Blushi dhe nje "dejavu" e "katarsisit" te Nanos brenda PS

2 Shkurt 2016, 18:58Editorial TEMA
Blushi dhe nje "dejavu" e "katarsisit" te Nanos brenda PS

Nga Mero Baze

 

Kundërshtari kryesor i Edi Ramës në Partinë Socialiste, Ben Blushi, po përpiqet ta kthejë betejën e tij për të drejtën e kandidimit për kryetar partie, në një betejë kundër kryeministrit të Partisë Socialiste. Në një përpjekje të ngjashme me atë të Fatos Nanos 14 vjet më parë, Ben Blushi duket se po e orienton betejën e vet, drejt një beteje për “katarsis” në Partinë Socialiste, duke tentuar të marrë votën publike të një pakice të artë deputetësh, kundër mandatit të Edi Ramës si kryeministër. Kjo është dhe beteja e parë, më e rëndësishme kundër Edi Ramës si kryeministër dhe ndoshta dhe beteja e parë më e fortë, që vet Blushi po bën në jetën e tij politike.

Sot ai ka arritur një sukses të parë, pasi ka marrë mbështetjen e një deputeteje të Shkodrës, Prof. Mimoza Hafizit, dhe sipas deklaratave të tij, pret dhe vota të tjera të deklaruara të deputetëve të tjerë.

Në këto kushte, lëvizja e Blushit merr vlera reale politike, pasi është duke testuar nëse Rama ka një shumicë solide për kryeministër apo jo, meqë posti i kryeministrit dhe votbesimi popullor që ka si i tillë, është arsyetim që ai të jetë në krye të partisë, vetëm me një votbesim formal në Kongres, në rastin e ndryshimit statutor.

Pas Fatos Nanos, në vitin 2001- 2002, kjo është hera e dytë që në Partinë Socialiste po tentohet të përdoren mandatet e deputetëve, si mekanizëm për të diktuar rregulla loje brenda partisë.

Pavarësisht sa do t’ia dalë të bëjë një pakicë bllokuese për Ramën si kryeministër, është e qartë se Blushi do bëjë një betejë politike kundër përfoljes për korrupsion, duke vënë në qendër të sulmeve Edi Ramën. Për këtë, ai po kërkon paraprakisht të mos ketë penalizme për deputetët që do të dalin krah tij.

Që “katarsisi” i Blushit të ketë sukses për Blushin, natyrisht atij i duhet të bëjë me vete sa më shumë numra deputetësh, por që ky proces të mbetet qoftë dhe si betejë e vlefshme brenda Partisë Socialiste, do të duhet që Blushi të tregojë aftësitë e tij për të qenë një lider të cilit mund t’i besohet.

Së pari, deputetët që duhet të mbështesin Blushin në këtë proces, nuk duhet të nisen nga pozita garantuese prej Ramës, por nga motive të qarta politike kundër Ramës, duke i besuar Blushit. Ndryshe, ata do të jenë një garniturë pa personalitet, nga ata që duan të bëjnë betejë me “dietat” e Ramës.

Në këtë pike, thirrja e Blushit është e gabuar dhe demotivuese. Ai duhet t’i bëjë për vete deputetët, jo duke i garantuar se nuk do t’u ndodhë gjë, por duke i bindur se do të mundin Edi Ramën. Ndryshe ata nuk mund të prodhojnë politikë në një skemë pushteti, të mbërthyer nga interesa politike, financiare dhe klienteliste të sofistifikuara.

Nëse Blushi vuan kompleksin se ish- mbështetësit e tij, në mandatin 2009- 2013, i ka lënë rrugës, e ka gabim. Në atë betejë, Blushi ishte më shumë në ndihmë të pushtetit të Berishës, që donte një opozitë të dobët, se sa në kërkim të ndonjë mandati si opozitar. Ai ishte më shumë një alibi e Berishës, që nuk ka opozitë konstruktive, se sa një opozitar radikal që donte të rrëzonte Berishën. Në atë kohë ai ishte në pozitat e një opozitari të opozitës dhe mbështetësit e tij nuk i la rrugëve, pasi i rehatoi në pushtetin e Berishës, qëllim dhe për të cilin ishin nisur.

Kjo është betejë serioze e tij, pasi tani ai është një opozitar real i kryeministrit dhe po i kërkon atij karrigen. Në raste të tilla nuk merret leje, por bëhet betejë.

Së dyti, në betejën për katarsis në pushtetin e së majtës, Blushi duhet të zgjedhë dhe një pozicion ideologjik. Akuzat kryesore ndaj Ramës dhe fushata antikoncesion ndaj tij, është mes të gjithash dhe një debat ideologjik, që e bën e majta radikale. Koncesionet janë një mënyrë për të pasur një qeveri më të vogël dhe natyrisht duhet të kufizohen aty ku shteti nuk ka fuqi të investojë vetë, apo ku ka më pak mundësi për shërbime më të mira. Për mendimin tim, shumë nga ato duhet të kalojnë nga Kuvendi, sidomos ato që shtrijnë mandatin shumë vite përtej mandatit të qeverisë.

Edi Rama është i qartë në këtë betejë dhe nuk ka dilema, që duhet të ecë në këtë rrugë. Blushi këtu më shumë se sa gjykatës rastesh, duhet të jetë parimor, pra duhet të ketë pozicion politik, pro, ose kunder tyre.

Problemi real në Shqipëri është se kritikat kthehen në fushata pa parime dhe kultura që po futet në shoqëri prej Berishës, është, që çdo tender apo çdo koncesion është vjedhje. Duke u nisur nga logjika se dikur këto i bënte Familja, është logjike që ata të pyesin tani kush i merr lekët që merrnin ne. E vërteta është se korrupsioni më i madh është pikërisht këtu, por një shtet do të bëjë gjithë jetën tendera, ankande dhe koncesione, pasi ato janë parimet mbi të cilat funksionon. Ndaj qëndrimi politik ndaj tyre duhet të jetë parimor dhe ideologjik.

Berisha përshembull, që është kampion i koncesioneve, kishte një cilësi të mirë politike, që u dilte zot atyre që bënte në të gjitha rastet. Kontrata e Gërdecit e negociuar nga i biri i tij, nuk ishte gjë tjetër veçse nje koncesion i partneritetit publik privat mes biznesit të djalit dhe Ministrisë së Mediut, por ai e mbrojti deri në fund, edhe pse i kushtoi 26 të vdekur, plus baxhanakun. Kjo ka rëndësi për një politikan. Rama po ashtu nuk duket i dyzuar në idenë, që koncesionet lehtësojnë shërbimet dhe çlirojnë shtetin nga detyrime burokratike. Korrupsioni dhe klientelizmi janë çështje që duhen hetuar pastaj një për një. Prandaj në këtë betejë, ka rëndësi pozicionin ideologjik i Blushit, si një i majtë radikal apo i moderuar.

Së fundmi, beteja e Blushit, duke dalë nga kuadri i betejës për kryetar partie, që tashmë është problem i mbyllur, dhe duke u kthyer në një betejë pro ose kundër Ramës për kryeministër, e bën situatën brenda koalicionit trepolare, nëse merr rëndësi reale, pasi e lidh lëvizjen e Blushit dhe me partnerët në koalicion. Një betejë e Blushit kundër Ramës, do të ishte më e lehtë nëse ai flirtonte me aleatët e Ramës në qeveri, përfshi LSI dhe partinë e Idrizit, pasi në masën që ata janë në mbështetje të Ramës, përbëjnë një problem edhe numerik për betejën e Blushit. Nëse Blushi ja del të koordinojë me ta dhe të marrë besimin e tyre, ai mund t’ia dalë të kthehet në një Fatos Nano të dytë për Partinë Socialiste, duke rikthyer betejën e tij për “katarsis” me rrëzimin e ish- kryeministrit Meta. Pastaj sa ka nevojë Shqipëria për një dejavu të Fatos Nanos, është çështje tjetër, sidomos kur flitet dhe për luftë kundër korrupsionit.

29 komente në “Blushi dhe nje “dejavu” e “katarsisit” te Nanos brenda PS”

  1. kolaq dangëllia says:

    Mero je përmetar i zgjuar. Në fakt, atje ku nuk bën punë furça e dhëmbëve, përdoret fija e dhëmbëve. Ose, për të nxjerrë bletët nga kosherja, përdoret tymi. Kështu janë edhe analizat e tua, bile me qitje të largët.

    1. patriot says:

      Mero,Blushi e ka thene qarte se Rama po sundon me nje grup te ngushte,ndersa PS-ja eshte lene rrugeve! Pra, Rama as qe don t’ja dije per PS dhe per te majte! Keshtu qe vete Rama ia ka krijuar kete komoditet Blushit dhe ky i fundit ka rendesi qe thote se dua te shpetoj te majten. Me Ramen jemi mesuar ta injoroje krejt PS-ne dhe krejt te majten. E harrove sloganin “pertej te majtes dhe te djathtes”?!.. U mor 4-5 vjet me kete slogan dhe humbi kohe dhe shanse.
      Blushi ne cdo rast eshte i fituar. Vetem dalja hapur e tij e ka trullosur Ramen. Ky i fundit e ka kuptuar se po afron fundi i tij politik. Ceshtja eshte do largohet si qytetar,apo do zere rrugen,do behet barre dhe kosto per shqiptaret….

      1. spartaku says:

        Ben Blushi,nuk fiton dhe nuk ka per te fituar kurre perball Edi Rames,se Blushi eshye me ndjenja kerieriste,mendjemadh,i eshte futue vehtja ne qejf,dhe se Edi rama eshte nje punetor i palodhur,dhe ka fituar dy here zgjedhjet.Ben Blushi nuk ka autoritet ne ps-te se i eshte kunderven ne kohe te veshtira.Ai eshte nga ata qe thote”ne te gjeça diten do te nxier driten”.Nga sjelljet e tija jo te hijsheme, Blushi nuk ka mbeshtetjen e kolegeve te tij.

    2. iliri says:

      mero baze eshte nga tepelena jo permeti

  2. Labi Gjirokastres says:

    Blushi eshte karte e djegur ne duart e Fatos Nano-s qe me sa duken bathet nuk ka hequr dore nga percarja e PS-se.Pse Blushi eshte karte e djegur???E dogji LMN-ja qe krijoi me Kac Islamin.Deshtimet poltike paguhen nje dite,msdje shune shtrenjte.Deshtimi i LMN-se ishte fundi politik i Blush-it.

    1. Hysni Dajaku says:

      PO sikur Edi Rama si shume I zoti dhe I suksesshem qe eshte, po nuk I pelqyen rregullat e PS-se qe I ka bere vet me duart e tija,nga inati le te marri gjith shoket bashk me ty ,te krijoje nje parti te re (emrin tia vendosi si ti doje bythe)dhe ti mundi te gjitha partit e tjera????
      Do te pelqente kjo ide???apo ke hall se fiton mbi 120 % edhe na kalon ne monizem???
      Ah o balash qe u shofte rraca juaj se jeni shtuar si gremi ne shqiperi

  3. LORA says:

    E tere analiza e ketij editoriali vertitet ne rreguallat e lojes se nano-kurvave,,,,tash me buratinin blush ne krye.
    Por analogjia nuk eshte fare e drejte,,,sepse nano vinte nga historia e tij ekskluzive e braktisjes (si bythmut )se shtetit ne 14 shtator 1998 ne duart e zjarrvenesve te mortjes brekedhjere dhe nga historia e grabitjeve te mandateve me skenaret e Dushkut ne zgjedhjet parlamentare te 2001-it.Kjo nuk ka asnje te krahasuar me votimin plebishitar,fare korrekt,ne nje shumice te cilesuar, te se majtes se kryesuar nga Edi Rama ,me 23/06/2013 dhe 21/06/2015.
    Qe blushi eshte nje nano-kurve ,kjo nuk ben diskutim.
    Qe blushi eshte nje I katapultuar nga nano gangsteri ne krye te sofres se PS ,,edhe kjo nuk diskutohet.
    Qe blushi eshte I ardhur nga shkolla e gangsterizmit mediatik ,”Koha Jone”,,,edhe kjo nuk diskutohet,,,,
    dhe qe blush-nano-kurva e ka gjellitur PS-ne dhe te majten si nje piranje e vertete,,,pa asnje rekord punesh apo suksesesh (ne pushtet, apo opozite ) vetem qorrat nuk mund ta shohin.
    Aftesia e tij e vetme eshte qe nje rroge t’a zhvase ne PS,,,dhe nje tjeter ne shqup,per sherbimet diversioniste,,,,periodike,sipas nevojave te nahije brekedhjere.
    Sic duket qarte edhe ketij po ia pervlon sumen reforma ne drejtesi,,,dhe kjo eshte nje shenje shume e mire,per mua.

    1. Ufaaaa says:

      Kjo Lora nga ligjerim i, smund te jete tjeter vec ndonje virgjereshe e plakur (per shkak se asnje mashkull nuk i eshte afrua kurre).
      Dhe sec ka nje fiksim te papare me breket e dhjera. E Lora????

    2. adi says:

      lora nevrastenike
      qe ke qene idhtare e berishes duket qarte kur permend dushkun .vetem atij i dhemb akoma dushku qe nano ja punoi si i zgjuar qe ishte.
      lola ne krize
      nese ka nje njeri te vetem qe nano e mori nga rruga dhe e solli ne ps ai eshte edi rama. ben blushi ishte ne PS para se nano te dilte nga burgu. po ti atehere ishe akoma ne shik dhe prandaj te ka ngele kjo urejtje per armikun blushi.
      lola pa identitet
      urejtja jote per koha jone ne vitet 96-97 thjesht verteton qe je nje ish shikiste e sales, si nje pjese e mire e rilindasve tani.
      lola gjithe gazetaret e shqiperise qe quhen gazetare kane bere shkollen e Koha Jone. bile edhe idhulli jot, po te mos ishte nikoll lesi qe i botonte ndonje shkrim tek tuk nuk kishte per ta njohur njeri o shikiste.

      lola ish shikistja
      nuk jane te gjithe njerezit spiune.ne kete bote ka edhe njerez te zot e te ndershem qe ja dalin ne jete pa spiunuar dhe pa lepire ndonje by…e lart e poshte.
      ne kete bote nuk vetem plera qe mendojne vetem per veten e tyre.
      ne kete bote ka plot njerez qe mendojne me shume per femijet e tyre.

      lola dhe qe te rime te argumenti
      ne PS nuk ka vetem is shikiste,ish kriminele, dhe ish mashtrues, ish bandite , ish plera te dekompozuara
      ne PS ka akoma socialiste nga
      ata te ndershmit qe ndenjen 8 vjet ne opozite me saliun
      3 vjet ne opozite me rilindjen.
      qe me shume se tekja e rakise se tyre ju dhimbset e ardhmje e femijve e mare peng, me koncesion nga beqja ne shendetesi nga nikolla ne arsim ,nga ahmetaj ne ekonomi, e nga kocua ne politike e prona.

    3. Hysni Dajaku says:

      Ti Lora si eksperte ne fushen e politikes ke shume te drejte per ato qe na thua per Blushin dhe une po ti besoj te gjitha,!!
      Mund te na zgjerosh pak horizontin me ndonje koment te specifikuar per bashk-aleatin Ilir Meta dhe mardheniet e tij te shkelqyera me kryetarin tend????

      1. TJ says:

        Lora ke te drejte! Mungon vetem qe prapa Nanos eshte edhe Berisha!

  4. Pionier Lubonja says:

    Mero,Blushi po mbi te gjitha ata qe i pergatisin skenaret nuk i mendojne gjerat kaqe ‘holle’ sa i mendon ti se nuk kane aqe tru.Blushit ja kane bere te qarte’ustallaret’ qe po behet karte e djegur ne situaten qe po kalon vendi e PS prandaj e vetemja rruge ish ‘konkurimi’ se naenkerka shkelur ‘statuti’ i partise kur ne kemi 25 vjet pa ‘statut’ te shtetit qe quhet Kushtetute.Blushi duke ‘konkuruar’ me shpresen jo se do zgjidhej po do fitonte ca vota do ligjeronte ‘kolltukun’ edhe 25 vjet te tjera ne ‘klubin e Selanikut’.Ky varjant ju ‘dogj’ sepse edhe ti te ishe ne forumet e PS nuk do lejoje te benje lojen e Berishes duke lozur nuse dajash nenje kohe kur vendi po shkon drejt katastrofes.
    Ustallaret tani p i thone del hapur se ti nuk ke se çfar humb kunder kryeministrit,duke e kthyer Blushin mish per top duke marre zjarr mbi vehte dhe duke demtuar imazhin e partise qe e kane majmur 25 vjet! Ketu nuk behet fjale as per kataras as per parime apo ideale por lufte alabakesh ne nje kenete qe nuk u tha kurre por qe jane te njejtet ‘bufa kenete'(Agolli)Respekt!

  5. aqif tahipi says:

    O Mero , Blushi po ben gjithcka per te demtuar PS sipas urdhrave qe ka mare nga saliu . Rama eshte fitues i dy pale zgjedhjeve dhe eshte merita e tij per keto rezultate . Gjuha e perdorur nga blushi eshte e njejte me ate te shqupit dhe per shumicen derrmuese te votuesve socialiste e papranueshme. Synimi kryesor i tij eshte dobesimi i imazhit te PS para zgjedhjeve por nuk do kete rezultat . Nese blushi synon qe te marre vetem votat e anetareve te ps atehere nuk ka aspak vizion ,ne te kundert te tij rama garanton nje perfshirje te votuesve jo vetem anetare te ps por edhe shtresa te tjera qe se bashku bejne shumicen.

    1. adi says:

      tahip mavria
      pse po te mos ishte rama ps do i humbiste zgjedhjet????????????????
      mjafton te mendosh per kete pyetje dhe e kupton qe gjithe strategjia e rames dhe gjithe truthareve si puna jote eshte nje zero e madhe.
      tahip mavria po te futesh te site i KQZ do te shofesh me shifra e zeze mbi te bardhe qe ne zgjedhjet lokale 2015 partia socialiste ka humbur plot 18% te votave te mara ne 2013. ne 2013 PS kishte 44.5 % te votave te shqiptareve ndersa ne 2015 PS mori 26% te votave te shqiptareve.
      prandaj e kupton cdo shqiptar me inteligjence normale se ato qe rama i quan zgjedhje te fituara ne fakt jane zgjedhje te humbura fituesi i vertetete ishte LSI qe pesoi ritje te papare.
      prandaj sic kuptohet nga shifrat nese do vazhdohet me kete trend votash PS ne zgjedhjet e ardhshme do mari me pak vota se LSI .
      A i intereson kjo rames??????
      patjeter per te nuk ka rendesi qe PS po shkon ne rugen e shkaterimit si PASOK ne greqi ,per te eshte e rendesishme te jape dhe te siguroje gjithe koncesionet e mundshme , sic kuptohet i ka dhene garanci dhe Meta. per ramen PS jane thjesht ca kriminele ca bisnesmene dhe ca cuna te ishbashkise,ai kur nuk e ka honepsur dhe dashur PS, shifeni me kujdes kur artikulon PS gjithmone heq syte ul koken .
      problemi real eshte se kur shqiptaret te kuptojne se ca vjedhje ju eshte bere realisht me koncesionet e rilindjes, qe do duhet te paguajne dhe femijet tane per femijet e rilindjes edhe mbas 30 vjetesh
      ky sistem koncesinesh nuk eshte kapitalizem ky eshte sistem skllaverimi.
      ndersa ketyre plerave qe vrasin femijet e tyre per nje teke raki si ky aqifi me siper ju japin nga 5000 leke per te bere ndonje koment , dhe as qe nuk duan tja dine per asgje tjeter ne kete bote vec perversitetit te tyre te momentit.

      1. korçari says:

        O Adi ,nga anliza dukesh shume afer Kaçit te Zi apo je i njejti?

        1. adi says:

          eshte edhe nje fakt tjeter qe ty e sigurt qe nuk te ka rene ne sy.
          pse rama sulmin ndaj metes e nisi pikerisht mbas zgjedhjeve lokale??????
          u be rama me i ndershem apo po vidhte meta me shume?????
          asnjera .thjesht meta u be me i forte ,mori shume me shume vota sec pritej.
          dhe rama u be me i dobet se humbi aq vota sa eshte teresisht i varur nga meta.
          dhe rama mendoi ta shkateronte nepermjet gjyqesorit qe mesa duket i ngeli shara ne gozhde te llalla.
          dhe mqs dora qe nuk kafshohet puthet(zakon i vjeter i rames ky sidomos me nanon).
          rama cdo jave tani paraqit forcen te meta.
          per gjithe sa shkruaj me siper jam i sigurt.
          ajo qe nuk jam i sigurt eshte nese meta e lejon ramen te ulet gjate takimit apo e mban ne kembe!

  6. ed says:

    Mirë Blushi nuk është shumë bindës sepse aq ja mban të bëjë betejë politike, por dhe ti Mero e ke gabim kur thua se të jesh kundër konçesioneve do të thotë të jesh “i majtë radikal”…
    Një konçesion është një monopol që i jepet një firme për një shërbim publik, ku firma ka interes të ulë shpenzimet/investimet dhe të rrisë çmimet/fitimet.

    Dmth është thjesht një skemë për të fituar lekë pak a shumë qyl, sepse raporti fitim-shpenzim është i parallogaritur, që rrjep ekonominë nga vetitë e konkurrencës së lirë.

  7. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    E ndigjova Benin ne Tope Stori dhe me than te drejten u zhgenjeva.
    Ishte pa argumente dhe te jepte pershtypjen nji grueje te plakun dhe xheloze qi ka humb burrin ne nje femen te re.
    Edi Rama duhet te zbatoj statusin e zgjedhjeve ne PS por Ben Bloza ska shanc me fitu,Ai vend i takon Pandeli Makjos ose Niko Peleshit.
    Un jom per Nikon se asht politikan karizmatik ? ,i permbajtun dhe i kulturu.

  8. Hysni Dajaku says:

    Mero!
    Ka te drejte Blushi apo jo????…mos e bej si ajo historia .Ti ke te drejte ,e ti tjetri ke hak!
    Ty te dolen thinjat duke kerkuar sbatimin e satutit te PD-se,pse nuk mblidhej keshilli kombetar.
    Po behet nami per te mbrojtur Ramen sikur ka ngelur pa buke.
    Rama te zbatoje statutin dhe nuk ka pse trembet, rregullat dhe ligjet e shkruara e te zbatuara mbajne ne kembe shoqerite e shendosha demokratike,
    Nga ajo qe nuk zbatojme ligjet dhe rregullat tallet Berisha qe vrau 4 vete ne mes te bulevardit e te tjeret qe kan bere kerrdine me te vjedhur
    Rama,fiton se ka ne dore pushtetin, partine,mediat e gjithcka tjeter.
    Rama eshte njeri si gjith te tjeret,dhe me posht nga te tjeret,ju la dore e lire ne cdo gje qe nga listat per deputet e deri ne cdo gje dhe ja qe nuk ndodhi ndonje mbrekulli??Niveli I llumit vajti me keq,,,
    E zeme se duke dhjer I ra infrakt,,cfare do behet me PS-ne ???do ja leri amanet Erion Velise,apo do e shesi Gramoz Ruci si heren e kaluar?se aty as nuk zbatohet ndonje satut e rregulli shkruar .
    Blushi e di qe nuk fiton por te pakten me te drejte po lufton qe rregullat e lojes te zbatohen dhe kjo eshte me e rendesishme dhe ne te mire te shoqerise.
    Keta “Rilindaret”qe luftojne Blushin dhe I bejne qefin “Kaubojsit”e kan iden cfare po I bejne shqiperise apo joo?

  9. Gjolek Malaj. says:

    Ketu ka vertete dicka te habitshme.Edvin Rama si fitues i dy pale zgjedhjeve te menjehereshme,e ka te sigurte fitoren brenda Partise po nuk e di pse nuk ben zgjedhje.Parimisht Blushi ka te drejte.Te zbatohet statuti i partise eshte krejjt normale.Me kete fitore do i tregonte vendin Blushit.Po ki Morr Baze ku e ka hallin.Me ne hall eshte ki se Rama.Po kaq i peshtire dhe i ulet eshte saqe i sherben Edvin Rames,kur Edvin Rama nuk don ta shohi me sy dhe e urren me shume se edhe Blushi.Po Morri nuk rrin dot pa sherbyer edhe kur nuk ja kerkojne sherbimin.Morr Baze,bubrrec i ndyre !

  10. rezart says:

    Perse merreni me Blushin,o dallkauke militante dhe servile,por nuk merreni me Edi Ramen?
    Cfare po kerkon Blushi?
    As me pak e as me shume,por qe te zbatohet STATUTI NI PS-se:
    Ne kongres te jepet llogari per 4 vjet( dhe pse u zgjat e u be 7 vjet) dhe te behen zgjedhjet e reja!
    Ne se Rama nuk ka frike nga BALLAFAQIMI I IDEVE DHE VOTIMI,atehere cfare ka te keqe ketu???
    Mos u merrni me pallavrat e shkuara se kush eshte Blushi e kush eshte Rama!
    PARTIA eshte tjeter me STATUTIN e saj ,ndersa QEVERIA eshte tjeter me ligjet e csaj!
    Ne se doni t’i ngaterroni te dyja keto institucione atehere KA MARRE FUND DEMOKRACIA dhe kalohet ne DIKTATURE!
    Me sakte ne FASHIZEM!
    Edi Rama!
    Ne se e ndjen veten se nuk ke gabuar dhe ke mbeshtetjen e njerezve,BALLAFAQOHU PA FRIKE ME BLUSHIN NE KONGRES!
    Ndryshe,qe ketu ti ke marre fund!

  11. pali says:

    Asht deputetja Hafizi bashke me deputetin Koplikun ato qe punuen kunder kandidates socialste per Bashkine e Shkodres ne zgjedhjet e fundit lokale.

  12. askushi says:

    Shum dobet duhet nje Qjerqj kastriot te vij.Shqiperia ka nevoj per nje te till thon se do kthehet pas 600 vjetesh te presim

  13. askushi says:

    Ju poletikan ne menqjes kur zqjoheni ne vend ti faleni zotit i faleni djalli

  14. bLUshi says:

    Me vjen keq per botuesit dhe komentuesit

    PS nuk egziton me,biles as PD apo LSI

    keto jane kthyer ne SHPK me bossa kryetaret e partive.

    Si Rama ..si bLUshi..PS po “hollohet” deri sa ne 2017 te kemi k/m kriminelin Lu bASHA

    nqs do kishte nje fare burrnije ku bLUshi..duhet te ulurinte kur Edi Rama beri tradhetine me te madhe si me poshte:

    …………………………..

    Edi Rama dekoron Visho Likën në fshehtësi, sfidon Komisionin e Sigurisë, i rreh shpatullat për përgjimet, survejimet dhe emërimet ‘nepotike ‘
    Tjetër paradoks dhe kapërcim ylberi në kampin e pushtetit. Protagonist i lëpirjes së pështymës është kryeministri Edi Rama. Një vit më parë ngriti një grup kontrolli dhe përgatiti terrenin për ta shkarkuar nga detyra, por ditët e fundit e ka dekoruar për rezultatet të larta në detyrë. Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka përfunduar me një dekoratë për këtë të fundit.
    Në një ceremoni të fshehtë dhe larg syrit të medias, ashtu siç është në natyrën e institucionit të sekreteve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dekoruar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për rezultatet në luftën anti-terror. Ceremonia është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka pasur merak që ceremonia të mbahej e fshehtë, pasi ai dhe Tahiri, vetëm disa muaj më parë e akuzuan Visho Likën se nuk jepte informacion për grupet e tritolit dhe se përgjonte krerët e mazhorancës.
    Ndonëse mund ta ketë bërë nën presionin amerikan, medalja e mirënjohjes për kreun e SHISH është një sfidë që kryeministri Edi Rama i bën Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Dekorata dhe motivacioni janë në kundërshtim me mendimin që anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë për punën e SHISH. Po ashtu, dekorata është një rrahje shpatullash për përgjimin e elitës politike për llogari të Sali Berishës, për survejimin e mediave dhe emërimet politike. Vetëm Ilir Meta është përgjuar 800 herë në mënyrë të paligjshme nga meraku i madh i Sali Berishës, për të ditur mendimet e fshehta të ish-aletit të tij. Po ashtu, SHISH, pas çdo rrjedhje informacioni nga brenda, nis survejimin dhe përndjekjen e mediave, gazetarëve dhe botuesve. Megjithatë, nuk është më sekret se, pllaka e raportet mes kreut të SHISH dhe kryeministrit kanë ndryshuar. Sinjali i parë publik erdhi kur u hap Shtëpia me Gjethe, kur kryeministri Edi Rama e falënderoi kreun e SHISH për bashkëpunimin.
    Ceremonia e dekorimit
    Medalja e mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes institucioneve ligjzbatuese dhe ministritë. Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve dhe akuzave të lëshuara, si nga Rama, ashtu edhe nga Tahiri. Madje shpesh herë Saimir Tahiri ka deklaruar publikisht se SHISH nuk raporton te Ministria e Brendshme, por raporton tek Presidenti. Madje u tentua dhe shkarkimi i tij, ku nuk munguan zërat nga brenda mazhorancës që shpreheshin se ai ka shkelur ligjin. Asgjë nga këto nuk ndodhi, por përkundrazi, pak ditë më parë u vlerësuan të gjitha arritjet e tij.
    Dekorata erdhi para se kryeministri të nisej për një udhëtim në SHBA

    PER CFARE PS E KENI FJALEN ?..VETEM AI XHAXHI E RREGULLON ATE VEND PO TE COHEJ PREJ VARRI.
    .kush eshte ky bLUshi qe ishte me sali kriminelin per masakren e 21 janarit ?

  15. Qirlindesi says:

    Po cte keqe keni pare nga Tos Nano qe ju qifsha Loren, Detarin, Spartakun dhe gjithe idiotet qe perkrahin kurpven Edvina???

  16. Bazar says:

    Se çfare do ndodhi ne kongresin e Marsit, kjo mbetet per tu pare, ndersa ajo qe dihet deri tani eshte se Blushi aktualisht pretendon qe eshte shkelur statuti egzistues dhe kjo eshte mese e vertete dhe shume e rendesishme te kuptohet. Ne PS ka shtat vjet qe nuk behen zgjedhje, dhe kjo eshte shkelje flagrante e statutit. Ne statutin aktual eshte e parashikuar gjithashtu qe kryetarit te partise i nderpritet mandati kur partia qe Ai drejton humb zgjedhjet e pergjitheshme. Kjo ndodhi ne 2009-en kur PS-ja i humbi zgjedhjet dhe kryetari i saj pra Edi Rama jo vetem qe nuk dha doreheqjen, por e futi PS-ne dhe gjithe vendin ne qorrsokak(me greva qesharake urie ne mes te bulevardit) per te vetmen aresye vjedhjen e mandatit te kryetarit te PS-se derisa ja arriti qellimit. Edhe sikur ta marrim te mireqene qe PS-se ja vodhen votat ne 2009-en, ne asnje paragraf te statutit nuk thuhet qe kryetari nuk e jep doreheqjen ne rastin kur pretendon se ja vodhen votat kundershtaret. Perderisa partia e tij mbeti ne opozite kater vitet pasardhes, Atij automatikisht duhet ti nderpritej mandati i kryetarit.
    Ndryshimi i statutit ne mars, nuk eshte gje tjeter veçse çelja e rruges per kryetarin aktual per privatizimin e partise , per faktin se gjasat jane qe ne kongres nuk do kete votim per te zgjedhur kryetarin e PS-se, por vetem votim per konfirmimin e kryetarit aktual. Privatizimin e partise “de fakto” ka kohe qe e ka bere, tani pritet qe ta beje kete edhe “de jure”. Mbasi tja arrije ta privatizoje partine edhe “de jure” do hidhet ne “aksion” per privatizimin e gjithe vendit(“beteja” tashme ka filluar edhe per kete) dhe pse jo ne nje te ardhme jo te larget ta shpalli veten mbret i shqiptareve. Deri sot qe diten qe ka marre drejtimin e PS-se, ja ka arritur te beje çfare ka dashur me partine dhe me shqiptaret ne teresi. Nqs shqiptaret nuk do zgjohen nga gjumi letargjik, nje pjese e tyre, nje mengjes te bukur do e shohin veten ne burg per agjitacion e prapagande. Paisja e policise se shtetit me kamera trupi, ka qellime shume te dyshimta. Prisni se nuk keni pare asgje akoma!
    Se fundmi nuk mund te le pa permendur nje paragraf te pelivanit Mero Baze qe ben lojra fjalesh bajate duke i konsideruar lexuesit e tij bageti. Ja çfare shkruan pelivani Mero ne kete paragraf:
    “Se pari, deputetet qe duhet te mbeshtesin Blushin ne kete proçes, nuk duhet te nisen nga pozita garantuese prej Rames, por nga motive te qarta politike kunder Rames, duke i besuar Blushit. Ndryshe, ata do te jene nje garniture pa personalitet, nga ata qe duan te bejne beteje me “dietat” e Rames.”
    Ky paragraf jo vetem qe eshte nje loje banale fjalesh, por eshte komplet i pa vertete ne lidhje me ate çka dashur te na thote pelivani Mero. Nqs do kete mbeshtetes te Blushit ne kongres(shpresoj te jene te shumte) nuk eshte nevoje qe ata te garantohen se Rama nuk do hakmerret, sepse, e para: Nqs ata do ti bashkohen Blushit do te thote qe automatikisht Rama do rrezohet nga fiku dhe ne kete menyre nuk do e kete me luksin e hakmarrjes. Dhe e dyta: Blushi i ka bere te qarta si drita e diellit aresyet politike pse Rama nuk duhet te jete me kryetar i PS-se, keshtu qe aresyet pse deputetet do i bashkohen Blushit jane aresyet politike qe ky i fundit parashtron. Sa per garnituren qe permend pelivani Mero ne kete paragraf lind pyetja:-ç’fare kane qene deri tani? Ndoshta kane qene me pak se garniture, sepse garniture e ben nje pune.

  17. Aladin says:

    Kire u krijua qeveria e pranishme Blushit e kuptoje pozicjonin e vet dhe u shpreh se ne zgjedhje e ardhshme ky nuk do na vet me deputet nenkuptonte dhe per shoket e vet po nuke e shpetone asgje -asnje lloj strtegjije .-e gjeti si doshi edhe kete bene vikten per te fituar autoritet …….po te ndimuan te cohesh te fusin shqelm butheve ‘

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje