Përndjekësit e rinj të Zhitit

3 Shkurt 2016, 19:45Editorial TEMA
Përndjekësit e rinj të Zhitit

 

Nga Mero Baze

 

Në edicionin qëndror të lajmeve të TV Klan, pati një koment të ashpër ndaj një zyrtareje të Ministrisë së Kulturës, e cila qënkësh në Itali dhe merrte ende rrogën në Ministri. U bëra kurioz, se nuk para të ndodh të dëgjosh sulme mbi qeverinë nga TV Klan, dhe sidomos për gjëra korruptive. U interesova për kë bëhej fjalë.

E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta më perversja dhe klientelistja që mund të ndodhë në një vend, ku ende kësaj qendre agjitopropi, i lejohet të quhet televizion kombëtar, por që merret me hallet e një katundi në Lezhë.

Historia është e thjeshtë. Sulmi i paprinciptë dhe tonet e larta kundër “korrupsionit” të Ministrisë, bënin fjalë për Eda Zhitin, zonjën e Visar Zhitit, e cila nuk e ka mbledh veten nga humbja tragjike e të birit dhe disa herë është detyruar të kurohet për depression, deri tentim vetëvrasje në Itali.

Tragjedia e familjes Zhiti ka në qendër dy prindër, të cilët një zot e di ku e gjejnë forcën që janë ende në këmbë, pas humbjes së djalit të vetëm 20- vjeçar. Pas tragjedisë, kryeministri Rama emëroi Visar Zhitin ambasador të Shqipërisë në Vatikan, por emërimi u kundërshtua me egërsi nga presidenti Bujar Nishani.

Nuk ishte një çështje tërësisht politike, siç deshën ta paraqesin komunistët e PD, si një lloj “flirti” të Zhitit, ish i burgosur, me këta “ish- komunistët”, por një arsye tërësisht banale, si çdo arsye e Bujar Nishanit, tërësisht klienteliste dhe katundareske. Bujar Nishani ka të punësuar në Presidencë një nuse të Frangajt, dhe emërimi i Zhitit në Vatikan, linte pa punë motrën e Frangajt, një nëpunëse mediocre, e emëruar aty për shkak të vëllait shërbëtor qeverish dhe e mbetur aty për turp të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Kaq banale ishte kjo histori, sa u politizua dhe debati u orientua jo rreth një nëpunëse mediocre, që nuk meriton të jetë asnjë orë në ambasadë, por rreth faktit nëse ka tradhtuar Visar Zhiti, si ish- i burgsur apo jo. Dhe si pëfundim, Visari nuk u dekretua ambasador.

Zonjës së tij, e cila si nënë, nuk po e përballon dot ende fatkeqësinë, i është dashur të shkojë të marrë regjim spitalor në Itali, dhe ministrja Kumbaro ende nuk ja paska shkëputur marrëdhëniet e punës. Për këtë qendra e zërit e Frangajve, ka dhënë kushtrimin për korrupsion, dhe kërkon, që ose t’i hiqet rroga zonjës Zhiti, ose të penalizohet ministrja Kumbaro. Dhe arsyeja është përsëri Visar Zhiti dhe prania e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, i cili pengon ëndrrën e motrës së Frangajve për të shkuar edhe më lart (Zoti na ruajt, dhe kjo mund të ndodhë).

Visar Zhiti është nga ata ish- të dënuar politik të komunizmit, që e ka të pastër historinë e dënimit dhe mbijetesës. Ai hyri dhe doli nga burgu një poet i ndjerë, dhe i injoroi persekutorët e vet të komunizmit, dhe kur i kishtë në të njëjtën tavolinë pas viteve ‘90.

Por, tashmë në horizont, që pas fatkeqësisë së tij familjare, janë shfaqur disa përndjekës të tjerë, dhe këta janë Frangajt, të cilët nuk quajnë fatkeqësi humbjen e një djali të vetëm, por humbjen e vendit të punës, tërësisht të pamerituar, për një familjar të tyre. Meqë profili i lartë i Zhitit, i la pa arsye argumentat për t’u krahasuar, tani angazhohet një medie me liçencë kombëtare, të përndjekë gruan e tij, me shpresë se do ta rikalojë në depresion dhe do t’i detyrojë Zhitët më në fund të dorëzohen para fatit të Frangajve dhe t’i hapin rrugën mediokritetit, klientelizmit dhe pafytyrësisë së një njeriu, që shkel dhe mbi kufoma për pasionin e tij ndaj pushtetit.

Kjo është përndjekja e dytë më e ndyrë, më e rëndë, më fyese, më poshtëruese dhe më e pamëshirshme, që i bëhet Zhitit, jo më në emër të ndonjë ideali, por për shkak të vlerës që ai ka dhe asaj që meriton të marrë nga shteti shqiptar, dhe që është pengesë për Frangaj dhe Nishanin.

Dhe nazistët do ta kishin zili këtë përndjekje dhe këtë torturë ndaj kundërshtarëve të tyre, përndjekje që dëshmon çdo të thotë ta lësh shoqërinë në dorë të Frangajve, kur pushteti e lë të ndjehet si zagar gjahu.

39 komente në “Përndjekësit e rinj të Zhitit”

  1. niko says:

    Frangajt jane bataku i Lezhes dhe i gjithe shoqerise shqiptare. Ptuuuu rrace e felliqur.

    1. Pilo Lala says:

      E keqja e ketyre si puna e Frangajt eshte, se te qepen dhe nuk te ndahen pa te bere keq.
      Zanati Spiunit, eshte i hershem.

    2. Remziu says:

      Motra e Frangajt shuke shpejt do te shpallet persona non grata nga Vatikani, pse kunder saj ka nje ndjekje penale nga ana e shtetit italian per akte rrugaçerie kunder policise italiane. Edi Rama te dhjefsha 1 milion votat qe ke marre.

    3. Ulrik says:

      Gallate ne Presidence. Jari po pregatitet te dekoroje mjekun Pajtim Lutaj. Motivi: i paditur. Ajo qe dihet, eshte se para disa javeve ky mjeku Lutaj nga Vlora i ofroi nje sherbim pa pagese nje femije nga ata qe “kujdeset” zonja Odeta, dhe fup dekorata. Shkurt, Pajtua qe rrjep gjysmen e shqiptareve, bleu nje dekorate nga Jari me ndihmen e Odetes, per bamiresi, megjithese e ka te shtirur. Turp per mjekun, por edhe per Jarin, por edhe rektorin e Universitetit te Mjeksises,. Nuk vleresohet bamiresia e nje zhvatesi puplik.

  2. E perndjekura says:

    Turp , qe akoma diskutohet per Visar Zhitin, dhe familjen e tij
    .Shoqeria jone duhet te krenohet me figura te tilla qe gjenerojne fisnikeri dhe miresi.
    Turp , aty e gjeten korrupsionin ne ministrine e kultures, tek rroga e Eda Zhitit?

  3. Psw says:

    Një shprehje latine thotë: ” Demi përdor brirët, ujku dhëmbet” … Frangajt gjuhën në rastin tonë. Kjo do të ishte normale në “luftën” mediatike, por ky kodoshi i Klanit i është dhënë liçenca për të folur kurse në realitet e përdor eskluzivisht për të lëpirë ose ashtu si nepërka për të testuar atë që do kafshojë….

  4. Tarrasi says:

    Nuk eshte shoqeria shqiptare. Mero, ne dore te Frangajve , por eshte vete Edi Rama.

  5. qukapiku says:

    TV Klan eshte me rrugaci,tamam nevojtore,jane mbledhur plehra ,keshtu i desh Sala .Mire se zbriten pa corape po tani jane bere dhe komentator futbolli,moderator e quan vehten Fevzo palacoja.,ndoshta behen dhe moderator te te burgosurve.

  6. Furtuna says:

    Motra e Frangajt akoma ne perfaqsine diplomatike ne Vatikan? 7 a 8 vjet ka atje, pa konkurs e pa gje, qe vetem e ka shkateruar ate perfaqsi. Po ky Bushati minister qenka i papame. E ka bere ate ministri e perfaqsi vaj me det. Turp turp.

  7. niko says:

    kur perpiqet te justifikoje vjedhjen me te drejte zakonore, autori ka rene me poshte se Klani,… nejse ndodh kur paguhesh!

    1. niko says:

      Perdor emer tjeter ti o bastard manipulus.

  8. Boksi says:

    Faji eshte tek KM Ed Rama dhe Ministri Bushati qe ja kane ndjere lezetin TVlepirjes se Sander Burgaxhiut!!!

    Ka nje zgjidhje fare te thjshte – Ministri e xakton zv.Ambasador dhe Nishanit i bien mustaqet se te tjerat i kane rene…

  9. edi frangu says:

    o mero o derzi! e di qe motra e sander frangajt rri ne ambasaden shqiptare ne vatikan pasi eshte pa shkolle te mesme dhe te larte por te blere nfa frangaj dhe sherben qe kur te shkoj e ema e sandrit ne rome ajo t pres e shetis me makinen me targa diplomatike neper itali?? e di se ajo perdorete makinen e ambasades qe kur shkonte fevziu apo sandri ne rome apo edhe ai edi frangaj nje kokerr injoronit. dhe i priste makina dipomatike ne aeroport?? dhe makina rrinte ne sherbim te tyre!!!
    Tani duket se Zhiti ua ka prishur kete strehe te piset dhe duke ka kerkuar largimin e motress e sanrdrit nga amabsada,se pse ka ndare tre burra deri tani>> hahaha., cfare monstre frangajt. por kur ai ben edge me edi ramen keshtu si me saliunb esthe turpi i rames..

  10. RAMA ESHTE I KAPITULLUAR ME TURP PARA FRANGAJT .. says:

    Ne fakt e kam thene dhe do ta them qe ky Visar Zhiti kurre nuk me ka pelqyer ne jetn e tij para dhe pas 1990 sepse kam lexuar shume nga jeta e tij dhe konkluzioni nje VIKTIME E MJERE qe me shume I ka bere dem vetes se dikush tjeter.Kush e njeh qe nga babai I tij qe ishte dissident budalla kunder enverit dhe I biri beri hara-kiri me vone.

    Shikoni cfare bene keto Zhitat per Gerdecin dhe 21 Janarin…u futen ne llogoren e krimit te Berishes dhe Klanit te tij dmth te ketij Frangajt.

    Te kuptohemi nga ana humanitare ky tip me dhimbset ne INFINIT..sidomos per djalin nje ENGJELL..por kjo nuk do te thote se V.ZH ka qene shume here ne anen e gabuar biles dhe ne anen kriminale te historise..psh

    Nuk I falet V.ZH te ishte nje berishist fanatic ne fillim te 2013 qe u be minister I tij
    nuk e ka ditur qe Berisha kerkoi denimin me litar te shoshorit kur enveri e denoi thjesht me burg..

    Nuk e dinte V.ZH se berisha ishte nje BABY SITTERS I andi bushatit qe I fshinte bythen nipit te hysniut dhe I mabnete LINES-AT vajzes ramiz alise ??
    +++++++++++++++++

    Por ketu kemi dhe nje gafe te Meros ..PSE ?

    nje nga tradhetite e pista te Edi Rames ishte pikerisht 5 dhjetori ku Edi Rama kapitulloi pa kushte para KU KLUS KLANIT SHQIPTAR…biles nuk mungoi as Shkerdhen berisha me WHOREN e tij.

    Biles Edi Rama per te njejten linje ofendoi dhe KRISTO FRASHERIN(ndjeste paste) qe eshte kollosi I fundit I letrave shqipe dhe u dorzua para dyshes te media-mafias 2F

    Prandaj ketu gabon dhe Mero qe bashkon lotet me Zhitin..Kjo eshte e dhimbshme por keto ‘lote” nuk duhet te shkojne kunder ndyresise Frangaj POR ti behen “plumba mediatike” Edi Rames I cili ka kohe qe ka lene rrugen e zotit,,ka kohe qe ka tradhetuar votuesit e dy qershoreve:

    Njihuni dhe me diten qe Edi Rama “u vra” duke bere gallate me ku klus klanin e berishes..ku nuk mungoi xeni me arminen si ne pasarela e modes krimit..si al pacino made in serberisha

    ++++++++++++++++

    5 dhjetor 2014..harakiri Rames

    +++++++++++++++
    U bë promovimi i një libri per Ahmet Zogollin, bajraktarin e Burgajetit, i cili u shpall mbret nga italianët dhe u përmbys prej tyre. Libri është shkruar nga Blendi Fevziu dhe në promovim ishte krejt elita politike. E një vendi që prej kohe nuk po njeh pjesën e domosdoshme të një elite të tillë, intelektuale.
    Mjaft njerëz janë ndjerë të trishtuar nga kjo që ndodhi, duke e quajtur skandal promovimin e tillë të një libri, vlerat e të cilit ende nuk dihen e për më tepër në një vend që nuk është bërë për ngjarje të tilla. Aq më tepër, që në kohë të ndryshme, jo shumë të largëta, statura të rëndësishme të mendimit intelektual të Shqipërisë kanë botuar vepra të një rëndësie kapitale, dhe megjithatë, ata kanë qenë të huaja për politikën dhe liderët e saj.
    Asnjëherë më parë, (besoj edhe më pas) Pallati i Brigadave, tempulli i paraqitjes zyrtare të këtij vendi, mjedisi ceremonial dhe përfaqësues, nuk është shndërruar në një skenë të tillë, dhe nëse kjo do të ishte bërë për vepra madhore të historiografisë sonë apo për letërsinë e madhe të Kadaresë apo të Agollit, ndoshta do të ishte parë si një vazhdë logjike e dinjitetit të kombit.
    Sidoqoftë, libri për Zogollin bashkoi në një kundërshtarët politikë nga më të zellshmit dhe dua të besoj se pak prej tyre kanë ndonjë ndjenjë respekti per Zogollin e duan të dijnë për bëmat e tij.
    Çfarë ishte ky promovim e përse u bë, pikërisht në atë vend, me aq bujë dhe publicitet, me praninë e shefave të shtetit, në tre nivelet; të opozitës në një nivel, të njerëzve të letrave thuajse në asnjë nivel, të njerëzve që janë në gjykim në nivelet më të larta të Bankës Qendrore, e në fund, të kurriz-ulurve të çdo niveli?
    Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket. Çdo krahasim çalon, thonë gjermanët, dhe çalon edhe krahasimi im me lojën e pingpongut të bërë dikur në Kinë që solli një përmbysje të relacioneve mes vendeve të mëdha, pavarësisht kundërshtive. Por shpesh herë pas akujve që duken se janë ngrirë, ngjarje të vogla tregojnë për shkrirjen. Nuk besoj se ky libër ka një fillesë shkrirje të bashkësisë sonë politike. Ka kohë që forcat politike në Shqipëri, më parë se të shohin kundërshtarin, shohin armikun. Kjo është një filozofi pluraliste e montuar dhe instaluar në Shqipëri nga Sali Berisha, njeriu që mungoi në promovim, por kishte “konsujt” e tij, djalin dhe të dashurën e tij. Nga kjo filozofi bunkeri nuk heq dorë as pasuesi i tij, Basha.
    Por është një shenjë se si një media vizive,ne këtë rast TV Klani, deri dje themeluese e hasmërisë mes kaheve të politikës, pasuese e verbër e një force kundër një tjetre, vendi i shantazhit përmes emisioneve speciale dhe filmimeve të fshehura, zëri më i fuqishëm kundër opozitës së djeshme, kthehet me shpejtësi marramendëse në kahun e kundërt, aty ku është edhe fitimtari i rradhës, për t’ia lejuar vetes se, një ditë tjetër, mund të kthehet përsëri aty ku ishte.

    Kthimi i shumë mediave drejt pushtetit nuk ka të bëjë me qeverisjen e mirë apo të keqe, as me reformat e as me vizionet që përcjell një qeveri. Ka të bëjë me pallatet e ngritura, edhe pa leje, ndaj shumë botues janë edhe ndërtues; ka të bëjë me financimet dhe reklamat, të cilat, ashtu si kanë rendur dikur drejt TV Klanit mund të rendin përsëri; ka të bëjë me heshtjen ndaj prapshtive të bëra dhe borxheve financiare, ndaj të cilave, së bashku, qeveria reagon butësisht, si një përkëdhelje e mbrëmjes.
    Në të vërtetë, pavarësisht se një media ka qenë kundër apo pro një force politike, ata duhet të jenë të njëjta për çdo shtet në trajtimin e tyre, jashtë politikës, edhe kur ta bëjnë borxh me sajesat e pafund; edhe kur e meritojnë të mbyllen.

    Nga ana tjetër është një shenjë, po ashtu e prapshtë se, njerëzit e pushtetit po ngarendin më shumë drejt asaj që ishte e kundërta e tyre, duke harruar se në atë që është arritur nuk është vetëm mendimi i tyre, por edhe i një media të tërë që, duke i përkrahur, rrezikoi shumë e njëkohësisht humbi shumë. Pushtetmbajtësit po ngarendin drejt asaj që ka qenë e mbyllur dhe kundërshtare ndaj tyre, dhe, mjerisht, harrojnë ata që u bënë bartës të vlerave që mendonin se kishin sjellur me vete. Qeveria, e bindur se janë “të tyret”, i lë në harresë, qoftë edhe për një fjalë njerëzore.
    Atëherë çfarë ishte ky promovim? Thjeshtë dëshira për një libër të ri, një pasazh i idesë se liderët e politikës janë njerëz të letrave dhe të vlerave të larta intelektuale? Apo kishte më shumë se sa kaq?
    Promovimi i këtij libri, sidomos në atë Pallat, ishte sharlatanizëm politik. Librin e promovojne fillimisht njerezit e letrave, pavaresisht vleres, idese dhe permbajtjes. Promovimi ishte paraqitja e forces se grupit te Klanit dhe Henri Çilit, perballe pushtetit. Promovimi ishte rasti i artë për të dëshmuar një të vërtetë se, ashtu si nuk kemi ende kudo një media prestigjioze, të dinjitetshme, ashtu edhe ndjenja e përgjegjësisë e politikës sillet rreth hiçit.
    Dëshmoi se mediat vërtet të pavarura, medet, janë ende një specie e rrallë.
    Libri në vetvete ishte shkaku i dukshëm i një mjegulle që po përhapet gjithnjë e më dendur. Për Ahmet Zogollin ky ishte nder i veçantë që i bëjnë, sepse, i vdekur tash sa dekada, po i shërben politikës më shumë se sa të ishte i gjallë.

    Për cilën vlerë u fol në këtë promovim? Çfarë risie solli? Në Pallatin e Brigadave, që mori këtë emër nga brigadat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, pak ditë pas 70 vjetorit të Çlirimit, risillet figura hije e një njeriu që tradhtoi vendin e tij,duke i lënë njerëzit në mesin e katër rrugëve.
    Në Pallatin e Brigadave, pikërisht si një kundërshti ndaj vlerave çlirimtare, presidenti, që ishte po ashtu në atë sallë, i thirrur me një gisht nga bosët e mediave, nuk festoi as 70 vjetorin e Çlirimit, por e transferoi në një restorant…dhe ne fund, Pallati i Brigadave nuk ështe vlerë e Zogollit.

    Ai filloi si një dhuratë tradhtie për Zogollin nga italianët, të cilët, kur e panë se tradhtia nuk ishte e mjaftueshme, e përzunë atë, vendosën ne pushtet kuisligët e tipit Verlaci dhe Mustafë Kruja,që kishin qenë pasues besnikë të Esat Toptanit, dhe e perfunduan Pallatin, qe nuk pati kurrë inaugurim. Nuk kishte as emër. Ndaj mori këtë emër që ka ende sot.

    Dhe në fund: Promovimi ishte dy kuptimesh: Klani kaloi me pushtetin, pushteti iu përkul Klanit. biles kujt i kujtohet nje foto ne kete ceremoni KU FRANGAJ I JEP DOREN RAMES ME NJE DORE NE XHEP ME TANGERLLIK SIKUR TE ISHTE BOSSI RAMES….pra

    RAMA U DORZUA NDYRESISHT PARA KU KU KLANIT TE FRANGAJT & FEZIUT…
    turp…1 miljon here turp…

    1. Ergys Çela says:

      I çoroditur dhe i keq, llafazan me kokën monarkike bosh. Mjere ata që dine te lexojne…

  11. Ganiu says:

    natyrisht qe kam shume keqardhje per fatkeqsine e familjes Zhiti. nderkohe kam edhe te drejten qe te pyes: mos valle Ministja kumbaro e paguan nga xhepi i saj Eden? Nuk eshte e drejte ligjerisht qe te paguhet nje njeri duke mos u paraqitur ne pune. parate e buxhetit te ministrise jane para buxheti nga taksat e qytetarve dhe kumbaro duhet te denohet ligjerisht per veprimin antiligjor te kryer me vetedije. Duhej te gjente nje menyre ligjore qe te paguante Eden dhe une bashkohem me ate qe te ndihmohet familja zhiti, por jo me modele antiligjore.

    1. ana says:

      Ti qenke nje derr komunisti qe rron per mungese varri.Qenke ne dieni shume per komunizmin dhe bijte e tij si pasardhes i ksaj fare.

  12. Ganiu says:

    Ministria dhe buxheti i saj nuk jane trashegim nga babai i kumbaros, prandaj ajo duhet te jape doreheqjen per kete veprim aniligjor.

  13. Thana says:

    Visar Zhiti me jeten e vepren e tij eshte Haveli i Shqiperise, pra shpejt a vone ai do te jete presidenti iRepublikes. Kjo e ardhme e tij u vret syte Bujar Nishanit, Frangajt dhe gjithe atyre qe i kurdisin keto kuklla.

  14. Mentari says:

    nuk eshte e drejte pagesa e rroges pa p paraqitur ne pune>nuk ka rendesi se cfar problem personal apo familjar ka indiviti apo grupu> kur flasim per ruajtjen e parase se shtetit atehere duhet te vendosim standarte qe nuk lejon justifikime se kush vdiq apo kush leu ne kete shqiperi.Vdekja e djalit te tyre eshte fatkeqesi por pagesa e parave te shtetit pa u paraqitur e punuar eshte krim shum I madh kunder thesarit te shtetit shqipta dhe duhet ndaluar me frce aos me persekutim.Ata qe e kan lejuar te depoitojne parate e marre ne arken e shtetit dhe te mbajne pergjegjesi .Nuk mbroj Frangat apo allafrangant se as nuk I njoh dhe as kam ndonje interes ne te ardhmen por paraja e shtetit duhet te mbrohet me forcen e ligjit.Nuk ka vend ne bote qe te mos paraitesh ne pune dhe te paguhet rroga.

  15. Emigranti says:

    Po te behet nje audim i pasurive qe kane vene Frangajt nga pasuria kombetare me cmimet e tregut, i kalojne miliardat, ne Lezhe me argjinaturat ne kohen e sales, pa fpolur per pasurira te medha ne pronat publike, jo vetem grabitjet e nje pjese te madhe te kinostudjos, pore sa e sa te tjera , deri ne brekdetin e golemit ne kavaje. Eshte turp dhe krim te meresh me nje nene, te perveluar nga fatkeqesia qe i ndodhi me djalin e vetem, Duke qene se ishte ne pune ne ministrine e kultures, pore mbase humbjes se djalit ka patur dhe ka probleme shendetesore, per te cilen kurohet ne Itali, ku aktualisht ka edhe bashkeshortin e saj te punesuar prane ambasades shqiptare, nderkohe kure duhej te ishte ambasador i R SH, ne Vatikan, pore qe per turpin e Bujar Nishanit dhe nderhyrjen e Frangajve qe kane motren ne perfaqesine tone ne Vatikan, e penuan Visarin te mose dekretohej nga Nishani. Kjo eshte poshtersi, nuke ua deshirojme fatkeqesine qe pesoi Visari me humbjen e djalit ne lulen e jetes, pore e themi me shpirt e pesofshin ne koken e ture, per shume babezi dhe bashke me to edhe mose dekretimin qe ju be Z, zhiti.

  16. Mero meta says:

    Niko ka te drejte. Ketu nuk eshte problemi i Klanit , por vertet eshte e neveritshme qe ky cift fshihet mbrapa dhimbjes per te marre rroga dhe poste shteterore. Si ju behet xhanem. Me kete tragjedish ka me qindra

  17. arti says:

    Cfar mjerimi i katundarit Frangaj megjith miliardat qe ka be mbetet kafshe e eger…i raft mbi koke ishallah e njejta gje…amin.

  18. LORA says:

    Mero vellai,ikja tragjike e Atjonit,djalit te vetem te Visar Zhitit ,me ka tronditur mua qe nuk kam asnje lidhje apo njohje me kete familje.
    Trajtimin qe Ministria e Kultures I paska bere zonjes Zhiti me duket se eshte krejt I njerezishem dhe I respektueshem;lus Zotin t’i jape forcen e duhur kesaj familje qe te qendrojne me kembe.
    Falnderim per ty Mero,per kete editorial-apel per Qeverine dhe ekskluzivisht per Ministrin Bushati.
    Saper zgjyren a.frangaj,,,,,,,,zgjyre ka qene dhe I tille do te ngordhi,,,,se bashku me rroten e jarit ,sot ne kolltukun presidencial.

  19. ilirian says:

    tragjedia me femijen eshte nje pune me vete, tragjedi personale e familjare, depresioni i prindit, i nenes eshte nje pune qe nuk duhet lidhur me nje punesim fiktiv e rroge sevapi me korrespodence nga shqiperia, kurse ky persekutim i i visarit pas vitit 90 eshte nje komedi me vete, pasi ka gezuar te gjitha privilegjet dhe punesimet qe i kane shkuar nder mend te kerkoje. nuk i eshte dashur te jete tolerant me ish komunistet pasi ata e kane mbajtur ne te njejtin pilaf me te zgjedhurit e tyre. boll me keto jargavitje te peshtira pseudohumaniste.

    1. Bushi says:

      ILIRJAN! Si nuk te vjen turp qe shkruan keshtu ne komentin tende,qe te dhjefsha mu ne komente.Dukesh ti qe do jeshe ndonje bythelepires i Saliut.Ty mendja te ka vdekur.Ngushellime per mendjen qe te ka lene.

  20. dash says:

    Per :RAMA ESHTE I KAPITULLUAR ME TURP PARA FRANGAJT. kush e ka shkruar kete koment ka respektin tim(koment me vlera te shumanshme)

  21. spartaku says:

    Bravo zoti MERO! Eshte nje shkrim shume interesant dhe i dhimbshem.Por kata te pd-ke nuk kane meshire,te cilet e perciellin nepermjet tv klan.Eshte ideologjija e saliut dhe e Bashes qe edukojne njerzit me shpirte krimineli.Visar Zhiti njihe si njeriu me i mire,kurse Bujar Nishani eshte kthyer ne nje sherbetor i bindur i kriminelve te Sali Berishes,qe zbaton urdhrat e tij.Rrace e keqe. u shofshin.Fatkeqesia qe i paska rene me djalin 20 vjeç eshte me se e dhimbeshme,por Nishanit nuk i bene pershtypje se eshte zemer zi.

  22. liqeni says:

    Mero,respekte per Juve.Keni bere nje shkrim me sensibilitet te larte njerezor .

  23. v.duka says:

    Ju kuitoj disa komsntuesve, me sa kuptova nga shkrimi, es zonja eshte semur gjate kohes qe ka qene ne krye te detyres dhe i takon raporti mjekesor per aq kohe sa eshte e semur pavaresisht nga shkaqet qe cuan ne semurjen e saj.Ne raste se mjeket konstatojne se pacientja eshte e pa sherueshme, uroj qe kjo te mos ndodhe asnjehere, ai i rekumandon te paiset me raport invaliditeti dhe pasen perseri do ta marre nga shteti.
    Me rspekt per lexuesit, V.Duka.

    1. Ema says:

      Po shyqyr qe komentoj dikush kete fakt. Me kod pune se heqin dot, sepse ekzistojne raportet mjeksore. Po kujt ja thua. A thua se Zhitet e kane mendjen te parate apo te shijojne jeten me ato para.
      Apo ca medioker te tjere qe mendojne se Zhiti po perdor fatkeqesine e tij per tu bere president.
      A PIKAAAAAAA!!!!!!!!!!!!
      Njerez medioker negativ deri ne palce.
      Sa per Frangaj e shpuren e tij, jane te gjithe modeli i shoqerise se kalbur deri ne palce.
      Ne kete kohe “ELITA DHE PARIA” jane ANTIVLERAT dhe jo VLERAT.

  24. titi says:

    Nuk i kuptoj ata qe fajin ia vene Rames per gjithe kete mesele, dhe harrojne qe ata qe po e perndjekin Visar Zhitin jane Frangajt dhe Compani. Rama e beri detyren e tij, megjithese i krahut te majte, emeroi nje te djathte, te persekutuar realisht politik si ambasador i Shqiperise ne Vatikan. I lumte Rames!

  25. ka dhe me keq... says:

    Pasi Zamir Dule botoi nje liber qe u zhduk per 24 ore me titull
    “Përbindëshi i Tropojës: -11 përdhunimet më ekstreme në Shqipëri ”
    Author Zamir Dule
    Publisher Toena, 1995
    71 pages

    Nqs se krahsojme rastin e Zhitit me Zamir Dulen..ky rasti I fundit eshte 1 miljon here me I kobshem..

    Mund te na thote I nderueri Zhiti..cfare bente ne ate kohe qe shoket e tij po I hante KUCEDRA BERISHIANE….PSE HESHTE ATEHERE ZHIT..KU PER CUDI MONSTRA FRANGAJ PERLESHEJ ME MONSTREN BERISHE

    Si e masakroi makineria naziskine berishiste gazetarin Zamir Dule

    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997. Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.
    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin
    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij.

    pra zoti Mero le ta ndihmojme kete Zhitin me para,artikuj te solidarizohemi me te por te mos harrojme se ka me keq se ai…qe per cudi ishin ne ane te kundert te barrikades…Tung.

  26. i says:

    Mire e ke,po kujt ja thua.Jari eshte nje sherr budall!

  27. capi says:

    Cdo dite kemi shembuj pafund, te kujt? Te Diktatures te puntoreve dhe fshatareve, perballe Demokracise te puntoreve dhe fshatareve – ne Shqiperi.
    Keshtu ndodh kur vendin e drejtojne sojseze si: Berisha, Nano, Meta, Edi Rama & Co., fshtare dhe puntore 100 karatshe.
    Quhen fshatare, sepse jane dhe duhet te jetojne ne fshat, si tere bota. Pastaj, ngadale ti afrohen qytetit.
    Quhen puntore, sepse kane per mision te pare dhe te dyte punen e krahut, dhe se treti punen e mendjes.
    Ne fakt cfare ndodh?, Si ne diktature dhe ne demokraci po ndodh i njejti fenomen, cili? Puntoret kane zene vendet e intelektualeve, dhe keta te fundit po meren me punet e krahut.
    Perfundimi: Shqiperia eshte nje havan ujerrahje i paprere.

  28. titi says:

    Per komentuesin me lart: cfare beri apo po ben Nikoll Lesi per Zamir Dulen, ish gazetarin e devotshem te tij qe desh la jeten per Koha Jone???

  29. 4 shkurt 1944= holokausti shqiptar says:

    per komentuesin ‘titi’ dhe titot e Rames..

    I nderuar te gjitha keto jane gabime apo krime t edi rames

    berisha,basha,imami frangaj bode duhet te ishin ne burg….sepse kame kryer krime..por dhe ishte detyrim nga 23 qershori..

    fakti qe edi rama I ka lepire SUMEN frangajt dhjetra here tregon se Rama dhe ben blushat 7 bibilushat duhet te japing llogari

    pse ka tradhetuar Rama ?? ku I ka marre goditjet ky I goditur ??

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    Prandaj Skypion ARTAN HOXHA mos u bej kanibal me kufomen Edi Rama.
    Sepse nje gje te sakte ka thene per ty qe je nje putane mediatike….biles duhet shtuar qe je dhe nga ata qe kur fusin nje njeri (edi ramen) ne varr ti i jep nje shkelm si kanibal…
    Nje gabim me dashje apo pa dashje po ben dhe Mero sepse:
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

  30. Ema says:

    Po shyqyr qe komentoj dikush kete fakt. Me kod pune se heqin dot, sepse ekzistojne raportet mjeksore. Po kujt ja thua. A thua se Zhitet e kane mendjen te parate apo te shijojne jeten me ato para.
    Apo ca medioker te tjere qe mendojne se Zhiti po perdor fatkeqesine e tij per tu bere president.
    A PIKAAAAAAA!!!!!!!!!!!!
    Njerez medioker negativ deri ne palce.
    Sa per Frangaj e shpuren e tij, jane te gjithe modeli i shoqerise se kalbur deri ne palce.
    Ne kete kohe “ELITA DHE PARIA” jane ANTIVLERAT dhe jo VLERAT.

  31. Vilma says:

    Ti nxjerre Bushati serine e shkresave qe i jane drejtuar nga punonjes te ndryshem ne keto vitet e fundit ne Ambasaden e RSh ne Vatikan, te cilet kane shkruar me te zeze mbi te bardhe ne aktet e doreheqjes arsyet e verteta te largimit me deshire nga vendi i punes( aq i veshtire per tu gjetur). Dhune mbi punonjesit, terror psikologjik, sharje e sa e sa denoncime ne polici kundrejt kesaj zonje te çmendur, moter e kujtdo qofte por turp i diplomacise Shqiptare. Sa ankesa te depozituara neper avokatet e Romes, me nje çmim shume te larte, ate te imazhit tone ne nje shtet te vogel por te rendesishem si Vatikani. Rrahur e share me c’do punonjes, te gjitha te depozituara ne MPJ-ne e Bushatit e cila paturpesisht vazhdon e hesht , kjo nuk eshte RILINDJE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje