Nga Mero Baze
Edhe pse dukej sikur po gjendej më në fund formula se si Partia Demokratike të pranonte reformën në drejtësi dhe ndryshimet e duhura kushtetuese, dy ditë para se të skadojë afati që duhet t’i ridërgojnë plotësimet Komisionit të Venecias, ata braktisën Komisionin, për debate të cilat i kishin konsumuar në zyra me dyer të mbyllura në prani të ambasadorëve perëndimorë. Situata të tilla, të cilat janë lojëra nervash deri në minutën e fundit, me shpresë të gjejnë dikë tjetër fajtor për mosvotimin e reformës, vijnë nga fakti se në PD vendimarrja është politike dhe ata që quhen ekspertë, janë një mekanizëm se si përcillen porositë politike dhe jo idetë e “ekspertizës” së PD.
Reforma për drejtësi, e nisur më shumë se një vit më parë nga një strukturë që u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ja besoi draftin një Komisioni të Ekspertëve të nivelit të lartë, në të cilin gjenin përfaqësim profesional, gjithë institucionet që kanë të bëjnë me drejtësinë në Shqipëri. Ai nuk u ngrit mbi bazën e përfaqësimit politik dhe në të nuk ka ekspertë që përfaqësojnë PS, LSI apo PD.
Një vit e ca më vonë, kur procesi përfundoi dhe është në fazën e koalidimit me rekomandimet e Komisionit të Venecias, PD shpiku dy institucione të reja: Së pari shpiku “ekspertët” e saj, dhe së dyti tryezën politike. Problemi i parë që lind nga kjo shpikje, është se ata që paradite shfaqen si ekspertë të pavarur të saj, janë mbasdite pjesë e tryezës politike, pra janë e njëjta gjë. Dhe e keqja më e madhe është se nuk janë as ekspertë, as politikanë, por përcjellës të mesazheve të Berishës për ambasadorët perëndimorë, që po përpiqen të shpëtojnë reformën.
Alibeaj, Bylykbashi etj, që janë dhe “komisarë” dhe “komandantë” në këto ballafaqime, në fakt po përdoren nga Berisha dhe Basha thjesht si njerëz që mund t’i thonë ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin, atë që Berisha dhe Basha nuk duan t’ua thonë vetë në sy, pra që nuk duan ta votojnë reformën.
Dy ditë më parë të njëjtët ekspertë debatuan në zyrat e Kuvendit me përfaqësuesit e ekspertëve të nivelit të lartë dhe u dakordësuan për votën me tre të pestat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshilin e Prokurorisë, por sapo dalin nga zyra, ata rimarrin urdhërin politik dhe kthehen në tryezat publike me mendtë dhe “ekspertizën” e dikujt tjetër.
Si të tillë, ata janë një humbje kohe dhe të padobishëm për të shkuar drejt një zgjidhje.
Nga ana tjetër, ata nuk kanë palë në këtë proces, pasi nuk flitet për ballafaqim të ekspertëve të PD me ata të PS apo LSI, por flitet për ballafaqim të ekspertëve që kanë bërë draftin dhe që kanë një vit që punojnë me të, pas të cilëve qëndron SHBA dhe BE, me ekspertë të PD, të cilët janë politikanë, deputetë dhe njerëz të besuar të Berishës e Bashës, por jo ekspertë kushtetues. Pra, nuk kemi as një ballafaqim ekspertësh dhe as një ballafaqim politik, por një ballafaqim mes ekspertëve të reformës dhe të deleguarve të politikës së PD. Si të tilla, këto tryeza janë të destinuara të dështojnë, pasi të deleguarit e PD nuk janë aty për të çuar ndonjë ekspertizë, por për të çuar mesazhin e Berishës kundër reformës.
Deri në datën 12, Berisha do të vazhdojë këtë lojë nervash, me shpresë se diplomatët perëndimorë apo dikush nga shumica, do lodhet nga nervat dhe do ta sulmojë, për t’i krijuar një alibi për votën kundër.
Pozicioni i disfavorshëm në të cilën vendoset shumica në këtë rast, është i padrejtë, pasi e vetmja palë politike që po tenton të diktojë ndryshime sipas qëndrimit të saj politik, është PD. PS dhe LSI nuk janë përfshirë në këtë debat dhe qëndrojnë pas draftit që kanë rekomanduar dhe mbrojnë SHBA dhe BE.
Të humbasësh kohë me të dërguarit e Berishës, që paradite quhen ekspertë dhe mbasdite politikanë që flasin nga foltorja kundër asaj që kanë thënë paradite, do të thotë të futesh në spiralen e kurtheve të Berishës, kundër reformës. Kjo është dhe arsyeja përse dështojnë treyzat me ekspertët e PD. Duke mos qenë as ekspertë që japin mendime, as politikanë që marrin vendime, ata janë thjesht humbës kohe për reformën. Dhe kjo është detyra e vetme që PD i ka vënë vetes në këto momente.
Mero djali, deshtojne sepse ashtu i ka porosite nga serbo-greku sepse drejtesi normale do te thote shtet normal dhe qerim i plehrave te greko-serbit. Vec tryeze politike nuk duhet te kete per kete reforme sepse eshte konflikt interesi. Parlamenti i qelbur i listave te beje edhe kete votim dhe ti hape rrugen drejtesise dhe pastaj zgjedhje te reja me ligj mazhoritar. Reforma ne drejtesi nuk do te jete jetegjate nese nuk behet reforme elektorale dmth rikthim ne ligj dinjitoz per votuesin sic ishte ai mazhoritar me korrektim kombetar. Mos u futni ne kurthin e Berishes se nuk eshte ai po jane ustallare te tjere ne serbi qe mbajne peng vendin prej dekadash.
Në momentin që ekspertët e PD do bien në ujdi, reforma do jetë pjerdhur.Ndaj shpresoj që PD-istat të mos e pranojnë draftin dhe e gjitha kjo punë të shkojë në referendum popullor, si e vetmja zgjidhje e drejtë që do të prodhojë një reformë në interes të popullit dhe jo në interes të Berishës dhe halabakëve të tij.
Edhe me budallai e di qe
1-reforma e drejtesise,
2-fushata e dekriminalizimit,
3-dhe nderhyrja USA-BE-VENECIA
do te kene nje deshtim spektakular,
nga menyra se si filloi.
nga lloji aktoreve
dhe qellimi hipokrit per te cilin eshte organizuar.
Nga menyra si e shtron problemin artikullshkruesi sikur Berisha po bie verdalle Superfuqine e botes me Bashkimin europjan eshte per tu ardhur keq.
Pra ka 25 vjet qe SRB-i “tallet” me ambasadoret amerikane me zyrtare europjane kurse shqiptaret i ka vrare ,prere,tradhetuar,perdhosur,kercenuar,ka vjedhur dhe shkaterruar shtetin dhe ka poshtruar kombin..Pra me nje fjale nuk ka krim te kodit penal qe nuk e ka kryer ky Perbindesh.
Pyetja duhet behet me kurajo dhe ti drejtohet Adminstrates Amerikane balle per balle:
-A e di USA & BE qe SRB-I ka kryer krime te perbindeshme ne Shqiperi?
Natyrisht qe e dine dhe vjen pyetja e dyte
-Per cfare aresye mbrohet ky super-kriminel ne menyre kaq te hapur dhe te lexeshme ?
*****************
Pyetjes fundit nuk mund t pergjigjet njeri ne admistraten amerikane…sepse nje pergjigje reale e saj
do te thote pranga Berishes dhe investigmi I nje sekti antishqiptar-proserb-progrek ne Washington dhe aferat e tyre kriminale me Berishen duke filluar me
invazionin e 2 prillit 1991 nga udb
floririn e londres
kompllotin e firmave piramidale
vjedhja e 20 miljard dollareve te municjoneve
afera e gerdecit
gjysem miljardi te rruga e kombit
shitblerjet e albetrolit,armos etj
dorovitja lobeve per 21 janarin
dhe te gjitha se bashku perbejne nje shume te frikeshme edhe per politikane te larte ne Washington dhe bruksel..qe me plot gojen e them..kane frike nga berisha…pra jane keto qe krijuan kete shenjtan dhe nuk e fusin dot ne shishe
***
Te pretendosh sot se 1-reforma e drejtesise,2-fushata e dekriminalizimit, 3-dhe nderhyrja USA-BE-VENECIA do te rregulloje ate vend eshte me shume se tallje:
Pa u luftuar dhe denuar ne menyre shembullore Berishizmi si teori dhe praktike thellesisht antishqiptare me pasoja katastrofike..vecse do vazhdoje ky invasion berishist
***
Prandaj admistrata amerikane duhet ti terheqe veshin nenpunesit te saj Donald Lu dhe 3 turbo-berishistet e washingtonit Biberaj-Wisner-Podesta qe te nderpresin keto karnavalet me Venecian dhe komedine “ngriva –shkriva” me dordolecet e PD.
Cdo tolerim I krykriminelit berishoviq nga subjektet e mesiperme do jete nje thike pas shpine ndaj kombit shqiptar..dhe vete amerikanet po I ngrene lapidarin Enver Hoxhes qe nuk ka gabuar me anglo-amerikanet ne 1946.
Sepse ndersa enver hoxha I perzuri serbet me shume veshtiresi ne 1948 duke shfytezuar konjukturat e kohes..ato u futen ne 2 prill 1991 me ndihmen e elezbiberamerikaneve me saliserbin qe akoma nuk merret vesh pse po sakrifikojne nje komb rreth 10 miljonesh per nje monster viqidoli.
Nuk eshte cudi qe pikerisht ne 21 janar 2016 te jete planifikuar nje miting HISTORIK i ambasdoreve dhe parise tiranes & eksperteve per nenshkrimin perfundimtar te draftit se reformes ne drejtesi ku do pershendetet nga Zoti Lu ,kryopozitari Lul per aktin heroik qe hodhi firmen …si yll ne ngjitje..nen duartrokitjet e Edi Rames qe do i jape me ne fund doren e pajtimit Bashicit sic beri me Vucicin..dhe kjo do ishte nje perdhosje perfekte e jetimeve te 21 janarit…nje urinim kombetar mbi ca kokpalare…….shame..shame..all
Hahaha, shume e bukur! Bravo. Po çfare thote emblema e gazetarise shqiptare, treshja e fameshme Tos Qim Tan. A mos osht kinez ky bre?
Une nuk e kuptoj si mundet dikush te besoje qe politikanet me duar me gjak do te bejne ligje dhe reforma per te futur veten ne burg!!!! Ore kush ka luajtur nga mend e kokes ketu qe beson dhe e kerkon nje gje te tille?! Komuniteti Europian qe paguan miliona Euro dhe qe do te paguaj edhe me shume ne te ardhmen, por edhe USA qe paguan akoma me shume duhet qe publikisht tua bejne te qarte atey palo deputeteve qe kane zgjedhe Shqiptaret se nese nuk votoni reformen e bere nga expertet e USA/EU te qerrohen nga parlamenti dhe te bllokohen ne menyra e forma nga me te ndryshmet. Ore publikisht, ne djalle shkofte e drejta per shtet te pamvarur se nje vec i tille nuk eshte. Ne qofte se USA/EU nuk e bejne nje gje te tille por i lusin prapanicen Ilir Metes dhe Sali Berishes te vete burgosen atehere o Shqipare ose cohuni dhe beni VETEGJYQSI ose ulni koken dhe nshtrohuni Sali Serbit dhe Ilir Floririt.
Sa te jete Berisha asnjehere nuk do te kete reforme,PD luan kot se ben sikur do mari pjewse,ben ndonje deklarate ama ne fund ,kurre nuk do te firmosi ndonje dokument.Sala po gjen armiq te rinj.,por ai ben edhe ngjarje prandaj duhet kujdes me kete vrases.
e vetmja reforme qe do bien dakort expertet e pd-s eshte ajo ku te drejten ekzkluzive per emerimin e gjyqtareve e ka sali serbi, dhe kur eshte me grip, pasardhesi i tij, xeni, te tjerat jane reforma kamuniste
Mire e ka Mero Baze po kush e degjon.
O Mero vetem LITARI shpeton shqiptaret dhe Shqiperin…Pra Litar ne fyt (sala, meta, basha, dhe halabaket shoket e tyre) qeveri teknike sa me pare…, ne te kundren Sala dhe Meta do te djegen Shqiperin me keq me E hidhur se 97-ten.
qofsha i gabuar !
nuk shikoj ndonje ndryshim midis kesaj situate dhe diferences me 10 vota ne votimet e 2011 per bashkine e tiranes
atehere kur mendonim se mengperveshuri Arvizu do te ndalonte masakren e PD ne votime..ndodhi nje kalkulim qe vetem ne bodrume ambasadash mund te kryhen.
pra arvizuja arjan canit diten pervishte menget ne favor te Rames ndersa naten flirtonte me Bashen
e njejta ndodhi dhe kur erdhen ekspertzat e 21 janarit
e njejta ndodhi dhe kur u grabit shqupi
e njejta ndodhi dhe kur erdhi eksperti i kosta trebickes
e njejta ndodhi dhe kur erdhen ekspertizat e ilir metes
pra zoti mero jo vetem po gabon por po behesh pjese e nje hipokrizie nderkombetare
edhe zoti donald lu eshte nje mengeperveshur diten si arvizu dhe naten luan bixhoz me bash-berishen duke ulur pantallonat karshi shefit kuadrit te tij FW qe eshte nje nga berishistet me cmendur te washingtonit
eshte rasti i peste haptas qe rruga elbasanit eshte bere pale me dyshen kriminale 2b ..por dhe ju zoti Mero jeni bere monoton deri ne merzi
dekomunistifikimi rajersonit pruri ne fuqi saliserbin ne 1991..kurse dekriminalizmi po sjell ne fuqi gjarperin lul basha….pra profecia e mikut arjan canit po del e sakte…ylli ne ngjitje ndyresia e tij Lul Basha behet k/m ne 2017 ME KOMARDAREN E VENECIAS…QE HEROI I 21 JANARIT M.BAZE..CUDITERISHT NUK PO E SHIKON
kaq trapa jane nderkombetaret qe besojne se po ti varesh ne qafe ujkut ,melcite e qengjit ,ai do te jete nji besnik fanatik per te mos i ngrene !!!
dicka tjeter mundohet te luhet ne kete mes ,por uroj nji humbje te klanit serbo-amerikan dhe fitore nji here e pergjithmone te popullit te mjeruar shqiptar !
Reforma nga pikepamja e opozites s’do qe te behet. Si mund te kerkosh 94 vota per ndryshime ku 25-30 veta ndodhen kunder ?!?! I bie qe ne 10 veta po votuan 8 pro, 2 e rrezojne.. Te gjithe gjyqtaret jane zgjedhur ne kohen kur Sali Gramafoni ishte President-Kryeminister.. Po ashtu dhe Prokuroria, KLSH-ja e keshtu me rradhe.. Harxhojne kohen kot me 25-30 veta dhe populli kerkon drejtesi.. C’fare dialogu kerkojn keta “eksperte” politike ku ata ballafaqohen me eksperte ligjesh..?!?! S’ka asnje lidhje.. Une nuk e kuptoj, c’fare konsesusi kerkojn partite politike kur kjo behet per popullin.. Kushtetuta eshte per popullin jo per partite politike.. Partite ikin e vijne.. Perse investohen te bien dakort per dicka qe une si nje qytetar e lexoj dhe kam te drejte ose ta kundershtoj kur s’eshte ne interesin tim, ose ta votoj kur ajo per reprezanton me fuqishem nga varianti I pare.. Referendumet prandaj jane, qe kur partite politike s’bien dakort, POPULLI I JEP ZGJIDHJE.. Greqia pati Referendum dhe 2 zgjedhje qeverrish ne nje vit. Ne kemi 13 vjet pa nje referendum.. KJO LLOJ REFORME KERKON POPULLIN TE VOTOJ DHE JO PARLAMENTIN.. KEMI TE BEJME ME DREJTESINE E SHQIPTAREVE O LUM MIKU JO ME DREJTESINE E PARTIVE POLITIKE.. P’SE NUK LINI POPULLIN TE ZGJEDHI..FUTINI 2 OPSJONET NE TABLET DHE LERE POPULLIN TE ZGJEDHI..
Po cfare kerkesepaskan e duan kete ekspertet e PD e Sahli Kriminelit kur per Kreun e Shtetit mjaftojne 71 vota per antaret e gjykates se larte e kushtetuese nuk mjaftokan as 84 vota ?! kjo eshte tallje e fyese .
Mero dihet qe PD nuk eshte as Luli ,as Ristani dhe as Bozdo ,por vet Saliu . E mori shtetin me dhunen qe skenoi Me 2 Prill dhe kurre nuk e beri pushtetin ,por Shqiperine e ktheu ne nje pashallek ku ai vet dhe falangat e tij e rropen kete vend dhe kete popull per 25 vjet me radhe bashke dhe majtiste si Nano dhe Meta . Ekspertet e nderuar mbaruan punen e tyre te nderuar, per ti dhene shqiptareve reformen per drejtesine e shume pritur qe vetem drejtesi nuk kishin deri tani . Tani reforma per ti dhene vulen demokratike, duhet ti ipet popullit per referendum , ne menyre qe shqiptaret te thone fjalen e tyrte ,si dhe per te shmangur dhunen e kartonave (qe Saliu e ka perdor si I ka dashte qefi ) qe mund te pretendoje kjo lloj opozite qe e drejtojne tre njerez me rekorde kriminale sic i quan ai “juristi ” Byltkbashi ,sic jane Basha qe vrau dhe. Vodhi miliona $ nga parate e shqiptareve ,Ristani hajduti i votes se lire dhe sekseri i shitjes korruptive te pasurise publike me qindra milion $ zonja Bozdo . Keshtu i ipet pergjigje Saliut dhe klanit te tij anti reforme dhe njekohesisht eshte dhe test per mazhorancen . Ne rast se reforma do te votohet ne parlament ajo do kete shume kundershtime nga opozita si antireforme . Rruge tjeter nuk ka .
undefined
o plako, shume e thjeshte eshte , pse mundohesh ta besh lemsh kete pune.
ps-ja don qe emerimet te behen me 84 vota,
pd-ja don qe emerimet te behen me 93 vota,
komisioni i venecias thote qe numri 84 eshte i vogel e mund te blehet.
pra qendrimi i pd-se me te venecias jane me afer.
O plako, me 93 vota eshte sistem bllokues. Po nuk deshi PD me 84 vota, me mire ta lene me kete sistem qe eshte, dmth Presidenti e te gjithe zgjidhen me 71 vota e te bjere rehat PD. Se pas nje viti, kur te iki Jari, PD humbet gjithcka. Pra me mire sic eshte e ta shohe PD -ja te semes pas 1 viti.
Tryezat me ekspertet e PD-es do te deshtojn pashmangerisht,se ky eshte procesi
i mbijeteses se tyre..Se ne te kunderten te gjith perfaqesuesit e partive politike,qe jane te ikriminuar me krime te natyrave te ndryshme,do te ballafaqohen ashper me drejtesine..Pamvaresisht kaoset qe mundet te krijojn,
por kurr drejtesise nuk do munden dot ti shpetojn..
Nga partite qe lidershipin e tyre e kane te inkriminuar, eshte naivitet te presesh konsensus ne reformen per drejtesine.
Te keqet nuk duan Drejtesi !
..sepse nuk jane eksperte,por marioneta{ne kete rast}.
Mendoj se alibia e radhes nga PD do te jete: dakord edhe per referendum, por me nje kusht te vetem…krahas tij (referendumit) te behen edhe zgjedhjet e pergjitheshme. ..
Me hajdutet,putanat e shpellaret nuk behet shtet.Zgjidhja:jashte politikes e qeverisjeve!