Që reforma në drejtësi, të mos katandiset si ligji i dekriminalizimit

5 Shkurt 2016, 19:18Editorial TEMA
Që reforma në drejtësi, të mos katandiset si ligji i

Nga Mero Baze

 

Ligji për dekriminalizimin e politikës shqiptare, i cili do të fillojë të zbatohet në muajin mars, do të legalizojë “pastërtinë” e parlamentit aktual shqiptar, duke dëshmuar se konsesusi i vetëm që funksionon në këtë vend, është që të mos preket askush. Ligji, edhe pse u trumbetua si një aksion i madh politik, në të vërtetë u redaktua në atë mënyrë, që askush nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë, të mos prekeshin prej tij.

Të parët që duhet të shkonin në sitë ishin politikanët që kanë shmangur gjykimin e tyre për shkak të pushtetit në raste të krimit politik. Rasti më flagrant është mos hetimi i ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, për vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011, që u shmang përmes presionit me Komsion parlamentar dhe me retorikën e dhunshme kundër institucioneve të shtetit shqiptar, presidentit, kryeprokurores, shtypit kritik etj.

Pas tyre duhet të prekeshin ata që kanë shmangur gjykimet për shkak të mandatit të deputetit, ose procedurës. Edhe ata u përjashtuan.

Pastaj u përjashtuan ata që janë dënuar, por i ka kapur amnistia, dhe në fund u gjet një gjë të shpëtonte dhe Arben Ristani.

Kështu që tani gjendemi para një paradoksi të madh. Nga një anë themi që ky është parlamenti më i përfolur i historisë së Shqipërisë për lidhjen e politikës me krimin, dhe nga ana tjetër mbetet më i paprekuri nga ndëshkimet që jep ligji për dekriminalizimin.

Kësisoj, ligji mbetet më shumë një produkt i një parlamenti kriminal për të mbrojtur vetveten, se sa një standart që ndëshkon këtë realitet.

Imuniteti që i ka dhënë ky ligj këtij parlamenti, është një mënyrë për të shmangur çdo krim të politikës në të ardhmen dhe për të ndëshkuar vetëm delinkuentë të vegjël, që duan të futen në politikë për t’i mbajtur ata “larg konkurrencës” me kriminelët e mëdhenj në Kuvend.

Ligji u katandis kështu, pikërisht për shkak të imponimit të formulës konsesuale, e cila është një mënyrë për t’i kënaqur të gjithë, dhe jo një mënyrë për të bërë një ligj të drejtë. Plus kësaj, ligji është një  formulim tërësisht antikushtetues dhe i papranueshëm, jo për t’u miratuar, por as për t’u lexuar nga Komisioni i Venecias, ku po ashtu ranë të gjithë dakord që të mos e çojnë.

Pas këtij ligji, po bëhet një përpjekje e dytë për të miratuar me konsesus reformën në drejtësi, për të cilën palët ndahen pikërisht për shkak të halleve konkrete që kanë. Kjo ndjehet qysh tek debati i sajuar për Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe deri tek njësia Speciale Antikorrupsion që do të prodhohet nga reforma.

Nëse dhe për reformën do të përdoret e njëjta llogjikë “konsesuale”, në fund të do të kemi një dokument që nuk cenon askënd, dhe që konsolidon këtë klasë politike pa i hyrë gjemb në këmbë.

Nëse duhej në këtë rast mbështetja perëndimore, sidomos ajo e SHBA dhe BE, duhej për të diktuar një ligj të drejtë, të rreptë dhe stabël, dhe jo një konsesus për të mos u prekur askush. Pazarin që e shesin për konsesus,  politikanët tanë e arrijnë dhe pa ndihmën e perëndimit.

Presioni i perëndimit duhet në këtë rast për të thyer pengesat që ngre krimi përmes politikës në arritjen e një reforme  me standarte të larta ligjore, që konsolidon shtetin e së drejtës në Shqipëri. Presioni i Perëndimit duhet të përdoret për të identifkuar dhe për të thyer pengesat reale që ka në këtë rrugë dhe jo për të maskuar dakordësinë për të mos bërë asgjë, si konsesus.

14 komente në “Që reforma në drejtësi, të mos katandiset si ligji i dekriminalizimit”

  1. OOOOO says:

    SALIQENI NUK NEVOJE PER REFORME KOZMETIKE ..O PLUMBI O PRANGAT
    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

    1. spartaku says:

      OOOO! Bravo! Koment i sakte,dhe interesant.Me gjithe keto krime qe ka bere Sali Berisha,si nuk ka turp qe del ne sy te njerzeve? Ai eshte i lyer kembe e koke me gjak shqipetari,dhe te pafajshem.Eshte e çuditeshme.Saliu mund te jete jashte toksor,se njeri nuk mund te jete.Te gjithe kane nje zemer qe i dhimbet,nje mendje qe mendon dhe vepron drejte,por jo,ky eshte kafshe qe nuk di çfare bene.

  2. juli says:

    Fatmir meHdiu i denuar u fsheh me muaj nga frika se mos e kapte ligji,e shikon sot se si kaperdiset dhe jep mend se si duhet te behet reforma ne drejtesi,ashtu si me lendet kimike kur thoshte se sdua nje gerdec tjeter,keta te pacipe do votojne nje reforme
    drejtesie te drejte!!

  3. baffo says:

    si gjithmone je mese i sakte z. Baze

    1. Din Paku says:

      Si gjithmone Meroja eshte i sakte, me perjashtim te asaj qe gjithmone fetishizon perendimin. Motoja dhe thelbi i qendrimit te perendimit ne politiken shqiptare eshte “Mos u zini me njeri tjetrin opozite dhe pozite si kundershtare te papajtueshem, si ne nje vend te prapambetur. Ne nje vend te perparuar europian pozita e gjen gjuhen e perbashket me opoziten, me ane te konsensusit”. Dhe kete qendrim Meroja asnjehere nuk e ka atakuar, kur dihet shume mire qe ne keto 25 vjet ky qendrim eshte shkaku kryesor i moszgjidhjes se situatave konfliktuale politike ne Shqiperi dhe i riciklimit te te gjithe politikaneve problematike dhe kriminele. Frika eshte e madhe qe edhe kjo “reforme ne drejtesi” te perfundoje si reformat e tjera, ashtu siç shkruan Mero, por me orjentimin dhe kujdesin e perendimit, siç nuk e permend fare Meroja.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ke te drejt Mero.. Perendimoret thone gjeni konsesus per miratimin e Reformes ne Drejtesi.. Po nuk u gjet ?!?! Perendimi duhet te ndahet nje here e mire nga ky loj ping pongu dhe ne qoftese do te perzjehet ne nje ndihme te madhe per shqiptaret ta thote troc.. Ta thote c’fare ka kuptim.. Ta thote qe njera pale ose tjetra te pranoj ato qe jane shkruajtur.. I pelqen ose jo opozites ose mazhorances TA THOTE qe kush duhet ti nenshtrohet atyre qe thuhen.. Jo ferko koken njerit e tjetrit.. Ore s’do nje pale c’fare do besh ?!?! Thuaje do besh keshtu sic thone ata qe merren me kete pune.. Perendimi duhet te distancohet nga nje albiter dhe per here te pare dhe te fundit te japi verdiktin e tij per kete gje kaq te munguar per ate shtet..

  5. Pionier Lubonja says:

    Mero,do tja gjesh rrenjet krimit:ANALIZO 2 PUPULISTET BERISHA-BLUSHI QE I HA ‘MERAKU’ I DEMOKROACISE BRENDA GJIRIT TE ‘BANDA’ PARTISE KUR KANE 25 VJET QE I VUNE KAZMEN SHQIPERISE!

  6. mona says:

    Mbas dekriminalizimit dhe reformes ne drejtesi, duhet bere nje ligj per reformen ne drejtesi.

  7. mjere ne says:

    Mua kaq me eshte ngulitur se nuk e do askush, sa edhe thirrjet histerike te Rames qe reformen do e votoni ose do perveloheni me ngjajne nje forme per te krijuar incident dhe show. Se ai qe do ta beje tamam, rri i qete dhe behet trim kur vjen momenti. Por mor Mero me kete popull injorant, ai qe ka mesuar dy rrengje e tall bythen kollaj pa i hyre ferre ne kembe.

  8. Rroku says:

    Sali Berisha: pensioni 2.1 million leke
    Namik Dokle: pensioni 1.7 million leke
    Jozefina Topalli: pensioni 1.6 million leke
    Arta Dade: pensioni 1.6 million leke.

    A jane hajdute keta qe kane siguruar per vehte pensione me te larta se rrogat qe kane pasur. A ka burg per keta hajdute?

  9. Pashua says:

    Reforma ne Drejtesi dhe Dekriminalizimi,nje Binom
    qe pertej pritshmerive ,ky konsensus me sa duket sigurone
    qetesi per tere ata Badakcinj te Orkestrimit.
    zBaze,i ka thene sakt gjerat,madje per te gjithanivelet e
    orkestres. Ndaj edhe vjene ere e keqe tere atokacafytje dhe
    nderthurje fjsalesh qe me te drejte Populli po i konsiderone si
    Lufte Gjelash,qe kerkojnete Trembin Pulat! kuptohet;gjithecka Gjasme!
    Pra: Dekriminalizim Gjasme! Reforem ne Drejtesi Gjasme! Dhe Kacafytje Gjasme!
    Por qe prodhone ate Sherbet qe Embelsone vetem Orkestrantet! Prandaj
    themi: Ku Ishe?- Hic gja kundi! Dhe duke ferkuar Duart i thone njeri tjetrit:
    Varri Leshte! Monologe Djaloge dhe Retorika sa po na lene pa Goje!
    Te mberthyer pas Ekranit ,dhe duke pare ata,po kthehemine Skizofrene.
    Here here na duket sikur e kane me te vertete,por kur shohim qe ne turem
    dalin per kafe dhe ne salle mbeten vetem nja dhjete vete,bejme pyetjen:
    Mos valle tallen keta me Ne?Po zaten aqta nuk e kuptojne se cfare shije
    lene tek Ne! Vertete Parlament Rrumpalle! Dhe keshtu nuk ka si te shkoje
    ndryshe edhe Jeta e Jone!.Se c,jane edhe ca Kokra ne ate Parlament,qe ne te tjera
    kushte,as Lopen nuk ju Besone,me shume pa Goje sa edhe Gjumii kaplone!Ka edhe ne krahun
    e Mazhorances te tille,por Ata jane shume qe do te thote se ka per te fjetur
    ka edhe per te Folur.Keshtu qe Dekriminalizimi as per Karrem nuk do hyje ne Pune.
    Me qetesi me Dashuri po e hedhin disa te tjere. Nejse,Nje Plan e kane te gjithe
    me konsensus: Te shtojne Majmerine! E Ce,thote Cami! Kur orkestrantet e dine se po te
    bejne Reforem,humbasin Dhjamin! Mire ore mire,po te shikosh ne ate Parlament
    Mul Noken dhe Kaobojsin,kesaj si t,ja veme emrin.Ka edhe ca te tjere,prandaj
    ktheheni ne rrahe te pare aqte Parlament vetem per Njerez,pastaj mund
    te filloni te beni gjera te mira.Injoranca dhe te fortet Sot per Sot,konsiderohen
    Vlera e Parlamentit.Dhe ky eshte Problemi.

  10. oldman says:

    O MERO!
    Tallja dhe mashtrimi me popullin po vazhdon njelloj si me pare..
    Ku ka bere vaki qe hajdutet ti bejne gjyqin vetes per te shkuar ne burg??
    Nuk vendoset Drejtesia ne Shqiperi nga shqiptaret. Pse lodheni kot??

  11. karanavalet e venecias says:

    Eshte hera pare qe zoti Mero cfaq pendese per “optimizmin” e tij ne lidhje me Barcaletat e Lu & Lulit per dekriminalizimin dhe reformen ne drejtesi…qe eshte jo vetem mashtrim por dhe nje plan I lexueshem per te demtuar PS ne mynyre te rrafinuar..per te vene Bashen ose ndonje Malltez k/m ne 2017….Me kriminalja eshte veprimtaria e Edi Rames qe po beht kurban me deshiren e tij si ne 2011 kur iku me bisht ne shale..pasi I tha Sala do te bej VARRIMIN ME MADHESHTOR…nen zgerdhimjen famekeqit Arvizu

    Nqs dhe Mero dhe fansat e tij nuk e kuptojne se kjo eshte loje do te thote se jane budallenj…por nqs e kuptojne dhe bejne keto artikuj per biznes ky eshte mashtrim.

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ””””””””””””””””””””””””””‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Numeri shume i madhe i politikaneve,gjyqtarve dhe prokurorve,qe do te hetohen,do kerkoj shume kohe,mbase deri ne zgjedhjet e ardheshme,por ata i kane pastruar leket apo voluten e tyre,dalin te “paster” !
    Politikanet vetquhen te “paster”,kete e kane te drejt ligjore,nxjerrin amandamente !
    Po qe se do ishte kaq e lehte,nuk do kishte te politikane te koruptuar ne BE,SHBA etj.
    Institucionet nuk drejtohen nga shenjtoret,ato jane vartes se politikave parlamentare dhe partiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje