Ka një fushatë të Sali Berishës kundër disa gazetarëve të rëndësishëm në vend, duke nisur nga Carlo Bolino, e duke vazhduar me Blendi Fevziun e Andi Bushatin. Sulmet kanë qenë të njëpasnjëshme, në formën e një fushate, të egra, të pacipa, të pabaza, të pagëlltitëshme dhe të pashpjegueshme, si shumë nga marrëzitë e Berishës.
Por, nëse e shikon më me qetësi atë çfarë po i ndodh Berishës dhe mënyrën si ai i ka ndërtuar në vite raportet personale me gazetarët, ka një shpjegim logjik përse ai po sulmon këta gazetarë. Ata nuk po sulmohen as se janë të majtë, as se janë të djathtë, as se janë të korruptuar, as se janë të ndershëm, as se janë të lidhur me krimin, as se nuk janë të lidhur me Zenin, as se janë me ndikim në opinion, as se nuk kanë rëndësi.
Të tre gazetarët e njohur, pavarësisht mospajtimeve që mund të ketë kushdo, janë zëra të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare këto 25 vjet. Dhe si të tillë, ata pavarësisht pozicioneve që kanë kundrejt Berishës, kanë bërë kujdes të ndërtojnë raportet e tyre me Partinë Demokratike dhe njerëzit rrotull Berishës, duke thyer mitin që PD është vetëm Berisha.
Është kjo arsyeja që Sali Berisha kërkon t’u japë një mesazh publik vartësve të tij, që formalisht i ka shefa të tij, të mos bëjnë miq, njerëz që ai nuk i do.
I pari në listë është Carlo Bolino. Bolino ka qenë konstant në raportet me Berishën si kritik i tij, ose më mirë të themi, Berisha ka qenë konstant në raportet me Carlon si armik i tij. Nuk e ka dashur kurrë, e ka zbuar nga Shqipëria, e ka përndjekur, ka tentuar ta përdorë politikisht dhe ka dështuar, dhe në vitin 2011 ka pritur më gëzim që biznesmenë afër tij, të blinin median që Carlo drejtonte për llogari të një shoqërie italiane.
Deri këtu gjithçka ishte në rregull. Bolino rihapi një gazetë dhe një TV tjetër dhe është ende prezent dhe faktor në shtypin shqiptar. Por, një muaj më parë ndodhi diçka. Bolino u fotografua në Presidencë në krah të Bujar Nishanit, mori dhe shtetësinë shqiptare dhe duket se ka një qasje pozitive dhe dashamirëse me Nishanin në medien e tij, duke e respektuar atë gati – gati si president. Kjo është një gjë që Berisha nuk ta fal lehtë. Natyrisht ai ja ka bërë me dije Nishanit mosaprovimin për këtë që ka bërë, por që kjo gjë të mos përsëritet, ai e sulmoi Bolinon publikisht dy herë rresht, për një tender të dekoderave dixhital, në të cilën Bolino as ka konkurruar dhe as ka fituar ndonjë gjë. Po të fitonte, nuk ishte krim, se Sandri nuk ka lënë gjë pa marrë në çdo pushtet, por në këtë rast Berisha ka bërë kujdes që ta sulmojë fare kot, sipas stilit, “po i bie Bolinos të dëgjojë Nishani”!.
Dhe me siguri Nishani tani është i më i qartë për gabimin e tij.
I njëjti problem është dhe me dy gazetarët e tjerë, Fevziu dhe Bushati. Për ata që janë hutuar nga sulmi dhe që nga ana tjetër i quajnë të dy gazetarët më shumë mbështetës të PD, se sa PS, shpjegimi gjendet tek Lulzim Basha. Ky i fundit është shumë i afërt me të dy gazetarët. Vitin e fundit, Bushati është mysafir i rregullt thuajse çdo muaj i drekave me Lulzim Bashën dhe një person me të cilën Basha ndan plot shqetësime të tij privatisht. Lapsi.al është një mbeshtetëse pa hezitim i PD dhe Bashës, dhe në fushatën e fundit, nëse u referohesh monitorimeve, është faqja më agresive kundër kandidatit të PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Informacionet e saj janë shpesh të konsultuara në dorë të parë nga zyra e Bashës dhe janë në një gjatësi vale me të.
Por, për të ruajtur konsekuencën e vet anti-Berishë, Bushati ka qenë i ndershëm në kritikat e tij për PD, që duhet të heqë dorë nga trashëgimia e Berishës dhe nga shkolla e baltosjes së gjithçkaje që bën ai. Ai këtë e thotë si tezë për të ndihmuar Bashën, të shkëputet nga Berisha.
Është pikërisht kjo arsyeja, që duke sulmuar Bushatin, që realisht është gazetari më pro Bashës në publik, edhe për shkak të miqësisë së tyre të vjetër si bashkëmoshatarë në Tiranë, Berisha është duke i dërguar mesazh Bashës, të mos punojë me armiqtë e tij, por të mbajë distancë prej tyre.
Është kjo arsyeja që ai sulmon aq egër Bushatin, edhe pse mbi gjysmat e daljeve publike të Berishës kanë marrë shkas nga lajmet që Basha infiltron tek Lapsi. Në të vërtetë, nëse ka ndonjë gjë që Basha e bën mirë, është pikërisht përpjekja e tij për të diversifikuar rrethin e tij shoqëror dhe duke mos importuar vetëm rrethin e Berishës. Dhe kjo e ka tërbuar Berishën.
I njëjti fenomen është dhe debati me Fevziun. Prej konfliktit që Fevziu pati me Berishën gjashtë muaj para zgjedhjeve, përse lejoi Saimir Tahirin të sulmonte Argitën në emisionin e tij, raportet e tij me Berishën u ftohën, por Fevziu arriti të ndërtojë raporte personale me Bashën. Pas zgjedhjes së tij si kryetar i PD, Basha shkoi në studjon e Fevziut dhe Top Channel-it, duke thyer disa tabu që kishte vendosur Berisha. Edhe pas sherrit të Bashës me Frangajn për lejen e pallatit 13 kate tek hyrja e Parkut Kombëtar, përballë Fakultetit Histori- Filiologji, kur raportet Basha – Frangaj u përkeqësuan, raportet e Fevziut me Bashën u forcuan. Ai e ftoi Bashën në studio dhe pas betejës për “Lagunën Blu”, ku Basha ishte në një linjë me gazetën “TemA”, që sulmoi Frangajn. Basha shkoi tek Klani i pritur vetëm nga Fevziu, ndërsa ditën që e sulmoi PD, TV Klanin, Berisha shkoi në ABC News, në shenjë solidariteti me Frangajn.
Pas kësaj, raportet e Fevziut me Bashën u thelluan dhe ata janë në kontakt të përditshëm, duke konsultuar shumë qëndrime publike të Bashës.
Kulmi ka arritur kur ndërsa Fevziu ka qenë duke dalë nga Basha, Berisha ka qenë duke hyrë dhe nuk i ka dhënë as dorën. Kjo ka bërë që Berisha t’i tregojë tashmë vendin Bashës dhe t’i kërkojë të mos kthejë në bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, armiqtë e Berishës.
Ndërsa me Bolinon nxjerr mëritë e vjetra e të reja, me Bushatin e Fevziun, është duke qortuar Bashën që të mos guxojë të ketë këshilltarë të vet, njerëz që i flasin përditë kundër tij. Thjesht duhet ta dijë që këtë nuk e duron dot dhe nesër të mos i thotë “Doktor, nuk e dija që i kishe armiq”. Tani e ka me shkrim dhe me gojë. Të bëjë si të dojë!
Shume e bukur. Bindese dhe llogjike. Edhe une jam habitur nga sulmet e Berishes ndaj Bushatit dhe Fevziut, te cilet mund te jene gjithçka, por vetem mbeshtetes te PS-se nuk jane! Por Mero jep ketu ndofta spjegimin me bindes dhe te qendrueshem te kesaj “perplasjeje”. Atehere a duhet te presim edhe largimin e Bashes nga kryeja e Pd-se?!
Kete problem e sqarojne dot vetem treshja Qim Peka, Tos Lubonja dhe Tan Fuga, qe jane edhe treshja ma e ditur e kombit. Le te mos ngutemi e te presim mendimin e tyre te vyer. Rrofte shoku Sali dhe treshja Qim-Tos-Tan apo si te doni, edhe Tos-Qin-Tan, po fundja edhe Tan-Qin Tos. Por aman, mos ma lini Qimin jashte, se eshte perle dhe nderon edhe xhajen e vet, komunistin ML, shokun Maxhun Peka.
Per Kombin Shqiptar ma mir mos te kishin Lindur kurr Sali Berisha dhe Edi Rama.
Gazetar i rendesishem…Andi Bushati?? Na shkrive gazit Mero, nga nje here vras mendjen nga te vjen gjithe ky humor. Nejse gazeta e jotja eshte , mund ta perdoresh per cfare te duash,edhe per te mbrojtur Bushatin. Kto muajt e fundit je marre me shume me mbrojtjen e Bushatit se sa me gazetarine. Ne fillim e bere per nje lek ndertuesin e kompleksit ne Golem ku rastesisht ndodhej edhe shtepiza modeste e Bushatit, Tashti Bushatin na e paska share Saliu.E kush me mire se ti mund ta mbroje Bushatin e shkrete qe te gjithe i bien ne qafe kot. Ne fund te fundit per kte qellim e ke krijuar gazeten ,per ti bere ndonje nder shokeve,se ku i dihet ndonjehere mund tu a kemi nevojen. Gjithesesi Mero djali mos harro qe ndonje here ta perdoresh gazeten per qellimin e saj te vertete: informimin e pa anshem dhe jo manipulimin e publikut. Pershendetje dhe mos ma censuro komentin se u lodha duke shkruajtur ,ne fund te fundit nuk e kam zanat dhe nuk shkruaj dot aq kollaj sa shkruani ti me Bushatin.
Ne te semes te vene dhe kane per te vajtur nje dit.
Me hidhërim shikojmë që HEROI i 21 janarit Mero Baze ka nderruar pllaken duke ndare dy kriminelet 2B..NJERIN FAJTOR BERISHEN..DHE BASHA I PAFAJSHEM.
nuk besoj se do kete UFO..OKB..SHTEPI TE BARDHE APO TE CDO NGJYRE..cia..fbi..kgb…asfalia..udb…mosad..bruksel..merkel..kamerun..nato..bashkim europjan qe edhe po te mblidhen bashke nuk mbulojne krimet monstroze te Lul Berishajve
I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit.
Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë.
Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës.
Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.
KONKLUZION
Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”
Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.
Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!
Mero Lul Basha eshte
SERIAL KILLER,
TRADHETAR I KLAST TE LARTE
NJE HAJDUT INTERNCJONAL
SPIUN SERB NE TOP LISTEN E ISH UDB
eshte nje ndyresire qe rralle I nxjerr rraca njerzore..thjesht eshte zevendesuesi I monsters berishe..egzaktesisht sic deklaroi ambasdori Arvizu pas 21 janarit kur nuk ishte thare akoma gjaku ne boulevard:
Berisha eshte burre shteti edhe pse vrau kokpalare…ne e vume dhe vetem ne mund ta heqim.
Edi Rama do jete k/m vetem kur duam ne…dhe do ta veme perkohesisht..deri ne 2017 kur ylli ne qitje Lul Zhelal Basha do ta marre ate karrike sic mori ME MENGPERVESHURIN k/bashkiakun me 10 vota mangut ne 2011..do ta marre ME BREKE ULURIN E VENECIAS per 1 vote.
E HARROVE ZOTI MERO KUR I THOJE LUL BASHES MAFJOZ-TRADHETAR DHE MIK TE ANTISHQIPTARIT DAMIR FAZLLIC….PSE PO PERDHOS JETIMET E 21 JANARIT ZOTI MERO:
meruni me korrupsionin me vjedhjet me kete piramid gjigsnde jo me gjera koti asnje sdo tja dije per kto budallalleqe cka sala me gazetaret? e besoni ju se ka gje show i radhes si gjithmon asgje ska pak presion dhe prap miq si gjithmon tani do bejne dhe debat por ne fund jane miq si gjithmon populli si ha keto me.O GAZERTA TEMA NA CAT B.. I E DY SALA RAMA META NANO FEJZO
FRANKAJ BUSHATI ETJ E SOJ E SOROLLOPI PER DITE
A E KUPTONI QE POPULLI ESHTE LODHUR SDO TJA DIJ PER KTA VIPA N
THONJZA PER KTA LLOJ MOSTRASH SE ESHTE I NGOPUR ME TA
JU KUJTONI SE I BENI VIPA DUKE TREGUAR HISTORIT E KTYRE DHE
GJOJA SHERE MES TYRE PO KUSH I HA KETO LOJRA E KUJT I PLASI SE
PO HANE KOKEN QE NE FAKT TE NDODHTE DO ISHTE MIRE PER
POPULLN SE POPPULLI VRITET SI GJITHMOPN MES TYRE DHE KTA SI
GJEN ASGJE .EDHE KY RAST KTA E GJEJNE GJUHEN RRINI PA MERAK S
KANE SHER MES TYRE BEJEN VETME SHOW PER TE HEQ VEMENDJNE
NGA PROBLEMET QE KA SHQIPERIA SOT VJEDHJET DHE PASURIM T
POSHTETARVE
IKNI TANI SE NA LODHET KENI I JETE 25 VJET SALA SALA E SSALA HISTORI
PA FUND E ME KTA LLOJ SERVILASH HIPOKRIT ANALISTA E GAZETAR QE
KUR JANE NE KARRIKE I LEPIJNE BYTHEN X APO Y KUR SJANE NE
PUSHTET BEJNE SIKUR I SHAJN
So ju vertit te gjitheve Berisha , shume interesant . Nje p… te leshoje do diskutohet perberja e gazrave.
Nje leter higjenike e cila i gervisht edhe vete Meros bythen. Shkrim i sforcuar per ti bere qejfin Rames se Mero ka humbur orientimin dhe sdi se cfare te thote me me kete gazete pacavure. Mos e boto se do ta coj te opozita.com ose gjetiu duke te diskretituar me shume se cje vetediskretituar o Mero derrziu apo ditziu.
Si mund te flitet per ‘informacion’ ne keto 25 vjet shperberje e aqe me teper ‘gazetare te rendesishem’ kur keta kane qene propoganduesit e krimit e korrupsionit e shperberjes se ketij populli!?
Aqe sa i inkriminuar sa eshte Berisha dhe Basha po aqe te inkriminuar jane edhe Fevziu apo Bushati qe vetem gazetare TE LIRE,TE PA VARUR E PROFESIONISTE NUK MUND TE QUHEN
Pash zotin,si ke marre mundimin te shkruash per besnikerine e kurvave dhe me ke shkojne.Basha,Fefzo,Bushati.
Pisllëk i madh politik, por kryesisht intelektual..që nga i pari deri tek i fundit.
Ke dashur te beshe humor o Mero e them se ia ke dale !Per Bolinon edhe mund te te shkojehumori,ndersa per dy binjaket respektive me kahe te ndryshme por te dy kopila,je shume large se sa per dijeni Luli eshte bere mik me ta nepermjet Berishes e ai e di fort mire qe ata te dy veçanerisht kopili i bllokut nuk e tradheton kurre edhe pse gjyshin ia çoi ne Paris e nuk ia ktheu me te gjalle,ku si shperblim mori edhe dollaret e pare”te paster “!Ndersa i dyti o Mero ,pra Fevzua nuk ia harron kurre kthimin e te gjitha pronave te tradhetareve te ketij vendi .Lidhja e Lulu-se me Fevzon eshte bere pikerisht nga Saliu qe ta perore sa here te jete nevoja,ku si kjo lidhje para do kohe ai u perfol edhe me Ramen por qe nuk i eci!Salija i ka perdorur te gjithe gazetarucet e ketij vendi duke filluar qe nga jugu e deri ne veri,apo jo o Mero djali!
Une se kuptoj si mund te bini ne lojerat e berishes gjithe kohen per 23 vjet, dhe mundoheni te gjeni justifikime PSE I beka berisha keto sulme!!!!! Keto Jane lojera ose bomba tymuese, qe berisha I ka zakon gjithe kohen, pa ndonje sebeb te vecante, por vetem te shperguli vemendjen dhe behet objekt I mediave. Disa krime ketu, disa sulme atje dhe keshtu turbullon dhe zemeron mendjet shqiptare.
E mira eshte te mos merreni me te, por merruni me shume me shkence dhe zhvilloni vendin. Se keni ngel shume mbrapa duke u marr me pordhet e nje krimineli.
I thelle!
Te lumte Mero!
Pse gazetaret e tjere nuk i kapen keto detaje, ne dukje te vogla, por me perfundime sh te rerndedishme!?
kujt i plasi se po zihen kta qe ne fakt eshte show i radhes se jane miq si gjithmon mes tyre
e gjith klasa politike pas vitit 1991 dhe gjith kta pseudoanalista gazetar etj jane t gjith per tu hedh n kosh ,jane ne 10000 vjet arberi e shqiperi brezi me i keq e i poshter qe i ka ardh shqiperis
kta analista gazetar hipokrit servila bythlepires e frikacak jane njerzit me te shitur qe mban kjo toke i gjith populli duhet t distancohet nga kjo kategori njerzish ,dhe koken hengshin mes tyre kta plera
AQE SA MUND TE JETE ‘BURRE SHTETI’ SALIU DHE KONTRIBUAR PER SHQIPERINE
PO AQE
MUND TE JENE ‘GAZETARE’ BUSHATLLINJTE E FEVZIU E KONTRIBUAR PER POPULLIN E GAZETARINE!
E po te kthehet gazetaria si nje kafene ku merren me llafe grash, sic bene ne kete rast Baze kjo nuk ka bythe ku te rrije. Keta jane e njejta gje, si politikanet dhe gazetaret, llumi me i qelbur i shoqerise shqiptare. Eshte e cuditeshme sa ngjajne Berisha dhe Baze per menyren si I trajtojne gjerat, pavaresisht nga qellimet qe sejcili do te arrij.
Lapsi.al qenkerka i afert me Opoziten,ok. Bushati lidhje e Bashes,ok…… Normale,e pranueshme,e lavderueshme universalisht sa ceshte e pranueshme demokracia si rend.
Por te mbulohesh nga koka tek kembet nga M..i i interesit te Pushtetit duke prodhuar cdo dite skizofreni politike editorialiste,behesh i neveritshem deri ne kufirin e poshtem te neverise.
zoti Gjergj Leshi
Edhe une te mbeshtes per gabimet e Meros qe do te diferencoje banden kriminale te berishajve: lulbasha,bujarnishani,adriatikllalla,vishoajazi,bujarleskaj…ilir meta,spartak braho,nasip naco
problemi me ju zoti leshi se ne kohen e 21 janarit 2011 keni patur nje rol kriminal ne kete masaker e cila nqs do gjykohej me ndershmeri do mbahej ne Hage per krime kunder njerzimit dhe nje nga te denuarit duhet te ishit ju.
por ju kriminele keni imunitet..dhe edi rama perpara ‘GARANCISE” qe keni nga disa pertej-atllantikas duket su nje don kishot qe lufton me mullinjte qe i vjen era gjak:
Kush jane garantet tuaj;
jane ato qe keni paguar ca mijra dollare me dokumente dhe miliona te tjere nen dore me “canten e shkelzenit”.qe Mero e thote bukur ne nje artikull”
‘”””‘granoff i fundmi i berishes ne washington”””
Nga Thesari i shtetit shqiptar kanë kaluar në adresë të kompanisë amerikane të lobimit “Podesta Group Inc” 184.234 dollarë të drejtuar nga John Podesta.
Pagesa është kryer në rrugë bankare, nga Raiffeisen Bank në Shqipëri, në drejtim të llogarisë bankare të kompanisë së sipërpërmendur në Uashington. Afro 200 milionë lekë të vjetra nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar kështu për të shpërblyer ata, që kanë “çelur” rrugën e kryeministrit në takimet e tij me zyrtarët amerikanë, ashtu si edhe në të kaluarën.”
MARREVESHJA
Në fakt, midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë së konsulencës “Podesta Group” ekziston një marrëveshje e hershme, e nënshkruar për palën shqiptare nga Gjergj Lezhja, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, në emër të
Këshillit të Ministrave.
zoti gjergjleshi
nqs berisha eshte nje gjarper ju jeni nje nga shigjetat e helmatisura te tij..
Po pas arrogances se Rames me gazetaret ,cfare fshihet,O Mero?Po pas asaj shperfilljes “as u degjoj dhe as u lexoj”.Bej nje hulumtim dhe e thuaj,derman.
Per Shqiperin e dashur ma mir mos te kishin Lindur kurr Sali Berisha e Edi Rama.
m vje per t vjell na hapet zoret me kto gjona me kta mostra na vje me vjell gazetar e politikan mafioza kta t fllliq qe ke frik me hap televizorin se t dalin para analistat kurva buthqira pederasta s doli i burr ti fusi t gjith n kazem e lopat ta din si nxirret leku se kta kan gjet ameriken ne shqiperi as punojne as boj asgje por t japin dhe mend ne televizor dhe bejne sikur dine cdo gje ne kete bote per cdo lloj ceshtje abandononi t gjith keto televizione pa fund e kta kofoma analista e gazetar bythqira qe jan sherbetor t poltikanve hajduta e kurva qe ka shqiperia .
Më bëri shumë pershtypje se si ka mundesi qe kerma GJEL te komentoje te gazeta Tema dhe te beje rolin e garipit?
Kush është ky gjarpër me syze ?
Gjergj Lezhja dora e zezë e Sali Berishës që komandon Nishanin
Jo vetëm Lulzim Basha, por edhe Bujar Nishani është thjesht një hije, kukull dhe fasadë, pas të cilit fshihet dora e hekurt e Sali Berishës, i cili dikton çdo dekret, vendim, deklaratë dhe lëvizje të Presidentit të Republikës. Ndonëse sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës është mbi palët dhe përfaqëson unitetin e popullit, Bujar Nishani është thjesht një noter, sekretar dhe shfaqje e kamufluar e autoritetit politik të Sali Berishës.
Por, si e komandon Sali Berisha kreun e shtetit, Bujar Nishani? Është një personazh, nëpërmjet të cilit Sali Berisha dikton çdo vendim të kreut të shtetit. Bëhet fjalë për Gjergj Lezhjan, i njohur tashmë në rrethet politike si dora e zezë e Sali Berishës, që komandon Presidencën, duke kontrolluar kësisoj të gjitha institucionet, fati i të cilave varet nga kreu i shtetit.
Gjergj Lezhja është caktuar fillimisht nga Sali Berisha për të kontrolluar, por që në letra mban postin e Këshilltarit të Republikës për Çështje të Sigurisë Kombëtare që prej datës 16 shtator 2013, kohë në të cilën Berisha u largua nga zyra e Kryeministrit. Por, kohët e fundit Gjergj Lezhja po ushtron de facto detyrat e Presidentit.
Ai firmos dhe vendos në emër të Nishanit, me apo dijeninë e këtij të fundit, sipas udhëzimeve të Berishës. Gjergj Lezhja, i njohur për të shkuarën e tij si shikas i Gazidedes në Durrës, është interlokutori i Berishës për të diktuar edhe vendimet e SHISH, gjykatave dhe KLD.
Edhe pas ftesës së Lulzim Bashës në Këshillin e Sigurisë, Nishani fshihet Gjergj Lezhja, i cili përfaqëson dorën e Berishës. Nishani, thjesht bëri avokatin e një urdhëri të Berishës për të ftuar Bashën, i cili në fund të fundit është një nga hijet e Berishës. Propozimi i anëtarëve të gjykatave, dekretimit ose i ambasadorëve, dekretimi i ligjeve, qëndrimet ndaj zhvillimeve politike dhe çdo vendim tjetër i Nishanit, diktohet nga Berisha me anë të Gjergj Lezhjes, i cili kohët e fundit është caktuar nga Berisha si delegat në një qytet për të organizuar zgjedhjet në PD. Po ashtu, porositë për institucionet në varësi të Presidencës shkojnë gjithashtu nëpërmjet Gjergj Lezhjas.
Ndërkaq, për t’i ardhur nën ndihmë Lezhjas (i lakuar për rolin e dyshimtë kriminal në zhdukjen e pamjeve filmike të ngjarjeve të 21 Janarit nga serveri i Kryeministrisë natën e 21 Janarit 2011) nje tjeter ultra-berishist Y.Asllani..pra presidenca eshte fole e berishisteve me kapo gjarpërn me syze GJ. Leshien..