Si po dekonspiron Nishani, projektin “antireformë”

7 Janar 2016, 20:29Editorial TEMA
Si po dekonspiron Nishani, projektin “antireformë”

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka zbuluar planin e Partisë Demokratike kundër reformës në drejtësi sonte në mbrëmje, ndërkohë që Komisioni i Ekspertëve ka përmbyllor sot mbasdite, redaktimin e draftit të reformës kushtetuese, sipas rekomandimeve të Venecias, duke i hapur rrugë ridërgimit të tij në Komision para datës 12 janar. Nishani duke folur para gazetarëve të ftuar për të ngrënë darkën e Vitit të Ri në Presidencë, zbuloi planin e përfolur të Partisë Demokratike për një tryezë politike për reformën, që do të thotë zhbërje e draftit të hartuar prej një viti nga ekspertët perëndimorë dhe ata shqiptarë, dhe pastaj rifillimi i punës në nivel ekspertësh.

Deklarata e Bujar Nishanit u bë pasi kishte pasur së paku dy zhvillime të rëndësishme gjatë ditës. E para kishte qenë takimi i ambasadorit Lu me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, me të cilin është garantuar mbështetja e LSI për draftin e hartuar, me disa vërejtje që u pasqyruan në draftin e ekspertëve, si dhe mbledhja mbasdite e Komisionit të Ekspertëve, që i dha dorën përfundimtare korrektimit të draftit, duke përfshirë aty dhe disa rezerva që kishte ministri i Drejtësisë Manjani dhe grupi i këshilltarëve të tij.

Bujar Nishani me siguri që duhet të ishte informuar për këto zhvillime para se të fliste para gazetarëve. Nëse ai është informuar dhe reagoi në atë mënyrë, do të thotë se ai reflekton qëndrimin e Sali Bërishës ndaj reformës dhe zbulon linjën e ashpër që do ta kundërshtojë atë. Plani që PD të zhbëjë draftin e reformës dhe të shtyjë në pafundësi miratimin e saj, është një plan që lidhet, si me mos bërjen e reformës kushtetuese, ashtu dhe me përdorimin e kësaj reforme për diversion politik.

Por sot mbasdite çdo hamendje e tyre ka marrë fund, dhe shumica ka mbështetur tërësisht draftin e Komisionit të Ekspertëve për reformën kushtetuese.

Nga ana tjetër, kërkesa e Nishanit është e pakuptimtë, pasi në Venecia ka shkuar drafti i ekspertëve dhe Venecia i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ekspertëve, që i ka dërguar draftin, dhe jo Bujar Nishanit, Edi Ramës, Ilir Metës apo Lulzim Bashës. Në këto kushte nuk ka kuptim të mblidhen partitë politike për të diskutuar rekomandimet që kanë ardhur nga Venecia, për një draft që e kanë hartuar ekspertët dhe jo partitë.

Qysh në fillim të këtij procesi, është rënë dakord që partitë politike do të jenë mekanizëm votimi për reformën kushtetuese dhe jo palë që do fusin duart në projekt. Komisioni i Ekspertëve i ka bërë ftesë qysh në fillim Presidencës të dërgonte ekspertët e saj në atë Komision, por ajo nuk i dërgoi. Vetëm pas një viti ajo ofroi ekspertë politikisht të afishuar, të shkonin si “dëgjues” para Komisionit pikërisht për të prodhuar këtë alibi që paraqet tani për “mospyetje nga ana e shumicës për reformën.”

Së fundmi, ka dhe një dimension qesharak të vet protagonizmit të Nishanit. Debatet mes përfaqësuesve të PD dhe Komisionit të Ekspertëve janë kufizuar tek mandati me dy të tretat apo tre të pestat e disa anëtarëve të Këshillit të Drejtësisë dhe Këshilit të Prokurorisë, çka do të thotë se ka një pranim të shumicës së parimeve të ofruara nga vet ekspertët e PD. Në këtë pikë Bujar Nishani, ose është thjesht një kamikaz i Berishës, që i qëndron mendimit që gjithçka që është bërë të anulohet, ose nuk e informojnë fare as ata të PD, se çfarë po bëjnë dhe ai kërkon të duket se ka dhe ai një rol në këtë histori dhe do të mbledhë një tryezë.

Në qoftë se është kjo e fundit, s’ka problem, se nuk ja merr njeri për ters, por nëse mendon se duke bërë kamikazin e Berishës kundër reformës, lehtëson Berishën dhe Bashën, e ka gabim. Ndonjëherë budallenjtë në vend të të vënë vetulla, të nxjerrin sytë.

8 komente në “Si po dekonspiron Nishani, projektin “antireformë””

  1. aqif tahipi says:

    O Mero ,jarit te shkrete i osht bo sala idhull ,si i ishte bo m 90 shoku Enver.Kur ishte oficer m 90 ishte gati me dhon jeten per enverin ,sot osht gati me bo harakiri per salen.Nejse ,vari jarin se reforma osht m dore t luse.Po e nin sala ne luli burgun afer.

    1. sheqerja says:

      Nevojat Emergjente tani per tani synojne ne
      permiresim te kushteve te Popullates shkaktuar
      nga Rreshjet e Terbuara.Por Ne kemi kohe qe jemi te permbytur edhe
      nga devijimi i Reformave ne Drejtesi.Kolektoret e Shqupi duket se
      jane bllokuar nga Llumrat Berishjane! Po mblidhen
      Koke me Koke dhe sistemojne nje Lum Fjalesh(justifikime)
      te pa lidhura. Dhe te gjithe kane nje Pergjigje:
      Diga e Saliut dote Cahet!le ti vere sa te doje shpatullat ai.
      Sepse ceshtja eshte Per Pastertine! por,thjesht eshte per ta
      kuptuar se per kete Reforem Fisnike,berishistet nuk e presin
      aspak me deshire.ndonse per vendin perbene nje rrezik potencial.
      Sipas te gjitha gjasave,rezultone se Shquparaket jane duke
      pergatitur nje komplot qellimkeq,sigurisht te menduar mire
      nga plakushi Sali! Nentexi kesaj eshte i dukshem:Frrika!
      ndaj perpjekjet e tyre per te aktivizuar lojen e tyre tashme
      te njohur Cic-Mic eshte bere e pakuptimte,ndaj sic thote edhe Baze
      shume shpejte do te gjejene nje Shteg shfaqesimi,dhe te sigurte
      qe Saliu do tja lere fajin hipotences organizative te Lulit.
      Koha i kerkone qe te behen sadopak Radikale,sepse Reforma ne fjale
      lidhet me permiresimin e Pastrimit te cdo individi qe Lancone progres
      per vendin.

      1. Bujari ju ndegjon Mister Lu says:

        Nqs duhet ti vihen prangat që nesër me nder me thënë Sali Berishës eshte vizita e tij thellësisht private & mafjoze në Malajzi dhe Brunei me parate e shtetit shqiptar.
        Kjo eshte një nga mijra krimet e tij por që ështe krim i dokumentuar dhe drejtesia shqiptare bashke me “shenjtorin’ Lu duhet ti vënë prangat Sali Bishës që nesër

        Tri dokumente të Kabinetit të Presidentit të janarit të vitit 1994, kohë në të cilën Berisha ka qenë president i vendit tregojnë mbi një udhëtim që presidenti i asaj kohe ka bërë në Malajzi dhe Brunei, vizitë shumë e komentuar dhe e dyshimtë qysh në atë kohë.

        Pas çdo paragrafi në këto dokumente mund të shtrohet një pyetje e thjeshtë: Përse?

        Përse duhej bërë ajo vizitë?

        Përse duhej të shkonte Presidenti i Shqipërisë në ato vende të largëta dhe çfarë u bisedua dhe çfarë marrëveshjesh u arritën?

        A kishte qëllime fetare ajo vizitë?

        Cfare fshihej nga kjo vizitë private?

        Kush ishte ai pertej-atllantikas mbrapa kesaj afere ?

        Cfare “malli” top secret fshihej ne bagazhet diplomatike ?

        A kishte qëllime mafjoze ajo vizitë?

        Kush sherbim secret I huaj e urdheroi ?

        Dhe së fundmi, çfarë përfitimesh solli për të mirën e vendit dhe të popullit shqiptar ajo vizitë?

        Këto pyetje lindin vetvetiu pasi të dyja këto vende, pra si
        Malajzia dhe Brunei janë vende myslimane fare pa inters.

        Koha kur është realizuar kjo vizitë është bërë pak kohë pasi Shqipëria ishte bërë anëtare e Konferencës Islamike.
        Të bën përshtypje fakti se si jepeshin urdhrat. Kabineti i

        Presidentit anashkalon Qeverinë dhe urdhëron direkt ministrin e Financave për të kryer veprime financiare.
        “Ti jepen cash ne dore, 250 mije dollare” – urdheron njera nga shkresat,100 mijë cash tjetra..
        Brunei është një vend i vogël në një ishull të largët të Azisë juglindore. Është një monarki absolute, ku monarku thirret sulltan dhe është një nga njerëzit më të pasur të botës.
        Aktualisht, pra në vitin 2013 Brunei ka 400 mijë banorë, ndërsa para 20 vitesh ka pasur më pak se kaq, pra më pak se gjysmën e popullsisë së Tiranës.

        U tregua në atë kohë në qarqe të ngushta, kurse tashmë nuk përbën më sekret për askënd. Në vijim po e tregojmë ngjarjen ashtu si ka ndodhur. Pasi kishte përfunduar vizitën në Malajzi, delegacioni presidencial shqiptar i hipën avionit të posaçëm për në Brunei.
        Gjatë udhëtimit, një nga anëtarët e delegacionit i komunikon Presidentit Berisha se ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Brunein dhe kjo krijonte probleme me protokollin. Marrëdhëniet diplomatike me Brunein u lidhën… në fluturim.

        Dokumenti i parë
        REPUBLIKA E SHQIPËRISË
        Kabineti i Presidentit
        Tiranë më 17/1/94
        Nr. 5479 Prot
        Kompanisë Albanian Airlines
        TIRANË
        Në vazhdim të shkresës nr. 5479 datë 23.12.1993, delegacioni presidencial që do të vizitojë Malajzinë dhe Brunein, siç jeni në dijeni, do të niset nga Tirana me avion Charter të kompanisë suaj më 23 janar 1994 ora 8.30 dhe mbërrin në Zyrih ora 11.40 dhe po këtë ditë nga Zyrich me avionin e linjës MH 019 ora 13.00 dhe mbërrin në Kuala Lumpur ora 9.30 e datës 24 janar. Më datë 27 janar delegacioni largohet për në Brunei në ora 12.30 me avionin RMAF F28 të palës maleziane (të vënë në dispozicion për delegacionin).

        Më datë 29 janar 1994 delegacioni largohet nga Brunei me avionin MH 731, ora 18.35 dhe mbërrin në Kuala Lumpur ora 20.55 dhe në ora 22.15 me avionin MH 018 niset nga Kuala Lumpur dhe mbërrin në Zyrich ora 6.15 të datës 30 janar 1994 dhe po më datë 30 janar ora 8.00 niset me avion Charter të kompanisë Tuaj Albanian Airlines e mbërrin në Tiranë ora 11.10.
        Delegacioni përbëhet nga:
        1. Z. Sali Berisha, Presidenti i Republikës
        2. Znj. Liri Berisha, bashkëshortja
        3. Z. Selim Belortaja, Ministër i Industrisë dhe Tregtisë
        4. Z. Arjan Starova, Zv.ministër i Punëve të Jashtme
        5. Z. Arjan Adhami, oficer shoqërues
        6. Z. Fatos Beja, Këshilltar diplomatik
        7. Znj. Elisabeta Gjoni, Këshilltare për çështjet financiare
        8. Z. Vahid Boriçi, Shefi i Protokollit
        9. Znj. Aida Shehu, Zyra e Shtypit
        10. Z. Pali Kuke, operator i TV.

        Shënojmë se 5 vetat e parë do të jenë në klasin e parë dhe 5 të tjerët në klasin e dytë.
        Z. Vahid Boriçi do të udhëtojë më 18 janar me avionin e Kompanisë Tuaj 7Y 301 ora 7.50 nga Tirana në Zyrich dhe me avionin BI 082 po atë ditë për në Kuala Lumpur.
        Shpenzimet përballohen nga ana Jonë, për dy fluturimet Çarter dhe biletat e udhëtimeve të linjave të mësipërme.

        Shefi i Kabinetit
        Edmond Shoferi
        (Firma)
        Llogarisë këtu:
        Për veprim sa më sipër.

        Dokumenti i dytë
        REPUBLIKA E SHQIPËRISË
        Kabineti i Presidentit
        Tiranë më 20.1.94
        Nr.01 Prot
        ZOTIT PIRO DISHNICA
        MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË
        TIRANË
        Për udhëtimin e Presidentit të Republikës, Tiranë-Malajzi dhe kthim nevojiten 183.000 USD Në kundërvleftë të kësaj shume të rritet plani i buxhetit për dy mujorin 88.3 milionë lekë.

        SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
        Kolec Topalli
        (Firma)

        Dokumenti i tretë
        REPUBLIKA E SHQIPËRISË
        Kabineti i Presidentit
        Tiranë 17.1.1994
        Nr.5479/2 Prot

        LLOGARISË
        Këtu

        Sipas pososisë së dhënë, për delegacionin presidencial që viziton Malajzinë dhe Brunein, të merren këto masa:
        1. Z. Vahid Boriçi të marrë 300 mijë dollarë cash si dhe një çek prej 20-35 mijë dollarë, si fond rezervë për shpenzime sipas rregullave financiare.
        2. z. Fatos Beja të marrë 150 mijë dollarë cash.
        3. Sipas kërkesës së palës malejziane të përgatiten fotografitë e Presidentit Prof. Dr. Sali Berisha në formatet e duhura 9të vogla e të mëdha), si dhe kartëvizitat.
        4. Të përgatiten rreth 52 dhurata për personalitetet e larta në Malajzi e Brunei, të cilat do të jepen, sipas miratimit të Presidentit dhe fondit që ka për këto raste.
        5. Sipas kërkesës së palëve pritëse të përgatiten flamurët shqiptarë në format për t’i vendosur në veturë, në pallatin presidencial, në tavolinë të bisedimeve dhe për nënshkrim të marrëveshjeve.
        6. Siapas kërkesës së palëve pritëse të përgatiten në RTV 2 kaseta më këngë popullore shqiptare dhe 2 videokaseta me pamje nga vendi ynë.
        7. Të përgatiten dietat përkatëse për anëtarët e delegacionit.
        8. Të përgatitet, sipas kërkesës së palëve pritëse, një kasetë me himnin kombëtar.

        SHEFI I KABINETIT
        Edmond Shoferi
        ***
        Si përfundim dhe kjo ndërhyrje e Nishanit është thjesht pjesë e një loje te pistë 25 vjecare që po luhet në atë vend.Pra a nuk duhet të mendojmë që dhe ky farë presidenti handikapat po i “shkel” vijen e kuqe Donald Lu-lit…sipas porosise se ketij te fundit qe karanavalet e Venecias te behen me interesante dhe Mero gjasme i ha kallup..

        Eshtë dhe një document tjetër super-skandaloz i vitit 1993-1994 ku një president (SB) dhe nje ambassador (WR) jashtë cdo rregulli ligjor,dipllomatik,finacjar dhe moral “fusin duart“ ne floririn e Londres. E keqja është se duhet merret i pandehur dhe zoti Rajerson sic mund të merren te pandehur ae neser nje zyrtar amerikan per rrugen e Kombit dhe nje tjeter per Gërdecin ,…një tjeter per Albetrolin që dihet kush janë.

        Pikerisht implikimi i disa zyrtareve amerikane & europjane ( qe janë powerfull akoma) ne aferat multi-milioneshe ne Shqipëri na bëjnë te mendojmë se jo vetem zoti Lu po ben nje loje te pistë (dhe ilegale) me dekriminalizimin por….dhe keto “fintet” e Nishanit janë pjesë e kësaj loje të ndyrë 25 vjecare..
        Cdo lloj dekriminalizimi pa i venë prangat mender Berishes është thika e fundit dhe vdekjeprurese që i ngulet atij kombi pas shpine.. është varrosja perfundimtare..

        Good job mister Lu…
        Bujari ju ndëgjon…

      2. Skypion says:

        Panorama e zhvillimeve te fundit politike,ne lidhje me reformen ne drejtesi,eshte shume e qarte,qartesi qe,me te gjitha mjetet e menyrat ,po mundohen ta mjegullojne Rama me mercenaret e tij.
        Edi Rama me te tijte po kapet fort pas “eksperteve”,si menyra e fundit qe ka per te arritur kapjen e drejtesise,per te cimentosur oligarkine,per te eleminuar politikisht,duke e vene ne pranga,Ilir Meten,per te mposhtur opoziten dhe,per te shpetuar vete nga burgu.Ja,kjo eshte permbledhja,shkurt,e gjithe asaj qe ka krijuar tensionin e sotem politik ne Shqiperi.
        Eshte pikerisht ky realitet politik,qe jep pershtypjen,sikur opozita dhe LSI-ja jane bere bashke,kur ne te vertete,LSI-ja,apo Meta me qarte,eshte gjendur ne udhen e opozites,as me dashjen e kesaj te fundit,as me dashjen e vet,por nga halli,per te shpetuar koken nga Edi Rama,i cili e kerkon deshperimisht ate,si kryekurbanin per te qendruar ne pushtet e per te mos perfunduar vete ne burg.
        Me ane tjeter,opozita,me e kthjellta nga te gjithe ne kete mjegullnaje qe po rreken ta dendesojne edhe me shume,eshte e qarte ne qendrimin e vet:reforme ne drejtesi sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias,te cilat,duhet ta themi,jane kryekeput kunder projektit kriminal te eksperteve te Edi Rames.
        Rekomandimet e Komisionit te Venecias,demaskuan publikisht qellimin e Rames per te kapur drejtesine,dhe diskretituan keqas tufen e “eksperteve” te tij qe i perdorte per kete qellim.
        Keshtuqe,do te ishte thjeshte idiotesi qe,opozita dhe gjithe aktoret e tjere politike,duke perfshire ketu edhe vellain-armik Meta,te ndiqnin avazin e eksperteve te Edi Rames.Ata eksperte u dogjen tashme.U percelluan e perveluan.I dogji Komisioni i Venecias.
        Ne keto kushte,te akuzosh Presidentin eshte po kaq idiotesi.Presidenti,i cili me patjeter qe flet edhe i konsultuar me partneret tande perendimore,sidomos ambasadorin e ShBA-se,mban qendrimin e tij ne perputhje me rrethanat e reja te krijuara pas rekomandimeve te Komisionit te Venecias,dhe ne perputhje me interesin e gjere publik,me te cilin interes,fatlumturisht, perputhen edhe rekomandimet veneciane.
        Te akuzosh Presidentin qe na qenkesh kunder eksperteve te Edi Rames – kur vetem nje dite me pare,ishte vete Ministri i Drejtesise i qeverise se Rames,Ili Manjani,qe kundershtoi hapur dhe publikisht “ekspertet” e shefit te tij,dmth,Kryeministrit Rama,madje duke u tallur keqas me te – kesaj s’di se c’emer t’i vesh…vetem analisti yne ka aftesine te beje pirueta te tilla turperuese,qe fyejne edhe inteligjencen e minjve qe po brejne makinerite e ndryshkura te biznesit te tij parealizuar!
        Reforma ne drejtesi eshte reforme e madhe,shume e madhe.Eshte reforme jetike per demokracine dhe te ardhmen e vendit.
        E t’ia lesh ne dore kete “eksperteve” te Edi Rames,eshte e paimagjinueshme.Eshte krim.Madje,me shume se kaq,eshte tallje me Shqiperine dhe shqiptaret.
        Edi Rama eshte i pashprese.Ne keto rrethana ai eshte i pandihmueshem.Ate nuk mund ta ndihmoje askush.Aq me pak perpjekjet lehaqenese te bashibozukeve te tij,te cilet te zene ngushte,po thone budallalleqe te tilla,qe ne situate normale,do t’i benin vete me turp.
        Vec,shihni,se c’luhatje kane qendrimet e mediave te Rames:
        Njehere brohorasin ambasadorin amerikan,Donald Lu,pastaj,akoma pa u shuar zhurma e brohoritjeve per te,e sulmojne ashper si… mik te mikut te Berishes…!
        Nje dite sulmojne Meten te gjithe ne bllok,e diten tjeter,ankohen se Meten dhe Ramen po perpiqen ti percajne…!
        E cdo dite,si gjithmone,akuzojne opoziten se ajo na qenkesh kunder reformes sepse…kerkon zbatimin e rekomandimeve te Komisionit te Venecias!
        Nje mjerim i tille gazetaresk,nuk eshte pare edhe ne ditet me te zeza qe ka kaluar ky vend ne tranzicion!
        Dhe e gjitha kjo,se po i sherbejne nje te marri,nje deliranti,nje te droguari,me te korruptuarit dhe inkriminuarit te klases politike shqiptare,kryeministrit te vetem ne gjithe historine e shtetit shqiptar,te akuzuar boterisht per korrupsion ne shuma qe te luajne mendte e kokes – Edi Rames.Flm.

    2. STOP SALUGATE. says:

      UROJ QE TE JEM I VETEM NE KETO MENDIME POR KJO CESHTJA ME “DRITA TE NDEZURA” TE TRUPIT DHE TURPIT DIPLLOMATIK NE SHQIPERI ESHTE THJESHT NJE
      “DIRTY JOB”

      …KUR NDEGJOVA DHE ZOTIN LU DJE QE SQAROI SE KJO REFORME DO ZGJASI 2-3 VJET DHE ME SHUME DHE NE NJE FARE MENYRE ISHTE JELEK ANTI PLUMBI PER DINASTINE KRIMINALE TE BERISHAJVE ATEHERE ME E VOGLA ESHTE QE SHOQERIA CIVILE(NESE EGZISTON) DUHET TI THOTE JO TE FORTE TE KESAJ NDOTJE DIPLLOMATIKE QE DO KETE EFEKTE ME SHUME NGA LHL E 15 NENDORIT 2013

      VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

      ……………….SALIGATE……
      per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

      WATERGATE APO IRANGATE…

      sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

      PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

      VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

      KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

      sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
      KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
      Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
      Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
      Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

      Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
      CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
      1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

      2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

      3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

      4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

      5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

      6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

      7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

      8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

      9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

      10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

      11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

      12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

      13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

      14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

      15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
      Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

      KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
      FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
      Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

      Me sakte:
      Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
      LHL 2013=VENECIA 2016

      CDO ZHVILLIM NE TE ARDHMEN ,KU ADMISTRATA AMERIKANE QE BEN LIGJIN NE SHQIPERI..NUK DORZON KOKEN E SALI MONSTRES KJO DO JETE POSHTRIMI ME I MADH QE I BEHET ATIJ KOMBI..ME I KEQ SE CDO LLOJ PUSHTIMI

  2. Litari says:

    O Mero shqiptaret kane 25 vite qe perfaqesohen nga “budallenjte ” Budallenjte ngrysen pa breke gedhihen deputet, ministra, e pronare (gazetash e teverash) kurse kapteret dhe spiunet emerohen (gazetar-analist dhe president si puna e kapter-nishanit….
    Kapter Nishani eshte pastrus Sali Sllobodanka eshte (president)…Shpejt Litar do te viret ne perforim O SOT O KURRE ne LITARE “sala meta basha ” Ne burg do te japi Edi llogari per oksigjentin qe i dha (Sales dhe Mete)…

  3. geno says:

    Mero po ja fut kot fare
    Sakati ska fare lidhje me kete histori nuk e pjerdh njeri
    Pastaj se fi ti mero qe sakati e sakatoi si minister drejtesine dhe si president ne korrik gussht 2013…
    Vete eshte sakat dhe ekspert ka vemje pa vlere si ledjo nuraj dhe florjan nuraj

  4. Tepelena says:

    Mero, ja ke fut pordhes, si gjithmone luan rolin e Lefter Lefterit…
    Mos haro qe te njohim mire. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje