“Doktori nuk deshi vetë”!

13 Shkurt 2016, 20:46Editorial TEMA
“Doktori nuk deshi vetë”!

 

Nga Mero Baze

 

Lulëzim Basha po provon të shkojë në një takim të rëndësishëm i pashoqëruar nga Sali Berisha, por me një grup deputetësh që formalisht drejtojnë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Ai do të shoqërohet nga Paloka, Spaho, Bumçi dhe Tabaku, ndryshe nga gjithë takimet e tij të rëndësishme në Tiranë, ku ai shoqërohet nga Sali Berisha.

Çështja bëhet dhe më e mprehtë, pasi tema e bisedës me sekretarin Kerry është e paralajmëruar, dhe ajo do të jetë konsesusi i opozitës për pranimin e rreth një mijë opozitarëve iranianë që gjenden në kampet e luftës në Irak, si dhe konsesusi i opozitës për reformën në drejtësi.

Çështja e parë është formale dhe pa debat, dhe nuk besoj se ka ndonjë kontestim të opozitës, ndërsa për çështjen e reformës në drejtësi, të gjitha takimet me diplomatët amerikanë, Basha i ka bërë me Berishën. Bashkë ua kanë dhënë fjalën dhe bashkë e kanë kthyer.

Mungesa e tij në takimin me sekretarin Kerry, mund të ketë shumë arsye, mes të cilave shquan fakti që është një taktikë e Bashës, duke përdorur si arsyetim “propozimin e palës amerikane.”

Shkak për këtë është bërë tepërimi i shkuarjes së Bashës në çdo takim i shoqëruar nga Berisha, si ata nxënësit të cilëve u thonë “eja në takim me prindin me vete, se ke bërë gabime”.

Por problemi këtu nuk janë arsyet reale që kanë shmangur Berishën nga përfaqësia opozitare që do të takojë Kerry, por mënyra se si duhet menaxhuar Berisha pas kësaj. Dhe këtu ka vend për disa këshilla për delegacionin opozitar që do takojë Kerryn.

Nëse i hedh një sy listës së atyre që do të jenë në takim, e para gjë që bie në sy është profili i ulët i deputetëve që shoqërojnë Bashën në takim. Të katërt shoqëruesit e Bashës, janë deputetë të profilit të ulët, pa asnjë shenjë individualiteti, dhe të shquar sidomos për luajalitet ndaj çdo shefi. Përzgjedhja është e tillë që lirshëm mund të thuhet se Berisha nuk gjen dot veten mes tyre. Kur shkon vetëm me Bashën, ai ndjehet më i qetë si numri 1, kurse me vartësit e Bashës, duket se nuk funksionon. Duhet përsëritur kjo gjë vazhdimisht, që së paku të ndjehet i qetë dhe i përkëdhelur, që ky nuk është takim për nivelin e tij. “Dava sekretar Shteti” është Kerry, ai e ka syrin tek presidentët.

Nga ana tjetër, në takim me Kerryn, opozita do të marrë një lloj mesazhi të fortë për të mbështetur reformën në drejtësi, dhe që nuk besoj se do ta kundërshtojnë këtë kërkesë të sekretarit Kerry. Mungesa e Berishës në takim duhet paraqitur si një lehtësi, që e bën më të lehtë një “Po” të opozitës formale në prani të Kerryt dhe një “Jo” të saj nesër në debatin parlamentar të diktuar nga Berisha. Është mirë të përhapet dhe ky version, që të duket si punë e menduar thellë, duke e ruajtur Berishën si gurin e fundit të opozitës. Thoni gjithandej që Berisha nuk donte vetë, pasi ai “po tha “Po”, është Po”. Kurse Lulit i ka dalë nami që se e ka problem këtë gjë.

Duhet të bëni kujdes të thoni gjithandej se zoti Kerry po flet me disa njerëz që nuk vendosin asgjë për opozitën, pasi vetëm kjo gjë ja mbush mendjen Berishës, që nuk e keni tradhtuar aty dhe nuk i teket ta bëjë gjithçka zero për çfarë është folur në emër të opozitës.

Ndaj duhet pasur kujdes dhe pasi të iki zoti Kerry. Duhet thënë vazhdimisht që Doktori nuk deshi vetë të vinte! Thuajeni gjithandej, por dhe këtu do pak kujdes dhe sqimë: Mos e thoni në sy të tij, se nuk do të dijë ku të mbajë sytë kur t’iu dëgjojë, dhe do t’iu gjejë belaja.

11 komente në ““Doktori nuk deshi vetë”!”

  1. ANIMAL FARM says:

    Cfare ka ndodhur ne Shqiperi pas 1992 eshte pa frike katastrofa social-politike me e rende e ndodhr ne Europe pas luftes dyte boterore.Fakti qe “Doktorri ” i Meros pas mijra krimeve te tij per cerek shekulli eshte jashte dyerve te burgut gjeja me vogel te mendojme eshte se aleatet t tane euro-atllantike po na trajtojne si Ferma e kafsheve te George Orwellit.

    Jo vetem kaq por keto karanavalet me dekriminalizim-byro hetimi-venecia-reforme ne drejtesi eshte nje lloj poshtrimi qe po behet nga nderkombetaret… po miratohet nga paria Tiranes (kujtojme 14 prillin 1939 dhe dorzimin e kurores skenderbeut) dhe po duartrokitet nga populli si te jete nje hallve e ombel e qazim mulletit. Fakti qe ne kete vizite me “drita te ndezura” zoti Xhon po bie peshqesh dhe 1000 muxhahidine tani ne prag votimesh ne Usa eshte nje tregues se ne fermen tone te kafsheve do mbareshtrohen dhe ca terrorista qe bota nuk i pranoi…pra e kemi pranuar ne qe jemi ANIMAL FARM..

    ””””””””””””””””

    SEKUENCA NGA FERMA E KAFSHEVE
    GEORGE ORWELL

    ———– Atë natë, zoti Xhons i Fermës Menër, i kishte mbyllur mirë kotecët e pulave, ndonëse nuk mund të pritej të qe aq esëll sa të mos harronte dritarëzat e ushqimit. E përshkoi oborrin si një anije mes dallgëve, ndërsa fasha e dritës së fenerit i vallëzonte andej-këndej nëpër errësirë. Përpalsi një herë fort këmbët përpara derës së mbrapme të shtëpisë, rrëkëlleu një gotë të fundit birre nga fuçia që mbante në aneks dhe ia mbajti për në shtrat, ku zonja Xhons gërhiste prej kohësh.
    Me t’u fikur drita në dhomën e gjumit, një trazirë dhe rrëmujë e përgjithshme u ndie në mjediset e fermës. Gjatë ditës qe hapur fjala se Majori plak, hamshori me famë, fitues i disa çmimeve në Panaire, para një nate kish parë një ëndërr të cilën dëshironte t’ua tregonte të gjithëve. Ndaj edhe kafshët e kishin bërë me fjalë që, me t’u hequr sysh zoti Xhons, të mblidheshin te plevica e madhe. Majori plak (kështu i thërrisnin të gjithë, ndonëse emrin me të cilin kishte ardhur në këtë botë e kishte Bukuroshi i Uillingtonit) gëzonte një respekt aq të madh në fermë, saqë kushdo do të sakrifikonte me kënaqësi një orë gjumë që ta dëgjonte çfarë kish për t’u thënë.
    _____________________________
    nderpritet pjesa se eshte e gjate…
    _______________________________
    Tani shokë, do t’ju këndoj këtë këngë. Jam plak dhe zërin e kam të ngjirur, por apsi t’ua kem mësuar melodinë, ju do të dini ta këndoni vetë më bukur. Kënga titullohet: “Kafshë të Anglisë”.
    Majori plak kruajti zërin dhe ia nisi këngës. Siç tha edhe vetë, zërin e kishte pak të ngjirur, por ama këndonte bukur. Ishte një melodi tepër frymëzuese, diçka ndërmjet “Klementinës” dhe “La Kukuraçës”. Ndërsa fjalët qenë:

    KAFSHE TE ANGLISE DHE SHQIPERISE

    Kafshë të Anglisë dhe Shqiperisë
    Të vuajturat kafshë an’e mbanë
    Mabni vesh lajmin e gëzuar
    Casti i fitores po na vjen pranë.

    Nuk do t’jetë vonë ajo ditë fatlume
    Njeri Tirani kur të jetë zhdukur
    Dhe pjelloret fusha të Anglisë
    Veçse me kafshë do të rrinë mbushur

    Kapistrat mizore do jenë hequr
    Kamxhikë, samare të urryera,
    Fre dhe mamuze më nuk do të ketë
    Veç kafshë të lumtura e të ushqyera

    Gjithë të mirat e kësaj bote
    Grurë, misër, elb, tërshërë,
    Mollë, fasule, fara luledielli
    Prona jonë do të jet’ e tërë.

    Do t’shkëlqejnë fushat e Anglisë
    Dhe më t’pastër do jenë burimet
    Përherë t’shëndetshme do të fryjnë erërat
    Ditën që do t’na sjell gëzimet.

    Për këtë ditë duhet të lodhemi
    E arrijmë a s’e arrijmë
    Lop, kuajm pata, qen
    Të derdhim djersën për lirinë.

    Kafshë të Anglise, kafshë të Irlandës,
    Të vuajturat kafshë anembanë,
    Mbani vesh dhe përhapni lajmin
    Për orën e lumtur që na vjen pranë.

    Tek këndonin këngën, kafshët u eksituan si kurrë ndonjëherë. Para se të mabronte së kënduari Majori, ato ia nisën ta shoqëronin për qejf të tyre. Edhe më të trashët arritën të kapnin melodinë e të mbanin mend nja dy fjalë. Sa për të zgjuarit, si puna e derrave dhe qenve, ata e mësuan të gjithë këngën përmendësh brenda disa minutave. U deshën edhe disa prova paraprake para se e gjithë ferma të shpërthente në “Kafshë të Anglisë” me një unison të llahtarshëm. Lopët e pëllisnin, patat e gagarisnin, qentë e lehnin, delet e blegërinin, kuajt e hingëllinin. Iu hyri aq shumë në zemër, sa që pesë herë me radhë e kënduan fillim mabrim, dhe do të kishin vazhduar të këndonin gjithë natën, po të mos i ndërprisnin.
    Për fat të keq, gjithë kjo zallamahi zgjoi zotin Xhons, i cili kërceu nga shtrati i sigurt se në fermë kishte hyrë dhelpra. Rrëmbeu çiften që e mbante gjithmonë në qoshe të dhomës së gjumit dhe lëshoi një të shtënë në errësirë. Saçmet u shpërndanë në muret e plevicës dhe, sa hap e mbyll sytë, mbledhja u prish. Të gjithë ia mbathën për në vendet e fjetjes. Zogjtë u strukën në kotece, kafshët u tulatën në kashtë dhe, pa kaluar shumë kohë, e gjithë ferma u zhyt në gjumë.

  2. Athinasi says:

    Ja ke futur kot …në këtë editorial..dmth…thash e theme në lëmë të grurit…Shkruaj për atë aktualin tani,për Ramën…se Berishën e njohëm të gjithë..apo nuk merresh me pushtetin..?!

  3. Arber says:

    Profil i ulet i shoqeruesve eshte shume i pershtatshem per profilin e ulet te nje hajdut, krimineli dhe tradhtari te Atdheut sic eshte Lul Sali Basha.

  4. eli-tiv says:

    ……saliu nuk mund te shkoje ne nje takim e te jete numri 20-40….Kjo renditje e ul ne publik…e kete ai e vuan..Patjeter qe ai “vdes” te takoje figura…POR jo ne pzicion te shvleresuar AI edhe sot vzhdon te sillet e te organizoje boten e “poshtme” qe ai eshte dora numer nje qe leviz shpaten ne shqiperi…Mesiguri harron qe tjeret kane pushke..jane 1 milion qe u kane armen shumices..Nuk mund t’i kerkosh saliut e lulit te firmosin denimin e tyre…eshte absurde…Sot shqiptaret nuk mund te presin se kur mund te behet mire saliut…E kush eshte saliu…nje molok pisanjos…nga pamja..goja e veprimet…Suksesi i reformes ne drejtesi eshte te arrihet pa firmen e saliut….ndryshe reforma eshte e dyshimte..
    Sa per ate qe ai do te jete i detyruar te thote po..e pastaj ..jo….mos u beni merak..Ai kurre se ka patur merak o turp te genjeje e te mashtroje…kjo eshte e vetmja arme e tij qe disa ja quajne zgjuarsi..Saliu gjitmon te surprezon per nivelin e genjeshtrave te mashtrimit…kjo eshte edhe aftesia e cdo kafshe te pyllit…..Asnjehere mos e kosideroni njeri…trajtoheni si kafshe e do keni sukses

  5. lola says:

    Po te shkonte Berisha ti e kishe gati artikullin.
    Keshtu qe pa dashje ta beri nje nder. Te vuri ne pune te shkruash dicka .
    Kerkoji falje qe te fillosh pune se ngele rrugeve……

  6. astrit says:

    Mero. Lulashi duhej te kishte marre me vete Nul Moken dhe Mehill Pufin, sepse keta jane deputetet te profilit te larte.

  7. Ularda says:

    Kur ke ndermend te shkruash ndonje editorial ku nuk do te shash Berishen?
    Mos ka ardhur koha te sulmosh ndonjehere edhe Kryeministrin aktual?
    Apo s’ta mban?

  8. tradita says:

    ha.. ha… Sali Berisha ka takur si njeshi bejker, Bush, W Bush,Klinton burre e grua. Kolin Powell. e tj.

    1. gezuar shen muxhahidinin e Saledit says:

      per komentuesin tradita e tradhtise:

      mos genje Bejkerin e priti Ylli Bufi-ramiz alia-muhamet kapllani

      berisha priti elez zeherrajn pastaj ja cuan bejkerit me “porosi” nga NACERTANJA
      ( bejkeri erdhi direkt nga beogradi pas nje takimi kontraversal me milloshevicin)

      Çaushseku ndjekur një politikë të hapur ndaj Shteteve të Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Rumania ishte vendi i parë komunist që të njohin Gjermaninë Perëndimore, i pari për t’u bashkuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe i pari për të marrë një Presidenti i SHBA, Richard Nixon.dhe shume zyrtare te larta te tjere Në vitin 1971 Rumania u bë anëtare e Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) etj

      Kur e takoi bushi senior ne 1992 eshte nje video qe eshte prere dy minuta ne fillim se filluan te tregoje barcaleta me Salen..bejkeri me bushin.

      Ndiqe videon kur hyne bashke me spiunin Serreqi dhe me enveristin Selami….tamam si te filmi Borati –ai filmi humoristik me ate nga kazakistani…floket e berishes te gufmuara si arushe se kishte ngaterruar shampon e kokes me te trupit…nga ana tjeter lexo cfare thote Izet haxhia….gjera te pabesueshme ate dite

      me e forta
      Bush seniori i dhuroi Boratit te vicidolit stilolapsin qe kishte firmosur nje marreveshje..tregtie te lire….dhe shuma e kesaj marreveshje nga 1992-1997 ishte zeroooooooooooooooooooooooo

      Ta dinte Bushi se berisha i kishte fshire bythen me nevoje Andi Bushatit….nuk besoj se do ja jepte doren pa doreze plastike

      boll me monstren e viqidolit se po e beni enver hoxhen SHENJTIN E SHQIPTAREVE..sidomos me keto 2-3 mije muxhahidinet qe nuk e hapi sqepin asnje shqiptar se kenu vdekur te tere…turp

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte rradha e medias,te mbeshtes veprimin e Kerry-it !

  10. aldo says:

    Kam nje pyetje per pronarin e kesaj gazete dhe te gjithe shtypit: A mund te quhet “doktor” nje mjek i cili nuk e ka ushtruar profesionin per me se nje cerek shekulli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje