Opozita e dhënë me qera, për disa vrasës

29 Janar 2016, 18:59Editorial TEMA
Opozita e dhënë me qera, për disa vrasës

Nga Mero Baze

 

Një ish- drejtor i rëndësishëm i Policisë së Shtetit deri në vitin 2013, është shpallur në kërkim sot si i dyshuar kryesor në vrasjen e një qytetari në Durrës. Gazmend Çollaku u vra para dy javësh duke u rrëmbyer brutalisht nga një kafe në mes të qytetit dhe u gjet i ekzeketuar në afërsi të Manzës.

Ervin Dalipaj, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë, akuzohet si i dyshuar në krim, pasi gjaku i tij është gjendur në trupin e viktimës dhe në veturën e vetë Dalipaj, gjatë hetimeve, duke përbërë një provë shkencore të mbështetur dhe nga deklarime të tjera.

Partia Demokratike doli në një konferencë për shtyp një ditë pas vrasjes së Çollakut dhe akuzoi ministrin Tahiri si të përzierë në krim, pasi tha se vrasësi i Çollakut ishte një polic.

E vërteta, siç po del, në të vërtetë tregon se kemi të bëjmë me një polic, por që ka qenë drejtor i rëndësishëm i Sali Berishës dhe Flamur Nokës, dhe është shkarkuar për dekonspirim aksionesh nga Saimir Tahiri në vitin 2013.

Më tej akoma, Partia Demokratike ka kërkuar në Komisionin Hetimor të ngritur ndaj Tahirit, të hetohet përse është shkarkuar Ervin Dalipaj, si shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Pra, bëhte fjalë për një person të cilin Partia Demokratike e ka mbrojtur zyrtarisht, dhe çka është më e keqja në rastin e kësaj vrasjeje, ka akuzuar policinë si të përfshirë në të, ndërkohë që vrasësi doli që është një ish- drejtor i policisë së Berishës.

Nëse tani do flisnim të gjithë si Sali Berisha, do të duhej të thoshim se Sali Berisha komandon kriminelë, i vë ata të vrasin rivalët dhe i vesh me uniforma policie. Mund të thoshim që ai është i lidhur me këta kriminelë dhe i përdor ata politikisht etj, etj, broçkulla që mund të prodhohen duke marrë steriotipin e të menduarit të atij dhe PD në tërësi.

Por, nga gjithë kjo histori, opozita duhet të nxjerrë një mësim me urtësi, që mund t’i shërbejë në të ardhmen. Krimi në Shqipëri është një parti më vete, që natyrisht përpiqet të përdorë pushtetin politik, dhe opozitën, dhe gjithkënd që ka influencë në këtë vend për punët e veta.

Në rastin konkret, ky person duket që ka përdorur opozitën dhe Sali Berishën. Herën e parë e ka përdorur kur është shkarkuar si oficer police që dekonspiroi aksionin e lojrave të fatit, dhe herën e dytë, duket se e ka përdorur kur ka bërë vrasje, duke i çuar fjalë “të sigurtë” Berishës, që vrasjen e kanë bërë policë të Saimir Tahirit. Duket se aq shumë e ka bindur opozitën në këtë rast për të fshehur krimin e vet, sa PD bëri konferencë shtypi për këtë çështje. Enkelejd Alibeaj tha në konferencën për shtyp se vrasja ka “firmën dhe vulën e miqve të Saimir Tahirit. Lehtësia me të cilën bandat rrëmbejnë e vrasin, vjen nga lidhja e tyre e drejtpërdrejtë me Ministrin e Brendshëm.”

Kjo deklaratë nuk është e rrezikshme si retorikë politike kundër Tahirit, apo qeverisë, se ata ja kanë marrë dorën këtij fjalori, por siç po del, është e rrezikshme se duket që opozita është e përdorur nga elementë kriminalë që e komandojnë atë me telekomandë dhe e nxjerrin në konferencë për shtyp, sa herë vrasin apo vjedhin diku. “Qytetari dixhital” i Berishës, nuk është gjë tjetër, veçse një linjë jeshile e krimit për të krijuar alibira publike për gjëra të tilla.

Ky nuk është rasti i vetëm i përdorimit të ish- policëve në vrasje. Në vrasjen e ndodhur në Dajt para pak kohe, doli sërish një ish- polic i lidhur me njerëz të afërt të Berishës, dhe prodhoi një tjetër lajm nga opozita, e cila përsëri nxitoi të flasë dhe të përdoret nga krimi.

E përsëris se nuk është logjike të themi se opozita, meqë i njeh këta kriminelë, është gati t’i marrë në mbrojtje, po është e sigurt se ajo po përdoret prej tyre, për shkak të mungesës së kauzave të veta dhe ideve për të bërë opozitë, dhe po bën kauza të saj, kauzat e personave të inkriminuar, që përdorin opozitën për interesa të tyre.

Sot jemi para faktit të kryer se opozita ka mbrojtur publikisht një krim dhe ka tentuar të devijojë pistën e krimit, duke akuzuar Policinë e Shtetit, pa pritur hetimet dhe pa pritur të ketë një qëndrim zyrtar për vrasjen. Shpallja në kërkim e një ish- drejtori të rëndësishëm të Policisë së Shtetit për këtë vrasje, tregon se sa bosh e gjen fushën në opozitë krimi, për ta keqpërdorur atë dhe sa lehtë peshkohet një opozitë pa kauzë, pa përgjegjshmëri, pa personalitete dhe pa seriozitetin e duhur, për të qenë në anën e qytetarëve dhe viktimave përballë krimit. I merr me qera çdo kriminel sa herë ka një hall.

20 komente në “Opozita e dhënë me qera, për disa vrasës”

  1. Jo says:

    Z. Baze ja ke fute kot pasi ervin dalipi ska lidhje me krimin kjo do vertetohet me kohen. Mosi merrni njerezit me qafe se kjo nuk eshte gazetari.

    1. sali bisha kriminel qe mbrohet hapur nga miqte says:

      Nuk ka ndodhur kurre ne historine e dipllomacise amerikane qe zyrtare te saj te mbrojne nje kriminel te dokumentuar.
      Nuk besoj se ka ndonje garip peder ti hedhi poshte keto rrjeshta dhe fakte

      Sali Bisha asnjehere nuk ka deshmuar cfare ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari dhe masakren e 14 shtatorit 1998 packa se pak kohe pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cilet ishin autoret e vrasjes. Megjithe flete thirrjet nga trupi gjykues
      Berisha kurre nuk ka shkelur ne dyert e gjykates ku e vetmja deshmi e tij mbi kete ngjarje eshte ajo e dhene ne Ambasaden Amerikane ne korrik te vitit 1999 me ndermjetesimin e ish-ambasadorit amerikan Frouik. Ne fakt me shume se sa nje deshmi eshte nje rrefim se si e ka pare ose me mire si e ka treguar kreu i PD Berisha vrasjen e Azem Hajdarit.

      Deponimi i Sali Berishes eshte bere perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik. Ne fakt ky ka qene dhe misioni kyesor i ish- ambasadorit amerikan ne Tirane duke qene se aso kohe Partia Demokratike kishte kushtezuar futjen e saj ne Parlament me zbulimin e vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Dhe ish- ambasadori e ka filluar prej ketej punen e tij.

      Pas shume perpjekjesh ai ka arritur te binde Berishen te deponoje. Ne kembim ai ka ofruar se qeveria amerikane do te ushtroje presion prane autoriteteve shqiptare per zbardhjen e enigmes. E keshtu palet kane rene dakord. Me 19 korrik te vitit 1999 ish- ambasadori amerikan dhe kreu i PD kane nenshkruar dokumentin qe eshte . ishte i njejti tekst per te cilin konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively shkruan Une vertetoj se dokumenti i bashkangjitur eshte kopje e vertete dhe besnike e origjinalit dhe se eshte shqyrtuar me kujdes nga ana ime i krahasuar me origjinalin dhe eshte konstatuar se perputhet fjale per fjale dhe shifer per shifer. I njejti dokument i eshte dhene edhe autoriteteve me te larta te vendit Ministrise se Drejtesise dhe grupit special te prokuroreve qe hetojne vrasjen e Hajdarit.

      a ka ndodhur ne bote qe nje kriminel te jape deshmi ne nje ambasade te huaj…as ne koloni te pjerdhura nuk ndodh….prandaj e hedh shurren perpjete ky perbindesh se ka Lute nga pas..

      1. majlinda says:

        Kjo duket mese e besueshme, berisha ky kriminel ne gjak dhe shpirt, luftenxites dhe qe nuk e do kete vend te jete i qete dhe ne paqe, Ky nxit krimin ne shqiperi tani, dhe paguan vrases me pagese, te gjitha krimet e pazbuluar kane lidhje me kete monster qe shqiptaret e paten fat ta ken ne krye te shtetit per shume vite,

    2. Lenci says:

      Ervino nga je tu shkrujt? Nga 21 Dhjetori?

    3. Lenci says:

      Ervino nga je tu shkrujt? Nga 21 Dhjetori?

    4. Lenci says:

      Ervino nga je tu shkrujt? Nga 21 Dhjetori?

    5. Psw says:

      Ja dhe komentuesi dixhital …. I bie që ky është vete Ervini ose dikush tjetër që ka kryer ose ka marrë pjesë në vrasje.

    6. shqipetar Vlora says:

      Shume interesante ky zbulim z.Baze:
      Perfaqesimi Krimit ne nje Parti Fantazem,Ideatori se ciles por qe
      eshte ne Koalicion me ta,eshte Sali Berisha.
      Dhe sa here qe i nevoitet per te demonstruar Panikun,Ai Renton prej tyre.
      Jane vertete te frikshem,ndaj edhe Berisha po tregohet Karaduz.
      Kesisoj Ai e ka shpene kete vend nga cdo pikepamje,ne Piken e Poshtme Zero.
      Ne keto nivele e ka degdisur edhe Debatin,ne niveleet me te ulta te Etikes.
      Fyerjet dhe Ofendimet i konsiderone si shenja Trimerie,ndaj edhe i hedh Syte nga te vetet
      dhe fillone dhe zgerdhihet.Jo me kote ju thote kundershtareve te tij:Pusho Ti se ta bej ashtu dhe keshtu!
      Ky pra eshte Saliu dhe Farsat e koalicionit fantazem te tij.
      Ky pra eshte Saliu qe e ka katandisur kete vend ne kete pike te Hallit,sa jo vetem kjo Qeveri e Sotme,por kushdo qe te
      ishte,perpjekjet do fillonin me mbushjen e Gropave per te arritur ne nivelin Zereo dhe mandej te filloje
      ta Rimbekembe Shtetin. Ta Rimbekembe eshte fjale Veper Konkrete me e sakte se te thoshin Rilindje!
      Shiko pra sa shume i duhet cdo Qeverie te rrafshoje gropat e lena nga Berishizmi,i cili me te drejte po Perpiqet me cdo forem
      qe ta mbroje veten nga tere ato zallamahi qe ka konsoliduar.Nje Konglomerat Hallesh:Si Prona tembivendosura,Informalitet te papare,Kultivim kultesh,Kriminela pa hesap.E shume te tjera qe kane sjelle Prostitucion,dhe Varferi.
      Korupsioni eshte bere Termet i ketj vendi.Paraja shet nderin! Ajo te mbyll Gojen! se ndryshe te Vret!
      Ajo ben edhe koalicionin me te realizuar,sepse ose me hir ose me pahir te Blane dhe te Rentone.
      Keshtu ti ne hije,ben dhe sajon ate qe deshirone.Kaq ben edhe Saliu,ndaj sikur vetem me kaqe ka
      Kupen plote per te qene ne Izolim te Plote.Kjo duhet bere per te qene i bindur te thuash se Vetem keshtu
      mund ta Rindertosh nje Shtet.Te prishesh pra ;Koalicionin me Partine Fantazem te Krimit.
      Kjo bashke me Berishistanin te jep pershtypjen e nje ISIS ne vendin tone.
      Ndaj : Mos ju besoni ulurimave te Berishes dhe pasueseve te tij,Ata vetem Amplifikojne Mashtrimin.
      A nuk e shikoni se Ai edhe Kryetarin e PD e ka te Rentuar? C,pret atehere?

    7. adi says:

      E CA VETE MOR SHOKE
      PS E MBUSH PARLAMENTIN ME TE PAKTEN 20 KRIMINELE QE DETYRON EUROPEN DHE AMERIKEN TE BEHEN BASHKE PER TE
      DEKRIMINALIZUR PARLAMENTIN DHE PAPRITUR KUPTOJME QE PASKA EDHE ME KEQ. NA QENKA PD SE NJE OFICER POLICIE I PD NA QENKA KRIMINEL.
      O NJEREZ PER NE SOT, DHE FATIN E FEMIJVE TANE NESER. VOTOJNE KRIMINELE TE REZIKSHEM TE NJOHUR NDERKOMBETARISHT QE NE ATE SALLE I KA CUAR DIKUSH NUK ESHTE SE SHKUAN DHE E PUSHTUAN.
      DHE NE ME NE FUND E GJEJME TE KEQEN QENKA NJE KRIMINEL ORDINER QE THUHET SE ESHTE I PD.

  2. kujtesa says:

    Une e pata thene me kohe qe,ashtu si çdo Janar pas 2013,filluan hedhjet ne ere te shtyllave te tensionit te larte me ane te tritolit dhe qe u provuan se kishin lidhje me grupet kriminale qe drejtonte Flamur Noka,ashtu edhe vrasjet dhe rembimet e bera ne kete fillim viti,kane prapaskena te pista qe drejtohen nga politikane te djathte.

  3. aqif tahipi says:

    dhiz iz a mirakull ov fridem. nuk e kam njoft baxhanakun tim ,ju them un jue.O Mero per fat te keq shqupi eshte fole kriminelesh qe kane 25 vite qe po i pine gjakun shqiptareve te ndershem.

  4. Eni says:

    Z.MERO,Opozita e vete krimi në Shqipëri,prandaj mos e justifiko!

  5. Arditi says:

    Mero plase duke u mare me Sali Berishen qe dikur e kishe ikone dhe e doje me shume se babain. Po kur te ike Sala nga kjo bote me se do meresh apo do ti kthehesh Edi Rames qe atekohen e dashurise tende me Saliun nuk le gje pa i thene e shkruar pa meshire edhe kur atij po i luanin mendte nga semundja e djalit. Po je vertete si hiqesh bjeri edhe dyshes se famshme Edi-Like, apo nuk te le ndergjegja e mjeshtrit perfitues……

  6. eli-tiv says:

    ….Saliu ashtu sic mendon edhe vepron…..thjesht drejton krimin…e nuk eshte preh i tij..Fushata qe filluan kender dekriminalizimit eshte frika se mos bota i krimit ju del jashte influences…e pa ata..ADIO pushtet per gjithmon…
    Krimin saliu nuk e drejton me alibean e aldo bumcin…..Me sa duket ne kete bote ka futur lulin per ta burreruar…TE shohim me tejjj…..

  7. Skerdi says:

    Po Mero po, keta te tjeret duan me na bo Mbretin Edi I duke ndryshu ligjet ne mes te mandatit, ndersa ti i bie plakut qe dhe icik do e marre Zoti!

  8. luis says:

    Mero duhet thene shkoqur se Shqiperia ka shpetuar njehere e pergjithmone nga nje parti teresisht kriminele.Shqiptaret kurre nuk e votojne me ate parti qelbesirash.Edi Rama i ka vene shpatullat vendit dhe do e shpetoje nga katrahura e plehave dhe injorantave shpirtzinj.

  9. alphade says:

    Te gjithe shqiptaret e dine se ne Shqiperi krimin e organizon dhe e drejton Sali Milloshevici per destabilizimin e vendit …!!!

  10. Vani says:

    Bravo Ardit. Koment perfekt

  11. sit... back..and relaks →→→ says:

    Opozita nuk eshte PD, opozita eshte populli qe vuan perdite mungesen e punes, mungesen e enrgjise, mungesen e ushqimeve, mungesen e perspektives, mungesen e sherbimeve, mungesen e parave, mungesen e edukimit, shkollimit, mungesen e rendit dhe qetesise etj etj si keto qe duhet ti siguroje qeveria ne pushtet dhe jo PD ke bregu lanes. pra shoke gazetare te Temes me ne krye Meron por dhe shoket e tjere gazetare neper gazeta apo televizione qe i lepijne bythen qeverise, duhet te behen pale dhe te bashkojne zerin e tyre me hallet e njerezve qe nuk duan tja dine kush eshte ne pushtet, por duan te kene nje jete me te mire per veten e tyre dhe femijet pamvaresisht nese qeveris pd, ps apo vk. Media sot ne shqiperi i eshte bashkuar vijes ideologjike te pushtetit te rradhes. Ne sherbim te ketij pushteti Pronaret dhe analistet e medivave bejn sikur harrojn qe media eshte opozita dhe aleatja e vertete e opinionit publik dhe komunitetit dhe ulerasin neper artikuj trushpelares duke pyetur si te habitur se ku eshte opozita e pse nuk ben opozite, pse luli ben kete e nuk ben ate, pse saliu keshtu e pse ashtu nderkohe qe populli thote, ore mire roja qe ka faj se nuk ruajti lopen, por po keta qe po e vjedhin lopen me gjithe ahur nuk paskan faj. Mero me median e tij duke bere sikur kerkon te inkurajoje nje opozite te forte ne fakt ben lojen e pushtetit duke e degjeneruar edhe me tej “opoziten” e vetedegjeneruar dhe duke i transmetuar indirekt opinionit mesazhin se vertet qeveria e lartegjatesise ka ca gabime po skemi cbejme do i durojme se “opozita” (PD dmth) eshte akoma me keq. Ketu eshte gjithe kyci i kesaj propagande bythelepirese, media duke mos dashur ti bjere qeverise i bie PD duke i dhene statukuone e se vetmes opozite ne vend dhe duke e lene popullin te eci qorrazi midis te keqes se madhe e te keqes se vogel. Ne kete menyre Mero dhe te tjere si ai, ne menyre te kamufluar i japin suport pushtetit ne kurriz te miletit. Media duhet te jete ne opozite te perhereshme si me poziten ne pushtet dhe me ata qe pretendojne te vijne ne pushtet pasi vetem keshtu i behet sherbimi i duhur njerezve te ketij vendi te cilet pasi iken cifligari i rradhes bien nen kthetrat e cifligarit te ri. Per fat te keq sot ne shqiperi nuk ka nje media apo shtyp te lire e vertete te pavarur qe te jete ne krahun e votuesit, ekziston vetem media e cila shkon gjithmone ne krahun e “fituesit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje