Presidenti po provokon krizë me Kuvendin

21 Shkurt 2016, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kriza politike që kërkon të prodhojë Bujar Nishani përmes keqpërdorimit të postit të presidentit, në fakt është një krizë reale institucionale e presidentit kundër Parlamentit shqiptar. Thelbi i konfliktit është që presidenti Bujar Nishani, nuk lejon Kuvendin e Shqipërisë të kryejë detyrën e vet, për të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Përmes veprimeve antikushtetuese, Bujar Nishani po i heq të drejtën Kuvendit të Shqipërisë, të shqyrtojë dekretet e emërimit dhe shkarkimit të dy ministrave, siç e parashikon Kushtetuta. Për më tepër, ai kërkon t’i marrë kompetencat e shqyrtimit Kuvendit, duke e marrë ai përsipër rolin e njeriut që mund të shqyrtojë figurën e ministrave, për të cilët mban përgjegjësi propozuesi, d.m.th kryeministri dhe Kuvendi, që ka për detyrë të shqyrtojë dekretet e emërimit.

Për më tepër, ajo që quhet shqyrtim në rastn e emërimit të ministrave, ka të bëjë vetë me probleme të figurës së tij, që prekin Kushtetutën, pra nëse është ndonjë ministër që kushtetuta nuk ja lejon të bëhet i tillë. Vetëm për këtë përgjigjet presidenti. Për të tjerat përgjigjet Kuvendi që i shqyrton.

Pra, manovrat e Nishanit janë manovra për t’i marrë kompetencat Kuvendit të Shqipërisë dhe beteja reale e tij është me Kuvendin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka bërë një mesazh publik, ku kërkon qetësi dhe zbatim të afatave, duke shmangur emocionet, por duket se pas deklarimit të tij, situata ka evoluar dhe presidenti po e fut me vetëdije vendin në një krizë politike dhe përplasje institucionale.

Në këto kushte, kryetari i Kuvendit duhet të shprehet zyrtarisht, ose përmes një letre drejtuar presidentit, ose përmes një deklarate zyrtare në emër të Kuvendit, për legjitimitetin e asaj që është duke bërë presidenti dhe për të konfirmuar rrugën normale të dekretimit të ministrave.

Lista e gjithë dekreteve që gazeta “TemA” ka botuar sot, qysh nga vitit 1999, përbën dhe një interpretim historik të asaj dispozite kushteuese. Ndërkohë, Kushtetuta e ka të qartë, që presidenti duhet të çojë dekretin brenda 7 ditëve dhe shtatë ditë, janë thjeshtë shtatë ditë. Nuk ka asnjë vend për interpretim.

Kryetari i Kuvendit duke përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë në këtë krizë institucionale ku po hyn vendi, duke marrë shkas nga kërkesa drejtuar gjykatës, që Bujar Nishani ka bërë, duhet t’i kujtojë atij se procesi nuk ka patur kurre ngërçe që nga viti 1999, dhe ngërçi i prodhuar për arsye politike, nuk mund te bllokoje proceset kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë duhet ta ftojë zyrtarisht Bujar Nishanin të japë kontributin e vet, që Kuvendi të mos zhvishet nga kompetencat e veta sovrane. Shqiptaret dhe Kushtetuta kanë nevojë të dinë se çfarë qëndrimi do mbajë Kuvendi ndaj vullnetit te kryeministrit, qoftë dhe për t’i dhënë qeverisjes “impulse te reja”.

Deklarimi i Kuvendit është thelbësor, pasi konflikti është me Kuvendin dhe presidenti po fut vendin në krizë, duke i hequr të drejtat sovrane Kuvendit.

Dita- ditës duket se kriza është shumë e menduar, dhe mund të ketë pas si qëllime oligarkike të Familjes dhe ndonjë skemë politike artificiale për krizë dhe provokim të zhbërjes së institucionit të presidentit. Frika që ndjehet kohët e fundit nga PD se mos vendi hyn papritur në zgjedhje pas reformë n ë drejtësi, duket se po konkretizohet me një krizë institucionale, me shpresë se kështu krijojnë precedentin që presidenti, të mos pranojë as doërheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje, në rast se e vendos vetë.

Interpretimi historik i kësaj dispozite, janë dekretet e botuara në gazetën TemA nga viti 1999, dhe janë kundër presidentit, pasi është një praktikë e konsoliduar. Interpretimi doktrinar i kësaj dispozite është kundër presidentit, pasi Kushtetuta i jep kohë vetëm shtatë ditë dhe kjo nuk pezullohet nga asnjë veprim tjetër i tij. Interpretimi autentik i dispozitës, është po ashtu i qartë dhe duhet ta mbrojë Kuvendi i Shqipërisë, si autor i Kushtetutës. Interpretimi “nishanist” i Kushtetutës, pastaj është precedent muzeal dhe do të hyje në historinë e parlamentarizmit si një shembull, që banaliteti nuk është gjithmonë diçka që duhet ta injorosh si budallallëk. Për të shpëtuar prej tij, duhet pastruar.

6 komente në “Presidenti po provokon krizë me Kuvendin”

  1. Sali Nishani-Edi Rameta...11-0 says:

    Une kam respekt per Bujar Nishanin pasi ai po e kryen me egzatesi matematikore rolin e tij si mekembes te Saliserbit.Pra ai eshte nje aktor i shkelqyer i nje pjese teatrale qe quhet “vdekja e kombit” duke bere jo vetem suflerin e Berishes por dhe te miqve nderkombetare.Dalja ne aeroport qe priti dy minuta zotin Kerry nuk ishte gafa e Nishanit por nje beteje e fituar nga “fansat” e Berishit ne Washington qe jane bere te forte kohet e fundit.

    Trekendeshi i Bermudes qe do perpije te gjalle Edi Ramen ka filluar te aktivizohet frikshem.Pra Presidenca-Sherbimi informativ-Prokuroria jane ne duart e Berishes qe ja la peshqesh mik-armiku i tij Arvizu i cili ashtu si dhe Donald po sillen me Saliun si kapterra para nje komandanti dhe kjo eshte e frikeshme.

    Te gjitha betejat qe ka bere Nishani me Ramen i ka te fitura.asnje humbje asnje barazim
    .Edhe per Shqup-in u be nje aleance ku nuk mungoi dhe zotii Arvizu me nje ish pronar shtetas amerikan Edwart Toptani (qe piu kafe dhe me Meron) dhe u tha atehere se do ta shtrinim poshte Odeten por ajo na hypi siper…

    Keshtu do ndodhi si per grabitjen e Shqup-it ku zonja Odeta per te rrembyer seline e PD qetoka ku ishte ndertuar ajo ishte pjese e pasurise saj..Kush e mban mend zgjedhjen e mender presidentit BN ne qershor te vitit qe kaloi u lane pershtypje te hidhura ne shume sekuenca qe kane si rrjedhim llogjik se ai eshte nje kukull extremisht i SRB-it por me sa po shohim qenka dhe nje tip kollovari ne fisin e Odetes e cila eshte presidente faktike qe i ben ligjit nje impotenti fizik dhe mendor.

    Pse mender presidenti eshte ilegal ?

    1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.

    2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
    Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
    qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “BUJARI JU NDIGJON”

    3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.

    4-Edi Rama mbas shtatorit 2013 u perball ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.

    5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ka dale hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.

    6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.

    7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.

    8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie
    ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gerdecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.

    9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilr Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president

    10-Ngjarja me SHQUP-in tregoi se kafshet pederra kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama eshte denocimi per prangosjen e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin. por tashme eshte vone

    11-Qe nga 23 qershori 2013 e deri tani BNishani (qe diku ka thene se mbiemri i pare ka qene Bujar Mehmet Beu) deri tani i ka fituar te gjithe betejat me Edi Ramen ne KLD dhe ne te gjitha perplasjet ligjore dhe perseri ankohet se Rama po i ben puc shteti….

    1. Arbeni says:

      Te lumte !Keni bere nje analize zgjuar te fakteve ku tregoni se saliu kjo e keqe e madhe qe ka mbrrthyer jo vetem Shqiperine ,por gjithe kombin po i mbane shqipetaret akoma ne nje trazicion qe nuk po i duket fundi.Sigurisht qe familja berishiane eshte kanceri i shqipetareve,por jo vetem.Une them se me i felliquri e me tinzari eshte xhuxhi skraparit.Gabimin qe beri edi rama duke bere koalicion me te me 2013 ,mbasi zhjedhjet i kish te fituara pa te do ti kushtoje shume PS dhe shqipetareve.Xhuxhi ka borxhe karshi SRB ,sepse ishte ai qe e shpetoi ate nga burgu ku gjithe shqipetaret e pane me sy me figure dhe me ze korrupsionin e atij mafiozi.Per mua me i ndyri eshte ugly liliputi.

  2. Loku says:

    E po ka edhe Jari huqet e veta o Mere

  3. Loku says:

    E po ka edhe Jari huqet e veta o Mere trimi

  4. aron says:

    E ben qellimisht corap Zoti Mero. Dhe kjo sepse nuk ke aspak te drejte. Meri me radhe:
    1- Kryeministri shkarkon Ministrin Cani. Ja dergon per miratim Presidentit. Pasi Presidenti e ka miratuar dekreti I shkarkimit shkon ne Parlament per te mare miratimin perfundimtar. Cfare ka ndodhur? Kryeministri ka shkarkuar Canin, Presidenti e ka miratuar shkarkimin, pritet miratimi nga Kuvendi. Atehere ku qendron ketu gabimi I Presidentit?
    2 -Pas miratimit te shkarkimit nga Parlamenti, Kryeministri bene dekretin per ministrat e rinj dhe ja con per miratim Presidentit. Ky, sipas ligjit, brenda 7 diteve duhet te shprehet. Pas shprehjes se Presidentit kalon per miratim ne Kuvend. Atehere c’fare ka ketu?
    Eshte fakt se Presidentet, si rregull, per t’ju bere qejfin Kryeministrave, e kane shkelur me te dy kembet kete rregull, duke e bere normale kete shkelje. Edhe vet Nishani e ka shkelur me te dy kembet kete rregull. Per kete mjafton te permendet shkarkimi dhe emerimi I fundit I ministrit te drejtesise.
    Cuditerisht, nje dite te bukur Nishani na kujtohet per te vendosur rregull. Ajo qe te habit eshte fakti qe palet jane ndare ne dy kampe, njera qe mbron veprimet joligjore te Kryeministrit, I cili ne kete rast e merr si karshillek veprimin ligjor te Presidentit (ne fakt Nishani vertete ja bene per inat, por ja qe ka te drejte) dhe te tjeret “qe na paskan rene se fundi ne dashuri me ligjin” kur me te kane tallur menderen tradicionalisht.
    Turma hargaliset me dy te medhenjte e vendit, I ndersen ashtu si femijet bejne me gjelat e detit kur I ve per tu zene, duke bere me ta nje barre qejf. Situate me poshtruese se kjo nuk mund te kete, si per Presidentin, ashtu dhe per Kryeministrin. Eshte nevoje qe, te dy, te kuptojne sa me shpejte, se po tallen rendshem me ta dhe te terhiqen pa me te vpglen zhurme drejt zgjidhjes me te arsyeshme, per te mos u bere edhe me tej gazi I botes. Te pakte, me qetesine e tyre do ti hiqnin Meros dhe komani bidonat e benzines nga duart, me te cilen ata duan poshtersisht te mbajne zjarrin ndezur.
    Thjesht dy te paret e vendit duhet te merren vesh midis tyre, qe turma te mos talli me tej bythen me ta.

  5. Lomi says:

    Kesaj i thone “aman o ilir, na thuaj me ke je?”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje