All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Heshtja që "vret"!

13 Janar 2016, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka pasur disa reagime në media rreth mënyrës se si u prit publikimi i diskutueshëm i një përgjimi të prokurorisë, që lidh Ilir Metën me biznesmenin Kastriot Ismailaj. Gazetari Artan Hoxha i cili është bërë familjar me këtë dosje qysh nga çështja Doshi- Meta, pastaj Doshi – CEZ – DIA – Meta, u ndje i papërfillur nga mediat dhe pastaj për çudinë e tij dhe nga opozita, pas publikimit të paqartë të një fakti, i cili mbetet për t’u verifikuar në formën se si gjendet dhe a gjendet në dosjen e përgjimeve të Kastriot Ismailiaj. Pashë që disa herë në ankesat e tij publike, përmendi dhe faktin që “ajo që thoshte ai është e vërtetë pasi e ka thënë edhe gazeta Tema në vitin 2010”.

Në të vërtetë, e kam marrë në dorë dosjen e prokurorisë që i referohet gazetari, dhe akoma nuk po e gjej atë gjysmën e fletës që ai ka publikuar, por nuk jam i prirur ta vë tërësisht në dyshim. Shikoj që ka plot fletë të tjera që tregojnë se Kastriot Ismailaj ka komunikuar me Ilir Metën, dhe disa ish-ministra të Sali Berishës, biles njerëz të afërt të familjes së tij.

Lidhja e biznesmenëve me politikanët në Shqipëri, është aq familjare, sa nëse për çdo biznesmen që burgoset, vritet, apo falimenton, do hapim tabulatet do dalë që ka qenë mik me Fatos Nanon, Sali Berishën, Shkëlzenin, Ilir Metën, Edi Ramën etj. Përfytyroni sikur ti ndodhë ndonjë problem Zamir Manes dhe të hapen tabulatet e tij me Nanon, Berishën, Metën dhe Ramën dhe pastaj t’i gjykojmë këta pse kanë folur me të. Përfytroni të njëjtën gjë për Besnikun, Bashkimin, Agimin apo çdo bzinesmen tjetër të madh në Shqipëri.

Për t’u rikthyer tek historia që ka botuar gazeta “Tema” rreth kësaj çështje, e vërteta është se Kastriot Ismailaj, ka qenë nën hetim jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por dhe agjenci të huaja hetimi për pastrim parash dhe sidomos lidhur me çështjen e blerjes dhe shitjes së një miniere ari në Kongo. Këtë dosje gazeta Tema e ka botuar në vitin 2010 dhe po ashtu ka theksuar që ky njeri është një person i afërt me Ilir Metën dhe Fatos Nanon. Biles në çdo krizë mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës, nëse gazetarët hapin arkivat e tyre filmike, drekat e pajtimit, bëheshin tek restoranti i Kastriot Ismailaj.

Kastriot Ismailaj është padiskutim një biznesmen spekulant , nga më të aftët e tregut tonë për akrobacira të tilla financiare dhe që u pa dhe në rolin që pati si një nga 9 kompanitë seksere, që u përfshinë në aferën e CEZ, në kohën e pushtetit të Berishës.

Rihapja e debatit për lidhjen e tij me Ilir Metën, tregon më shumë një vemendje për “kokën” e Ilir Metës nga kundërshtarë të tij, se sa ndonjë penel më shumë për portretin e Ismailaj. Mënyra se si lajmi u prodhua përmes emisionit “Opinion” hap një debat delikat politik, sa i takon lidhjeve politike që kanë prodhuar këtë ngjarje.

Dhe kjo shpjegon ekzaktësisht hutimin e gazetarit për mungesën e jehonës pas publikimit, por dhe efektin real pa zhurmë që bëri lajmi.

Ndryshe nga rasti Durim Bani, dhe CEZ DIA , ku gazetari protagonist është i njëjti, në debat u përfshi opozita si dhe dy armiqtë personal të Ilir Metës, Dritan Prifti dhe Tom Doshi. “Dejavu” e re gazetarit, është pak asimetrike. Sali Berisha ndryshe nga dy rastet e para, u tërhoq dhe nuk u bë pjesë e debatit duke bllokuar dhe Bashën të flasë. Fevziu i cili nga opozita ka lidhje vetëm me Lulzim Bashën, duket se është përdorur nga ai dhe armiqtë e Metës, deri sa ta bënte publike, por pastaj dhe ai ka mbetur i hutuar, përse opozita nuk e vazhdoi betejën.

Pra ndryshe nga dy rastet e tjera kundër Metës, ku denoncues ka qenë Artan Hoxha nga pas në prapaskenë Tom Doshi, dhe në shesh dhe parlament ka qenë PD, në këtë rast, i gjithë ky aksion është përdorur vetëm për të krijuar një diversion mes Metës dhe Ramës dhe për ta futur në rrugë të paqartë fatin e reformës në drejtësi.

Pra nga një përpjekje për të sulmuar Metën, në fakt duket se ka rezultuar si një përpjekje shumë më e suksesshme për të sulmuar qeverinë dhe për ta tronditur atë.

Tërheqja taktike e Berishës, ndryshimi i fjalorit të tij nga “qeveria Rama- Meta” në “qeveria Rama – Kokëdhima”, dhe gjatësia e njëjtë e valës për reformën zgjedhore me LSI, sa i përket tryezës politike, e bën këtë sulmin e tretë ndaj Metës më pak të zhurmshëm, por më të rëndësishëm.

Tani kur sulmi u bë dhe opozita nuk duartrokiti, duket se ka funksionuar më shumë konspiracioni se sa faktet dhe ka vrarë më shumë heshtja e Berishës se sa sokëllimat e tij haluçinante.

Konspiracioni i shpërndarë sidomos nga opozita flet për dy pista. E para që ja ka bërë Edi Rama, për arsye politike dhe e dyta që ja kanë bërë “amerikanët” meqë Zëri i Amerikës intervistoi dhe gazetarin.

Problemi nuk është të rrimë të shpjegojmë teoritë konspirative, por të debatojmë realisht për këtë çështje.

Nëse SHBA ka diçka me Metën mund ta thotë hapur. Dhe nëse Edi Rama ka diçka të ndryshme nga ajo që thotë për Metën, mund ta bëjë objekt të debatit publik. E sigurt është se kjo është një lojë që po luhet në sytë e opinionit publik dhe askush nuk ja del dot të besojë, vetëm ato që thotë vetë.

Problemi është se çfarë besojnë shqiptarët dhe për këtë duhet debat i hapur dhe jo teori konspirative, të cilat e lodhin kaq shumë opinionin publik, sa krijojnë një gjendje neverie për politikën.

Nuk jam i sigurt sa do t’i rezistojë koalicioni këtyre paprapskenave apo sa do pranojnë njëri-tjetrin Meta dhe Rama, por ajo që shikoj qartë është se viktima e parë e kësaj lufte është reforma në drejtësi . Shpresoj të mos jetë dhe e fundit.

All - ArticleEnd - 1

42 komente në “Heshtja që “vret”!”

  1. niko says:

    Cfare besojne shqiptaret pyet Merua. Shqiptaret besojne qe videoja me ze e figure e “Ilirit pas kepuces” apo “Paterices se Berishes” duke vjedhur haptazi parate e shqiptareve eshte “cimke” . Shqiptaret besojne qe Ilir Meta eshte i pafajshem pasi te tille e shpalli drejtesia qe ti Mero kerkon te reformohet. Pse te reformohet drejtesia kur Prokurori, Gjykatat,KLD,Presidenti jane te gjitha nen urdherat e Berishes dhe Metes?

    1. Pilo Lala says:

      Berisha eshte strumbullari i cdo te keqe ne Shqiperi.
      Shigjetat jane drejtuar aty ku duhet, tek familja e Berishes, qe ka bere namin.

  2. Devolliu says:

    Like Floriri dhe Sali Shpellari janë strumbullari i të gjitha vjedhjeve, vrasjeve e tradhtive në Shqipëri. Këta dy k r i m i n e l ë do të ishin kalbur në burg e do të ishin harruar sot, sikur në Shqipëri të kishte Drejtësi.

  3. Hush hush says:

    Mero akrobati e di fare mire si jane punet por ne kete rast interesi i mbivendoset se vertetes. Ilir Meta eshte njeri i fuqishem, blen Dhalle dhe me shume akoma.

  4. 007 says:

    Me sa kuptoj une Ilir Meten e ka kapur frika nga reforma ne drejtesi, tani nje zot e di si do veje kjo pune, mund te kemi dhe nje rrezim te Qeveris nga Ilir Krimineli, mjere ne thuaj ku jemi, ketu nuk di ku ta filllosh e ku ta mbarosh, Edi Rama rrezik do ngelet vetem, PD-LSI jane bashke, sepse jane te dyja Parti 1000000000% te korruptuara, Reforma ne Drejtesi po shkon drejt deshtimit!!

  5. corapia says:

    Sa te ka sekdlldisur heshtja e opozites per hapjen e dosjese qe ti e kushe publikuar ne 2010 te Tema. Dihet qe kjo eshte bere me porosi te Rames per te shantazhuar Meten duke hedhur ne sulm PD. Por PD nuk ra ne gracken e Rames. Qetesohu Mero.

  6. LM says:

    Po si s’ke turp o Mero qe mbron nje hajdut si Meta? As ti nuk do qe reforma te behet dhe e di qe nuk do behet se nuk mund te behet nga hajdutet si Meta qe ti po e mbron aq hapur tani.

  7. STOP SALUGETER ! ** says:

    Ka qarkulluar nje liber japonez ne Shqiperi me titull:
    NJE LODER ME ORARIN E UDHETIMEVE….
    dhe pak a shume Mero po e e imiton sepse ne nje detaj te vogel ne dukje ,,ai po kthen ne nje rroman ku sic shihet ka futur rreth 10 personazhe dhe perfundimi VKTIMA QENKA REFORMA E DREJTESISE…gabim..shume gabim I Meros sepse eshte pikerisht e kunderta;

    REFORMA E DREJTESISE eshte nje nisme thellesisht hipokrite qe kam kritikuar si DIRTY JOB ne rradhe te pare te
    TURPIT (TRUPIT) DIPLLOMATIK
    MAZHORANCES TRADHETATRE
    DHE MEDIAVE ME OLIGARKINE E TYRE
    a ka me te qarte se krimet e dokumentuara te berishes dhe duhet te merremi me nje pordhe te BERISHES QEROZ ( DMTH BLENDI FEJZIU) SElu gjet nje qime e ismailit dhe te turremi te gjithe ne kete fjalekryq. PER NJE QIME…PO TRARET E BERISHES DHE MJEGULLAT E LUSE A I SHIKONI ?

    Lexoni rrjeshtat e meposhtme dhe reflektoni …
    DOSJA PENALE E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
    NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.

    Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Sali Berisha. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit. Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia. Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e politikës, në rrugën e pushtetit. Katovica mbeti amanet. Por Ramiz Alia nuk foli kurrë. Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po, u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!. Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të. Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.
    Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha.

    Safet Zhulali.
    Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën. Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.

    Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
    Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.

    Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje që Nano ia la hapur. Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës. Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore.

    E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë. Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.
    Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej. Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!. Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani. Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës. U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës. Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.

    Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”. Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës.

    Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete. Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Ferdinand Poni e mbyten me nje “goje uji”…..Artan Santo u vra per ti treguar Edi Rames te mos futet ne keshtjellen e drakules berishe…shkurt..kush e mbron kete drakulen e vicidolit kur ai vend eshte kthyer si kolumbia e europes

    * KY KOMENT I DETIKOHET JETIMEVE TE 21 JANARIT
    ME TE CILET PO TALLET LUJA SI ARVIZUJA..DHE PO I PSHURR
    NJE PALLOSH DYMETROSH..QE E MORI ATE KARRIKE
    NGA GJAKU I BABALLAREVE TE TYRE.

    TURP DONAD LU
    TURP EDI RAMA

  8. Halli Meros says:

    U bere telef o Meto e spo din si mbulu zullumet e Ilirit.Kishim 20 vjet qe sdegjonim me pet sabotim reformash…

  9. Rrapi says:

    Mero u kepute pas Likes,ngelen duke shpifur per te shkretin…
    sidomos amerikanet!

  10. Toni-G-VL says:

    Mero mos u demoralizo keshtu!
    Mendon se keta intrigantet dhe manipulatoret ordinere mund te luajne me Departamentin e Shtetit Amerikan. Me nje te rene te lapsit e shkrine eliten politike ne Greqi ( Papandreun, Karamanlisin etj, qe i kishin dhe benjamine te tyre te besuar).
    Reforma do behet sic duhet dhe ne kohen e duhur!
    USA e ka vendoste, ska kthim mbas, ska pengese qe ta ndal…

  11. Toni-G-VL says:

    Mero mos u demoralizo keshtu!
    Mendon se keta intrigantet dhe manipulatoret ordinere mund te luajne me Departamentin e Shtetit Amerikan. Me nje te rene te lapsit e shkrine eliten politike ne Greqi ( Papandreun, Karamanlisin etj, qe i kishin dhe benjamine te tyre te besuar).
    Reforma do behet sic duhet dhe ne kohen e duhur!
    USA e ka vendose, ska kthim mbas, ska pengese qe ta ndal…

  12. niku says:

    Sa poshte ke rene Mero djali smund ta besoj dot.Cfare besojne Sqiptaret pyet pa pike turpi.Ate qe besoje dhe ti para dy vjetesh per pleren Ilir Kryemadhi,ti pse ke ndryshuar mendim? Ke detyrimin tja thuash lexusit tend se jane me qindra artikut e tu per kete ndyresire.Po behesh i pabesushem.Keqardhe eshte me e pakta qe mund te them.

  13. astrit says:

    Nuk ka reforme ne drejtesi me Ilir Meten e inkriminuar. Kush beson te kunderten, qofte ky Rama apo ambasadoret e huaj, jane naiv.

  14. Gita says:

    E vertete ,sikur ne Shqiperi te kishte drejtesi ,sot nuk do te shihnim shume nga fytyrat qe pa i vrare fare ndergjegja, akoma dalin ne ekrane dhe na bejne moral. Pse sa here qe ka probleme ne lidhje me drejtesine ,Meta behet pelivan dhe kercen ne anen e Saliut ? Po vjen 21 janari per kokepalaret e Metes ,per pucistet ,per te vraret, te plagosurit djegijet dhe shkaterrimet e Saliut .Ku eshte Drejtesia? ku eshte Edi Rama qe premtoi drejtesi? Meta thote me cdo kusht te perfshihet opozita. po kushti i opozites eshte per te mos zbardhur krimet as te Metes dhe as te Berishes.Si do t’i veje halli Reformes ne keto kushte ?

  15. asd says:

    Me kot kerkohet gjilpera ne kashte. Gjithe aludimet per konspiracionin kunder Metes mund te jene verteta, por ne kete pike nuk ka rendesi cfare mendon njeri apo tjeter kryetar i partive politike. Skandali i vertete eshte PROKURORI i PERGJITHSHEM si dhe prokurori qe paska tabulatet e zbardhura. Ne se e njejta situate do te ndodhte ne nje vend tjeter te EU-se, nisen ne pune prokuroret. Ata jane celesi i zgjidhjes. Kryetaret e partive as bejne e as nuk duhet te bejne komente. Nga ana tjeter me kot shpjegohet ne kete artikull se kjo ngjarje kerkon te “vrase” reformen ne drejtesi. Per fat te keq reformen ne drejtesi nuk e do as vete Rama dhe nuk e do asnje politikan. Cdo “krize” politike qe mund te prodhonte kjo situate sqarohet me nje te veprim te vetem: REFERENDUM.

    Dhe dihet mire se si do te votoje populli.

  16. tomorri says:

    Mire e ke zoti Mero.

  17. parashqevia says:

    Heshtja Meta,padyshim nje Qellim!
    Gjithcka eshte e qarte.Kemi te bejme me vrasesin e
    vertete te Reformes.Ne Fjalen e mbajtur Taze prej tij,
    kuptone se asgje nuk eshte ashtu si e thote! Apo si e ka
    pranuar ne fillimet e saj.Ne kete linje u vetepozicionua
    edhe nje nga titullaret e LSI,L.Rama,i cili nuk u permbajt sa vuri
    ne perdorim pjese nga fjalori rrugaceror.Ai u be sa qesharak,aq edhe
    dekospirues qe I.Meta,padroni i tij,eshte i molepsur. Meta,po Hesht!
    sepse eshte i rrezuar,si nje badakci qe vazhdimisht tregone se ka prirje
    per akrobacira te tilla. Po Hesht,pasi e ka kapur nje Panik i thelle,ndaj edhe po
    Aktron si ta bllokoje Reformen.Bashke me Saliun e dine mire se kjo Reforem
    eshte si ti hapesh Gropen vetes!Dhe kete ata nuk kane ndermend ta bejne.
    ndaj edhe ju duhet te jene pronare Partishe.
    Rama nga ana tjeter,nuk e zgjidh dote kete ngerc.Ata luajne me te.sa i krijuan
    mundesi rilaxi ne kete kohe fare te pa pershtateshme. Ai nuk duhej ta kishte
    ngrene kete ndonse mori pamjen e nje Mashtrimi Paqesor!
    Vete Aktrimi i Sali-Metes nga njera ane dhe kritika per te fajesuar vetem
    Ramen nga ana tjeter,shprehin qarte interesat e Hajduteve me permasa
    te frriksheme. Loja e tyre edhe kete rradhe i nxjerr fitues.Viktime do te
    bjere E.Rama e bashke me te edhe Populli.

  18. Endro says:

    Aman o Mero, mos bjer kaq poshte!
    Aty te thuhet “Ja Ujku”, ti gerrmon per gjurmet!
    Ujku Mero, Ujku!!!!!!

  19. trendi says:

    O Mero, pyetja eshte shume me e thjeshte vella:
    “A i çoi Kaçi ato 200.000 € ate nate Likes apo jo?”
    Ketu mbahu ti.
    Natyrisht nuk te pyet njeri per fature tatimore… e dime kete ?

  20. dreni says:

    ore ti mire ben qe perpiqesh (por nuk arrin) te shmangesh vemendjen, se €uro 200,000 nuk jane pak…. sidomos ketu tek ne… Pak ishin mbase per kastriotin, por ja qe aq i kerkoi ate nate dhe aq i dergoi

  21. fatalist says:

    Allahu na ruajt sikur te mos ia kishte çuar ate nate!!!!!
    Nuk do te kishim se me çfare te merreshim gjithe veren, gjithe vjeshten dhe tani pas janarit…

  22. Hanover says:

    Kot e mbush gazeten me apologjite per Ilirin. Ka mbaruar ky muhabet.
    Nje vend kaq i vogel dhe kaq vrime se ç’eshte Albanistani, politikanet gazetaret e biznesmenet duhet te flasin me njeri tjetrin se nuk kane nga vene…
    Imagjino t’i pergjohej telefoni Vasil Naçit, Vilma Nushit, Tom Doshit, Zamir Manes, Bujar Leskaj, Arta Dades (kur flet me çunat) e sa e sa te tjereve… po pse ore, kete muhabet do bejme????
    Mos u lodh o Mero, fillo tematike tjeter, p.sh., ambjentalizmi ne Shqiperi dhe e ardhmja e gjeologjise analitike… dy tema shume interesante

  23. kuriozi says:

    nje pyetje kisha:
    A e imagjinon dot Mero Baze çfare do te kishte ndodhur nese ky transkriptim te publikohej per:
    – Sali Berishen?
    – Lul Bashen?
    – Ed Ramen???????

    He mo, e imagjinon dot???

  24. gaforre says:

    Kaq shume po i bien ne qafe ketij Likes… OK… puna e tij…
    Por nuk kuptoj se kujt i bien e kush ben “Ooooo!!!!”
    Pse ti Mero je kaq i dhembshur dhe i ndjeshem?
    Ku te dhemb?
    Ku te djeg?
    ahahahahahahahah

  25. E ka kush e ka! says:

    Nuk e kjptoj perse jane te nevojeshme keto sperdredhje konspirative Ushtari nga Skrapari eshte i zbuluar para tabulateve telefonike qe disponon prokurorija. Zgjidhja eshte fare e thjeshte: Nje flete aresti e prere nga Llalla, hekurat ne dore dhe kushdo, sidomos pordhamani i Vucidolit e kupton se hiku koha e shakaravet. Dhe askush nuk duhet te frikesohet se LSI largohet nga koalicioni, perkundrazi te gjithe njeri mbas tjetrit do te denojne kreun e tyre per te mbrojtur ato qe kane vjedhur vete. Historija e xhaxhit me pucistet eshte e fresket. Keshtu pra z. Rama, mere ne telefon Llalen dhe mbaroni pune.

  26. Dreamerdays says:

    Un besoj se drejtesia do behet, edhe pse mund ti kushtoj shumkujt privilegjet e arrira nga jodrejtesia, qofte ky njeriu me me shume pushtet aktualisht ne shqiperi.

  27. Shkreli says:

    Me me interes per momentin jane.tabulatet e Carapulit

  28. skifteri says:

    Mero djali, duhet te te vije keq per metamorfozen qe pesove keto dy vite qe nga editoriali yt i famshem per aleancen e 1 prillit. Shpresoj te kthehesh ne identitet. rama ka vetem nje shans te fundit qe po nuk e shfrytezoi do te jete i rrezuar. Te flase para popullit, te spjegoje pse ka qendrime te ndryshme per reformen ne drejtesi dhe te shkoje ne referendum per reformen ne te njejten dite me zgjedhjet e parakohshme.
    Burrat e vertete te shtetit nuk zvarriten per nje palo poltron kryeministror. O rrihet si burre edhe me rrezikun e humbjes ose iket. Nuk ka me keq se sa ZVARRITJA ….

  29. gazetari says:

    Nje shkrim plot stilistike dhe sperdredhje profesionisti, nuk ia ha qeni shkopin Meros.

    Por nuk kuptohet qarte se perse e humbet fokusin nga çeshtja kryesore, fakti i publikuar (akoma per t’u provuar) se SMS i Ilirit drejt Kastriotit me kerkese per EUR 200,000 eshte shume i thjeshte dhe i qarte.

    Ne kete kuader, ia vlen te riformulohen dhe te rikonceptuhen pyetjet, si p.sh.:
    @ A eshte vetem kjo kerkese?
    @ A ka kerkesa te tjera dhe sa jane ato?
    @ Sa eshte shuma e kerkesave ne total?
    @ Ku e bazon “dhuraten” Kastrioti?
    @ Ku e bazon te drejten per te kerkuar Iliri?
    @ Kush tjeter i ka kerkuar Kastriotit, sa here dhe sa?
    @ Kujt tjeter i ka kerkuar Iliri, sa here dhe sa?

    Me keto pyetje te merret Mero Baze dhe mbase edhe prokuroria. Keto e tregojne me qarte dinamiken se sa ato hamendesimet “po sikur”, blah-blah-blah

  30. Fashikulli "Enter" says:

    Po tabulatet dhe urdhrat me gjestikulacione te Rames, si po te duken?

  31. na ishte says:

    na ishte nje here e nje kohe nje Mero
    na ishte nje here e nje kohe nje gazete Tema
    na ishte se ç’na ishte, nje media me bishte…
    Meroooooooo
    jane 200.000 evro diten per diell per t’u paguar naten pa hene!
    mos u hallakat, ndalu tek 200.000 evrote!!!!

  32. habibi says:

    e ç’jane 200.000 euro????
    Asgje nuk jane!
    Hiç jane!
    Mero e di qe behet fjale per shuma shume me te medha, dhe 200.000 nuk perben me lajm per Gazeten Tema (i poerkohshem qofte kujtimi i saj!)
    Me ato ‘sikur te kishte halla koqe’ merret Mero me editorialet tashme, keto jane interesante
    Ahahahahahahahah
    :D:D:D:D:D:D:D

  33. nasif kashta says:

    Fokus, Mero, fokus!!!
    200.000 eurot!
    te tjerat jane dhe mbeten pallavra per zhvendosje vemendjeje
    200.000 eurot!
    Ketu mbahu ti dhe pyetjet e tuaja

  34. AAA says:

    Shihni tabulatet e Rames me 11 janar 2011!

  35. ....gezuar festen e 21 janarit mister DONALD RAMA says:

    Te pakten pas vitit 2015 jam shume i qete me ate shperfyterim te pabesueshem te shoqerise shqiptare ,mediave,politikaneve.. pushtetareve pa harruar dhe komndantin FRANKO-legjeonar,Kadarrenen…nuk shoh asnje lloj perspektive apo shprese..PSE ?

    ________________________________________
    analizojme Ilir Meten:
    ky eshte thjesht nje gur kandari ( lexo koqe kandari) qe dipllomatet & strateget qe drejtojne shqiperine ilegalisht per 25 vjet e levizin nje here majtas..nje here djathtas sipas planeve te tyre per ta kontrolluar sa me mire situaten;
    ME FALNI SE PO JU DREJTOHEM PA EDUKATE;
    te dashur budallenj, analiste dhe komentues !
    Ju kujtohet kur iku Meta nga Berisha ne mars 2013 dhe i mori leje qe ta linte te lire te bashkohej “part time” me Ramen dhe u ndane me duar ne qafe…Kaq mjafton qe ju te mos me kundershtoni kur ju them BDLLNJ
    ________________________________________
    cfare ndodhi pas qershorit 2013 & 2015 ku populli votoi kunder KUCEDRES BERISHE si referendum..dhe cdo drejtues shteti me kete bollek votash do ta kishte vene prangat saliserbit.
    Pikerisht kjo tradheti kozmike e organizuar nga:
    -banda e ambasadoreve
    -banda e politikaneve
    -banda e media-bizneseve
    po bejne kete teater kriminal ku do te perfshija dhe zotin Mero

    ________________________________________
    Sot ne shqiperi pas nje pushtimi te lodhshem 25 vjecar monarko-berishist (berisha eshte akoma powerfull-23 qershori nje genjeshter kriminale) ka vetem nje POSTULAT:

    DENIMI I BERISHIZMIT,PRA PRANGAT BERISHES DHE DEMASKIMI I SEKTIT ANTISHQIPTAR NE WASHINGTON & BRUKSEL QE DIHET KUSH JANE..KU DHE ZOTI DONALD LU ESHTE EMRUAR NGA KETO BERISHISTE NE WDC
    ________________________________________
    Pra zoti Mero do bente mire ti dilte zot “21 janarit 2011” ku fitoi fame si atdhetar…ashtu si Rama qe u ul ne karriken e K/M pa pastruar gjakun…pra prapanica e Rames po kullon gjakun e 21 janarit dhe jam i bindur qe jetimet e 21 janarit e mallkojne..
    PRA NJE ARTKULL U MUNGUAR PER DITET E SOTME DO ISHTE:
    HESHTJA QE VRET ESHTE AJO E 21 JANARIT
    HESHTJA QE VRET ESHTE AJO E DL & ER PER KRIMET E MEPOSHTME

    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj me ilir muten por ti drejtoheni
    SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
    PSE TE NDERUAR ALEATE ( LEXO HALEATE) PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??
    PSE PO HESHTNI 25 VJET PER KUISLINGUN TUAJ….

    1. halili says:

      Ore çun, ti mire e ke, por po bisedojme per 200.000 eurot… Ate nuk po e marrim vesh akoma… mos na hallakatni ti me Mero e kompani poshte e perpjete

  36. Uauuu says:

    200 mijë +1 janë tamam ato për të colat bëhet fjalë, o Mero. Meta i lutet Zotit që të mos thotë gjë, se pastaj, oh pastaj vjen…

  37. Daja says:

    Ne fakt edhe Muc Nono e beri te veten ne Zululand. “Sikur mbetem duke u marre me Meten dhe njerezit thone se skemi pune tjeter per te bere ” deklaroi ai … Hahaha
    Vertet sherbetore qe te bejne te vjellesh… dhe aresyeja e kesaj eshte se jane lehtesisht te manipulueshem ..Po kursej fjalen ‘sahan lepires te ndyre”.

  38. izeti says:

    E shikoj qe shumica e komenteve qenkan bere nga Shqupi nga komentues ‘pa pervoje’ qe duan te varrosin Ilir Meten.
    Ky i fundit nuk eshte burre i mire,por ka nje te vecante; Eshte i vetmi burre qe i vuri prangat Berishes.dhe po mos telefononte nje bolemadh nga Amerika,saliun do ta kishin ngrene krimbat sot.Prandaj mos e krruani me Meten se po hapni varrin e Saliziut qe populli i tropojes i kendon me kaq dashuri:

    Rapsodi tropojane për Sali Bishën
    1.
    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.
    2.
    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
    3.
    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!
    4.
    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
    5.
    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.
    6.
    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
    7.
    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.
    8.
    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.
    9.
    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliçё,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !

  39. Essa says:

    O Mero i kam pas lexuar me respekt editorialet e tua, sepse ishin shkruar bukur dhe me logjike.
    Tani te ka rene per hise te mbrosh like floririn. Ose te ka mbus

  40. Gita says:

    Nuk e besoj qe Mero te mbroje Salen apo Liken se pastaj i bie qe ata po behen kot bashke dhe te mbrojne njeri-tjetrin se nuk ka Zot qe i mron krimet dhe zullumet e tyre .Te shohim cdo te sjelle e nesermja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14