Nga Mero Baze
Partia Demokratike po tenton të relativizojë mbështetjen e saj për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke tentuar të shmangë fuqizimin e saj, përmes ndryshimeve në paketën kushtetuese. Debatet e sotme në Kuvend, në pamje të parë duken pa kuptim, por pas tyre fshihet një përpjekje e opozitës që të ndajë Byronë Kombëtare të Hetimit nga ndryshimet kushtetuese, për të mos qenë një institucion kushtetues, por thjesht një departament policie.
Historia e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nis me programin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili u përball me kundërshtinë e opozitës së Berishës dhe më pas të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të konfliktit që krijonte projekti i tij me Kushtetutën aktuale.
Pas kësaj, qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat morën përsipër projektin, duke e ndërthurur atë dhe me reformën në drejtësi.
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, është shprehur në një takim të ngushtë me gazetarë në fillim të muajit dhjetor, se ai ka marrë firmën e tre udhëheqësve kryesorë në vend, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai u shpreh se fuqizimi i saj, ka nevojë për një ndryshim në Kushtetutë, por paraprakisht ajo mund të funksionojë si pjesë e strukturave të policisë dhe në këtë formë.
Projekti afatgjat i Byrosë Kombëtare të Hetimit është të përfshihet në ombrellën e Njësisë Antikorrupsion, që pritet të ngrihet, nëse miratohet reforma në drejtësi.
Ky është dhe synimi i projektit të ri të qeverisë, që është hartuar me mbështetjen e qeverisë amerikane.
Debatet e sotme në Kuvend nga opozita, dhe zhurma se ata fare papritur janë pro Byrosë Kombëtare të Hetimit, i ngjan të njëjtës taktikë që ata përdorën një muaj më parë, pasi erdhën rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sapo ato mbërritën, Berisha doli gjithë entuziasëm, duke deklaruar se ishte pro reformës në drejtësi, duke zbatuar rekomandimet e Venecias. Por u desh të kalonin vetëm disa ditë, që ai të provonte se po i përdorte rekomandimet, për të zhbërë reformën dhe për ta rinisur punën nga e para, me qëllim që gjithçka të dështonte. Falë vendosmërisë së ambasadorit të SHBA, drafti nuk u zhbë, dhe në Venecia shkoi i plotësuar me dy opinione shtesë nga PD dhe LSI.
E njëjta skemë po përsëritet dhe në rastin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Qëllimi i Partisë Demokratike është të ndërtohet një institucion, i cili nuk sanksionohet në Kushtetutë, por thjesht një institucion brenda strukturave të policisë. Duke pasur parasysh se PD do ta kundërshtojë deri në fund reformën në drejtësi, dhe nga ana tjetër, duke qenë para faktit të kryer që ka nënshkruar në prani të ambasadorit amerikan për këtë institucion, po përpiqet të jetë formalisht në rregull për një “Byro” hetimi të dobët, pa kompetenca kushtetuese, duke llogaritur votën kundër për reformën në drejtësi.
Është kjo arsyeja, që sot fare papritur, PD po flet për nevojën urgjente të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është projekt dhe program konkret, i qeverisë socialiste, dhe është kundërshtuar me forcë nga vet PD.
Tani kur rrugët po ngushtohen dhe Berisha ka shumë pak shanse të manovrojë mes gënjeshtrave që u thotë diplomatëve perëndimorë dhe asaj që ka në mendje të bëjë, po përpiqet të krijojë idenë se ai është pro Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila, sipas tij, nuk ka nevojë të futet në Kushtetutë, pasi ajo do që të jetë vulnerabël dhe e çmontueshme në çdo kohë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të trajnojnë gjashtëdhjetë inspektorë antikorrupsion, të cilët do të kalojnë testin e poligrafit, testin e integritetit dhe atë të edukimit, për të qenë pjesë e Njësisë Antikorrupsion, e cila do të përfshjë me ndryshimet kushtetuese brenda saj dhe Byronë e Hetimit. Është pikërisht kjo që Berisha nuk do të ndodhë, dhe kërkon të bëhet një gjë jashtë Kushtetutës, me qëllim që ai ta zhbëjë në çdo kohë. Sidomos kur t’i afrohet rreziku prej saj.
Drejtesia eshte e kapur me te emeruarit e Berishes,po nxitohet te kapet dhe ky institucion,nepermjet mekanizmit te emerimit !
Byroja Kombetare pa u futur ne Kushtetute do jete nje institucjon pa kompetenca.. C’do arrestim I saj do jete I diskutuar per tu paditur nga c’dokush qe ajo arreston ose pergjon.. Shtime ne ca nene per kete institucjon nuk e ben ate ti japi as nje gervishje c’do politikani ose zyrtari te shtetit.. Madje ne kete versjon qe do opozita dhe Gjykata Kushtetuese, do jete me e dobet se vet Prokuroria dhe e varur pres saj. Ata po perpiqen qe te miratojne ne Kuvend Byrone Hetimore Kombetare dhe perpara se te miratojne per Ligjin ne Drejtesi ta padisin ne Gjykate Kushtetuese para se te behen ndryshimet Kushtetuese.. Dmth kohe e humbur kot dhe s’do prodhoje asgje.. Para se te bejne Byrone Kombetare, ndrysho Kushtetuten duke futur ne rend te dites Reformen ne Drejtesi duke mos I dhene te mundur Gjykates Kushtetuese te drejten e anullimit te Reformes.. Nuk mund te ngrihet nje institucjon pa bere te sigurt qe ka ligjet dhe pamvaresine e saj.. Eshte harxhim kohe.. Nuk thuhet: Hajde ta miratojme njehere dhe pastaj shohim e vendosim.. Keto jane pune Gramafoni..
Po si na the o Kryetari I Gjykates Kushtetuese per anullimin e gjobave te biznesit:
“Kjo eshte tarife. Sepse ti po penalizon ne menyre te vazhdueshme bizneset dhe eshte tarife”..
Po si qenka nje gjobe tarifa?!?! Tarifa eshte dicka qe e paguan per licence kurse gjoba eshte dicka kur ti nuk I ploteson dekumentat e biznesit, punonjesve qe I mban ne te zeze dhe documentacjonet perkatese ne perputhje me rregullat te ushtrosh biznes. Dhe e hedh ligjin posht duke e gjuajtur gjoben si tarife.. Je shume I plakur o Krietari ine Kushtetues.. Dil ne pensjon dhe hapi rruge rinise te eci perpara..
Qofsha i gabuar por keto karnavalet e meposhtme
1-dekriminalizimi
2-reforma ne drejtesi
3-konsulta me Venecian
4-Byroja e Hetimit
Jane jo vetem tallje makabre me ate popull por dhe nje poshtrim publik haptas fare dhe pa pike turpi.
Duket qe segmente politike-strategjike te huaja dhe “komitete” qe menxhojne Shqiperine pas 1992 po krijojne keto tullumbace per te mbrojtur me cdo kusht super kriminelin. Berishe & devil sons
Vetem nje budalla nuk e kupton qe keto “fintet” e berishes por dhe “dancing with bashaSTAR” jane absolutisht nje skec qe po luhet keq..
Na kujtohet nje dipllomat euroatllatikas ne shtator 1998 qe pergezoi kriminelin Berishe se ktheu armatimin e rende qe i kisht mare gardes me trupat paramilitare te Bukoshit..E PERSERIS PERGEZOI NJE KRIMINEL QE DUHEJ OSE PLUMBI OSE PRANGAT PER JETE.
Cfare duhen 60 inspektore GAGARELA ne usa qe do perfundojne me keq se plepat e Shkozetit ? per korrupsion…cfare shakaje pa kripe si ato te Duces…
Zoterinj hipokrite:
Korrupsion ka dhe ne Usa bile jane ca kepuce kuq qe kane marre para nen dore dhe mbi dore miljona dollare per ti hequr gjakun nje k/m te NATOS… e perseris te NATOOOOOOOOOOS q e vrau 4 shqiptare absolutisht te pafajshem……e di qe do thoni po ato i pruri Edi RAMA SHUME NE DAKORT…prangat berishes per krimin e vrasjes dhe prangat Edi Rames per demonstraten qe i iku nga duart dhe tradheti shume fishe…..Biles ka ardhur koha te pyetet dhe zoti Arvizu..cfare i tha ne vesh Berishes ne dreken 2 ore para vrasjeve ?.
Pra problemi NR 1 ne Shqiperi nuk eshte korrupsioni por KRIMET DHE TRADHETITE E BERISHES..qe ne Usa denohen me karrike eletrike….
PRA AKSIOMA ESHTE:
nqs sali bisha nuk denohet nga vete amerikanet ne rradhe te pare PER MASAKREN E 21 JANARIT
….ngelet te themi me variantin e Pellumb Kulles:
JU DHJEFSHA NE BIRONE E HETIMEVE…
ME TE CILET DO FSHIJE BYTHEN BERISHA SI ME FBI APO NY TIMES
21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.
Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?
Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.
Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
04 mars 2011 17:13
Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.
TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES
Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.
Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.
Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe
Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
duket sikur ka nje preokupim per çeshtjet qe deri dje ishin nje JO e madhe e shqupit. qe me ardhjen ne pushtet te edi rames, kundershtite per fuqizimin e trasformimin e shtetit, ishin shtyllat kryesore te partise klanore demokratike. thene me thjeshte , ne menyren me te qarte te mundshme, pedeistat u vune ne balle te levizjes anti shtet. ne nje fare menyre kjo eshte e kuptueshme. ne asnje rrethane te periudhes post komuniste, pd dhe lidershipi i saj nuk kane qene per shtetin e se drejtes. per kete arsye u sajuan togat e plepave, skuadrat e mbushura me tropojane, mish mashin e pa korrigjushem me pronat, e tje, e tje. sot pas 25 vitesh pak jane shqiptaret syresh qe binden si kamikaze se partia ” e shpresave”, eshte partia e duhur . ne fakt sot edhe brezi i lindur pas 90es e kupton se ne cilen ane eshte regresi, e ne cilen progresi. dallimi eshte thelbesor. ketu kemi te bejme me dy bote, dy kultura te ndryshme. nga njera ane qeveria qe perpiqet me gjithe veshtiresite te modernizoj kete vend tejet te prapambetur. e nga ana tjeter forcat qe zvarriten me gjynahet e kohes, se shkuar e te tashme. me konkretisht; byroja kombetare e hetimit do ti nxirrte zbuluar te gjithe kriminelet e veshur me petkun e politikes. kete gje rama ne mos e kishte kuptuar, me siguri e ka te sugjeruar. prandaj dhe shprehja; “prisni se s’keni pare asgje”, erdhi si nje dallge qe do perpinte çdo te keqe qe lundronte ne ujin e qelbur e te pa trazuar ndonjehere. ne nuk i dime se deri ku shkon llogaritja e marveshjeve ps-lsi, apo maxhorance- opozite. por gjeja qe te bie ne sy e qe nuk anashkalohet, eshte ping pongu i lsi. duket qarte se ata tuten te miratojne draftin e qeverise. draft i cili ka kaluar provimin ne be dhe shba. te gjithe aktoret me mize ne kesule kane nje nxitim per ta bere kete byro sipas interesit qe nuk do ti cenonte ne te ardhmen. i vetmi qe nuk e ka me ngut eshte edi rama. besoj se ai i ka bere mire hesapet . jo te tiat pasi nuk do ishte nismetar. por te aktoreve qe kane filluar te ndjejne eren e rrezikut qe mund tu shkaktoje kjo byro. veçse per momentin shume po anashkalojne ngjarjet e bujshme te ndodhura ne harkun e pak diteve e javeve. dikush mund te thote, po ç’lidhje kane bandat me reformen ne drejtesi e me byrone kombetare te hetimit. kane dhe shume. edhe ne te kaluaren perplasjet ne kuvend perktheheshin ne lende tritoli dhe ekzekutime . a nuk ju duket te nderuar bashkombas se orkestrimi i ketyre ngjarjeve dirigjohet me qellim per te ulur performancen e qeverise, e konkretisht min se brendshme. sa here qe min i brendshem kurorezon prerjen e trafiqeve te pa ligjshme, sa here ne rrjeten e prokurorise do bjere ndonje peshk i mesem apo i larte, aq here ka nje pergjigje ne rruge. duke lene te kuptuar se ne jemi, s’keni ç’na beni, e tje. dhe si per ta perforcuar kete teze, mjafton te degjosh deklaratat sfiduese kunder ligjit, qe lideri tropojan i ben pa kursim dhe mbi te gjitha pa pergjesi. po une do pyesja dike qe ka me shume njohuri ne kete fushe, si eshte e mundur qe ne masen me te madhe keto detashmene jane prane pd dhe figurave qe punojne per shqupin? dhe nuk eshte e rastesishme. sa here qe ne parlament ka perplasje me sajmir tahirin, aq here krimi godet si per te thene ja , duhet te japesh dorheqjen. krijohen alibi e histori nga me vulgaret e banalet per ta perfshire ministrin ne ngjarje te tilla. duke pare se rama nuk i ha lajthite per arra, pra nuk e shkarkon tahirin, atehere nuk mbetet gje veçsete krijone institucione te dobta qe neser ti perdorin ne favor te tyre. ashtu siç ka bere ne kete çerek shekulli.
Zoti Mero, si gjithenje godet ne zemer te se keqes, qe po e torturon ate popull. Nuke e kuptojme, keta diplomatet e karieres kane dhene prova, pa mbajne kete titull. Si ka mundesi qe sali berisha, pesoni qe duhej te kalbej ne burg, vene dhe i perulen diplomatet tek ky kerme. Arvizu e quajti burre shteti, lulin yll ne jgjitje edhe pse keta kane vrare 4 qytetare te pafajshem. Tani qe na duket se zoti Lu, dote jete ndryshe per kembenguljen qe po tregon ne emer te qeverise amerikane , si per rreformen ne drejtesi edhe per byrone e hetimit, Ky zoteri shkon dhe takon kriminel Saliun ne zyre, prandaj saliu hedh shuren perpjete dhe kerkon me ngut qe te miratohet byroja hetimit, pa mbeshtetur ne kushtetute qe ta, cfuqizoi dhe ta perdore si ti qefi keti bastardi. Ibej thirje zotit Lu te mose bjere pre e saliut, mjafton te lexoi reditorjalin e zotit Baze dhe e kupron te verteten e hipokrizise dhe djallezise se saliut. Sa te jete gjalle ky zgjyre e ndyre, ky antishqiptar, SHqiperia, dote hiqet zvare.
Prape ti o Brut. Edhe greku nuk i ka vrare kaq shume çamet sa ti Mero Meraj PD-ne.