Nga Afrim Krasniqi
Kuvendi i Shqipërisë ka në rend dite një propozim për heqjen e dekoratave dhe titujve të nderit për një sërë funksionarësh të lartë të periudhës komuniste. Nisma është firmosur nga kryeministri dhe një deputet, – duke mbetur unikale si i pari kryeministër që merr nismë personale ligjore megjithëse me Kushtetutë ai mund të marrë nisma ligjore si kryeministër dhe si kryetar i këshillit të ministrave.
Nisma erdhi pas debatit që shkaktoi publikimi i një liste të vitit 2014 për dekorimin e veteranëve të luftës, midis të cilëve bëjnë pjesë një numër zyrtarësh të lartë të ish regjimit komunist.
Nisma duket parimisht pozitive, megjithëse kategoritë e përmendura në të janë abuzive, të pamatshme dhe kështu, nëse miratohet si e tillë, e bën nismën të pazbatueshme. Për shembull, përmenden ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, – listë që me ligj nuk mund të bëhet publike dhe nuk ka të dhëna të sakta mbi emrat përkatës, prek zyrtarë të nivelit të mesëm në hierarkinë komuniste, por përjashton anëtarët e Komitetit Qendror, sekretarët e parë në rrethe, etj, të cilët kishin varësi direkte politike mbi hetuesinë, prokurorinë, gjykatën dhe policinë lokale. Qoftë edhe detaje të tilla, e bëjnë nismën më shumë deklarative e simbolike sesa serioze dhe funksionale.
Nga ana e saj opozita dhe eksponentë të saj kanë folur për rezolutë dhe masa penalizuese për titujt e lartë që mbajnë ish drejtuesit e regjimit komunist. Shpeshherë del në media fakti se diktatori Hoxha mban titullin “Hero i Popullit” apo se një numër anëtarësh të ish nomenklaturës mbajnë tituj gjithashtu të lartë. Në të gjithë këtë histori, më shumë se sjellje serioze dhe shtetërore, dominojnë emocionet dhe retorika politike për qëllimet e ditës. Argumentet ilustrues janë të shumtë, por disa mbeten kryesore. Për shembull, çdo regjim ka dhënë dekorata të larta dhe në Shqipëri, referuar regjimeve dekoratat më të lartë i ka Princ Wied, Ahmet Zogu, Viktor Emanueli, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe deri tek Fatos Nano apo Sali Berisha. Secili i ka marrë dekoratat në kohën e tij, shumica ia kanë dhënë vetes apo nga institucione nën varësinë personale. Vlera e dekoratave që jepen nga regjimet kanë vlerë vetëm për atë regjimi, – fuqia e tyre reale humbet me rënien e regjimit dhe nuk mund të jetë subjekt i një sistemi tjetër vlerësimi e dekorimi. Për shembull, në sistemin aktual të dekorimeve nuk ka më tituj “Hero i Popullit” dhe as “Hero i Punës Socialiste”, por ka dekorata “Urdhri i Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh”. Në periudhën e Mbretit Zog apo pushtimeve të huaja nuk ekzistonin asnjëra prej tyre, secili regjim krijoi hierarkinë e vet të dekorimeve, sistem që ra me ndryshimin e regjimit.
Nga ana tjetër, nga të gjitha regjimet, vetëm ai komunist njihte të drejtën e shtetit për heqjen e dekoratave dhe titujve, kryesisht për rastet e gjyqeve politike. Mbi këtë bazë 70% e zyrtarëve të lartë që kishin titujt “Hero i Popullit” u arrestuan më vonë, dhe bashkë me dënimin, iu hoqën edhe titujt e nderit. Ata pak prej tyre që sot jetojnë, e përdorin këtë dekorim, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate në demokraci që anulon vendimin e gjykatës në diktaturë dhe rikthen dekorimet. Baza ligjore prej 1991 nuk e njeh konceptin e heqjes së dekoratës dhe as rikthimin e saj. Në tri raste kur Presidentët janë vënë nën presion publik për dekorata të gabuara, kanë qenë individët që kanë hequr dorë (nuk ka bazë ligjore as për këtë akt), jo institucioni, sepse ai nuk ka të drejtë ligjore ta bëjë. E njëjta ndodhi edhe në rastin e fundit me Ministrinë e Mbrojtjes
Problemi i nderimeve është tjetër, – dhe shumë më kompleks. Për shembull, nëse i referohemi rasteve absurde, ende kemi me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë ministrin pushtues fashist, Konti Çiano, udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov apo figura të tjera të periudhës komuniste. Nuk i ka hequr askush, nuk kujtohet askush për to dhe ata nderohen e pasqyrohen në manualin historik të qytetit, megjithëse titulli “Qytetar Nderi” parimisht siç jepet edhe mund të hiqet. Në Gjermani p.sh, i janë hequr çdo figure të periudhës naziste, në Shqipëri ende janë në fuqi. Le të marrim një shembull tjetër: më 2014 me rastin e 102 vjetorit u nderuan me titujt më të lartë shtetërorë dy sportistë (peshëngritës), të cilët arritën rekorde ndërkombëtare. Ata u pritën me ceremoni madhështore, ngritën flamurin në Vlorë dhe u bënë figura dominuese në aktet e nderimit të 28 nëntorit. Disa javë më vonë organi evropian i këtij sporti i pezulloi nga çdo aktivitet dhe u hoqi titujt me akuzën se kanë përdorur lëndë të ndaluara narkotike. Ata u penalizuan, por zyrtarisht mbajnë dekoratat dhe nderimet më të larta të shtetit shqiptar, të njëjta me Gjergj Fishtën dhe Ismail Kadarenë. A duheshin hequr? Ligji nuk e parasheh heqjen, ndaj kur mungon baza ligjore secili zgjedh vetë sesi të sillet.
Kemi edhe raste të tjera specifike: ka ndodhur shpesh që regjimet e ndryshme, përfshirë sistemi i 25 viteve të fundit, ka nderuar me dekoratat më të larta krahina dhe organizata të caktuara, shumica e të cilave nuk ekziston më si subjekt publik. Për shembull, më 2013 u nderuan dy komuna, të cilat nuk ekzistojnë më, ose vijojnë të nderohen krahina, megjithëse koncepti i “krahinës” nuk është ligjor, nuk gjen shprehje në asnjë ligj në legjislacionin shqiptar. Kush i merr ato, kujt i jepen, çfarë vlere kanë, a janë të merituara dhe a ka sens praktik që në një vend me 26 rrethe, 14 mbajnë dekoratat më të larta, 12 nuk kanë dekorata! Ka një numër rastesh absurde, kur personat që nuk jetojnë më, vijojnë të marrin dekorata më të larta pas vdekjes. Kjo ka sens kur nderimi i tyre është mohuar në një regjim tjetër, pra si proces rehabilitimi, por jo brenda të njëjtit regjim, pasi personat që nuk jetojnë nuk mund të shfaqin merita të reja për të cilat të rivlerësohen më shumë. Madje në modelin britanik, kur personat vdesin, dekorata i rikthehet Mbretëreshës, pasi lidhet vetëm me individin dhe vetëm me meritat e tij në të gjallë. Së fundi, kryeministri Rama ishte në Izrael dhe i dha medaljen e kryeministrisë ish kryeministrit Peres. Ajo është medalja më e ulët që Shimon Peres ka marrë, – një simbol rutinë i ndërtesës dhe institucionit të kryeministrisë. Nëse shteti shqiptar donte vërtetë ta nderonte (me siguri që do), do të duhej ti jepej dekoratë e lartë dhe ajo duhet të dalë nga Presidenti i Republikës. Anashkalimi i institucionit dhe praktikës krijon situata gati qesharake për shtetin, si në këtë rast.
Një vend si Gjermania me mbi 80 milionë banorë jep zakonisht 20-30 dekorata zyrtare në vit, Shqipëria me 2.8 milionë banorë efektiv jep thuajse të njëjtin numër në muaj. Tradita absurde e abuzimit me nderime shprehet më së miri nga kujtimet e Princ Wied 1918, sipas të cilit, aq shumë shqiptarët ishin të etur pas dekorimeve saqë nëse do të kishte pasur më shumë dekorata për të dhënë me siguri do të kishte mbretëruar më gjatë. E njëjta ndodh edhe sot. Kjo traditë spekulative meriton qasje serioze që të kthehet në produkt serioz për shtetin dhe shoqërinë.
Cila duhet të jetë zgjidhja? Nuk mund të ketë zgjidhje me nisma partizane që lidhen me disa emra, që reflektojnë emocione të ditës dhe që më shumë krijojnë sesa zgjidhin probleme. Zgjidhja duhet të jetë institucionale dhe afatgjatë.
Së pari, një ndërhyrje në ligj për ti njohur institucionit ose gjykatës, të drejtën e heqjes së dekoratës në raste flagrante, si disa nga rastet e përmendura më lart.
Së dyti, një vendim konsensual politik për të njohur nderimet e çdo sistemi politik vetëm brenda sistemit, pra për ti konsideruar nderimet e sistemeve të tjera, si pjesë të atij sistemi, pa ndikim e përdorim në sistemin aktual.
Së treti, asnjë dekoratë e titull nuk mund të ketë efekt financiar nëse nuk ratifikohet nga sistemi aktual qeverisës. Pra nëse Byroja apo PPSH i kanë dhënë vetes dekorata, ato nuk mund të kenë efekt financiar privilegjues në demokraci, përveçse në rastet e nderimeve të meritës së provuar, ratifikuar nga komisione të posaçme pune në regjimin e sotëm demokratik.
Së katërti, nëse zbatohet saktë legjislacioni aktual mbi dekorimet do ishte evituar çdo skandal, përfshirë dekorimet nga Ministria e Mbrojtjes. Anashkalimi i procesit seleksionues dhe transparencës, solli skandalin, i cili nuk është as i pari dhe as i fundit.
Së pesti, do të duhet një sistem më i drejtë i meritës, larg preferencave klienteliste, për ta përdorur dekorimin dhe dhënien e titujve për vlera dhe jo për konsum pushteti, mirënjohje personale apo për shkak të presionit nga miqtë, shokët dhe partia.
Së fundi, është e rëndësishme që shteti të krijojë një data base mbi dekoratat dhe titujt e nderit, data base publike, në mënyrë që të evitohen rastet e nderimeve paralele, abuzive apo e dhënieve të dekoratave më të ulta në rang për një person që ka pasur dekoratë më të lartë, – siç ndodh rëndom tek ne.
Me ne fund nje ze pothuajse NORMAL
Ketij katunarit qe ka ardh me valixhe druni I eshte mbush mendja se ka vlera. Servili Berishes dhe me vone I Topit. Turp per Meron qe lejon keta provincial te japin mend
dy fjale per zotin Krasniqi
Edhe pse quhesh politolog dhe ke studjuar ne gjermani me bursen e Berishes me cfare ke shkruar me siper i ke ardhur rrotull por nuk thua kryesoren.
Qe ne 1991 falangat tropojane-serbo-malezese antikomuniste tip KU KLUS KLAN kane patur nje qellim diabolik te barazohej Enveri me Hitlerin dhe me terrorizmin 25 vjecar ja kane arritur qellimit.
Por ate qe la mangut monstra berishe po e ploteson PERVERSI ENVEROFAG EDI RAMA…i cili mori votat ne 23 qershor te denoje super-krimet e berishes ne fakt si HIJENE po ushqehet me skeletin e enverhoxhes.
zoti Afrim lexo me vemendje :
Ligji i ketyre dekoratave ka vetem nje qellim::::HEQJEN E DY DEKORATAVE TE ENVER HOXHES PERSONALISHT NGA VAMPIROIDI RAMA.
zoti Afrim lexoje me kujdes:
Komentshkruesi ka qene para 1990 antienverist jo nga ato qe i bien gjoksit..por ate qe po ndodh me kanibalizmin ndaj enver hoxhes krahesohet me gjordano brunon qe e dogjen ne turren e druve.
Nuk ka gop some ti heqe medaljet enverhoxhes nga memorja popullore kur ju shikon juve monstrave,vampireve,kanibaleve,hijenave qe keni cerek shekulli qe nuk e mundet as te vdekur.
Malsine e Tropojes e njoh shume mire dhe ate qe keni bere ju tropojanet me enverhoxhen eshte si para 500 vjeteve me Gjergj Kastriotin.
Lexo ketu poshte zoti afrim qe robt tuaj nga masterbues te enverit u kthen ne kanibale..me ne krye monstren berishe dhe tani perversin edi rama….kjo qe po beni eshte shenjterim i Enverit
Jam nji çikë nga Dragobija
Hije m’ka sot çiftelia
Vetë e gdhena me nji dru mali
Dern’e shpellës bac’Bajramit
Vetë e thura o kangen time
Enver Hoxhës me gjith’ urime
O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
Lavdi venit ku ti leve
Pyet Evropa e pyet Bállkani
Kush po i prin ktij karvani
Nji parti trimneshe e rrallë e
Enver Hoxha gjithmon n’ball e
O vrulli ynë o nuk mund të nálet
Sup me sup jem lidh si malet
Per rrethimin n’katër anet
Kemi zemrat bashë si t’parëve
E leta dinë mirë tradhëtia
O pushken top e ka Shqipnija.
O-hej.
Je plotêsisht ne kontradikte me vet-veten o “vrima e dragobijes”, kur midis tê tjerash thua:
O vrulli ynê o nuk mund te nàlet
Sup me sup jem lidh si malet
Dhe per çudi kur u hapen kufijte
te gjithe shqiptaret morren aratine
O-hej!
Edi kristac aneta Rama nuk duhet te harroje se ne kohen e xhaxhit hante 1 meter kub pule me pilaf kur te tjeret hanin buk kallamoqi..kurse Sali monstra desh e zhduku me leva hekuri.
sidoqofte kqyre kete “kontadikten ” keto poshte
””””””””””””””””””””
Dimensione biblike I jep Enver Hoxhes raporti I tij me Tropojen me Malsine e Gjakoves si kishte qejf ti thoshte ai.Eshte pikerisht kjo krahine qe ai I dha nje zhillim te jashtzakonshem ,qe me doren e tij I mbushi universitet me djem tropoja dhe qe e trajtonte Enver Hoxhen si perendi dhe fatkeqesisht pas 1992 banda e tropojes me kanibalet Biberaj ,Berishaj,Hajdaraj,Elezaj etj po I bluajne kockat sot.
Nje turp I tille per Tropojen ka ndodhur me vrasjen e Bajram Currit,ku hordhite e Ahmet Zogut,me ndihmen e serbeve eliminuan ne menyre mizore kete vigan te malsise.Biles per “marre” te tropojes erdhen fisniket e HASIT PATRIOT TE KRUMES qe e varrosen ne landin e tyre.
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Enver Hoxhen.
Edhe krishti me muhametin te vinin bashke nuk do priteshin me madheshtine e Enver Hoxhes.
Vetem 2 roje personale kishte LIDERI ENVER HOXHA,kurse kelyshi serb Sali Berisha kur vizitoi tropojen erdhi me 200 roje personale dhe shteterore dhe me 1000 roje (gjasme fansa) me autobuza nga Tirana
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Profetin Enver Hoxha.:
****
Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.
Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.
Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .
Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.
Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.
E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.
Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun
Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.
Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.
Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit
Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925
Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.
Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.
“Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.
Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
****
Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje
Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.
Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.
Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
Epilog:
Pra eshte pikerisht banda tropojes me Elezbiberin,Saliberishen,Mehmetelezin.Azem Hajdarin etj qe I kane borxh popullit te tropojes dhe gjithe shqiperise gjithe kete katastrofe te pabesueshme.Besoj se koha per denimin e kesaj bande ka ardhur.
Kush beri genocidin ndaj fisit Haklajve
Kush I shkaterroi varrezet e tyre si kanibale
Kush I vrau me fusha te minuara dhe paraushtarake
Kush I vrau dhe pleqte,grate dhe femijet etyre
Kush e dogji tropojen ?
Kush I vrau mbi 500 tropojane djem te rinj qe nuk jane vrare ae ne kohen e turkut,serbit dhe gjermanit por u vrane ne kohen e dushmanit Sali Elezbiberaj qe ju shofte fara me qen dhe me mace
ME ANTIKRISHTIN ENVER HOXHA SI “HERO” SHQYPNIA NUK MUND TE INTEGROHET NE BE
Prandaj o fanatiku enverist Afrim Krasniqi qe nuk e dije se ku bie Gerdeci ne harten e Shqypnise bashke me BOSIN tend Bamir Topi kjo qe thua ti eshte njesoj sikur ne Gjermani Hitleri te mbahet me vendim te Rajhshtagut “HERO” i Gjermanise dhe keshilltari i Presidentit te deklaroje:
PO HITLERI ESHTE “HERO” ME VENDIM TE RAJHSHTAGUT TE PARTISE NACIONAL-SOCIALISTE, PRANDAJ LE TA MBAJE ME SHENDET KETE TITULL ME GJITHE PIRAMIDEN E TIJ NE QENDER TE BERLINIT!
A ka turp dhe rezil me te madh se kjo deklarate debile e keshilltarit famoz te Presidentit shqyptar “demokrat” i djathte qe ka bere krushqi me familjen e Enver Hoxhes?
Eshte e vertete qe nuk ka vendim gjykate per heqje dekoratash.
Por nderkaq as qe duhet te merret as gjykata dhe asnjeri me vleresimin e meritave te atyre qe luftuan per clirimin e Shqiperise. Mund te kritikoni cile te doni per sot. Pse nuk shqetesoheni kur vleresohen kolaboracionistet e fashizmit, kur ata i denoi gjithe bota? Pse nuk shqetesoheni per pacavuren sali berisha qe na e dekoroi nishani, se demek ka sjelle pluralizmin ne Shqiperi? Kur te gjithe e dine se ai solli percarjen e te gjitha llojeve, vrau e preu e c’ti numurosh me pare atij. Lerini veteranet rehat si te vdekurit dhe ata qe jane gjalle, te ngrysin vitet e fundit. Shikoni se ka probleme me te medha ketu se sa dekoratat dhe medaljet.
Bira e Dragobise, qenke i pjerdhur.
Enver Hoxhen e vlerson historia dhe bota,
Ai e rradhit Shqiperine ne Koalicionin fitues te luftes se dyte botrore.
ai ndertoi nje Shqiperi moderne fatkeqsisht me dhune dhe Diktatur por shume here ma te mire se kjo demokratikja e mbas 1991
Fjale me VEND dhe fjale me MEND,i nderuari “Vrima e Dragobijes”!
Ne 90-ten reaksioni boteror propagandoi mashtrimin e madh se pas RREZIMIT TE SOCIALIZMIT(me djallezi e quajne Komunizem),ne Shqiperi do vendosej nje sistem politik DEMOKRATIK,kunder Luftes se Klasave,kunder RETUSHIMIT TE HISTORISE,kunder mohimit te Kontributit te secilit per Lirine dhe Pavaresine e Shqiperise etj,etj!
Por qe ne ditet e para te ketij GRUSHTI SHTETIT KARAGJOZ te udhehequr nga agjenti i CIA-s Ramiz Alia u duk hapur se populli shqiptar kishte rene viktime e REAKSIONIT ME TE ZI ANTISHQIPTAR,qe filloi te SHKALLMOJE cdo gje,qe nga pasurite kombetare pa fund,HISTORINE E KALUAR,vecanerisht LUFTEN E LAVDISHME ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE,MONUMENTET E KULTURES SE LASHTE,te NXITE PERCARJEN DHE URREJTJEN MISIS KRAHINAVE,PARTIVE,FEVE,DIALEKTEVE etj aq sa sot shqiptaret kane mbritur ne nje gjendje te MJERUESHME PA KTHIM per disa qindra vjet me pas!
Dhe kete MENXYRE e drejtoi ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE,TRADHETARI,AGJENT I UDB-se Sali Berisha!!
Dhe ate qe nuk e bene dot per 25 vjet me radhe,del sot i biri i ish komunistit te nderuar,sot gjoja ANTIKOMUNIST I SHTIRUR Edi Rama,qe ka marre persiper te hedhe poshte HERONJTE E VERTETE TE POPULLIT duke i quajtur ata KRIMINELE ,ndersa KRIMINELET e vertete,agjentet e agjenturave te huaja,qe per 45 vjet tentuan me GJAK TE RREZOJNE PUSHTETIN POPULLOR,por qe nuk ia arriten qellimit,ky TRADHETAR po udheheq TURPIN ME TE MADH TE SHEKULLIT:
-TE MARRE PERSIPER ATE QE DONIN TA BENIN NREAKSIONI ANTISHQIPTAR per 25 vjet,por qe nuk pati guxim!!
Te jete i sigurte Edi Rama:
Ne se ben realitet,qe te shpalle te pavlefshme DEKORATAT E ENVER HOXHES dhe LUFTETAREVE TE TJERE ANTIFASHISTE,jo vetem do te shpallet ARMIK I SHQIPTAREVE CVTE NDERSHEM DHE IDEALISTE,por do te mbetet ne histori si ESAT PASHE TOPTANI!!
I kujto9j edhe nje gje tjeter Edi Rames:
-Kemi degjuar se keni pranuar te rrisni cmimin e biletes se URBANEVE ne Tirane me 500 leke te vjetra!
Kete kercenim te ndyre te MAFIOZEVE TE URBANEVE nuk e pranoi Lul Basdha se do te merrte persiper URREJTJEN E POPULLIT,tani sic duket po e MERR TI DHE PS-ja mbi vete URREJTJEN E QYTETAREVE TE TIRANES!
Aq e poshter dhe tinzare eshte ky kercenim sa qe Keshilltaret e PD-se ne Keshillin Basdhkiak te Tiranes dolen me deklarate gjoja kunder rrritjes se cmimit ,per te NDERSYER POPULLIN KUNDER PS-se!
Ke dy PROVA te forta politike,Edi Rama,qe ne se nuk i zgjidh me mencuri,do ta MARRESH “PLUMBIN” NE LULE TE BALLIT!!!
Bej referendum popullor qe te gjesh zgjidhjen e duhur!
tani nuk pjerth njeri per dekorata,edhe ata qe i kane tju pijne lengun.se kush ishte veteran i luftes nuk e vendosin as ata qe skishin lindur as djemte e bashkepuntoreve te fashizmit.ata qe luftuan i di historija,ata sluftuan per dekorata.
nuk mund te flase per dekorata asnje lloj tropojani ose nga malsia gjakoves,kur sot ngrihet permndorja e ahmet zogut,tradhetarit,hajdutit dhe vrasesit te bajram currit.
ky tropojan i krasniqes nuk ka moral te flase per dekorata derisa permendorja e vrasesit Zog nuk eshte hequr nga tirana.ky zotni duhet te dije qe te paret e tij jo vetem e tradhetuan dhe vrane nga mbrapa bajram currin por dhe nuk pranuan ta varrosnin ne tropoje,por e moren hasjanet fisnike dhe e varrosen ne krume..
nuk hoqem enver hoxhen per te vendosur zog tradhetarin qe ishte nje miljon here me i keq se enveri….me kete “dekorate” duhet te merret Krasniqi qe kane qene tradhetare te bac bajramit,bythlepires te enverit dhe zagare te berishes
Mire e ke ti Krasniqi por andej nga vjen ti nuk jep garanci se mund te japesh mend. Shut up dhe fol me pak se na cave drrasat ti ushtar I Saliut.