Ajo që ndodhi 48 orët e fundit në Tiranë, provoi se Partia Demokratike, prej vitit 2013, mbetet një parti pa shpresë dhe lideri i saj real, tek i cili shpresojnë të kthehen në pushtet, mbetet Ilir Meta. Në fillim kjo ishte teza politike me të cilën Lulzim Basha garoi përballë Sokol Olldashit në PD. Rikthimi i PD në pushtet përmes “rikuperimit të aleancave” ishte tezë qendrore e fushatës së Bashës, dhe objekt i sulmeve të Olldashit ndaj tij. Pas humbjes politike dhe më pas fizike të Olldashit, kjo tezë vazhdoi të mbetej ende në fuqi, deri në një farë kohe. Kur kritikët e Bashës filluan të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë trajtimin e barabartë të Edi Ramës me Ilir Metën, Basha filloi të ndryshojë stilin e komunikimit dhe të flasë për dyshen Rama – Meta.
Në shtator të vitit 2014, kur PD, nuk u kthye në Kuvend paso bojkotit në shenjë proteste për dhunën ndaj Strazimirit, PD u fokusua tek një investim i gjatë i saj, për ta shantazhuar Ilir Metën, në përpjekje për ta nxjerrë atë nga koalicioni.
Beteja e parë u bë në fillim të vitit 2015, pas skemës së atentatit të supozuar ndaj Tom Doshit, që i hapi rrugën një filmi me seri, ku shfaqeshin dhe zhdukeshin vrasës serial, të cilët Ilir Meta disa i kishte parë, disa i kishte dëgjuar dhe disa po i dëgjonte, por s’po i shikonte. E gjithë beteja politike e PD, ishte të ndante Ramën nga Meta dhe ta paraqiste këtë, si një përpjekje të Ramës për ta shitur Metën.
Beteja u mbyll me përjashtimin e Doshit dhe marrjen të pandehur nga prokuroria.
Beteja e dytë nisi në vjeshtën e vitit 2015, duke përdorur një shkrim të BIRN, rreth një dëshmie që avokatët e shtetit shqiptar kishin përfshirë në raportin e tyre në çështjen e mbrjotjes nga një akuzë e kompanisë DIA kundër shtetit shqiptar. Avokatët ishin zgjedhur dikur nga PD, dhe natyrisht kishin bërë dhe ata një nder politik, të cilin PD nisi ta përdorte.
PD u përfshi në një skemë lufte të vërtetë, duke vendosur kontroll mbi shumicën e mediave, që të fokusoheshin vetëm tek lidhja Ismailaj – Meta, dhe jo tek Berisha- Ismailaj apo 9 kompanitë e tjera seksere të prodhuara në kohë të Berishës, për të rrjepur CEZ. Nuk u zu në gojë fare as fakti që ortaku i Ismailaj, Petrit Ahemti, është ende kryetar i ERE, si socialist. Gjithçka bëhej që diversioni të dukej i plotë, si aleancë PD – PS kundër Metës. Situata u komplikua dhe më tepër, kur palët tentuan të përdorin Ismailaj si të penduar që mund të dëshmonte, pasi kundërshtarët e Metës thirrën gruan e tij nga jashtë shtetit për ta përdorur si korriere.
Në finale beteja përfundoi me një padi për tre ish- ministra të PD, që janë marrë me privatzimin e CEZ dhe rishtetëzimin e tij.
Socialistët të hutuar dhe të pavëmendshëm ndaj betejës, e lanë atë në mëshirë të fatit për rreth një muaj dhe vetëm kur panë se PD po e përdorte për diversion, u angazhuan, duke nxjerrë fakte reale që hidhnin poshtë akuzat e PD.
Kjo e fundit është beteja e tretë në përpjekje për të krijuar një diversion brenda shumicës. Komentet e menjëhershme të blogjeve të PD, ishin se ky ishte një sulm i Ramës kundër Metës dhe për t’i shprehur Metës mbështetjen e opozitës në këtë rast, PD, ndryshe nga dy herët e tjera, heshti. Nuk heshti vetëm Berisha, por heshti Basha dhe çdo zë kritik me Bashën apo Berishën brenda PD. Shpresa e fundit dhe plot joshje ishte pikërisht ideja se Meta mund ta merrte seriozisht këtë solidaritet për të ikur nga qeveria.
PD investoi këtë radhë hapur dhe publikisht personalitetin e saj.
E vërteta është se PD dhe LSI nuk kanë arsye të njëjta për të mos e votuar reformën në drejtësi. LSI ka disa oponenca që kanë të bëjnë me raportet që ajo ka me PS në këtë proces, kurse PD mund ta refuzojë apo të përfshihet në këtë reformë për arsye thelbësisht politike.
Megjithatë, falë zotësisë së Metës, por më shumë falë idiotësisë së PD, ajo u kthye në një parti satelite të Ilir Metës, që shpreson, ëndërron apo performon, sipas asaj çfarë vendos ai, dhe jo Berisha e Basha.
Është e turpshme që një parti e tërë, aq e madhe dhe aq solide, komandohet lehtësisht si në ato kamerat e fshehta japoneze, ku një trup prej 10 mijë vetësh vihen nga skenaristi në rrugë për të xhiruar një skenë gallate për një person. E tillë më ka ngjarë PD këto ditë, kur në vend të personalitetit të saj politik për reformën, dhe betejës që duhet të bëjë për idetë e veta, harxhon kohën me skemat vulgare të Berishës, që të vetmen shpresë të tij për t’u rikthyer shikon vetëm prishjen e koalicionit Rama- Meta. Është aq i obsesuar pas kësaj, sa nuk e kupton që e ka kthyer PD-në në një seksion të LSI-së, e cila komandohet nga Ilir Meta, dhe nuk është çudi që për shkak të kësaj, PD të bjerë në vota, poshtë Ilir Metës.
Uë nuk e di çdo t’u thotë Berisha sot demokratëve nga denoncimet që merr nga “qytetari dixhital”, por ai ka 48 orë që bën më shumë deklarata kundër “Klan”-it, që donte të prishte pa dashje “heshtjen” e PD-së, që ishte skemë e Berishës, se sa kundër qeverisë Rama – Meta. Nuk di si justifikohen dhe kritikët e Bashës dhe Berishës brenda PD, për mënyrën se si axhendën e partisë së tyre e dikton ende një kundërshtar politik i tyre, por e sigurt është, që të gjithë u bën të paqenë përballë një vendimi okult të Berishës. Kjo tregon fuqinë e kryetarit real në PD, dhe rrugën pa krye ku po e fut PD-në kjo politikë, duke kthyer në të vetmin mekanizëm shprese për pushtet, Ilir Metën. Nuk është se nuk mund të jetë një ditë, por do jetë një ditë kur ta vendosë Ilir Meta dhe jo PD dhe udhëheqësit e saj. Kaq mjafton të mos jenë më në krye të saj.
Mero shkruan sikur PD eshte parti politike me mbeshtetes e baze serioze.PD eshte nje organizate mafioze qe ka adhurues e votues kriminelet ordinere qe pervec vjedhjes e vrasjeve nuk dine se si jetohet.
Ke te drejte niko.
ceshtja meta eshte e keqja me e vogel por e keqja me madhe jane keto adhuruesit ketu poshte
pse e mbrojne sot me cdo kusht SALI BISHEN euro atllantiket fare hapur..
A mos ishte ky monster qe i lepiu bythen elez biberoamerikaneve ne 1990-91….dhe sot pas cerekshekulli po ja lepijne ato ketij se i kercenon me aferat miljardeshe..
Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?
Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
.PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-FRAN SHKRELI zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
Me ndryshe:
Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.
Nje koment qe duhet te ishte nje analize fantastike-elez i vuthajve. Te lumte e pergezime.
Hik re dreq anej se qenke komunist,te paska ngel ora tek UDB ja,o shoku ka maru lufta por dil nga bunkeri,ka 30 vjet qe eshte cperbere Jugosllavija dhe Serbia eshte me keq se ne nga keq qeverisja ti thu UDB dhe do me i dhone men Amerikes.As nje gje nuk di ti,futu me thelle dhe flasim se na merzite.
hello Mondi…
kqyre ketu poshte cfare thote “kamera personale e saliserbit’ QE ESHTE IZET HAXHIA…..KAQ MJAFTON TE KUPTOSH JO TI POR CDO IDIOT FUNKSIONAL SE KA ARDHUR KOHE QE AMERIKA ZYRTARE TE KERKOJE FALJE SIC THOTE FRED ABRAHAMS
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
****
Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
****
Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
****
Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
****
Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
TE SIGUROJ DEAR MONDI SE IZET HAXHIA DHE FRED ABRAHAMS NUK I KA BERE ENVERI…
BOLL ME KANIBALIZMIN NDAJ KOMUNIZMIT TE VDEKUR QE NE VITET 80′
Elezi i Vuthajve! Bravo! Me ke mahnitur me kete koment kaq interesant.Dora e zeze e ELZ BIBERAJT ne bashkepunim me kryekriminelin Sali Berisha e Azem hajdari me shoke,i vune flaken shqiperise per te prur demokracine ne shqiperi.Demokracia ne shqiperi duhe pa tjter,por jo me zjarr e falke,jo me shkaterrime e rafshime te çdo gjeje.Pra ikja e Sali Berishe,futja e tij ne burg,do jete clirimi i shqiperise,dhe do jete ardhja e nje dite te bardhe per shqiperine.
“Kujt ia priste mendja se
tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt?
Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime
Sokolin….”
Hahahahahahaa sa kam qesh……kjo ka qene arsyeja PARESORE qe une personalisht nuk e kam votuar asnjehere Zotin Geshtenje….
Fyerje per inteligjencen “njerezore” te ketij vendi…
Super analize….. :))
Ne realitet ashtu eshte-PD-ja dje i kerkoj Metes qe mos te shkonte ne orar ne takimin me Ramen dhe Rama e priti 40 min ne paradhone.
Besoj se kaq mjafton se kush eshte i varur nga Meta.
@Edkarrucit
More sa shume u mendove aman per te vene kete nickname qe te shkon per shtat. je tamam nevojtorja e SHQUP-it
Fix mbas nje jave eshte 5-vjetori I masakres fashiste te dinastise berishes..eshte 21 janari..qe ambasadat,kupola Nazi-berishiste dhe koqepreri edi rama kane vendosur ta festojne me karnavalet e reformes dreqesise.
Tallja e jetimeve ka kaluar cdo limit njerzor
Te respektosh kriminelet bash-berisha..qe te behen DOLLIBASH ne drejtesi eshte KANIBALIZEM
KA VETEM NJE ILAC;
duhet shenjteruar ky profeti ketu poshte qe pas Skenderbeuit I futi ne rrjesht shqiptaret..malsoret dhe xhambasdoret
Të shajnë të tutë,
o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!
Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!
Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!
Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!
Ç’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!
Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!
Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!
Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!
Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!
Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!
Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!
Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!
Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!
Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!
Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!
Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!
Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!
Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!
na gajase hahahahahaha
Eshte fatkeqsi e madhe per Shqiperine ,qe rrotullohet vetem me keto tre kalasa politike ,qe jane njera me e korruptuar se tjetra ,me aktore politik te felliqur ,tashme te dale boja .
Likja asht Li-Derri i politikes shqiptare.
Asht HAJDUT me Cizme,asht…
GORRILLA e Korrupsionit qe ka mbulue Shqypnin
Neser do flase LSI-ja,prandaj po hesht sot PD-ja ?!
O ‘lapsi”!
Po ky osht kapitalizmi dhjerokratik o lale!
Pse ca kujtuat ju se u rrezu socializmi ene do boheshim si Zvicra?
Po ne si Zvicra nuk u bome,por afer Gjermonise u afrum,mer lal!
Ime sa te hypi ene i here Sala ne fuqi,e merr vesh tina se ca bohet ktuna!
Do hypi muti mullar!
Mbetet e pavlere edhe reforma (po u be) ne drejtesi nese nuk behet reforme reale elektorale qe secili te matet nga vlerat dhe jo listat dhe pushtlleqet mes “kokave”. Ligj zgjedhor mazhoritar se pse te pakten keshtu deputeti do beje cfare pret elektorati ndryshe nuk e mbron partia!!!
O Elezi I Vuthajve ik tek putin se shqipeia ka kaluar ne klanin e perendimit. Kush desheron komunizmin te shkoje ne Rusi,north kure,Vietnam,kine se ne shqiperi Europa dhe America nuk do tu lane frime me u fute
Komunistet ndyrsira kane qene dhe do mbeten,kapitalizmi perdeminoj dhe do jete per jete
O USA
NQS AMERIKA KA NGELUR NE DOREN TUAJ TA SHPETONI,ATEHERE PASI SHQIPERIA KA VDEKUR ,
DUHET TE NDEZIM DHE NJE QIRI PER AMERIKEN SE PO E MBROJNE CA JO VETEM ANALFABETE
POR DHE TALEBANE QE DINE ME MIRE SERBISHTEN SE SA SHQIPEN
ILIR META ESHTE BURRE I KEQ,POR JO KRIMINEL SI BERISHA I ISLAMIKUT ELEZ BIBERAJT..DHE ILIR META BERI MIRE
KUR DHA INTREVISTE TE VOA QE DISKRETITOI NJE PISLLEK TE MODERATORES TE BIBERAJT
BIBERAJ ME PERKRAHJEN QE I KA DHENE BERISHKRIMINELIT PER 25 VJET DHE PO E MBRON ME CDO KUSHT
SOT ESHTE JO VETEM ANTISHQIPTAR POR DHE ANTI AMERIKAN
PD duhet shpallur parti e paligjeshme
personalisht mendoj se E.R se ka sadopak personalitet e ndershmeri nuk duhet ti ulet ne gjuj I.M.por me kurajo te ndjek hap pas hapi procedurat per te aprovuar ligjin e drejtesis ,edhe ne qoft se ky vullnet mungon nga ana e I.M.ku dy vjet e gjys me par populli me voten e lir e ka votua,menoj se me kyt rast duhet ndar sharpi nga sheqeri e me ne fund vendos populli kujt tja jap voten.
Mero djali ! Vertiyu nga te duash e si te duash . klasa politike qe votuam e qe patem votuar ka bere te pa vlefeshme edhe kushtetuten per perfshirjen e mendimit popullor . Me thuaj a ka ndonje kushtetute te tille ne boten demokratike? Kaq e kishte edhe reforma ne drejtesi , asgje e mire nuk do vij prej saj . Keto pune i dine mire si Iliri edhe Saliu . Celsat e kashtes ja kane dhene Edit .
Z. Mero. Qe z. Meta eshte eshte “lider” ne leximin e votuesit nuk diskutohet. Leximi , ose rasti i pare, largimi nga pushteti me PD. Ku ishte e sigurte qe pd+lsi = nen 50%, ketu z. Rama pranoi kete koalicion sepse imagjino dy hajdute bashke!? Leximi i dyte qe nuk largohet nga koalicioni eshte simertik i te parit. Por kete e lexojne tashme te tre, edhe Meta, edhe Berisha, edhe Rama. Sidomos z Rama.
per men
Mero i the nje here mbreme keto prockulla ne mbrojtje e glorifikim te Ilirit.Ki pak respekt per lexuesit e tu se ata e dine qe ti e di me mire se ta se PD keto si ben nga naiviteti por ajo esht ter diten ne kontakt me Ilirin e rakordojne qendrimet.Atyre sua mban do te dalin hapur kundra se e dine qe jane te humbur para opinionit e sidomos amerikanevr.Pra spo udheheq Meta Pd-ne por likja ben ce porosit saliu.Boll e paraqite ilirin si viktim se le nam.
Per mendimin tim se E.R.i ka met nje gram sinqeritet e ndershmeri duhet ta vazhdoj hap mbas hapi proceduren per kalimin e ligjit te drejtesis edhe ne qoft se I.M. mungon ky vullnet ku populli dy vjet e gjys me par e ka votuar menoj se E.R.nuk i mungon kuraja e inteligjenca per ti shkuar ceshtjes deri ne fund,e per te ndar shapin nga sheqeri e shqiptaret me inteligjencen e tyre dijn kujt tja japin voten.
PD-ja eshte nje bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh,Mero vellai,,,,ketu e 25 vjetet e fundit,,,pra qe ne nisje te saj.
Ku e gjen ti personalitetin e saj,qe na e paska “investuar hapur edhe publikisht kesaj here” ?????
E bej kete pyetje sepse me krijon nje perzjerje ne stomak konstatimi yt.Mbase une jam gabim,,,por mjafton te me deftosh vetem nje rast demostrimi personaliteti nga ajo gjeja shqup-se,qe une t’a pranoj gabimin tim.
Mero Baze po i ben fresk cdo dite Ilir Metes…bravo
Vetem 4 vite me pare e nxore ne fq 1 te gazetes me epitetin HAJDUT….Ti qofsh qe shkel mbi veten…je shit shtrenjte
Por ne Shqiperi nuk njihet pothuaj fare nje fakt interesant.
Ne nje artikull per Shqiperine ne revisten mujore te Departamentit Amerikan te Shtetit ne ate kohe
Elez Biberaj shkruante “SALI BERISHA ESHTE I VETMI NJERI QE GEZON BESIMIN E TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR”
Kushdo e kupton se botimi i ketij artikulli ne revisten e Departamentit Amerikan te Shtetit
vendosi fatin e udheheqjes per shkaterimin e Shqiperise.
Kini parasysh se para dhjetorit 1990, Sali Berisha ishte i njohur kryesisht ne rrethet e kardiologeve
dhe te semureve nga zemra (madje me shume si sekreta Partije), por thuajse aspak ne rrethet e intelektualeve
e aq me pak te popullit. Si profesionist deri ne vitin 1999 e deri sot ai nuk ka asnje punim te vertete shkencor
me gjithe kushtet e pakrahasueshme qe i krijoi Byroja Politike
Mos u merzit Mero sepse sapo te miratohet reforma ne drejtesi do te degjosh perseri nga goja e Lul Berishes togfjaleshin qevria Rama-Meta.
Gabon Baze. Lufta behet per largimin e Rames nga drejtimi i PS. Berisha e ka patur enderr nje PS te udhehequr nga Ilir Meta. Eshte e vetmja mundesi per te siguruar qetesine e domosdoshme per gjithcka kane siguruar keto 25 vjet. Eshte kjo arsyeja pse Rama do qe kongresin ta beje pas reformes ne drejtesi. PD dhe Ilir Meta duan qe ta largojne para reformes Duke larguar Ramen para reformes ata sigurojne njekohesisht edhe shtyrjen e reformes ne kalendat greke, ose e bejne si tu leverdise.Rama ka gjetur si zgjidhje shtyrjen e Kongresit, dicka qe ai e komandon si te doje pasi ka kontroll te plote mbi PS. Ky eshte celsi I gjithckaje. PD, dmth Berishen, as qe e ha meraku te luftoj per rikthimin e PD ne kushtet, kur behet fjale qe Kryeminister do te jete Basha. Berisha, Bashen e do Kryeminister sa me vone qe te jete e mundur pasi e di se si Kryeminister Basha do te forcohej me shpejtesi dhe jashte kontrollit te tij. Kot nuk therrasin Kryetaret e Degeve te PD ne takime per Bashen Kryeminister. Por Berisha e di mire se cfare bene. Ata fatnxire qe perkrahin hapur Bashen nuk e kane te qarte se ditet e tij jane te numeruara kur ata ulerijne “Basha Kryeminister”.
shume e çuditshme se si Mero e konsumon mjeshterine e tij ne nje apologji te pashembullt ndaj Likes!?
Shume e “çuditshme” edhe se si here pas here, Mero gjen togfjalesha te sperdredhur per te na kujtuar (ose bere diversion te mendimit dhe leximit) per ” 9 kompanitë e tjera seksere”, duke dashur ta rrise artificialisht emeruesin e marredhenies DIA-CEZ-Meta… !?
Shume e “çuditshme” eshte edhe perpjekja e vete medias TemA per te brumosur opinione te cunguara dhe handikape, ne nje kohe qe faktet jane aty, por nuk ka se kush te merret me to.
Pavaresisht analizave dhe editorialeve, asnje perpjekje nuk mund t’i beje makiazh sot “Aleances se Qelbesirave”. Pyetja qendron, mire se po ikin, por a kemi me ke dhe çfare t’i zevendesojme????
j PD nuk e ka fare ne sy LSI. Kur ishte me Berishen rrinte urtee bute, nuk bente si sot qe sapo teshtin Meta Vrapon Rama nje Kryesine e Kuvendit. Jeni te merdhitur , kot mbaheni me frymemarrje artificiale.
Bravo zoti Mero! Analize e sakte.Te adhuroje,se je nje gazetar i mpreht.
Lsi ka nje numer te madh votuesish ish anetare te pedes.Ndersa ish votues te ps tek lsi jane shume pak.Ne zgjedhjet e ardhme egziston mundesia e forcimit te metejshem te lsi me pedeiste qe i mban ne pune me teseren e saj.