Nga Mero Baze
E veja e Aleks Nikës nuk e ka herën e parë që dërgon letra në Bruksel. Ka dërguar në vitin 2011, 2012, e me radhë deri më sot. I ka dërguar Stefan Fyles, Barros-os, Kukan-it, Lajçak-ut etj.
Në fillim situata ishte e nxehtë dhe Brukselit i dukej se Shqipëria po fundosej në dhunë, pas agresimit histerik të Berishës, i cili çirrej për çadra-pistoletë, thika me helm nepërke, mitraloza dhe bazuka, si dhe snajpera, vendosur pëballë zyrës së tij. Diplomatëve u dukej fitore që Berisha tërhiqej pak nga pak nga akuzat dhe nuk u dukej trishtim, që ai kishte vrarë katër vetë dhe nuk po paraqitej në Prokurori. Pastaj u dukej arritje, që nuk po i thoshte më Bamir Topit, “horr” dhe Ina Ramës, “lavire”. Pastaj pas letrës tjetër, u dukej arritje që ai kishte hequr dorë dhe nga grushti i shtetit, dhe e quante të mbyllur me aq atë punë. Pra, me katër të vrarë.
Tani pas pesë vitesh, vajzat e Aleks Nikës janë rritur pesë vite më shumë, ndërsa vajza e Lulzim Bashës, që ka lindur kur babai i saj ka vrarë Aleks Nikën, ka moshën e vdekjes së tij. Ajo e di babain e saj një burrë të qeshur dhe të brishtë, që i buzëqesh dhe Argitës, dhe jo një baba që ka vrarë. Shqipëria është bërë një vend më normal dhe askujt nuk i shkon mendja të vrasë në boulevard, edhe pse demonstruesit e Berishës kalojnë gardhin e Kryeministrisë, thyejnë derën e saj, dhe sulmojnë dritaret e ministrive të tjera. Nuk ka më “rregullore gardhi”, “rregullore bulevardi” apo të drejta për të vrarë, po ju afrove derës së Kryeministrisë. Tani nuk më akuza për “puçist”, “horra” apo “lavire”, edhe pse kritikët e qeverisë janë shumë më agresivë. Tani ka vetëm një nënë me dy vajza jetime në një fshat të Lezhës, të cilat, sa më të lira jetojnë, aq më të vështirë e ke t’ua shpjegosh pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha u vrau babain pesë vjet më pare, dhe ja kanë dalë të mos shkojnë para drejtësisë.
Pesë vjet më pas dhe liderët e Evropës që marrin letra nga e veja e Aleks Nikës, e kanë të vështirë të pranojnë që kanë dështuar për pesë vite me Shqipërinë. Ata tani nuk janë më nën emocionet e aluçinacioneve të Berishës për grusht shteti, por para një realiteti të ri, ku vrasësit ja kanë hedhur paq dhe ende dhe sot e kësaj dite, nuk janë thirrur as për ty pyetur përse kanë vrarë.
Vrasësi i Aleks Nikës është përcaktuar nga ekspertiza se kush mund të jetë, por është i lirë. Urdhëruesi i vrasjes edhe më i lirë të rifyejë të vrarin.
Një burokrat evropian, që ka vite që merret me Shqipërinë, dhe që merr një letër në tavolinën e tij në vitin 2016, me klithmën përse nuk hetohet vrasja e babait të dy vajzave që demonstroi para qeverisë, e kupton se si politika shqiptare është tallur me të. Ai mund të jetë i mirëshkolluar, i mirëinformuar dhe i aftë për politikë evropiane, por një katund i vogël në Ballkanin jugperëndimor, e ka bërë atë bashkëpunëtor në krim dhe ka tallur në thelb, gjithë idealet për të cilat ai flet në emër të Bashkimit Evropian. Ai nuk guxon dot t’i kthejë përgjigje një gruaje që duhet të rrisë dy vajza të vogla mes vrasësve të lirë dhe të padënuar të babait të tyre. Biles më keq se kaq, ata janë vrasës që tentojnë të rikthehen në pushtet me ndjenjën e padrejtësisë që i kanë hequr nga pushteti “kriminelët” dhe jo që janë vet kriminelë.
Unë nuk e di se si ka guxim zoti Kukan t’i përgjigjet kësaj letre, nuk di si do të ndjehej tani Barroso, Fyle, Lajçak dhe gjithë ata që premtuan që këto vrasje do të zbardhen urgjent, por di të them se pesë vite më vonë, janë njësoj të pasigurtë në këtë vend, fëmijët e të vrarëve dhe fëmijët e vrasësve, pasi Evropa e ka lënë drejtësinë shqiptare në fatin e vetgjyqësisë. Sali Berisha ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë nga një krim që e ka bërë haptazi, dhe që është krenuar me të, ndërsa viktimat e tij të mbetura gjallë, kanë arritur të mbijetojnë duke e parë sa të paprekshëm janë vrasësit e tyre, pa konsesusin e të cilëve, nuk do të ketë as reformë në drejtësi.
Kaq do të mjaftonte që një zyrtar perëndimor të mos i kthente përgjigje Rajmonda Nikës, apo secilit familjar të viktimave të 21 Janarit, por t’i kërkonte Bashkimit Evropian, që së paku vrasësit e pandëshkuar të 21 janarit në Shqipëri, të mos ishin më partnerë të Bashkimit Evropian, derisa të gjykoheshin për atë që kanë bërë. Kjo, jo për të larë duart nga gjaku i 21 janarit, por së paku për të mos u bërë më pis, duke u zgjatur dorën atyre që kanë vrarë për të ndenjur në pushtet në këtë vend. Çdo përgjigje tjetër është vazhdim i hipokrizisë me drejtësinë në këtë vend dhe një tallje e madhe me ëndrrën evropiane të shqiptarëve.
C’pune kane Barroso, Lajcak dhe Kukan???!!! Pse nuk i shkruan Edvinit…
aman aman se mos vrasi veten e do jete nje humbje e madhe per evropen sidomos tashti qe ka krize……?????
I jane thare shpresat ke kryeministri se thahen kur shef qe bashkqeveris me Ilir Meten me personin
qe e revoltoj Aleksin nga Manatia e Lezhes.
Pse tani doli ne skene kjo e veja e Aleksit mbasi kete pune e kishte
marre ne dore xhaxhai Aleksit qe na u paraqiste si avokot,me falni si avokat.
Qenke koqe o hajdar. Si ke llagapin, ke edhe trute. Ku ka tager Rama te arrestoje Saliun? Ate e ka ne dore Bujua, qe eshte nje Rotk…ari.
se cfare mendon pyet liken se ta tregon ai si kokpalare qe eshte
lere me na meson moralitetin
Si fillim shoku Mero Censura, nje perendimor mendon se si eshte e mundur qe edhe pas 20 vjetesh e me shume ti mbetesh ideologu i pushtetit. Se dyti mendon sesi tall trapin Berisha me ata qe vrau. Se treto mendon sesi tall trapin Rama me ata qe u vrane. Me tutje nje perendimor nuk e lodh trurin se ka halle te tjera! P.s. Mos me zhgenje per piken e pare e te botosh komentin.
E vertete. Artikull i forte. Vrasesit do denohen. Asgje nuk mbetet pa u lare ne kete bote.
Zoti Mero e ke bere “prekes” kete editorial por I shmangesh thelbit kryesor
Krismat e masakres 21 janarit 2011 u degjuan qe ne 2 prill 1991..
Edhe pse ishte regjim “kamunist’ Gramoz Ruci pati burrerine te shkoje ne Shkoder qe mbante era barut dhe shume kollaj mund ta egzekutonin..por beri Histori..i tha shkodraneve ..ja ku jam VRITEMI..por respektoi shtetin ligjin…jo si Basha me BERISHEN QE FSHIHEN NE CITJANET E AMBASADES AMERIKANE
++++
Pamvarsisht se ju zoti Mero keni qene mik-armik me Sali Bishen..une kam qene nje kundershtar I tij per cerek shekulli por ai eshte viktime..e perseris eshte viktime
++++
Eshte viktime e doctrines me antishqiptare per te gjitha kohrat qe quhet Dekomunstifikim I udhehequr nga Biberaj & Rajeson qe sic dihet erdhen nga VENDKOMANDA E BEOGRADIT
++++
Kjo doctrine eshte identike dhe me dekriminalizimin e Donald Lulit gje per te cilen ju zoti Mero ose po beni rolin e te paditurit ose jeni ne tave me keto karnavale..
21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.
Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?
Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.
Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
04 mars 2011 17:13
Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.
TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES
Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.
Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.
Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe
Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
Pershendetje.Koment briland.Me ne dipllomatet tallin b…n.
Nuk e di ku e ka mesuar Merua qe ne shoqerine kapitaliste ka drejtesi…
Lexo ore Mero lexo veprat e ENVERIT te kuptosh se ne kapitalizem zbatohet
ligji i xhungles dmth qe peshku i madh ha ate te voglin..
Sala çfare peshku eshte ?
– KRAP…
E po ai u ha te tere juve
Kushdo ne Europe i njeh mire metodat komuniste te propogandes majtiste… nxisin viktimat e tyre te mjera t’ shkruajne letra udheheqesve . Kjo propogande e ndyre Mero nuk ecen me ? Neveritje.. neveritje neveritje .
Po ti ,o tradita fashiste cfare rruge ideon qe te dale e verteta dhe te ndeshkohen fajtoret???
Se ti thua te mos ankohet njeri as ne gjykate,as ne Europe,as ne….!
Mos e ke fjalen ti se zgjidhjen e gjejne vetem ne……KANUNIN E LEK DUKAGJINIT????
Ja kjo nuk me shkoi ndermend!
Mbase kjo do jete zgjidhja me e sakte!
Kjo nuk do te thote se vajza e Lul Bashes e cila nuk e njeh Shqiperine, sepse nuk jeton aty qe kur ka lindur, nje dite nuk do te paguaje krimet e te atit. Apo femijet e niperit e Sal Berishes. Ky i fundit e ka quajtur kanunin nje arritje te madhe te shqiptareve.
Shume shkrim i drejte dhe plot logjik. Europianet kane dy gjera: Ose thone kjo eshte nje e shkuar dhe jane mesuar qe mos te kete kurre drejtesi po iken vitet, ose jane pjese e njerezve qe kane bere krimin. Qe flet kaq shume per drejtesi Amerika dhe Europa dhe ka kaq shume padrejtesi, do te thote se rendi demokratik, te pakten si e kane emruar, nuk eshte i tille. Eshte njesoj sikur djallit ti ndryshosh emrin e te ja çosh melaqe. Kjo loje po lozet sot ne boten demokratike. Te shkoje ambasadori amerikan, presupozohet vendi me demokratik ne bote (!), disa here dhe te kerkoje mendim nga Sali Berisha qe te reformoje drejtesine (!) shqiptare , eshte per tu çuditur me kete lloje demokracie; po ashtu dhe tek Lulezim Basha sepse , te pakten Saliu e Lulezimi , e dine dhe mizat e dheut qe jane kriminele dhe kane vrare 4 njerez ne bulevardin “demokratik”. Si mund te pranoje perfaqesuesi amerikan apo europian te bisedoje me kriminelet per te luftuar kriminelet?! Problemi eshte se nuk lejojne as shqiptaret ta zgjidhin vete problemin e tyre ashtu si dine ata. Pra, e marrin persiper zgjidhjen me paturpesi dhe si robot e jo si njerez me shpirt dhe e varrosin drejtesine, e vrasin shpresen dhe lene zvarre litarin e krimit. Mbas 25 vjetesh, une nuk kam me besim tek keta, sepse nje brez te rinjesh dhe nje te vjeter e torturuan qe asnje nje lloj diktature nuk u a ka bere. Ky eshte skllaverim i popullit me paqe (pahir). Vuri emrin si te duash: demokraci, diktature, skllaveri,komunizem, kapitalizem, barbarizem…kjo eshte e verteta qe jetojme, shohim me sy dhe degjojme.
me vjen shum keq per shqiptaret qe ushqejn iluzjone se perndimi do vendosi drejtesi.
perendimi nuk esht drejtesi,por liri. ne amerik eshte statuja e liris dhe jo ajo e drejtesis.
dhe lirija zevendeson drejtesin.
esht mentalitet perndimor,ku fitimtari respektohet. dhe fiton ai qe ka forcen. dhe kush fiton nuk ben drejtesi por te kunderten e saj,ne funksjon te liris.
perndimi nuk don trubullira dhe pranon padrejtsin per te qen ne paqe.
kte gje,qe ne demokraci s ka drejtesi pra,e kan kuptu fare mir kriminelet te cilet per te ber para,(parja te jep liri) bejn cdo lloj krimi. dhe nuk denohen nga perndimi.
a e gjeni pse shqiprt kta krimnela te cartur po bejn kerrdin ne perndim,por jo ne lindje?
sepse po te bejn krime ne lindje ,ja u pallo bythet lindja. gjejn perndimin e but dhe I bien m top.
ca llafe ngushlluese do gjejn n perndim dhe asgje me teper.
kjo esht drejtsija atje.
dhe perndimort do vazhdojn te marrin salen me te ira qe te mos bej rremuja se ka refugjat masanej….
perndimi investo me mbrojt bythqimat ne shqipni e gjetk. interesohet qe ata te dalin me bicikleta pa shal dhe te krruajn bythet bulevardeve.
don qe meshkujt te kthehen ne bythqima ne menyr qe kur ti bi m shpull turinjve tu kthejn bythen atyre gai per table qitje…
por per me mbrojt jeten,nderin dinjitetin personalitetin n,perndimi as can byth.
pse?
se nuk ka me komunizem qe te bej gjoja sikur I dhimbsen njerzit.
tash qe komunizmi iku le ti qien ropt njerzve qe jan posht. s prish pun. ka rendsi qe kush o siper bo pall. kush o posht ka pall…
Po pse o Mero te huajt e kane fajin qe ne nuk rregullojme dot shtepine tone? Pse nuk e pyet Ramen se si mund te behet drejtesi per 21 Janarin kur nje nder shkaktaret kryesore te tragjedise ai qe i quajti viktimat koke palare eshte sot kryetar parlamenti
SHperngulja nga trojet e tyre e shqiptarve nga Kosova ne kohen e represionit Serb ,apo shperngulja e camve nga trojet e tyre quhet me te dreje GENOCID .Po arratia e me shume se 200 mije shqiptareve ne dy vjet qeverisje rilindase a nuk eshte dhe ky nje dhoj genocidi ? Po ata dhjetra njerez qe jane vetvrare ne pamundesi per ti bere balle mjerimit ku i ka zhytur kjo qeveri nuk quhet krim shteteror . Po ata qindra qe kane vdekur per mosmarjen e kujdesit te duhur shendetsor per faj te korrupsionit te frikshem te kesaj qeverie a nuk quhen krime shteterore? Athere i bie te themi me siguri se keta qe gjoja qeverisin sot megjithse nuk kane vrare ne bulevard kane bere mynxira me te medha se ata qe iken . Kaq do mjaftonte qe partneret evropjane mos gjenin askend ne kete vend per partneritet por te shihnin te klasa politike shqiptare ate qe ajo eshte realisht : nje bande kriminale .
okomentuesi ‘duno”
eshte pikerisht ky botkuptimi i juaj qe ai vend ka kaluar ne nje cmenduri kombetare qe po hani njeri tjetrin.Nuk eshte qeverisja 2 vjecare e Rames qe u be “kataklizmoja” Kjo eshte nje periudhe 25 vjecare qe kur “partneret tane ” na prune ne 1992 Sali qenin sikur te ishim ferme kafshes.
Edi Rama po ben nje tradheti kombetare sepse mori votat per prangosjen e QENIT SERB BERISHE prandaj dhe njerzit po ikin se ai po ben shtet me berberat e lagjes por jo me kasapet e kombit qe kane nje mbrojtje nga ‘PARTNERET EUROPJANE……….keto jane partnere leshi perderisa mbrojne me cdo kusht banditet bash-berishe
SUPERDOSJA KRIMINALE E MEPOSHTME E BERISHES
ESHTE GJENERATORI QE NDRICON
MONUMENTIN E ENVER HOXHES SI PROMETHEUN E SHQIPTAREVE
Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!
10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”
1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.
2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.
3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.
4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.
5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.
6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.
7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.
8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.
9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.
10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”
1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.
2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.
3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.
4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.
5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.
6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.
7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.
8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.
9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.
10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.
10 nga krimet e klanit “SALI”
1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.
2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.
3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.
4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.
5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.
6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve
7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.
8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.
9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.
10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.
20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”
1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.
2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.
3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.
4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.
5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.
6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.
7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.
8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.
9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.
10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.
11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.
12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.
13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.
14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.
15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.
16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!
17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.
18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.
19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.
20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.
KRIMINELI SALI BERISHA & SON ESHTE DIREKT PERGJESGJES PER 21 JANARIN,GERDECIN DHE OTRANTON
PSE HARRUAT O NJEREZ KUR BISHA BERIHSA NGA NJERA ANE DHE ITALIA E NATOS DHE BE NGA ANA TJETER VRANE NE MES TE DETIT SI KAFSHE 100 SHQIPTARE SI NE GJUETI INDIANESH ??
Viktimat e tragjedise se Otrantos
ZEQINE FEJZAJ 61 vjece
ZONJA FEJZAJ 36 vjece
BLERINA FEJZAJ 8 vjece
MIHAL FEJZAJ 60 vjec
FATOS FEJZAJ 39 vjec
RONALD FEJZAJ 14 vjec
OLTION FEJZAJ 13 vjec
MIMOZA XHAVARA 32 vjece
KAMELA XHAVARA 9 vjece
MAJLINDA XHAVARA 4 vjece
DESANTILA XHAVARA 24 vjece
FIRDESA XHAVARA 1 vjece
GERARD XHAVARA 4 vjec
MAJLINDA ROSHI 38 vjece
QEMAL ROSHI 38 vjec
RONALD ROSHI 2 vjec
PUSHIME MEMINAJ 60 vjece
DONIKA IDRIZI 40 vjece
ELONA IDRIZI 14 vjece
SEMIRANDA IDRIZI 11 vjec
ROMEO ANDREA 28 vjec
SILVANA ANDREA 18 vjece
KRISTINA ANDREA 2 vjece
BARDHYL LAME 37 vjec
TUSHE LAME 38 vjece
ARTUELA LAME 35 vjece
KASIANI BESTROVA 6 vjec
VIKTORE BESTROVA 9 vjece
KOSTANDIN BESTROVA 2 vjec
ANIFE BEJKOTARE 41 vjece
REZART BEJKOTARE 12 vjec
ERALD BEJKOTARE 13 vjec
ZEMAN AVDIA 37 vjec
NERTIL AVDIA 11 vjec
OLSI AVDIA 6 vjec
IRMA GREKO 21 vjece
KRISTI GREKO 3 muajsh
BARDHOSH DELIAJ 46 vjec
BURBUQE DELIAJ 45 vjece
MELPO SEJDIAJ 46 vjec
HANEME BIRCE 41 vjece
BESMIR BIRCE 9 vjec
LAVDOSH KAJA 22 vjec
ROBERT BARJAMI 19 vjec
MIKLOVAN TROQE 17 vjec
ANASTAS MERKURI 30 vjec
LINDITA DEMIRI 12 vjece
BEKTASH TAHIRI 47 vjec
ANDI ALIAJ 17 vjec
TEFERI SALIU 48 vjec
LIRIM BULLA 17 vjec
ZINI MUCA 27 vjec
ERMAL XHAKA 18 vjec
FATMIR GERAJ 28 vjec
KASTRIOT SHARRAJ 36 vjec
PERPARIM MAMANAJ 13 vjec
ZYLYMA SULEJMANI 22 vjece
KRENAR SULEJMANI 27 vjec
ALBAN SULEJMANI 4 vjec
MIRAND KACUKU 28 vjec
Nga Patosi
KOZETA SULO 21 vjece
KLODIAN SULO 2 vjec
FIQIRI SULAJ 30 vjec
ERVIN SULA 15 vjec
LATIF BERBERI 53 vjec
MAZE SEFERAJ 31 vjece
BRUNILDA SEFERAJ 25 vjece
DAVIT SEFERAJ nje muajsh
VJOLLCA KACUPI 22 vjece
ALBANA BOTROVA 22 vjece
MERITA FERKO 32 vjece
BLEDAR FERKO 10 vjec
FREDI FERKO 8 vjec
VIKTORI KACUPAJ 25 vjece
ROBERT LLANAJ 30 vjec
KASTRIOT HASANBASHAJ 27 vjec
KLORIDA HASANBASHAJ 24 vjece
XHULJANA HASANBASHAJ 3 vjece
ILIR KICJA 34 vjec
MARIGLEN BARDHA 16 vjec
FATBARDHA SEJDIAJ 21 vjece
Ju zoti Mero bashke me ambasadoret amerikene dhe europjane ,,ramen ,meten ,jeni ato qe po I ngrini portretin enverhoxhes duke mos futurene burg monstren berishe &son qe eshte cilesuar si burre shteti nga Alex arvizu qe eshte nje mbret illegal dhe I pashpallur I shqipfoleve.
Heqja e portretit te enverhoxhes nga mendjet e shqiptareve ka vetem nje rruge>>BURGOSJA E MONSTRES BERISHE..NE TE KUNDERT FIGURA ENVER HOXHES SHKELQEN NGA HIPOKRIZIA E AMBASDOREVEN NGA IMPOTENCA E RAMES DHE NGA VARGMALET ME KRIME TE KUPOLES BERISHAJVE
Paguj 2_3 vere e qetesohesh ne vend
O mero do ti pergjigjet si Jane pergjigjur
Per krimet e KOmunizmit ne shqiperi
Per gnith ATA te pushkatuar pa gjyq
Per gjith ATA te internuar
Per gjith ATA te shpronesuar
Por bravo i qofte kesaj gruaje
Qe si burrneshe i drejtohet tamam
Atyre qe e Kane me te vertete ne dore
Te marrin shembull ato GRA djem vellezer nena qe ju nane pushkatuar te afermit
Dhe pushkatuesve sju hyri gjemb ne kembe
Por elezbiberaj qe dikush e shan pa rreshtur
Ka thene nje te vertete te madhe
Perendimit i intereson procesi jo kush e drejton ate.
Mero vellai,une mendoj se Rajmonda Nika dhe familjaret e Faikut,Hekuranit,Ziverit nuk duhet te humbasin kohen me ciniket e pandreqshem te Brukselit,te cilet nuk jane ne ligjin shqiptar me detyrime ndaj qytetareve shqiptare,sepse nuk paguhen nga taksat e shqiptareve.
Per mua,keta familjare duhet te NGULEN ne zyren e kryeprokurorit “uji me kos” dhe te mos shqiten prej andej pa ia shkundur dhembe e dhemballe per detyren qe duhet te kryeje.Ne te kundert t’a ngrene zgupthi nga karrigia dhe t’a nxjerrin perjashte ,ne menyre demonstrative.Kjo dhe vetem kjo eshte menyra efikase dhe LRGJITIME qe jep zgjidhje.
Me keqardhje shoh qe keshilluesit e letrave drejt Brukselit,,,,jane ne trap te eres ,ne rastin me te mire,,, ose qellimisht keqorjentues ,ne rastin me te keq.
TUNG.
Ja p.sh shoqja Lenka ( me falni Lora) i ka gjet fjatoret. Te lumte Nafije! E gjete!