26 milion dollarët, për të cilat proteston Bujar Nishani

26 Janar 2016, 19:24Editorial TEMA
26 milion dollarët, për të cilat proteston Bujar Nishani

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, po investohet publikisht për një interes tërësisht personal dhe familjar, në betejën kundër ndryshimeve kushtetuese, duke sulmuar veçanërisht një nen që ka të bëjë me ligjin e pronave, i cili prek një histori korruptive, që lidhet me tokat e familjes së gruas së tij.

Familja e bashkëshortes së presidentit, ka përfituar nga 16 vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave në kohë të ndryshme gjatë periudhës 1994 – 2007 , për kthime pronash dhe kompesim. Sipas të dhënave që kam siguruar nga AKKP, nëse kjo vlerë llogaritet përmes sistemit të tanishëm, shuma e kompensimit që kjo familje ka pritshmërinë për të përfituar, referuar hartes së vlerës të vitit 2014, është 3,2 miliarde lekë , d.m.th rreth 30 milion dollarë.

Me zbatimin e ligjit të ri, sipas të dhënave që ka Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, kjo familje përfiton një vlerë prej 445 milion lekë, rreth 4 milion dollarë, aq sa leke ka dhënë gjithsej qeveria Berisha, që i “qan” zemra për pronarët, ne 8 vite qeverisje në rang vendi.

Pra, kjo familje ka një diferencë të të ardhurave nga zbatimi i ligjit të ri, që shkon në 2.8 milardë lekë, ose 26 milion dollarë. Sipas të dhënave që gjenden në AKKP, në 16 vendime që pret të marre kompensim, në 6 prej tyre perfiton 0 leke, pasi jane ne kushtet e ndikimit të vlerës së shtuar të prones së kthyer.

Pra, beteja e Bujar Nishanit kundër ndryshimit kushtetues për pronat, nuk është për parime, por për një hall personal të tij, ku përfshihen 26 milion dollarë, që atij i duket sikur po ja heq dikush nga duart, meqë kishte vendosur t’i merrte për shkak të detyrës që ka.

Ky është një motiv i fortë, personal dhe familjar që ka angazhuar institucionin e presidentit të Republikës, të përfshihet në një betejë të pamoralshme publike, për hallet e pronave të gruas së tij, duke e trajtuar Shqipërinë si një çiflik që duhet të qeveriset sipas interesave të tij. Argumentet e tij janë spekulative, dhe nuk guxon as të citojë nenin në fjalë kur flet publikisht. Nga ana tjetër, ai ka inkurajuar një strukturë mafioze sekserësh, avokatësh dhe konsulentësh, kryesisht ish- zyrtarë të AKKP, duke krijuar një linjë përshpejtimi të padive në Gjykatën e Strasburgut, për ta bërë ligjin jo funksional.

Bujar Nishani po udhëheq një proces bllokimi të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, pasi kërkon t’u lërë kohë këtij rrjeti sekserësh, të përbërë kryesisht nga ish- zyrtarë të Agjencisë së Kthimit të Pronave, që po përdorin ish- detyrën e tyre të parealizuar, për të hedhur në erë një proces, i cili do të stabilizojë juridiksht çështjen e pronave në Shqipëri.

Miratimi i ligjit të ri, është një pengesë serioze për ta, dhe presidenti po udhëheq një fushatë tërësisht mafioze, personale dhe klinteliste, kundër një institucioni zyrtar të shtetit shqiptar, që ka dhënë një rrugëzgjidhje të bazuar jurdike për kompesimin e pronave.

Përpjekjet e para për ta shtyrë këtë ligj u bënë qysh në Kuvend, ku amendamenti Topalli, kërkoi shtyrjen e afatit te ligjit te vjetër. Një rrjet i tërë avokatësh dhe ish- zyrtarësh të lartë të Agjencisë së Kthimit të Pronave, përfshi dhe përfaqësuesin tonë aty, po ushtrojnë presion mbi Gjykatën e Strasburgut, për të penalizuar pikërisht “Hartën e vlerës së tokës së vitit 2014”, për ta konsideruar atë jo realist ne përputhje me vlerat e tregut.

Historia kriminale e pronave në Shqipëri, është një histori që u keqpërdor dhe u kthye në një institucion mafioz nga Sali Berisha, i cili nuk i dha askujt pronën e vet dhe ktheu familjen e tij, një institucion sekser për gjithkënd që kërkonte pronat e veta. Ligji i ri gjen një zgjidhje realiste, duke kompesuar gjithkënd që ka pasur prona, me një vlerë reale, ku natyrisht zbriten kontributet e zhvillimit të pronës në 60 vite dhe si i tillë, nëse zbatohet shpejt dhe me efiçencë, është i vetmi stabilizues juridik i kësaj historie kriminale.

Por ndërsa sekserët dhe avokatët kanë biznesin e tyre të pistë në këtë histori, angazhimi i presidentit të Republikës në një çështje tërësisht familjare dhe personale, dhe investimi i tij publik në këtë histori, është një konflikt i rëndë interesi, i mjaftushëm që çdokush në vend të tij të shkonte ose në shtëpi, ose në burg.

Angazhimi i presidentit Nishani publikisht kundër një neni të ndryshimeve kushtetuese, që ka lidhje tërësisht me interesat e tij korruptive dhe mënyrën se si këta udhëheqës të Shqipërisë, kanë kapur shtetin shqiptar për interesa të veta, tregon dhe se sa banale, vulgare dhe e pashpresë është historia e një vendi, kur ngelet në duar të njerëzve të tillë.

31 komente në “26 milion dollarët, për të cilat proteston Bujar Nishani”

  1. qipidhasi says:

    e ca jane 26 milion te Nishanit para 200 milion te Rames? hahhaaha

    1. adi says:

      MERO
      ky eshte vertet idiot. bile edhe per kamarier eshte idiot! por por.

      nuk ka kauze me te drejte morale dhe ligjore ne shqiperi se e ish pronareve .

      pse ky nuk duhet te mari pronat qe i takojne nga qe eshte president mavria?????

      shqiperise asnjehere nuk i ka ardhur e keqja nga njerzit qe kane marre hakun e tyre.
      shqiperise i ka ardhur e keqja nga ata qe shtremberojne te drejten e cfarod natyre qofte sidoms ate te prones.

    2. Fonsi says:

      Do t’i dalin ato para Odetes per nje te fejuar sekret, meqe sakatit i eshte paralizuar gjuha.

    3. Romeo says:

      Bujarka qenka per ne burg me keq se Salushi!

    4. Pronari i tokes says:

      Mero ky shkrimi nuk ngjit dhe ja sepse. Ne Gjirin e Lalzit per mijra ha eshte nje ish-pronar i vetem, qe ne fakt i takojne jo 26 milion euro, por disa qindra milion euro. Thone se trashegimtarin e hodhen ne ere dhe e dogjen mes te Vlores. Keshtu si shkruan ti i bie te vrasesh edhe nje here gjyqtarin e gjore. Dhe ky eshte vetem nje rast, po sa jane ne gjithe vendin.

    5. babai i Bariut says:

      qipidhas …na qifsh karin Ke te drejte

  2. HANEMJA E KARAOSMANEVE says:

    Gjithmone Mero ka te drejte ne artikujt e tij por te gjitha “ndeshjet” i fiton Sali Nishani
    Edhe per grabitjen e SHQUP-it para ter vjetesh zoti Mero mori shpaten dhe mori arvizune me EDWARD TOPTANIN..por karaosmania e nishanit e vuri poshte Meron
    Pse te gjitha betejat nga 1992 i ka fituar Sali Nishani..
    pra asnje humbje..
    asnje barazim
    por te gjitha fitore.
    Shkaku i pare eshte se fshehur apo dhe hapur fare nga Rajersoni deri te Donad Wisneri kane qene 101% dh kete e thote FRED ABRAHAMS por te lexosh bemat e Nishanit ,Bashes,Berishes,Frangajt,Imamit e company ne artikujt e Meros te krijohet pershtypja (dhe ashtu eshte vertet) se jemi te pushtuar nga kjo bande kriminale…
    Por ajo qe e shton pesimizmin jane tre faktore:
    1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist
    2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..
    3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

    a-Dalja para 4 ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges
    b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.
    c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?
    d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?
    e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes
    f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..
    g-Perversiteti me i madh ndodhi me dy PS-ista te rrjedhur si Blendi Mane dhe Ben Blushi qe po sulmojne “socjalistet frikacake” por..duke firmosur rregullisht rrogat e majme te Edi Rames nje si drejtor dhe tjetri si deputet..pra kur jane kundra keto “te shtepise” cfare duhet te mendojme me qindra mijra te pakenaqur me impotencen e Rames..qe po ben harakiri
    E fundit
    Dy ngjarjet e fundit qe lidhen me Nishanin jane absolutisht bajate; behet fjale per nje cope toke qe e zgjidh gjykata dhe nje emrim nenpunsi qe ne kete rast eshte nje ambasdor..Por keto dy raste banale tregojne qe shteti shqiptar ka rene plotesisht dhe kauza e 23 qershorit eshte tradhetuar ne menyren me te ndyre te mundeshme.Cfare mund te presesh nga nje k/m qe ne bordellon e parlamentit merret me karaputana si Pamela Anderson dhe nuk ka b..ythe te mbroje ministrin e tij me te sukseshem qe e ka lene ne goje te ujkut te tradhetuar ashtu si dhe 1 miljon votuesit e 23 qershorit dhe jetimet e 21 janarit..Si ka mundesi qe Edi Rama nuk i drejtoi asnjehere gishtin berishes qe ti thote.Pusho o vrases i 21 janarit,o tradhetar i detit jon o superhajdut i rruges kombit….Pra ka ardhur koha te themi::: ne burg krimineli berishe dhe poshte tradhetari & frikacaku edi rama me kryeqelbsiren e ambasadave ilir muten
    KA ARDHUR KOHA E KARAOSMANEVE TE SADETE HANEMIT

  3. Devolliu says:

    Sakatnishani, një hale e Saliut.

  4. qukapiku says:

    Duket si idiot pa mustqe,por eshte Presidenti me i keq dhe me i paafte qe ka patur Shqiperia.Dinak dhe mafioz,injorant dhe pa shkolle,ardhur nga rethet e kaptereve te ushtrise,pa asnje merite dhe vlere intelektuale,jo vetem nuk zgjidh ndonje pune te dobishme,por dihet eshte kthyer si lakuriq nate per shtetin.Duket sikur me zi i mshon tokes dhe lahet tre here ne dite ne Wc,por sindroma shendetsore nukja ndrydhyr askpak sindromen e hajdutit dhe hileqarit.Nje poet shume i mire shkruante:
    Kafshet formuan qeverine,
    Ujkut i dhane bijqesine

  5. leckamani says:

    Plehra.Me kujtohet Nano ,u privatizua INSIGU nga austriaket dhe i dha vehets 10.000 usd dhe keshilltarit te tije 5000usd,per rolin e sekserit ,brenda ligjit.Edhe sot Nano jeton ne Austri tek kjo kompani,me apartament privat etj hajduterira te Nanos.
    KY PLEHRA eshte eshte edhe injorant edhe idiot por hilexhi.Presidenti me idiot qe ka mbajtur shqiperia,por presidenti me hileqar dhe mashtrues.

  6. aqif tahipi says:

    Mero ke te drejte pasi te gjithe kelyshet e sales ne institucione “te pavarura” po perpiqen me cdo mjet te pengojne reformat dhe ne vecanti ate ne drejtesi.I ka zene frika se do ju zbulohen vjedhjet dhe korrupsioni.Ec para Edo se njerezit e ndershem kane besim tek ti.

  7. O HEQ SHALEN NGA SHQUPI OSE DOREHIQEM says:

    Nuk duhet te merremi me me KATERSHEN kriminale 4B (berish-bash-bujar-bode)

    Ato tashme jane amnistuar nga komiku edi rama dhe gaztori donald lu qe po ja kalon dhe arvuizuse me barcaletat e tij me lul kriminelin.Mazhoranca sotme eshte dorzuar totalisht para kesaj dyshe dhe me e spikatura eshte Mimi Kodheli e cila u betua ne 2013

    OSE DEBOJ GRABITESIT E PD NGA SHQUPI OSE JAP DOREHEQJEN..

    .KURSE SOT MIMI ESHTE KTHYER NE NJE DREJTORE KOMANALE
    DHE SHOQERUESE E DONALD LUSE QE DUAN TA KTHEJNE PRAPE DEMONTIMIN E ARMEVE…

    Kodheli: shtator 2013
    “SHQUP-i do t’i kthehet ushtrisë, është shkelur ligji ose jap doreheqjen”

    TIRANE- Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes në qeverinë Rama e quan të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për t’i kaluar për përdorim godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Partisë Demokratike.

    Në një intervistë për Top Channel, zonja Kodheli sqaron se ku është shkelur ligji me këtëvendim të Këshillit të Ministrave nga ana e qeverisë në ikje.

    “Ky vendim është marrë në mungesë të plotë të transparencës. Nuk është shpallur në faqen zyrtarë të Kryeministrisë. Ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja është marrë në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës sepse SHQUP-i konsiderohet një unitet ushtarak që është pjesë e një plani të shpërndarjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë pjesë e kësaj liste duhet të merret një miratim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura pa përjashtuar këtu Ministrinë e Mbrojtjes”, thotë zonja Kodheli.

    Ajo shton se vendimi shkel hapur ligjin 8671 datë 26.10.2000, i ndryshuar me ligjin 9194, datë 19.2.2004, ku në piken 3 thuhet se Komandanti Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, “miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje….”

    Mimi Kodheli deklaron se gjatë një bisede telefonike që pati me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Gjunkshin për këtë çështje, ai i ka pohuar se nuk ka firmosuar asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes të ndërtesës së SHQUP-it.

    “Unë kam kontaktuar e Shefin e Shtabit më shumë se një rast dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjë që më bën të besoj se kjo VKM, ky vendim i marrë dje nga ana e qeverisë është plotësisht në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar”, deklaroi Kodheli.

    Por si do të veprojë për këtë çështje qeveria e ardhshme kur të marrë detyrën në shtator?

    “Ju siguroj se ne do t’i kthejmë në situatën e mëparshme, statusin e asaj që ne e quajmë SHQUP. Do të vëmë përpara përgjegjësisë të gjithë ata të cilët me vetëdije kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar”, deklaroi zonja Kodheli.

    Jo vetëm për godinën e SHQUP-it, por edhe për të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes që po përpiqen të shiten me urgjencë nga qeveria Berisha, zonja Kodheli premton një hetim të hollësishëm.

    “Kudo ku është abuzuar dhe shkelur ligji të gjitha procedurat do të kalojnë në një auditim të hollësishëm dhe unë besoj se abuzuesit do të marrin përgjigjen që meritojnë. Ligji duhet të jetë mbi gjithçka dhe ne duhet të jemi të gjithë të barabartë përpara tij. Nuk bën përjashtim këtu, qofshin edhe njerëz me pushtet, sic janë njerëzit që sot në shkelje të plotë të ligjeve kanë marrë këtë vendim i cili ju siguroj që do të jetë një vendim që do të rikthejë në vend këtë godinë e cila konsiderohet një godinë e rëndësisë së veçantë”, u shpreh ministrja e ardhshme e Mbrojtjes. – HA..HA…HA MIMI E MMP…

  8. hasani says:

    Mero kesaj radhe ske fare te drejte. ja ke mbytur kot.
    Nishani mund te luftoje per 26 miljon apo 260 miljon kjo eshte puna e tij, ceshtja eshte ka te drejte qe lufton per kete gje apo e ka gabim. Ti, Mero zakonisht nisesh nga parimi kur ben nje opinon dhe per kete te ndjekin edhe njerzit, keshtu qe eshte mire ti referohesh parimit. Eshte apo seshte real cmimi qe ka vendosur qeveria eshte muhabet shume i rende per diskutim, por me mire e dine ata qe kane 25 vjet ne demon kracine neper gjykata dhe nja 50 te tjera me diktaturen qe ja morren pronen, qe u burgosen, u mohuan, u interrnuan, u fshehen, vetem se ishin pronare.
    Prandaj nese presidenti po ben lobim per 26 miljon te tijat nuk e di, natyrisht qe ti e di si di edhe 16 vendime kompesimi qe ka marre apo do te marre, dhe ke gjithe te drejten ti thuash presidentit Tone, ti ke 16 vendime te tjeret qe i kane dosjet qe ne 95 ne komisjon skane asnje vendim kompesimi, per kete ke te gjithe te drejten ti thuash presidenti tone. por jo se po lobon per nje cmim qe ha shume debat, dhe ndoshta ka te drejte.

    tung

    PS: Mos e fshini komentin pa miratimin e Meros ju lutem,

    1. E dhjeu Bujar Beu says:

      Nderime komentuesi hasani

      Kishe frike se Mero nuk do ta fuste..dhe nuk te la gje mangut ta futi te tere… komentin ne blog
      Por ti I nderuar po tregohesh naiv artificjal sepse;

      Qytetari Bujar Nishani le te beje namin si person si gjithe te tjeret,,,por te perdori Presidencen per interesa private perben KRIM MORAL..
      dhe atij nuk I ben pershtypje se perfaqson jo vetem rracen e Verlaceve & Kara osmaneve por dhe jenicjeret e Berishes qe kane pushtuar gjysmen e Shqiperise dhe keto pronare ja dhane voten Shtrigut per 25 vjet dhe tani I kerkojne llogari Edi rames…

      Ku do ti gjeje Edi rama 2 MILJARD DOLLARE me e pakta ??

      Pse te paguajne dhe 20 breza Borxhet e huaja dhe te falimentojme si Greqia per ca Karaosmene,verlacer dhe qelbasher ??

      Gjithe kete maskarade po e ben nje ndyrsire

      AUTOPSIA e te cilit eshte si me poshte:

      1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.

      2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
      Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
      qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “Bujari ju ndegjon”

      3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale ne ate kohe Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.

      4-Edi Rama mbas shtatorit 2013 u perballe ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.dhe sot dihen rezultatet

      5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ne ate kohe doli hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.Te njejten gje po bend he pas ardhesi I tij Lu I cili I ka thyer te gjitha rekordet ne daljet televizive

      6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.

      7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.

      8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie
      ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gerdecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.

      9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilr Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president

      10-Ngjarja me SHQUP-in tregoi se kafshet pederra kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama duhet te ishte debimi e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin. por tashme eshte vone se dhe Mimi Kodheli e drodhi

      11-Qe nga 23 qershori 2013 e deri tani BNishani (qe diku ka thene se mbiemri i pare ka qene Bujar Mehmet Beu) deri tani ka qene Bossi per Edi Ramen ne KLD dhe ne te gjitha perplasjet ligjore ja ka dhjere (na falni per shprehjen) dhe persri ankohet se Rama po i ben puc shteti

      12-Ky rasti I fundit eshte absolutisht me I rendi I ketij mender presidenti…kujdes ketu zoti lexues..KUJDES….nuk e ndalon kush qytetarin Nishani te beje lobim per tokat,pronat dhe cdo ceshtje personale…POR KUR E BEN SI PRESIDENT PERBEN KRIM

      T’u thaftë goja, more beu ynë!
      Të plastë koka more beu ynë!
      Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
      Qënke veshgjatë, more beu ynë!

      1. hasani says:

        Pershendetje komentues E dhjeu Bujar Beu,

        Meqe kishe hallin e te futurit, po ta sqaroj se nga e futura e ke filluar.
        Kur e futa une “Komentin”, (sqarim une jam futesi ne kete rast) specialisti perpunues i Tems, sapo u shfaq komenti e hoqi, nuk e di se perse dhe si, keshtu qe une futesi i “komentit” Hasan, e rifuta edhe nje here komentin me shenimin ne fund, kesaj here si duket u ndjene mire me komentin apo ku di une dhe se hoqen e mbajten brenda, ashtu si edhe eshte tani. I qarte per te futuren, besoj.
        Tani, sa per nishanin e nishanllinjet nuk me ha meraku, ceshtja eshte nese eshte e drjete ajo qe kerkohet apo e gabuar, sipas teje nuk eshte e drejte, sipas disa te tjereve eshte e drejte, kjo eshte ceshtje gjykimi personal, formimi juridik, edukates qyetere, edukimit kulturor, prejardhjes fmiljare etj, por edhe te disa ligjeve qe bota ka 3000 vjet qe i ka shkruar, dhe nuk mund tja marresh ti pronen pronarit per nje cope buke dhe tja japesh mikut tend per te bere biznes. Kuptove shoku me pronen e shqiptareve jane pasuruar te gjithe hajdutet e pronave qe jane ne kete vend, pse si ben pyetjen vetes pse ti marrin keto prona pronaret por ti leme ti vjedhin hajdutet qe si kane te tyret, atehere i bie qe ti te jeshe tek pjesa e ketyre te fundit..
        Shendet.

  9. Korcarja says:

    Fisi kosova nga eshte gruaja e nishanit eshte fis qelbesirash. U bene njesh dhe i sherbyen me devotshmerine me te madhe sali kriminelit ( qe vrau e preu gjithe Shqiperine) vetem e vetem te marrin pronat, te qena dhe te paqena.
    PSE Jane bere shqiptaret kaq te ndyre, dikur skishin asnje prone dhe ishin te lumtur, tani spyesin fare per njeri tjetrin, vetem para dhe prona. Kesaj I thone mos pafte I pa pari.
    Hajt se nishani ilace po I Ben, se harrojne injorantet qe ka zot atje lart per njerezit e babezitur.
    Keta lloj njerezish I Kane dhene energji saliut, qe ndenji kaq gjate ne pushtet.

  10. Kevinjon says:

    Sipas Meros, te fitosh pronen me 16 vendime dhe te vij ne pushtet e njejta parti qe la popllin lakuriq pa toke dhe te thoje “cmimi eshte ky qe te jap une” duke mos pyetur vendim gjykade,,, e ta detyroje pronarin qe nuk eshte as Presidenti vete te kerkoje te drejten e tije ne rruge ligjore, deri edhe ne Strasburg quhet Mafiozllek? Po Mero Po! Ne nje vend demokratik mjafton ky shkrimi yt dhe sa e sa shkrime e vendime te kesaj qeverie kunder Presidentit Nishani dhe cdo gjykade jo vetem qe do te penalizonte qeverine dhe kacnecet si Mero por do te jepte edhe demshperblim ekstra, plus nxjerrjen jashte ligji te personit Mero e gazetes se tije shantazuese e gjobvenese. Se si mund te quash Mafiozllek avokatin e rrugen ligjore, vetem Mero e merr persiper te debatoje!

  11. Ishi qe nuk behet dot pronar. says:

    Komentet negative mbi Ligjin e pronave e bejne ata qe kane vjedhur
    pronat e te tjereve qe organi ligjevenes me ligjin e legalizimit te pronave te paligjeshme ,
    pra parlamenti yne aprovon nje ligj te paligjshem) ,i a u fali atyre te cilet sot po i shesin me cmimin e tregut
    ose e japin per ndertim pallatesh dhe behem milioner te ligjeruar,ndersa ne ishet kompensohemi
    me vleren e nje meter katror plasmasi.Kjo duket dhe ne llogarine e zotit Mero (shokut Mero)
    per pronat e gruas se Presidentit .Do ta kritikoja Presidentin ne qoftese keto prona nuk do ti perkisnin
    familjes se gruas se Presidenti ,por kur ato i perkasin familjes se saj perse te mos i marri me vleren qe i takon
    por duhet te vleresohen me nje vlere qesharake .Cuditem me njerezit qe behen pale me hajdutin dhe jo me njerezit
    e ndershem.Me kete mentalitet te mbeshtetur me ligj do te vije dita qe dhe ketyre qe i kane marre pa te drejte t’ja u marrin .

  12. Nacionalisti says:

    Spo shkruaj ndonje gje kundra se pastaj nuk e Publikoni.
    Por mund t’ju bej nje pyetje? A eshte e drejte ajo cfare ligji i ri perfaqson?
    Sipas kesaj qe ju mbeshtesni i bie qe edhe ju t’ju konfiskohen pasurite dhe t’ju lihet vlera qe ka pasur ne 44.
    Jeni shume maskarenj dhe te ligj!
    Ishallah vjen ndonje Enver tjeter se ju do shkoni burgjeve dhe pasurite tuaja do te konfiskohen!

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Hasani ka shume te drejte
    Si mendon ti mero
    Pronat ne shtetezuara t’ mbajne uzurpatoret
    Drejtoret,deputete,shofere, badigarde
    Kurse ata qe i Kane pas te rrine me gisht ne goje?
    Nuk u ngopet Duke vjedh te drejten e ketyre njerezve?
    Politikanet tane dhe ju media sahanlepirese
    Ju duron vetem ky popull
    E paté ambasadorin francez
    Vetem30minuta ne nje salle me ju te gjithe
    Dhe u be per spital,ne ju durojne por Zoti MOS ju durofte me.

  14. Muzapopullore says:

    Mero po sna ke thene akoma ti je dakort me ligjin e (mos)kthimit te pronave apo jo? Apo te futen edhe ty ne tave per kapur ndonje gje.
    Mero trimi “mos i bej tjetrit ate qe sdo te te bejne ty” thuhet ne librin e shenjte. Do te ta bejne edhe ty edhe pabythsave te haremit, qe bejne ligje per te mare pronat jo te tyret te njejten gje te tjeret. Prona do shkoje tek i zoti. Qofte edhe e qelbesirse si puna e ketij Bujar Mehmetit apo sharabajges Odeta.
    Ndryshe do pshurim mbi varin e “rilindasvet”

  15. Nano says:

    Per te Gjithe komentuesit nje paranteze. Kjo qe bene qeverite e kaluara eshte nje mish-mash I vertete, megjithate Kjo qe po Ben Kjo qeveri eshte LEMERI. Ne vend ti jape ate qe I takon pronareve te vertete, pra kthimin fizik te prones, jo vetem qe ska luajtur as gishtin e Vogel te dores e kembes bashke; por po ua fut Edhe te dyja kembet ne 1 kepuce, duke pretenduar kompensim monetar aq qesharak, sa nuk ka gjykate ne boten e ketejme e andejme ti jape te drejte.
    Dikur pronaret e blenin token me napolona floriri, por sot vlera e 1 napoloni, po na serviret me 1 Lek. Te korruptuarit e meparshem na u zevendesuan me mamuthet e super-korrupsionit. Keta te sotmit dashkan Edhe te kompensojne Ata fakiret pronare, me parimin e shesim sapunin per djathe; Edhe te behen feudale moderne duke blere Saraje te Tera nga veriu ne jug me vleren e nje teke rakie.
    Robt me ci ze Pragu I shpise.

  16. Mentari says:

    Problemin e pronave ne shqiperi e shkaterroj Rmiz Alia,Prtia e Punes se shqiperise

  17. Mentari says:

    Problemin e pronave ne shqiperi e shkaterroj Rmiz Alia,Partia e Punes se shqiperise qe sot eshte PSSH ose shkurt Kopilja ekriminelit Enver Hoxha.shteti shqiptar nuk ka mundesi te paguaj intersin per 45 vjetet qe sunduan Kriminelet e Kombit shqiptar sepse ai interes eshte 5 here me I madh se GDP e shqiperise prandaj duhet arsyetim duke I vendosur me ligj Tavanin e limitit te shperblimit qe asnjehere te mos i kaloj shumen e 250,000 dollareve dhe nuk ka rendesi se sa e madhe eshte ajo prone,vetem keshtu do te ket drejtesi ne shqiperi.Kush do ti paguaj 30 milionet apo 26 milionet e dollareve Nishanit apo shejtanit? sot ne shqiperi mungon vetem Faik Konica sepse asnje olitikan nuk hap gojen ne mbrjtje te Kombit shqiptar,te interave te shtetit shqiptar etj.Nishani nuk eshte shum Larg LINDA (EDI) RAMES qe ka marre dhe vazhdon te marre kompesime pronash pa kriter dhe me shfrytezim te pushtetit te burit te saj.Ne shqiperi jane shum kusare me fuqi pushteti qe po e vjedhin dhe po e vrasin er vjedhje shqiptarin.M Ilir Mafioz Meten ne krye te Parlamentit shteti shqiptar funksionon si Mafia e Koza-Nostres dhe anetaret e kesaj Mafie po pijne gjakun e shqiptarve,prshja e koalicionit te qelbesiave dhe shkuarja ne zgjedhje te reja na jep shprese per nje shtet serjoz dhe sa me pak korrupsion ,eshte e vetmja recet apo medicine per te shetuar shtetin shqiptar shqiperine dhe shqiptaret

  18. krasta says:

    @ e dhjeu bujar beu
    Mund te jesh edhe komentuesi
    Me pseudinimin partizanit
    Nipi atij qe vrau nipin e beut ne dushnik dje u arratis ne drobonik.Hahaha.!
    Ti dukesh qe je hajdut
    Pjesen e fundit te komentit
    E ke vjedhur
    Imagjino ca i beni prones se tjetrit
    I urren shume bejleret
    Po PSE beu te beri edhe dasmen
    Ste kujtohet Dasma e Sakos
    Ashtu e deshet ju po cfar ti besh familjeve nacionaliste do ndihmonin luften
    Jepnin florinjte jepnin pasuri per luften dhe
    Komunistet UA futen
    Pa e Dija une si shaje ti more rrjepacak

  19. L.N says:

    Ne fakt pronaret e vertete te tokave duhet ti japin nje medalje Enver Hoxhes qe me urdher te tij personal ,zyrtaret e atij sistemi i ruajten me detyrim te gjitha pronesite e ndryshme.Eshte kriminale nga kushdo qofte qe thote se Enveri na mori pronat dhe tokat….Ne ato vite ne 70 perqind te globit ishte ajo teori dhe praktike e shtetezimit dhe e cpronesimit te tradhetareve si Verlacet,Bickcite,Toptanet Karaosmanet etj qe kishin me shume se gjysmen e tokave si cifligare..

    Krahesoni Nexhmijen qe mbreteroi 50 vjet dhe nuk ka asnje lloj prone

    Krahesoni multi-miljarderin Shkelzen Berisha dhe sarajet e tij te frikeshme sa shtepia e bardhe..Shikoni pasurite dhe tokat e Jamgjarper Malltezit dhe do ju zeri lemeria…pse heshtni ju pronare te leshit qe i dhate voten..dhe besen…
    E keqja ndodhi nen junten kriminale te Berishajve pas 1992 kur rreth 1 miljon shqiptare nga malet dhe rrembyen tokat e Shqiperise mesme dhe bregdetit..falas.

    i pyes keto zoterinj pronare antishqiptare:
    Ku ishit ju te pabese nga 1992 e deri tani qe se bashku me te burgosurit politike i dhate voten kriminelit te shtetit dhe te pronave Sali Bishes ??..i cili pervec talljes me ju kreu keto krime mbinjerzore dhe ju jeni bashkpuntor me kete perbindesh
    Ai i dini ju keto krime qe i dhate voten nej cerek-shekulli :

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Por krimi më i madh i Sali Qenit( qe i dha toka falas jenicierve te tij qe kane rrethuar Tiranen)eshte se konflikti për pronën ka shkaktuar mbi 8 mijë vrasje në 20 vitet e fundit. Shifrat zyrtare dhe të shoqatës së pronarëve, për konfliktet për pronën dhe tokën në Shqipëri janë 4 979 raste në fshatra dhe 3 163 raste në qytete. Ky është një bilanc lufte.As ne Siri nuk kete numer po ti shtosh gjakmarrjet,vrasjet e mafjozeve te drogës etj
    Qeveria e kriminelit Berishë e quajti sukses te madh që fondi për kompensim financiar nga 2005 deri në 2013 është rreth 37 milionë dollarë. Kjo është një shifër qesharake krahasuar me detyrimin prej shumë.. shumë miliardë eurosh të kompensimit të pronarëve. (shifrat lëvizin deri në 20 miliardë euro!). .

    Pse këto pronarë ndënjen 25 vjet me shtrigun e tyre Berishë dhe tani i fusin duart ne fyt,Shtetit,Kombit dhe te Ardhmes te brezit te ri..qe po lind i vdekur..?

    Duke perjashtuar rreth 10 perqind te pronareve qe jane fisnike pjesa tjeter,90% jane nje shpure kriminale qe i lepine bythen cdo pushtuesi apo sistemi qe nga Sulltan Reshati,Haxhi Qamili,Zogu,Ducja,Enveri dhe se fundi Salibishës…dhe egzemplari eshte kjo familja e Karaosmaneve dhe kollovarit te tyre Bujar Mehmetit qe eshte mender presidenti me i dhjere ndoshta ne gjithe globin per te gjithe kohrat.

  20. beth says:

    Ju nuk publikoni komentet qe nuk ju pelqejne por shkruani ato me fjalor te qelbur (duke menduar se keto te fundit kane vlere per publikun)Une shkrova para ca oresh .Edhe pse fjalori ishte shume i kontrolluar ju nuk e publikoni.Doni furca per idete komuniste zoti Mero baze ????Askush me mend nuk mund tu mbeshtes.Ne se nuk e kane provuar ata e kane provuar prinderit komunizmin .Ata kane pare korrupsionin dhe vjedhjen e pronave.Keshtu qe nuk ja hidhni dot me argumenta foshnjeraku.

  21. trapi says:

    I KE RENE PIKES O MERO…TAMAM ASHTU ESHTE…..PRABDAJ SALIUN NUK E DUAN PRONARET,,POR VETEM SEKSERET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje