Nga Mero Baze
Gazeta TemA botoi një ditë më parë një shkresë të rëndë zyrtare, në të cilën presidenti aktual i Republikës, përmes një shkrese të protokolluar, i kërkon një gjyqtareje, të mos dënojë ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, që më pas u bë kryebadigard i tij, duke i dhënë dhe këshilla ligjore. Dokumenti i cili u botua në kulmin e debatit të reformës për drejtësi dhe kur presidenti pretendon se po bëhet presion të blihen vota për të miratuar reformën, shpjegon më së miri përse opozita e Sali Berishës dhe njerëzit e tij janë kundër saj.
Bujar Nishani nuk ka reaguar ndaj kësaj letre, megjithë kërkesën zyrtare dhe publike ta komentojë atë. Partia Demokratike, që është pak më e moderuar në gjuhë se Nishani kundër reformës, sërish ka heshtur, ndërsa shtypi i kontrolluar nga PD ka nisur një betejë të vjetër dhe të përsëritur kundër Ilir Metës, që më shumë tregon durimin e Tom Doshit për t’u marrë me të, sesa të PD. Bile ndonjë prej tyre, ka marrë përsipër të bëhet dhe brigadier gazetarësh dhe t’u tregojë gazetave të tjera pse nuk punojnë dhe ata për llogari të borderosë së tij.
Presidenti i Gjermanisë para katër vitesh ka dhënë dorëheqjen nga detyra se mori në telefon redaksinë e një gazete dhe e këshilloi së çfarë qëndrimi të mbante. Opinioni publik gjerman reagoi me egërsi dhe largoi nga karrigia një president serioz dhe plot cilësi të mira për shoqërinë gjermane.
Presidenti ynë, mirë që kapet në flagrancë me një letër zyrtare ku u bën presion gjykatave, por nuk denjon as të të kërkojë ndjesë për këtë që ka bërë.
Në çdo rrethanë, ndaj tij duhet të niste tani një procedurë për shkarkimin e tij, dhe për ta bërë atë një rast se si duhen ndëshkuar ata që standart në drejtësi, kanë pikërisht atë shkresë zyrtare, drejtuar një gjyqtari, se si duhet të gjykojë badigardin e tij.
Nuk di se ç’mund të bëjë shumica në këtë rast, por këtu nuk ka asnjë ndjeshmëri për standartet kushtetuese të një presidenti, pasi ato janë thyer me mizori si një mallkim ndaj vendit, qyshkurse Berisha e sakatoi atë institucion, me këtë që na la peshqesh.
Por, meqë standartin e një presidenti na e ka përdhunuar dhe meqë ky skandal është i tillë që nuk të lejon të qëndrosh as badigard në Presidencë, së paku Bujar Nishani duhet ndaluar të flasë dhe të japë mendime për drejtësinë, derisa të mos ketë një ndëshkim për këtë që ka bërë.
Është e neveritshme të lexosh atë shkresë dhe të dëgjosh pastaj merakun e Bujar Nishanit se mos shumica kap drejtësinë dhe urdhëron gjyqtarët si të votojnë e gjykojnë.
Është e dhimbshme të lexosh atë shkresë dhe të mendosh në dorë të kujt ka qenë drejtësia dhe si janë trajtuar gjyqtarët.
Nuk është problemi se Nishani është budalla dhe nuk e kupton ndarjen e pushtetit gjyqësor. Problemi është se gjithë administrata e Sali Berishës, e ka konsideruar atë veprim si një standart normal, derisa ka lejuar të protokollohet dhe të dërgohet si mendim zyrtar ajo shkresë.
Ajo është ilustrim i gjithçkaje që mund të të shkojë mendja, se si e ka përdorur Sali Berisha drejtësinë. Ajo ilustron faktin përse i biri i Sali Berishës, nuk u thirr fare për hetime pas tragjedisë së Gërdecit, edhe pse gjurmët e gjakut të çonin në shtëpinë e Berishëve. Kjo shpjegon faktin, përse Argita u la e lirë në rastin e pastrimit të 1.7 milion eurove të Damir Fazlliçit me studion e saj. Kjo shpjegon faktin, përse gjyqtari i Apelit pezulloi çështjen e Fazlliçit dhe pastaj u bë anëtar i KLD-së dhe Gjykatës së Lartë. Kjo shpejgon faktin përse Argita nuk u thirr asnjëherë për kërkesën e saj me shkrim, për të marrë 3 milion euro për një firmë që do hidhte babai i saj, ndaj një investitori të huaj. Kjo shpjegon faktin përse nuk u dënuan kurrë vrasësit e 21 Janarit, por janë të lirë dhe gardistët për të cilët ka prova shkencore që kanë vrarë. Kjo shpjegon faktin përse prokuroria nuk guxoi as t’i afrohej vrasësit Sali Berisha, për ta marrë të pandehur, kur ndërroi pistën e vrasjeve të 21 Janarit, kur i pranoi ato dhe pengoi zyrtarisht hetimin, duke prishur provat dhe duke mos dorëzuar vrasësit.
Kjo shpjegon mbi të gjitha përse drejtësia shqiptare sot që tenton të ndryshohet, ka një aleat të madh dhe të vendosur për të mos e prekur atë, Sali Berishën. Kjo letër e firmosur nga një njeri që ka sakatuar insitucionin më të lartë të shtetit shqiptar, e shpjegon këtë.
Fillo e shkruaj per apatine dhe friken e socialisteve per te bere drejtesi Z.Baze. Se kush eshte Berisha populli e di shume mire.Zgjedhjet e 2013 dhe 2015 tregojne se cfare mendon populli per llumin Berishian. Problemi jane butaket socialiste qe mashtrojne se do bejne shtet te se drejtes.
zoti Mero me gjithe konsideraten qe keni fituar si analist e keni ulur shume llogjiken e ftohete qe ju karakterizon dhe po behesh I palexueshem.Ky document qe ju paraqisni me kaq zhurme eshte (PMV) pambarimisht i vogel ne menyne BIZARRE qe eshte sot ne rendin e Dites.
Nishani… eshte nje pune e shkelqyer inteligjente e “Shenjtorit’ Arvizu I cili I dha celsat e kashtes Edi Rames ne 23 qershor 2013 kurse shenjtanit te tij berishe I dha pas MASAKRES 21 JANARIT:
PRESIDENCEN
PROKURORINE
SHIKUN
BASHKINE E TIRANES
KLD
KLSH
PARLAMENTIN..(ILIR METEN) pas 2013
M.DREJTESISE..NACO-MANJANI pas 2013
BANKEN E SANTOS pas 2013
BANKEN E SHTETIT pas 2013
pra dhjete pushtetet dhe levat e mesiprme e kane bere kam monolit perbindeshin berishe saqe dhe Obama me Merkelin te vine ne shqiperi per te hequr kete monster eshte teper veshtire..pasi shume AFERA te politikaneve amerikane & europjane jane ne dore te SHEJTANIT berishe DUKE FILLUAR NGA FLORIRI LONDRES I SALI RAJERSONIT DHE DERI TE BILJONAT E ARMATMIT SHQIPTAR DHE BUMJET E DEVIROLIT..
prandaj duken si lilipute dipllomati Donald Lu te cilin berisha po e shkel me kembe hapur..jo vete por me debila si NISHANI.
po kush eshte autopsia e ketij gjytyrymi presidenti KUFOME ??
——————————————————————————
Te gjitha betejat qe ka bere Nishani me Ramen i ka te fitura..Edhe per Shqup-in u be nje aleance ku nuk mungoi dhe zotii Arvizu me nje ish pronar shtetas amerikan Edwart Toptani (qe piu kafe dhe me Meron) dhe u tha atehere se do ta shtrinim poshte Odeten por ajo na hypi siper…
Keshtu do ndodhi si per grabitjen e Shqup-it ku zonja Odeta per te rrembyer seline e PD qetoka ku ishte ndertuar ajo ishte pjese e pasurise saj..Kush e mban mend zgjedhjen e mender presidentit BN ne qershor te vitit qe kaloi u lane pershtypje te hidhura ne shume sekuenca qe kane si rrjedhim llogjik se ai eshte nje kukull extremisht i SRB-it por me sa po shohim qenka dhe nje tip kollovari ne fisin e Odetes e cila eshte presidente faktike qe i ben ligjit nje impotenti fizik dhe mendor.
Pse mender presidenti eshte ilegal ?
1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.
2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “BUJARI JU NDIGJON”
3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.
4-Edi Rama mbas shtatorit do perballet ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.
5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ka dale hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.
6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.
7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.
8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie
ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gerdecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.
9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilir Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president
10-Ngjarja me SHQUP-in tregoi se kafshet pederra kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama eshte denocimi per prangosjen e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin. por tashme eshte vone
11-Qe nga 23 qershori 2013 e deri tani BNishani (qe diku ka thene se mbiemri i pare ka qene Bujar Mehmet Beu) deri tani i ka fituar te gjithe betejat me Edi Ramen ne KLD dhe ne te gjitha perplasjet ligjore dhe persri ankohet se Rama po i ben puc shteti
———————————————————–
Do jete ne nderin tuaj zoti Mero te mos luftoni me kufomen Nishani..as ti dilni ne krah nje nenpunsi ambasde me emrin Donald..biles as te mbeshtesni nje te tredhur me emrin Edwin Rama.
Eshte koha qe shqiptaret ti mbyllin hesapet me sundimin 25 vjecar monarko-fashist te Berishajve qe u pru ne 1991 nga zgafellat e Beogradit me ca elezbiberamerikane dhe ca makartiste te semure qe ju I njihni shume mire.
Ju nuk duhet te mbeshtesni nenpunsin Donald qe duket qarte se do te vendose Lul BERISHEN ne pushtet per here te trete…Ju duhet ti kerkoni atij te dorzoje ne tepsi koken e salisatanait..dhe kete nuk e them une , por gjaku I bulevardit dhe lotet e jetimeve te 21 janarit qe jane tradhetuar ndyresisht jo vetem nga Rama por dhe nga ju qe nuk po kuptoni se dekriminalizimi I Luse eshte nje urinim I 21 janarit & mbyllja me “nder” e rromaneve te krimberishes
AUTOPSIA! Bravo.Jan te thena qe vertetojne te verteten.Ketij vendi(shqiperise) ja kane me hile te gjithe,qofshin Amerikan apo Evropian. Ata duan te mbrojne agjentin e tyre Sali kriminel Berishen.Kame mendim se Edi Rama ne keto kushte nuk ka çfare te beje(sa do qe ti flete keq per ate).E verteta eshte se Rama ka vullnetin qe shtetin ta beje shtet,por trungjet qe i ven perpara rrotave,jane te veshtira per tu kapercyer.
mjer ne si popull kush na drejton nje organizate krimesh si presidenti yne i kapur nga krimi
Se pari, po i drejtohem moderatorit: Mos ma fshij komentin,siç ke bere keto dy ditet e fundit!
Z. Baze, me shkresen qe e ka bere vete ish-ministri, sot presidenti aktual, Rilindja duhet te kishte fillur aplikimin e akt-akuzes e heqjes nga posti te ketij kllouni te neveritshem dhe kriminel, te Nishan Ziut. Por mazhorances i kane rene breket dhe asgje nuk i bejne dot. Me fal, por eshte e kote te vazhdohet me pa reformen ne drejtesi.
Z Mero ne nje postim timin mbreme pa cene ne dijeni vetem nga instikti ju thashe qe ju i dini gjerat e ju ftova te reagoni me ato qe dini.sot lexoj ne media nje reagim te z,hoxha qe ne 2008 ju i keniraportu ne gazeten tuaj, ju lumte.ju pyes :cfare ndolli qe u larguat nga rruga fisnike e gazetarit te pavarur .mua personalisht sme intereson kushdrejton,kush eshte i korruptuar por me vjen turp kur femijet me pyesin qfare behet atje.atyre u vjen turp ashtu si edhe ndonje studenti nga shqiperiakur diskutohet ne auditore(njeri nga femijet studion per drejtesi e jo si ajo e juaja).pra ju gazetaret e mediat ne qoftese jeni te pa varura jo te flisni por te bertisni deri sa ti cmendni keto hora.ju dote jeni shum te vleresuar
KU “MBYTET” LUBONJA !
Fatkeqesisht per ne mjeranet e shumices qe nuk kemi mundesine e drafteve te shkruar me dy ngjyrime karakteresh, siç e ka i privilegjuari Lubonja, studimi, apo me mire leximi i kujdesshem i neneve te propozuara per ndryshim, na krijon nje tjeter lukuni tmerri, e ne fund te fundit, irritimi me “mendjendriturit” e hartimit te tij.
Kushtetuta, ne pergjithesi ligjeron, veç te tjerave, edhe zbatimin me korrektesi te te ashtuquajturve “Kater Kodet”, pra ate Penal, ate te Proçedures Penale, ate Civil dhe te Proçedures perkatese, duke percaktuar edhe “guardianet” e saj dhe meyren e zgjedhjes se tyre. Kete te fundit synon edhe kjo nderhyrje e “mendjendriturve” vendore dhe atyre keshillues te Venecias.
Mbi keta kater Kode, bazohet edhe gjithe ecuria e jetes se çdo qytetari banues ne territorin shqiptar, ajo ekonomike, ajo civile, ajo private dhe ajo politike. Kater Kodet nuk jane produkt i “mendjendriturve” shqiptare, ato thjesht jane perkthyer e ne shume raste pershtatur keqas, Kodeve ekzistues te se drejtes se vendeve perendimore (kryesisht legjislacionit Italian).
Eshte e veshtire, edhe per me pinjollin ne kete fushe, me raste te ralla, te gjeje ndonje gjyqtar apo hetues, te kete shkelur apo injoruar ne vendimet e tyre, ndonje nga nenet e te Kater Kodeve juridike: ata, te mjeshteruar tashme ne kete lloj peshkimi fitimprures, manipulojne me interpretimin e tyre shumicen e vendimeve qe japin, gjithnje duke u mbeshtetur ne ligjet ne fjale, me qellim perfitimi te nje pasurie antiligjore, duke u korruptuar apo zbatuar urdherat e nje kriminaliteti rrenjesisht te konsoliduar ne kete vend qe prej me shume se nje çerek shekulli.
Ne draftin me te fundit te “perpunuar”, jane hequr “denimet morale” te gjyqtareve apo hetueseve (siç i pershkruan edhe Lubonja), qe ishte skandali dhe tallja me e shemtuar qe mund ti behej ketij populli te shkrete, por dy pika jane nderthurur ne kete draft te fundit, ku edhe mbytet Lubonja me shkrimin e tij te munguar:
E para – Legjitimiteti kushtetues i Kryeinspektoreve te Drejtesise (gjykate/hetuesi) ne “HAPJEN apo MBYLLJEN e proçeseve gjyqesore apo te hetimit “ – qe prezumon poseduesin “de facto” te drejtesise ne Shqiperi; dhe
E dyta – Skeda e “pyetesorit” , qe perveç enigmes se çfare duhet te permbaje, nuk dihet as edhe kush posedon kete “hyjeri” ne perpilimin e kerkesave ne fjale, qe, nisur nga drafti me i fundit, kane vlere edhe ndeshkimi penal, veç atij administrative !?
Kjo pike e dyte eshte aq e “dallaverixhuar” sa vertete ne se do e kalojne “Venecianet” do hidhte nje tymnaje dyshimi mbi tere veprimtarine e tyre te keshilluesve te mirenjohur nderkombetare ! Sepse, siç shihet edhe nga drafti me i fundit, ka nje percaktim kohor p.sh. per hetimin mbi pasurite dhe jeten politiko shoqerore te te intervistuarve, nga 1 janari i 2012-tes deri me 31 dhjetorin e 2015-tes (!), pra pasurine e vene me korrupsion dhe ilegalisht ne shume vite me pare e injoron me kete draft qesharak dhe kriminel-mbrojtes ! I behet edhe nje leshim tjeter gjykatesve apo prokuroreve te korruptuar: nese terhiqen duke dale ne pension, nuk mund te hetohen per asnje nga shkeljet qe kane bere ne te kaluaren, duke neperkembur drejtesine e te drejteve, e duke legjitimuar krimin e organizuar dhe pushtetin politik e administrative te korruptuar.
Megjithate, ajo qe i mungon arsyetimit te Lubonjes, eshte pikerisht pika e pare e theritur me lart: me nje rrezikshmeri shoqerore pa asnje afrueshmeri krahasuese me legjislacionet e vendeve perendimore.
Ne te gjithe legjislacionet e perendimit, ku pretendojme te bejme pjese, detyrimi i perndjekjes se nje numuri te mirecaktuar te çeshtjeve gjyqesore eshte i sanksionuar me ligj, pra ne asnje prej tyre nuk ekzistojne “Kryeinspektore te Drejtesise” qe vendosin mbi fatin e çeshtjeve penale apo civile, siç pretendohet ne draftin e fundit te “mendjendriturve” tane te drejtesise.
Edhe justifikimit se shume çeshtje gjyqesore mund te jene edhe te pabazuara, gjithnje ne legjislacionin perendimor, kur provohet nga fakte te mirefillta, denohen jo vetem denoncuesit me gjobe te kripura administrative por edhe avokatet qe promovojne te tilla denoncime !
Eshte pikerisht kjo, edhe nje nga “difektet” te miremenduara per mosndeshkim te kupolave te drejtesise, ekzistuese dhe atyre qe do krijohen, qe ben edhe me te dhimbeshme, jeten e masakruar te shqiptareve per drejtesi e mireqenje.
Cfar turpi ky sakat president……..
undefined