Krekosja e vrasësit

21 Janar 2016, 20:21Editorial TEMA
Krekosja e vrasësit

Nga Mero Baze

 

Ka një deformim të frikshëm të një fakti tragjik për historinë e Shqipërisë, dhe që ka të bëjë me vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë , më 21 janar 2011, në një demonstratë të dhunshme politike në Tiranë kundër qeverisë.

Në historinë e Shqipërisë, për fat të mirë, ka shumë pak vrasje politike, dhe pas 2 prillit 1991, kur vrasësit u gjykuan dhe vuajtën dënimin, 21 janari i 2011 mbetet i vetmi krim politik i pandëshkuar në Shqipëri, ku një kryeministër ka vrarë katër qytetarë të pambrotjur, të paarmatosur dhe të parrezikshëm, vetëm nga urrejta ndaj opozitës, e cila dukej se po i bënte karshillëk para zyrës së tij.

Nuk jam duke ju rikthyer asaj çfarë ka bërë Sali Berisha, dhe asaj çfarë nuk ka bërë drejtësia, por duhet të them një gjë që nuk do të ndryshojë kurrë në historinë e këtij vendi, edhe sikur Sali Berisha të përpiqet të riblejë gjithë të shkuarën e tij me miliardat që i ka vjedhur këtij vendi.

Nuk do të ndryshojë kurrë fakti, që Sali Berisha vrau Ziver Veizin, Aleks Nikën, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, më 21 janar 2011 para zyrës së tij, në një moment tërbimi dhe çmendurie, kur protesta mbaroi dhe ai ishte i tmerruar nga ideja se ata do riktheheshin sërisht para zyrës së tij një ditë tjetër.

Prej asaj dite, kanë kaluar pesë vite dhe Sali Berisha ka konsumuar gjithë gënjeshtart e mundshme. Në fillim tha i vrau opozita, pastaj i vrau Garda, pastaj i vrau shteti, se ata thyen rregulloren e Gardës dhe sot tha që i vrau Edi Rama, se “i çoi në grykë të zjarrit”.

Ai mund të vazhdojë të gjejë arsye të tjera, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin, që ata të katërt i vrau Sali Berisha.

Pej asaj dite kanë ndryshuar shumë dhe mbështetësit e vrasësit. Shumë gazetarë që atë ditë ishin me vrasësin Sali Berisha, tani kanë ndryshuar qëndrim dhe vajtojnë për të vrarët, duke tentuar të gjejnë arsye nga të dy palët, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite shumë diplomatë janë më të qartë dhe e shikojnë, se ai që vrau, nuk ishte një burrë shteti, por një kriminel i këtij shteti, dhe tashmë kërkojnë dënimin e tij. Dënimi po vonon dhe mund të vonojë akoma, pasi ai po mban peng drejtësinë, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin, që ata të katërt i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite ka plot njerëz të mërzitur me Edi Ramën si socialist dhe mes mllefit e depresionit shqiptar, përpiqen të gjejnë dhe arsye përse Edi Rama nuk po “merr gjakun” e 21 janarit. Këtu ka shumë arsye për të diskutuar, dhe për t’i bërë gjyqin pafuqisë së Edi Ramës, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata të katërt, i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite ka plot shqiptarë që kanë pritur që ata njerëz të nderohen si martirë të vërtetë dhe idealet e tyre të mos shpërdorohen. Dhe kanë një farë të drejte kur shikojnë se korrupsioni ende nuk është zhdukur, dhe ende nuk kemi shumë vende pune dhe një ekonomi më të mirë, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata të katërt, i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite ka plot arsye të jemi të dëshpëruar dhe të mos ndjehemi të qetë për atë çfarë atë ditë dolëm në protestë, duke parë se më 8 dhjetor të 2015, demonstruesit e Berishës, kaluan gardhin dhe shkelën “rregulloren e sheshit, ”rregulloren e bulevardit” , “rregulloren e derës kryesore”, duke e shkallmuar atë, por askush nuk i preku. Kjo nuk do të thotë, se ishte një rast i humbur për të marrë hak, por se nuk ka më vrasës në pushtet. Dhe kjo duhet të quhet fitorja jonë evropiane. Dikush mund të rrijë të lodhet me krahasimet e dhunës mes dy demonstratave, por kjo është një betejë e humbur. Diferencën mes dhunës së demonstratave nuk e bëjnë gurët dhe xhamat që përdorin dy palët, por plumbat që përdor shteti. E vetmja gjë që mund të krahasohet, është kur vrau shteti dhe kur nuk vrau, dhe kjo e çimenton faktin që ata i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite, Edi Rama ka plot lëkundje dhe hezitime në rrugën e tij, përfshi dhe panevojën e tmerrshme për të bërë një pjesëtar të Gardës së Berishës, kryetar partie në Mat, meqë “qenka gardistë i mirë”, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata të katërt i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite, më 21 janar 2011, ne kemi parë se si shqiptarët shtrënguan dhëmbët para një vrasësi dhe ja kthyen “pushkën kundër” me 1 milion vota, në mënyrën më civile dhe më perëndimore, siç nuk e meriton një hakmarrës kanunor, por ai po përpiqet të mbijetojë nga makthi i vrasjeve dhe mundësia e ndëshkimit mbi të. Për këtë shkak, në vend që shqiptarët të përjetonin sot të qetë ndëshkimin e një vrasësi, po përjetojnë krekosjen e një vrasësi frikacak, që do t’i heqë frikën vetes, që nuk do të dënohet, duke treguar me gishtat e përgjakur viktimat dhe duke vazhduar t’i përdhosë ato. Ne jemi ende të dënuar ta durojmë krekosjen e tij, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata të katërt i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite ka plot përbetime për hakmarrje, nëse drejtësia nuk vepron, dhe për këmishë të gjakosura, që i duhen lënë tek pragu i derës Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për të larë gjakun, por ne duhet të jemi krenar që fëmijët e Sali Berishës nuk i ka vrarë njeri me kanun dhe fëmijët e Lulzim Bashës rriten të qetë në Holandë. Kjo tregon se shoqëria jonë është mbi nivelin e vrasësve, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata i vrau Sali Berisha.

Prej asaj dite, unë dhe kolegët e mi, që kemi qenë ballë për ballë me Sali Berishën tek Kullat Binjake, atje ku ai shpif duke thënë se ka qenë Edi Rama, ndjehemi përgjegjës dhe fajtorë që nuk kemi mundur dot të ndihmojmë që drejtësia të bëjë punën e saj dhe vrasësit të mos krekosen me viktimat, por kjo kurrë nuk do të ndryshojë faktin që ata i vrau Sali Berisha.

Ata ranë para syve tanë, të grirë nga automatikët e Gardës së Sali Berishës, kur demonstrata mbaroi dhe kur dhuna e saj, ishte tërëisht jo propocionale me vrasjet politike nga urrejtja. Unë nuk di kur mund t’u lë një ditë shqiptarëve të zemëruar, që t’u them se vrasësi do të shkojë para drejtësisë, por di t’u them se nuk do ta ndryshojë kurrë këtë dëshmi që kam parë me sytë e mi, derisa ai vrasës, para se të krekoset mbi kufoma, të shkojë e të ulë kokën në qeli të burgut.

Shqipëria do të bëhet më e mirë dhe e sigurtë, kur Sali Berisha dhe përgjegjësit për vrasje, të ndëshkohen nga drejtësia dhe jo nga Kanuni. Dhe s’mund të rri pa thënë një gjë cinike që lidhet me rregulat formale të Kanunit, i cili kërkon të merret gjak tek më i miri i fisit. Në atë fis vrasësish të krekosur, nuk ke ku të gjesh dikë që të quhet më i miri. Ndaj duhet ta paguajë ai, Sali Berisha, që vrau si një burrë i pabesë, frikacak dhe i lig.

43 komente në “Krekosja e vrasësit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Struktura e shtetit e ngritur nga Berisha per brojtjen e krimeve te tij, eshte akoma ne fuqi !

      1. Devolliu says:

        Siç duken bathët o Mero, me idiotsakatnishanër, me dhallëra, me gjinëra e me plot zagarnjorë të Sali KRIMINELIT, nuk bëhet DREJTËSI prandaj duhet një AVNI RUSTEM që ta pastrojë Shqipërinë nga kjo KAFSHË E SHPELLAVE.

        1. ngjala e lalzit says:

          Si mund te vihet drejtesi kur ministrin e drejtesise e ka Ilir Meta?
          Si mund te vihet drejtesi kur Meta e quan Berishen pike te dobet edhe sot?
          Si mund te vihet drejtesi kur Rama e quan Meten bashkekryetar?
          Si mund te vihet drejtesi kur Meta ka kapur gjithe gazetaret e majte?
          Si mund te vihet drejtesi me keto media te kapura dhe me Ramen genjeshtar?
          Si mund te vihet drejtesi kur Rama kerkon drejtesi per dy gardistet, por nuk thote asnje fjale per urdheruesit e vrasjeve?
          Si mund te vihet drejtesi kur bashkekryetari i Rames nuk e pranon as sot qe Berisha dhe Basha kane faj per 21 janarin?
          A eshte kaq e veshtire drejtesia per ato vjrasje me figure dhe me ze?
          Sigurisht qe jo sepse provat jane me ze e me figure..
          Shikoni sa kollaj u denuan nga gjykatat shqiptare mijera dhe mijera fukarenj per vjedhje te energjise. Shume prej tyre u denuan kot se koti pa asnje prove. Kurse 21 janari eshte me ze e me figure. Guxuan disa gjyqtare ne fillim dhe i liruan disa te arrestuar per energjine, por Rama i morri ne telefon personalisht dhe i kercenoi publikisht, dhe keshtu gjyqtaret filluan ti bindeshin Rames. Ja sa kollaj ishte per Ramen ti urdheronte gjyqtaret, kurse per 21 janarin vetem mashtron.
          Shikoni sa kollaj i ashpersoi ligjet Rama per semaforet dhe per gomarlleqet e tija me seanca blic. Kurse per 21 janarin ka plot 3 vjet qe eshte i kapur dhe ben sikur po ngjit nje mal te veshtire.
          Rama eshte tradhetar dhe na ka mashtruar. Ashtu si Berisha, Rama per te mbuluar nje genjeshter ship nje genjeshter edhe me te madhe.
          Partia socialiste duhet te gjeje nje kryeminister tjeter socialist sa me shpejt. Humbja me Ramen eshte e sigurt. Nqs nuk largohet Rama pas nje viti do vije Ilir Meta kryeminister. Socialistet me shume urrejne Meten sesa Berishen prandaj kjo duhet te ndalohet. Vetem ne qofte se largohet Rama mund te shpetojme Shqiperine nga PD dhe LSi qe e shkaterruan vendin.

          1. PALI says:

            Ngjala me mire shko tek sala se keshtu e kupton edhe budalla.

            1. rafi says:

              Tek Sala shkon Edi Rama qe po e mban ne pellembe te dores. Ata qe denoncojne tradhetite e Edi Rames s’jane me Saliun por me socialistet. Ata qe i mbrojne tradhetite jane mjaftista qe po ja marrin frymen socialisteve. Edhe ti Pali keshtu mjaftisti je..

          2. ARKEHEAN says:

            Ngjala! Te hyfte ne bythe emri qe ke vene. Thua me te drejte nje pjese te vertetes, por, si ngjale qe je, mundohesh te rreshqasesh.
            Edhe nje femije 6-vjecar ta kupton mendimin.

    1. Ulrik says:

      E thjeshte. Hiqini nje plumb kur ta shihni rrugeve se sa per burg, ai ne burg eshte. Me thoni se ku shkon dot ai lirisht pervec ne Parlament, dhe ne bllokun e Gjirit te Zagareve te Lalzit? Asgjekundi, gjithe diten grihet ne shtepi me Lirine, ose pickon Xhozin a mbase dhe Grigjen, se as ben dot gje tjeter. Burre I poshter.

  2. AMBASADORI RROK HOTI says:

    ASNJEHERE NUK NGACMOVE FAKTORIN KRYESOR QE DETERMINON NE JETEN SHQIPTARE PAS 1992

    ESHTE PUSHTETI AMBASADORIAL QE KA LENE UJKUN SALI TE RUAJE KOPENE E SOCIALISTAVE..KAQ.

    Vertet histori prekese .UJK SALIU.. EDI GOMARI DHE RROKU AMBASADORI

    Historia e nje fshatari Shqipetar nga Patoku(Rrok Hoti) i cili kapi nje ujk dhe vendosi ta zbuste. Fshatari vendosi ne kafaz nje gomar disa muajsh per te ushqyer ujkun por cuditerish u miqesua dhe nuk e preku.
    Ujku qendroi 10 dite pa ushqim ne kafaz bashke me kerricin dhe u miqesuan.Mbas shume peticjoneve nga organizatat nderkombetare te te drejtave te kafsheve si ALF dhe PETA fshatari u urdherua nga policia ta leshonte ujkun te lire.
    Fshataret perreth thone se ujku megjithese i lire qendron shume prane shtepise se fshatarit
    Uqerit jane nje nga specjet e gjtareve qe jane ne listen e kafsheve ne zhdukje ne Evrope.
    Vetem nga ALN u derguan mijera peticjone Berishes dhe ministrave Shqipetare(sa tani i del ujku dhe gomari ne enderr dhe po konsultohet me p

    A wolf and a donkey share a cage in the northwestern town of Patok in Albania, about 40 km (25 miles) from capital the Tirana, May 9, 2007. The donkey was brought into the enclosure to be fed to the wolf, which was caught in the northern Albanian mountains four months ago. The animals have since become attached to each other, cohabitating in the cage for the last 10 days, and attracting curious villagers and local media. [Reuters]

    Albanian wolf freed
    students.barackobama.com/page/community/post/heartofthewolforganization/CtjH

    Read more: http://illyria.proboards.com/thread/26875#ixzz3xuVdmqLD

  3. Ketij kryekrimineli i kane bere yzmetin kelyshat dhe kulisat kriminal prandaj edhe krekoset para te demtuarve edhe kundershtareve se mund te vriste me shume kush afrohet afer karrikes tij kryeministerore.Instikti dhe psiqika e tij mund te bej çdo gje kur i hap rruge dhe i jep ushqim per veprime kanibalizmi.Asnje lider boteror apo dhe nje njeri i thjeshte nuk mund ta besoje nje krekosje te tille per nje njeri te tille ne post kryeministri por ndodh te ne kur ishi eshte psikopat pa dokument zyrtar e ligjor megjithese merr mjekim.

  4. Vjosan says:

    Shkrim brilant! Dhe pike! Kur shkruan te verteten mund te ngjallesh plot provokime, por ajo eshte vetem nje. Ata i vrau Sali Berisha. Kjo fraze duhet perseritur mijra here, derisa ta kuptoje dhe te bindet edhe shqiptari i fundit.

  5. SH.K says:

    Mero,shkrimeve te tua nuk mund tu heqesh gje por si shumica e ketij ‘informacioni’ pergjegjes per shperberjen e shtetit ne 25 vjet ne sherbim te politikave antishqipetare duhet te pranosh nje nga 2 alternativat:
    1-O nuk je gazetar i afte e profesionist gje qe personalisht nuk e besoj,perkundrazi
    2-O nuk je i ‘lire’ e i ‘pavarur’ te thuash me zerin plot e ta degjoje gjithe Bota:KU E GJEN FORCEN NJE KRRIMINEL ME PATOLOGJI TE RENDA PSIQIKE TE MBAJE PENG NJE POPULL PASI E KA PERDHUNUAR 25 VRARE E GJYSMEN LENE PA ATEDHE!?
    P.S-Pa rilindur informacioni I LIRE I PA VARUR E PROFESIONIST-Nuk mund te ‘rilinde’ shteti qe i mungojne 4 shtyllat -Parlament,gjyqesor,egzekutiv gjysmak e me kryesorja ‘pushteti i katert’Reforma ne drejtesi nuk eshte paresoja por parlamenti qe nuk ka perfaqesuar asnjehere popullin shqipetar per te drejtuar shtetin e tij nepermjet ‘perfaqesuesve direkt te tij.

  6. sami says:

    Bene nje gabim te rende z Mero, Vrasesit e vertet te 2 prillit ,nuk jane gjykuar dhe as denuar Verarsi i vertet eshte S Berisha dhe
    bashkpuntoret e tij,

  7. Shefqet Cela says:

    E lexova me nje fryme kete shkrim. U rrenqetha.
    Te vertetat e pa mohueshmme, qe thuhen, jane gozhde ne ndergjejen qytetare. Kurre nuk do te shkulen ato gozhde qe pikojne gjak, deri sa te behet drejtesi mbi kete pjelle famekeqe te ketij trualli.
    Faleminderit Mero qe i thuaj te vertetat troç me kurajo te pa shoq!

    1. Shkurt says:

      Kjo është pikërisht gjysma e së vërtetës sepse e vërteta është shumë më tepër e përbindëshme. Berisha jep urdhër të shijnë mbi popull, komandanti i Gardës refuzon, Berisha i vë gorillat e tij ta rrahin, I rrëmbejnë armën e qëllon vetë nga brënda dritares direkt në njërin nga demostrueset më afër portës dhe e lë të vrarë .Te nesërmen e nxjerr para gazetarëve si viktimë te dhunës së demonstruesve më ay te nxirre nga tulla sic tha, e hedhur që nga porta. Tulla e hedhur nga ajo distancë mund t’a nxjerrë syrin e jo t’a nxijë. Pastaj nga kontrolli i armës kishte bërë manipulimet që dihen e hard disku i kamerave u zhduk. Edhe sikur të jetë zhdukur vërtet ato pamje diku tjetër janë por zorr se do t’i shohë ndonjëherë drejtësia.

  8. Aleksi says:

    Ti o Mero do ishe akoma me Saliun po te te kish dhene ato qe doje, dmth po te kish dhene edhe ty aq sa Zenit dhe Argites. Po nuk ta jepte dot edhe pse i beje avokatin 1991-2008 se nuk te kishte femijen e tij. Ti ishe nje nga ata qe e ndihmuan per te kaleruar shqiptaret dhe bashke me ta edhe juve, Precat…………………..&……………………………….Co. Saliu do vdese nga pleqeria kurse ti do jesh akoma duke shkruar me thika helmi kunder atyre te rradhes qe do jene ne pushtet dhe majen e thikes do e kesh te drejtuar nga Sandri. Se Sandri prape do jet me kryeministrin e rradhes…qe po sqe Rama do jet ndonje nga kuckat e tija Tahiri, Erioni…Kurse familjaret e te vrareve te 21 janarit 2011 do jene harruar bashke me ta dhe drejtesine e ketij vendi ku njerzit m…. jane shumice.

  9. Alban Dega says:

    E VETMJA RRUGE PER SHFAJSIMIN E SALI VRASESIT MASIV JO VETEM TE 21 JANARIT !

    – Gabohesh Mero!
    Ka nje rruge te vetme per shfajesimin e Sali Berishes!
    Te ringjalle kater protestuesit e pafajshem te ekzekutuar me urdherat e tij me 21 janar 2011!
    Te ekzekutuar pa asnje faj e pa asnje gjyq !
    Te ekzekutuar para deres se shtepise se tij dhe te gjithe shqiptareve!
    Te ekzekutuar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” aty ku nuk ekzekutoi as nazi- fashizmi dhe as komunizmi
    Ate dite qe kardiologu Sali Berisha te ringjall viktimat e pafajshme te tij jo vetem te 21 janarit 2011…. ai ka shfajesuar plotesisht kryeministrin vrases sadist Sali Berisha!
    Disa goje te liga thone se e ka me kollaj ta rifutet andej nga ka dale se ta beje nje akt te tille !

  10. Dyrrahu says:

    JO dhe JO,
    nuk ecen Shqiperia ne drejtim te Europes pa i burgosur vrasesit, pa zhdukur korrupsionin dhe pa sunduar LIGJI.
    Nese keto nuk i ben Edi Rama atehere Shqiperise do t’i perseritet historia.
    Nje here dhe mire duhet ta kuptojne shqiptaret, e pse jo edhe politikanet, te pozites e opozites se pa qene LIGJI vet Zoti nuk do te jemi ne boten e perparuar.
    Sot, gjegjesisht kjo mazhorance e ka fatin qe t’i vej kapak te keqes se madhe qe mbreteron nder ne shqiptaret. Nese e ka guximin ta bej Rilindjen vertet te tille. E per kete duhet te jesh, pos i ditur dhe i mbeshtetur, trim. Pra duhet guxim.
    Faktet, arsyet dhe koha i japin te drejte drejtesise qe te quhet si thirret.

  11. ALBAN DEGA says:

    “DESHMORET E KOMBIT” DHE EKZEKUTORET E KOMBIT !

    Shqiptaret e nenes dhe “shiftaret” e njerkes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Degjuam kryeministrin e kryeparlamentaren, hajnat qeveritare e telallet e paguar te tyre te quajne heronj ekzekutoret e popullit te revoltuar me ose pa uniforme.

    Nuk pame asnjerin prej tyre bile as ministrin e Shendetesise te vizitonte as protestuesit e as ekzekutuesit e tyre ne spital.

    Degjuam e pame me syte tane ngazellim, tone triumfatore, “ nga fitorja ne fitorje” kunder armikut te kllases” ne zerat e kryeministrit e bandes se tij vrastare.

    Nuk pame e as nuk degjuam per asnje cast trishtim apo pendim per ekzekutimin e qytetareve te vet me urdherat e tyre vrastare. Pse!?

    Pame kryeparlamentaren Jozefina Topalli te veshur me te zeza tamam si ish “Pantera e Zeze” e ish- diktatures Nexhmije Hoxha.

    E degjuam edhe tu jepte keshilla nenave shqiptare te mbronin femijet e tyre nga Edi Rama.

    Nuk degjuam asnje fjale ngushellimi per mbi kater nena te lena veja e mbi dhjete femije shqiptare , perfshi nje bebe disamuajshe te lene jetim nga urdherat per ekzekutimin e prinderve te pafajshem te tyre nga bosi i saj e i Mafias shqiptare te korrupsionit.

    Pame kater vellezer shqiptare te nje gjkau e te nje gjuhe te keputen, te shuhen, te fiken nga plumbat e leshuar me urdherin e atij qe ka per detyre paresore mbrojtjen e lirive e te drejtave te tyre njerezore. U mori kryelirine dhe krye te drejten njerezore te tyre , ate te jetes ne emer te karrikes se tij qe e ripergjaku ne syte e mbare Botes.

    Degjuam pallavrat e rrenat e tij express se do te zbatonte vetem ligjin me cdo cmim e me cdo kusht.

    Pame ashiqare qe zbatoi ligjin e denimit me vdekje dhe te ekzekutimit flagrant pa gjyq e ne syte e gjithe Botes, te ndaluar me ligj ne Shqiperi e krejt Evropen demokratike . Kryeministri ekzekuton qytetaret e lire shqiptare ne rrugen e lirise e demokracise me thirjjet “liri demorkaci” ne goje.

    Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per here tye pare ne historine e Shqiperise shkruhen me gjak emrat e kater deshmoreve te rinj te kombit. U vrane nga bunkeret e selise se qeverise me urdherin e kryetarit te Qevezise! U ekzekutuan nga faqja e zeze e Shqiperise!

    ” Deshmoreve te Kombit ” do tu shtohet nje lapidar, nje monument i deshmoreve te kombit te vrare nga ekzekutoret e kombit, nga turpi i kombit !

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR NGA DISA GAZETA TE SHQIPERISE DHE KOSOVES PER HERE TE PARE ME 23 JANAR 2011

  12. ALBAN DEGA says:

    OI… OI… PRITA E DESHTUAR DHE KURORA E HARXHUAR E BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Degjuam kryeministrin dhe ministra, llapaqene arrogante si Sokol Olldash Mamaq Hoxhe Berisha, si Artur Zheji Hoxha Nano Meta Berisha, si Ylli Pango ImoralI, e sidomos Jozefina “Dizenjatore” Topalli, e Sali Kryekzekutor Berisha te cirren si cakaj gjaksore e rrenca te pafytyre.

    Si ne kor e me nje ze akuzojne liderin e opozites dhe shoket e tij se nuk kishin dale ne balle e protestuesve. Se i kishin nxjerre ata por jo vetveten ne priten e organizuar kunder tij.

    Ishin ashiqare te terbuar e te merzitur… Pse!? Sepse kryeministrit Sali Berisha i kishte shkuar dem kurora e luleve dhe shpenzimet per funeralin e liderit te opozites , qe e kishte paralajmeruar publikisht e makabrisht para kamerave e idhtareve te tij vetem nje jave para.

    Degjuam kryeministrin, kryparlamentaren e gangsteret e qeverise hajdute te votave e te lirise se shqiptareve te shpifnin se Prec Zogaj dhe Edi Ramen I kishin perzene familjaret e viktimave nga spitali ushatarak.

    Pame me syte tane Edi Ramen e Prec Zogajn duke dhene konferenca per shtyp e duke denoncuar fuqishem e hapur ekzekutoret reale te atyre viktimave nga i njejti spital prej ku i kishin perzene.

    I pame krejt lideret e opozites e deputetet. perfshi Prec Zogajn te shkonin tek viktimat e te vizitonin te plagosurit ne spital tu hidhnin nje grusht dhe e vendosnin kurora e qirinj mbi varre e mbi gjakun e dlire ne bulevardin Deshmoret e Kombit.

    Nuk pame asnje qeveritar te bente asnjeren e as tjetren ! Pse!

    Ishin ne zi! A nuk e pate Jozefinen te veshur me te zeza, tamam si “Pantera e Zeze” e ish- diktatures. Edhe syte e Berishes ishin flake te kuq si gjaku i dlire i deshmoreve te lirise qe kishte dhene urdher per ti ekzekutuar. Ishin ne zi sepse lideri i opozites nuk u kishte dalur ne priten e sajuar kunder tij. U kishte mbetur pa perdorur… U ishte harxhuar kot kurora e kryeministrit per funeralin e liderit te opozites.

    A nuk e pate Jozin duke vajtuar me oi oi kete deshtim te madh! Ndaj mezi lexoi gjithe gabime hartimin qe i kishin hartuar nekrologet e qeverise me Beirshen ne krye!

    Oi… Oi .. Oi. Cfare aktorje e deshtuar! Humbi cdo shans per tu punesuar edhe nga Estrada e Shkodres sapo te rivendoset demokracia e vjedhur, demokracia e dhunuar ne Shqiperi. Oi… Oi…

    Oi…. Oi …. U kishte deshtuar edhe kurora edhe funerali. Pse!? Ne saje te paralajmerimit serioz e shpetimtar te mikut e aleatit me te madh te shqiptareve, jo te politiqareve te mbrapshte shqiptare, SHBA-se dhe ambasades se saj ne Tirane.

    Thank You USA!

  13. Lufter says:

    Nje analize e shkelqyer, me argumenta qe te gozhdon, nje menyre e vecante trajtimi si asnjehere deri tani dhe kete di ta bej vetem Mero Baze.

  14. nuri says:

    A ka krekosje dhe perdhosje me te ndyre se darka e Rames dhe Metes, kujt i bejne karshillek keta horra o Mero Baze ?

  15. Korabi says:

    Autoret e vrasjeve te 2 Prillit nuk jane denuar Mero. As Ali Spahia, as Pjeter Arbnori as Azem Hajdari dhe as Sali Berisha. Tre te paret kane vdekur, ka mbetur vetem ky kerrma. Sa per urdheruesit e vertete , ata gjenden ne Beograd dhe ne Washington.

  16. Bazar says:

    Me nje editorial te tille para pese vjetesh, numri i komentuesve me siguri do ta kishte kaluar shifren 100, ndersa sot Mero Baze mezi merr 11 komente te qelbura. Kjo tregon se sa i pabesueshem dhe i peshtire je bere me keto bythlepirjet e tua te neveritshme. Asnje gje ne shkrimet e tua nuk thuhet drejt dhe troç ashtu siç eshte, por ne menyre te neveritshme thuhet ashtu si do ti pelqente shefit tend. Here merresh me shkakun e nje ngjarje, dhe here merresh me pasojat e saj. Perse nuk kemi pare apo lexuar nje shkrim tendin ku te merresh seriozisht me shkakun dhe me pasojat e nje ngjarje? Sepse eshte e kuptueshme! Kur shkaku i ngjarjes eshte Edi Rama, ti flet vetem per pasojat dhe natyrisht qe ben fajtor Berishen. Ndersa ne te kunderten kur fajtor eshte Rama, ti flet vetem per shkakun dhe perseri sipas teje eshte fajtor Berisha. Keto dhe shume dallavere te tjera te kane nxjerre zbuluar fytyren tende brej bythlepirsi te pa lodhur deri ne peshtirosje.

  17. BAZAR BYTHA says:

    TI E FLLIQ EDHE BYTHEN ME GJUHEN E TRURIN TEND

    O Bazar Sali Bytha. Nuk do te pranoja as te me lepije sumen.
    Aresyeja!? Ma ben pis me gjuhen dhe trurin tend te ngjyer ne mu…in e Berishes e
    bandes se tij vrastare e kusare….

    1. Bazar says:

      Ndersa per ty kam frike se do te mbetet te thithesh k.rin e Edit, se bythen e ka zene Merua.

    2. Bazar says:

      Pa tjeter duhet te kesh lidhje te aferta me Mero Bazen, sepse te paska djegur shume.
      Kam frike se ty do te mbetet te thithesh k.rin e Edi Rames, se bythen e ka zene Merua.

  18. pokeristi says:

    z.Mero!
    Editoriali i sotem eshte nje nder me te miret e shkrojtur prej teje.Eshte nje pamflet demaskus i sakte i diktatorit Berisha. Eshte nje ndeshkim Shekspirian per te.
    Me shume kenaqesi e endje pres dhe lexoj cdo dite shkrimet e tua,vecanerisht antenen.Me dashje a jo,je bere factor pershpejtus i asaj ecurie te cale ,te asaj demokracije alla shqiptarce.
    Shkrimet e tua jane te mbarsura me ide,me humor,me force llogjike e psiqike,me yshtje e ngacmime….me zgjidhje.
    Pena t’u befte top!

  19. Wake up mister Obama...Albania is dead... says:

    Me shume ky k/artikull eshte si nje utopi sepse nuk kapet problem kryesor;

    Qe eshte 21 janari 2011 nje krim personal,shumedimensional I SRB-it kjo dihet nga te gjithe biles dhe nga vete ai monster.
    Problemi qe shtrohte eshte vetem 1:
    Pse dipllomacia amerikane e anashkalon apo e mbron hapur kete krim te dokumentuar?
    ***
    Jane jo te pakta raste qe administrata amerikane ka bere gafa te saj dhe I ka riparuar pa hezitim dhe po marrim rastin e Kampeve te Perqendrimit te mbi 100 mije qytetareve amerikane me origjine japoneze nga 1941-1947…ku ne telat me gjembave u shkruan tabela me keto fjale :
    ””Kush kalon gardhin egzekutohet pa paralajmerim””
    Kaluan 30 vjet dhe admistarata e Reganit jo vetem qe kerkoi falje per kete veprim por dhe I demshperbleu….Pra mos ka ardhur koha qe amerikanet te veprojne dhe me gafen e tyre qe prune SRB-in kete dhender Serbije qe e dogji ate vend per 25 vjet me rradhe ku 21 janari eshte I patolerueshem..Pra te kerkojne falje ?
    ***
    Jane te bolleshme dokumentet qe vertetojne se SRB-I ne 1991-1992 u vu ne pushtet duke abuzuar me ndjenjat antikomuniste ne ate kohe duke bere nje fare invazioni dipllomatik,duke aktivizuar segmente te dyshimta UDB-CIA (qe ne ate kohe ishin motra) ku 2 prilli 1991 dhe prishja e qeverise stabilitetit ne dhjetor 1991 ishin me shume genocid anti komunist se sa veprime demokratike,
    Por ajo qe ben pergjegjse administraten amerikane ishte marrja pjese e Rajersonit Beogradas ne fushaten elektorale 1992 qe ishte e pajustifikueshme .Ishte me mire per dy vendet qe te negociohej me qeverine Alia-Nano se sa te binin kete bastard serb…
    ***
    Edhe pse ne dem te kombit shqiptar ishte e lexueshme nderhyrja e amerikaneve per shpetimin e SRB-it ne vitet 1997-1998 ku do permendja amnistine e SRB-it per 14 shtatorin 1998..ku ata e moren ne ambasaden amerikane per te dhene deshmine dhi I bene presion Nano-Metes qe te mos prekej ky kriminel.

    Le ta llogjikoje cdo diplomat apo prokuror shqiptar apo amerikan ndryshimin qe ben fajtor dipllomacine amerikane ne lidhje me dy datat 14 shtator 1998 me 21 janarin.

    Ndersa ne shtator 98’ si kanibal SRB-I me arkivolin e nje xhenazeje duke manipuluar turmat pushtoi gjithe institucjonet dhe shpalli rrezimin e saj…kurse ne 21 janar vetem sa preken pak murin e jashtem u dha urdher per Zjarr…kush urdheroi SRB-in nga
    jashte godines k/m te hapte zjarr kur protesta kishte mbaruar ? Brezat qe do vine do ta mesojne te verteten..por nje gje eshte e sigurte..se dreka e helmuar qe hengri Arvizu me SRB-in dy ore para masakres dhe deklarata e tij se nj k/m vrases eshte burre shteti si dhe trajektorja mevoneshme AAA e nxjerrin te implikuar dhe fajtor kete diplomat mengeperveshur dhe breke ulur
    ***
    Ka shume zera qe e lidhin kete ngjarje me Bllokun e Ilir Metes por gabojne me qellim PSE ?
    Duke qene se SRB-I ken je mendje diabolike..ai e dinte videon nga Spy Master-Dritan Prifti (DPrifti teper I rrezikshem) qe para dy-tre muajsh dhe e ruajti si kapsolle per ta hedhur ne kohen e duhur ne fuci baruti.Dihet qe SRB-I ne ate kohe kishte shkaterruar drejtesine per Gerdecin e Shkelzenit,kishte realizur vjedhjen e Shekullit ne rrugen e kombit,ishte diskretituar nga protestat madheshtore dhe te qeta te PS, kishte vjedhur votat e 2009 dhe pikerisht ne dhjetor 2010 ai djeg kutite e votimit duke poshtruar jo vetem drejtesine shqiptare por dhe nderkombetaret.
    Pikerisht ne kete situta fuci baruti..SRB-I dhe master spy I tij leshuan kapsollen per detonim ne lkembet e Rames dhe te Metes qe ne fakt u treguan te pa pjekur se rame ne kurthin e Satanait SRB-I dhe te ndonje dipllomati me ekperiencen e 2 prillit 1991
    ***
    Duke qene qytetar amerikan dhe parandjeme nje shterngate antishqiptare ….ne 24 dhjetor 2010 I kemi derguar vete I peste nje leter dhe nje video zotit Obama dhe Kongresit amerikan ku I sugjeronim ne rruge civile qe te nderhynin sa nuk ishte vone per te qetsuar ate situate eksplozive por ne fakt nje pergjigje leter falenderuese nga stafi I tij erdhi…por e keqja ndodhi…Devili SRB e hodhi kapsollen ne fuci baruti me nje saktesi djallezore..dhe mori nje Dekorim nga nje ambasdor I gabuar ne kohe te gabuar..si Burre Shteti.
    Ne fakt deklarata e Arvizuse qe nominoi SRB-in Burre shteti mu duk jo vetem antishqiptare por dhe anti amerikane aq me shume qe akoma nuk ishte thare gjaku ne boulevard.Duke qene I revoltuar jashte mase vendosem familjarisht te organizonim nje lloj tubimi me cader sipas rregullave perpara Shtepise Bardhe per sensibilizim opinion dhe filluam pregatitjet..por fatmiresisht..e them sot Fatmiresisht nje mik I familjes I larget beri nje presion te madh qe te meo shkoja se do ta talleshin mileti me mua duke na thene 3 gjera me vlere:
    -opinioni I shqiptareve te amerikes eshte 100% me berishen edhe si kriminel
    -berisha nuk ka dhene urdher per zjarr pa ndonje “shkelje syri” nga kompetentet e arvizuse
    -nqs do shkoni para shtepise bardhe per sensibilizim do tallen me ju pas ca kohesh dh do thone ja trapi 21 janarit dhe sot I jap te drejte atij mikut tim edhe pse ishte antikomunist por dhe antiberishist me shume
    ***
    Me mbylljen ne kete menyre te turpeshme Kombetare te 5-vjetorit te masakres se 21 janarit 2011 nuk eshte se nuk po ndeshkohen vrasesit e vertete qe eshte SRB-I & company por prolemi me I madh eshte se ata jane vrases te shtetit dhe te dinjitetit kombetar.
    Ne kete konteks per vende te vegjel si Shqiperia dipllomacia amerikane eshte NR1 qe vendos per progresin apo regresin e nje vendi me politikat e saj strategjike qe here jane plus e here minus sipas konjukturave te kohes.
    Eshte detyre e shoqerise civile, e mediave e intelektualeve me ze, te zgjohen nga ky gjume 25 vjecar dhe te shohin realitetin me sy.

    Fishekzjarret e Donald Lulit per dekriminalizimin me kriminel SRB-IN,dorzimi I nje kombi perballe masakres te 21 janarit dhe KREKOSJA e nje vrasesi duke perdhosur viktimat dhe jetimet e tyre eshte nenje fare menyre VDEKJE KLINIKE E NJE KOMBI dhe eshte koha ose ta varrosim ate vend pergjithmone ose te cohem ta ringjallim dhe kjo rruge do jete e gjate por fillimi eshte I shkurter;

    Ti kerkohet dipllomacise amerikane qe te gjeje menyra te heqe nga qarkullimi SRB-IN qe ne nje fare menyre eshte prodhim Made in UDB-CIA I viteve 80-90…..ose ti drejtohemi kongresit amerikan me nje lutje:
    Ju lutemi aleate na pushtoni zyrtarisht…jo me kete banden 2B qe pasi vrasin…urinojne viktimat nen barcaletat e ca nenpunsave komike ambasade si Don Luli Bashes

  20. J. says:

    O popull idiot e servil bashke, nuk behet drejtesia duke denuar VETEM ata qe vrasin po dhe ata qe VJEDHIN, prandaj eshte e kote qe shpresoni qe Berisha do hetohet ose denohet. Kjo ndodh vetem nese hetohen te tre Rama-Meta-Berisha se bashku, qe nuk eshte e mundur te ndosh kurre sepse kush eshte ai qe do te veje ne burge?! Vertete kujtoni se Meta e Berisha nuk kane prova per vjedhjet e Rames kur ishte kryetar i bashkise? Keta i nxjerrin dhembet njeri tjetrit po nuk kane per ta futur KURRE kulturen e ndeshkimit te politikaneve! Kete nuk thote Meroja ne analizen e tij po vetem fokusohet tek Berisha si gjithnje duke thene per hir te se vertetes gjera qe realishte kane ndodhur.

  21. PUSHTETI E "KAPI" QEREMADHIN ME LEPUJ says:

    (Hartim i Bukur) për 1 (shkollar).

    (Editorial Servil) për 1 (Gazetar).

    [Qeveria po kap lepujt me Qerre] & [Qeveria e “kapi” Qeremadhin me lepuj].

  22. Shqiptar i Ndershëm says:

    (Nuk kishte) & (Nuk ka) & (Nuk do të ketë),

    Drejtësi dhe Demokraci nga [PRODUKTET POLITIKE të PPSH-së].

    Reforma e Sistemit të Drejtësisë nga vetë [SHKAKTARËT] është [M A S H T R I M].

    Në Pushtet Qëndror dhe Vendor [PUSHT-ETI PD-ist ka Vjedhur dhe Vjedh jo vetëm në Mënyrë Agresive].
    Në Pushtet Qëndror dhe Vendor [PUSHT-ETI PS-ist ka Vjedhur dhe Vjedh jo vetëm në Mënyrë të Bukur].
    Në Pushtet Qëndror dhe Vendor [PUSHT-ETI LSI-ist ka Vjedhur dhe Vjedh në Mënyrë të Bukur dhe Agresive].

  23. MeteH says:

    Z.Mero,ju lumt per komentin,si perhere i sakt.Mbi 90% e komentuesve jane me ju.Edhe ata kunder kuptohet qe jane SALIST qe shkojne pas tij per nje kocke.Saliu ka vrare qe ne 1991,vazhon te vrasi dhe do te vrasi perseri.Ai nuk di te bej pune tjeter veç te vjedhe,shkaterroi,vrasi,shpifi,kercenoi,destabilizoi…per pushtet dhe para.Ai kete metode e ka mision nga te emruarit te tij si President nga UDB e lobistet e kudondodhur ne te 4 kontinentet dhe sidomos te djathtes Europiane sidomos te Doris Pack,ku Saliu + Luli shkojne perhere ankohen,shpifin e marrin udhezime.Pra,Rama nuk mund te bei me shume per 21 janarin,ku veç tjerash ka LIKE FLORIRIN kunder,i cili i quajti protestuesit koke-palare & Ramen e diskreditoi,kurse Saliu,Jarin i ka shok per te cilet ka debulese.Sa te jet Saliu+Like+Luli reforma ne drejtesi nuk behet sikurse sist.drejtesise nuk rregullohet kurre,pavarsisht ec-e jakeve te LU+Vllahutin…!

  24. PUSHTETI ME 1 MILIONË VOTA says:

    Ju Premtojmë se do t´i kapim Vrasësit që ju Krekosen.

    Do t´i kapim në Behar domethënë më 36 Gusht kur të piqet Rrusht.

    Por jo në Beharin 2016 sepse jemi të zënë me një Ekspozitë Pikturash në Plazh.

    Saktësisht më 36 Gusht 2017 pasi të më jepni MUA DHE KOLEGUT TIM [1 milionë (vota të reja) kokëpalarësh].

  25. tradita says:

    Kjo ne histori do te mbetet nje tentaove e deshtuar. per grusht shteti.Kjo nuk ka asnje diskutim. Garda eshet e Republikes deh ka nje ligj qe mund ta lexoje kushdo. Sa per Sali Berishen ai nuk levizi as qerpikun , nuk trembete ai dhe do te mbetet nje burre. shteti ashtu sic e percaktuan Amerikanet. Dihet q eenveristet dhe lbokomunistet e konsiderojne kriminel Saliun. Kur te akuzojne ata vetem nder i bejne. Kuptojeni kete.. mos e kuptoni vetem … mire i behet Sali Berishes.

    1. Uprava državne bezbednosti UDB says:

      Bravo Mentar Musliu је на Фејсбуку.
      Придружите се Facebook-у ради повезивања са Mentari и другима које ..

      I ke thene sakte te gjitha.. eke fjalen per keto amerikanet ketu poshte..prandaj nuk I dridhet qerpiku..
      Enveri ishte si ishte I perzuri serbet ne 1948 ng a dera dhe hyne nga oxhaku me rajersonin dhe serbishtfolesin eklez biberaj.prandaj zoti mentar te pergezojme qe ja thua shqipove te verteten qe zoti Baze e leshon ndonjehere neper dhembe por I terheqin veshin

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

  26. butroja says:

    kete krim edi rama duhet ta zbardhi patjeter eshte a e tije per tu tregu burre shteti ,eshte premtimi numer nje qe u ka ba shqiptarve ne qofte se nuk e zbardhe shqiptarve mos tu drejtohet per vote ne 2017

  27. sonar212 says:

    Nuk e paskam degjuar por nqs Berisha ka thene qe “i vrau Rama se i coi ne gryke te zjarrit”, ketu ka shume te drejte. I ligu Berishe u fut ne nje kurth djallezor nga burracaku Rame dhe tani qe e ka kuptuar ai sa s’po plas nga marazi. Natyrisht qe Berisha eshte pergjegjesi ligjor per vdekjen e atyre protestuesve por edhe Rame ziu eshte po aq vrases sa eshte Berisha; vetem se nuk ka ndonje pergjegjesi ligjore. I gjithe plani i Rames ishte qe ta detyronte Berishen te vriste ne sy te botes. Prandaj edhe vete e la protesten pa drejtim sepse e dinte se si do shkonte puna. Prandaj edhe ato fjalet dhunenxitese diten para protestes qe “populli mund te na e tejkaloje”. Rama i coi delet ne shteg te ujkut krejtesisht qellimisht. Ai e dinte mire se Saliu eshte gjakesor dhe mjaftueshem budalla per ta bere dicka te tille. Mua me neverit fakti qe Rama do kete planifikuar per shume me teper te vrare, nje kasaphane te vertete, dhe do jete ndjere disi i zhgenjyer me ate bilanc vrasjesh. Por ai ishte i gjithe qellimi i tij, qe ta diskreditonte Berishen ne sy te botes si dhe te pergatiste terrenin per shkeputjen e LSI nga PD. Dhe ja ku jemi sot ku asgje nuk eshte bere per te reformuar drejtesine dhe as ka per tu bere.
    Saliu i vrau protestuesit te cilet ia coi Rama ne shteg, dhe Rama i ka rivrare per se dyti e se treti me pallavrat e tij rilindase me Ilir Meten si partner kryesor.

  28. Emigranti says:

    Zoti Mero, deri me sot askush me mire se ju, me shifra dhe fakte ja numeroni jenet dhe fenet keti krimineli qe e mbajne ne qafe shqiptaret, edhe pse ka bere njemije e nje krime. Ju i beni atopsine 21 Janarit per kater qytetare fakire qe vrau kure ata ishin me duar nne xhepa, sehirxhinj dhe po kethejeshin ne familjet e tyre, kete e deshmoni ju, e pame edhe ne qe jemi larg Atdheut. Krimneli sali berisha u la i lire nga shkerdhatodrejtesia qe ne 14 shtatorin e vitit 98, kure ky satan ishte ne opozite dhe organizoi grushtin e shtetit , jo vetem me proteste te dhuneshme, pore per te mare pushtetin nxori dhe tanket, mbi te cilet qendronin kriminelet dhe banditet e saliut, ku midis tyre shiheshin edhe mercenare nga kosova. Me urdher te saliut u pushtua kryeministria, fale terheqjes te personelit kministror dhe modeveprimit te policise u shmang gjakderdhja, keshtu u veprua edhe me marjen e televizjonit nga rebelet e saliut. Vetem kure diplomacia e huaj i thane se snjohim marjen e pushtetit me dhune atehere u teroq ky kriminel. Duke u baskuar me mendimin tuaj pres sa me pare qe rreforma ne drejtesi, vec te tjerash te ndeshkoi me burgim te perjeteshem edhe kete vraseses.

  29. Mersin says:

    Zoti Mero pse nuk beni nje shkrim per qendrimin e Ilir Metes per kete ngjarje te rende. Nuk mund te behet drejtesi me Ilir Meten ne krye te Kuvendit, pse jo ne krye te vendit.

  30. ramadani says:

    Dy fjale per komentuesin “emigrant”

    Ne fakt nqs do flase troc fare Mero Baze dhe Izet Haxhia se bashku
    e hedhin Berishen per 24 ore por gjerat jan me thelle.
    Vetem po te lexosh nje artikull kurajoz te Meros me titull;
    “Granoff- I FUNDMI I BERISHES NE WASHINGTOON”
    del qarte se Berisha ka aq miq te forte ne Washington
    sa Edi Rama duket si nje lepur para nje tigri.
    Por qofte Mero..qofte Izeti nuk i htone te gjitha..
    se kane qene dikur me berishin kur ka bere krime te ketij lloji.
    Per tu bindur sa miq te forte ka ne washington qeni i terbuar i tropojes
    sa per te penguar Ramen ju versulen Obames

    Ja dy fakte te pabesueshme qe tregon se kush e mban ne kemb dordolecin berish gjakatarin

    ….

    Rohrabaher kërkon hetim për Obamën dhe Ramën: Pagoi për foton me Obamën
    18 Qershor 2013 –

    Nje foto e Edi Ramës me presidentin Barak Obama e realizuar në 8 tetor të vitit të kaluar dhe e publikuar në hapje të fushatës elektorale në Shqipëri ka ngjallur shqetësim shumë te madh në radhët e kongresit amerikan. Për të bërë këtë foto, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dyshohet se ka përdorur biletën e një gruaje, e cila kishte paguar 80 mijë dollarë për të qenë e pranishme në darkën e mbledhjes së fondeve në fushatën e Presidentit Obama tetorin e kaluar në San Françisko. Të paktën kështu pretendon kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, i cili i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për atë që ai e quan si mashtrim të Edi Ramës. Letrën dretjuar Prokurorit Federal , Ronbracher e ka publikuar dhe në website-n tij. “Edi Rama, kandidat i Partisë Socialiste për Kryeministër të Shqipërisë, ka promovuar shpesh një foto të vetes me Presidentin Barak Obama, me shpresën se kjo do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit.
    Çështja është se fotoja mund të jetë rregulluar me ndihmën e një kontributi të madh fushate, që pretendohet të jetë bërë nga një shqiptar i Nju Xhersit. Është raportuar se Bilal Shehu dhe gruaja e tij kanë blerë dy bileta 40 000 dollarëshe te një mbledhës fondesh për Fondin e Fitores së Obamës 2012, të mbajtur në mbrëmjen e 8 tetorit 2012. Gruaja nuk mori pjesë dhe biletën e saj e përdori z.Rama për të pasur mundësinë të pozojë me Presidentin Obama. Është supozuar në shtyp se 10 mijë dollarë nga paratë e biletave ishin për të siguruar foton”. Asokohe kryesocialisti e njoftoi takimin me Presidentin amerikan në profilin e tij në Tëitter, duke e cilësuar atë si një takim të paharruar. Por kongresmeni Rohrabacher flet për financime të dyshimta që mund të jenë pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. “Z.Shehu është një shofer limuzine, i cili raportohet se nuk ka dhënë kurrë më parë para për një fushatë.
    Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?” Shtetas të huaj si Rama e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore të SHBA-ve, dhe pastrimi i pareve permes kontributeve te fushates nëpërmjet dikujt tjetër përbëjnë krim. Që këto financime te dyshimta mund të jenë pjesë e një skeme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleate e NATO-s, e bën këtë një çështje të vlefshme për hetim”. Kongresmeni thote se ne kete menyre mund te jene shkelur ligjet elektorale ne Shqiperi e Shtetet e Bashkuara dhe se shqiptareve u eshte servirur nje foto teresisht e rreme.
    Ligjet elektorale ne te dy vendet, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperi, mund te jene shkelur. Te pakten, popullit shqiptar i eshte servirur nje foto qe eshte teresisht e rreme. Te sajosh nje lidhje me presidentin Obama eshte mashtrim. Nese jane perdorur financime te huaja per te bere kete foto, do te thote se ligjet amerikane jane shkelur. Nese kjo foto eshte perdorur per te sajuar nje lidhje te vazhdueshme, mbi popullin e Shqiperise po kryhet nje mashtrim. Kongresmeni amerikan ngre një sër pyetjesh lidhur me praninë e Ramës në darkën e 8 Tetorit. A ka pasur ndonjë fshehtësi në lidhje me shmangien ndaj ligjeve elektorale të Shteteve të Bashkuara në këtë rast?
    Nga erdhën paratë për blerjen e biletave për aktivitetin e mbledhjes së fondeve elektorale? Si arriti zoti Shehu nga Neë Jersey në Claifornia për të marrë pjesë në këtë aktivitet? Çfarë bënte një politikan i spikatur i huaj në një aktivitet grubullimi fondesh elektorale, pjesëmarrja në të cilin atij i ndalohet me ligj? Unë do të kërkoja që një hetim të plotë dhe të menjëhershëm për këtë çështje. Po ja dërgoj këtë kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder dhe kryetarit te komisionit federal te zgjedhjeve. Fotoja e bërë nga fotografi zyrtar i Obamës në San Franncisko u publikua nga stafi electoral I Edi Ramës në hapjen e fushatës elektorale.

    Berisha, Ramës:Tregoju shqiptarëve, pse Kongresmeni më i fuqishem ne Amerikë kërkon hetim ndaj teje
    Korcë 19/06/2013
    Këmbana që PS i ka dërguar herë pas here gjatë fushatës elektorale se e ka braktisur bota, duket se e ka shtyrë Kryeministrin të kalojë në sulm, duke i kërkuar kreut të socialistëve të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, për fotografinë me Presidentin Obama. Duke i qartësuar se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, Berisha tha se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën që shtynë Kongresmenin e njohur të kërkojë hetim për pastrim parash.
    “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri
    ……
    Pra berisha eshte tiger prej letredhe po te mos kete keto berishistet e amerikes..si ky Dana,Wisner,Podestat,pa permendur antishqiptaret elez biberaj dhe fran shkreli ku ky i fundit i tha berishe ne telefon terhiqu ne 14 shtator…cfare tmerri qe nje komb eshte ne dore te elezit dhe franit qe e perdorin berishen si trap me telekomande per cerek shekulli.se mundi fuckomunizmin e vdekur….cfare kanibalesh qe vrane nje te vdekur

  31. titi says:

    Se mos ka vrare vetem ata te kater te shkrete, qe u prefshin ne paqe?! Po ata te tjeret qe u plagosen ndersa po largoheshin nga sheshi? Po ata te Gerdecit, te vrare, te plagosur me dhjetra dhe te shprishur shtepish e familjesh me qindra? Po Pjeter Arbnori? Po Azem Hajdari? Po Sokol Olldashi? Po Prokurori Xhevat Hana? Po sa e sa te tjere te 97?! Po keta qe vriten mes vedit per pronat qe ua dha pishtareve te demokracise, duke patur pronare te ligjshem? Po ata, qe vriten mes vedit, me armet qe ua la neper duar, per nje vije uji e gardh shtepie? Po pyjet qe ka vrare, po lumenjte qe ka thare, po tokat e bukes qe i ka shkretuar dhe lene djerre edhe me shtepiza te shperndara andej ketej si ne asnje vend tjeter te botes, ku nuk ka me vend per grure e miser?! Po plantacionet dhe vreshtat e mbjella nga ne me aq djerse, kush i zhduku?! Po shtyllat e elektrikut kush i ka “vrare” e hedhur ne ere?! Cfare t’i permendesh ketij lugati me pare??? Ai ka prere ne bese te gjithe ne, dhe ka mbjelle vec ligesi, si ANTISHQIPTAR qe eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje