Një këshillë bashkiakëve të Jugut, për “konsorciumin” Kokëdhima

28 Dhjetor 2015, 19:54Editorial TEMA
Një këshillë bashkiakëve të Jugut, për

Nga Mero Baze

 

Javët e fundit, ka një iniciativë të koordinatorit të rajonit të Jugut, Koço Kokëdhima, për të krijuar një “konsorcium”, bazuar, siç e mendon ai, në partneritetin publik-privat, i cili përfshin brenda tij rreth 8 kompani biznesi dhe 11 bashki të majta që kanë fituar në Jug të Shqipërisë. Nuk kam punë me kompanitë e biznesit që mund të formojnë një kompani të re, pasi janë në të drejtën e tyre të bëjnë biznes. Por, kam një këshillë për kryebashkiakët e Jugut, që janë përfshirë paraprakisht në planet e këtij “konsorciumi”, si pjesë e partneritetit publik në këtë skemë tërësisht korruptive dhe të paligjshme. Ata duhet t’i qëndrojnë larg kësaj aventure.

Dhe ka disa arsye thelbësore për këtë.

E para, që “konsorciumi” i ideuar nga deputeti Kokëdhima, bazohet mbi përdorimin e pushtetit politik, për të favorizuar një klientelë të caktuar biznesi  në raport me bashkitë e fituara nga Partia Socialiste, duke i tërhequr ato në një partneritet që u kushtëzon tregun e ideve, tregun e prokurimeve dhe potencialet e tyre për zhvillim. Sipas statutit dhe objektivave të “konsorciumit”, ato do të përfshihen në një rreth të mbyllur ofertash, të formuar nga ky konsorcium, dhe që do të shmangin ligjet kryesore mbi të cilat operon partneriteti publik privat në Shqipëri, që është ligji i prokurimit publik, dhe ai i ankandeve. Çdo institucion publik në Shqipëri, nëse kërkon të blejë diçka, duhet t’i drejtohet tenderit dhe nëse do të shesë diçka, duhet t’i drejtohet ankandit. Çdo shmangie nga ky rregull, përbën një cënim të lirisë ekonomike në vend, penalizim për shpërdorim detyre dhe favorizim për qëllime fitimi të grupeve të caktuara të interesit.

Së dyti, konsorciumi nuk është një kompani që mbështetet mbi ndonjë objektiv konkret, por mbi “kapjen” e pushtetit lokal nga një grup biznesmenësh dhe kryeideatori i tyre Koço Kokëdhima. Përshembull, në listën e 11 bashkive që janë paraparë të jenë aksionere, nuk është e përfshirë Bashkia e Përmetit, që është fituar nga Partia Demokratike. Kjo nuk është ndonjë humbje për Bashkinë e Përmetit, por një shenjë se si dhe përse është ngritur ky “konsorcium”. Pra, ai nuk është as professional, as afatgjatë, por një projekt politik, i cili bie erë “kapje shteti”.

Së treti, “konsorciumi” i këtij tipi nuk është ndonjë ide e re. Është as më shumë as më pak, studioja ligjore e Argitës apo çanta e zezë e Shkëlzenit, që detyronin çdo biznes apo ofiqar të shtetit, të operonte përmes tyre, duke i kërkuar dikujt 3 përqind për suksesin e projektit, dikujt 200 euro për orë, dhe të tjerëve dhe miliona. Për të mos e kopjuar direkt Familjen Berisha, ideatori Kokëdhima ka shpikur terma më kapitalistë, siç është “konsorciumi”, por që në thelb është një hallkë sekserësh, mes 11 bashkive dhe 8 kompanive private, të cilët do bëjnë sikur do bashkojnë fondet për të ndihmuar njëri- tjetrin, por në finale do të jenë objekt hetimi dhe përbaltje politike, në atë formë që nuk ja vlen të shkosh si “qeni në vresht” me mend e Kokëdhimës.

I kam përpara dokumentet e këtij konsorciumi, i cili për fat nuk është ngjizur ende nga ana ligjore. Kam përpara dhe kontributet që duhet të japin bashkitë dhe biznesmenët në këtë këtë projekt, me qëllim që ai të funksionojë. E përsëris, që biznesmenët le të marrin vendimet e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan, por bashkiakët duhet të mendohen para se të futen në një aventurë të tillë, që është një dokument degradues i kapjes së shtetit nga pushteti dhe i krijimit të institucionit të “sekserit” me ligj. Thjesht, duhet të kuptojnë se jo gjithmonë të korruptuarit nuk i gjen gjë në këtë vend. Mund të vijë papritur një ditë që mund të bëhen 79 vetë bashkë në një qeli, siç ndodhi disa ditë më parë në Serbi. Ose dhe më keq.

32 komente në “Një këshillë bashkiakëve të Jugut, për “konsorciumin” Kokëdhima”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Format e reja te administrimit,te sektorit privat dhe publik,kane brenda tyre dhe mosbesimin,por individeve te guximshem, ju ka dhene fitime te majme .
    Une shpresoj ne funksionimin e pushtetit gjyqesor,mbase ky funksionim nuk do filloj turbo,por abuzivizmit,do ti frenohet shpejtesia !
    Koha eshte e guximtarve !

    1. makbethviqidoldeath says:

      Një këshillë për Meron:

      E Vleresoj kete editorial por le te themi te verteten:

      Koco Kok Dhimi ka 25 vjet ne biznes dhe i justifikon pasurite..po Shkerdhen Berishajt..kane te pakten 4 keshtjella sa te shtepia e bardhe.

      Pra keshilla eshte:
      TE GODASIM KUPOLEN KRIMINALE TE BERISHAJVE….SE KETIJ KOQOS JA KEMI KOQET NE DORE CDO KOHE.

      Disa vite më parë kur vajza e kryministrit KRIMINEL shqiptar deklaronte pasurinë dhe e justifikonte atë me “punën në Kosovë”, kolegë të saj punonjës të administratës ndërkombëtare në Prishtinë, u hidhnin kunja shqiptarëve në një forum online: “E dini si mund të bëhesh miliarder me rrogë? Duhet të kesh babanë kryeministër të Shqipërisë”.

      Po nuk është vetëm Argita që i ka rregulluar punët e veta gjatë qeverisjes së babait të saj.

      Shkëlzen Bisha i datëlindjes 27 shkurt 1979, emri i të cilit shfaqet në skandale nga më të rëndat gjatë këtyre viteve, bën gjithashtu një jetë luksoze, para së cilës as Suedia ku ai jetoi deri para riardhjes së babait të tij në pushtet, me sa duket nuk ia vlen më.

      Në foton që shoqëron këtë shkrim shihet një vilë me përmasa kështjelle. Ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

      Është një nga banesat e 36 vjeçarit Shkëlzen Bisha.

      Dy vjet më pare kur dikush e përmendi këtë vilë, djali i ish-kryeministrit, zyrtarisht tha se vilën e ka me qera.

      Sigurisht që ashtu si për ndonjë apartament gjithashtu luksoz pranë pallatit ku banon babai, “letrat janë gati për përgënjeshtrim” pavarësisht se ndonjë kompani telefonike do nënqeshte pas kësaj.

      Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri. “Letrat” flasin për qera diçka mbi 2000 euro në muaj. Ju duket shifër e kripur? Jo për të gjithë. Edhe sikur të paguhej vërtet, ajo nuk do ishte problem për fitimet e larta që djali i kryeministrit ka deklaruar se ka në aktivitetin e tij të çuditshëm si “ndërmjetës dhe konsulent”. Këto “profesione” shkruhen në deklaratat e pasurisë së Shkelzenit.

      Kur Sali Berisha u bë kryeministër i vendit në 2005, deklarata e pasurisë së nënshkruar nga Shkëlzen Bisha paraqeste një situatë normale financiare, që i vinte më së shumti nga bashkëshortja me qëndrim në Suedi, duke patur vetëm 10 për qind të një apartamenti prej 100 metrash katrorë atje.

      Në 2007 ai thoshte se jetonte në një shtëpi në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve.

      Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. E kështu me rradhë, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja. Të ardhurat ai i deklaron se i vijnë nga puna si “konsulent ligjor”. Dhe të mos harrojmë se këto janë vetëm ato që deklarohen vetë.

      Emri i djalit të kryeministrit është përmendur në disa nga skandalet e viteve të fundit në Shqipëri. Implikimi më i rëndë është padyshim Gërdeci me të vrarët dhe të gjymtuarit e tij. Mes të cilëve edhe fëmijë. Më pas emri i Shkëlzenit do të dilte në aferën e tokave të Orikumit.

      Zona ku ka marrë de jure supervilën “me qera” djali i kryeministrit është ndër më të lakmuarat në periferi të Tiranë, si për banim, ashtu edhe për të bërë biznes.

      Kjo pjesë, dikur nën juridiksionin e komunës së Farkës, që drejtohej nga PD-ja u zhvillua veçanërisht pas ardhjes së Bishës si kryeministër në 2005.

      Kur qeveria vendosi të hapë tenderin për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (rreth 400 milionë euro) ra në sy një devijim nga projekti. Në afërsi të vendit ku janë këto vila dhe ku në atë kohë po përfundonte së ndërtuari qendra tregtare TEG, u shtua edhe një bypass.

      Vila në fjalë ndodhet pranë vilës së ndërtuesit të kësaj zone bizniesmenit Samir Mane dhe është e vetmja që e konkurron atë për nga madhësia dhe luksi.

      Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth 5 milion euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

      http://www.gazetadita.al/foto-e-kujt-eshte-kjo-vile/

      mos denimi i krimeve te berishes (qe po mbrohet hapur nga lu dhe rama) do te thote qe dhe koqoja ka drejte te talli koqet me Meron dhe komentusit e tij

      1. Gerlan says:

        Makbethkoqekokeqimi
        Visioni jot eshte shume I shkurter aq I shkurter sa nuk e kupton ke te shkurter sa nuk e kupton kush eshte ai I shkurter qe mero nuk shkruan asnjehere

        Per viqidolin merua ka shkruar per vite me radhe gjithashtu per sy peshkaqeniin per gita seksin per mbesen per lirine deri tek brezi i 7 i fisit te vampirave

        Tani le te themi dicka mbi koqet. E para koqua vjedh me bekimin e hajdutit te madh po ashtu beqja ahmetaj cani e cdo lloj krimbi qe eksizton ne qeveri

        Por ajo qe ti se kupton dot eshte qe koqe loqien nuk e duan as njerezit e vet eshte kaq maniak leku kaq I pabese kaq zemerkaatran sa tek sondazhi I balkanweb
        Kush eshte politikani me I mire I vitit kocua ka marr 20 vota?

        As fisi I vet nuk e voton e jo me administrata e koqes

        Koqua ka qene, eshte, e do te jete vampiri I shqiperise , cdo gje qe ben e ben me bekimin e kryehajdutit

      2. vaso says:

        Paske inat personal me Salen.Mos kerko alibi per deshtimet e tua tek kryeministrat.25 vjet tranzicion, hengren,pine,rremmbyen prona,shkaterruan cfare munden,mbajten gjalle korrupsionin kur u leverdis,spaguan taksa i gjithe populliErdhi sot Rilindja dhe i legalizoi te gjitha FALAS.Le te legalizojme ato te Sales,ne shenje mirenjohje per 25 vjet demokraci pa limit.

    2. Skypion says:

      Armiqesia e njohur e analistit tone ndaj K.Kokedhimes eshte nje gje e mire,sepse,edhe keshtu,dhe per ironi,demaskohet sistemi i korruptuar dhe oligarkik qe ka ngritur Edi Rama,i cili,Kokedhimen e ka mentorin e tij.
      Por,ne nuk jemi dakord,megjithate,me menyren sesi “denoncon” analisti yne.E kjo per dy arsye.
      E para,nje pjese e atyre kryebashkiakeve te Jugut,te cileve u drejtohet me nje keshille,cka nenkupton se ata jane “te paster”(se fundja,keshillat u jepen te pastertve,apo jo?),ne te vertete,jane te zhytur deri ne fyt ne korrupsion,madje ca edhe me rekorde te frikshme kriminale.
      E dyta,per shkak te menyres selektive te “denoncimit”.
      Nese analisti yne flet per kapje apo tentative kapjeje te kryebashkiakeve vendore nga Kokedhima,simboli i korrupsionit te kesaj maxhorance,dhe perfaqesuesi tipik i oligarkise se instaluar ne Shqiperi nga socialistat,ai hesht per kryebashkiaket,qe s’i ka kapur e as tenton t’i kape askush,sepse,i ka kapur krimi me kohe.
      Ai hesht per kryebashkiaket socialiste qe jane trafikante e droge,trafikante prostitucioni,perdhunues,grabites dhe pengmarres.
      Ai hesht per Bushin dhe Roshin.
      Ne kete rrethane,eshte luks te flasesh per “kapje kryebashkiakesh”;madje kjo e fundit,pikerisht per keto rrethana,mund edhe te konsiderohej si shenje e nje demokracie qe…eshte normale dhe funksionon!Gjithandej,edhe ne vendet me demokratike,ka tentativa te tilla,e kjo ka te beje me ate qe konsiderohet si korrupsion i pashmangshem.
      Kjo per te cilen eshte i shqetesuar analisti yne,do te ishte per t’u pershendetur ne rrethana e situate normale politike.
      Por,rrethanat dhe situata ne Shqiperi,nuk jane aspak normale.Jane anormale.Korrupsioni nuk eshte i zakonshem.Eshte i pazakonshem.Eshte i jashtezakonshem.
      E te “denoncosh” korrupsionin e zakonshem,aq me shume,tentativen per nje te tille,ne nje vend ku korrupsioni eshte i jashtezakonshem,e ka thyer cdo kufi te imagjinates eshte,mesepaku,tallje mendereje me publikun.
      Sic e thame edhe me siper,perpara se te denoncoje korruptimin apo tentativat per korruptim te kryebashkiakeve te Jugut,analisti yne,duhet te denoncoje kryebashkiaket me rekorde te tmerrshme kriminale,trafikantet e droges dhe prostitucionit,perdhunuesit,pengamarresit dhe grabitesit qe,me mbeshtetjen e fuqishme te Edi Rames,po sundojne ne Kruje dhe Kavaje.
      Poashtu,nuk jemi dakord me “denoncimin” e analistit tone,sepse,sot,sipas vete logjikes se tij te te shkruarit te editorialeve,do te duhej te kishte shkruar nje te tille per tre ish-ministrat e djathte te denoncuar ne prokurori per korrupsion nga qeveria Rama.
      Si ka mundesi,qe analisti yne,i cili gjuan,vecanerisht,lajme te tilla per te shkruar editoriale bombastike,nuk po e shkruan nje te tille?!
      Ne kemi nje ide.
      Edhe pse shperfilles ndaj skrupujve,analisti yne,megjithate,ka aq skrupuj,sa te mos behet qesharak e te beje lojen po aq qesharake qe po ben Rama,ne vigjilje te reformes ne drejtesi.
      Pikerisht,kur te gjithe duket se kane rene dakord per reformen ne drejtesi,Rama ndermerr nje levizje te befte,duke denoncuar per korrupsion tre ish-ministra te opozites.
      Kjo behet groteske,kur ai perjashton nga denoncimi ish-ministrat e LSI-se,me te cilen eshte sot ne koalicion.Perjashton,pikerisht ato ministra qe kishin pergjegjesine e drejtperdrejte per ata qe akuzohen ish-ministrat e PD-se…!!!
      Loja e Rames,duke denoncuar ish-ministrat e opozites,eshte eshte aq e ndyre dhe qesharake,sa edhe analisti yne,te cilit nuk i bejne pershtypje ndyresite kur i intereson,nuk denjon te merret me te!
      Jo vetem kaq,por kjo tradhton edhe qendrimin e vertete te Rames ndaj reformes ne drejtesi,i cili qellim eshte kapja e drejtesise,eleminimi i kundershtareve politike,eleminimi i opozites dhe eleminimi i partnereve te tij ne koalicion.
      Analisti yne e ka shmangur editorialin mbi kete teme,sepse a ka kuptuar qe cdo shkrim per te,do ta demaskonte edhe me qellimin e vertete te Rames.
      Ajo qe po mundohet te beje superdeputeti Kokedhima ne Jug qe,ne pjesen me te madhe,e ka bere nderkaq,eshte permbyllja e konsolidimit te sistemit oligarkik edhe gjeografikisht,dmth,duke e shtrire ate ne te gjithe territorin e vendit.
      Ne Veri,oligarkia eshte e plotfuqishme me trafikantet e droges dhe prostitucionit qe kane ne dore pushtetin vendor.
      Ne Jug,ajo po konsolidohet me ane te Kokedhimes,ne menyre te sofistikuar,cka eshte edhe me keq,sepse,nese ne Veri perfaqesuesit e oligarkise,te diskretituar publikisht,neser a pasneser do te perfundojne ne burg,ne Jug,perkundrazi,sistemi qe po ngre Kokedhima eshte i tille,sa eshte shume i veshtire per t’u luftuar edhe po u zbatua ligji per dekriminalizimin dhe,edhe po u be reforma ne drejtesi.
      Megjithate,edhe ky denoncim selektiv i analistit tone eshte per t’u pershendetur,anipse niset nga inatet qe s’i dime me superdeputetin.

      1. oldman says:

        Per Skypion dhe te tjere..
        “Armiqesia” qe paska Mero per Kokedhimen, sipas teje dhe
        qe sot te shkon per shtat, une them se nuk eshte e vertete.
        E them kete, jo se pretendoj te jem me i zgjuar se ty,
        por se nuk jam mercenar i paguar si puna jote.
        Mero ben shume mire qe demaskon Kokedhimen, sikurse ka bere
        edhe me shume sharlatane te tjere, ne gjoja biznesin shqiptar,
        qe ne historine e 25 viteve te fundit kane perfituar me mashtrime
        (perfshire Kokedhimen) me shume nga klanet hajdute te Berishes,
        pastaj me radhe Nanos, Metes dhe se fundi Rames.
        Prandaj mos na bej moral me sofizmat e tua te dala boje vetem
        per gjynahet e kesaj qeverie qe sidoqofte ka shume pergjegjesi.

    3. beth says:

      pER CFARE GUXIMI E KE FJALEN ZOTERI?bIZNESMENET E VENDEVE DEMOKRATIKE JANE GUXIMTARE QE FITOJNE-ATA GUXOJNE NE TREGUN E LIRE TE BAZUAR NE LIGJET E SHOQERISE DEMOKRATIKE.PO JU PER CFARE GUXIMTARESH FLISNI?-PER ATA QE GUXOJNE TE SHKELIN MBI LIGJET DEMOKRATIKE?KU KE DEGJUAR TI TE DILET ME NISMA TE BASHKOHET BIZNESI I JUGUT ME QEVERRINE SOCIALISTE TE JUGUT,LINDJA ME PUSHTETIN E LINDJES…..?e KU ? NE NJE VEND QE NUK I HARRIN 3 MILJON.KU KA INISJATIVA TE TILLA QE PUSHTETI EKONOMIK TE BASHKOHET ME POLITIKUN E VATRAVE BRENDA VENDIT?eSHTE MIRE TE HESHTESH KUR NUK DI SE SA TE BESH ISO NJE KENGE QE NUK I DI FJALET,SEPSE KJO KENGE MUND TE JETE EDHE KUNDER TEJE.

    4. Adi says:

      Koco eshte njeri me vizion dhe shikon shume me large se ju

    5. Ana says:

      Mero ska ca ben e vetem flet brickulla

    6. Sokol says:

      JU qofshi keta qe jeni.pupupu Koço more I nderuar Mero nuk ka nevoj te pasurohet se pasurin e ka bere ketu e 20 vjete. Por mendon vetem per kete popull

  2. Milanisti says:

    Shumë të drejtë ke mo Mero po si mund të ngrejë zërin kukulla e Kocos në Sarandë marr një shembull ;Florianen Kocua e vendosi Kocua e komandon me telekomande PSP se e ka krijesë të tije,mund të bëjë çfarë të dojë.Njëqind mijë herë më mirë Stefan Çipa, i mirë i keq po te paktën mbronte mendimin e tij.Kjo ka frikë të hapi gojën të thotë një mirmengjes. Flas për Sarandën se ato bashkitë e tjera si njof kryetarët e bashkive. Po duke parë këtë e imagjinoj si mund të jenë dhe ata të tjerët.

  3. kaonia says:

    Po c kryetar bashkish jane keta legena.Para ca ditesh u be ne qytetin tone konkursi per rregullimin e pjeses muzeale te qytetit ,per pakimet dhe rruget qe do lehtesonin levizjen e mjeteve ne kete pjese.Pa filluar konkursi dihej kush do ta fitonte.Ishin tre kompani qe nuk kishin punuar as 10 dite per projektin,nuk ja kishin fare haberin ne terren ,dhe kishin dale ne perfundime pa bashkpunuar me arkitekt te qytetit apo perfaqesus te bashkise.Bashkia ne c do vend te botes eshte ajo qe shikon prespektiven e zhvillimit urban te qytetit dhe si e tille mund ti anulloje keto konkurse. Shume thjesht projekti nuk eshte i pershtatshem ,pergatituni dhe ejani perseri.Shembuj tw tille ka plot ne bote ku sdudio prestigjoze jane larguar nga konkursi per gjera me te vogla jo me per projekte afatgjata.

  4. Mentari says:

    Po ngjallet Bolshevizmi i deshtuar per te kapur pushtetin e perjetshem ne shqiperi.Eshte projekt Bolshevik Sundimi e Korruptimi i perjetshem i Nje njeriu te Korruptuar qe nje dit do te perballet me ligjin shqiptar per aventurat e korrupsionit dhe te vjedhjeve te prones shteterore shqiptare.Kokedhima nje dit do te perballet me Ligjin e pameshirshem shqiptar dhe do ti paguaj me gjak ate pasuri arbitrare qe ka bere

    1. lekua says:

      Te tere te mençur, por vete nuk disponojne asgje; jane brekegrisur. Flasin brekegrisurit se si duhet te zhvillohet bisnesi kapitalist! Edhe Mero ka nje kunje me Koçon ashtu si me Saliun qe nuk e vuri minister e qe ateher u terbua. Po s’kane as nder e as dinjitet keta njerez te sotem, pa ne shkojme kohen duke lexuar broçkullat e tyre.

  5. ermiri says:

    ne fakt eshte idej e dyte e kocos pas koperatives se xarres.po Rama dhe Meta i mbajne iso Kocos me disa njerez konkrete qe shfaqen si aksionere ….
    Modele qe duhet te hetohen pas pak vitesh dhe jo konsorciumet por ndarja me bllok e aksioneve mes metes dhe rames

    1. 2K VS 2B+2L says:

      Nuk kam asnje simpati per 2K biles e urrej qe nga koha kur ishte ne KQ te rinise shqiptare..ku ne kete pike eshte I baraz urreshem me sekretarin e PPSH te mjeksise..me nder me thane Berishes.

      Por ketu ka nje ndryshim thelbesor:

      Banda kriminale-tradhetare 2B eshte vite drite me antishqiptare se 2K
      Te kujtojme vetem “konsorciumin” e Damir Fazllicit qe kishte detyre te nxirrte serbet ne ADRIATIK

      Nxirrja shkumen 2K-S I nderuar Mero..por kur “konsorciumin” e gerdecit dhe 21 janarit po e mbyllin me nje DIRTY JOB rama-meta-berisha-luja dhe vlahutinia ( edhe pse bejne sikur zihen) atehere lere te qete 2K dhe mbylle gazeten dhe merru me LIFE STILE.

      Per kujtese ja nje bllok pyetjesh qe I shte bere KONSORCIUMIT TE GERDECIT..qe jo vetem nuk u gjet ndonje fajtor..por per Xenin Holliwoodi po xhiron nje film dhe do inagurohet nga marsi vitit qe vjen dhe eshte mire te cfaqet ne gerdec ku te marrin pjese Lu-ja me lulin dhe edi rama qe do thote se fajin e kishte KINEZI ( JO LU-JA) qe I dha diktatorit kaq shume municjon kinez..

      PYETJE E HARRUARA PER BOSSIN E KONSORCIUMIT TE GERDECIT

      1. A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse?
      2. Cili ka qenë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve e municioneve, Kosta Trebicka?
      3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
      4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit?
      5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamacione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem?
      6. Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin?
      7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit?
      8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilin dhe cilëve u është imponuar dhe përse?
      9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe çfarë kanë biseduar?
      10. A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit?
      11. Përse qeshte Delijorgji kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave?
      12. Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerës televizive?
      13. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ndërhyrjen tuaj në lidhje me trafikun e armëve?
      14. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë në lidhje Gërdecin?
      15. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin?
      16. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë për ngjarjen e Gërdecit?
      17. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën?
      18. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punë “sekret shtetëror”?
      19. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin?
      20. A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të Gërdecit?
      21. A është djali juaj në Shqipëri? Nëse po, a mund të dilni publikisht me të? Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse?
      22. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Oketa, për të ngurosur materialet e tenderëve të trafikut të armëve?
      23. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderëve dhe a duheshin bërë ato pa dijeninë tuaj si kryeministër?
      24. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja?
      25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?
      26.Kur do ti kerkoni falje viktimave familjarsht ?
      27. A e di shenjtori DONALD LU qekolegu I tij I dha vize ilegale gjeneralit Luan Hoxha edhe pse ishte denuar nga drejtesia dhe ishte kercenuar me jete nga miku juaj KRIMINELI BERISHE ?

      bravo mero..bravo rama..bravo lu..tani qe e futet ne burg bossin e gerdecit 2B..tani futjani dhe 2K…

    2. Tomorri says:

      Mire ja bejne ketij Koços se shume po na hapet bythesh ky majmun.

  6. qelbesira says:

    Keto jane qelbesirelleqet e Rames dhe Kocos.Rama eshte kryesori apo ai qe do pjesen e luanit,Koco dihet shet edhe familjen per egoizmin e vet.Koco nuk ka ngjyre,ka interes,e nderron ngjyren sipas interesit,hjdut qe ne rrinine vet,i rritur me veshtiresi por me privilegje politike.Karrierist dhe egoist i papare,servil dhe mashtrues i kalibrit te super te rende,tamam per deputet.Nuk ka shok ,ndoshta vetem Xhafen,kane njelloj pa identitet.

  7. Beni says:

    O zot sa me pelqen nje rreshtat e fund .
    Pershendetje Mero

  8. gerlan says:

    po ca jeni duke diskutuar per kocon akoma ne 2015

    koco loqia eshte dora e hajdutit te madh , me nje fjal kocua vjedh , hajduti ha, kocua Brenda po erdhi puna.

    mjafton te shikosh besnikerine qe ka hajduti per ahmetaj, cani beqaj e kedo minister e drejtor dogane do e kuptosh qe eshte diku tjeter hajduti

    me qesharake ne qofte se futeni tek Balkanweb tek sondazhi I momentit kush eshte politikani I vitit , do e vini re kocua ka vetem 18 vota , I bie qe as farefisi vet mos te ket besim tek ai dhe ta votoj

    kocua ka parim vjedhje dhe vetem vjedhje, se vetem 4 vjet kemi pushtetin
    ndoshta 8 po vazhdoi saliu me lulin akoma ne pd

    beqaj e ben al kapone amator ne vjedhje

  9. Eni says:

    Dhe a kanë filluar punimet në Gërdec si prishja e repartit etj. përpara që të aprovohej biznesi?Dhe kush mban përgjegjësi? Saliu jo vetëm nuk donte shtet por dhe ka qënë injorant në punët e shtetit. Dhe punimet hidraulike në spitalet (që duhet të kishte një kërkesë e thjeshtë higjenike) nuk denjonte ti trajtonte e ti zgjidhte.Të sëmurët ne pavionet e spitalit N. T. duhej të urinonin nga dera e WC pasi nuk mund të shkelnin brena në moçalin e ndyrë…Sot si rrjedhojë në spitalet nuk po hiqet dot korrupsioni (në sp. e traumës psh infermieri detyrohet të ruaj mbeturinat e ilaçeve deri sa i sëmuri të dalë nga sp.për të vërtetuar se nuk i ka vjedhur ilaçet etj.Këto janë pasojat e shktërrimit të moralit….nga njeriu i thjeshtë deri psh tek media e qeveria…shih kamaleonin Lubonja apo Bashën. Korrupsioni është sot në shkallë kombëtare…

  10. Bashkia Finiq says:

    Kjo gje u refuzua ne Bashkine Finiq pa dale ne media akoma ky problem.
    Keshilltaret e Bashkise Finiq refuzuan qofte dhe te diskutonin per kete projekt i paraqitur me nje procedure urgjence dhe rruge te vetme.

  11. Berti says:

    Kokedhieri Mero po shtyp nje popull te tere ne Jug dhe delet qe i votuan bashkiaket nuk ngrihen por i gezohen shtypjes nga 2K. Edi Drama i gezohet valixhes me lek qe 2K i dergon cdo fundjave. E vetmja zgjidhje eshte te ngrihet populli dhe ti vere shqelmin 2K, Tan Lelit, Jorgo Goros etj. Po ky popull eshte i vdekur kush do ngrihet.

  12. Berti says:

    Kur do ti vij fundi marrezive te 2K. Ky eshte kryehahduti i PS. Ai krijon organizma te pa mbeshtetura ne ligj dhe ne kundershtim me ligjin e konkurrences. Qellimi i 2K eshte vetem te vjedh dhe kusarine e tij ta mbuloj nepermjet interesit publik. Ngrihuni o te vdekur se ju vuri poshte 2K. Ju nuk votuat te pasuronit 2K, por te permiresonit jetesen tuaj nepermjet qeverisjes se mire lokale.

  13. Tomorri says:

    Mire ja bejne Koqes se koços.

  14. capia dhia says:

    Diabolike.
    Tentative djallezore,antisocialiste,antishqiptare.
    Njerez qe nuk ngopen pa e pare kete Popull, si nje trup i vetem, ne Litar. Jo per nje cast, ne litar – po per jete!?.
    Edhe Djalli, Satanai vete, nuk e miraton dot Betimin-pakufi te ketyre njerezve per ta shuar perfundimisht Shqiperine, me fare dhe me koker.
    Nese ka Zot, le ta tregoje Ai veten.

  15. beth says:

    Se kuptoj ku do dale ky koco kokedhima?Bashkon biznesin socialist +pushtetin politik te socialisteve ne keto zona = principate e jugur socialist.Po interesat e pjeses tjeter te popullsise te ketyre zonave si realizohen? Ku do jete atdheu i tyre ?Gjera te pa degjuara qe ta vene ne dare shqiperine-ne daren e korrupsjonit .Turp i madh

  16. beth says:

    MERO ,ME MIRE VONE SE KURRE THOTE POPULLI.JE KUJTUAR PAK VONE TE SHKRUASH PER ‘RILINDASIT’ POR TE PAKTEN FILLOVE TE KUPTOSH SE DUHET SHKRUAR .TE UROJ SUKSES.

  17. stela says:

    Oooo Koooqo, a ke nda rrogat e ketij viti, se po hyn 2016-ta??

  18. Artan says:

    ASnje korrupsion nuk duhet te vishet me ngjyre partiake sepse pastaj te gjitha komentet qe dalin ketu jane te korruptuara
    Ne vertete doni qe ky vend te shpetoj nga ky tmerr qe gerryen perdite financat e shtetit qe ne fund jane nga taksat tona ne qytetaret e ketij vendi ne arsim, drejtesi, mjeksi ne cdo cep e skute te shtetit Shqiptare dueht te denoncojme korrupsionin vetem keshtu i behet nder Shqiperise vetes te ardhmes
    Kur do kuptojme me drejte se cfare eshte demokracia a mos valle ajo duhet personalizuar ne parti ne emra apo ne pjese te pushtetit
    Demokracia eshte nje vlere kur te gjithe kane gjithperfshirje ne vendimmarrje me ane te votes por une mendoj se ne jemi te korruptuar deri ne palc si pjestare te ketij shteti ne japim voten Rames Kocos Ilirit sales Lulit Gramozit ridvanit Gencit Jozit Taulantit Tomes e pastaj ne fund kerkojme cfare CFARE PO KERKONI???
    Une mendoj se po kerkoni qe te fitoj krahu i juaj i korruptuar qe neser te jesh nje nga te kurruptuarit dhe kjo eshte MJERANE
    Ketu na sollen dhe e sollen Kete Shqiperi Keta Bij te padenje te ketij Kombi na dhuran nje Virus qe spo dime si ta kurojme e Lu, Hofman, Vlahutin etj qeshin me ne po po qeshin e mire na e bejne se jemi bere per tu talle
    Nje mendim per kete ceshtje po te ishte publike sdo kisha asnje dyshim por mendime ne lidhje me te e nese mendoj se po behet ne fshehtesi zgjedh ti besoj Meros, e jo se nuk eshte i pa korruptuar dhe ai jo vetem per nepermejet mikut te fiksit, por sepse ai do te jete i fituar Krahu i tij Korruptiv

  19. Hasan Shima says:

    Mero, po ben sikur i bie kokes koedhjerit qe se bashku me kryeministrin kerkojne te pronesojne te mirat e jugut, sidomos bregdetin. Bashkepunimi me biznesin selektiv (te korruptuar) eshte rruga e Ramiz Alise qe kapitalistet e rinj te jene pinjollet e nomeklatures komuniste. Rama po hyn me vonese ne kete valle por ka zgjedhur nje nga njerezit e nomeklatures komuniste Koco Kokedhjerin qe ti paraprije ne fitorje te reja. E para beri ligjin e ri te pronave qe prona te kaloje lehtesisht ne duart e kokedhjereve dhe investitoreve ne radhe te pare duke moskthyer pronen dhe ne radhe te dyte duke shproneuar pronaret edhe per ate pak toke qe mund tu jete kthyer.
    Do rrojme e do degjojme, do fillojne gjyqet e shpronesimit sipas mesimeve te kokedhjerit me bekimin e Rames e te trashegimtareve te Byrose Politike. shqiperia ne Europe si kampione e korrupsionit dhe e antiligjit.
    Hasani

  20. neritan says:

    vizione, ide, risit qe sjell dhe do te sjelli Kokedhima jane te pafundme. Ai eshte presonalitet i lart politik ku fjala e tij ka pesh te madhe, si dhe inteligjenca qe zoteron ky lider eshte per tu admiruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje