Një skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndarjes së viteve nga televizioni Kosovar KTV po ndan prej ditësh opinionin shqiptar përtej kufirit, mes atyre që duan të ruajnë të paprekur ikonën e komandatëve të UÇK-së dhe atyre që i kanë mëshuar anëve të tyre të erëta.
Për shumëkënd historia e grupit të mirënjohur “Stupcat”, që tërheq që prej vitit 2002 vëmendjen e publikut shqiptar me hitet e tij, është thjeshtë një herezi. Në emër të dënimit të saj kanë ngritur zërin që nga Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, organizata e veteranëve të luftës dhe mjaft personalitete të tjera matanë kufirit.
Të frymëzuar prej tyre, qindra anonimë në Facebook kanë kërkuar vdekjen e aktorëve, kanë lëshuar një batërdi kërcënimesh e fyerjesh për ta, madje u kanë përmendur edhe paratë që marrin nga sponsorët.
Sipas tyre, mbrëmjen e vitit të ri, në KTV, ka ndodhur një sakrilegj, një blasfemi, një shpifje antishqiptare e barazvlefshme me raportin e Dick Martit.
Po ç‘kanë bërë në fakt humoristët kosovarë?
Në një skeç 12 minuta të gjatë, ata, me sarkazmën e tyre therëse paraqesin dy komandantë të UÇK-së të cilët në prag të çlirimit përgatiten të plaçkisin Prishtinën. Ata vizatohen si injorantë pa shkollë dhe si vrasës cinikë, që likujdojnë me gjakftohtësi edhe ushtarët që rrefuzojnë të marrin pjesë në këtë pazar. Pavarësisht se skeçi ka anën e tij skematike, duke mos i shpëtuar klishesë së komandantit “të keq” dhe “ushtarit të mirë”, duke gjetur një rugëdalje ndaj akuzave të pritshme, ai ka shkaktuar vërtet një reagim të madh.
Vizatimi i një pjese të UÇK-së si kriminale dhe grabitëse nuk është një fabul e re.
Nuk është as një gjë e thënë vetëm me humor.
Ajo nuk është një akuzë e artikuluar vetëm nga serbët, apo nga të “paguarit prej tyre” të tipit Dick Marti, siç pretendojnë herojtë tanë.
Ai është një realitet i dhimbshëm i luftës së një dekade e gjysëm më parë, të cilin pasi nuk e zbardhi dot Gjykata e Hagës, do të provojë ta kthjellojë një tjetër Gjykatë speciale e sapo miratuar.
Për këtë pjesë të errët të historisë vezulluese të çlirimit të gjysmës së kombit, kanë shkruar me guxim në anën tjetër të kufirit, Veton Surroi, Baton Haxhiu, e Arben Idrizi.
Për krime monstruoze kanë folur me po aq guxim në Tiranë, Mero Baze dhe Fatos Lubonja.
Por, në këtë rast, në humorin e zi të “stupcave” këtë vit të ri, problemi nuk është tek polemika lidhur me këtë fakt historik.
Më shumë sesa një qëndrim, ndaj denoncimit apo mbrojtjes së krimeve të UÇK-së, më shumë sesa një debat për mosprekjen apo dekonstruktimin e miteve që gëlojnë mes nesh, më shumë sesa një çështje e tabuve apo e rrënimit të tyre, diskutimi që po zhvillohet sot ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me emancipimin e shoqërive tona.
Pyetja që shtrohet është: sa jemi të aftë ta pranojmë humorin, satirën, madje edhe fshikullimin mbi veten tonë dhe mbi “idhujt” tanë?
Sepse kur është fjala për të vënë statuese në Facebook “”Je suis Charlie” ne nxitojmë të reshtohemi pa hezitim dhe gati me mendjelehtësi përkrah vlerave të përbashkëta perendimore.
Sepse kur diskutojmë për botën, jemi ta gatshëm të mbrojmë qoftë karikaturistët daneze të Muhametit, qoftë “Vargjet satanike” të Razhdisë, apo qoftë herezitë e Dan Braunit.
Por kur vjen puna tek vetja jonë, shpesh zhvishemi nga këto vlera.
Dhe rasti i humorit të zi me komandantët vrasës të UÇK-na kujton pikërisht këtë difekt, këtë dyfytyrësi, këtë hipokrizi.
Natyrisht, këtu askush nuk është i detyruar të bërtasë me të madhe “Unë jam një stupc”, por të gjithë jemi të obliguar ta pranojmë humorin dhe sarkazmën e tyre, qoftë edhe kur ajo mëton të na tregojë si vrasës, çlirimtarët tanë./Lapsi.al/
popull injorante po hoxhallaret shajne dite e nate skenderbeun neper xhamira duke thene skenderbeu qafir nuk eshte heroi i shqiptarve eshte hero i krishterimit
skenderbeu nuk eshte hero se ka vrare myslymanet edhe turqit vellezrit tane
pse nuk u vjen keq edhe nuk protestoni per keto sharje po u vinka keq nga stupcat qe thane nje te vertete
shkoni te rruga e kavjes atje shahet perdite kasterioti terez Fishta e gjithe kristianet e shqiperise
https://www.youtube.com/watch?v=k2Yvn0HTAhY
Do ishte më „burrni“ sikur t’i ironizonin “komandantët” e sotshëm të paqes Hashim Thaqin dhe Isa Mustafën që njëri e nisi, tjetri e bitisi „republikën serbe“ në Kosovë, apo ndonjërin prej përfaqësuesve të “miqve tanë ndërkombëtar”, por për këtë nuk ua mban bytha. Kriminelët kanë emra dhe mbiemra dhe pse ata nuk janë në burg janë përgjegjës ekskluzivisht këta “miq ndërkombëtar”, pasi që krimet e bëra gjatë dhe pas luftës i shfrytëzojnë për shantazh ndaj këtyre komandantëve të sotshëm.
KURSE NJOLLOSJA E UÇK-së ËSHTË VEPËR ANTIKOMBËTARE.
Arti,nese nuk provokon,nuk eshte art. Gjithe kjo histeri,kjo kryqezate e ngritur,tregon se ata aktore kane qelluar bash ne shenje!!! Mjaft me me idhuj dhe idolatri qe vjen nga anonimati, nga injoranca,obskurantizmi dhe nga skutat e Mafias!!!…..
ju te gjithe e dini qe viti
perfundon me 31 janar
keshtu ka ndodhur para Faraoneve
deri kur jetonin njerzit Preistorik te shpellave.
Ishte nje vit qe po mbaronte
jo shume kohe me pare,
dhe ne fakt ishte 31 dhjetor i atij viti.
te gjithe burrat e grate prisnin te perendonte DIELLI
ATE 31 dhjetor e te vinte mesnata
dhe keshtu te rilinde VITI I RI.
POR ate vit, ashtu si bejme edhe sot
te gjithe ishin pergatitur per Feste,
ku grate vishnin rrobat e bukra, breket e kuqe , me kepuce sensnsuale
kurse burrat nuk jane te zote te vishen e te behen te bukur si grate, por ata me te veten mundohen.
restorantet ishin plote ate 31 dhjetor , si edhe sallat e Ballos.
pra cdo gje ishte gati
per te pritur vitin e ri , me RILINDJEN E DIELLIT.
POR DICKA E PA BESUESHME NDODHI ATE 31 DJETOR ,
Dielli qe kishte perenduar
mbas Henes , per te rilindur mbas mesnates
ehhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
fytyra e tij papritur u be e Trishtueshme..
shume i TRISHTUAR
sa Yjet kthehen te gjitha nga AI
dhe nuk kishin pare kurre nje diell kaq te trishtuar.
Kometat qe fluturonin me shpejtesine e rrufese ,
ndalonin dhe te cuditura pyesnin?
Po dielli c’fare ka qe eshte kaq i trishtueshem? eshte semure?
Hena kthehet , dhe kur shikon diellin me lot ne sy ,ngelet pa fryme.
planetet filluan te diskutonin
giove thoshte me zerin e tij;
ndoshta Dielli eshte shume i vjeter e shume i lodhur !
marsi pergjigjej;
nuk e shikon qe Dielli po qan!
kush eshte i lodhur nuk qan , ndoshta fle!
venere , qe eshte budallaqe , sepse zjen dhe nga e gjithe ajo nxehtesi nuk arsyeton drejt Thoshte;
ndoshta dielli ka ftohte , tani e ngroh une me zjarrin tim.
te tjeret i ktheheshin e i thoshin
po mbylle gojen budallaqe , DIELLI ESHTE 100 MI here me i ngrohte se sa Ty.
I gjithe universi ishte i cuditur ,
qe pak ore perpara se te Rilinde dielli.,
ku do te lajmeronte vitin e ri Burrave , grave e femijve,
ishte duke Qare e nuk i pergjigjej asnjeriu.
Dhe ju e dini se si ndodh ne keto raste
te gjithe pane punen e tyre , dhe asnje nuk e ngushulloje.
Vetem nje yll qe quhej Flakes , guxoje dhe e pyeti:
o Diell, o i madhi babai im , perse je kaq i trishtuar?
a e di qe e gjith bota e burrave e grave dhe e fmijve po pret qe ti te ngrihesh e te lajmerosh ardhjen e vitit te Ri ?
dIELLI perplas syte , dhe nuk u beson syve , qe ajo flakeza e vogel beri ate qe te tjeret nuk e bene , ne kete moment te Trishte.
A e di moj e embla yllkez , qe ti je e vogel
dhe une e kam pare boten nga mijra e mijra vitesh
cdo 31 dhjetor kam perenduar
me dhimbje te medha brenda meje,
SEPSE BOTA ESHTE E KEQE
ku njerzit u bejne keq edhe femijve qe jane nje pasuri
pastaj jane luftrat e tmershme
ku DASHURIA ndermjet njerzve po svogelohet gjithmone e me shume
Ku cdo 1 janar lindja, duke shpresuar
qe viti i Ri , te sillte PAQE ,BOLLEK , NDJENJE , E URTESI PER NJERZIMIN
POR nuk ka ndodhur kurre
njerzit behen me te keqinje e me EGOISTE
bEJNE GJITHMONE luftra,dhe te varferit qe nuk kane te hane shtohen gjithmone e me shume,
Femijet e mrekullushem vuajne ne kete jete
Une jam i lodhur , dhe nuk dua te ndricoje nje tjeter VITE mbi toke , ku shoh gjithe keto vuajtje e gjera te trishtuara.
BURRAT DHE GRATE nuk e meritojne
dhe kjo me bene te qaje , PRANDAJ VENDOSA , qe me 1 janar une nuk do te rilinde me . BOLLLLLLLL ME.
KURSE yLLKEZA E VOGEL MENDONTE:
dIELLI I Madh i varfer e i deluso, nga njerzit e tokes ka te drejte.
por ne toke nuk jane vetem njerzit….
jemi edhe ne femijet e pafajshem , jane pemet ,
jane pemet e medhaja ne male , gruri , buka ,
eshte bari jeshil , jane Ketrat,
jane kafshet e medhaja ne afrike , jane lulet shume ngjyrshe
eshte Luledielli qe adhuron Diellin
eshte debora qe mesi pret diellin te ngrohet
dhe shume perenje me peshq brenda qe pastaj shkojne ne det.
DUKE MENDUAR KETO YLLKEZA GERTHET;
DIELL , harroje njerzit e rritur,
kujtohu per ne , qe pa ty nuk munde te jetojme
Rilind per ne , NE TE DUAM.
………………………………………………………….
E ke qullosur Bushat, siç di te qullosesh e te katranosesh vetem ti. Si mund te tallesh me ata qe vune jeten e tyre ne rrezik, por edhe e lane jeten ne fushen e luftimit, dhe kete ta quash humor? Ky eshte nje turp. Kjo çon uje vetem ne mullirin e Millosheviçeve dhe nuk mund te mos jene te paguar prej tyre. Qe pas luftes filluan allishverishet e zakonshme, qe nuk jane vetem shqiptare, eshte problem tjeter, le ta godasim ate, madje edhe me rrepte, por jo luften çlirimtare dhe ushtaret e saj te lavdishem. Eshte e njejta qe po synohet edhe per Luften Tone çlirimtare. A nuk te duket vetja paksa mosmirenjohes?
Pse ca kn komandantet e luftes se Kosoves qe nu duhen tall?
Ne ne vendin Ame jemi tall ka 25 vjet me ata qe luftun vertet ne krah te kualicionit me te fuqishem te historis Boterore dhe 70 vjet me luftetaret nacionalist te Ballit Kombetar!!!
Dhe ti sje vec nje anal-ist o andsharlatani, as me shum e as me pak.
Dhe ti sje vec nje anal-ist o andsharlatani, as me shum e as me pak.
Dhe ju puntor e skllav te temes qe nuk i botoni komentet sjeni me te mir sa andushkarabushi.
Pjesa me bindese e ktij fjalekryqi te shkruar nga Andi Bushati eshte Eshte paragrafi ku thote: <>. Edhe qellimi per ti vene Stupcat ne nje nivel me Karikaturistet e Muhametit eshte i dukshem dhe shume spekulativ. Sepse te gjithe jemi dakort qe nuk mund te kete krahasim midis nje lufte fetare dhe luftes heroike te UCK per clirimin e Kosoves. Te tallesh me luften per clirim te Kosoves as pa kaluar 15 vite, eshte veprim shume dashakeqes dhe qe nuk i sherben askujt tjeter vec Serbise,dhe ekstremisteve muslimane qe kto vite kane vene nen shenjester kedo qe ka luftuar per kombin, qe nga Skenderbeu deri te luftetaret e UCK.
pune kosovaresh varu k… t shikojme punet ne shtetin tone shqiperi spo rregullojme punet tona ketu e jo me ne shtetin tjeter kosove ku shumica jane turq ne adn .
Pikaaa. Kur edhe nje cope evgjiti si ti na ben te sofistikuarin dhe ekpertin e gjenetikes.
Nuk besoj se e kemi pasur ndonjehere problem te tallemi me heronjte tane, biles kush me mire se shqiptari ka ditur tia nxije fytyren shqiptarit?!
Ketu ceshtja qendron se UCK-ja nuk ka qene nje ushtri e mirefillte ku disiplina ushtarake te kete qene ushqyer me kohe, dhe si rrjedhoje nuk mund te preteshe nga ata qe te operonin me duart e nje kirurgu te regjur.
Ata jane ballafaquar me krime te llahtarshme dhe spastrim etnik nga nje ushtri e mire organizuar, e si rrjedhoje mund te kete patur dhe ndonje kunder reagim te pahijshem, qe eshte mese e kuptueshme kur je ne nje gjendje shoku.
Andi te heqi per nje cast petkun e tij te rehatshem prej gazetari e te imagjinoj reagimin e tij pasi te kete pare njerezit e tij me te dashur te therur si keca.
Vezhgim i drejte po ne si komb nuk e kemi luksin akoma te tallemi me luftrat dhe heronjte clirimtare…nuk na ndodh shpesh te kemi te tille…madje me rralle se nje here ne shekull…PERKUNDRAZI TRADHETARET DHE OPORTUNISTET E NDYRE I KEMI ME BOLLEK DHE I RRIT SHE KY DHE….
Sbesoj se e kemi patur ndonjehere problem te tallemi me heronjte tane, biles kush me mire ja ka nxire fytyren shqiptarit se sa vete shqiptari?!
Ketu ceshtja qendron se UCK-ja nuk ka qene nje ushtri e mrefillte ku disiplina ushtarake te kete qene e ushqyer me kohe, per te operuar me duart e nje kirurgu si ne ushtrite e mire organizuara.
Ata kane bere te pamunduren kur jane perballur me krime te llahtarshme dhe nje spastrim etnik nga nje ushtri e mire organizuar, keshtu qe eshte mese e kuptueshme te kete patur dhe mbi reagime sic ndodh kur je ne gjendje shoku.
Andi te provoj te cvishet nga petku i rehatshem i gazetarit dhe te imagjinoje veten se si do te regonte ai nese do te shihte njerezit e tij me te dashur te therur si keca.
Sbesoj se e kemi patur ndonjehere problem te tallemi me heronjte tane, biles kush me mire ja ka nxire fytyren shqiptarit se sa vete shqiptari?!
Ketu ceshtja qendron se UCK-ja nuk ka qene nje ushtri e mrefillte ku disiplina ushtarake te kete qene e ushqyer me kohe, per te operuar me duart e nje kirurgu si ne ushtrite e mire organizuara.
Ata kane bere te pamunduren kur jane perballur me krime te llahtarshme dhe nje spastrim etnik nga nje ushtri e mire organizuar, keshtu qe eshte mese e kuptueshme te kete patur dhe mbi reagime sic ndodh kur je ne gjendje shoku.
Andi te provoj te cvishet nga petku i rehatshem i gazetarit dhe te imagjinoje veten se si do te regonte kur te shihte njerezit e tij me te dashur te therur si keca.
Ti qëndro te tema e bllokmenëve, për ata mund jesh ekspert, të tjerat nuk mund të dëgjohesh dhe lexohesh. Je snob.
Mero po e prish fare gazzeten duke I nxjerr fytyren ketij deficentit te Saliut dhe nipit te Hysni Kapos. Ne kohen e komunizmin nuk ngeli me dhiar nga Terbaci dhe Kuci duke u emeruar ne ambasadat tona ne Europe e USA.
Tani qe erdhi pluralizmi kermat komuniste si puna e ketij Bushatit kane privilegjin te te kene hapesire per te shkuar idiotesorat ne nje gazete qe lexohet nga njerez serioze. Mero mos na e ndot gazzeten me kete fytyre! Te faleminderit.
Po ta shikoni dhe njehere me vemendje videon ,aty nuk ka asnje tallje per UCK dhe luften e tyre .Biles aty me aq pak kohe luftetaret e thjeshte i kane pasqyruar idealiste dhe trima.
Ironia aty eshte me drejtuesit dhe menyren sesi mund te jete shfrytezuar situata per ne vazhdim .
Ku eshte ketu “tallja me luften per clirim ” .Pjesa derrmuese e UCK mendoj se ka qene me ideal sic pasqyrohet tek fjalet e tij qe vrane ne video ..
Nga ana tjeter ,parimisht ata qe udhehoqen luften kane te drejte morale per marrjen e pushtetit pas lufte .Por nese kjo behet me zullum sic u be ketu ne Shqiperi nga Enveri ,atehere pjesemarrja e tyre ne lufte ka qene djallezore dhe e ndikuar nga faktore te tjere ..
Pikes i ke rene plako.
Bushati ka bere nje rremuje te madhe. Luan rolin e modernit, kozmopolitit, qe ja, duhet te themi gjoja te verteten, te pranojme “krimet” tona, bla bla bla.
A thua se serbet i kane pranuar krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe tani e paskemi radhen ne.
Pastaj, si mund te behet krahasim midis krimeve shteterore te panumerta serbe, me krimet sporadike dhe individuale te ndonje luftetari te UCK-se? Eshte ne terezi ky Bushat “europiani” apo çfare?? Krimet e ndonje luftetari te UCK-se, ne krahasim me ate te serbeve, jane nje pike uje ne oqean.
Ik o Bushat qoftja, boll luajte rolin e europianit humanist modern, se nuk te shkon. Je thjesht nje pordhe e plevitosur, asgje me shume..!!
Andi Bushati une pretendoj qe ne zonen e Drenices nuk ka pas raste te tilla te vrasjeve pas shpine.
Njerzit protestojn kunder Veton Syrroit i cili nuk le gur pa leviz vetem e vetem oer ta oaeaqit UCK si e keqja e kombit.
Ti nuk e ke ndegju parullen serbe te viteve 80 vetem shqiptari i vdekur eshte i mire .
Pra qellimi i Vetonit dhe vetonav serb eshte cdo ushtar i UCK i vdekur eshte o mire ndersa kta te gjallt jan te kqi.
Stupcat jane bijte e udbashve qe marin shume Honorare nga keto skece genjeshtare dhe ne sherbim te agjenturave rusoserbe dhte te kriminelit te shitur zvicrran,Dick Marti.Keta rrugac te bulevardeve dhe kafeneve te Prishtines,bejne humor,gjeja ne lufte,me caj dhe kallashnikov,sepse vet ne at kohe ishin neper banesat komfore te agjenturave serbe me Veton Surrojin,Baton Haxhiun etj.Kur e shef humorin e tyre te vjen te vjelle,sepse keta s’kan lidhje me Humor,por me afera kunder Pavaresise shekullore te Dardanise kosovare.Po ku ishin keta peder,kur shovenet serb amoralizuan femrat tona,i masakruan ato dhe ua dogjen te gjitha shtepite dhe objektet ekonomike.Nese keta injorant din dicka per ata persona qe vodhen,vrane etj,atehere te bejne denoncim ke Prokuroria e shtetit.Me keta rrugac dhe vehabistet qe po djegin shtetin dhe lokalet private,nuk mund te ndertohet shteti as pushteti.Behet vetem percarje dhe destabilizim i vendit,qe ka te vetmin qellim largimin e miqve tane dhe nderhyrjen e forcave serbe,ne kete kohe me plot rreziqe per Ballkanin dhe boten ne teresi.
Ore Bushat,ore plere.po c’eshte ky gjoja evropianizim i shqiptareve duke tallur e satirizuar UCK-ne mor qelbesire?!Ke pare ndonje skec,film apo shkrim serb qe te flase per krimet e luftes se Serbeve?
Po ku i kane provat e krimeve keta karagjoze antikombetare qe i tallin e satirizojne?Te besh gjera te tilla ne kete kohe do te thote ti japesh Serbise ndihmen me te madhe kunder Kosoves qe askush nuk mund tja jape dot,sado i fuqishem te jete.Ptuuuuuu…..ju q…..stupcat e te gjithe ata qe qeshin me humorin e tyre qe fyejne nje popull te tere te martirizuar.Ptuuuuu..!!
Ou Ou kush flet per dyfytersi? Flet Andi Bushati, qe zgjodhi si politikane te vitit nje polittikane qe ka vjedhur rrugen e kombit(vjedhjen e Kombit thoshte nje gazetar i Dita-s. Nje politikane qe mban pergjegjesi per vrasjen e 4 protestuesve te parmatosur.Nje politikane qe u be kryetar bashkie nepermmjet manipulimit dhe vjedhjes se votes.
A mendoni sa seriozisht duhet marre ky pseuddogazetar ky njeri me shpirt mikroskopik.
O BULLSHIIT
Mero Baze ka sulmuar me gjithe llojet e armeve njeriun me te zi te kombit shqiptar LULZIM SERBASHEN qe ka menaxhuar me grupin e argites krimet e UCK
pse nuk tallen keto stupid stupcat dhe
me ate qe i dergoi nafte milloshevicit
me ate qe beri pucin me bujar bukoshin ne shtator 1998
me ate qe burgosi thacin dhe jasharin
me ate qe zhduku remzi hoxhen
TALLUNI ME LUL SERBASHEN PA JA U MBAJTI SUMA STUPCA
A
-Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.
B
-Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..
C
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
NQS SE TE KA NGEL PAK GJAK SHQIPTARI DHE PAK NDERSHMERI ZOTI MERO MOS NA I NXIRR KETE ANDIBULLSHIT OSE KTHEJE GAZETEN LIFE STYLE
Bushati, ashtu si dhe ai qorri Lubonja si pjes e familjeve te nomenklatures komuniste, i shohin heronjte e tanishem si kriminel. Po a ka me kriminel se gjyshi dhe gjyshja e tij????
Provokimi eshte i ekzagjeruar dhe si i tille zgjon nje indinjate dhe reagim qe ne fakt i sherben si mburoje atyre qe me te vertete kane perfituar nga ardhja ne pushtet.
Nese qellimi ka qene per ti demtuar ish-kreret e luftes, mund te thuhet se ky skec i ka sherbyer krejt te kundertes. Nje provokim i formatuar permes situatave absurde nuk mundet vecse te zgjoje nje reagim ekstremisht te arsyeshem.
Me heronjt mund te tallet dhe ironizoje vetem ai qe ka bere nje veper me heroike se personi qe ironizohet. Kur stupsat te bejne ndonje heroizem me te madh se se ata qe rrezikuan jeten ne lufte atehere mund te tallen Gjeneral mbas lufte behen te gjithe