A ndjehet Berisha i tradhtuar, për Byronë Kombëtare të Hetimit?

10 Shkurt 2016, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një herë që Berisha e la një aksion politik në dorë të Lulzim Bashës, e fundosi. Të gjithë e mbajmë mend se javën e shkuar, Lulzim Basha, Edi Paloka dhe ato gratë e PD, përfshi dhe blogjet rreth tyre, nisën një fushatë të papritur shpërthyese kundër qeverisë, të cilën e akuzuan, se është kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit. Fushata ishte e çuditshme, pasi bëhej fjalë për një nismë të qeverisë, me mbështetje të programit amerikan OPDATE, që ishte kundërshtuar deri në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike. Shpjegimi i vetëm i këtij zelli të papritur të PD për Byronë Kombëtare të Hetimit, mbetej të ishte shpresa për një draft, që mund të binte ndesh me ato çfarë parashohin ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mos realizohej në finale.

Por paska qenë më keq se kaq. Ka qenë thjeshtë një firmë e Bashës, pa leje të Berishës.

Por sot në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila u zhvillua pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit, Sali Berisha shpërtheu ndaj Lulzim Bashës, duke konsideruar gabim të rëndë mënyrën se si u bënë marredheniet publike për Byronë Kombëtare të Hetimit. Me pak fjalë Berisha sulmoi Bashën përse u nxitua sikur ishte dakord me Byronë Kombëtare të Hetimit, duke i konsideruar politikë joserioze këto qëndrime.

Për ta rregulluar pas mbledhjes imazhin, dhe për të justifikuar qëndrimin tashmë kundër, ai ka postuar një koment, sipas të cilit “Byroja Kombëtare e Hetimit”, miratuar në qeveri, nuk është ajo që ëndërronte Berisha.

E vërteta, siç e kemi theksuar në disa numra më parë, (http://www.gazetatema.net/web/2016/02/06/nje-hetim-mbi-deshiren-e-papritur-te-pd-per-byrone-e-hetimit/) është se ekziston vetëm një projekt për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ai është projekti i OPDATE, misionit amerikan për ndihmën ligjore në Shqipëri, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të cilin ambasadori Lu, ka marrë firmën e Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Edi Ramës. Tani problemi që ka Sali Berisha është përse Lulzim Basha ka hedhur firmën diku, ku ai nuk ka qenë në dijeni dhe e ka vendosur tani atë dhe PD, në pozicion qesharak.

Ky është vërtet problem, por është problem i Berishës dhe jo i Shqipërisë, biles as i PD, nëse dëshiron të jetë një faktor serioz në politikën shqiptare. Fakti që Berisha e shoqëron gjithandej Lulzim Bashën në takime, si ata nxënësit që kanë bërë gabime dhe e thërrasin në takim me prindin, mirëkuptohet, më shumë se kurrë, në këtë rast. Në çdo takim me të huajt sidomos rreth reformës zgjedhore Basha shkon me Berishën, si ata nxënësit, për të cilët askush nuk ka besim që ia përcjell “babit” vërejtjet e mësuesit.

Një herë që ka qenë në takim “pa babin” me ambasadorin Lu, ka firmosur një draft që i ka bërë gjëmën Berishës dhe tani Berisha turfullon, që nuk e do, të njëjtën gjë për të cilën dy ditë më parë, thoshte pse nuk e miratoni.

Ndërkohë javën që shkoi në mbledhjen e Byrosë Parlamentare, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, i kërkuan llogari Ilir Metës, përse Edi Rama nuk sjell në Kuvend draftin për të cilin ka rënë dakord PD me PS, në prani të ambasadorit. Meta u premtoi se do fliste me socialistët dhe “po qe se keni rënë ju dakort, ne e miratojmë me sy mbyllur” u ka thënë ai.

Tani po rezulton që i vetmi që ka firmosur me symbyllur ka qenë Basha dhe kjo firmë po bën qesharake PD , Berishën, raportet Basha-Berisha dhe gjithë qasjen e tyre hipokrite ndaj reformës në drejtësi. Është bilanci politik i një partie, që drejtohet nga një “baba” i keq dhe një “fëmijë” hileqar, i cili në fund duket se ka për t’u bërë hasëm me të gjithë, me “babin” që gënjen, me diplomatët që u jep garanci kot, me kundërshtarët politik, me të cilët ka ëndërr të bëjë vetëm takime “kokë më kokë” dhe mbështetësit e PD, që nuk po kuptojnë kush është e mirë për ata, ajo që thotë “babi”, apo ajo që bën Luli.

11 komente në “A ndjehet Berisha i tradhtuar, për Byronë Kombëtare të Hetimit?”

  1. I FUNDMI I SALIBISHES NE WASHINGTON says:

    Po genjehen shqiptaret si me cekun e bardhe..si me ekspertizat e Fbi per 21 janarin qe berishoviq fshiu menderen
    .Habitem me Meron qe vazhdon akoma me teneqete e viqidolit

    Berisha pas 21 janarit 2011 nuk eshte me problem shqiptar por amerikan …..PSE ?

    Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
    Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
    Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
    Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

    Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
    Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
    Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

    1. LITARI says:

      Elez Biberaj me shkoll (fillore ne jugosllav) baba i elezit palo spiun I UDB…
      Ata si familjer domethene (Biberaj) UDB I emigrovi ne Amerik New York, ata (babe e bire) gjeten strehim ne konsullaten shqiptaret me “BALETEN” ata (babe e bire) ne kohen eEnverit e te Ramizit pasuri dhe para me bollek domethen me gjakun e shqiptarve ata benin qefe babe e bire, ata vizita te shpeshta si ne Tiran ashtu dhe ne Beugrad…ata babe e bir pa respekt ne Emigracion ….
      ata domethen elez biberaj sot pa para…, pa respekt nga emigrantet e vjete E te rinj. (sot ata me rojne me buken e shtetit…
      A e mbani mente ne 92 Elez Biberaj beri nje aksident me makine ne rrugen fusheKruje Ai deklarovi se: “se komunistet e Tiranes domethen (sigurimi) i kurdisi aksidentin ” te sigurimit te Tiranes thane se :” zoti Elez ti je shoku jone dhe bashkpuntori kryesor ”
      Pra Elez Biberaj eshte nje ordhiner palo (evgjit) spiun Pike eshte kurkush..

      1. spartaku says:

        Elez Biberaj ne litare.Sikur te vij nje dite,Berisha dhe Biberaj,te varen ne litar,eshte pak.Ata duhet te digjen te gjall ne turren e druve.I kane bere shume te zeza popullit shqipetare,kur ai priste nje demokraci te vertet.Populli doli i zhgenjyer nga keta dy tradhetare te kombit.

    2. LITARI says:

      Elez Biberaj me shkoll (fillore ne jugosllav) baba i elezit palo spiun I UDB…
      Ata si familjer domethene (Biberaj) UDB I emigrovi ne Amerik New York, ata (babe e bire) gjeten strehim ne konsullaten shqiptaret me “BALETEN” ata (babe e bire) ne kohen eEnverit e te Ramizit pasuri dhe para me bollek domethen me gjakun e shqiptarve ata benin qefe babe e bire, ata vizita te shpeshta si ne Tiran ashtu dhe ne Beugrad…ata babe e bir pa respekt ne Emigracion ….
      ata domethen elez biberaj sot pa para…, pa respekt nga emigrantet e vjete E te rinj. (sot ata me rojne me buken e shtetit…
      A e mbani mente ne 92 Elez Biberaj beri nje aksident me makine ne rrugen fusheKruje Ai deklarovi se: “se komunistet e Tiranes domethen (sigurimi) i kurdisi aksidentin ” te sigurimit te Tiranes thane se :” zoti Elez ti je shoku jone dhe bashkpuntori kryesor ”
      Pra Elez Biberaj eshte nje ordhiner palo (evgjit) spiun…, genjeshtat iku nga N.Y sepese nuk e perfillte as njeri…, genjen ,,dhe thote se : ”
      Doktorate ” ai ka vetem 4 klase shkoll-serbe O se harova ai ka shkollen e poshtersive (spiun)..

  2. niko says:

    Nje vrime e madhe ne uje. Nuk ka rendesi se sa reforma ne drejtesi miratohen apo byro krimi krijohen. Ajo qe ka rendesi eshte se kush do te zbatoje ne praktike ligjet qe jane ne leter. Nqs pergjigja eshte shqiptaret qe quajne vlere vjedhjen, vrasjet e korrupsionin, atehere do behemi edhe me rrumpalle se jemi. Per sa kohe qe politikanet jene te paprekshem nga ligji shoqeria do vazhdoje te zhytet ne batak.

  3. alphade says:

    Mos shkruani faqe te tera artikujsh dhe komente pafund ! Gjerat jane shume me te thjeshta se sa duken, jane shume me te lehta se sa i bejne partite per hesapet e tyre : vini pranga Sali Berishes dhe ja puna u krye ! Me ”nolizem” nuk zgjidhen gjerat ne Shqiperi, as me ”gandizem”… !!!!
    Duhet : ”Act Now” !!!.

  4. Arber says:

    Nje shkrim brilant. Flm. Mero Baze!

  5. Mauro says:

    Genjeshtra dhe mashtrimi i rradhes. Keni akses dhe mund te botoni draftin e pare (te rrezuar nga Gjykata Kushtetuese) dhe Draftin e dakortesuar midis paleve.
    Eshte rene dakord qe Byroja e Hetimit te jete nen varesine e Prokurorise se Pergjithshme dhe jo variantit nen varesine e M.B.
    Pastaj cfare eshte gjithe ky nxitim nga Qeveria, kur vetem nje jave me pare u shpreh se ky draft eshte pjese e Reformes ne Drejtesi dhe do presim Venezian.
    Dhe tani pasi i rikthehet Draftit te pare dhe te padakortesuar midis paleve, thote pse se votoni!!!!!!!!

  6. Loni says:

    Niko, Shume i drejte shqetesimi jot, eshte lufte midis te mires e te keqes

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha shpresonte qe nepermjet Llolles te emeronte ne krye te BKH,kryetarin e sindikatave te “pavarura” te Shqiperise !

  8. tr says:

    Ky eshte versioni i Meros ,por Lulja nuk shkon as ne wc pa lejen e Lales , Per firma te rendesishme nuk behet fjale fare , por hilja fle diku gjetke qe e di vetem Lulja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje