Tani nuk bëhet më fjalë për shkelje të Kushtetutës, por për të kuptuar arsyet përse Sali Berishës i duhet të fitojë kohë në një proces formal të shkarkimit dhe emërimit të dy ministrave, duke keqpërdorur Bujar Nishanin. Ajo që ka bërë sot Bujar Nishani me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është një veprim i cili as e shpëton atë nga shkelja e Kushtetutës dhe as i jep zgjidhje problemit, por thjesht kërkon ta fusë çështjen në një proces rutinë, dhe të prodhojë një krizë politike artificiale.
Së pari, Gjykata Kushtetuese ka një praktikë të konsoliduar, kur interpreton një nen të Kushtetutës. Nëse presidenti do të konsultonte sado pak fjalorin juridik, do të shikonte që Gjykata Kushtetuese shprehet për të interpretuar ndonjë nen të Kushtetutës, vetëm në kushtet “in abstacto”, që nënkupton se ajo shprehet në kushtet, kur interpretimi i saj nuk ka lidhje me një çështje konkrete. Pra, ajo nuk është udhëzuese e presidentit, kur ai është para detyrimit për të zbatuar Kushtetutën. Presidenti e ka detyrë për 7 ditë të zbatojë Kushtetutën dhe ai duhet ta zbatojë, ashtu siç ja thotë Berisha (meqë nuk ka mendim të vetin) mirë apo keq. Por, e ka detyrë të veprojë, të shprehet! Ai fjala vjen mund të mos i dekretojë ministrat, ose mund t’i dekretojë. Le ta bëjë si i thonë të tjerët. Kushtetua e urdhëron për këtë gjë. Ajo nuk i lë shteg të kërkojë ndihmë se si ta interpretojë. Detyrimin për kontroll të figurës së ministrave e ka Kuvendi, dhe ai nuk po e lë Kuvendin as ta bëjë këtë gjest.
Gjykata Kushtetuese nuk është telefoni i Sali Berishës, që duhet t’i biesh për çdo firmë që hedh në letër në Presidencë. Ajo është institucion, që bazohet mbi mbrojtjen e Kushtetutës kur shkelet dhe mbi interpretimin e saj, në kushtet kur kërkesa nuk ka interes konkret me ndonjë çështje në shqyrtim.
Bujar Nishani e di kaq gjë, se ka tre vjet që merr rrogën si president. Dhe nëse nuk e di, para se të pyesë Gjykatën, mund të pyesë Berishën, se ja tregon ai. Pra, jemi në kushtet kur Bujar Nishani po shkon me vetëdije drejt shkeljes së Kushtetutës. Ndaj dhe duhet hetuar për qëllimin që ekziston pas këtij akti.
Së dyti, kërkesa për të interpretuar Gjykata Kushtetuese një nen të Kushtetutës, edhe pse është i pavend siç e sqaruam më sipër, nuk mund të shërbejë si “masë pezullimi” për afatin kushtetues për dekretet e Nishanit. Detyrimi që për 7 ditë ai duhet të çojë dekretet në Kuvend, është i pandryshueshëm nga çdo akt tjetër i presidentit, nga çdo kërkesë e tij, biles dhe nga çdo hall fizik i tij.
Kështu që, ideja se ai mund të presë shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, që të marrë një vendim, nuk e shpëton atë nga shkelja e Kushtetutës.
Këtë e thonë dhe ekspertët më të afërt të tij, por dhe sikur të mos e deklaronin, e ka qartazi Kushtetuta.
Në këto kushte jemi në një situatë kur presidenti po shkon me vetëdije dhe me qetësi drejt shkeljes së Kushtetutës. Nga profili presidencial që ai ka ndërtuar, është një president që e ka të ndaluar të ketë emocionet e veta, se ai vepron me emocionet e Berishës. Edhe nëse Nishani fjala vjen është i xhindosur me Ramën, ai e ka të ndaluar të xhindoset si president, për aq kohë sa Berisha nuk duket i xhindosur në këtë drejtim. Pra, përjashtohet pista personale, përse Nishani po shkon drejt shkeljes së Kushtetutës.
E vetmja gjë e besueshme, është një plan i përbashkët mes tij dhe Berishës, për të fituar kohë.
Përse i duhet kjo kohë Berishës?
Nuk jam i sigurtë nëse ai ka një ndonjë punë të pambaruar në zyrat e shtetit, që dikujt ja ka marrë përsipër t’ia mbarojë dhe i duhen dhe disa javë. Si kryeministri më i kapur nga mafia, bashkë me Familjen, ai është ende në pushtet, jo vetëm me njerëzit e tij, por me bizneset e paligjshme të paprekura, me koncesionet e dhëna, që nga ngjyrosja e naftës e deri tek skanimi në dogana. Familja është e vetmja që nuk është prekur në bizneset e saj dhe ndoshta u duhet kohë dhe anarki për të qenë më të sigurtë. Më malinje do ishte të keqpërdorte presidentin për të sakatosur gjithë ngrehinën e shtetit shqiptar, për ta poshtëruar atë dhe për të thënë, unë mund t’i bëj çfarë të dua këtij vendi me këtë president që kam. Kjo duhet hetuar mirë dhe me qetësi.
Shkuarja me vetëdije të plotë drejt shkeljes së Kushtetutës, nuk ka lidhje fare me dokrrat që thotë Nishani dhe mënyrën si ja thotë Berisha. Duhet gjetur dhe goditur arsyeja përse Berishës, nuk i duhen në zyrë ministrat e rinj menjëherë. Dhe bëhet fjalë vetëm për një ministri, atë të Financave, pasi i Ekonomisë thjesht do ndërrojë zyrë.
Zoti Baze, beni mire t’i jepni fund gazetarise anti-shqiptare.
Qe kur eshte bere antishqiptare denoncimi i hajduteve dhe krimineleve. Ne mentalitetin e kulles ndoshta cfare zbret poshte Shkumbinit eshte greke po ky eshte tjeter problem qe duhet ta zgjidhin salinjte e vegjel me veten e tyre.
Mero. Nese do mendimin tim. Ne kete loje ka gisht Ilir Meta. 30 minuta para se Meta+Rama te diskuutonin ne Vila 30 ndryshimet ne qeveri, Meta ishte ne zyren e Nishanit..dhe pas kesaj ndodhi cudia. U gjet nje krize banale per te futur ne nje siklet te madh Edi Ramen.
qe nishani eshte thjesht nje kukull per arsyen e thjeshte se eshte idiot kete e di cdo shqiptar.
po qe berisha te kontrollonte prej 3 vjetesh ministrine me te rendesishme ne shqiperi tani qe rama eshte kryeminister, dhe i duhet akoma dhe nje jave sa te mbylli dhe ca gjera eshte nga gjerat me qesharake qe kam degjuar ndonjehere.
rilindja kujton se ishte aq e zgjuar sa mqs i genjeu shqiptaret qe ta votonin, vazhdon me te njejten linje dhe tani.
o te mjere nuk eshte se ju votoi kush juve joo, njerezia thjesht nuk donte me modelin legeno-autokratik te berishes. shqiptaret ne 2013 ishin si ajo gruaja qe i thote burrit qe do e tradhetoje me te parin qe do i dali ne rruge, dhe i pari qe i doli ne rruge shqiptarev ishe rilindja.
e duke mos e kuptuar kete “rilindasit” ja atribuojne genjeshtres dhe mashtrimin suksesin e tyre te papritur ne 2013.
dhe bejne shume mire qe vazhdojne ne kete rruge se me shume gjasa nuk do i duroje me njeri dei ne 2017.
jam i sigurt qe byroja e hetimit ka per tu mare per here te pare me keta per arsyen e thjeshte se keta te rilindjes tani jane katandisur si spiro ksera pa njeri te vetem , nuk i duan te djathtet por i urejne me shume te majtet.
dhe dihet fundi i atyre qe duan tjua fusin te gjitheve!!!!!!
ksera eshte simboli si perfundon nje politikan kur tradheton ata qe ngriten e mbeshteten dhe e votuan.
Se pari Mero; Berisha e ka Kauz Anarshine! Pikerisht per kete
ka prodhuar me Qindra Larva te cilat aq Pellgace sa per te mbijetuar.
Nje i tille eshte edhe Nishani,ku ne rastin konkret Ai sajon ngadalesimin
dhe nga ana tjeter,ne se Nishanin do ta heqin,Ai do kete me cka te meret.
Tani nuk ka me nevoje te analizosh qellimin e Berishes,perkundrazi Sot
jemi ne fazen kur duhet te masim Intensitetin e Shqetesimit qe ai ka
planifikuaqr te sjelle. Kush nuk e di qe Berisha eshte psh Inicuesi i zhurrmave ne
Parlament.Ai eshte vullkani i Shpifjeve,i organizimit me te paverteta te Protestave.
E sa shume mbrapshtira qe ideon,ja edhe se fundi Edhe Presidencen po
e mobilizone.Te gjitha keto kane ardhur duke u shtuar,pasi duke u shtuar
kane ardhur edhe faktet tronditese qe ai i ka shkaktuar ketij vendi.Kjo
e ka friksuar ndaj eshte bere si Bishe.E per te gjitha keto,nuk kaq njeri ne Shqiperi
qe te mos thote: Perse nuk e kalbni ne Burg kete Karaxhic Berishjan.
Berisha presidentin e ka perdorur si mashe dhe jo si president.
Eshte e vertete?
Njeanshmeria Juaj ne trajtimin e problemit Mero, eshte e lemerishme. Behet fjale per t’u shprehur se pari parlamenti per dekretin e shkarkimit te Canit. Nje e drejte absolute e nje pune me rregull. Duhet thene njehere “nje” pastaj “dy’. Ne jemi mesuar me veprime qe merren me mend, kur kryeministri te shkarkon, atehere dihet dhe merret me mend qe parlamenti te aprovon, sepse parlamenti yne kurdohere ka qene vegel e kryeministrave. Tani zoti Nishani kerkon te vendos rregull ne kete pune, aprovo njehere shkarkimin, sille tek une per aprovim dhe pas kesaj dekreto emerimet e reja. Cfare ka ketu per tu shqetesuar, vec faktit qe po e tha “Zeusi” Edi Rama, presidentit duhet ti shpetoje shura dhe ta aprovoje pa nje pa dy? Pse po e djeg Berisha Nishanin, kur ndoshta Berisha as qe mund ta kete menduar fare kete qendrim te Nishanit? Por edhe mund t’ja kene bere te dy per inat, atehere? Kane te drejte ne ate qe bejne dhe pike. Ti si kryeminister mos shkel rregullat dhe mos digj etapat neper te cilat kalon zgjidhja e problemit. Habitem me ju Zoti Baze si mund ti lejoni vehtes qendrime te tilla qe nuk tregojne aspak respekt per ligjin dhe te verteten. Mos e ktheni ne diktator Ramen, duke I dhene vend e pa vend te drejte, sepse ka per t’u dukur engjell Berisha perpara tij ne nje kohe aq te shpejte sa dhe vet do te habitemi.
@aron.Nje pyetje te thjeshte??Perse kur u zevendesua Nasip Naco me Ylli Manjanin Presidenti jone nxorri ne nje dite dy dekrete.Dektetin e shkarkimit te Nasip Nacos dhe dekretin e emerimit te Ylli Manjanit,pa pritur votimin e dekretit te shkarkimit te Nasip Nacos ne Parlament??Shko ne faqen e Presidences,President.al,kliko tek linku(Dekrete) dhe aty do gjesh kete qe po te them.Dekretin e shkarkimit te Nasip Nacos si minister drejtesie dhe ne te njejten date dekretin tjeter,ate te emerimit te Ylli Manjanit.
Ju keni plotesisht te drejte zoteri! As qe me shkon ne mendje ti jap te drejte Nishanit, qe nje here vepron si I do qejfi ne raport me ligjin dhe papritur dhe pakujtuar na kthehet ne nje qenie thellesisht ligjore. Ajo qe une doja te vija ne dukje ne komentin tim, qendron te faktin se perse Kryeministri yne kerkon me insistim te barazohet me zotin President ne shkeljen e ligjit. Ajo qe Kryeministri kerkon eshte vazhdim I nje tradite ku kryeministrat tane ndjejne nje kenaqesi te parrefyer te tregojne se Presidenti eshte nje institucion qesharak ne raport me ta, nje noter I thjesh dhe asgje me shume. Ne kete rast zoti Nishani ka plotesisht te drejte dhe pike. Pse ai ka te drejte, ndaj eshte nevoje qe Kryeministri me urtesi duhet tja njohe kete te drejte. Shpura qe rreshtohet me deshiren e papermbajtur ti paraqes te dy si gjela deti dhe ashtu si femijet t’i vere te zihen ne oborr per t’u hargalisur eshte nje shaka fare pa kripe. Eshte fatkeqesi qe edhe Mero eshte vene ne rolin e atyre qe do te beje gallate me dy te paret e vendit, te cilet ne kete rast nuk I le hunda te kullosin bar. Por me e renda qendron ne faktin kur qytetari I thjesht merr vesh kaq hapur, se udhehiqet nga dy foshnjarak politik, sic po e paraqesin vehten Presidenti dhe sidomos ne kete rast ,Kryeministri yne.
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e z. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë.Shikoni faqen e Presidences.http://president.al/?p=29892
Presidenti Nishani dekreton emërimin e z.Ylli Manjani, ministër i DrejtësisëShikoni faqen e Presidences.http://president.al/?p=29901
Qe te dy dekretet datojne dt.10/11/2015. Po tani c’fare thote Jari ??Po nuk u votua dekreti i shkarkimit te ministerit paraardhes,nuk nxjerr dot dekretin e emerimit te ministrit pasardhes.Dallohet qarte qe eshte Ulok dhe Shvejk i bindur i Shpellarit.Pse me pare nuk e pyeti gjykaten kushtetuese ???Tani thote.Po sikur Parlamenti te mos votoje deretin e shkarkimit??Po nese Parlamenti te beje ate e kete??Po nese halla te k…e,si do e therrisnim ???Keto pyetje nuk i beri aspak kur dekretoi shkarkimin e Nasip Nacos dhe emerimin e Ylli Manjanit.
Mbse nuk jane firmosur nga ish ministri i financave,marrja e borxhit nga persona te afert te Berishes dhe Nishanit.
Ne te kundert Presidenti duhet te bej nje kontroll mjeksor ose si thone check -up-in !
Si nuk u more njehere me ramen o mero !
Si nuk u more mete edhe kur ai i thote elektoratit tjeter budallenje fhe dele.
Je shume servil dhe i zi nga shpirti.
…me vjen mire qe shoh saliun ne pozcionin e tij shkatrimtar…..kjo tregon se Rama nuk ka bere komromis me te..Koha do te beje sajen…punon per shqiptaret,Nishani nuk llogaritet per asgje….sa kohe akoma eshte president..??…si kohe normale..??? Saliu po djeg cdo karte….mjafton te shohesh blushin…Nuk i mban uje pilafi saliut……cdo rremuje mendon se do ta shpetoje..Lereni te lehi…ne forcon bindjen cdo dite qe Rilindja eshte ne rruge te mbare…
Per fatin tone te mire,Presidenti ka edhe nje vit mandat dhe thyen qafen.Prandaj Saliu eshte ne hall te madh.Po i iken mendja se koha ka filluar numerimin mbrapsht.Vitin tjeter ne maj,Bujar Nishani thyen qafen nga Presidenca e gjithe Shqiptareve dhe do shkoje perseri tek SHQUP-i.Mbas atij momenti,gjithe kush prej nesh, mund ta peshtyje ne rruge.Pa Nishanin ne Presidence,Shqiperia do filloje transformimin e vertete.
Eshte shenje e mire Mero vellai,kryegangsterit shqup-s me djeg-jen e gerdalles morale ,mendore dhe fizike te fronit presidencial,nuk I mbetet me fije bari per t’u kap,ne prag te reformimit qilizme ne drejtesi.
te gjithe e dine se Nishani der n e2017 eshte i paprekshem. Edhe Mero ziu e di kete por ka kaluar ne marrezi. Desheiron. godas Berishen dhe eshte duke e kthyer edhe ne opozite ne supermen.
Ne emigrantet, edime mire se B. Nishani ishte dhe mbtet, ushtar i sali berishes. Mundohet me cdo mjet te pengoje propozimet e kryeministrit Rama, pa menduar cfare deme i sjell shtetit, shoqerise shqiptare, kure duhet te jete i pari, per te zbatuar kushtetuten. Kure saliu i tha; Mirato, brenda dites shkarkimin e Nacosdhe emerimin e manjanit e beri per gjysem ore, pa kerkuar te mblidhet parlamenti, ndersa per ministrat e PS, kerkon qiqra ne hell, vetem e vetem qe te shtyhet miratimi, Ky eshte qendrim selektiv i keti matufi. Edhe ne qe jetojme jashte vendit i shikojme shkeljet qe ben Nishani. Meqenese e ka mbushur kupen, ky duhet qeruar nje ore e me are nga skena politike, sepse nuke perfaqeson unitetin e popullit, eshte partiak i PD, ka shkelur kushtetuten, me veprime te ketilla kerkon ta fute vendin ne krize politike, ashtu sic i intereson saliut.
Në artikull mungon justifikimi ligjor I presidencës. Si lexues e kam të pamundur të kuptoj thelbin e konfliktit pa ditur se ç’ farë argumenta sjell pala tjetër. Një gazetar I mirë qëndron në anën e lexuesit sepse nr I tyre të sjell fitimin, pra ai duhet të sjellë në artikull të dyja opinionet e palëve dhe lere lexuesin të bëjë vlerësimin.
Po pse thua Berisha, na e shpife.
Berisha do qe rama ta shkarkoje presidentin sepse mund te krijoje nje krize istituzionale.
Me kete parlament nuk mund te zgjidhet president tjeter.ky eshte vetem fillimi,do te kete zgjedhje te parakohshme
Une nuk jam juriste, por di te lexoj dhe arsyetoj ate qe lexoj. Kushtetuta e ka te qarte. Presidenti s’e ka te qarte. Atehere presidenti duhet te shkarkohet dhe te vendoset nje president tjeter sepse shkel kushtetuten me dashje, bile duke bere komentet e tij sipas qejfit. Kjo eshte nje nga pikat kur mund te shkarkohet presidenti dhe perjashtoj dhe interpretimin e clirim Gjates qe thote per shkelje te renda shkarkohet. Une e di se kushtetuta , çdo shkelje e saj eshte e rende dhe nuk ka lene aresye per lloje te tjera shkeljes dhe nuk shprehet keshtu
Meqense presidenti eshte zgjedhe me 72 vota , ndersa kushtetuta me voten e shqiptareve, atehere presidenti e ka nxjerre vete jashte loje veten. Pregatisni vendimin dhe diten e enjte bejeni publik ne parlament nepermjet votimit. S’keni pse terhiqi, keshtu do vazhdojme ne se i do suma Saliut dhe Nishanit?! Bejeni dhe do shikoni se ne vrime te miut do futen. Lereni konsensuset se na plaset. S’ka konsensus me bagetite qe henger gjithe vendin! Ai vend duhet te tundet nga zbatimi kushtetutes dhe ligjit se ka 25 vjet anarshi.