Një hetim mbi "deshirën" e papritur të PD, për Byronë e Hetimit

6 Shkurt 2016, 20:25Editorial TEMA
Një hetim mbi "deshirën" e papritur të PD, për

Nga Mero Baze

 

Historia e dështimit të derisotëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit, propozuar nga qeveria socialiste në vitin 2014, ka në themel të saj hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të nevojës, se përpëra se të miratohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të bëhen ndërhyrje në Ligjin e Procedurës Penale dhe Ligjin e Organizimit të Prokurorisë.

Rikthimi i debatit ditët e fundit, ku partizanë të rimiratimit të projektit të PS, ende pa bërë ndryshimet e kërkuara nga Gjykata, po bëhen drejtuesit e PD, është përsëritje e skemës së vjetër të Berishës, për të prodhuar ligje për propogandë, të cilat rrëzohen sërish nga Gjykata. Tipik ka qenë rasti i ligjit për hapjen e dosjeve dhe lustracionin në vitin 2009, kur Berisha për të terrorizuar disa gjyqtarë e prokurorë që kishin në dorë çështjet e djalit dhe vajzës së tij, bëri një ligj haptazi dhe me vetëdije antikushtetues, me qëllim që ta përdorte vetëm për propagandë për të trembur kundërshtarët e tij dhe pastaj të mos vihej në zbatim.

E njëjta skenë po përsëritet.

Po cila është historia reale e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Byroja Kombëtare e Hetimit ka qenë propozim elektoral i Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe 2013, dhe u bë realitet në vitin 2014, kur Ministria e Brendshme hartoi ligjin që u miratua në Kuvend. Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit u vu si pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Pas miratimit, ligji u kontestua nga Partia Demokratike dhe u çua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Demokratike, duke e pezulluar zbatimin e ligjit me arsyetimin se, përpara se ai të miratohej si një ligj i thjeshtë, duhet të bëheshin ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Organizimin e Prokurorisë, të cilat ishin ligje me tre të pestat.

Pas kësaj, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me programin amerikan të ndihmës ligjore OPDAT, nisën hartimin e projektit aktual. Projekti është fryt i punës së Ministrisë së Brendshme dhe amerikanëve të OPDATE, dhe është sot i vetmi projekt për të cilin flasim dhe diskutojmë. PD nuk ka as vërejte dhe as ndonjë projekt alternativ për këtë çështje.

Tashmë që ligji të miratohet, duhet respektuar fryma e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ai duhet të kalojë për miratim, pasi të ndryshohen ligji i organizimit të prokurorisë, si dhe Kodi i Procedurës Penale.

Në këtë mes, meqë jemi dhe në kulmin e përgatitjeve për reformën në drejtësi, në ndryshimet e propozuara në Kushtetutë, është dhe një propozim që ka të bëjë me të drejtën e hetimit, i cili deri tani është vetëm kompetencë e prokurorisë dhe hetimi duhet t’i lejohet dhe kësaj Byroje, apo çdo njësie tjetër në varësi të të cilës do jetë kjo.

Pra, që Byroja Kombëtare e Hetimit të miratohet realisht dhe të funksionojë, duhet të bëhen ndryshimet e urdhëruara nga Gjykata Kushteuese dhe t’i hapet edhe më shumë hapësirë në Kushtetutë, sipas modelimit që i është bërë në draft Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përpjekja e PD, në thelb është që të mos miratohet Byroja Kombëtare e Hetimit, por të kalojë sërisht drafti i PS dhe OPDATE pa u bërë ndryshimet, me qëllim që të jetë antikushtetues dhe të shtyhet pafundësisht.

Nga ana tjetër, PD vazhdon të jetë e qartë kundër reformës në drejtësi dhe duke qenë e përgatitur të bëjë betejë për zhbërjen e saj dhe keqleximin e rekomandimeve të Venecias, kërkon të viktimizojë Byronë Kombëtare të Hetimit para reformës, me qëllim që edhe të bëjë sikur është dakord me të, edhe ajo të mos bëhet. Qëllimi final i saj është që reforma të shtyhet pafundësisht, dhe të kalojë pragun e vitit 2017, pas zgjedhjeve parlamentare dhe pastaj të kthehet në një ëndërr të keqe që dikush e pa në vitin 2015, po që s’u bë realitet. E rëndësishme është që këtë që thonë sot pro Byrosë Kombëtare të Hetimit, ta thonë kur të shkojnë në Kuvend për të miratuar ndryshimet në Kode dhe Kushtetutë, që na japin një Byro Kombëtare të Hetimit.

Zoti (d.m.th Doktori), u dhëntë fuqi deri atëhere të besojnë tek Byroja e Hetimit. Por dyshoj se do t’u mbajnë këmbët deri atëhere, pasi të binden që nuk është shaka.

6 komente në “Një hetim mbi “deshirën” e papritur të PD, për Byronë e Hetimit”

  1. si s’kam një grusht të fortë malit që s’bzan ..në zemër me ia ngjesh. says:

    Me vjen keq I nderuar Mero por artikujt tuaj jane bere te pavlere

    Ju thoni qe PS ka nisur ngritjen e Byrose Hetimeve ne 2009 dhe tani eshte 2016 dhe sipas gjasave ne 2018 mund te filloje nga puna..pra nje tallje macabre…pra me kete Byro do jete K/M Luli Arvizuse ai qe do ti tredhe koqet edi rames dhe BEQOVE te tij..pra po perseritet gafa e 2008 ne kushtetute

    Ajo qe tingellon keq ne kete artikull eshte se ju komentoni keto lojtare te politikes sikur te ishte nje ndeshje futbolli ku skuadra e PD ka per trajner dhe albiter 24 vjet me rradhe nenpunsin te rruga e Elbasanit

    Kujt I kujtohet para 2 Vjetesh “URAGANI” I ARVIZUSE me levizjen e tij ACT NOW qe na falni per shprehjen u be PIRDH NOW..e njejta gje dhe me keto gallata me drejtesi,reforme,byro,venecia,kushtetute…
    E kam thene dhe here te tjera…Kjo lloj reformed he byroje me “drita te ndezura” eshte nje pune e piste qe do perfundoje si barcaletat qe tregohen per Arvizune…me vone do tregohen per Donald Lune

    Biles barcaleta po tregohen dhe per Meron I cili kur erdhen ekspertizat e FBI beri nje artikull duke thene se I erdhen prangat Berishes..por ai fshiu menderen me to me te njejten lehtesi sikur fshinte prapanicen e Andi Bushatit kur I nderronte bebelinat.
    Kjo reforme dhe keto Byro imagjinare do jene nje komardare e shkelqyer per te shpetuar KRIMBERISHEN per here te fundit dhe pergjithmone..edhe pse ai mburret me gabimet e tij

    Eshte krim sepse berisha e ka pranuar qe ka bere Krime dhe eshte mburrur me to..biles ka pshurrur mbi viktimat..mbi jetimet dhe familjat e tyre..pra ESHTE KRIMINEL POR JO FAJTOR..
    FAJTORET SOT JANE ATO QE E MBROJNE KETE KRIMINEL KU DO PERMENDJA:
    1-DONALD LU
    2-EDI RAMA
    3-ELEZ BIBERAJ
    4-FRANK WISNER
    5-GOLLSBRUKET E EUROPES

    Dhe nje shqiptar me intelekt nen mesatar ka nxjerre keto perfundime;
    1- Koha e Edi Rames ka mbaruar..pra ka kapitulluar apo tradhetuar quajeni si te doni.
    2- Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Europes per aresye qe ato I dine do ta mbrojne me cdo kusht dhe cdo cmim Berish-kriminelin.
    3-Ne kete situate duhet nje zgjidhje e re politike popullore atdhetare me te vetmin kusht prangat Sali kriminelit ( ose ti jape azil berishes USA & BE).
    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??

    Sepse ka bere keto krime te perbindeshme:
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes

    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
    Nuk ka Obame,Merkel,kongres amerikan,bashkim europjan apo bruksel q eta mbroje kete perbindesh nga hakmarrja popullore..biles as zoti vete..

    Pra pse ameriak dhe europa po mbrojne berishen duke poshtruar hapur fare dinjotetin e shqiptareve ??
    Sepse Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare

    Per kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

    GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
    është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

    Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
    Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
    -Ne rrugen e kombit
    -Ne krematoriumin e Gerdecit
    -Albetrolin
    Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë.

    I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet.

    Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët.

    Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
    Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
    “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”
    dhe te perifrazojme te madhin Pellumb Kulla qe nga Amerika tha:
    ju dhjefsha ne reforme..ju dhjefsha ne Birone e Hetimit..dhe ka te drejte
    …se te besh reforma drejtesia dhe dekriminalizim
    duke ju lutur Luja dhe Rama Lul Kriminelit
    eshte njelloj sikur Xhaferr Deva te cohej nga varri
    dhe te conte buqeta me lule te te vraret e 4 shkurtit dhe 21 janarit..

  2. Litari says:

    O Mero gazetari perse nuk thoni se ilir floliri (meta) i ka ber dhe ben cfare thote monlka dhe sllobodanka….por shpejt do te vije dita dhe nata Tirania e sales dhe e ilirit e njejta si populli I “Libis me Gadafin” Po ashtu Lindi Avni Rustem se shpejti ne Tiranin Izet Haxhia…

  3. Aron says:

    Ardhja e Xhon Kerrit ne daten 14 Shkurt eshte shkaku i levizjes se PD ne favor te Byrose se Hetimit. Pas ikjes se tij, do fillojne perseri shkaqet per vonesen e saj. Ketu Mero e sterhollon shume, por Berisha eshte me i thjeshte, do vetem te kenaq perkohesisht mikun qe na vjen. Tashme dihet nga kushdo, se, si rregull,kenaqesia qe Berisha kurdohere i ka dhene perendimit, ka qene “nje luge e zbrazur”.

  4. berati says:

    Pra me pak fjale ky po na thote se PS nuk e miraton ligjin se ka frike se mos ia rrezon PD me pas ne kushtetuese. Po mire kur paskan kete hall pse e miratuan heren e pare apo e provojme njehere se mbase nuk na shopping.

  5. gita says:

    Fiks fare. Asgje ne kete bote nuk mbetet pa u ndeshkuar ne mos nga Ligji do ta beje Maliqi . vertet qe krimet e Berishes jane te shumta , por te vrasesh njerez si ne 96 ,97, Gerdeci ,21 janari dote thote qe ai nuk fle se i faniten ne enderr dhe me sy hapur keta njerez dhe familjaret e tyre qe kerkojne drejtesi. Bravo Mero mos ki frike dhe mos u terhiq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje