Nga Mero Baze
Ka të paktën tre arsye të prodhuara këto 25 vite, që e bëjnë Shqipërinë një vend të varur tërësisht nga tekat e motit dhe me risk e frekuencë të lartë përmbytjeje.
E para, është lëvizja e lirë dhe ndërtimet jashtë kontrollit, të cilat kanë pushtuar tokat bujqësore, rrezet e përmbytjes nga lumenjtë, dhe zona ku ndalohej rreptësisht banimi dhe ndërtimi, për shkak të veprave hidrike.
E dyta, është prishja dhe degradimi i sistemit të bonifikimit për ulëtësirën tonë perëndimore, por dhe zona të tjera në vend. Sistemi i bonifikimit dhe drenazhimit në Shqipëri ka qenë një pasuri kombëtare, e shpërdoruar, degraduar dhe injoruar, këto 25 vjet.
E treat, është beteja e humbur me erozionin dhe shkatërrimi me vetëdije i shtretërve të lumenjve, nga kompani apo persona privatë, për përfitime shumë herë më të vogla, se sa dëmet që i sjellin ekonomisë kombëtare dhe shoqërisë në tërësi.
Në të vërtetë, këto tri sfida me të cilat Shqipëria përballet mbi dy ose tre herë brenda çdo viti, duhet të kthehen në një program kombëtar afatgjatë të shtetit shqiptar, për të dalë nga situata e përhershme e emergjencës dhe varësia që kemi nga moti si shoqëri.
Projekti i parë serioz, që duhet të ndërmarrë qeveria në konsensus me gjithë forcat politike, si një zotim për t’u vazhduar, pavarësisht kush vjen në pushtet, është shpopullimi me forcë për arsye të sigurisë kombëtare, i gjithë ndërtimeve të bëra në toka bujqësore në ultësirën perëndimore, nga Shkodra deri në Vlorë. Çdo ndërtim në fushë, nën nivelin e kanaleve ujitëse, në toka ish- bujqësore dhe jashtë çdo plani urbanistik, janë pre e përvitshme e përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore, që i kushtojnë shtetit shqiptar shumë herë më tepër, se sa shpronësimi i tyre dhe sistemimi në fshatra të rregulluar në kodrat aq të bukura të ulëtësirës. Atyre nuk u hiqet e drejta e pronësisë mbi tokën, nëse e kanë, por e drejta për të ndërtuar dhe banuar në një zonë, e cila kthehet në një kosto kombëtare të frikshme dhe të përvitshme për shtetin shqiptar.
Qeveritë tona konkurrojnë me njëra- tjetrën, vetëm tek fakti se kush ja ka paguar dhe kush ka i gënjyer për dëmshpërblimet, në vend që të konkurrojnë me projekte afatgjatë strategjike për të eleminuar këtë plagë të shoqërisë shqiptare, që u hap dhe po shkatërron ekonominë kombëtare nga papërgjegjshmëria e qeverisjes së këtyre 25 viteve.
Projekti i dytë serioz i ekonomisë shqiptare, që duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, është rindërtimi i rrjetit të bonifikimit dhe kullimit të ultësirës perëndimore, duke rehabilituar njëkohësisht dhe kanalet ujitese. Ndërtimet e frikshme mbi kolektorë, pranë digave dhe argjinaturave, dhe mospastrimi i tyre për një kohë të gjatë, kanë prishur një sistem të tërë kapilar që ka funksionuar, duke devijuar rreziqet e përmbytjeve. Nuk duhet të harrojmë se ndër veprat më madhore të nisura nga kompanitë itlaine në Shqipëri ne vitet tridhjetë dhe përfunduara gjatë komunizmit, kanë qenë bonifikimet dhe tharjet e kënetave, të cilat nëse vazhdon kjo gjendje janë shumë afër rikthimit. Marrja me seriozitet e këtyre investimeve, është jetike për të ruajtur fushat e pakta që kemi dhe për të shpëtuar kostot e larta që paguajmë, për çdo shi që bie e çdo diell që zgjat.
Dhe së treti, duhet marrë po aq seriozisht beteja me erozionin natyral dhe atë artificial. Bregdeti shqiptar është një bregdet i agresuar rëndë, për shkak se është grykderdhja e gjithë lumenjve të Shqipërisë, së paku gjashtë të mëdhenjve dhe disa të vegjëlve. Ky bregdet është përvit nën presionin e erozionit. Nëse i hidhni një sy bregdetit tonë dhe e krahasoni me ndonjë foto të viteve 90-të, do të shikoni se në disa vende, bunkerët e komunizmit janë të futur në det, e në disa të tjerë qindra metra larg. Kjo është një dëshmi se vija bregdetare i është lënë në mëshirë të fatit erozionit, i cili ka bërë kërdinë dhe ka rritur ndjeshëm kostot e investimeve në bregdet. Çdo investitor i huaj, kur i ofron një tokë në bregdet, parametri i parë që interesohet, është erozioni dhe kostua e betejës me të. Investitorët shqiptarë e kanë mbushur Golemin dhe gjithë bregdetin ranor me prita e mole guri, që i ruajnë secilit “oborrin e vet”, por nuk janë brenda një plani të përgjithshëm për të ruajtur vijën bregdetare nga erozioni. Kostot e tyre janë të frikshme, dhe përfitmi minimal. Sikur të mos mjaftonte erozioni natyral i lartë, shtratet e lumenjve tanë, që nga Vjosa deri në Drin, janë objekt i gërryerjeve të papërgjegjshme nga kompani të licensuara e të palicensuara, që marrin prej tyre zhavorin dhe përshpejtojnë erozionin e brigjeve dhe fuqinë shkatërruese të tyre, në drejtim të detit.
Që kostot e erozionit të ulen dhe të jenë nën kontroll, duhet po ashtu një studim strategjik për gjithë lumenjtë kryesore dhe vijën bregdetare, që të përcaktohen investimet shtetërore, për të ruajtur vijën bregdetare dhe brigjet e lumenjve nga erozioni me një kosto shumë më të ulët nga sa paguajmë sot papërgjegjshmërinë tonë.
Ky do të jetë një kontribut real i politikës për perspektivën e betejës me përmbytjet në Shqipëri. Këto betejat e Facebook-ut me foto me pelerina dhe humoret bajate kundër njëri- tjetrit, janë për të kaluar betejën e radhës dhe për të paguar shtrenjtë faturën e radhës, por jo për të fituar një betejë që po i kushton përditë e më shtrenjtë Shqipërisë, për shkak të papërgjegjësisë 25 vjeçare.
Dhe pse artikull-shkruesi eshte gjellog,pak te verteta po thote.Deshira ka shume dhe projekte mund te besh qindra por ato qe thote Mero ishin para 1990.PSE I PRISHI SALI ELEZBIBERAJISHA
SE ISHIN “KAMUNISTE”
I perkas atij brezi qe kam lene rinine ne keto vepra..dhe jo si BREZI I PATATINAVE TE DHJETORIT 199O.
Pra zoti Mero pse nuk pyet:
Kush e shkatarroi lumenjte pyjet urbanistiken dhe mjedisin ??
I pandehuri Sali Rom Berisha duhet te merret i pandehur ne baze te dekarmilizimit te zotit lu jo vetem per KRIM-VRASJE-TRADHETI por dhe per de-urbanizmin per invazionin e vicidolasve dhe per prishjen e sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave
Deri në vitin 1990, gati 95 përqind e tokës bujqësore ishte nën ujë, ose ndryshe në sistem vaditje, dhe po kaq sasi ishte nën regjim drenazhimi e kullimi.
Që do të thotë se toka ujitej, por nuk përmbytej kur kishte tepricë shirash dhe natyra bënte kapriçiot e saj të radhës.
Disa specialistë izraelitë të vaditjes thone se volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”.
Po, të dashur lexues, kjo është shifra.
Dhe ja ku jemi sot, me shtëpi mbi kolektorë dhe buzë ujit, mbase edhe tre a katërkatëshe, dhe me një apo më shumë makina luksoze në garazh, por të mbuluara nga uji. Sepse natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron, por të vjen mbrapsht e të përplaset në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur. Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm, çdo dimër.
Ku do i gjeje parate RaMA me Meron…kur ai vend nuk prodhon asgje vecse kriminele te tipit Salisatanait ??
Ne nje kohe kur gjithe Shqiperia,duke filluar nga kryeqyteti,eshte permbytur dhe vazhdon te permbytet,Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama dhe Kryebashkiaki i Tiranes,Erion Veliaj kane braktisur vendin e bredhin neper bote.
Edi Rama ne Majami te ShBA-se,kurse Erion Veliaj ne cepin tjeter,Sri Lanka…
Po cbehet keshtu?!Po si eshte e mundur?!Po ku e gjeten bash ne kete kohe,kur te gjithe paralajmeronin permbytje te medha?!
Si ka mundesi qe dy pergjegjesit kryesore per menaxhimin e situates katastrofike,Edi Rama si kryeminister dhe Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranes,te ikin bash ne kohen kur duhej te ishin prezent,ne krye te punes?!
Keto e shume te tjera,jane pyetjet qe po bejne sot te gjithe shqiptaret,te cilet,nga njera ane degjojne lajme me permbytje anekend vendit,e me ane tjeter degjojne lajme per ahengjet luksoze te Kryeministrit te tyre,Rames,ne ShBA apo per fjalimin mbreselenes qe do te na mbaka kelyshi i Soros ne nje eveniment ne fund te botes!
Ka dite,pikerisht keto dite permbytjesh,qe mediat e Edi Rames,natyrisht nen regjine e fshehte te tij,bombardojne opinionin publik me foto e histori mbi…femijerine e Edi Rames(sa i pafajshem duket femija Edi ne ato foto…nje njeri i tille,jo vetem qe sdo te bente kurre keq,perkundrazi…ja kjo eshte ajo cka duan te percjellin tek mendjet e shqiptareve mediat mercenare)!!
Ka,poashtu,dite qe keto media heshtin per rritjen e cmimit te biletes per qindramijera shqiptare hallexhinj,te cilet preken direkt ne buken e gojes nga ky krim i Erion Veliajt!E jo vetem qe heshtin per kete,por mashtruesin,genjeshtarin,te korruptuarin Veliaj na e shpallin edhe…Njeriun e Vitit…!!!
Pak kujtese per gjithe trushkulurit,qe nuk kujtojne asgje: Permbytje ka patur edhe me pare,ne kohen e qeverisjes se djathte.
Ata qe bertisnin me shume se cdokush tjeter,ishin pikerisht keta dy batakcinjte qe e kane braktisur vendin ne kulmin e permbytjeve.
Thoshin e c’nuk thoshin.Shanin qeverine e kohes,sidomos kryeministrin e atehershem,Sali Berishen.Keta te dy bashke me mediat e majta.Nuk kane lene gje pa thene.
Por,Sali Berisha,kurre nuk e ka brakstisur vendin ne situata te tilla.Kurre.
Mund ta akuzoje dhe akuzosh per pergjegjesi te ndryshme,por,kurre per braktisje te vendit ne situata emergjente.
Madje,mediat e majta,mundoheshin te benin humor te zi,pikerisht me kete qendrim te Berishes,i cili shihej cdo dite ne zonat e permbytura!
Dhe,ata qe benin me shume humor te tille te zi,ishin Edi Rama dhe Erion Veliaj,qe sot kane braktisur Shqiperine e permbytur…!!!
Ne kete rrethane,kam nje pyetje per te gjithe ata socialiste,per te gjithe mediat e majta dhe analistet e tyre qe, c’nuk kane shkruar per permbytjet e meparshme,duke akuzuar Berishen,megjithese ai ishte ne krye te punes:c’keni per te thene per permbytjet,sot,kur dy kryepergjegjesit kryesore per menaxhimin e situates,kane brakstisur Shqiperine e bredhin neper bote per ahenxhe e qoka?!
Asgje s’kane per te thene.Heshtin.Heshtin pa turp.
Nuk kane asgje per te thene,se jane hipokrite te ndyre,se jane mashtrues te felliqur,se jane manipulatore te pacipe te opinionit publik,se jane shpirtzinj,shpirtkatrane,katile te pashpirte.
Heshtin per Ramen e Veliajn qe kane braktisur vendin qe po permbytet,por,nuk heshtin per…Berishen…ai i ka fajet!
Njerezit,shpesh,mendojne qe kjo eshte qesharake.E kane gabim.Nuk eshte aspak qesharake.Harbutet ne pushtet dhe rretherrotullia e tyre bashibozuke,e dine qe kjo akuze,ne dukje qesharake,ne fakt,ka nje efekt te madh cudiberes tek shume shqiptare,te cilet i kane trushpelare.
Zemerimi eshte i madh ne popull.Shume i madh.Eshte nje kulm zemerimi.
Sepse,askush nuk do ta kishte menduar,vetem pak dite me pare,se ata qe lehnin si qej,kur kishte permbytje ne kohen e Berishes,bash ata pra,sot kur jane ne pushtet e kur vendi po permbytet si kurre me pare,kane braktisur Shqiperine!
Pasi e kane plackitur kete vend per dy vite e gjyse me radhe,tashme ia kane lene ne dore natyres,qe ta permbyte.
A mund te durohen te tille batakcinj,te tille shpirtkatrane ne krye te vendit?!
Kryeministri Rama nga majemi duhet te njoftoj se perbytjet jane nje arrijte e sukses i kesaj qeverie, asnje qeveri tjeter nuk permbyt kaq bukur sa kjo, dhe as nje kryeminister tjeter nuk ka shansin ti ndjeke keto fatkesi nga rreshti i pare i stadiumit te NBA ja kush eshte rama me te vertete http://tribune.al/2016/01/06/kryemisri-i-republikes-se-re-te-bananeve/
Jo Mero vellai, nuk eshte papergjegjshmeria e qeverisjeve te pas-nentedhjetes;eshte akti kriminal i pashembullt dhe kobi me antikombetar i berjes kaos total te gjithe territorit te Republikes.
E kishte fajin “diktatura” qe i tere sistemi i kullimit te tokave ,i bonifikimit,i drenazhimit,i luftes kunder erozionit, funksiononte si sahat?????
Kontrolli mbi territorin ,me ndeshkime te pameshirshme ndaj zullumqareve,eshte po aq jetik per Shqiperine sa edhe reformimi qilizme e drejtesise.
Ja, bie nje shi dhe n’a nxjerr cullak tere gangrenen e masakrimit te territorit,nen hunden dhe bekimin e sistemit kamorrist te nano-kurvave dhe shqup-save brekedhjere,-“Merr.vrit,ik,e mos kij frike”.
SKYPION! Na ngrenç m…n.Bastard.
Po cbonifikim zeza te bejne ne Shqiperi. Po ketu ska per te mbetur njeri. Po cte besh se na zuri e ngecem pa…. Do ikin te tere o Mero. Prapa djellit. E realizuan endrren Shqiptaret
Më duket mua apo ky flet për punime publike në një ekonomi tregu të pastër; sikur nuk e ka mendjen në mësim më duket
E katerta.Depilimi i Shqiperise duke prere pyjet per te prodhuar peleta per Itali me bekimin e qeverise.
Mbas 1990,nga SHBA,ka pasur ndihma ne vleren afro 100 milion Dollare per
bonifikimet,por as 5% nuk jan investuar,pjesa tjeter eshte vjedhur.Vijm perseri tek korrupsioni.Asnje investim publik ne Shqiperi nuk ka kontroll dhe garanci.Rruget,digat,kanalizimet,urat….nuk plotesojn as normat me minimale te kualitetit dhe garancise.Loja vazhdon,militantet nuk denohen.
O Mero djali!
Po cfare ishin keto vepra madhore qe paskan nisur ne vitet 30-te kompanite italiane???
Po na e nxjerr FASHIZMIN te mire o Mero,por te gjitha sa thua ti i ka bere vetem SOCIALIZMI!!!
Bujqesia kishte organizim SUPER MODERN,me bonifikime te rregullta,kanale kulluese e ujitese,DRENAZHIMI i persosur,kishte nje Institut te Tokave qe ne baze te analizave ne cdo parcele toke percaktonte perberesit kimike te saj dhe mbi kete baze behej plotesimi me PLEHRA KIMIKE!
Ku i ke sot keto????
Te gjitha nderrmarrjet si Instituti i Takave,Bonifikimi,,Mirembajtja e Rrugeve,pritat ne perrenjte malore e fushore,pastrimi i fundit te shtratit te lumenjve etj sot nuk ekzistojne!
Shteti ka hequr dore nga pergjegjesite e veta dhe ia ka lene ne dore PRIVATEVE qe secili shikon hallin e vet!!!
Keto jane KRIME SHTETERORE QE DUHET TE PERGJIGJET SALI BERISHA PARA GJYQIT,por kush ta coje atje???
Edi Rama ben vetem show mediatik e nuk ka kellqe ta marre per veshi kryeprokurorin e ta shkarkoje duke e cuar edhe ate para gjyqit per SHPERDORIM DETYRE minimalisht!!!
S’ka dyshim qe te treja aresyet e permendura nga autori qendrojne, por ajo me kryesorja, ne gjithe cerekshekullin e rumpalles vetshkaterruese ka te beje me parazitet qylaxhinj, te predispozuar per te prodhuar vetem thashetheme. Mero e merr me mend, se per cilet prototipa behet fjale.
“Skypion”‘
Komenti i z. Skypion, thelbi i se vertetes te hidhur shqiptare.
A hyn gozhde ne kungullin e trushkulurve e trushplareve te idioteve te dobishem….!? Ata dine vetem te therresin :te na rroje Partia! Te na rrojne udheheqesit ! Edhe pse Shqiperise po i del Uje i Zi..!
Cudi si ky Skypioni nuk bente te tilla kritika kur behshin permbytje ne kohen e Saliut!
Ardi
Po edhe Merua nuk shkruante keshtu kur kishte permbytje ne kohen e Saliut. E ka fajin qeverisja e keqe e Saliut thoshte. Edhe kryeripjellsi ne ate kohe ne opozite thoshte se nuk eshte nga zoti por eshte faji i Saliut. Po tani i kujt eshte faji?
KUR U DOGJEN 2 TE PERNDJEKUR POLITIK NE 2012
MERO BAZE BERI NJE ARTIKULL PER BERISHEN
KANIBALI YNE
………….
VINI RE SOT
NE KAMPIN E PD-EREVE KA FILLUAR FESTA SE SHQIPERIA U PERMBYT….FITORE…THERRASIN HIJENAT E PD
nga te gjitha sa mund te thuhen nje dhe vetem nje eshte e verteta e madhe e padiskutueshme: ketij vendi ja gjetem vendin, e beme tamam pershesh,nuk lame gje pa shkatruar, babezi per cdo gje dhe nga te gjithe, qeveritare e qytetare, dhe pergjigja nga natyra sapo ka filluar, katastrofa dhe me te medha na presin dhe kur ta kuptojme do jete vone.
Permbytja me madhe pas 1991 eshte ne trute dhe mendjen e shqiptareve.Aq e madhe ishte marrezia per te prishur veprat e pesevjecareve sa kam pare i tmerruar marrjen e gureve nga argjinaturat e deri te shkulja e shinave hekurudhore per ti shitur si skrap ne Malin e Zi.
Por ajo qe me habit nga zoti Mero sic thote nje komentues me lart..jane veprat madheshtore te ujitjes ne vitet 30……..KUSH ME THOTE VETEM NJE VEPER UJITJE DO TA SHPERBLEJ
Nqs ka disa gjera qe duhet ti ngreme kapelen LIDERIT HISTORIK TE SHQIPTAREVE ..ENVER HOXHES ( ATIJ DIKTATORIT TE TMERRSHEM)
jane elektrifikimi dhe sistemi i ujrave VADITJE-KULLIM
cfare ndodh sot eshte thjesht mallkimi i emverit per kanibalet e tij qe dje i lepinin by..then
Të shajnë të tutë,
o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!
Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!
Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!
Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!
Ç’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!
Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!
Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!
Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!
Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!
Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!
Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!
Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!
Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!
Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!
Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!
Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!
Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!
Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!
Unë të mburr – o burrë,
se jam realist,
se s’jam njohur kurrë,
si një enverist!
Jepini Cezarit,ate qe i takon..se matej jo vetem me superfuqite..por dhe me perendite
Termet tund malet..por jo zemrat e shqiptareve..po sot ?