duhet të pranojë draftin e reformës së propozuar nga SHBA dhe BE dhe të pranuar nga Komisioni i Venecias, dhe jo të hyjë në spekulime për ri-interpretime të rekomandimeve të Venecias, si një shkak për të mos e votuar reformën.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta. Ato mbështesin draftin e reformës dhe bëjnë disa sugjerime që duhen plotësuar. Ato nuk lënë vend për interpretime të reja të Berishës, për të shpikur arsye të reja përse ai do t’i shmanget në fund miratimit të reformës. Ja seç thotë Komisioni i Venecias: “Komisioni i Venecies shpreh mbështetjen e tij për përpjekjen që po bëjnë autoritetet shqiptare për reformën e thellë në sistemin gjyqësor shqiptar. Një reformë e tillë nevojitet në mënyrë të menjëhershme dhe situata kritike në këtë fushë i justifikon zgjidhjet radikale. Ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë një bazë të qëndrueshme për punë të mëtejshme në këtë drejtim”. Ky është vlerësimi i Komisionit të Venecias për reformën.

Komisioni i Venecias dha edhe rekomandimet e veta, të cilat janë të mirëpritura. Askush nuk është i interesuar të votojë një reformë që nuk përputhet me atë çfarë kërkon Komisioni i Venecias, por askush nuk mund ta përdorë Komisionin e Venecias si alibi për kundërshtimet e veta. Fakti që Komisioni i Venecias e ka mbështetur draftin kushtetues për reformën, është lajm i patjetërsueshëm, i papërdorshëm kundër reformës dhe i painterpretueshëm sipas halleve të ditës që ka opozita.

Nëse Berisha dhe pas tij Basha, duan ta përdorin këtë votë pro të Venecias si një mënyrë elegante për t’i dhënë fund refuzimit të deritanishëm të reformës, kjo është një taktikë politike, të cilën jemi gati t’ua pranojmë dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen se çfarë kanë thënë më parë. Është e njohur që Berisha sa herë udhëheq beteja kundër konsesusit në vijën radikale, e bën që gjithë partia të vihet në provë nëse e mbështet atë apo jo, dhe pastaj ai fare papritur bën paqe, duke dëshmuar se vetëm ai ka të drejtë të bëjë dhe paqe, dhe luftë. Nëse dhe këtë herë është duke u tallur me PD, që i hodhi në luftë kundër reformës dhe tani del vetë si shpëtimtar, nuk ka problem, le ta bëjë. Është çështje mes tij dhe PD.

Por nëse e kanë këtë si një taktikë, për ta përdorur Komisionin e Venecias si një arsye për të mos e votuar reformën, janë duke u bërë jo vetëm qesharakë, por dhe shumë të lexueshëm si njerëz që kanë vërtet probleme me drejtësinë.

Raporti i Komisionit të Venecias mund t’i shërbejë Berishës si barkë shpëtimi për të dalë nga pozicioni i keq ku ka zhytur PD si një parti që ka frikë drejtësinë, dhe deri këtu jemi të gjithë dakord. Por nëse tenton ta përdorë si silur, për të fundosur reformën, ka më shumë shanse të fundosë PD.

20 komente në “Përdorimi dhe keqpërdorimi i “Raportit të Venecias””

  1. Doris Fuck says:

    Kush eshte ky Sali B? Me sa di une, ka qene nje malok i vogel, pionier i Enverit, me pastaj nje komunist luftarak, entuziast dhe hipokrit, me tej nje sekretar partie servile per ata lart dhe arrogant per ata poshte, pastaj nje vegel e Ramizit dhe sigurimit per kalimin e pushtetit nga komunistet e lodhur te komunistet e qelbur, e me tej ne nje burre mascara, nderkombetarisht. Prandaj jo zoti Lu, po as kerkush nuk duhet t’a pjerdhe kete brekgrisur te dikurshem, sot pasunar nga hajdutlleqet e tij.

    1. Dasho says:

      Lsi kerkoi sot prape qe reforma te behet me konsesusin e PD. kurse Baze nuk shkruan asnji rresht per kete. Sa turp.

      1. Nini says:

        Mero Vencia mbeshtet perpjekjet jo draftin. Per kete te fundit ka plot verejtje por zotrote nuk ke marre mundimin ta lexosh dhe nuk ke faj sepse nuk do e kuptoje dot anen ligjore. Politikisht Venecia kerkon GJITHPERFSHIRJE. Kjo gje do thote se drafti duhet te ndryshoje derisa te jete i pranueshem nga opozita. Kete e tregon me se miri edhe fakti qe Komisioni i Venecias nuk e ka quajtur final opinionin e saj.

        1. KEQPERDORIMI I VENE-CIA-SALIUT says:

          Absolutusht jam i bindur qe keto humbje kohe me keto QYFYRET E VENE-CIA-S jane per te justifikuar deshtimin DIABOLIK te edirames dhe per ti hapur rruge k/ministrit te ardhmen PERRVERSIT INTERNACJONAL lule bash serbit.

          Mero Baze duhet te kete burrerine te kerkoje ndjese per nje artikull te tij te sakte por “te harruar” ku thoshte nje jave pas 23 qershortit 2013:

          EDI RAMA DO HYJE NE HISTORI NQS REFORMEN E PARE E KRYEN NE DREJTESI DHE I TREGON PRANGAT KUPOLES KRIMINALE 2B

          NE FAKT RAMA DESHTOI ME TURP..SE NE VEND TE MERREJ ME KRIMET E BERISHES U MOR ME KOCKAT E ENVER HOXHES DUKE NA I SHENTERUAR ATE.

          U bene pothuajse 10 vjet qe Mero Baze ka bombarduar papushim klanin criminal te Berishajve dhe per cudi ai vetem po behet gjithmone dhe me I forte por dhe po I tmerron fituesit e 23 qershorit.

          Pse po ndodh ky fenomen per gati 22 vjet:

          Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar
          pasacerisht dipllomatet amerikene dhe keto VENECIANET E TYE qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.

          Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.
          Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
          dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..
          Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

          Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
          Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.

          Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
          Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

          Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare

          Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

          1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
          2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
          3-ktheu k/m ne spital fushor
          4-refuzoi dorzimin e gardisteve
          5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
          6-perdhosi k/prokuroren di lavire
          7-ofendoi k/shikasin si pucist
          8-kercenoi ramen me egzekutim
          9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
          9-u fshine filmimet
          10-u ndrruan tytat e armeve
          11-u dekorua burri shtetit
          12-u dekorua ylli ne ngjitje
          13-u menderosen ekpertizat e FBI
          14-u zevendesua presidenti
          15-u zevendesua k/prokurri
          16-u zevendesua k/bashkiaku
          17-u zevendesua k/shiku
          18-u terrorizuan gazetare
          19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
          20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
          21-demshperble te gjithe vrasesit
          22-poshtroi Arvizune e Obames
          23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
          24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit

          Ju lutem zoti Mero :eshte pa kuptim qe merreni pafundsisht me Krim Berishen DHE KETO KARNAVALET E VENE CIA-S se jo vetem po I rrisni vleren por po vulosni dhe paprekshmerine e tij.

          Ju duhet te merreni me ato qe I kane dhene atij nje imunitet unlimited (kartabjanke) per tu mos u ndeshkuar ne krimet e tij…os emos u merrni me berishen se eshte turp dhe ndoshta nje biznes I juaj mediatik.

          KONKLUZION:

          NUK KA CFARE TE BEJE NJE KARNAVALE NGA VENECIA SOT..KUR SALI SERBIN E PRURI NE PUSHTET NE 1992 UDB#CIA.

        2. Skypion says:

          Rekomandimet e Komisionit te Venecias perputhen me cka kerkuar opozita per reformen ne drejtesi.Kjo eshte e qarte.
          Ky zhvillim i papritur,qe ka zene ne befasi Edi Ramen dhe specialistat e tij,ka ndryshuar ne themel rregullat e lojes politike.
          Tani,topi qe Edi Rama me bashibozuket e tij e kishin hedhur ne fushen e opozites e qe mendonte se do te mbetej aty,ka kaluar ne fushen e tij.
          Eshte,pikerisht,KV qe e ka hedhur topin e fushen e Rames.
          Topin e ka ne fushen e vet,dhe duhet ta gjuaje.Eshte i detyruar ta gjuaje.
          Gjithe ajo propagande per reformen,gjithe ato akuza te mbrapshta per gjoja mosdeshiren e opozites,jane bere nul nga rekomandimet e komisionit.
          Gjithcka,tashme,eshte kthyer ne bumerang per Ramen.
          Opozita,ambasadori amerikan,Donald Lu dhe LSI-ja – kjo e ben per interesin vetjak te liderit te saj te panikosur se Rama do t’ia fute fort kesaj here dhe per interes te luftes se brendshme ne aleancen PS-LSI,qe do te thote nje “aleat” rrethanash,situate e njohur kjo ne lojen politike – jane ne nje gjatesi vale.
          Me ane tjeter,Rama dhe zonja Vlahutin me ato floket si shtrunge,e qe me mendjelehtesi deklaroi se reforma mund te behet edhe pa opoziten,jane ne nje tjeter gjatesi vale.
          Eshte me te vertete nje loje interesante.
          Rama e ka shume te veshtire te kundershtoje ne te njejten kohe edhe opoziten edhe ambasadorin amerikan edhe partnerin e tij qeverises.
          E vetmja mundesi,qe i ka mbetur Rames,eshte te beje nga ato kapercimet e medha turperuese famekeqe,sic ndodhi ne 2013 kur shastisi mbare opinionin publik duke bere aleance me Ilir Metes.
          Gjithsesi,kjo eshte pune e tij.Le te beje c’te doje.Cdo maskarallek i tij,sado i madh te jete,nuk habit me asnje.
          Me ane tjeter,opozita,megjithese duket ne nje pozite shume te favorshme politike,kur gjithcka qe e kishte kunder deri dje,i eshte kthyer ne avantazh,duhet te jete shume sycelet,ne kuptimin qe kompromiset e medha politike te mos i ngaterroje me pazaret e uleta,aq me teper kur ata me te cilet i duhet te beje kompromise jane harbute e bandite si Rama dhe Meta.
          Opozita,gjithashtu,nuk duhet te harroje asnje cast te vetem,qe synimi kryesor i Rames eshte kapja e drejtesise.
          Rama mendon ta beje kete edhe nepermjet te ashtuquajturve kompromise te medha politike,edhe duke pranuar,ne dukje,kerkesat e opozites.Ai ka avantazhin ne kete pike,se eshte kryeminister,dhe ka pushtet me shume se cdo gje tjeter.
          Askush te mos mendoje se Rama dhe rrethi i tij i oligarkeve duan ta kapin drejtesine ashtu sic mund ta perfytyrojne shume naive.
          Ka kapje e kapje.
          Dhe,kapja me e madhe,me e suksesshme do te ishte ajo qe do te mbulohej nga ndonje kompromis i madh pozite-opozite.
          Ne te vertete,ai kete kerkon,pavaresisht se e ka ngritur steken shume lart duke bere presion se mund ta beje reformen edhe pa opoziten,qe nuk mund ta beje dot.
          Arritja me e madhe politike e Rames,ne gjithe karrieren e tij politike,do te ishte kapja e sistemit te drejtesise,jo me force,sic me dinakeri ben presion,por me implikimin e opozites ne nje kompromis,qe me vone kur ta arrinte kete,askush te mos kishte ze ta kundershtonte,duke ia plasur ne fytyre argumentin qe:reformen e beme me kompromis…
          Eshte kjo arsyeja,se pse mendoj dhe jam i bindur ne kete,qe reforma ne drejtesi me Edi Ramen kryeminister do te ishte shume e rrezikshme,jo vetem per Bashen,per opoziten,per egzistencen e saj,por per mbare shqiptaret.
          Megjithese ka kapur shume segmente te saj,vetem drejtesia i ka mbetur pa shtene plotesisht ne dore.
          Nese Edi Rama kap edhe drejtesine,atehere,gjithcka ka marre fund.

          1. k says:

            O Skypion ne paragrafin:”Nese Rama kap edhe drejtesine ,atehere gjithçka ka marre fund”ndoshta eshte e vertete po mund te konfiskoje midis te tjerash dhe pasurine tende e cila me sa duket eshte vene “me pune te ndershme”pra po merr fund koha e Skypioneve dhe e gjithe bastardeve qe e rropen kete vend

    2. DinPak says:

      Po pse o Mero, kujton ti se Saliu do ta refuzoje miratimin e reformes per drejtesi? Ai ben xhibla, siç ka bere gjithmone, dhe ne fund do kerceje ne pozicionin me te avancuar per reformen dhe do ta miratoje se nuk eshte budalla, do miratoje ç’do gje qe thone nderkombetaret e ambasadoret, vetem te shpetoje koken e tij nga akuzat qe ka mbi kurriz. Dhe eshte e sigurte qe do t’ja arrije, ne mos e ka arritur ne keto biseda qe ben me keta ambasadore.
      Artikulli i sotem Mero ne thelb duhet te theksonte se takimi ne keto momente i Lu-se me Saliun per reformen ne drejtesi te kujton deklaraten e Arvizuse per Lulin si yll ne ngritje.

  2. akrepi says:

    Mero je brilant ne analizen tende, por nga Saliu vetem pengesa do te kete, sic tha ambasadori gjerman: Mos prit qe gjeli detit te votoje vitin e ri.Te tjerat jane muhabete koti.

  3. XP says:

    LAJMI ME I KEQ PAS 1997 ISHTE TAKIMI I LUSE ME SALI KRIMINELIN..PER REFORMEN NE DREJTESI

    KY ESHTE NJE TURP I MADH QE I KA SHPETUAR SYRIT TE MEROS

    LUJA ME NE FUND E NXORRI KOKEN JO VETEM SI ANTISHQIPTAR..POR DHE ANTIAMERIKAN

    I DOLI FJALA GERY KOKALARIT

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
    Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.

    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
    Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
    Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
    Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

  4. alt says:

    Ja ke mbyt kot Mero me gjithe kto nese, nese… me keq se Fevzo je bo…Levizja e sotme e ambasadorit amerikan dhe deklaratat e PD duket se te kane bere te ndjehesh jo fort mire, dhe keshtu hidhesh e perdridhesh, pa thone ndonje gje te re… keshtu e shpjegoj une qe shume shpejt pasi u talle me Fevzon re brenda ne njejtin stil…

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Z.Ambasador,korupsioni ka arritur ne nivelet me te lart,ka prekur ish dhe pushtetare te rinje.
    Nuk eshte cudi,as naivitet,qe forcen e dollarit ta njohin shume mire dhe te koruptuarit pushtetare dhe gjyqtare shqiptar !
    Zbutje e papritur e LU-s,tregon se mafja shqiptare,ka koruptuar dhe ne nje pjese te administraten amerikane,te cilet i perdorin ambasadoret,te gelltasin ato qe vjellin !

  6. diplomaticus says:

    Germo Mero germo se qeni e ngordhur do te gjesh. Shiko se me duket qe pas opinionit te Venecias edhe LSI edhe PD jane pro reformes dhe vetem Rama eshte kunder. Lexo me kujdes levizjet e Rames, te Bashes, Berishes, Metes e te ambasadorit dhe do te kuptosh se ja ke fut o plaku Mere. Merru me vrimen e rrote K…se ate pune e ben mire o Mero-vrima!

  7. reflection says:

    Mero , kot ke harxhuar kohe e ke shkruar per VENECIAN se asgje s’ke lexuar nga rekomandimet. Do ishte me mire te kishe shkruar per VRIMEN Rites qe e pelqeu shume kryeministri yt.

  8. mira says:

    qe eshte me rendesi te madhe reforma ne drejtesieshte e pa diskutueshme,por,porrrr,qe ti meret dora Berishes,ketu ,vjen ereeeeeeeee.

  9. Kulaku says:

    Mister XR per shum gjera je ekstremist dhe si rjedhim nga game e te dhenave seshte cudu te Jesh dhe Agjent informativ shqiptar qe u sherben gjithmon partive ne pushtet

  10. Kulaku says:

    Mister XR per shum gjera je ekstremist dhe si rjedhim nga game e te dhenave seshte cudu te Jesh dhe Agjent informativ shqiptar qe u sherben gjithmon partive ne pushtet,7501 eshte ligji Krim ne Drejtesi,bashke me shume gjema te tjera qe Moxojne totalisht te Drejten e njeriut mbi Pronen,jane kerkuar nga ximappiotet ke nderkombtaret ne USA,kurse kendveshtrimi jot anti Amerikan nuk qendron Qendron askund

  11. naku says:

    Takimi Lu-Berisha me ka cuditur shume! Akoma smundet SHBA te heq dore nga ky vemje gjakpires por shkon i merr mendim nese do apo jo Berisha reformen ne drejtesi!? Patem besim te madh trk ky Lu por jo,edhe ky si kolegu i tij vajti i t h a “burr shtei” nje vajge qe qelb tere vendin. Na mashtrove z. Lu.

  12. goni says:

    Mjere shqiptaret ,qe presin reforme nga Saliu. E si mund te pranojne Saliu ,Meta ,Luli te shkojne si cjapi te kasapi me kemet e tyre ne burge.Mjere ne Mjere

  13. +3 says:

    i nderuar komentuesi kulak

    Nga menyra se si ke masakruar gjuhen shqipe dukesh qe je nga ato kulaket e arratisur ne Jugosllavi ne vitet 50′ dhe bete serbishten gjuhe “zyrtare”dhe keni harruar gjuhen e nenes..po e perdhosni ate.

    Vetem nje budalla nuk e ka kuptuar sot qe Amerika ka gabuar shume ne 1992 qe u fut ne Shqiperi nga oxhaku Beogradit me dhendrin serb..te MILICA BULLATOVIQIT.

    Pervec agjentit te sigurimit shqiptar Gery Kokalari me siper ke dhe 3 agjente te tjere te rrezikshem qe ne nje fare menyre tregojne se administrata amerikane duhet ti kerkoje falje shqiptareve per bemat monstruoze te saliserbit te tyre

    NJIHU ME TRE AGJENTE TE TJERE QE JANE KANE “KENDVESHTRIM ANTI-AMERIKAN”

    AGJENTI I PARE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : FRED ABRAHAMS

    Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi shume i madh i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
    Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe. Por pavarësisht këtyre aftësive, SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.

    AGJENTI I DYTE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : ANDREA DIMUSHI

    Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990 thote PER TAKIMIN TOP SEKRET
    MILLOSHEVIQ
    BERISHOVIQ
    GRIGOROVIQ
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–

    AGJENTI I TRETE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : IZET HAXHIA

    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët me lobin e tyre ne Amerike Sali Berishën në pushtet në ‘92

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    : “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

  14. hajvalia says:

    Venecia eshte e bukur,por Xhafa eshte prototipi i mashtruesit,Koco eshte me i vogel .Venecian Z.Xhafa e ka bere me pasionin e egoistit,eshte dicka e re qe i jep Z.Xhafa fuqi mbi gjykatat.Si pusht qe eshte dhe servil i papermbajtashem karshi Rames,do te beje nje rotacion qe askush nuk e di.Z.Xhafa shet dhe familjen per pushtet,mungesa e origjines e ben ate te paskrupullt,por ama pallatet i nderton ne Pogradec si prona te gruas.Venecia shte e bukur por e dhjesin qente e shqiperise.Sfida qe z.Xhafa shpalli tregon se edhe pak ai do te behet Shefi i drejtesise.Urime Mero per mbrojtjen qe i ben z.Xhafa,si pa u ndjere por ama e mbron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje