“Imuniteti” që mban Nishanin president

19 Shkurt 2016, 20:49Editorial TEMA
“Imuniteti” që mban Nishanin president

Nga Mero Baze

 

Qeveria ka paralajmëruar presidentin Nishani, se mund të ndërmarrë një nisëm ligjore për shkarkimin e tij, për shkelje të hapur të Kushtetutës dhe mospërmbushjes së detyrimeve të tij kushtetuese, duke tentuar të bëjë lojëra politike me kompetencën e tij formale të dekretimit të ministrave. Toni i qeverisë ishte i lartë, dhe Presidenca u përgjigj pak më vonë, duke thënë se po zbatonte Kushtetutën. Kushtetuta në fakt i jep të drejtë 7 ditë kohë presidentit të vendosë për dekretet e ardhura nga qeveria, por ajo që ka tendosur situatën, është projekti i Berishës që të përdorë Nishanin si kamikaz për të bllokuar plotësimin e vendeve bosh në qeveri.

Nga pikëpamja ligjore, kërcënimi i qeverisë është i mundëshm të realizohet, nëse ajo i bën 94 vota për ta shkarkuar, siç e parasheh Kushtetuta. Për këtë i duhet të ruajë votat e koalicionit dhe të marrë në heshtje dhe të pakënaqurit e PD me Nishanin, meqë është votim i fshehtë.

Por në të vërtetë, paralajmërimi i qeverisë nuk është aq serioz, pasi dhe ai i është përshtatur nivelit të seriozitetit të Bujar Nishanit.

Bujar Nishani ka dhënë prova prej ditës së parë, për të mos qenë president i Republikës dhe ka kapërcyer çdo kufi të një presidenti politik që ka pasur Shqipëria që nga viti 1992. Ai ka përdorur standarte të ndryshme, për të njëjtat zhvillime, vetëm për të bërë shërbime politike, ka dëshmuar vullnet për betejë politike me institucionet e shtetit duke nxitur konflikte dhe duke qenë simbol i politizimit të tyre. Ai ka qenë po ashtu, një garant i korrupsionit në drejtësi për interesa thellësisht familjare, duke u shfaqur në mënyrë banale në disa raste dhe si sekser trojesh.

Por thelbi i institucionit të “presidentit Nishani”, nuk është as fakti që është i politizuar, as fakti që është konfliktual dhe as fakti që është dhe i korruptuar. Thelbi i tij është banaliteti, dhe çdo betejë me të, të bën banal. Ky është dhe imuniteti i vetëm që ka ky njeri në krye të vendit.

Shkarkimi i tij, edhe pse është një gjest i merituar, do ta bënte banalitetin në Shqipëri dhe me një piedestal, dhe kjo do ishte statuja e Nishanit.

Këtë e di mirë me siguri gjithkush nga shumica që mund ta shkarkojë, dhe ngelen thjesht në nivel paralajmërimesh.

Por e mira e kësaj pune është, që duke qenë një simbol i banalitetit, edhe ai e merr seriozisht këtë punë, dhe do t’i bëjë dekretet brenda shtatë ditëve, pasi mendon njësoj siç mund ta bënte ai në këtë rast. Fillon e mendon se qeveria do t’i heqë në fillim rojet, pastaj makinën, ndërkohë që gruaja po bën ballon e 8 marsit, dhe që akoma nuk ka mbaruar gjyqi i tokave…etj etj. Gjithë kjo axhendë tërësisht banale që mund të zgjatet pafund në tavolinën e tij, janë arsye shumë më të forta për të mos e shkarkuar, se sa skrupulli i qeverisë, për të mos e çuar deri në fund kërcënimin e saj, pasi do t’i jepte vlera një aksidenti banal në historinë e institucioneve të këtij vendi.

Sidoqoftë, pavarësisht anës banale, Buajr Nishani po krijon një precedent të rrezikshëm në historinë e shtetit shqiptar, një precedent të paparashikuar nga asnjë doktrinë kushtetuese. Zakonisht kushtetutat, nga ato më të detajuarat, deri tek ato që janë më të koncentruara, kanë parashikuar zgjidhje krizash kur presidenti është diktator, kur është i çmendur apo i sëmurë. Ky rasti jonë nuk përfshihet askund, pasi askujt nuk i ka shkuar në mendje të bëjë president të një vendi, një njeri banal. Kjo e shpëton si specie e rrallë.

16 komente në ““Imuniteti” që mban Nishanin president”

  1. zef says:

    O Mero cfar ke punsuar si moderator te komenteve , ndonje
    te dale nga forumi i FRESH qe na censuron te gjitha komentet
    kundra qeverrise.

    Kur shanim Saliun me liber shpie i publikonit te gjitha dhe mire
    e beje se Sali Serbi i meritonte por kur shajme Saliun e ri RAM BERISHEN
    na i censuron komentet.

    A nuk e shef qe ketu tek TemA nuk kmentojne si dikur sepse ke dalur
    ne menure te njeanshme kundra cfar do mendimi ndryshe nga
    ai qeverritar qe ti e perfaqeson me aq zedh.

    1. adeci says:

      Ti o mik nuk ma mer mendja se e ke share ndonjehere Saliun.

  2. E po kjo pune! says:

    mor Mero po ku i gjen keto pershkrime, lemeri je, ajo fjala “banal” do mbetet historike per te, jo thjesht se katandisa Sala ne banal por se ishte i tille, pa beri karriere… e cfare na ka gjet ne banalet, nuk sosen, si uji i detit. Po hiqni ate “tapen” kryesore dhe zbrazet gjithe llumi i banalitetit ne hale pastaj, beni drejtesi per S&Co dhe nuk do turperohet dhe vuaje me vendi si keto 25 vjet.

  3. niko says:

    Nishani nuk eshte nje aksident banal. Nishani,Llala,Ajazi jane te gjithe te zgjedhur me votat e kokepalarit te Rilindjes Ilir Meta.

  4. Haaaaa says:

    Mero!
    Nje fjale e urte popullore thote:
    -“HEDH NJE BUDALLA NJE GUR NE LUME dhe hidhen 100 te MENCUR dhe nuk e nxjerrin dot”!
    Ti besoj se kesaj fjale te urte i permbahesh qe thua se Nishanin e mban BUDALLALLEKU i tij, qe qeverise nuk ia vlen te merret me ate!
    Jo,Mero e ke gabim!
    Ajo fjale e urte e ka humbur kuptimin e dikurshem dhe ne rastin e Nishanit sot ia vlen te permendet keshtu”
    -“Hedh nje BUDALLA nje gur ne lume dhe nje i MENCUR e hedh kete BUDALLA ne lume qe ta nxjerre vete GURIN ose te mbytet atje brenda!

  5. alphade says:

    Edi, shkarkimin e presidentit duhet ta kishte bere qe diten e pare te qeverise se tij, ashtu sic beri me fotografine e
    Ismail Qemalit, me motivacionin e argumentuar plotesisht si ”i paafte per realizimin e detyrave si president i Rep-
    publikes se Shqiperise. Tash eshte teper vone te vesh ne veprim ”gandizmin” apo ”nolizmin” shqiptar ! Arroganca
    dhe rrugaceria berishiane aktualisht ka pushtuar parlamentin dhe , ndersa Ju si kryeminister e kryetar parlamenti
    de ”jure ” keni shtetin , ndersa de ”facto” , banda berishiane ka pushtetin dhe beni kot gam-gam…! Te shohim cdo
    te ndodhe pas reformes ne drejtesi apo byros se hetimit po qe se realizohen ndonjehere…!!!

  6. lenci says:

    E ke gabim mik, shkarkimi behet me 2 te 3 at e deputeteve dhe miratohet nga gjykata kushtetuese. Mero eshte i sakte. Tung

  7. vezhguesi says:

    Eshte fatkeqesi e kombit tone qe ka nje kapter pfresident qe ka dale hapur ne mbrojte hajduteve qe nga Fullani dhe deri tek Gjin Gjoni turp turp turp KAPTER NISHANI HARAM ATO PARE QE MER NGA TAKSA PAGUESIT SHQI[PTARE DHE BEN MBREMJE PER TE KENAQUR FULLANIN E KOMPANI QE TI GREGSG DREJTESISE QE PERVEC QE FALI NJE HAJDUT TANI DO TI JAPI DHE MILIONA LEK SHPERBLIM PER GJOJA MUNGESAT E DHENA NE RROGA E TJERA KY ESHTE NJE RAST QE TE GJITHE DUHET TE NGRIHEN NE KEMBE NE RRJETIN SOCIAL QE TA DENOJNE KETE PRESIDENT KOPUK QE ME TANGERLLELL TUND MUSTAQET NE ZYRAT E SHTETIT SHQIPTAAR TURP TURP DHE VETEM TURP

  8. shaba says:

    Po Mero: Ne nje Ambjent te Trazuar,do te zhvillohen edhe Specie te Shkalluara!
    Dhe nuk mund te ndodhi ndryshe,ne Habitatin Berishjan!
    Gjallesat ketu jane te Komanduara,ndryshe rrezikojne.
    Ato jane edhe üshqim”per njeri tjetrin. Keshtu ndodh kur
    Syt dhe Mendjen ti Lidh Saliu.
    Ndaj,nuk duhet te merzitemi, Ky Stan ate Bylmet ka. Ta shesin Sapunin per Djath.
    Keshtu edhe Nishani per nga Tabjati eshte bere nishan!

  9. Artan X says:

    Hahahaha; President si Galloshe. Kur ishte I vogel I therisnin ne Durres o Jar Galloshja.

  10. Tarabosh Liqeni says:

    Me qe filtet per banalitetin, me lindi ideja te ju them se vete artikulli eshte banal, kurese autori eshte banal dhe zagar| Gje e e provuar dhe e ditur nga te gjithe…

  11. Toni says:

    Per te qeshur e per te qare, e sakte.

  12. Iliria says:

    Ka gjithe bota president, kemi edhe ne shqypot..

  13. Shoku Rrok i Druve says:

    Po perseritet historia, kur pothuajse eshte i njejti protagonist, qe terheq fijet. Armiku me i perbetuar i popullit shqiptar Saleh berisha. Kur ne Mars 1997 pyeti Prec Zogajn nje titullar i PS i treves se tij perse s’i lejuat forcat e Jugut te hynin ne Tirane (aq informacion kishin ne ate kohe), ta nxirrnin per bythe e perjashta ate kryekriminel, Preci u pergjigj, afersisht, pse do ta bejme Shqiperine si Amerika Latine me grushte te paprera shteti. Akoma ma keq, -ia priti ish-titullari i PS-se, me keq ta benit, do te shpetonte Shqiperia.
    Ja, pra, i doli fjala titullarit, qe quhej “i rrepte”, i “linjes se ashper” etj dhe qe nuk beri me hajer as me PD-ne, natyrisht, po as me PS-ne.
    Tani, sic thote me te drejte Maro Baze, kapterr-makarona Nishani, nje ordiner nga me ordineret (tani as kamerier s’e merr kush me, vec ndonje kioske buze rruge) e ka bere ballte. Hapni arkivin, qysh pas shfaqjes parlamentare e deri sa shkoi ne shtepi dhe i tha se shoqes (si i ndjeri Zhulali) “m’kane ba president” dhe ajo s’e besonte dhe doli e pyeti te nje fqinj qe e kishte pase pare ne televizor shfaqjen parlamentare dhe ne cdo rast do te shihni se c’brockulla ka bere deri te me e fundit e z. Kerri. Pra, tani PS te mos behet qesherake si dikur Kina Popullore me 700 e ca paralajmerimet saja serioze qe i bente SHBA. Jo ta heqin, por ta qerojne nje ore e me pare ate, pastaj ate te SHIKUt Ajazi, Llallen, e t’i cliroje institucionet e pavarura nga vemjet e Saliut.

  14. shishja e rakis says:

    vetem president ne shqiptaret nuk kemi atij i thone PSIKOPOAT BUDALLA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje