Nga Mero Baze
Lulzim Bashës po i ndodh të përballet me të vetmen aftësi që ka pasur deri tani për t’i shpëtuar paq përballjes me detyrën e vet. Qysh nga emërimi në krye të Partisë Demokratike, ai ja ka dalur të mos bëjë asgjë, dhe të shmangë problemet që mund të ishin krijuar nga veprimtaria e tij si kryetar formal i PD-së.
Por pikërisht tani kjo po i kthehet në problem. Ka së paku një javë që ai po vihet para përgjegjësisë, jo për atë që bën, por për atë që nuk bën, jo për atë që flet, por për atë që nuk thotë. Fillimisht u vu para përgjegjësisë për faktin që e la PD-në të lirë në dorë të Berishës, për të flirtuar kolektivisht me LSI-në. Në një intervistë, ish- nënkryetari i PD-së, Patozi, e akuzoi se po shkatërron PD-në duke u përdorur si element shantazhi i LSI-së, në luftën e brendshme të saj me PS-në. Në fakt Patozi nuk kishte ndonjë argument për këtë gjë, përveç heshtjes së Lulzim Bashës ndaj përdorimit kolektiv që Berisha po i bënte imazhit të PD, për të thelluar diversionin mes PS-së e LSI-së.
Pas kësaj, Bashës ju desh të nxirrte Edi Palokën dhe të konfirmonte se nuk do bënte koalicion me LSI-në.
Pastaj erdhi çështja “Ksera” dhe Basha reagoi përsëri me heshtjen e tij, duke e lënë Kserën në dorë të ligjit.
Por, mjaftoi reagimi i Berishës që më pas dhe TV Klan, i cili i ka borxh burgun Kserës, pasi po shkon dhe për shkak të tyre, që Basha të vihej sërisht me shpatulla për muri, përse po hesht. Heshtja e tij filloi të konsiderohet krim politik dhe në shërbim të Edi Ramës.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai po vihet nën akuzë dhe nga disa fondembledhës të mërzitur nga fondacioni “Soros”, të cilët po i kërkojnë llogari publike përse nuk flet kundër Xhorxh Sorosit, meqë dhe Doktori foli. Duket që dhe kjo po i llogaritet si krim politik, jo aq për çfarë Sorosi përfaqëson në Shqipëri, por për faktin që nuk po e ndjek pas Doktorin në sulmet ndaj tij.
Është e para herë pas më shumë se dy vitesh në krye të Partisë Demokratike, që Basha po kritikohet për të vetmen aftësi dhe meritë që ka, për të qenë në krye të asaj partie, fakti që nuk bën asgjë.
Në përpjekje për të ruajtur një balancë mes vendimarrjes reale të Berishës dhe rolit të tij formal në krye të PD-së, Basha e ka të domosdoshme të flasë i fundit, dhe sidomos pas Doktorit, për çdo çështje të diskutueshme në vend. Kjo është e vetmja mënyrë që mes tyre të mos ketë përplasje publike dhe të mos krijohet një kakofoni zërash. Kështu ai ja ka dalë për më shumë se dy vjet të mbijetojë pa u përballur me të dhe duke ecur pas linjës së tij politike. Dhe kur ka nxituar të flasë para tij, ai e ka korrigjuar duke ja lënë më tej aksionin Berishës.
Në javën e fundit Basha nuk ka ndryshuar traditë dhe as që ka ndërmend të përballet me Berishën, por ngjarjet kanë qenë të tilla, që palët duan doemos ta përballin me të.
Fjala vjen, për shkak të problemeve personale që Frangaj ka me Bashën, për një leje pallati të cilën më në fund e ka marrë, ai ka tentuar disa herë të sulmojë Bashën dhe të mbrojë Berishën, me idenë që Basha nuk ja vlen për kryetar. Kulmi arriti tek çështja e “Lagunës Blu”, ku Basha sulmoi qëndrimin e qeverisë pro Frangaj, por Berisha i shkoi ne studio për ta balancuar situatën.
E njëjta gjë po ndodh dhe me presionin e Patozit për ta përballur doemos Bashën me Berishën tek çështja e LSI-së. Basha nuk ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa ka bërë Berisha në këtë çështje, por Patozi kërkon doemos ta përballë me Berishën, duke pasur në mendje mospajtimin me Berishën, më shumë se sa heshtjen e Bashës. Dhe Basha nuk e ka aq të lehtë të flasë në këtë pikë, ndaj përpiqet ta zbusë krizën duke nxjerrë Palokën të betohet që s’do bëjë marrëveshje me LSI-në, ngaqë Palokën nuk e dëgjon askush deri në fund.
Edhe më qesharake është presioni që i bëhet përse nuk flet për Xhorxh Sorosin, jo sepse tek heshtja e tij ka ndonjë mëkat, por se në të vërtetë ekziston një teori diversioni, që është përdorur nga Berisha për të ndarë LSI-në me PS-në, që shkrimet në shtypin ndërkombëtar janë të sponsorizuara nga njerëzit e Sorosit në Tiranë dhe mos distancimi i Bashës, ka lidhje me një lloj aleance të heshtur të tij me Ramën. Për këtë, natyrisht që e ka edhe më të vështirë të shprehet, pasi Sorosi vetë është një emër i madh ndërkombëtar, kurse arsyeja përse i kërkohet të flasë, është shumë provinciale dhe gati thashethem mëhalle.
Sidoqoftë, një gjë është e qartë, që Basha po paguan tani për të vetmin mekanizëm me të cilin ka shtyrë dy vite e ca në krye të Partisë Demokratike, heshtja e tij për gjithçka. Ata që e përzgjidhën për shkak të kësaj vetie, tani po i kërkojnë të mos heshtë, por të ndjekë korin e zërave që shtyn përpara turmat e opozitës. Basha për herë të parë, po provon se nuk e ka luksin të flasë me heshtjen e tij. Nuk ka leje të heshtë për çdo gjë, por vetëm për cfarë i kanë parë sytë tek Berisha. Por jo dhe për çfarë i dëgjojnë veshët. Këtu duhet të jetë me elastik.
Lul Basha ka lluksin te jete hajduti ( ato qe jane pas tij) me I madh per te gjitha kohrat qe ka vjedhur dhe firmosur gjysem milijardi dollare…e thene shqip I ka rruajtur…
Si i fitoi “Bechtelulbasha” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit
Postuar më: 01 Shkurt 2015 Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin të Rrugës së Kombit duke treguar se bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto deri më sot prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.
Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…
Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
“Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare
Lu Lluksi! me ke lene pershtypje te madhe me kete komentin tend kaq interesant.Ke bere mire qe i ke then keto veprime makabre te Lulezim Bashes dhe Sali Berishes,me shume per te sensibilizuar opinionin me te verteten,me krimet makabre te ketyre monstrave antishqipetare.Keto qe thoni ju,jo se nuk i din shqipetaret,por jo me kaq hollesi.Me keto krime qe kane bere ata,edhe varja ne litar ne mese te Tiranes, nuk mjafton.Por me e keqja eshte se te dy keta kriminel,kerkojne tja hedhin fajin e krimeve te tjereve,duke nxier vehten te lare.Por jo,kete nuk e bejne dote se, nuk mbulohet dielli me shosh.Dita e gjykimit po vjene,si nje domosdoshmeri.
Basha po behet gati te iki dhe e vetmja menyre eshte paaftesia,Basha nuk do te rrije me ne Shqiperi dhe prandaj hesht ose del kunder,per ti dhene avantazh Berishes qe une ketu jam ,pse nuk me heq.
Fatkeqësisht Për Popullin Shqiptar Ende,
REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI,
Ka qënë, Është, Do të jetë,
Midis [PS & LSI & PD],
LESH MË TRESH.
Veprimet e Bashes te lene te kuptosh se po behet gati qe ta “heqin” si te paafte,edhe shkon ne Hollande tek kalamajte dhe parate qe ka vjedhur.eshte shume e thjeshte.Basha nuk do me politike.
Mero, basha, berisha dhe pede sot jane jashte qelise per fajin e rilindasve dhe krye rilindasit rama. Ato jane hajdute dhe plackites te vendit tend dhe faktet jane mullar por kryerilindasi nuk I sheh. Basha dhe berisha duhet te ishin ne burg ndaj mos shkruaj me per te vdekurit. Por merru me demokracine reale, dikush duhet ti komunikoje rames se partia socialiste duhet te bej zgjdhje, ai duhet te rizgjidhet e te dale ne konkurim me kedo, nese nuk e ben ky vend mori fund, pa Demokraci ne parti politike, nuk ka demokraci ne Shqiperi. Shqiperia bie nga berishizmi ne ramizem, qe jane kancera qe po e hane per fyti, njeri sillet si bakraktar e tjetri si pasha, ky vend po mbytet. Lere bashen e berishen, po merru me themren e akilit. Me demokracine mero.
J.Topalli dhe A.Patozi,nuk paten ambicje apo kurajo per te kandiduar per kryetare te PD.
Qe te dy keta,te cilet u zbythen,u terhoqen nga principi baze i politikanit,llapin tani me
shume kundra Bashes dhe platformes se tij politike ne krye te PD.Pozicioni i Patozit eshte
ne rregull si publicist,por jo si politikan.Ata qe kerkojn te nxisin Bashen kunder Berishes
duke menduar se ai hesht,nuk kan pasur bole te kundershtojn Berishen,me fort Patozi
qe i shkonte mbrapa si bec Berishes.S’ke çfar ti besh samarit,fut e bjer gomarit!Ju e
keni me Bashen apo me Berishen?Sot edhe nje idjot e kupton,se pa LSI nuk merr dot
pusht-etin.Kritika ndaj Bashes eshte vertete kritikë,apo eshte strategji me prapamendim?
Basha nuk e hedh poshte Berishen,jo vetem se i detyrohet shume per karrieren politike,
por edhe sepse e ka qarte qe do te ishte i humbur,do te binte shume shpejt.Berisha
mposhtet vetem me ligj,nese duam vertete te forcohen institucionet shtetrore,dhe te
“lehtesojm barren morale” te Bashes me shoke per detyrimet qe kan ndaj “baballareve”.
Zoti Mero! Me teheqin dhe me pelqejne shkrimete tua,per arsye se i analizon shume qarte dhe sakte problemet politike apo te tjera qe jane ne interes te kombit.Je nje gazetar i zgjuar dhe inteligjent.Sote ka ardhur dita qe njerzit duan realitetin ashtu siç eshte.Fakte dhe paanesi.Ne ketej ne emigracion,me te then te verteten,lexojme gazeten Tema,se kemi krijuar bundjen se eshte nje gazete,qe,jo vetem i ka te sistemuara mire materialet qe lexojme,por eshte afer realitetit.
Zoti Baze te iku jeta duke u marre vetem me Berishen e me Bashen,shkrimet e gazetes Tema ajne bere bajate me krtika e sterkritika vetem kunder PD si ne pushtet e ashtu si ne Opozite.Vendi sot nen qeverisjen e Qelbesirave po shkon ne katastrofe ne gremine dhe ti merresh me Opoziten >ke ke frike qe nuk shkruan per qeverine e Qelbesirave? pse nuk ben shkrime kunder krimeve ekonomike qe kjo qeveri po I ben shqiptarve.kane kaluar tre vjet Asnje Investim capital ne shqiperi,Marrja e borxheve marramendese vetem per te paguar rrogat e administrades si ne Kohen e Nanos ,nuk po mbledhin taksat,nuk ka pune ,shqiptaret po ikin naten nga shqiperia,cdo dit ne shqiperi ka krime nga me te shemtuarat qe as ne Somali nuk ndodhin,Ne qeverine e sotme jo vetem qe jane Trafikantet e kriminelet e tipit Koza-Nostra por jane kryehjdutet me te medhenj qe ka pasur ndonjehere ky vend,Investimet ne keto tre vjet si te jashtme ashtu edhe te mbrendshme jane nje O,zero e madhe ,qeverisin me genjeshtra e mashtrime ashtu sic eshte karakteri dhe kultura e tyre ashtu sic ishte ne Kohen e Bolshvikeve qe mburreshin se shqiperia kisht ete hante e te pinte mire per 25 vjet edhe pa punuar dhe rialiteti ishte qe shqiperia nuk kiste as buke per 5 dit,Kjo culture mashtrimi e sotme dhe e djeshme e antishiptarve nuk duhet kaluar ne hashtje nga ana juaj,Ne qoftese ke kontribut per kritika sot eshte koha te kritikosh kete qelveri qelbesirash qe mashtron kete popull dhe jo te humbesh Kohen me Opoziten se duket hapur se ti me propaganden tende po behesh nje mashruesi i dyte I ketij populli.Qeveria duhet korigjuar dhe jo Opozita.
Sa qejf ka Mero që Basha të bëjë harakiri, dmth, të kundërshtojë Berishën. Por harron një fakt, që e liga i lidh njerëzit qindra herë më shumë se e mira. Detyrimet e Bashës ndaj Berishës janë të atilla, që as mund të mendohet një kundërshti. Basha nuk është idiot si Olldashi, të lërë qoftë edhe ta mendojë Berisha një pabsi nga ana e tij, sepse e di mirë se çfarë e pret. Bëhet fjalë për bandë dhe tradhëtia ndaj kryetarit ndëshkohet në ekstrem. Dhe mirë jua bënë, vetë kërkojnë të jenë pjestar në bandë. Nëse do të jesh pjestar atëherë nënshtroju rregullave të bashkëjetesës që banda ka, përndryshe shiko punën jashtë saj dhe asgjë s’të gjen.
Ka 3 vjet qe qeveris rilindja. Ne 3 vjet ka vjedh me shume se maloku ne 8 vjet.