Në dorë të Zotit!

21 Dhjetor 2015, 20:17Editorial TEMA
Në dorë të Zotit!

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike ka degraduar planin e saj të protestave, në një miting prej qindra vetësh, organizuar nën siglën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili zyrtarisht ka rreth 10 mijë votues në Tiranë. Plasaritja e turmës së 8 dhjetorit dhe përfundimi në disa pensionistë që mbanin parullat në vend të të rinjëve të PD, ka ardhur prej mesazheve konfuze që lidershipi i PD u dërgoi mbështetësve të vet qysh nga 8 dhjetori.

Fillimisht më 8 dhjetor, PD paralajmëroi një protestë të dhunshme dhe një asgjesim deri fizik të kryeministrit. Në krye të retorikës së dhunës qëndroi si zakonisht Sali Berisha, për të “ndezur” turmat. Por, siç ka bërë rëndom në historinë politike të asaj partie, ai kërkon të jetë dhe dielli, dhe errësira e asaj partie. Në mëngjesin e 8 dhjetorit, kur “demokratët e vërtetë” prisnin liderin e tyre shpirtëror të udhëhiqte “sulmin mbi Bastijë”, Berisha u shfaq i qetë në një sallë komode në Tiranë, duke dëgjuar me vemendje fjalimin e Edi Ramës për Lëvizjen e Dhjetorit, në prani të Bujar Nishanit. Ky ishte një mesazh konfuz për protestën, e cila kishte nisur si ide radikale e Berishës dhe po përfundonte si pazar i Berishës.

Nëse dikush tjetër nga Partia Demokratike do të kishte bërë atë gjest që bëri Berisha, i cili shkoi në një sallë dhe u ul të dëgjonte “armikun” që e kishte paralajmëruar për ta vrarë, atëhere me siguri ai do linçohej nga berishistët. Vetë Berisha i jep mandat vetes të jetë dhe luftëtari, dhe pacifisti i asaj partie, dhe radikali, dhe i moderuari, dhe parimori, dhe pazarxhiu, dhe vrasësi, dhe vajtuesi…Mjafton që gjithçka të bëhet përmes tij.

Përfytyroni një moment që në vend të Berishës, në atë sallë të kishte shkuar Basha. Me siguri nuk do ta linin të hynte më as në PD, duke i thënë se “i ke ngul thikën pas shpine PD”.

Berisha u shfaq i dëgjueshëm në karrige përballë Edi Ramës dhe turma mori një mesazh krej të ndryshëm nga ai që kishte marrë më 7 dhjetor, kur bëhej fjalë për kryengritje. Dhe e gjitha çfarë bënë, është që thyen një instalacion të Edi Ramës tek dera e Kryeministrisë, i hapën vrimën një bunkeri, dhe sipas Erionit, dhe nja 73 të tjerë bënë shurrën nëpër Tiranë.

Protesta e dytë, ajo e 17 dhjetorit, ishte edhe më konfuze. U tha se do bllokohet Kuvendi dhe nuk do lënë njeri të hyjë brenda. Pastaj paralajmërimet ndërkombëtare për dhunë e zbythën retorikën dhe u tha që do bëjmë skenën klasike: disa deputetë do rrinin brenda parlamentit si Vrana Konti, ndërsa të tjerët do ngushtonin rrethimin, tashmë jo nën udhëheqjen e Skënderbeut, por Donikës, që quhej Albana Vokshi. Por, ironia ishte se ata që ishin jashtë dhe do përmbysnin Kuvendin, panë nga ekranet se deputetët brenda ishin në paqe dhe konsesus me njëri- tjetrin dhe miratuan mes batutave plot humor një ligj të përbashkët, për dekriminalizimin, që në fakt i mbronte ata nga konkurrenca me kriminelët e tjerë jashtë Kuvendit.

Kështu që dhe skema e luftës në dy fronte tek Kuvendi ra.

Sot më në fund u tha se do ta marrë në dorë Forumi Rinor. Për ta bërë me serioze çështjen, u përzgjodh ta jepte kushtrimin një humorist, por të vetmit vullnetarë që u gjetën për të mbajtur pankartën e madhe, ishin disa pensionistë dhe qindra vetë të dëshpëruar rrotull Kuvendit.

Lulzim Basha padiskutim që është ndjerë keq nga e gjithë kjo, por nuk di se si t’ua shpjegojë atyre djemve dhe pleqve që kishin dalë sot në këtë ditë dhjetori, se nuk e ka seriozisht këtë punë. Nuk u thotë dot që plani ishte i Berishës dhe jo i tij. Nuk u thotë dot çfarë deshi Berisha në një sallë me Edi Ramën ditën që kishte paralajmëruar përmbysjen. Nuk e thotë dot pse duhej lajmëruar luftë dhe zjarr mbi Kuvend atë ditë, kur e kishin vendosur vet, të ishin në paqe me vota me qeverinë.

Nuk ua thotë dot dhe ja la Zotit këtë punë. Me “kismet” vitin tjetër, me vullnet të Zotit protestat do rriten. Si çdo i pafuqishëm dhe ai i drejtohet të Plotfuqishmit në këtë rast ta dëgjojë. Dhe ndoshta e dëgjon, pasi nuk i iku zëri kur e tha!

29 komente në “Në dorë të Zotit!”

  1. ramiz alia says:

    Me kete lidership PD do perfundoje si shoqate veteranesh

    1. Skypion says:

      Zhgenjimi i kundershtareve politik – qe me lloj-lloj menyrash e mjetesh e nepermjet aradhave te pafundme te mercenareve mediatike,mundoheshin qe ta joshnin dinakerisht kryetarin e PD-se,per te mos bere protesta kunder keqqeverisjesjes,duke “perkedhelur” europianizmin e tij(hollandezi Basha!)- ka bere qe,pas protestave qe ua “ngriu” taktiken ne tru,te shperthejne keqas ndaj Lulzim Bashes.
      Ne menyre te permbledhur,nga baterdiat e mediave qeveritare,po rithuhen e rishkruhen edhe njehere shpfijet e trillimet,ne formen me te ndyre diversioniste,qe jane thene per Bashen qe kur ai mori drejtimin e PD-se dy vite me pare.
      Jo,Lulzim Basha,nuk eshte ai qe qelbesirat duan te jete.
      Po,Lulzim Basha,eshte europianist,edhe holandez po deshet meqe e thoni vete,por nuk eshte e nuk mund te jete ai qe qelbesirat duan e deshirojne te jete.
      Lulzim Basha do te protestoje.Asnje intimidim,nga cilido e nga cdo ane qe te vije,nuk mund ta frenoje ate.Eshte forca e gjerave qe e ben me detyrim percaktim nje gje te tille.Eshte i denuar te veproje keshtu,po deshet.
      Lulzim Basha,me shume se cdokush tjeter,e kupton kete,prandaj ka shpallur protesten.
      Lulzim Basha,me shume se cdokush tjeter,eshte i ndergjegjshem qe,ne rrethanat ekonomike,politike,sociale,rruga e protestes eshte pakthim.Ai i ka hyre tashme kesaj rruge.
      Kerkesa kryesore,tani per tani,qe ka shtruar Basha eshte,sic te gjithe e dime,ajo per qeveri teknike.
      Eshte kerkesa me e drejte ne rrethanat politike ku jemi.Sidomos,per rrethanen specifike,kur po kerkohet reforma ne drejtesi.
      Nuk mund te kete reforme ne drejtesi me kete qeveri!
      Nuk mund te kete reforme ne drejtesi me Edi Ramen kryeminister!
      Eshte absurde.
      Eshte krim.
      Eshte me shume se absurde dhe krim.
      Eshte tallje,nese behet reforme ne drejtesi me Edi Ramen kryeminister.
      Ka nje presion te madh,nga te gjitha anet,per intimidim.Duan te intimidojne opoziten,PD-ne,vete Lulzim Bashen,me trillimin e neveritshem,se gjoja ata ne qenkeshin kunder reformes ne drejtesi.
      Maxhoranca e qelbesirave,qeveria kriminale,Kryeministri i korruptuar,inkriminuar,droguar e sociopat,bashke me bashibozuket e tij politike e mediatike,kane ndermarre nje fushate ne front te gjere per te intimiduar Lulzim Bashen dhe PD-ne.
      Ata po shfrytezojne dinakerisht e poshtersisht edhe kerkesen kembengulese te partnereve nderkombetare per reforme ne drejtesi,duke harruar,qe jane po keta partnere qe,ne vigjilje te angazhimit te tyre per reformen,ne menyre te paprecedente,denoncuan publikisht,me ane te OSBE-se,Edi Ramen,kryeministrin e kesaj qeverie,si te korruptuar ne shumen e mbi 200 milion eurove.
      Me i rendesishmi nga gjithe aleatet perendimore,ShBA-ja,e theksoi edhe me shume akuzen,duke i dale ne mbrojtje raportit te OSBE-se me ane te perfaqesuesit te saj atje.
      Keshtu,pra,dhe kjo kuptohet edhe nga nje femije,nuk mund te behet reforme ne drejtesi me nje te inkriminuar dhe korruptuar ne krye te qeverise,te cilin e kane denoncuar vete partneret tane perendimore,madje edhe duke saktesuar shumen e korruptimit,ate te 200 milion eurove.
      Aq me shume,kur po keta partnere perendimore,qe nuk lane akuze pa bere per Ramen dhe Meten,dy nder tre lideret me te rendesishem politike ne Shqiperi,jo vetem qe nuk bene asnje akuze,por asqe ia permenden emrin Lulzim Bashes.
      Publikisht,formalisht dhe ne ligjerate te drejte,nderkombetaret thone: duam reforme ne drejtesi!
      Me ane tjeter,ne ligjerate te zhdrejte,kerkojne qe kjo te mos behet me Edi Ramen kryeminister,me ate Edi Rame pra,qe ata vete e kane akuzuar boterisht si te korruptuarin 200 milionesh.
      Kaq mund te bejne partneret tane.Me shume,sic edhe e kemi thene,qe dmth,nese flasin ne ligjerate te drejte,atehere u duhet te sjellin marinsat ne Shqiperi per te larguar me force Ramen,gje qe natyrisht nuk mund te ndodhe.
      Atehere,kjo detyre i mbetet faktorit vendas,dmth opozites,dmth Lulzim Bashes,i cili duhet te gjeje mjetin dhe menyren,per ta bere reformen ne drejtesi,por pa Edi Ramen kryeminister.
      Qeveria teknike,e them me bindje te plote qe,eshte kushti sine qua non,sidomos,per reformen ne drejtesi.
      Verej se fushata e eger intimiduese e qelbesirave,megjithate,ka dhene njefare efekti tek opozita,e cila sec ka nje si droje te thote kete te vertete.
      Kur gjerat jane kaq te qarta,gjuha e drunjte eshte e pajustifikueshme.
      Jo reforme ne drejtesi me kete qeveri te korruptuar dhe inkriminuar!
      Jo reforme ne drejtesi me kete kryeminister te korruptuar dhe inkriminuar!
      Jo reforme ne drejtesi me nje tufe banditesh qe,pasi kane shtene ne dore me radhe shume isntitucione te shtetit,kerkojne te shtijne ne dore edhe drejtesine,cka do te ishte fatale per gjithe cka eshte arritur keto 24 vite demokraci.
      Jo reforme ne drejtesi me Edi Ramen,te vetmin kryeminister ne historine e tranzicionit politik shqiptar,te cilin,partneret perendimore qe po e kerkojne me ngulm reformen,BE dhe ShBA-ja,e kane akuzuar publikisht si te korruptuar ne shumen marramendese prej 200 milion eurosh.
      Opozita,PD-ja,vete zoti Basha,nuk duhet te intimidohen aspak,sepse arsyeve madhore te protestes,sic jane korrupsioni gjigand qeveritar, varferia ekstreme,represioni qeveritar mbi popullsine e varfer,depresioni i thelle social etj,te cilat jane arsyet kryesore per qeverine teknike,u rri per bukuri edhe ajo per reformen ne drejtesi,madje madje eshte kusht edhe per vete te parat.

      1. fjale imzot,fjale says:

        O Sali!Boll shkrojte me nickun Skypion.Dil vetem njehere te pakten ai qe je ne te vertete.

      2. Nje qytetar says:

        Nuk qullose asgje me kete shkrim-klithme kaq te gjate or Skypion ! Kam pare shkrime me te rafinuara qe ke shkruar ndonjehere . Sigurisht te stilit berishist apo Frrok-cupist , por asnjere nje shkrim qe te reflektoje panikun e madh qe e ka pllakosur banden P.D. nga reforma ne drejtesi. Dhe jo vetem ju pedeisteve e berishisteve, por edhe Partine e hajduteve L.S.I. Dje ,pikerisht ata qe duhet te aprovojne se pari draftin e reformes ne drejtesi , te cilin , sic tha ambasadori amerikan ,e ka shkruar Amerika dhe BE,dje pra pikerisht Kreprokurori Llalla dhe ministri Lsi-st i drejtesise Manjani e quajten te nxituar e jo te pershtatshem kete draft . Cfare tregon kjo ? Si ka mundesi qe reformen ne drejtesi te shkruar nga Amerika dhe BE , nuk e don pikerisht P.D.-ja dhe L.S.I.-ja,ndersa ju frrok-cupistat hidhni tymuese duke thene neper forume se nuk behet reforme me Edi Ramen ?! Me cilin behet : me Saliun , apo me P.D.-ne , kete bande kriminelesh e cubash ?? Une e di qe jo vetem ju berishistet, por edhe LSI-stet do beni te pamunduren ta pengoni reformen ,por ajo do behet se s´ben ; qofte edhe me Referendum !!!

      3. ././. says:

        Skypion apo me mire me pseudonimin e sigurimit qe ke patur “NotarI”. Apo me mire me emrin tend te vertete Artan Hoxha. Opoziten e njohin te gjithe edhe keta te maxhorances ,edhe “shalgjatin”. Edhe ty te njohin . ke edhe ca vese te tjera ti vec ketyre qe shkruan ketu …..Ps.Te shkruan me Saliau te lumte si atehere ne emisionin”Opinion” ..?

      4. shqiptar says:

        boll se na kenaqe me literatuart e tua aman

      5. Bureto says:

        Skypion eshte anusi nga ku derdhen ne blogje gjithe poshtersite, perversitetet dhe paudhesite e gatuara ne kuzhinat e SHQUP-it. Per Skypionet & Co vlen thenia lapidare e B.Breht” Barku qe i polli ende nuk eshte shterpezuar….”

      6. Shaban Memia says:

        @ Skypion,
        Je gjallesa me e piste dhe me e neveritshme qe ke zbritur nga malet e qoftelargut per te bere pis blogjet me diarene qe vjen si pasoje e ushqimit te prishur qe ke gelltitur ne kuzinen e qelbur shqupase. Duhet uji i shume detrave dhe oqeaneve per te pastruar zhulin dhe kelliren qe na la peshqesh Salushe qoftelargu dhe biri I tij biologjik Skypion. Do te vdesesh duke vjelle vrerr neper blogje more poshtersire vucidoliste. YYYTTT race muti.

      7. kaktus says:

        Po to mo ke marrë fjalimin e Bashës copy paste. Torrollak, po kush ka nge të lexoj këto broçkulla.

  2. Ta shohim lulushen njehere ne dore te zotit me qene se ka filluar te besoje.Ta shohim ne se bene bismilah.

  3. Moni says:

    Duke e ndjere veten te humbur e te vetmuar, tani Lul Basha, po i lutet zotit:
    -Te lutem zot, me ndihmo te rrezojme Edi Ramen. Aman zot, sepse ndryshe jam i mbaruar.

  4. aqif taipi says:

    Hallall mero ,je mjeshter i sarkazmes dhe ironise.Me cpo duket e djathta po rikthehet ne origjinen e saj te para viteve 90.Po na nxjerrin mallin e kontrollit popullor dhe gjyqeve popullore me nismen e re per arrestime ne flagrance te te korruptuarve.Besoj se me shume se 90 % e udheheqjes se shqupit do e pesoje nga ndalimi popullor.Qe ta kompletojne sic duhet kete aksion duhet te mos harrojne te perdorin parrullen “Ne emer te popullit je i arrestuar”.Qenka e vertete se e djathta shqiptare eshte vecse nje karikature e shemtuar e partise se punes.

  5. Ina says:

    Po me dhendrin e Led Shamkut e Tan Shkrelit do triumfoje revolucioni!!!

  6. Rea says:

    Me dhendrin e Ledi Shamkut e Tan Shkrelit do fitoje revolucionin?!!

  7. DRENICA E KUQE says:

    Po ku t’merr Zoti n’dore kur teper 25 vjetesh je ne dore te dreqit?! PD me Sali Fazlliçin e me Lul Bashiçin moti jane ne dore te dreqit! Por eshte me rendesi qe ne dore te atyre djajve te mos bien mediat shqiptare dhe shqiptaret!

    DRENICA E KUQE

  8. safa ymeri says:

    uroj qe ZOTI t’jua mbylli gojen e qelbur njehere e mire bashes dhe tutorit te tij sali b….

  9. ╬Sit .back and relaks╬ says:

    garda e vjeter e pd sikur po ja shtin gongun lulit si pa menje..

  10. blu+mavi=kuq says:

    O Mero djali, sa te jesh ti gazeta 55 justifikon botimin…. me ket stil ne vitin 2034 do te te japin nje cmim si frymezues i njeriut te thjeshte qe merret me mbjelljen e orizit ne rajonin Yinchuan,ngjit me mongoline…

  11. Arturi says:

    Leri o Mero te ngratet demoNkrate! Ata thjesht po festonin datelindjen e xha Stalos! ?

  12. Beba says:

    Respect Z.Mero!! Te lumte pena!!

  13. Beba says:

    Derisa te kete fryme Saliu keshtu do veje kjo gjendje e PD si mos me keq…
    Respect Z.Mero per artikullin!!

  14. Koco says:

    Po si ka mundesi qe kjo bande kriminale , posi ka mundesi qe ku llum politik beresash te Shpelles se kryesuara nga Krye Kriminelet e Krye Qelbaniket, keta Gjiriza si Sahli Berisha , Lulezim Bashe Histeriku , Palloka etj , si keta bejne thirje te “largojme Qelbesirat “?! dhe te vine ne frona keta funderina me keta funderina , vrastare , shkaterimtare ,anti shtet Rumpalla ku Gerdalla Gorilla Berishe , kerkon jo te shkoje prapa hekurave por te pellitue e Mbreteruar ky Xhihadist anti Shqiptar me Mercenaret e Mergates se Krimiinelave te Shqupit e lloj lloj Gjerprinjesh e bishash e katika .

  15. ropize says:

    djali mero,ke rene shume poshte me poshte se vete komunistet qe dalin me portretin e qoftelargut ne dore,per festat e nentorit.populli yne ka shume fjale popullore kunjera thote -sa me shume te shpifesh sa me shume te shashe do ngelet pak nga ato.ke disa vjet qe shkruan kunder p.d.por ti iben deme te madh vendit tend sepse pa opozite nuk shkohet perpara.se cfare te ka bere s.berisha ty puna jote,populli do buke,popullido pune,populli do qetesi,populli nuk do hajduta ne qeveri.nuk kam lexuar nje shkrim per keto problemet e mesiperme,por vetem sharje,fyerje,mallkime mbi opoziten.cfare gazetari je ti mro djali.do te bej nje pyetje,sa fletushka tema shete ne dite ti,a e perballojne keto fletushkat e tua shpenzimet ditore,duke futur edhe pagat e gazetareve,letra,shtypshkronja etjera.atehere di del me kepuce te kuqe.ku i ngjen leket per te mbajtur gjalle kete fletushke.mos valle eshte edhe kjo e jotja e blere nga k/ministri.te kam kerkuar dy dite me pare debat,por nuk me ktheve pergjigje.botohe kete koment [sepse ti boton komente me organe gjenitale,me fyrje dhe sharje nga me te ultat]dhe jam i hapur per debat me ty,sepse te njoh mire dhe me njeh mire.

  16. shaban says:

    Bravo Mero je heroi i rilindjes.

  17. hirushja says:

    Shume e thjeshte.Berisha njihet per njeri burracak qe diten u trimerohet shqiptareve para ekraneve dhe naten futet fshehurazi ne ambasadat e huaja.Duket qarte nga deklaratat e ambasadoreve te huaj qe ne nje nga takomet sekrete te tyre , ata ia kane futur kembet nje kepuce dhe tani ai nuk ndjehet.Qofte viti I fundit qe e shohim kete kerme.

  18. Vjosa says:

    KYPION,

    Vlera reale e editorialit te sotem , eshte analiza e z. Skypion. !

  19. FS says:

    Keq ardhje per Meron

    Keq ardhje per lexuesit

    keq ardhje per komentuesit

    edhe me pesimisti I votuesve te 23 qershorit nuk e mendonte qe perversi lul bisha ( I aprovuar ne bodrume ambasadash nga nderkombetaret)…jo vetem qe nuk eshte prapa hekurave por me bishen tjeter te viqidolet po kercenon fituesin e pjerdhur te 23 qershorit edi rama due patur mbeshtetjen e komikeve Donald & helmut.

    I vetmi ngushellim ne ate vend eshte kjo kenge qe motra e Skypionit kendonte dikur..

    Jam nji çikë nga Dragobija
    Hije m’ka sot çiftelia

    Vetë e gdhena me nji dru mali
    Dern’e shpellës bac’Bajramit

    Vetë e thura o kangen time
    Enver Hoxhës me gjith’ urime

    O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
    Lavdi venit ku ti leve

    Pyet Evropa e pyet Bállkani
    Kush po i prin ktij karvani

    Nji parti trimneshe e rrallë
    Enver Hoxha gjithmon n’ball

    O vrulli ynë o nuk mund të nálet
    Sup me sup jem lidh si malet

    Per rrethimin n’katër anet
    Kemi zemrat bashë si t’parëve

    E leta dinë mirë tradhëtia
    O pushken top e ka Shqipnija.

  20. shqiptar says:

    sa here qe shkruan ti Skypion mua ve vjet te pjer—-

  21. Baba gradishta says:

    Mero je bere per tu qare halli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje