2016: Viti i drejtësisë

2 Janar 2016, 21:53Editorial TEMA
2016: Viti i drejtësisë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shpeshtuar takimet me aktorët kryesorë të politikës këtë fund viti; misioni i tij është mbledhja e 94 votave për reformën në drejtësi deri pranverën e 2016-s. I njohur gjerësisht si “kumbari” që po shtyn përpara paketën e nxehtë ligjore, ai ka marrë përsipër rolin e negociatorit me kundërshtarët e reformës dhe komunikimin pa dorashka me shqiptarët.

“Këta njerëz kanë frikë se do të humbin vendet e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do të përfundojnë në burg. Ndoshta, këta njerëz duhet të kenë frikë,” tha ai në një dalje të fundit publike.

Reforma në drejtësi nisi vjeshtën e vitit 2014- më shumë si produkt i presionit ndërkombëtar mbi Shqipërinë “e korruptuar”, sesa shprehje e një vullneti të brendshëm për ta luftuar atë. Kjo reformë është kushti kyç që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Një rrjet i gjerë ekspertësh të ligjit, i ngritur pranë një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka prodhuar kornizën e ndryshimeve kushtetuese. Në shtator 2015, projektligji iu dërgua për mendim Komisionit të Venecias.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese redukton kompetencat e Presidentit mbi sistemin gjyqësor, rikompozon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe decentralizon institucionin e Prokurorisë. Projektligji parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili synon të pastrojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Megjithatë, efektet e reformës pritet të shtrihen tek elita politike, e cila perceptohet si përgjegjëse për korrupsionin e lartë dhe kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

Spartak Ngjela-një lobues i hershëm për një reformë të thellë mendon se drafti aktual është një hap i parë i mirë, edhe pse fokusohet tek skartimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve më shumë se sa tek ngritja e sistemit.

Sipas tij, ndërtimi i një sistemi të fortë ligjor i jep fund një marrëveshjeje të fshehtë, që politika ka bërë me gjyqësorin në Shqipëri.

“Paaftësia për të ngritur sistemin e drejtësisë dhe korrupsioni i lartë i politikës shtetërore kanë krijuar një marrëveshje të brendshme me dy streha të ngrohta për politikën dhe gjyqësorin,” thotë Ngjela për BIRN.

Konsensus?  

Përgjatë vitit 2015, reforma në drejtësi dominoi debatin publik në vend duke u vendosur përballë një numri jo të vogël kundërshtarësh. Njerëzit e sistemit-prokurorë dhe gjyqtarë shprehën skepticizëm për propozimet ligjore dhe ndryshimet drastike që pritet t’u imponohen së shpejti.

Presidenti Bujar Nishani, kompetencat e të cilit rrudhen dukshëm u shpreh kundër mënyrës se si po realizohej reforma.

Partia Demokratike në opozitë refuzoi fillimisht të përfshihej në proces, duke akuzuar kreun e ekzekutivit Edi Rama se po tentonte të kapte institucionet e pavarura.

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, aleate në qeverisje me kryeministrin Rama kërkoi gjithashtu që reforma të mos miratohej pa konsensusin e opozitës.

Megjithatë, një vendim i ndërmjetëm i komisionit të Venecias mbi propozimet ligjore i ka zbutur tonet e kundërshtarëve. Në rekomandimet e veta për paketën e ndryshimeve kushtetuese, komisioni i Venecias kërkon distancë më të madhe mes ekzekutivit dhe gjyqësorit dhe rrëzon pikën e diskutueshme të ndërprerjes se mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Reflektimi i këtyre rekomandimeve mbi projektligjin ekzistues rrezikon të shtyjë në kohë miratimin e reformës.

Arjan Vasjari-analist politik argumenton se megjithë kundërshtitë, kjo klasë politike e ka tanimë të pamundur të rrëzojë miratimin e reformës. Duke e cilësuar reformën në drejtësi esenciale për vendin, ai thotë se ajo e tejkalon madje edhe vullnetin e politikës në raport me të.

“Politika është në kushtet e pamundësisë historike për ta kundërshtuar reformën në drejtësi. Ajo është e detyruar t’i nënshtrohet asaj,” tha Vasjari për BIRN.

Dashamir Shehi, një deputet i Parlamentit dhe zë i moderuar i opozitës bie dakord me faktin se reforma do të miratohet, pavarësisht pakënaqësive. Por ai i bën thirrje mazhorancës aktuale të Edi Ramës të tregohet e arsyeshme dhe të mos e shohë këtë reformë si një mundësi për të kapur drejtësinë.

“Si opozitë, ne kundërshtojmë disa pika, pasi kjo reformë fuqizon rolin e ekzekutivit. Gjykimi ynë është të lihet në dorë të ekspertëve ndërkombëtarë, të bëhet i pranueshëm për të gjitha palët; të jetë një reformë që mund të aplikohet në kushtet e Shqipërisë,” tha Shehi.

Ideja se mazhorancat tentojnë të kapin pushtetin gjyqësor është e vjetër në Shqipëri. Në të shkuarën, reformat kanë qenë të njëanshme, ndërkohë që sistemi i drejtësisë është perceptuar shpesh si një zgjatim i politikës.

Për të shuar këtë diskutim, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian në Tiranë e kanë prezantuar veten si bashkëautorë të reformës.

Kjo garanci e bind Ngjelën të mendojë se pretendimet e opozitës se reforma fuqizon kryeministrin janë një pretekst dhe naivitet. Ndryshe nga Shehi, Ngjela argumenton se çështja në Shqipëri shtrohet mbi premisat për të ngritur një sistem të aftë, i cili mund të hetojë pa dallim politikanët e korruptuar.

“Atyre që pretendojnë se fuqizohet Rama u them: po ambasadori amerikan ç’kërkon në këtë histori? Ata kërkojnë të fusin në burg të korruptuarit. E ç’rëndësi ka kush fuqizohet, pasi të korruptuarit të futen në burg?” pyet ai.

Pasojat mbi politikën 

Reforma në drejtësi ka rritur pritshmërinë e publikut dhe ka shtuar shqetësimin në radhët e politikës dhe gjyqësorit. Efektet që mund të lindin prej saj janë të shumëfishta; një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh pritet të lënë postet, ndërsa një sistem i pastruar drejtësie kthehet në një kërcënim për estabilishmentin politik të Shqipërisë.

Aplikimi në kushtet e Shqipërisë mbart një ekuacion me shumë të panjohura.

Si mbështetës i hapur i reformës, analisti Arjan Vasjari shpjegon se reforma do të rrisë qartë dhe pa alibi ekspozimin e politikës ndaj së drejtës. Megjithatë, ai ruan një dozë vetëpërmbajtjeje për pritshmëri të larta.

Shkak janë njerëzit që do ta bëjnë reformën-çka e shtyn Vasjarin të mendojë se efektet e saj do të shtrihen gjatë në kohë.

“Ne po reformojmë sistemin, jo njerëzit,” argumenton ai.

Spartak Ngjela mendon se kjo kohë ka ardhur për Shqipërinë. Ai i referohet për analogji shembullit të Rumanisë dhe Bullgarisë-vende të cilat kanë kaluar më parë në të njëjtën rrugë dhe që iu nënshtruan presionit ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin.

“Në të kundërt, kostoja do të ishte shumë e madhe. Ekonomia do të degradojë në mënyrë të tmerrshme dhe  kjo do të shoqërohet me embargo dhe  izolim ndërkombëtar për Shqipërinë,” parashikon ai.

Dashamir Shehi këmbëngul se vetëm cilësia e reformës dhe pranimi i saj nga të gjitha palët do të ishte një garanci për sukses në implementimin e saj.

“Qëllimi i kësaj reforme është të dënojë zullumqarët e politikës. Qëllimi është të pastrojë sistemin e drejtësisë-i kthyer në një zullumqar të madh në vetvete. Po s’i bëri këto, mbetet një fjalë e madhe, por bosh,” përfundon Shehi.

11 komente në “2016: Viti i drejtësisë”

  1. optimisti says:

    shpresojme te jete rilindja e vertete per shqiptaret e ndershem.mezi po presim.

    1. Leonardo says:

      Ke të drejtë optimist atë po presim mbase erdhi koha që dhe ne të ecim në hapat e vendeve të përparuar

  2. 2016 VITI DREQESISE says:

    lexova artikullin dhe ndjehem tejet pessimist nga ky hartim I Kasandra Bogdanit qe eshte nen nivelin e vrimes se Rita Petros..

    ky vrime editorial duhet ti tregoje shqiptareve se pushteti ambasdorial duhet te jape llogari pse ai vend eshte shperfyteruar..pra nuk eshte vetem sistemi I drejtesise por cdo qelize e jetes politike qe do operacjon me thike dhe jo aspirinat e porositura te BIRN-IT

    ESHTE KRIMINALE PER TE GJITHA SUBJEKTET QE PO MERREN ME KARNAVALET E VENECIAS DHE ME KETE REFORME MORTORE TE DREJTESISE QE PO PERJASHTOJNE NGA KJO ‘FURTUNE ARTIFICJALE” ARKITEKTIN E VRASJES SE SHTETIT SHQIPTAR PERBINDESHIN SALI BISHA

    une thash,
    ti the,
    vasjari tha
    ……
    une thash,
    ti the,
    lu-ja tha

    une thash,
    ti the,
    ngjala tha

    une thash,
    ti the,
    dashehu tha

    …..

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    LHL 2013=VENECIA 2016

    1. aliu says:

      2016 viti dreqesise,, Paske ngelur ne regjimin komunist akoma, ose te pelqen te jetosh nen diktature. Ne vend qe t’i falnderosh ambasadat e huaja qe po i japin nje ndihme te jashtezakonshme popullit shqiptar per ta cuar kete vend ne binaret e nje shteti normal ku edhe kryeministri, depueti, presidenti dhe kushdo te kete frike nga ligji dhe te perballet me te, sepse politikanet shqiptar e kane kthyer ne biznes politiken dhe kane vjedhur sa u ka dash qejfi,sepse nuk kane frike nga ligji mbasi kane ndertuar nje sistem drejtesie politik si ne kohen e monizmit, flete kote, papergjegjesi, apo me dashakeqesi duke e pare gabimin te ndihma e ambasadave, une nuk besoje se je ne gjendje te konceptosh politiken e shteteve te medha. Sic duket vjene nga komunizmi dhe fajet e politikes shqiptare qe po sundojne e torturojne kete popull e sheh te faktori i jashtem. keqardhje

      1. saliu says:

        zoti ali

        Ne luften kunder komunizmit jemi kolege por ndahemi ne momentin kur ajo lufte kthehet ne kanibalizem.
        Ndahemi dhe ne faktin tjeter qe “fuqite e medha” per te luftuar gjasme komunizmin imagjinar reabilitojne dhe hedhin ne sulm pinjollet e xhaferr deves,lef nosit dhe dreqit me te birit.
        Kam pershtypjen se dhe ti je nje nekrofag qe merresh me autopsi kermash dhe nuk ja vlen te zgjatem.
        Fakti qe “fuqite e medha” kane instaluar ne shqiperi nje regjim naziberishist,i shumezon me zero dhe ndonje te mire qe kane bere ne shqiperi.boll ne konsumimin e supes me kockat e vdekura te historise.
        Mos u beni shefa kadavre se ju vjen era.

  3. emigrant says:

    Zonje e nderuar besoj se reformen qe pretendohet nuk behet kurre. Reforma behet me njerez(qe jane komponentet e reformes) qe duhet ta ndjekin dhe ta aplikojne ate(me mire ta zbastojne dhe ta respektojne). Reforma behet por njerezit e keni parasysh qe duhen gjenerata te tera njerezish qe te ndrrohen. Me kete klase politike qe kemi nqs aplikohet reforma duhet te “keputen kokat” nga Rama,Berisha,Basha deri tek parlamentari i fundit i kuvendit dhe nga prokurori i pergjithshem deri tek gjyqtari me i fundit i provinces se fundit. Pra sic e shihni e kam thene dhe e them Shqiperia nuk eshte ne gjendje per nje sistem shoqeror demokratik. Shqiptaret kane nevoje per diktature , per nje dore te hekurt qe ti trembe dhe te kene frike qe te mos vjedhin(lexo edhe te mos korruptohen). Shqiptari eshte individualist , e ka te veshtire te jetoje ne komunitet dhe te zbatoje rregullat e komunitetit. Lere pastaj ne demokraci qe nuk eshte per ate. Vetem frika e drurit e ben ate me zor qe te zbatoje rregullat. Diktatori Hoxha e kishte kuptuar me se miri kert “virtyt” te shqiptareve dhe per 45 vjet e mbajti me se miri me gjthe pasojat qe i dime. Prandaj mos te bejme gam gam gam kot dhe t’ju biem daulleve te reformes ne drejtesi. Eshte thjesht nje iluzion optik….

    1. TJ says:

      Shume sakte “emigrant”! Shqiptari nga natyra apo nga Zoti nuk do shtet! Do te jete “i lire”!

  4. Endri says:

    Ky eshte nje shkrim i njeanshem qe nuk prek problemet reale qe ka kjo reforme. Te gjithe ata qe shfaqen kritike me reformen dhe menyrat e implementimit te saj konsiderohen kundershtare kur ne fakt nuk duhej te ishte keshtu. Ka shume zera kritike shume me te besueshem dhe neutrale se “lobuesi” spartak ngjela qe ky artikull i injoron totalisht. Ata qe mendojne se garancia jane te huajt le te shohin Kosoven dhe mo harrojne se keta te huaj i kemi pasur “zot” shtepie gjate gjithe kohes kur sistemi degradonte.

    Une mendoj se garancine duhet ta jape mekanizmi dhe jo ambasadoret. E vetmja menyre per te ngritur nje mekanizem te besueshem dhe eficent eshte nje debat i plote per nje reforme qe mbeshtet ne modele suksesi dhe jo nje supe e posacme per Shqiperine.

  5. neda says:

    Personalisht nuk e ve ne dyshim miratimin e reformes ne drejtesi, duan apo nuk duan ata qe kane drejtuar e drejtojne vendin e qe e kane katandisur vendin ne kete fare feje, te inkriminuarit brenda parlamentit natyrisht nuk e duan reformen ne drejtesi, por kjo nuk ka asnje rendesi se reforma ne drejtesi mund te behet edhe nepermjet referendumit popullor, keshtuq nuk shikoje asnje problem ne kete aspekt, aspekti me i rendesishem eshte berja e drejtesise ne kete vend duke filluar nga vitet 90-te e deri sote, ku nje pjese e ministrave,zv.ministrave,kryeministra e ish te tille,duhet te perfundojne perpara drejtesise se reformuar e me ligje te ashpera per kete kategori n/punesish e ish n/punesish, duke bere drejtesi ne kete vend

  6. Treviso says:

    Arritja e reformes ne drejtesi eshte nje çlirim qe i behet popullit shqiptare.
    Reforma ne drejtesi nuk ka qellim te pastroje vetem Gjin Gjonat por dhe politikanet kriminele dhe te korruptuar. Politikanet koke-palare po luajne me dy porta. Kualicioni qeverises eshte bere si biseksualet duke menduar se po gjene rruget e shpetimit. A do shpetojne????????
    Shpetimi i kok-palareve te kualicionit eshte nje barre e madhe qe do ti ngeli vendit ne korriz.
    Efektet e reformes dhe perfitimi tek partia Demokratike.
    Jam pak pesimist ne realizimin 100% te reformes ne drejtesi dhe shprehem nese arrihet kjo reforme, partia Demokratike do te perfitoje aq sa do te perfitoje populli. Do te shporren kriminelet dhe te korruptuarit dhe partia do ti ngele atyre qe mendojne per nje parti te vertete Demokratike. Sot ne partine Demokratike ka pak politikane te ndershem qe i kane shpetuar regjimit fashist.
    Keto qe jane brenda duke afruar dhe ato qe nuk i rezistuan krimineleve te partise formojne partine qe, te respektohet nga i gjithe populli shqiptare. Te japi shpresa per qeverisje.

  7. Kulaku says:

    Reforma ne drejtesi eshte nje thjesht plotesimi deshire per amerikano europiane.Ne te vertet kanceri komunist dhe etja per pushtet e para ka mbyttur dhe do te mbyt per shume vjet akoma vendosjen e Reformes ne drejtesi.Ky popull eshte basarduar ka humbur ekulibrin nda konceptit te demokratis dhe te drejtave te njeriut,pra jeton kot thjesht nje vegel ne duarte Berishjaneve qe per 23 vjet i shtyp si minje dhe nuke e kuptojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje