Nga Mero Baze
Sali Berisha edhe mund të mos flasë. Në historinë e tij 25- vjeçare, ka aq shumë akte kriminale, sa ai nuk ja del t’i sqarojë dot një për një, dhe sikur të jetë përfshirë në një proces vetëpastrimi në fund të jetës së tij. Në historinë e liderëve politik të Shqipërisë, por dhe të botës, ai është i vetmi njeri që ka dominuar thuajse me dhunë për 25 vite skenën politike dhe refuzon të ulet të shkruajë kujtimet e tij, por ka kohë vetëm të shpjegojë herë pas here krimet e tij.
Përpara fletës së bardhë, duket se e ka të vështirë të justifikojë vetveten dhe historinë e tij, dhe preferon të flasë gjithmonë vetëm për ta ngatërruar atë.
E tillë është historia e rrahjes prej tij e Edi Ramës dhe keqkuptimi i tij, se duke u tallur me atë histori kriminale, ai ja del të ndjehet mirë.
Nikoll Lesi ka meritë se e nxorri nga strofulla ku është fshehur prej krimeve të tij, dhe e detyroi të flasë përsëri për atë që ka ndodhur në janar të vitit 1997. Mund dhe të mos fliste, por ideja se s’mund të rrijë pa u gëzuar për atë që ka bërë, e mund.
Ajo që ka ndodhur është e qartë. Tre gardistë të Sali Berishës, i kanë zënë pritë një mëngjes Edi Ramës, ndërsa dilte nga shtëpia, dhe e kanë masakruar. Pak ditë më vonë, të njëjtën gjë bënë dhe ndaj Ndre Legisit, poetit Xhevair Spahiu, dhe figurave të tjera opozitare, që ishin aktivë, siç kishin bërë me Kastriot Islamin në maj të vitit të shkuar.
Ishte një ngjarje që thuajse nuk kishte nevojë për shpjegim, as atëhere, as tani. Dihet se çfarë bënte Sali Berisha dhe çfarë ka bërë me këdo opozitar. Thjesht i ka dhunuar fizikisht. Ideja se ata duheshin poshtëruar duke i rrahur, është një fiksim primitiv i tij. Dhe aty bën kujdes që rrahësit të jenë njerëz që kanë nevojë për ndihmën e Berishës dhe ai si shpërblim u tregon me kokë nga viktimat, se çfarë duhet të bëjnë.
Por le të kthehemi pak tek mënyra se si Berisha përpiqet ta shpjegojë ngjarjen. Ngjarja, sipas Edi Ramës dhe sipas komunikatës së policisë, ka ndodhur para pallatit të Edi Ramës. Këtë e dëshmojnë deklaratat e tij, deklaratat e dëshmitarëve dhe vet personi i dytë i rrahur në këtë histori.
Ndërsa Sali Berisha e shpjegon kështu skenën pas 19 vtesh:
“ Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome, por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.”
E thënë më qartë, Berisha e zhvendos ngjarjen nga rruga në apartament, biles nga apartamenti, në dhomë të gjumit, duke lënë të kuptojë se kemi të bëjmë me një homoseksual, që pastaj, sipas llogjikës së tij “e meriton drurin”.
Mjafton ky detaj i deklaratës së Berishës pas 19 vitesh, për të kuptuar se ai i ka turrur njerëzit për ta rrahur jo thjesht për ta dëmtuar fizikisht, për t’i thyer hundën apo brinjët, por për ta poshtëruar sipas stilit të tij si një “homosekual” që e meriton të rrihet, pasi ishte në dhomë me një mashkull tjetër.
Dhe gardistët e Berishës po e prisnin “të dilte nga dhoma”, “nga apartamenti”, “nga pallati” dhe pastaj ta rrihnin.
Së dyti, gënjen kur thotë se Edi Rama nuk ka bërë kallëzim penal, pasi në rastet e dhunës së tillë, që konstatohet nga policia, çështja penale fillon prej saj si kallëzim në prokurori. Thjeshtë mund të thotë se unë nuk e hetova, por e pushova çështjen.
Të gjitha këto nuk do t’ia vlenin, po të mos kishim një histori të përsëritjes së deklaratave të tij, sa herë ai urdhëron dhunën personale mbi kundërshtarët e tij. Në të gjitha rastet ai shfaqet vet si zëdhënës dhe udhëzues i policisë e prokurorisë.
E njëjta gjë ndodhi kur vdiq Kosta Trebicka, i cili kishte denoncuar djalin e tij si shantazhues për t’u tërhequr nga kontrata që Trebicka kishte me një kompani amerikane që merrej me ripaketimin e fishekëve kinezë për në Afganistan. Pasi e shantazhoi Kostën dhe pasi tentoi ta tërhiqte në pazare, gjë që e arriti pjesërisht, e degëdisi për gjueti në malet mes Korçës e Gramshit dhe kur u gjend i vrarë, nxitoi i pari të thoshte që është aksident dhe ta lavdëronte që nuk e kishte akuzuar djalin e tij. Sot historia e Kostës po bëhet film në Hollivud dhe i biri i tij është personazh i mbiquajtur “Sypeshkaqeni”, por ajo që mbetet në gjithë atë histori, ishte nxitimi i tij për të dalë si zëdhënës i parë i ngjarjes.
Disa muaj më parë e njëjta gjë kishte ndodhur me historinë e Gërdecit. Në daljen e parë publike që bëri në mesditë, ai lexoi tre emrat e parë të të vrarëve. Kur erdhi puna tek emri i dytë, Muhamed Hoxha, ai pati një ngërç, një si marrje goje, dhe pastaj me qetësi e lexoi emrin Mehmet Hoxha. Ishte thjesht baxhanaku i tij dhe ishte duke fshehur nga sytë e publikut, të vetmin dëshmor që inkriminonte familjen Berisha në atë histori, me vdekjen e tij. Ishte diçka që nuk zhbëhej më, dhe e vetmja gjë që mund të bënte Berisha, ishte t’i ndërronte identitetin. Pak ditë më vonë, kur shtypi e botoi, ai tha pa shumë turp, që nuk e njihte baxhanakun dhe nuk e kishte takuar kurrë.
E njëjta histori u përsërit me mua. Shoferi zyrtar i familjes së tij, ai që i shëtiste gruan dhe djalin, si punonjës i Gardës, u shfaq dy ditë rresht para shtëpisë sime në mënyrë shantazhuese, aq sa mu desh të lajmëroja prokurorinë, por nuk mund të bëja kallëzim formal, pasi ishte thjeshtë prezencë e tij.
Natën e tretë, në mesnatë makina ime u dogj rreth orës 3 të mesnatës. Në përpjekje për shuar zjarrin dhe për të njoftuar zjarrfikëset, nga krahu tjetër i pallatit, u shaq një polic, i cili më kërkonte mua. Shkova e takova. I thashë se makina që po digjet është në anën tjetër të pallatit.
-E di, e di, tha, është nga shkëndija elektrike. Bëhet fjalë për natën e 30 dhjetorit, kur temperatura ishte minus 5 gradë dhe vetura kishte rreth 6 orë e parkuar aty.
Të nesërmen ky version u dha në TV Klan, u përsërit nga zyra e Berishës dhe në fund doli dhe në komunikatën e policisë. Pra, Berisha diktoi që në fillim pistën dhe pastaj shteti e ndoqi pas.
Edhe më e shëmtuar kjo skenë u bë më 21 janar, kur gardistët e tij hapën zjarr mbi tavolinën ku qëndronin gazetarët, duke vrarë Hekuran Dedën dhe duke plagosur Fatos Mahmutajn.
Në orën 19: 30 del sërish Sali Berisha dhe kërcënon gazetarin (duke e quajtur “telekronist”, një term i kohës së komunizmit për gazetarët e TVSH), dhe thotë se ky “telekronisti” qenka ankuar se e zuri një plumb, por këtij (d.m.th Berishës) i kishte ardhur mirë, që më pas e kishte përgënjeshtruar. E tha atë me një cinizëm dhe shprehje hakërruese në fytyrë, sikur desh të thoshte, provoje të thuash që ishte plumb po ta mbajti.
Në fakt, Fatosi nuk kishte përgënjeshtruar asgjë, por Frangaj i ishte krekosur Berishës, me sa duket për diçka të ngjashme. Deklarata publike e Berishës ishte një udhëzim publik për gazetarin se si duhej të sillej e çfarë duhet të thoshte për atë që i kishte ngjarë.
Pra në çdo rast, kur Berisha është vet ideator i dhunës, atë e tradhton vetja dhe nuk rri dot pa folur, që të diktojë pistën e krimit publikisht. Kërkon të flasë gjithnjë vetë, të jap vet një skenar, me shprese se pastaj shteti do ta ndjekë pas dhe ajo do bëhet pistë zyrtare.
Kjo është arsyeja që ai flet gjithnjë për rrahjen e Edi Ramës si krim pasioni, për vrasjen e Trebickës si aksident, dhe po ashtu pse shpikte shkëndija elektrike apo pse donte t’i zinte gojën një gazetari të plagosur më 21 janar.
Duke dashur të mos lërë gjurmë tek çdo hallkë e shtetit për të manipuluar një ngjarje, ai ka marrë përsipër gjithnjë të bëhet zëdhënës i krimeve të veta, për ta diktuar pastaj pistën e hetimit.
Fatkeqësia e tij është se në të gjitha këto raste, publiku ka besuar të kundërtën e asaj që ai ka thënë, dhe kjo e mundon vazhdimisht, duke e bërë tashmë dhe një njeri aluçinant, që po e mbyll jetën duke shpjeguar krimet e veta.
Sinqerisht nuk i marr vesh dy gjera te ububujeshme.
1-A eshte Edi Rama Pervers qe dekoron perdhunesin e tij ?
2 Ambasdori Don Lu a lexon gjithe keto krime prej kanibali te berishes
qe thote Mero me saktesi matematike..apo ka ardhur si jelek anti plumbi per SB
Kur e lexova lajmin meposhtem vetem mendova:
PSE E SHAJNE KETO MONSTA ENVER HOXHEN
KUR K/M DEKORON MONSTREN VISHO SALIGAZIDEDEN
NEN ZGERDHIMJE XHAMBASDORESH ??
Edi Rama dekoron Visho Likën në fshehtësi,
sfidon Komisionin e Sigurisë, i rreh shpatullat për përgjimet, survejimet dhe emërimet ‘nepotike ‘
Tjetër paradoks dhe kapërcim ylberi në kampin e pushtetit. Protagonist i lëpirjes së pështymës është kryeministri Edi Rama. Një vit më parë ngriti një grup kontrolli dhe përgatiti terrenin për ta shkarkuar nga detyra, por ditët e fundit e ka dekoruar për rezultatet të larta në detyrë. Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka përfunduar me një dekoratë për këtë të fundit.
Në një ceremoni të fshehtë dhe larg syrit të medias, ashtu siç është në natyrën e institucionit të sekreteve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dekoruar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për rezultatet në luftën anti-terror. Ceremonia është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka pasur merak që ceremonia të mbahej e fshehtë, pasi ai dhe Tahiri, vetëm disa muaj më parë e akuzuan Visho Likën se nuk jepte informacion për grupet e tritolit dhe se përgjonte krerët e mazhorancës.
Ndonëse mund ta ketë bërë nën presionin amerikan, medalja e mirënjohjes për kreun e SHISH është një sfidë që kryeministri Edi Rama i bën Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Dekorata dhe motivacioni janë në kundërshtim me mendimin që anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë për punën e SHISH. Po ashtu, dekorata është një rrahje shpatullash për përgjimin e elitës politike për llogari të Sali Berishës, për survejimin e mediave dhe emërimet politike. Vetëm Ilir Meta është përgjuar 800 herë në mënyrë të paligjshme nga meraku i madh i Sali Berishës, për të ditur mendimet e fshehta të ish-aletit të tij. Po ashtu, SHISH, pas çdo rrjedhje informacioni nga brenda, nis survejimin dhe përndjekjen e mediave, gazetarëve dhe botuesve. Megjithatë, nuk është më sekret se, pllaka e raportet mes kreut të SHISH dhe kryeministrit kanë ndryshuar. Sinjali i parë publik erdhi kur u hap Shtëpia me Gjethe, kur kryeministri Edi Rama e falënderoi kreun e SHISH për bashkëpunimin.
Ceremonia e dekorimit
Medalja e mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes institucioneve ligjzbatuese dhe ministritë. Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve dhe akuzave të lëshuara, si nga Rama, ashtu edhe nga Tahiri. Madje shpesh herë Saimir Tahiri ka deklaruar publikisht se SHISH nuk raporton te Ministria e Brendshme, por raporton tek Presidenti. Madje u tentua dhe shkarkimi i tij, ku nuk munguan zërat nga brenda mazhorancës që shpreheshin se ai ka shkelur ligjin. Asgjë nga këto nuk ndodhi, por përkundrazi, pak ditë më parë u vlerësuan të gjitha arritjet e tij.
Dekorata erdhi para se kryeministri të nisej për një udhëtim në SHBA
Mero ,duhet pranuar se sala eshte mjeshter i politikes se genjeshtrave.Por pas 25 vitesh njerezit kane zhvilluar aftesine te kuptojne politikanet e genjeshtrave nga politikanet qe punojne.Mendoj se ne 23 qershor pedeja mori nje mesim te mire por qe ende nuk po e kupton.Per sa kohe te udhehiqet nga politika e dhunes dhe genjeshtrave bajate nuk ka shans te behet e pranueshme per shumicen e votuesve.Edhe nese ben aleance me meten ne 2017 ,postin e kryeministrit e ka prenotuar meta .,pasi nga numri i votuesve per vend te dyte do jete beteje mes pedes dhe lsi.
Me nje fjale,dhunuesit e kane vene ne dijeni,por ky nuk i “mban mend”,se cilet ishin !
Histori e 008 tropojane !
Kjo gje, ne lidhje me SHISh dhe Visho Ajazin, funksionon keshtu: Visho raporton tek Presidenti, presidenti tek Sali Berisha, dhe ky i fundit raporton tek Z. Lou. ka edhe nje piste tjeter, Visho-President-Berisha-Lou dhe ky i fundit i raporton Kryeministrit. Por, ne te vertete, eshte Sali Berisha qe informohet i pari, pastaj te tjeret, dhe i fundit eshte kryeministri i Shqiperise.
Krimet e Berishes jane bere si “Perrallat e 1000 Neteve” dhe askushi s’mund te besoje vertet kur ai do ta marre shpagimin e krimeve mizore qe i ka bere ketij vendi per 25 vite..nje monster e urryer ne shekuj do te ngelet hijena e kombit…Respect per Z.Mero per artikullin!! God Bless you!!!
rama eshte nje frikacak ose nje si ata .dihet boterisht qe politikanet jane te gjith bashke dhe kjo eshte e padiskutueshme por ky kryeminister lepur e ka flliq fare asnje ish minister i denuar asnje per ngjarjen e gerdecit ku vdiqen gjith ata veta dhe ku paraja e shtetit dhe pasuri a kombetare armet shkriheshin per skrap dhe leket futeshin ne xhep vidheshin .asnje per faljen e detit greqise .politikanet shqiptar po te ishte koha enverit do denoheshin me pushkatim per tradheti te larte ndaj atdheut per shkaterim prone per vjedhje .
mire bejne kan gjet mire ja bejn ktij populli i vjedhin pasuris qe eshte vendi me i pasur ne bote ,kur ka injoranc kudo dhe njerez derra qe s kuptojne cpo ndodh ne shqiperi.shteti vjedh shtetin dhe ky kryeminister duhet te largohet urgjent sepse dhe si si paraardhesit e vet po vazhdon s behet ky vend me kta poltitikan e shit .
Ashtu eshte Berisha sic thua ti Mero. Vetem se me mire te mos fjalesh per ate periudhen kur hanin dru prej Berishes te gjithe ata qe ishin opozitare me te, se ty Mero te duhet te shpjegosh pse beje avokatin e Berishes jo vetem kur Rama hante dru, por edhe kur Berisha coi vendin ne prag te luftes civile. Fakti qe te gjithe ju keni qene ulur per shkurt apo per kohe te gjate ne prehrin e Berishes eshte siguria qe ai nuk shkon kurre ne burg ku ka vendin.
Per Edi Ramen Sali Berisha edhe po te mos ishte duhej krijuar. Ai eshte garant qe njerezit te votojne. Ramen sado gafa te beje. Dhe llogjika eshte e thjeshte: Edi Rama nuk e kalon dot ne ligesi, poshtersi, malokeri Saliun edhe sikur te roje 200 vjet, dhe Shqiptaret do te votojne te keqen me te vogel. Prandaj me plot gojen mund te thuhet se Saliu eshte miku me i madh i Edit sado paradoksale te duket.
Ke te drejte. Pak a shume si terrorizmi per ameriken.
shkelqimi dhe renia e zotit Mero
Numri 9 i komenteve dhe nje artikull I mire por pothuajse ‘Copy-Paste’ nga e kaluara.
Eshte e kote e te vazhdohet me krimet e Sales dhe te Lules.
Nqs do te kesh nje fare vazhdimi te atdhetarise qe ke treguar kundershtaret e Meros duhet te jene
1- Edi Rama..impotent ,frikacak dhe tradhetar kozmik
2-Donald Lul I cili nuk po tregohet hipokrit si Arvizuja…po e thote hapur paturpesisht
Une kam ardhur te rrezoj Ramen (me miratimin e tij) dhe do vendos Lu Bashen k/m ne 2017
kush nuk e kupton ose eshte idiot..ose hiqet si I tille..
analizoni takimin e sotem Lu-Lul dhe nxirrni konkluzion..
Nqs se ato dipplomate amerikane qe merren me shqiperine kane vendosur te bejne kriminelin Lu Bashen K/M
ne 2017..eshte mire ti drejtohen shqiptareve thjesht:
o shqiptare
interesat strategjike te amerikes kerkojne qe krimineli Lu Basha te behet kryeminister dhe ta hedhin per vote..
jam I bindur qe shqipataret dhe une do votojme PO per kete kriminel…dhe nuk eshte nevoja qe LU ti bjeri larg e lerg nga Kina e tij me keto kinezerira…
Po e Mero po, ka shume krime kundra shqiperise dhe shqiptareve. Hajde mblidhemi ketu dhe ja numurojme krimet dhe e shajme se te ngopemi se gje tjeter nuk e gjen ate persa te jemi nje popull i dhjere ne breke!!
Gjasat jane qe keshtu do ngelim gjithmone!!