Nga Mero Baze
Komisioni i Ekspertëve që është marrë me hartimin e draftit për ndërhyrjet kushtetuese, lidhur me reformën në drejtësi, po përballet me një përpjekje të Partisë Demokratike për të bllokuar detyrimin që kanë ndaj Komisionit të Venecias , për t’i kthyer përgjigje deri më 7 janar, me qëllim dështimin e reformës. Pas marrjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias, Komisioni i Ekspertëve, i bashkëkryesuar dhe nga dy ekspertë, njëri amerikan, e tjetri i Bashkimit Evropian, kanë bërë plotësimin e rekomandimeve të draftit mbi të cilin kanë punuar, por po përballen me kërkesën për ta shtyrë atë deri më 12 janar, dhe ndoshta më tej.
Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha, duket se po investohet në dy drejtime kundër reformës. E para, ta përdorë atë si një mekanizëm për të bërë sërish diversion politik mes PS dhe LSI, njësoj si në rastin e CEZ, dhe së dyti ta zhbëjë draftin për të cilin është punuar një vit dhe ta fusë procedurën në një rrugë pa krye, për ta dështuar reformën.
Aktualisht procedura ka ngecur tek rekomandimet e opozitës, të cilat duhet t’i dërgohen Komisionit të Ekspertëve t’i përfshijë, duke qenë sinkron me rekomandimet e Venecias. Partia Demokratike nuk ka treguar gatishmëri t’i ofrojë ato, me shpresë se do të fitojë kohë duke djegur afatet, kur Komisioni i Venecias kërkon draftin e plotësuar, dhe nga ana tjetër duke bërë diversion mbi qëndrime të ndryshme të LSI dhe PS në këtë proces.
E vërteta është se LSI dhe PS janë bashkëhartuese të draftit dhe qëndrojnë pas draftit, njësoj si SHBA dhe BE. Përpjekja për të krijuar idenë që Basha është gati të merret vesh për reformën vetëm me PS, ose diversioni banal se LSI ka qëndrime të ndryshme nga PS për draftin, janë një investim politik për ta përdorur reformën për diversion politik.
Njësoj si në rastin e CEZ, ku Basha humbi energji pa fund të prodhonte diversion për dyshen Rama- Meta, dhe në fund prodhoi disa padi për ministrat e tij, edhe në këtë rast Basha po investohet ta përdorë reformën në drejtësi, si një shans për të prodhuar probleme brenda koalicionit, por ka gjasa t’i ndihmojë të “duhen” më shumë, se sa duhet të duhen në të vërtetë.
Por, objektivi i tij kryesor, mbetet gjithsesi zhbërja e procesit dhe shtyrja e hartimit të një drafti në pafundësi, për ta hequr atë nga axhenda e punës së kësaj pranvere. Kjo po duket qartë jo vetëm në mënyrën se si përfaqësuesit e PD, paradite punojnë si zëdhënës partie dhe sulmojnë reformën dhe mbasditeve mblidhen me ekspertët dhe bëjnë si të pavarur për të hedhur ide për kushtetutën. E gjithë skema është se si ky proces të djegë afatet që i ka vendosur Venecia dhe të shtyhet në pafundësi.
Venecia ka kërkuar që rekomandimet e korrigjuara, t’i kthehen asaj mbrapsht më 7 janar dhe deri më 20 janar ajo të rikonfirmojë që ndryshimet e duhura janë bërë. Ky proces duket se po shtyhet deri më 12 janar, me ndërhyrje dhe të diplomatëve perëndimorë në Tiranë, për t’i hequr alibinë e kohës Bashës në këtë proces. Por siç po shkon puna, Basha as deri më 12 janar nuk ka për t’i ofruar rekomandimet për Komisionin e Ekspertëve, pasi axhenda e tij është përdorimi i kësaj reforme për diversion, dhe dështimi i saj. Të gjithë presin që ky proces të përfundojë me një ndërhyrje në kushtetutë, miratuar me konsesus, ndërsa Basha pret që ky proces të përfundojë me ndonjë sherr Rama- Meta dhe me shtyrje të reformës.
Për këtë arsye, debati për reformën duhet të bëhet publik dhe Partia Socialiste dhe sidomos kryeministri Rama, që deri më sot kanë mbajtur distancë, duhet të marrin rol publik në shpjegimin e situatës, duke mos lënë të flasë vetëm një zë, ai i opozitës, që paradite hedh poshtë reformën dhe natën bën sikur punon me të.
Meqë PD dhe personalisht Basha po e përdor politikisht këtë proces kundër reformës, dikush duhet të dalë e ta mbrojë atë politikisht, duke mos e lënë këtë vetëm si mision të dy ambasadorëve perëndimorë, të cilët po adhurohen dhe mallkohen, sikur të jenë politikanë shqiptarë ngaqë politikanë tanë janë bërë “diplomatë”.
Loja e PD me reformën duhet të ketë përgjigje politike dhe duhet shpjeguar qartë se ku po ngec dhe pse Basha po përpiqet ta dështojë atë. Nuk ka më shumë se një javë kohë për të dërguar në Venecia draftin përfundimtar të plotësuar dhe këtë javë Basha dhe Berisha, po e përdorin për të bërë politikë dhe jo për të shkruar rekomandimet e tyre. Ata janë kthyer në xhelatë publik të reformës, duke e denoncuar atë politikisht, ndërsa pas kulisave po përdorin Venecian si një arsye për ta zhbërë procesin. Dikush duhet t’i dalë zot reformës, duke mos e lënë rrugëve si një produkt ekspertësh, por ta shikojnë si një vullnet politik, që është në një gjatësi vale me vullnetin e Perëndimit, për ndryshime thelbësore në Shqipëri.
e drejte, Rama duhet ti dali per zot shume me fort a shume me publikisht kesaj pune. po priti qe kjo pune te ece para nga Lu e BE, kam frike se do zhgenjeje veten e popullin.
Pjesa progresive e politikes shqiptare (PS & LSI) duhet te dalin hapur ne mbeshtetje te reformes e ta demaskojne pjesen regresive (PD-ne).
Nese e majta nuk i ben dot 94 vota ne parlament per ta kaluar, nuk duhet ta zbuse draftin per ti bere qejfin PD-se, por ta coje per votim me referendum. Precedenti i referendumit te 1994 vlen shume edhe tani.
Dikush duhet ti dalë zot atij vendi nga kjo humbje “gazmore” te sovranitetit (do ishte titulli me I sakte)
…qe na kujton dikur nje Komitet Administrativ per formimin e një Asambleje Kushtetuese.Ne vend te Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.vendosni Shk. T. Z Bujar Nishani dhe ne vendt te Zogut Burgajetit vendosni Korbin e Vicidolit
Nje ngjarje ne vitin 1939 qe nuk ndryshon shume nga 1992,1997,1998,2011,2013 dhe sidomos me kete dorzimin e kurorën e artë të Salibeut.te komisjoni Venecias.ne 2016
Ngjan kur Arqipeshkëv Vincenzo Paglia, një prej themeluesve të Sant’ Egidios u fut në politikën shqiptare që prej marsit të 1991, kur hyri në Shqipëri i veshur si klerik,
Ngjan kur Fatos Nano, Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi kanë zhvilluar një takim mes tyre në 12 shkurt të 1992 në Tireste të Italisë me Mentor Cokun ku ata kishin veshur pardesy absolutisht te njejta dhe mbanin tre valixhe te kuqe….kush “venecjan” ja u dha ??
Ngjan kur antishqiptari me I madh serbi Damir Fazllic mori celsat ne kasaforten e sigurise kombetare ne 2007 dhe kur presidenti shqiperise raportonte para tij ne prani te “mikut” Tome Ridge
Ngjan kur antishqiptari me I madh greku Nick Gage (gaxojani) pajtoi ne Korfuz armiqte Nano Berisha
———————nje histori nga e kaluara :
Më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë.
Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë.
Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
Festimi i evenimentit
Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi.
Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë:
@..Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit gjakatar të tij,[email protected]
—————————————————————
afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III,
Mbret e Perandor i Italisë,
si Mbret i Shqipërisë,
ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar
dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
—————————
Mero, do bësh mire te shkeputesh nga gazetaria ose ktheje gazeten ne PLAY BOY dhe merru me anen erotike te Lulit se vetem për pune atë eshte ai.
Se per ate qe analizon ti sikur Luli po ja ben “tete me dy” Lu-se na shkakton te qeshura te forta cfare na kujtoj batuten “shakate e kripua te duces”
Eshte koha I nderuar artikullshkrues qe te mos tradhetoni kaq “papritur” 21 janarin 2011 ashtu sic po ben dhe qofte largu edirama qe mori karriken e k/m nga gjaku I bulevardit.
Eshte koha ti thoni shqiptareve kush eshte ai “ vene,cian” qe e la lulin ti shkelte kemben arvizuse ne nendor 2013…kush eshte ai “ vene,cian” qe grabiti me Lul ‘nevrikun” gjysem miljardi dollare t e rr.kombit..KUSH ESHTE AI VENECIANI qe I tha Lul Sumes yll ne ngjitje pa u thare akoma gjaku bulevardit
Mero mos u fut me keto artikuj tip “Vërlaci” te banda e atyre qe populli po I mallkon:
Mallkimet e jetimeve te 21 janarit..ne koken e familjeve tuaja.
SERBerishës…burrit te shtetit te Arviziut
Meqë ty vargjet e mija,
të duken bejte për estradë,
për këtë vit-o lum Salia,
do ta filloj me një baladë!
Nuk po e shkruaj pas dëshirës,
s’e kam kollaj këtë baladë,
se ti je Asi i satirës,
i lindur vetëm për estradë!
Qe kob që erdhe ti në jetë,
si Djall’ i Zi kudo më del,
sepse kuptimin e vërtetë,
këtu merr fjala: “Kriminel!”
Kërkoj me ngut mes fantazisë,
një tjetër Salë-po e kam kot,
se ç’gjëmë i bëre Shqipërisë,
asnjë armik s’ia bëri dot!
Krimet e jetës të kanë zverdhur,
je një copë ndryshk-po hiqesh hekur,
pafundësisht helmin ke derdhur,
përmbi të gjallë e mbi të vdekur!
Një gjarpër ty po të pickojë,
do ketë fatin më të zi,
se çdo njeri do të shikojë,
do ngordhi gjarpri dhe jo ti!
Njëzet e Njëshi po vjen prapë,
se koha rrjedh e rrjedh si lumi,
unë po të pyes-o lugat,
si ka mundësi që të zë gjumi?!
Po ti vazhdon ende zakonin,
të flasësh si një ekselencë,
por ne e dimë se edhe fronin,
e le si Vrasës me Licencë!
Sot një baladë nga bejtexhiu,
e ke peshqesh që të dëfrehesh,
por ta them prapë-o herr Saliu:
“Ti s’meriton as të urrehesh!”
Në ç’farë greminash s’e vësvite,
atdheun tonë-more Doktor,
uroj të rrosh dhe Njëqind vite,
por me mallkimin popullor!
Çfarë i ke bërë Shqipërisë,
nuk ja ka bërë asnjë armik,
ndaj në çdo fletë të historisë,
ti je Mallkimi më Biblik!
Dhe në Kuvend dot s’i vë fre,
maskarallëkut dhe tërbimit,
po ne të gjithë e dimë që je,
babai absolut i krimit!
Rekomandimet e Komisionit te Venecias kane permbysur te gjitha planet e Edi Rames dhe oligarkise qe ai drejton,per te shtene ne dore drejtesine.
Pershendetja e ketyre rokomandimeve nga ana e opozites(madje dhe LSI-se se Metes),menjehere sapo u bene publike ato,dhe heshtja disaditeshe e Rames,derisa me ne fund,fytyrevrare,doli dhe e prsh me gjysem zeri edhe perfaqesuesi i tij,Xhafa,eshte prova me e qarte qe deshmon ate cka thame me siper.
Te zbatohen rekomandimet e Venecias – kete po kerkon opozita.Asgje me shume.Pothuaj,cdo dite,dalin perfaqesues te opozites,te cilet kerkojne zbatimin rigoroz te rekomandimeve te komisionit.
Gjithcka eshte e qarte ne kete pike.Asnje kontestim.Asnje dileme.
Ata qe jane ne dileme,e qe po duket qarte ne drite te diellit,jane Rama me te tijte,te cilet nuk po dine sesi te veprojne ne nje situate te tille qe u ka dale duarsh,ku nuk mund ta kontrollojne reformen ashtu sic e kishin planifikuar.
Komisioni i Venecias ua permbysi te gjitha planet.
Ne kete pike,Rama me ekspertet e tij,po mundohen te gjejne menyrat e format,qe synimin e tyre,dmth kapjen e sistemit,ta bejne pikerisht duke spekuluar me rekomandimet e Komisionit te Venecias.
Rekomandimet veneciane jane ne vija te pergjithshme,e s’mund te jene ndryshe.
E meqe djalli fshihet,si gjithmone,ne detaje,pikerisht ketu,Rama,mendon te beje lojen e tij ku,nga njera ane dhe formalisht,te shprehe publikisht dakordesine per rekomandimet,e me ane tjeter te synoje te arrije qellimin e tij,pikerisht ne keto detaje.
Opozita,partneret nderkombetare,mediat,shoqeria civile dhe mbare opinioni publik ne Shqiperi,duhet te jene shume sycelet ne kete situate shume delikate,per te mos i lene asnje shteg e mundesi Edi Rames per spekulime e manipulime ne detajet e reformes.
Ata duhet ta dine se,ekspertet e Edi Rames,qe kur dolen rekomandimet veneciane,po punojne ne menyre te ethshme per kete.E kane kthyer,si i thone fjales,naten ne dite.
Pas demaskimit publik qe i beri ShBA-ja dhe BE-ja me ane te raportit te OSBE-se,ku ai akuzohej si i kryekorruptuari i klases politike shqiptare,ne shumen e 200 milion eurove,Edi Rama,ka edhe me shume arsye per te mos u terhequr nga synimi i tij per kapjen e drejtesise.
Nese para demaskimit publik qe i’u be per shumen llaftar te 200 milion eurove,arsyeja kryesore e tij ishte kapja e drejtesise,tashme kesaj i shtohet edhe arsyeja per te shpetuar koken,per te shpetuar nga prangat,per te mos qene ai viktima e pare e reformes.
Arsyeja e dyte ka te beje me mbijetesen e tij si politikan,dhe me lirine e tij.
Prandaj,themi qe duhet syceltesi e madhe nga ana e opozites dhe gjithe atyre qe duan reforme ne drejtesi.
Rekomandimet e Komisionit te Venecias ua mbyllen gojen me turp analisteve dhe opinionisteve te majte,te cilet shume shkruan per,gjoja,mosvullnetin e opozites per reforme.
E kam fjalen per ata analiste qe,megjithate,kane pak seder profesionale.
Ne te kundert,ato ua ka hapur edhe me shume gojen,bashibozukeve te Rames,llapaqeneve mediatike te tij qe,si sport te parapelqyer kane,shih,bash te thone te kunderten e asaj qe duket sheshit!
Opozita duhej te jete e vendosur,qe ne cdo paragraf,ne cdo fjali,ne cdo fjale,ne cdo germe te rekomandimeve te Komisionit te Venecias,te mos leshoje pe.Ne asnje.Absolutisht.
Nje leshim sado i vogel ne kete aspekt,eshte leshim ne detaj,qe dmth eshte leshim qe do t’i behej djallit,te cilin, Edi Rama,po perpiqet ta fshehe aty.
Asnje leshim nga ana e opozites pertej asaj cka thone rekomandimet e Komisionit te Venecias.
Asnje kompromis per asnje germe,asnje germez te rekomandimeve veneciane.
Le te lehe Edi Rama me mercenaret dhe llapaqenet e tij mediatike.
Ata,keshtu,vecse vetediskretitohen,si te vetmit te interesuar per te mos patur nje reforme te drejte ne drejtesi e si te vetmit,poashtu,te interesuar per ta kapur ate.
Planprishesi qe braktisi PS-ne per t’ju bashkuar cetes se kryeoligarkut, ne nje artikull te botuar sot ne gazeten Panorama me titull: Venecia, ambasadori Lu dhe kapja e drejtësisë nder te tjera shprehet me keto fjale:
“Rreziku i kapjes së drejtësisë nga klientela oligarkike është ende i lartë, sepse hilet e djallëzitë e kundërshtarëve të kësaj reforme janë të fshehura e të maskuara në çdo detaj të draftit të njëanshëm…”
Po per te njejtin “djall, qe fshihet ne detaje” behet fjale dhe ne komentin e ketij kopjaci ketu siper.
Edhe ky, njelloj si rufjani i tredhur i politikes, eshte munduar te aludoje me po me te njejtin “argument” dhe me po te njejtin marifet shpifarak, per te denigruar sa me shume kundershtarin politik me pretendimin absurd, se eshte gjoja z.Rama (dhe jo kryeoligarku !?) ideatori dhe perfituesi i oligarkise, qe synon kapjen e drejtesise.
Me thashethemet e dala boje keta po mundohen te krijojne idene, se eshte pikerisht z.Rama, ai qe po pengon perpjekjet e politikaneve, gjyqtareve e prokuroreve “te ndershem”, per te reformuar sistemin e drejtësie, dhe jo vete anetaret e CETES me inicialet KOBK.
TIME FOR CHANGE” po afron, dhe pranvera qe po afron, sipas parashikimeve dhe pervojes se vendeve te rajonit, ka shume te ngjare te sjelle furtunen e shumepritur ne drejtesi. Dhe nese kjo do te ndodhe vertet ashtu sic po projektohet, te paret qe do perballen ashper me forcen e ligjit, do jene ata qe per tete vite me radhe e tjetersuan sistemin e drejtesise. Te paret qe do te pergjigjen para drejtesise se reformuar do jene ata uzurpatore institucionesh, qe me marifetet e tyre e privatizuan drejtesine njelloj sic privatizuan dhe ish-shtepine e oficereve.
S’keni pare gje akoma! Beni dhe pak durim…
Sofistet e kallepit Scorpion, Kaci I Zi etj. (per fat te keq Jane shume) nuk do te pushojne se ‘punuari’ dite e Nate qe Reforma te bllokohet. Ata Jane nje te drejten e tyre, se per ate Pune shperblehen, por te tjeret, vendore dhe nderkombetare, gjithashutu duhet te rreshtin qe kjo reforme te behet. Eshte , me ne fund, fillimi I vendosjes se Shtetit te se Drejtes ne Shqiperi. Po deshtoi kesaj here vendi do te kete nje te ardhme te zymte dhe do tecsundohet perfundimisht nga oligarkia dhe mafia. Shpresa vdes e fundit thuhet! Inshallah vertetohet ne kete rast dhe shqiptar eve t’i buzeqeshur ajo.
Shkrimi me i dobet qe ka bere Skypion, asgje konkrete por vetem perpjekje per te akuzuar Ramen etj. se perpiqet te shtjere ne dore sistemin e drejtesise, por ne c’rast e si po don ta realizoje kete asgje nuk thote.Dihet se kushdo qe ka pushtet (sidomos qeverises) e synon kete gje, madje Berishovici me hipokrizi e imponim ja ka arritur maksimalisht ketij synimi. Skypion me kete shkrim po realizon mbrojtjen me banale te mundeshme opozites. As analistet dhe mbrojtesit me te flakte te Rames nuk e bejne dot me mire diskreditimin e opozites se ky qe ka bere “padashje” Skypioni. I jap shume te drejte idese se Bazes ne shkimin e tij.
Berisha do te beje te pamunduren qe te shtyhet pa fund! Mos harroni ka Meten aleat!
Shume sakte z.Baze.
Keni harruar vetem dicka te “vogel” pa shtuar.
Ne kete perpjekje te re per te bere diversion mes PS dhe LSI – eshte bere pale me PD edhe ambasadori Lu, por jo hapur sepse do bente te njejten gafe qe beri pas 21 janarit parardhesi i tij Arvizu.
Dikush te vije ketu ne SHBA te zbuloje kontratet e reja te mikut te Lu-se, Frank Wisner me PD.
Do kuptoni gjithcka qarte.
Basha Basha…po kush e pjerdh ate mer cun…po thuj Berisha e mos na lodh kot,se dihet kush komandon ne ate parti.
Pretendimi se LSI dhe PS po mbajne te njejtin qendrim perkundrejt reformes dhe se ato qenkerkan bashkehartueset e draftit, bie ne kontradikte me shpjegimin, se PS-ja dhe vecanerisht z.Rama, deri me sot eshte perpjekur t’i qendroje sa me larg debatit publik rreth reformes ne drejtesi.
Sa me i hapur te behet trajtimi i ceshtjeve problematike te sistemit te kalbur te drejtesise, dhe sa me thelle te debatohet rreth ndryshimeve thelbesore qe priten nga bota dhe shoqeria civile, aq me teper mund te behet i qarte pozicionimi i vertete i z.Rama dhe njekohesisht i partise qe ai drejton.
Pamundesia per te marre persiper rolin e “prokurorit dhe gjykatesit” nuk e justifikon shmangjen e nga pjesmarrja aktive ne debatet publike per zgjidhjen e ngercit qe ka mberthyer (pa)drejtesine.
Dikush duhet t’i dale zot reformes… ne menyre qe ambasadori, zoti Lu, te mos jete i vetem ne balle te betejes.
E pabesushme! Afatevve nuk mund tiu shmanget Rama me marifete prej injoranti. Per keto marifete duhet te kete nje klauzol, lenieje menjeane, mosperfilljeje, per shkak te menyres si perdor dredhine per tu bere ‘vete’ ne nje proces qe s’mund ta ndale dhe as ta zvarris.
Patjater, Rames, dhe pas tij Mete, i takon te jap alarmin publik dhe tre gjeje shtek te coje DFraftin ne Vencia duke cilesuar neglizhencen me dashje te Bashes. Nese Rama s’behet aktiv deshmon se heshtja e Tij eshte pro Bashes per te shmangur Reformen.
Hajdutët e pasurive të Vendit, kriminelët gjakatarë vrasës të shqiptarëve, tradhtarët e Kombit, siç janë Sala, Mediu, Meta, Luli, Ruli e plot zenëra e kuliçër të Saliut, do të bëjnë gjithçka munden për ta penguar këtë Reformë.
Kjo drejtesia jone do bej dicka per biletat nga 2000 dollare per koke qe merr zoti Rama per te pare ne rresht te pare Miami Heat?!!!!
Drejt e ke o Mero, por me sa duket ky Manjani po i del “zot” reformes me shume gjasa. Ai ka vetem nje mision, ta fute ne kalendat greke dhe ne kete vend te vazhdoje PANDESHKUESHMERIA. Rama po pati kellqe ka vetem nje rruge, zgjedhje te parakohshme pa koalicion dhe referendum per reformen ne drejtesi ne te njejten dite. Por keto vendime te medha ne fakt i marrin burrat e medhenj te shtetit. Dyshoj qe kryeministri yne te radhitet nder te tille, por nqs e ben meriton respekt.
E ka kot Rama qe merret me Ilir Meten. Te beje perpjekje per te fuqizuar grupin kundershtar te Sali Berishes tek e djathta, te ndihmoj ne krijimin e nje partie te re, kundershtare te vendosur te PD-se aktuale me Bamir Topin, Dashamir Shehin, Spartak Ngjelen, dhe me Kryetar Eduard Selamin e sekrtetar te pergjitheshem Gjergj Bojaxhiun dhe gjithcka zgjidhet. Por ndihma duhet te jete ne financimin e kesaj levizje nga grupe biznesi afer Edi Rames. Keni per te pare se ne cfare feje do katandisen PD e Lulezim Bashes dhe LSI e Ilir Metes. Pra nje komision nismetar ku te perfshije njerez me moral te se djathtes. Te binden drejtuesit aktual te partive te dala nga gjiri i PD, se zgjedhja me e mire per momentin eshte drejtimi nen Eduard Selamin, jo se eshte Mesia, por eshte i vetmi qe mund ti bashkoje te gjithe. Le te krijohet kjo parti e re dhe keni per te pare influencen e saj ne politiken e ketij vendi.
mendim i bukur, që duhet konsideruar
Lufta me e eger nuk ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi ndermjet te korruptuarve dhe te ndershmeve ne politike.
Te korruptuarit do jene gjithmone fitimtare nese te ndershmit nuk kerkojne ndihmen e popullit. Vetem fuqia e popullit do ta shembe sistemin e korrupsionit.
Sofistet e kallepit Scorpion, Kaci I Zi etj. (per fat te keq Jane shume) nuk do te pushojne se ‘punuari’ dite e Nate qe Reforma te bllokohet. Ata Jane nje te drejten e tyre, se per ate Pune shperblehen, por te tjeret, vendore dhe nderkombetare, gjithashutu duhet te rreshtin qe kjo reforme te behet. Eshte , me ne fund, fillimi I vendosjes se Shtetit te se Drejtes ne Shqiperi. Po deshtoi kesaj here vendi do te kete nje te ardhme te zymte dhe do tecsundohet perfundimisht nga oligarkia dhe mafia. Shpresa vdes e fundit thuhet! Inshallah vertetohet ne kete rast dhe shqiptar eve t’i buzeqeshur ajo.
Mire ke folur or Baze por nuk e di kush do te degjoje.
Hej Skorpion (mos pandeh se nuk e dime qe je Mehmut Elezi, anetar i Komitetit Qendror te PPSHse), me keto zhgaravina po ia shperblen Sale Vicidolit emrimin qe te dha si Ambasador i Shqiperise ne Zvicer, “nje vend pellumbash” per tu marre me shkrime kunder drejtshkrimit te shqipes.
Me Saline ti je shok “idealesh” antishqiptare.
Atdhetaria shqiptare do te ngadhnjeje mbi tradhetine. Te jesh i sigurt qe agjentura serbe ne Shqiperi do te shperbeeht shume shpejt.
Ai bejtexhiu flet tamam si inatçor, që ka kohë e vjell për Saliun. E shan me të gjithë fjalorin e rrugës dhe ma heq veten poet. As bejtexhi nuk është. Është një i trullosur nga komunizmi dhe i shërben akoma atij si një anëtar i 41-it. Thur vargje dhe e di se po thotë gjëra që nuk i ka thënë. Vuan nga amnezia i shkreti dhe jep e merr të nxjerrë vrerin e mbledhur me vite. Turpëron emrin e mbretit Agron të ilirëve. Ndërsa Merua si gjithnjë përsëtit refrenin: Fajin e ka Saliu!!!
Ky draft z.Baze eshte si drafti per ndryshimet e kushtetutes ne vitin 2008, ndryshim qe kishte të bënte me zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mbi pozitën e Kryeministrit ndaj parlamentiI njeti skenar eshte edhe tani pasi perseri do te fitoje kryekrimi Sali ne mosndeshkim te tij ,perse jo edhe pas vdekjes pasi nese Enveri u ndeshkua pas vdekjes edhe pse populli i kishte thene “burre shteti”,Saliu e ka marre kete titull nga “miqte” edhe pse populli e quan kryekriminel!Rama ose e bene me dashje ose kthimin i tij nga Amerika nenkupton edhe dorezimin e shtetit tek administratoret e vertete duke u kthyer ne jeten e tij private!Reforma ne ç’drejtesi eshte e bere e e pefunduar ,ndaj mos u merakos z.Baze se autoresine e ka marre miku ine me i madh shoku “LU”e qe me siguri do ta çoje deri ne fund si paraadhesi i tij!
Baze,ju lumt per analizen.Dihet qe Saliu+Luli do mundohen te sabotojne reformen ne drejtesi,duke perçar te majten,ndonse Like floriri duket i lekundur duke kerkuar KONSENSUS …dhe me kë…me PD..! Rama nuk ka folur ende dhe dihet se kur do te flasi,ndofta i fundit,POR DO TE VENDOSI VULEN bashk me LUUUUU…! Afatet se kush do i shkel do te tregojne se kush eshte per reformen pro-kunder..!
Si po duken bathet,bota e superkrimeve dhe e superkorrupsioneve imorlo-politike me autore berisha,nano,meta,majko,basha dhe rama me shoke,tashme jo ne hije si dje,shum shpejt duan apo nuke duan ato do te perballen me krime kunder njerezimit.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtei dhe jo lloqe kavaje e binjkezim me to.Mjaft me,nuke vazhdohet me keshtu.
USA dhe BE e ka vendosur tashme fajesine e tyre,Ato presin deri ku do shkojne pazaret e ndyra te politikes e Tirnanes zyrtare deri me sot,datta 12 janare do t flase dhe do t ja zbardhe petet lakrorit;thote populli.
Fudni i tyre tashme dihet do te jete nje fund me turp dhe pa kthim,si i milloshevicit,karaxhicit,sadamit dhe gadafit me shoke.Besoni,aq sa gjykata e larte dhe ajo kushetuese e shpetoje nga ndeshkimi milloshevicin me shoke,aqe dhe drejtesia e superkorruptuar shqiptare do te kete luksin te shpetoje nga ndeshkimi vetn dhe kto hijena te politikes shqiptare qe sundojne dhunshe ne te tre pushtetet ne vite,sot do te digjen si nje flake kashte,sa nuke do t kete avokat te superkorruptuar qe ti dale ne mbrojte,para forces madhore te USA-s dhe BE-se.Binduni.
Para forces se USA-s dhe BE-se dridhen ruset dhe kinezet dhe jo me disa morra politikane shqiptare te nje Shqiperie te marterizuar deri me sot.Shteti I se drejtes ka ardhur tashme ne Shqiperi,por te superkorruptuarit dhe te superkriminalizuarit dhe bajgat e tyre nuke duan ta besojne se fundi i turpshem I tyre eshte ceshtje ditesh.
Pritni dhe pak dhe, nese nuk ka sy per hajer, vetem REFERENDUMI POPULLOR e zgjidh problemin perfundimisht. Populli e di me mire se si e çfare duhet bere, sepse per te po behet kjo reforme e jo per te koruptuarit e maskarenjte. Ketu te synoje si finale edhe ambasadori Lu. Te pakten une keshtu mendoj.