Peng i pakicave që duan të mbrohen nga drejtësia

23 Janar 2016, 20:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Reporterët e Komisionit të Venecias, që kanë rimarrë draftin e plotësuar të reformës për drejtësi, si dhe dy opinione politike nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë mbrojtur thelbin e draftit të hartuar nga Komisioni i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, por e kanë lënë në dorë të vullnetit politik të palëve miratimin ose jo të tij.

Reporterët kanë pranuar si legjitim propozimin, që bën drafti lidhur me votimin me tre të pestat e të zgjedhurëve për Gjykatën e Lartë apo Këshillin e Drejtësisë, dhe konsideron një standart të pranuar ngritjen e një prokurori special antikorrupsion. Këto ishin dhe dy çështjet më të nxehta të paraqitura në opinionet e dy partive politike që kishin kontestime për draftin.

Por a e bën më të lehtë miratimin për reformën, Opinioni i Venecias?

Gjëja e parë pozitive nga komentet e reporterëve të Venecias, është se ata po i referohen Draftit të Ekspertëve, duke e konsideruar atë, një version të plotë dhe të përshtatshëm . Por problemi që ka opinioni i Venecias, është se ai thjesht komenton atë çfarë ata quajnë “standart” ose jo, dhe jo të sjellë në Tiranë një kushtetutë të rishkruar për ta miratuar. Në këtë pikë ata janë një arbitër që nuk i fryn kurrë bilbilit për të të penguar apo nxitur të bësh diçka, por thjeshtë të tregojnë se çfarë është mirë të bëni.

Kështu që gjithë debati do rikthehet aty ku nisi, tek mënyra e ndryshme se si do ta rilexojnë opinionin e Venecias partitë në Shqipëri

Pasi erdhën vërejtjet e para nga Venecia, Berisha bërtiti më shumë se kushdo tjetër fitore, duke tentuar ta përdorë Komisionin e Venecias, si një arsye për ta zhbërë draftin e reformës në drejtësi dhe për ta tërhequr procesin në një humnerë pa kthim.

Duke duartrokitur fort për vërejtet, në fakt ai dëshironte të zhurmonte procesin e redaktimit të draftit dhe ta zhbënte atë, duke e nisur procesin nga e para për të fituar kohë.

Fal këmbënguljes së dy diplomatëve perëndimorë dhe gjetjes së gjuhës mes dy partnerëve në koalicion, Rama dhe Meta, procesi shpëtoi dhe në Venecia u dërgua një draft i vetëm, me dy opinione që kontestonin pika të veçanta.

Tani që drafti po merr miratim të plotë nga Venecia, opozita po përpiqet të gjejë hapësira për ta imponuar konsesusin për pika që do ta shkatërronin përfundimisht të ardhmen e gjyqësorit nëse do të bëheshin.

Fjala vjen miratimi me 84 vota i Anëtarit të Gjykatës së Lartë apo Këshillit të Drejtësisë, siç parashikon drafti dhe siç Venecia e konsideron në rregull, duket një prag tepër i lartë, pasi Shqipëria zor se do të ketë më, ndonjë aleancë kaq të gjerë politike në pushtet. Sikur të mos mjaftonte kjo, propozimi i Berishës dhe vetoja e tij kundër reformës, është që këta të zgjidhen me 94 vota, në një republikë parlamentare ku Presidenti që qëndron mbi gjithë këtë stukturë, zgjidhet me 71 vota.

Ky absurditet i cili duket se do të jetë pika ku Berisha do bllokojë reformën, në fakt do kthejë në pazar politik të përjetshëm zgjedhjen e institucioneve të drejtësisë, pasi do të duhet të ndahet torta me milimetra mes dy palëve, duke u dhënë mesazh njerëzve të drejtësisë që nuk jemi ne në dorën tuaj, por ju në dorën tonë. Nga ana tjetër kjo do të jetë dhe një goditje për partnerin në koalicion LSI, pasi kërkohet të bëhet pazar mes dy pakicave, opozitës dhe partisë së parë në pushtet të cilat mund të bëjnë bashkë 94 votat. Pra në gjithë këtë histori është menduar sërisht më shumë për diversion, se sa për standarte apo garanci politike për sistemin.

Po kaq spekulativ është dhe debati mbi mandatin e prokurorit të tanishëm për shkak të prishjes së kësaj strukture dhe ngritje së dy prokurorive, njëra prej të cilave ka një mision më specifik.

Opinionet kritike ndaj reformës nuk janë thjesht teknike, dhe nuk janë as profesionale. Ato janë kërkesa për të garantuar kapjen politike të drejtësisë, pamvarësisht nëse je në opozitë apo pushtet, duke mos përfaqësuar kurrë, as vullnetin politik për beteja antikorrupsion në këtë vend, as mandatin popullor për ndëshkueshmëri, që shpesh elektorati jep përmes votimeve. Thjeshtë garanton që do të mbetemi peng i pakicave që duan të mbrohen nga drejtësia.

17 komente në “Peng i pakicave që duan të mbrohen nga drejtësia”

    1. S.O.S. Albania says:

      Ka nje lloj hipokrizie te ky k/artikull me dashje apo aksidentalisht sepse keto finte qe ben Banditi Berishe jane te programuara.
      Dihet qe mazhoranca ka numra powerfull dhe nuk e preku as nje qime floku krimet e 2008-2013 qe jane vrasje dhe tradheti kombetare..dhe tani po shpiken numra ekstreme si 94 qe eshte nje goditje e piste e nderkombetareve kunder Rames.

      Dihet qe Banditi Berishe me me pak 55 numra ne kuvend (pa Ilir Meten) rrembeu presidentin,prokurorin,shikun,kld.klsh biles dhe bashkine e Tiranes me famekeqin Arvizu… a harruat o njerez
      APO JENI SKLLEVER TE LINDUR ??
      pse ky tolerim criminal I nderkombetareve 25 vjecar ndaj nje banditi…

      Humbi Banditi Berishe ne 31 mars 1991 dhe elezbiberamerikanet fabrikuan 2 prillin 1991 nga beogradi dhe filloi ceku I bardhe kriminal I Pashkos dhe pervesit Xhon Megou

      Kreu Banditi Berishe masakren e 14 shtatorit 1998 dhe dipllomate euro-atllantike ju luten te kthente armatimin e rende te Gardes,,dhe e lane te depononte brenda ambasades

      Kreu Banditi Berishe masakren e 21 janarit 2011 dhe Mbreti Arvizu e mbrojti publikisht kete kriminel pa ju dridhur qerpiku.

      PRA ZOTI MERO PO JU PYES PUBLIKISHT:
      SERIOZISHT NUK E KUPTONI QE VENECIA ESHTE JELEK ANTIPLUMBI PER 2B ??
      SERIOZISHT NUK E KUPTONI QE DEKRIMINALIZIMI ESHTE AMNISTI E NDYRE QE NDERKOMBETARET PO I BEJNE TURPSHEM 2B PER HERE TE TRETE ??

      PRA TRE HERE EURO-ATLLANTIKET KANE AMNISTUAR BANDITIN BERISHE
      xxxxxxxxxxxxxxxxx

      PSE TE MOS TE AMNISTOHEN DHE “KRIMET” E ENVERIT …qe ne fund te fundit numri I diversanteve ,terroristeve,spiuneve te brendshem dhe te jashtem ETJ ETJ iste shume me I madhe se ato qe ai persekutoi…dhe ne fund te fund nuk kreu TRADHETI KOMBETARE,VRASJE CIVILE (SI 21 JANARI)..

      OSE ME NDRYSHE

      PSE ESHTE AMNISTUAR TRADHETARI AHMET ZOGU..ku dosja e tij kriminale qe nga genocidei ndaj katolikeve,varja dhe vrasja e dhjetra kundershtreve shitja e vendit Italise pas 1933 dhe tradhetia ne 1939….lexoni mikun e tij CATIN SARACI…dhe ambasdorin amerikan ne shqiperi para 40’ qe e quajne DEMON ,TRADHETAR & QELBESIRE ORIENTALE.
      pse dhe sot po behet nje TERRORIZEM MEDIATIK..nga trupi dipllomatik ,sherbime inteligjente te atashuara prane mediave dhe paria e Tiranes.

      Le te sjellim nje shembull super skandaloz:

      Para nje viti arrestohet ERMAL ILIR ENVER HOXHA me aq pompozitet dhe ulurima gazetaresh sa e quajten PABLO ESKOBARI I EUROPES.
      dhe “informacjoni” erdhi nga HELMUTI GJERMANISE dhe I PROKURORI I TJ ATJE..kishte perrgjuar Ermalin dhe e arrestuan me GESTAPON E BERISHES qe ben ligjin akoma edhe pse pushtetin e kashtes e ka enverofagu EDI RAMA.
      Krahesoni ERMALIN E ENVER HOXHES me MONSTREN SHKELZEN BERISHA qe ka dokumente te plota per trafik droge me makinen e ish Presidentit ne 1997 dhe qe njihet si njeru kryesor I gerdecit.

      Analizoni MIKROSKOPIN e Donald lu-lit..njeriu me powerfull ne shqiperi:
      Beri furtune per disa ora te shtrenjta te gjyqtareve DONALDI por beri syrin QORR per vilat disa MILION DOLLARESHE TE shkerdhen berishes dhe shkerdhatave si MEDIU & COMPANY….shkoni vlersoni vilen e ti qe ka ne themele gjakun dhe kockat e gerdecit
      Mos harroni:
      Shkoni te PULARIA LAPRAKES..eshte nje 100 vjecare..gjyshja e ERMAL ILIR ENVERHOXHES qe sundoi 50 vjet dhe nuk tradhetoi por as vodhi 1 qindarke..

      Keto te shohe Enverofagu EDI RAMA qe mori votat cudiberese ne 2013..dhe 2015..dhe ne menyren me te ndyre te mundeshme po I fal pushtetin kriminelave (2BBM) nen orkestracjonin e marshit FUNEBER te reformes se drejtesise ku:
      Donald lu ……..……….. dirigjenti
      Gjermani Helmut……..muzika
      Kroatja Vlahutin………teksti
      Kendon……..LU BASHA….ison e mban Fate Mediu
      Mjeshter dekori piktori Edi Rama.
      Prandaj jo me kot Pellumb Kulla ulerin nga Amerika;
      Në kalendarët e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së
      BE-së dhe NATO-s.
      Ju kam dhjerë reformën!…
      .Ju kam dhjerë konsensusin, ekspertët, amendamentet për Venecien, vetë Venecien
      dhe përpjekjet e ambasadorit amerikan!
      Premtoni alpet, kur nuk ngjisni dot një pirg dheu!
      Prandaj kam kaq vrer, kaq përbuzje dhe mushkëri që të ulurij që këtej:
      ju kam dhjerë mu në reformë! Dëgjuat?

      Degjove zoti Mero ?
      -Gjaku ne duart e Makbethit Tropojes
      -Impotenca kriminale e Edi Rames
      -Hipokrizia kozmike e ambasadoreve
      -Karanavalet e Venecias
      nuk kane nevoje per per mikroskopet qe ke vene kohet e fundit ne lidhje me reformen e drejtesise..duket me sy te lire qe keto jane thika pas shpine ndaj kombit shqiptar..dhe koha do ta tregoje shume shpejt..

      1. Labi says:

        O njeri,nese je i tille edhe pse e dyshoj per shkak te emrit te koduar qe je thjesht nje sigurims o pinjoll i tyre.Vetem me dicka dua te kapem.Po si ore nuk paska vrare njeri Enveri?Kaq fort ta ka q..e nenen qe po ja mbron krimet monstres?Pthu,fare e keqe!

    2. andromeda says:

      Sa të jetë SB nuk do të kemi reformë në drejtësi ose do të kemi një gjoja reformë që mbron interesat e SB dhe oborrit të tij.

    3. XUME PROTOPAPA says:

      Jashte temes – ne 80 vjetorin e Dhimiter Anagnistit

      ROZA

      Pjetershani edhe sot ruan ate kujtese te larget te trupit xhirues te filmit “Toka e jone”. Ishte vjeshta e hereshme e 64-tres dhe rregjizori Hysen Hakani, pasi kish bredhur ne fushat e Zadrimes dhe te nen Shkodres, se bashku me skenaristin Peçi Dado, me ne fund kishin zgjedhur si ambjent per xhirimin e filmit Pjetershanin, fshat ne veri te Shkdres me zgjatje deri ne bregun e liqenit shkodran.

      Fushat e e arezuara deri tek kallamishtet e liqenit, ishin ambjenti ideal per zhvillimin e ngjarjes, edhe dy tre kullat prej guri dukeshin ambjenti natyror i saj.

      Filja (Roza Xhuxha), Vata (Qemal Mehmeti), Lokja (Marie Logoreci) e te tjere artiste me vone shume te njohur: Ilia Shyti, Lazer Vlashi, Luan Qerimi etj, ishin zgjedhur me shume perkujdes nga stafi drejtues i filmit per vete natyren dhe shtjellimin e ngjarjes ne zonat veriore te vendit.

      Ne fillimet e kinematografise shqiptare “Toka e jone” mund te konsiderohet edhe si arritja me e mire qe i rezistoi viteve jo vetm dje por shhet me kenaqesi edhe ne ditet e sotme, si nje trashegimi e muzes artistike e kulturore te krijuesve tane te talentuar.

      Ne debutimin e tij u zgjodhen edhe dy operatoret xhirues te filmit, pikerisht Dhimiter Anagnosti dhe Saim Kokona.

      Rolin e Files, bija e braktisur e Lokes, per shpifjet e “paudhesive te saj ne te ri” te perhapura me artin e keqedashesit Tuç Maku (Loro Kovaçi), e perzgjedhura Roza Xhuxha (keshtu ishte emri i vajzerise ese saj) me bukurine dhe embelsine e gjuhes se folur te saj, ishte e vetmja qe mund ta luante ate rol aq te vestire e aq domethenes ne skenarin e Peçi Dados.

      Pas çdo xhirimi, trupa e artisteve dhe produktoreve kthehej ne Shkoder, ku edhe rishfaqeshin skenat e xhiruara.

      Nga mesi i xhirimit, rreth minutes se 34-rt te filmit, u fiksua ne camera e Dhimiter Anagnostit, skena e takimit te fshehte te Files (R.Xh.) me Vaten (Qemal Mehmeti). Nga menyra si u xhirua, dhe pozicioni i vendndodhjes se camera, krijohej pershtypja qe Vata e puthi Filen qe me pas i dhuroi dashurine e saj (ne film) me shprehjen: “n’qofte se m’don nji pllambe, un te du nji pash” !

      Xhirimet e dites rishiheshin ne kinemane Republika te Shkodres, dhe gjate shfaqjes se tyre ishin reptesisht prezente vetem autori, regjizori, kineastet dhe per ironine e fatit edhe hetuesi i shumeperfolur Shyqyri Çoku e natyrisht stafi i kinemase.

      Roza me çitersine e saj te pa njollosur, diç’ kish kuptuar pas atij xhirimi te bezdisshem, dhe me dyshimin e pastersise se saj i kerkoi Paçit (Paç Mjeda – kineoperatori i kinemase), ta lejonte tinezisht te shikonte xhirimin.

      Kur ne ekranin stermadh u duk puthja e saj me Vaten (Qemal Mehmeti), nje ulurime dritheruese u degjua ne sallen e boshatisur: JO….!

  1. tfgs1 says:

    Mero djali,mjafton titulli i ke thene te gjitha………….DREJTESIA,PENG I PAKICES!
    Luftoni qe femijet tuaj te mos vuajne ato qe ju vuani sot: PADREJTESINE dhe KRIMIN!

  2. sali says:

    PO NGA KUSH KERKOHET KONSESUS…..NGA ATA QE DUKE E KAPUR DREJTESINE E KATANDISEN PER TURP E MALLKIM KOMBETAR. PO NDERKOMBTARET PSE NUK FLASIN HAPUR,CA KONSENSUSI DUAN’.KJO OPOZIT NE FIGURAT QENDRORE E KRYESORE TE SAJ,KA PROBLEME TE PA SHLYERA ME DREJTESINE.DHE U DASHKA TE BEJE DREJTESI ,TE PA DREJTET ME TE MEDHEJ,HAJDUT,MASHTRUES DHE KRIMINEL. BOLL U TALLET. UNE DO PERERI ATE QE THA PARA CA DITESH Z.PULLUMB KULLA- UDHJEFSHA MU NE REFORME.PO NJE TE DHIER DHE PER ATE KOMISIONIN VENECIAN,QE KA NJA DY VJET ME EC E IK,MERR ESTUDIO,DHE DO PRES MARSIN QE TE JAP NJE TE TRET RAPORT. KESAJ I THONE—PIRTH NE TE

  3. venecia=vinceremo says:

    Ndoshta jam I vetem,ndoshta mendojne si une 100,1000 apo 1deri 3 miljon shqiptare por n je gje eshte e sigurte se:
    A-dekriminalizimi B-reforma ne drejtesi & C- komisjoni venecias
    ka si qellim:
    1-mbrojtjen e bandes kriminale 2B
    2-Dobesimin e fituesve te 23 qershorit
    3-Fuqizimin demonit Lul Basha
    4-Ardhja ne fuqi e dinastise Beriserbit ne 2017
    5-Groposja perfundimtare e 21 janarit & gerdecit

    Deri tani ky plan po shkon ne menyre te perpikte dhe keto CIC-MICET qe thote Mero pengje,diversion,vonesa ,kthesa biles artikullshkruesi arrin deri atje sa thote shpesh qe keto Sal-luli I ben dhe gjasme duke “kundershtuar” nderkombetaret.
    ………………………..
    E keqja ne ate vend eshte se
    maxhoranca
    mediat
    intelektualet
    shoqeria civile
    demokratet e ndershem
    te perndjekurit politike
    1 miljon votuesit e 23 qershorit
    qindra-mijra emigrante

    jane pajtuar me keto karanavalet e Venecias qe dhe nje njeri me intelekt nen mesatar e kupton qe eshte nje Dirty Job e atyre qe e prune ne pushtet saliserbin ne 1991,,e mbrojten ne 1997..1998..e riprune ne pushtet ne 2005 ..e mbrojten ne 2008..2011…2013 dhe po gradojne per here te trete dh te fundit nje nga perbindeshat me te urryer qe ka nxjerre njerzimi.

    Per nga felliqesia keto karnavalet e Venecias me duket si më datën 12 prill 1939 ku u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë.

    Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut…..
    Biles ne 1939 italianet ne Rome u treguan me te sinqerte,kurse keto Venecjanet nuk dihet per ke punojne por n je gje eshte e sigurte se brezat qe do vine kur te hapen dokumentat e deklasifikuara do ta quajne tradheti te madhe heshtjen e atij populli dhe intelektualeve..se keto ambasadore qe po vine rrotull si pordha neper breke..po pregatisin kurorën e artë të Saliserbeut…..per here te trete dhe te fundit qe do te thote kthimi I shqiperise ne shprehje gjeografike me governore ca ambasadore te Lulit vocerr

    Eshte hera e pare pas 1992 qe jam I qete se shqiptaret kane pranuar nje fare pushtimi “me lezet” me keto venecjanet njelloj si ne 1939 ku manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare ishin te zjarrta. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar Zogistat mizore që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme…Vinceremo

  4. RAPI GJATI says:

    Mero ke te drejte por per ke flete e kush te kupton,duhet permbysje e asaj klase politike,po nuk u be mjere ai popull.

  5. alt says:

    Meqenese behet fjale per votim dhe numra qe perfaqesojne vullnete politike ne cdo rast, arsyetimi se kur opozita kerkon edhe ajo pjese ne miratimin e elementeve te vecante ne sistemin e drejtesise perben kapje te sistemit, ndersa ne rastin kur kete e ka ne dore vetem shumica quhet reformim i sistemit, perben nje perpjekje per tu investuar politikisht dhe mbajtur ane ne gjithe kete diskutim. Ne fakt drejtesia s’mund te jete kurre rezultat i pazaresh te tilla politike… por te pakten te mos bejme sikur disa e duan dhe te tjere e marrin peng drejtesine. Ne nje vend kur integriteti moral ka marre fund ne qelize te shoqerise, te gjitha perpjekjet politike per reformim te drejtesise jane te destinuara te deshtojne. Prandaj s’eshte cudi qe disa e shikojne zgjidhjen tek Rusia dhe Putini…good job Tema…

  6. Pilo Lala says:

    Reforma ne drejtesi kerkohet per te zhbere ato prapesi te medha qe beri berisha, e si mund te kerkohet konsensus me ate monster?. Po u be kjo qe kerkon LSI dhe pakica, do te thote qe te mbetemi aty ku ishim.

  7. Mentari says:

    Eshte shum e rendessishme fakti pse duhet te jet me 94 vota zgjedhja e Kryetarit te gjykates se larte dhe i Prokurorit te pergjithshem te shqiperise me 94 vota ose me 2/3 e te gjitha votive te Parlamentit sepse ata qe jane ne qeveri (partia politike) nuk ka mundesi ta e keqperdori Gjykaten dhe prokurorin kunder Opozites sepse ne ate 94 voteshin eshte e domosdoshme vota e Opozites per zgjedhjen e kryetareve te drejtesise dhe sidomos ne shqiperi kur aty nuk ka civilizim apo zbatim te kushtetutes por ka vetem hakmarje primitive te tipit Enverist.Kerkesa e Opozites,PD etj.jane kerkesa letigjime dhe te pranuueshme e te domosdoshme per zgjedhjen e kokave te drejtesise.duhen patjeer consensus dhe gjetja e me e mire e konsenuesit eshte zgjedhja e kokave te drejtesise me 94 vota dhe te behet puna se ndryshe nuk do te ket reforme dhe nuk do te ket punim ne drejtesi.Mund ta e ste-sorollasesh artikullin ne shum drejtime duke ber fajtor Berishen apo Opoziten per sorollatjet e fakteve flasin kunder artikullit,aresya eshte kunder mendimit te Meros qe eshte i destinuar nga historia e tij personale te menjanoj kunder Berishes dhe kunder PD.

  8. qytetari B says:

    Nuk flase me per kete probleme. Do pres çfare do behet. Por asnjehere nuk besoj me me keta pushtues brenda dhe jashte mazhorances, votes popullit qe i zgjodhi me shume per te pastruar ambjentin dhe per te pare drejte te ardhemes. E ardhmja eshte ne mes te rruges!

  9. oldman says:

    I dashur Mero!
    Nuk ka reforme qe te fuse ne binaret e duhur “drejtesine shqiptare”.
    Vetem te huajt mund te sjellin drejtesi per shqiptaret.

  10. S.O.S. Albania 2 says:

    Dear Labi ..24 janar..11;52 am
    ( uroj mos jesh nga bjeshket e nemuna te dobrodolit)

    Me dy rrjeshta qe ke shkruar e ke prezentuar veten jo vetem te pa-arsimuar por dhe paranojak dhe po mundohem te sqaroj se qenke kanibal I vonuar me kufomen e enver hoxhes dhe te duken te gjithe sigurimsa.

    Te garantoj se nuk kam qene ,nuk jam dhe nuk do jem ndonje person qe jam I mplikuar me ato qe ti ke bere ca sharje rrugacesh..e drejta jote te tregohesh “low life”

    Por duke qene se kundra kufomes Enver Hoxhes jane leshuar si qente e terbuar shume hijena pa dallim feje,ngjyre,kombi,ideje do te drejtohem ty dhe vampiroditeve te tjere rreth e rrotull:
    Do ta lidh ne fillim me masakren e 21 JANARIT 2011 qe eshte nje krim kunder njerzimit ku implikohet vrasesi berishe si urdherdhenes,edi rama si impotent e deri ted y –tre dipllomate te huaj qe jane fajtoret kryesore sit e plotfuqishem ne ate vend.

    Mos ndeshkimi I dyshes kriminale 2B PER 21 JANARIN eshte me I rende se cdo pushtim..aq me teper kur e genjejne me keto komedite e dekriminalizimit,reformes drejtesise apo veneqia

    Enver Hoxha ishte nje diktator por I ndershem se te tregonte o LAB BJESHKESH..mos e shkel vijen e kuqe..mos tradheto,mos vidh,mos kryej krime se ju kij nonon dhe ja u leroi vertet
    Enver Hoxha ishte nje diktator por I nevojshem se ju LAB.-I tropojes & company e kthyet ne nje KOLIMBI ne zemer te europes ku tallin lesht keto diplloamte qe te Donald Lulushi e deri te kemishzinjte e venecias.
    Enver Hoxha eshte e vertete se ka vrare por ai vriste si gjith bota kundershtaret e tij dhe jo popull
    e perseris nuk vriste popull
    si VRAU MONSTRA BERISHA NE 21 JANAR,NE GERDEC,4000 ME 1997 OSE SI GENOCIDIN ME HAKLAJ
    le te krahesojme “krimet” e enverit me pjesen tjeter te botes..

    marrim vrasjet ne lufte:
    kraheso sa vete vrau enveri ne ate kohe… me bombat atomike ne japoni..ose ne bombardimin e DRESDENIT (gjermani) ku te kjo e fundit u vrane per nje nate 50 mije femije,gra,refugjate..qe nuk justifikohej si aksion ushtarak nga aleatet.
    ose pas luftes denimet qe moren ish nazistet nga vendet aleatet ku ato gjyqet e enverit ishin te paperfilleshme.
    kraheso dhe greqine pas L2B nga nga e djathta dhe anglezet u vrane dhe u debuan mbi 2 miljon greke
    nuk du ate numeroj me keto makabritete pas luftes por mund te lexosh deponimet e John Kerryt ne Kongresin amerikan ne 1971 dhe ajo I mbyll llogarite me vrasjet e enver hoxhes:

    Edhe nje here PO TA TE PERSERIS kam qene nje kundershtar I sistemit enver hoxhes por me kete sistemin KRIMIMINA MAFJOZ TALEBAN NEOFASHIST te sotem atehere ishte lule se

    -NUK VRITESHIN DEPUTETET RRUGEVE SI QEN RRUGESH
    -NUK VRITESHIN OFICERE SHIKU RRUGEVE SI QEN RRUGESH
    -NUK VRITESHIN DREJTORE BANKASH RRUGEVE SI QEN RRUGESH
    -NUK VRITESHIN PROTESTUES ME DUAR NE XHEPA SI QEN RRUGESH
    -NUK VRITESHIN 25 KOMISARE SI QEN RRUGESH
    -NUK VRITESHIN MBI 400 POLICE SI QEN RRUGESH
    -NUK DIGJESHIN 26 SKLLEVER SI NE GERDEC SI NE HOLOKAUST
    -NUK MBYTESHIN 100 NJEREZ NE OTARANTO NGA ANIJA NATOS
    -NUK U KTHYE AI VEND SI MAFIA KOLUMBIA EUROPES
    -NUK KISHTE SARAJE SA SHTEPIA E BARDHE SI SALA NE LALEZ
    lista I nderuari LABI I bjeshkeve te Dobrodolit eshte teper e gjate
    Nqs se ke hallin se jam enverist po te them ne
    GOP TE SEMES ENVERI,KOMUNIZMI,
    SOCJALIZMI NEXHMIJA ME SOROLLPET E SAJ……..

    POR DUHET TE SHTOJ SE NE GOPEN E SEMES DUHET TE SHKOJE
    BANDA KRIMINALE E DINASTISE BERISHAJVE QE
    PO MBROHET HAPUR NGA KETO PALO AMBASADORE
    POR DHE NGA IMPOTENCA KRIMINALE E TE TREDHURIT EDI RAMA
    ME GJITHE KETO MEDIA DUKE PERFSHIRE
    DHE GAZETEN TEMA QE NUK E KUPTOJNE QE AI VEND
    KA MARRE FUND..DHE VENECIA ESHTE ARKIVOLI I SAJ

  11. xhixhi says:

    zoti baze ju lutem kontrolloni edhe rubrikat e tjera vec tuajes se ka shume pasaktesira e per vijim edhe rubrika juaj nuk do meret per e saktë. me respekt nga dr

  12. bumerang says:

    Qe ne momentin kur Rama u be kryeminister e kam shkruar, se pa u qeruar presidenti aktual, ai nuk ben dot gje.
    Ne te kundert po! Keshtu mos beni gam-gam kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje