Nëse Ahmetaj, do jetë vërtet ministër Financash

16 Shkurt 2016, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nuk besoj se Arben Ahmetaj është i lumtur që ka ndërruar karrige, por me siguri që ka disa arsye për kryeministrin Rama përse i duhet “nje impuls i ri” tek financat, Ministria më e rëndësishme e një qeverie që po qeveris në krizë ekonomike.

Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare, pasi dhe nuk kemi të tillë, por është një njohës i mirë, ndoshta më i miri në këtë kabinetn që ka menaxhuar raportet e qeverisë me institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN apo Banka Botërore, dhe ka mbrojtur në opinionin publik politikat financiare të qeverisë. Edhe pse qesëndiset si profesor anglishteje, në fakt ai vjen nga një përvojë 20- vjeçare me botën e financave, si ish- drejtor taksash e tatimesh në vitin 1997, dhe me një sërë specializimesh në universitete të njohura në SHBA në këtë fushë. Është po ashtu një njeri që vjen dhe nga bota e biznesit personal dhe që ka njohur fatkeqësinë e të bërit biznes në Shqipëri.

Si i tillë, ai me sa duket i nevojitet Edi Ramës më shumë si një menaxher i situatës së shtrënguar financiare dhe mbrojtës publik i saj, se sa si një financier konservator, nga ata që të thonë “tani shtrëngoni rripin” se nuk ka më para. Pra, nuk jemi në kushtet kur qeverisë i duhet dikush të “mbledhë rripat” dhe as dikush që të gjejë para, por dikush që t’i heqë qeverisë fytyrën e zymtë që reflekton jo rrallë dhe nga portreti i nxirë i Edi Ramës, që nuk e beson aksiomën e Berishës për ekonominë “thuaj mirë, të bëhet mirë”.

Arsyet për këtë ndryshim pra nuk kanë brenda vetëm probleme financiarenn por mbi të gjitha janë politike dhe mbetet për të parë nëse Ahmetaj është zgjedhur të jetë ministër i Financave, apo një zyrtar që ja bën të lehtë ditën e punës Edi Ramës.

Por, disa shenja të zgjedhjes politike janë të qarta. Edi Rama është duke ju përmbajtur një marrëveshje jopublike me Ilir Metën për impulse të reja në qeveri, e cila rreth tri javë më parë, është bërë publike nga vet Rama para kabinetit të vet. Paralajmërimet e tij për ndryshime në qeveri pas një darke të gjatë me Ilir Metën, u bënë realitet dhe si një shenjë luajaliteti me partnerin e tij.

Për hir të së vërtetës, Ahmetaj bën pjesë tek rrjeti i ministrave të Ramës, që është ndër më luajalët me Metën dhe partizan i një partneriteti të fortë. Është dhe ndikimi i tij, që në qarkun e Gjirokastrës u tejkaluan problemet PS- LSI gjatë fushatës, duke i dhënë votat kandidates së LSI në qytet. Avancimi i tij në një post delikat financiar, ndërkohë që Ilir Meta po flet për prioritete ekonomike të qeverisë, është një sinjal luajaliteti politik i Edi Ramës ndaj partnerit të tij dhe një lëvizje që forcon më shumë pjesën politike të financave të qeverisë.

Ahmetaj ka gjithashtu një protagonizëm publik shumë më të madh se shumë ministra të tjerë, sa i përket mbrojtjes së punëve të tij. Ai ka thyer disa tabu në debatin publik për të mbrojtur projektet ekonomike të qeverisë, që shumë ministra të tjerë, sillen sikur nuk janë të tyre. Shumë biznese të mëdha, sidomos në fushën e turizmit, kanë vlerësim pozitiv për mënyrën se si ai ka thyer disa barriera në privilegjimin e investitorëve, duke udhëhequr personalisht betejën për të tejkaluar procedurat burokratike. Disa projekte të mëdha në turizëm, si në Ksamil, Sarandë, Rivierën shqiptare, Divajkë etj, janë gati për punë edhe falë mendësisë së tij për të mos i lenë investitorët në duart e çakejve  të administratës shqiptare. Nuk di sa i lumtur është që po iken në këtë moment nga Ministria e tij, por e sigurtë është se mund te krijojë një lloj boshllëku, ngaqë shumë punë i ka bërë si iniciativa personale, dhe jo në rrugë institucionale.

Shpresoj që këtë frymë ai ta përcjellë tek financat shqiptare, që sot janë vetërrethuar nga politikat konservatore që ka shpikur vet kabineti Rama.

Disa nisma dogmatike të qeverisë shqiptare që kanë krijuar evazion fiskal për shkak të politikave financiare duhen ndryshuar me guxim. Fjala vjen, Shqipëria ka futur në çmimin e naftës taksa fikse të qarkullimit, ngjyrosjes së naftës etj, të cilat kanë rritur ndjeshëm çmimin e naftës, por kanë favorizuar dhe kontrabandën njëkohësisht. Sot vendet fqinje kanë një çmim ndjeshëm më të lirë, dhe përveç Tiranës, deri në Vlorë, askush nuk blen më naftë në Shqipëri, pasi shkojnë në Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Heqja e këtyre ngarkesave fikse do barazojë çmimin, do zhdukë evazionin dhe do ta bëjë tregun e naftës konkurrues, dhe jo kontrabandist, siç është. Financat publike kanë për të fituar më shumë, ndërkohë që taksën e qarkullimit mund ta mbledhë aty ku mblidhej më pare, para se ta fuste Berisha tek çmimi i naftës.

Po ashtu, duhet parë akciza e pijeve të forta dhe cigareve, që është në diferencë me vendet fqinje. Diferenca është e tillë që kompanitë importuese të pijeve në Shqipëri, kanë ulur xhiron në dyzet përqind, pasi tregu vendas mbushet nga kontrabanda e vogël kufitare, ku ja vlen të shkosh në Kosovë dhe për katër koli cigare. Maqedonia po mbledh gjithë eksportin e mallrave me akcizë të fortë në Ballkan, duke depërtuar mallrat e saj dhe në Bullgari e Greqi, ndërsa Shqipëria po e humbet tregun, edhe pse ka pas operatorë të fortë në këtë drejtim.

Jo çdo rritje akcizazh dhe taksash sjell të ardhura. Rastet konkrete në Shqipëri, që kanë krijuar pabarazi me vendet fqinje, kanë ulur të ardhurat dhe volumet e tregtisë dhe kanë rritur evazionin fiscal, i cili nuk luftohet me policë në rrugë, por me mend në kokë në zyrat e shtetit.

Unë besoj që Ahmetaj është më mendjehapur në këtë drejtim dhe mund ta nxjerrë Edi Ramën nga gjendja represive që ka krijuar në raportet me biznesin, duke e trajtuar ekonominë kombëtare si pazarxhinjtë e “Tregut çam” kur ishte kryetar bashkie.

Por, për t’i bërë të gjitha këto, Ahmetaj duhet parë nëse do të jetë realisht ministër Financash. Ai ka përballë një rrezik që është sëmundja e gjithë ministrave të Financave shqiptare, por që është më mirë të thuhet sëmundje e kryeministrave shqiptarë. Që nga koha e Ilir Metës, kryeministër me 2001, dy agjencitë më të forta të botës financiare, Doganat dhe Tatimet, sillen si ministri më vete, duke mbajtur lidhje vertikale me kryeministrin. Fatos Nano e çoi në ekstrem këtë model, ndërsa Berisha e ndau botën e financave në një zyrë që drejtohej nga Bode dhe që nuk i hapte telefonin Shkëlzenit, dhe nga një drejtor taksa- tatimesh që punonte për Shkëlzenin dhe nuk i hapte telefonin Bodes.

Rama e vijoi këtë traditë, edhe pse jo në plan klanor. Dy agjencitë më të mëdha kanë raport të drejtpërdrejtë me Ramën dhe ministri i Financave është njeri në hije.

Nëse Ahmetaj ngelet në këto pozita, ai do ketë thjeshtë çelësat e zyrës në qafë dhe asnjë mundësi konkrete të ndryshojë situatën. Por nëse bëhet vërtet ministër Financash, unë shpresoj se diçka do lëvizë për mirë. Ai nuk duhet ta mendojë atë vend si një zyrë që mbledh lekë, por si një vend nga ku idetë duhet të prodhojnë të ardhura për vendin. Dhe duhet të ketë fuqinë t’i provojë idetë e tij.

21 komente në “Nëse Ahmetaj, do jetë vërtet ministër Financash”

  1. bert says:

    E dëgjove o Beni? Duhen ide të reja dhe Bazja ka besim te ty!
    Shpresojmë të ketë të drejtë, të keni të drejtë dhe t’i jepni një shkundje të mirë ekonomisë shqiptare.
    “Panem et circenses”!

    1. spartaku says:

      Bravo Mero Baze,ke bere nje analize te shkelqyer,Kjo tregon se ti je jo vetem gazetare,por edhe ekonomist.

  2. tuli says:

    vetem nje gje e thua sakte Mero. Qe Ahmetaj duhet te behet Minister Financash, qe do te thote qe Drejtori i Pergj i Doganave dhe Tatimeve te jene ne vartesi te Ministrit e jo Kryeministrit. Per te tjerat te mos shqetesohemi se kur e beri Kac Islami (mesusesi i aritmetikes) te tjeret e ngordhin fare kete pune.

  3. qukapiku says:

    Po ky Rama tha para 2 ditesh qe ska ndryshime ne qeveri,por si gjithmone as ecan bythen per njeri,interesi i castit e mund ate te parin.Keshtu ne cast Rama e hoqi Cain e vjeteruar dhe zgjodhi nje macok qe nuk ze minj.levizje koti per tym dhe Koco.Ngado qe te levize ,para nuk ka,edhe Veli mamaja po plas me parkun dhe parkinget por Koco nuk i le.Heqja e Canit eshte thjesht diktat pa profesionalizem.
    Asnje nga deklaratat e Rames nuk zbatohen,thjesht duhen per gazeta.

  4. Gimi says:

    Ti i pask ebere dhe programin mo djal. Lere se do ta maresh me qafe se nuk behn gjithe keto pune per nje vit e gjysem

  5. Muki says:

    Mua me duket ide e mire qe kekron nje njeri me energjik. Puna eshte sa te bej poltike finaciare dhe sa do bej financa politike

  6. Kengetari says:

    Keta te frustruarit nga ndryshimi kan dash cim canin me sa duket qe tu krijohet ideja e koperatives

  7. Ylli says:

    Shqiperia ka nevoje urgjente pe rnje vizion te qart per poltikat financiare. Ato qe shkruan Bazja per aksisat e humbura per shkak te nivelit te fqinjeve jane te vertetea por korijgimi i tyre tani duhet matur mire pasi jane krijuar linja trafiku dhe mund te thithin brenda cdo ndryshim

  8. Llapaqeni says:

    Kete punen qe Ben ahmetaj qenka luajal me ilir meten tani po e degjij. Keta te LSi nuk me duken aq te lumtur

  9. Llapaqen says:

    Shifet qart qe Cim Cani spunonte dot me Ramen. Te tjerat jane kot

  10. Zogu enderimtar says:

    Dy gjera desha te them. E para qe duhej ndryshim ne qeveri. E dyta qe keta te PS nuk gjeten nje njeri te paqortueshem per financat. Saliu kishte ritvanin. I vinin ere pantallonat nga shurra, por te pakten nuk e nderronte qem mesuar me eren

  11. Bidai says:

    Cac angjelin dhe ben malaj kane pas dhe keta . Njeri me katran se tjetri

  12. Luli ne versionin pozitiv says:

    Mendimi im eshte qe Rama sja doli dot me poltikat financiare. Sec do bej ky Beni se di, po leket sbien nga qielli duan poltika te qarta te prodhosh te ardhura

  13. Usta murati says:

    Cu ka gjete shok komentues qe jeni bere te tere filozof. Cdonit ju te prishte gjtihe qeverine Rama. Atje ku pikon catia nderrohet

  14. Agroni prej betoni says:

    Nje e vertet eshte e qart tek Mero. Do ti thoj Benit bëni ndonjë gjë se e dhjet fare

  15. katarakti says:

    Per mua nuk eshte e qarte se perse e hoqen Shkelqim Canajn?! Rriti taksat dhe nuk rriti te ardhurat?! Se u shtua evazioni fiskal dhe kontrabanda?! Ju kujtoni se po te ulesh taksat pakesohen ketu dukuri?! Ai qe eshte mesuar te vjedhe do te vjedhe si do qe te vije puna. Dhe biznesi mendon vetem per fitimin. Me çdo kusht dhe me çdo çmim. Sidomos keta banditet shqiptare, qe sot quhen biznesmene, nuk kane asnje lloj skrupuli moral. Do te vjedhin edhe me shume tani qe shohin se qeveria u terhoq. Ndaj tyre duhet ta kesh doren e rende. Dhe jo tu ferkosh koken.

  16. oldman says:

    Duke i marre per te mireqena konstatimet e Meros se levizja eshte politike edhe per hater te Metes, une mendoj se nuk ka per te ndryshuar ndonje gje nga kjo levizje, sepse prapaskena politike eshte e zhytur ne korrupsion. Pra, korrupsioni nuk mund te luftohet me pazare politike.
    Sugjerimet teknike apo profesionale, qe Mero radhit me pas nuk mund te kene vlere ne nje mjedis te korruptuar dhe me nje minister qe shkon mire me te korruptuarit. Nga ana tjeter, heqja e Canit duke e “falenderuar per kontributin” dhe pa sqaruar aresyet e shkarkimit, sigurisht qe nuk mund te lere nje shije te mire. Ne thelb, Rama kerkon te permiresoje maredheniet me Meten duke ruajtur fasaden per vete, por kjo nuk mund ta coje Ramen gjate, sa kohe qe ai vazhdon te lavderoje ministrin e shendetesise apo ate tjetrin “axhamiun e naftes”..

  17. Bazar says:

    Kesaj nga anet tona i thone;-“Moj kasolle, ku na mblodhe”. As qe nuk mendohet se Ahmetaj do bej diçka per te normalizuar gjendjen financiare te vendit. E para; sepse Ai eshte nul ne kete fushe, dhe e dyta; si nje kelysh i rrahur qe ne vogeli nuk do bej gje tjeter veç asaj qe ka bere deri tani. Pra do i bindet qorrazi urdherave te pronarit te qeverise, dhe do rrisi ne nje shkalle akoma me te larte shkallen e bythlepirjes. Ne qeverine aktuale te uzurpuar nga Edi Rama, edhe ministrin e financave te SHBA-ve te sjellesh, perseri nuk do mund te ndryshoje dot gjendjen, sepse do jete i detyruar te zbatoje urdherat e pronarit te qeverise, perndryshe do fluturoje edhe ky andej nga ka ardhur. Si mund te kishte sukses ministri Cani, kur pronari i qeverise pa pyetur askend, vendosi ne dy postet kryesore nga te cilat varej pjesa me e madhe e financave te shtetit, dy femra mediokre te pa afta per nje detyre te tille, me qellimin qe ti bindeshin qorrazi atij, dhe duke bere shown e radhes per te na treguar se shih sa besim kam une te femrat. Perfundimi eshte ai qe tashme te gjithe e dime. Me e bukura eshte se fajtor per kete u quajt Cani, edhe pse nuk mori pjese ne vendosjen e dy femrave ne dy postet kryesore per financat. Une e njoh nga afer Shkelqim Canin. Kemi qene ne nje klase ne shkolle te mesme, bashke me te ndjerin Artan Santo. Nuk kam njohur deri sot njeri me te drejte dhe me te ndershem se “çimi”(shiç i thoshim ne shkolle). Perveç kesaj eshte i vendosur ne bindjet e tij, dhe ne nje fare menyre kjo beri qe mos te pelqehej shume nga pronari i qeverise. Eshte e pamundur te punosh nen trysnine e nje psikopati me kartele mjekesore, sepse ose do zbatosh qorrazi urdherat qe te jep Ai, ose do perfundosh si Cani e shume te tjere. Nuk duhet lene pa permendur nje detaj ne dukje i vogel, por qe ka nje domethenie te madhe. Perse pronari i qeverise vendosi te komunikoje largimin e ministrit Cani nga posti i ministrise qe Ai drejtonte, ne nje dite kur ky i fundit ndodhej me detyre jashte shtetit. Kaq urgjent ishte shkarkimi i tij sa qe “Rilindasi” nuk priste dot sa te kthehej Cani nga sherbimi. Kjo ben pjese tek menyrat djallezore te pronarit te qeverise te te berit te gjerave, duke ju shmangur keshtu ne rastin konkret nje debati te mundshem mes tij dhe minitrit Cani, per aresyet e verteta te pushimit te ketij te fundit nga detyra. Nuk dua ti qaj hallin çimit, sepse Ai eshte i zoti i vetes, eshte pedagog i nderuar ne fakultetin Ekonomi-Finance dhe eshte nje nga ekspertet me te zote ne fushen e finacave ne vend. Hallin dua tja qaj popullit qe ka mbetur ne duart e nje piktori te deshtuar, manjak, psikopat dhe te pa afte.
    “Prisni se nuk keni pare gje akoma”

  18. igli says:

    Mero !
    e ke ulur piacen shume miku im
    igli

  19. Ne se do ishim vertet vend sovran.... says:

    Lexova me kujdes kete editorial dhe pervec keqardhjes ne shume drejtime nuk nxorra tjeter konkluzion.
    Zevendesimi i lojtarit kryesor Shkelqim Cani dhe futja ne loje e Ahmetaj ne vitin e fundit te qeverisjes pasi rezultati Rama-Berisha eshte 0-10..pra nje fitore spektalurae e kanibalit viqidolit.
    Edhe zoti vete po te vije nuk mund te ringjalle ate ekonomi te vdekur jo me nje Ahmetaj qe eshte nje ekonomist i zgjuar por 100 % i pafuqishem.
    Ai do kete te drejte vetem te zbatoje dy urdhera:
    1-Nga organizmat financjare boterore qe do japin sasine,gjoben dhe ku duhet ti harxhoje ato leke me detyrim percaktim
    2-Nga krye-veqilharxhi Edi i Rame qe do caktoje sa thelle do ja fusi me taksa berbereve,kamariereve dhe shitesve…se ato bossat me kollare Off Shore te naftes,kromit,energjise etj dalin me humbje kur duhet te kishin paguar deri tani miljarda
    ===================
    Edi i Rame deri tani ka ndryshuar dy ministrite me kyce ate te
    DREJTESISE DHE FINANCAVE..pasi e ka kuptuar qe ka deshtuar plotesisht dhe duhet te mbaje pergjegjsi para kombit..ndoshta po pregatitet qe neser ne fushate votimesh te thote i hoqa dy ministra fajtore….
    Dikur ne nje artikull ne shtator zoti Mero me te drejte i dha nje sugjerim Rames: fillo te paren reformen ne Drejtesi…..por Palloshi 2 metrosh i beri gjyqin Enverit dhe nuk la bunkar-shtepi gjethesh pa tallur “diktatorin” ne kohen e te cilit ai ishte nje lloj donzhuani i vecante.
    ===================
    Nqs se per Sali Monstren & sons , themi qe eshte rrezik kombetar qe nuk po i vihen prangat te njejten gje duhet thene dhe per Edin e Rame dhe te pakten pas janarit 2016 e deri tani ai po qelb vendin me impotencen e tij..
    Marrim vetem nje krim te dyshes 2B..ate te rruges Milot-Morine..hapni letrat.. i ka kaluar mbi 1.2 miljard dollare me gjithe 3 shtesat qe i ka akorduar nga 100-300 miljon dollare..Pra dhe Edi Rama me Ministrin e drejtesise te vjetrin dhe te riun biles dhe me Shleqim Canin dhe AAhmetajn duhet te merren te pandehur qe neser..bashke me dy zyrtare amerikane nje prej te cileve Mero e shikonte ti shkonte te shtepia Lul Bashicit ku ishte ministri i rrugeve..
    Por cfare ndodhi ??
    Per te dekriminalizuar politiken shqiptare pabesueshmerisht po caktohen “dollibashe banda 2B ” dy nga kriminelet & tradhetaret me te ndyre te kombit shqiptar dhe pikerisht nga fituesi qyrravec i 23 qershori..por dhe nga”miqte” nderkombetare me ne krye nenpunsin anti-ambasador Donald Lu…
    Por ardhja e zotit John Kerry dhe perkedheljet e tij ndaj Bujar NishanBerishes dhe Lul Bashicit i kane fund cdo dyshimi qe aleatet tane po “i cveshin breket ” Edi Rames per ti lene Yllit ne ngjitje shtegun hapur per k/m ne 2017..
    Pra ne kete kuader dhe kjo levizje e bere si rrufeja ne qiell te hapur eshte vecse strategjia e lenies se karrikes se k/m nga Rama per tja lene vitit tjeter atij qe do shkoi muajin tjeter ne Usa per te marre kredencialet si berisha ne 1991 …Thjesht Ujkun Berishe po e nderrojne me Gjarperin Bashe…dhe bejne kete balet me akull me Shkelqimer dhe Ahmeter…

  20. X-ray says:

    Mero nuk po shkruan ate qe mendon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje