Mitizimi i Kokëdhimës, si luftë ndaj Ramës

25 Janar 2016, 19:53Editorial TEMA
Mitizimi i Kokëdhimës, si luftë ndaj Ramës

Nga Mero Baze

 

Vemendja e shtuar ndaj zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste dhe ringjallja e kërkesës për “formularë” para selisë së Partisë Socialiste, duket se po shtojnë zërat kritikë mbi Koço Kokëdhimën, tani dhe nga vet zyrtarë të Partisë Socialiste. Një shkrim i Nikoll Lesit tek “Koha Jonë” e çonte në piedestal fuqinë e Kokëdhimës dhe raportet e tij me Edi Ramën, ndërsa disa deputetë të rajonit të Jugut, kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj tij, në mbledhjet brenda PS.

Por, a është në të vërtetë Kokëdhima fajtor për çfarë po ndodh në PS?

E vërtetë është se “miti” i Kokëdhimës po krijohet brenda PS, si një qyrk faji për të gjithë ata që nuk përballen dot me Edi Ramën dhe kanë drojë ta kritikojnë atë hapur. Shumë probleme reale në rajonin e Jugut, janë probleme të krijuara jo nga pushteti i tepërt i Koço Kokëdhimës, por paaftësia e tepërt e tij, për të bërë punët formale të partisë.

Fjala vjen, vonesat në zgjedhjet e strukturave të socialistëve në Vlorë dhe Gjirokastër, është tërësisht pasojë e lëmshit organizativ që ai ka krijuar me struktura paralele, me çupa e djem informalë, që u telefonojnë kryetarëve të Bashkive sikur t’i kenë shoferë personalë apo pastrues zyrash, dhe me idetë e tij herë qesharake e herë delirante, për mënyrën se si partia duhet të jetë e përqëndruar rreth tij, dhe në shërbim të punëve të tij.

Hidhini një sy çfarë iu ka bërë socialistëve në Gjirokastër. Në Dropull ka vënë kryetar shtabi, kryetarin e MEGA-s, zonat që përmbysën rezultatet e PD-së, si Cepo apo Libovovë, i ka lënë jashtë vemendjes, dhe kryetarin e PS duket se e ka paracaktuar, duke injoruar steukturat formale të PS-së.

Është qeshrake se ka marrë zyrën e Genc Rulit me qera duke e lyer nga blu në pink, dhe duket se më shumë problem ka po të jetë ndonjë drejtor i afërt me Arben Ahmetajn, se sa me Arben Ristanin.

Aq qeshrake është përpjekja e tij për të personalizuar partinë, sa para Vitit të Ri, siç më tregoi një drejtor, dhuruan nga 20 mijë lekë gjithë drejtorët, me të cilat u blenë ndihma ushqimore për familjet e varfëra gjirokastrite, të cilat u ambalazhuan me logon “Nga deputeti Koço Kokëdhima”

Këto dhe të ngjashme me këto, në Përmet, Tepelenë Sarandë e Vlorë, janë problemet e Kokëdhimës dhe këto probleme, ai nuk po i krijon se ka shumë pushtet, por se kërkon shumë pushtet.

Edi Rama ka një distancë të qortueshme nga punët e PS-së, për të mos thënë një bezdi nga të marrurit me to, dhe Kokëdhima është njeriu që ja ka hetuar dhe shfrytëzuar më shumë se kushdo tjetër këtë cilësi. Për fat të keq, nuk ja ka dalë të jetë i suksesshëm duke i marrë vetë punët në dorë, por dhe mund t’ia kishte dalë dhe sërisht nuk do ishte meritë e Ramës, siç nuk është dështim i tij.

Kokëdhima duhet sulmuar për çfarë bën Kokëdhima dhe jo për çfarë nuk bëjnë deputetët e tjerë. Për ato përgjegjësi që i takojnë Edi Ramës, duhet kritikuar Edi Rama dhe jo Kokëdhima.

Fjala vjen, kritiku më i ashpër i Edi Ramës në Partinë Socialiste, Ben Blushi, nuk ka kritika për Kokëdhimën, por për Ramën, pasi problemet që ai ngre rreth Kongresit dhe ciklit të zgjedhjeve në PS, pavarësisht se mbrohen nga Kokëdhima, i përkasin Ramës.

Kokëdhima tentoi të bëjë një projekt pilot të organizimit të PS-së në rajonin e Jugut, dhe nuk bëri dot as projektin pilot, as zgjedhjet në struktura dhe është në kufijtë e shkeljes së statutit të PS me afatet, kur duhet t’i kishte përfunduar këto punë. Askush nuk bëri betejë gjatë këtij procesi me Kokëdhimën, nga gjithë deputetët e Jugut, përkundrazi e lanë të sillej si “Pasha” dhe tani që procesi po dështon, po e fajësojnë atë. Asnjë kompetencë më shumë se secili deputet i Jugut nuk ka Kokëdhima, dhe nëse dikush do t’i kishte treguar vendin qysh në fillim, nuk do kishin shkuar tek kjo situatë.

Askush nga deputetët e Jugut, nuk pashë të kundërshtonte idetë gjysëm utopike dhe shumica korruptive të tij, për konsorciume të përbashkëta mes bashkive dhe biznesmenëve, pavarësisht se bashkia më besnike e tij, Saranda, ja hodhi poshtë. Askënd nuk kam parë të bëjë betejë për tentimin e tij për të kontrolluar projektet e zhvillimit të bregdetit apo të kontrollojë fituesit e punëve publike në rajon. Ai më shumë se sa fuqi nga Edi Rama, ka gjetur një hapësirë bosh të papenguar nga Edi Rama, për të qenë një superdeputet i rajonit. Deri këtu ai ja arriti duke u vetëdeklaruar, vetemëruar dhe vetdekoruar. Por tani që erdhi momenti final, po shikohet se ai është vetmashtruar, pasi rezultati është zero. Ai nuk bën dot zgjedhjen e strukturave drejtuese të PS dhe ka dështuar në çdo ide, si për organizimin politik, ashtu dhe aftësitë menaxheriale që tenton të diktojë. Nëse kjo situatë vazhdon kështu, Qarqe si Gjirokastra mund të kenë suprizë për PS-në, duke dalë parti e tretë, nëse Rama nuk çon aty figura autoritare të PS, që mund të përmbysin katrahurën e krijuar prej Kokëdhimës.

Miti që krijohet për të, në përpjekje për t’ia faturuar Edi Ramës, është një sulm i msheftë politik ndaj Edi Ramës, i cili i bën nder Kokëdhimës. Por mos e merrni kaq të ndërlikuar këtë situatë dhe mos bini në grackën e Koços për të folur për plane të mëdha dhe vizione që nuk u duket drita në fund të tunelit. Mos e merrni për një gjeni, që ka dhe një supermbështetje nga kryeministri. Mund ta merrni siç është në të vërtetë në shumicën e bizneseve të tij dhe ideve për zhvillim. I paaftë!

22 komente në “Mitizimi i Kokëdhimës, si luftë ndaj Ramës”

  1. LORA says:

    Editorial EKSELENT.

    1. Gjyshi says:

      L’ora
      Sa shpejt trollosesh
      Me pordhet e
      Meros
      Nuk paske filtra
      Jo c’do gje se fluturon hahet moj bike.
      Ma dajjjj lora stai sbagliando….
      Di grosso
      Keto qe shkruan mero nuk Jane cokullate
      Vetem ngjyra eshte e niente
      I resto

  2. K.k.k says:

    Biri im! I ke nga vetja keto qe ke shkruar apo ke folur me Ramen??? Ate qe Koqoja po ben ne jug me P.S, Rama ka vite qe e ben ne gjithe Shqiperine. P.S. Jo vetem ne jug po kudo ne Shqiperi shume shpejte do te katandiset me keq se PASOK ne Greqi. Nese gjeni nje minister te vetem qe ka lidhje me P.S atehere faji eshte vetem i Kocos.

  3. nafta says:

    Shkrimi shume i sakte.Koco qe me Ajdin Sejdine u tregua hajdut e vodhi dhe e shau pse ai i kerkonte parate.
    Duke mos i ngaterruar punet e Rames me Kocon,eshte e vertete qe Koco ruan si shqarthi parane,por parane shteterore qe eshte qyl dhe e embel,e gjithe paraja e Kocos vjen ere vjedhjeje dhe mashtrimi qeveritar,asnje biznes personal nuk ka,asnje investitor te huaj nuk ka,ka vetem privatizime dhe blerje pronash shteterore per badiava.
    Ai ka meriten qe di te vjedhi me mire se kushdo.
    Ne Ps dihet ,qe Koco hyri per te vjedhur dhe si krushk i Metes dhe Rames.Qe kur ka qene sekretar i pare i rinise ne Fier
    ka qene hajdut pushteti,dallaveret me delegatet me anen e perfaqesive jane nga me te qelburat,sa edhe Xhafa hajduti i dyte i PS nuk ja merr dot.Por,ku ka ze seshte pa gje,Rama nuk,shkeputet dot nga ky plehre se pastaj,iken Meta.
    Te shohim si,do shkojne punet,por pa Kocon do te jet firore shume e paster.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,duhet te te vije turp per botimin e shkrimit te Nikolle Lesit,i cili vec te tjerash, arrin deri tek kercenimet foshnjore kunder Kryeministrit…
    Kur e perfundova leximin e artikullit te tij “Edi mes Linda Rames dhe Kocos”,mendja me shkoi tek lidhjet e gjakut qe mund te kete autori me “personazhin” kryesor te filmit per femije “LessI” qe shikonim me qejf kur ishim te vegjel…

  5. Mona says:

    Ju kritikoni punet e Kocos ne rrethet e jugut, por rrethet e tjere jane me keq. Cfare mund te thuah per deputetet marioneta ( te me fale deputetja …oneta) te Fierit, perjashto Erjon Bracen. Edhe ne Fier PS -ne e kane mare perpara kater lumenj. Vjosa, Semani, Gjanica dhe Shkumbini. As qe behet fjale per struktura dhe zgjedhje te tyre. Anetaret e PS nuk e dine ne jane me ne PS apo jo, pasi po thone se jane zhvilluar zgjedhjet ne organizata, mirepo anataret e organizatave nuk dine gje.
    E pra, aty nuk udheheq Koco, por tepelensi Ruci.

  6. koco says:

    kokedhima nuk e pjerdh fare ramen sepse e paguan me miliona euro nga albpetrol.

  7. Sarande says:

    Te gjithe e dime shum mire se Kandidatja e vendosur nga Kokedhima per Bashkine e Sarandes i humbi zgjedhjet.Por ka qene presioni i papare i Kokedhimes mbi bizneset pronaret e hoteleve te Ksamilit e Sarandes mbi Qytetaret e thjeshte blerjet e votave kercenimet me jete qe iu bene njerezve qe deformuan rezultatin e zgjedhjeve ne Sarande.Kreshnik Bozho padyshim meritonte dhe e fitoi Saranden.Ne vitin 2013 PS doli ne Sarande me 5.000 vota para kurse ne keto zgjedhje ne qytet Kandidatja e Kocos mori vetem 600 vota me shume dhe keto te grabitura.Ne 2017 PS do humbasi ne Sarande e Vlore por dhe ne Gjirokaster e Fier.

  8. Aldo says:

    Turp Koco Turp . Je bere turpi partis socialiste dhe shkaterimi i saj je ti.

  9. SH.K says:

    Mero djali,ky shkrim nuk justifikon as nivelin tend e as te nje diletanti nga pikepamja gazetareske e nuk perben informacion por perrallis si qenja me alzajmer Berisha!Nuk duhet te te ‘preokupoje’ kaqe shume si vene punet ne nje ‘parti’ kur ne kemi 25 vjet 200 te tilla qe quhen banda apo PARTI-NJERI!Populli shqipetar qe ka 25 vjet qe po vuan sepse nuk lindi as pluralizem e as demokraci dhe po na drejtojne bajraqet DINASTIJA BERISHA,DINASTIJA BLUSHI,DINASTIJA,META E KOMPANI QE DUHET NE CILIN DO VEND TE BALLKANIT NE MOS NE BURG TE ISHIN NE SHTEPI!
    Kokedhima mund te jete ai qe eshte po pas 25 vjetesh shperberje te nje vendi e populli nuk mund te thote nje ‘gazetar’ si puna jote qe na e paska fajin nje Koço se ka vetem 2 vjet deputet kur deputetet e tjere te ‘leshit te Topallit perfshi edhe Blushin as nuk e dine se ku jane deputete e ke perfaqesojne.KY NUK ESHTE INFORMACION!Si ta ha mendja ty se ‘kongresi i nje partije me baraktare 25 vjet te emeruar e jo te zgjedhur do ndryshoje situaten !?Aka ndryshuar gje ne kete parti ne strukturat e drejtimin e saj 25 vjet nga koha kur ish sekretar filozofi Servet e kryetari nga burgu e quante ‘kenete’ e Agolli i thosh ‘BUFI I KENETES’!?Respekt!

  10. Albi says:

    Po pse ore kaq koqe i di socialistet ti? Kujton se nuk do e kundershtonin nese e dinin se pushteti i vertete i Kocos eshte zero. As telefonin nuk i hapnin, ashtu si nuk ja hapin deputeteve e ministrave kur e dine qe nuk ua var atyre kryetari.

    Por hezitimi i Rames per tu marre me pune partie nuk eshte menefregizem Mero, eshte leter e bardhe qe ai i ka lene Kocos qe ai te beje cfare te te doje. Dhe socialistet kete e kuptojne, prandaj nuk rrezikojne aq shume sa ta kundershtojne kur ky flet budalliqe.

  11. edlira halili says:

    Mos u lodhni me Kocon. Mjafton te shihni njerezit qe ve ne krye te puneve. Si ka mundesi qe te gjithe jane njerez pa peshe, pa popullaritet as ne PS pale me ne qytete?!!! Shikoni njerezit qe ka vene ne krye te shtabeve per gjoja reformen ne parti. Hajde te shikoni pak keta te Vlores. Po i qesh e tall nje qytet i tere. Dhe dihet ca produkti do nxjerre ne fund : ndonje kryetar qe nuk ka lidhje e histori me PS e qe nuk e njeh njeri as ne lagje. Sepse Koco nuk del dot nga vetja e tij si njeri qe nuk sheh me larg se hunda e tij dhe qe nuk i plas menderja se cfare mendojne njerezit e per me teper socialistet.

  12. jugori*** says:

    Sa bukur reshqasin mediat drejt perbaltjes,per kedo,shkruani per ekonomine, analizojeni ate eshte prag falimetit shqiperia,por te hapesh debat per ekonomine do kellqe do pune do vision,kurse puna e baltes eshte e thjeshte mer kendej hidh andej.

  13. arber says:

    jam dhe kam qene gjithmone opozitar me cdo qeveri duke perfshi te sotmen, kam qene edhe mbeshtetes i shkrimeve te bazes kur e perndjekte berisha duke i djeg makina etj… por tema sot eshte nje paterice e thyer e qeverise , keshtu edhe mediat e tjera qe jane edhe me banale. vendi po shkon ne gremine dhe shqiptaret ngelen duke ike nga vendi kurse ketu flitet per kokedhima xhafaj ruci e te tjere legena dhe kriminele te politikes.
    fol mero nese je gazetar sic predikon drejt dhe shikoje te verteten.

  14. kastriot says:

    Me vjen mire qe per deputetin Kokedhima ben krahasime dhe vendosen epitete e emertime me fjale qe mbajne hsume peshe. Faktore qe tregonje punen e mrekullueshme e thur te kryer prej tij

    1. read alone says:

      Ti Kastriot je nga stafi i Kocos. Te gjithe e dine se te gjitha komentet pozitive per Kocon, shkruhen nga i njejti computer.

  15. Besi says:

    Kokedhima eshte deputet i cili duhet nga gjithe populli i jugut. Gjithmone ka qene ne mbeshtetje te qytetareve, iu ka dhen dore ndihme cdokujt pa kurrefare interesi. Kjo eshte cilesi e cila ka vlera jetike humane. Nderimet dhe repektet me te medha per kete njeri te madh

    1. read alone says:

      Besi na cave trapin

  16. bregdetasi says:

    Nuk jam gazetar dhe duke mos qene ekspert i fushes do beja gabim ne gjykimin e shkrimit si gazetar.Si qytetar i ketij vendi,marr persiper te them dy fjale Mero.Nikolle Lesi dhe gjithe gojoret dhe verioret qe mbeshtesin Saliun mire bejne,i ka mbeshtetur dhe normalisht quhet fisnikeri.Ti Mero nuk e kuptoj cfare po ben???!Ne zgjedhjet e 2015-es rezultatet treguan se KOKEDHIMA di cfare ben.Ti si mendon?Ne nivele te tilla ekonomike ku ka arritur eshte rastesisht?Qe te shkruash sipas interesave te tua personale eshte normale si gazetar,por ti je botues dhe eshte TURP qe te te perdorin Saliu me shoke.Nikolle Lesi dhe kushdo intrigant qe i genjen mendja se do percajne TE MAJTEN do shohin perdite dhe per shume vite se Saliu deri sa te shkoje ne Tufine nuk ka per te ardhe me ne pushtet.

    1. read alone says:

      Meqe gjoja je bregdetas, po te them se kokedhimajt kane qene familje e fundit ne Qeparo. Po ashtu edhe markajt, fisi i te emes ne Kudhes.

  17. 103301262016 says:

    Lexova artikullin dhe disa komente dhe gjeja e pare qe mendoj eshte se vete me dashje Mero Baze(MB) merret me keto tema te nje niveli teper te ulet.
    Nga komentet vlersoj ate te komentuesit SH.K qe i thote drejt idete e tij por do shtoja:
    Fillimisht Koco Kokdhimen nuk e vlersoj ne shume dimensione pasi ben pjese ne hordhine e atyre TURBO-KOMUNISTAVE si Sali Zgjebsi qe sapo nderroi sistemi nderruan lekuren.
    Por dallimi kryesor qe duhet ta kete MB eshte se Saliu eshte kriminel kurse Koco nje ordiner.
    Shume kohe me pare sugjeroja MB se po nderpreve “betejen” Lulin e Lu-se do te infektohej nfa sindromi ‘Nikolle Leshi’ dhe nuk qenkam gabuar.
    N.Lesi per mua eshte me perversi i shtypit shqiptar se nga nje hero u kthye ne bythlepirsi e atij qe desh e zhduku nga faqja e dheut dhe e poshtroi deri te familja ? Dhe ky monster behet pjese e kabinetit ne 2009..e papranushme
    ++++++++++++++++++
    Ne fakt keto dite qe MB ka zgjedhur Kocon e shkrete per ta “bombarduar” nga ana tjeter kemi Donald Lu-ne qe ka marr aq superxhiro qe po del jo vetem cdo dite si pushtues i TV- ‘Nikolle Leshi’ Mediave por dhe dy here ne dite..para dhe pas buke
    Edhe ne kohen e Xhaxhit nuk vinin dite per dite ne kinema filmin Pitkini ushtar ..Pitkini ne spital..Pitkini piktor..Pitkini Piktor..Pitkini Doktorr dhe na doli tani Pitkini Ambasador.
    Nuk ka ndodhur ..as ka per te ndodhur ne historine boterore qe nje ambasador po ben nje invazion mediatik ne nje vend mik..
    Aq me teper kur takon dy kriminelet 2B dhe i ka vene si dollibashe ne reformen e drejtesise ne te njejten kohe kur qeveria,parlamenti powerfull i majte,1 miljon votuesit,qindra mijra emigrante ,media dhe shoqeria civile ja ka fut gjumit…
    ++++++++++++++++++
    Tani ka dy rruge:
    1-Ose ti japim nje dekorate ish ministrit mbrendshem qe vrau 4 terrorista ne 21 janar 2011 dhe te falenderojme zotin Lu qe po na i vlerson kete Lule…ne kete rast ca mashtrues dhe tradhetare si Mero Baze..Bedri Islami,Viktor Malaj duhet ti arrestojme..midis tyre dhe krye terroristin Edi Rama qe planifikoi sulmin per pushtimine K/M dhe vrasjen e Saliqenefit
    2-Ose duhet ti themi STOP zotit Lu me kete reforme DIRTY-JOB duke respektuar dhe i mare doren e pergjakur te tyre per te firmosur kete monster REFORME..
    Mendoj se ne keto dy RRUGET e fundit duhet te jete paraqitja e MB ne editorialet e tij per te treguar se gjithe ajo “lufte” kunder perbindeshit Berishe nga 2007-2013 nuk ishte per aresye personal por per ato atdhetare dhe morale..
    Urojme zoti Mero te mos infektoheni me sindromin ‘Nikolle Leshi’ dhe mos mereni shume me keto Koqo se ai vend eshte mbushur me te tille.. OQE..kurse kriminele ka vetem 2 vete Berisha dhe Basha qe fatkeqesisht jane miqte me te mire te Don Lu-se..aq sa PELLUMB KULLA amerika uluriti:
    JU DHJEFSHA MU NE REFORME !!
    dhe nqs nje njeri si Pellumbi qe eshte i civilizur arrin deri ketu kjo do te thote qe ai vend ka marre fund dhe duhet nderpriten karnavalet e Venecias dhe keto gallatat me KOQO..
    ka ardhur koha te pyesim?
    kush ja vrau shtetin shqiptareve 1992-2013…e ne vazhdim
    kush i perdhosi dinjitetin ??

  18. Qartepi says:

    Koco Kokedhima eshte nje Intelektual shembullor rezultativ, i ditur i mencur,dhe detyren e Tij si deputet i ketij Populli e ben kaqe mire me perkushtim e vetmohim sa asnje nga deputetet e zones nuk eshte afer halleve te Popullit,por zakonisht qente lehin kur karvani ecen.
    Te fala Meros qe e qethi e rojti Berisha disa here ne disa vite. .

    VA/USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje